Reperkusionet e “Charlie Hebdo-s” ndër ne
Një javë më pas, dhe kontekst më të esëllt reflektimi, çfarë mund të jetë rikapitulimi i ngjarjes së madhe, emocionale dhe politike, të Charlie Hebdo-s?
Një, vrasja e anëtarëve të redaksisë së “Charlie Hebdo-s” mund ta ketë potencialin e njëjtë emocional në mendimin politik perëndimor siç kishte sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Amerikë.
Dallimi është i madh në numrin e viktimave dhe mënyrën e ekzekutimit të aktit të terrorit, por efekti i ndjenjës së sulmit ndaj civilizimit Perëndimor apo demokracisë liberale është me ngjashmëri shumë të madhe.
Dy, kjo vrasje u përjetua madje në formë edhe më të përkufizuar, si sulm ndaj një identiteti të veçantë të demokracisë liberale, asaj evropiane. Pra, nëse mund të thuhet kështu, është momenti kur Evropa e ndjeu 11 shtatorin e vet.
Dhe tre, caku i kësaj vrasjeje, të përafrohemi edhe më, është njëra prej vlerave më të mëdha e të veçanta të demokracisë evropiane të pas Luftës së Dytë Botërore e ajo është e drejta për të mos konsideruar gjë të shenjtë, madje as në formën e skajshme të satirës së “Charlie Hebdo-s”, pra as vetë Zotin.
Andaj, nëse më 11 Shtator cak i sulmeve ishte simboli i fuqisë financiare të demokracisë liberale në Wall Street, me “Charlie Hebdo-n” u sulmua një simbol tjetër i fuqisë, njëri prej motorëve thelbësorë të demokracisë liberale, e drejta për të shtruar pyetje (madje edhe ofenduese) ndaj të vërtetave absolute, e të këtilla konsiderohen edhe ato religjioze.
2.
Nëse përmblidhen këto tri pika rikapituluese (që janë vetëm disa prej shumë të mundshmeve), atëherë pasqyra që lind është se gjendemi në fazën fillestare të një përgjigjeje evropiane ndaj kërcënimit.
Dhe, këtu fillon problemi thelbësor, sepse për të krijuar përgjigje ndaj kërcënimit, duhet përcaktuar se çfarë është kërcënimi.
Liderët evropianë, të mbledhur në marshin impresiv në Paris, treguan se kanë një përgjigje të përbashkuar: jo frikësimit, jo kërcënimit ndaj fjalës së lirë, jo terrorit.
Por këto jo-të nuk janë të vetëmjaftueshme për të krijuar përgjigje, sepse sërish qëndron domosdoja e definimit të kërcënimit.
Instinkti bazik i qeverive të kërcënuara nga një dhunë e atillë çfarë përjetoi Parisi është të thonë – siç kanë bërë shumë prej tyre, e në radhë të parë ajo franceze – se janë në luftë me terrorizmin.
Por, këtu bëhet me padashje një gabim thelbësor, madje një gabim që ka kushtuar shumë gjak, viktima civile e ushtarake, shumë para e mund të derdhur dhe shumë jostabilitet.
Përgjigjja ndaj 11 shtatorit qe “lufta kundër terrorizmit”, por ky formulim në vete përmbante dhe përmban një mungesë thelbësore definicioni. Terrorizmi është metodë, nuk është subjekt (politik, ideologjik, etj.). Pra, të thuash se po e lufton terrorizmin është njësoj si të thuash se i ke shpallur luftë minave antikëmbësori, bombave të improvizuara apo koktejeve molotov. Është një luftë që qysh tani është e humbur, sepse terrorizmi ka ekzistuar barazi me shoqërinë njerëzore. Në çdonjërën prej shoqërive që ka njohur njerëzimi janë përdorur dhuna dhe frikësimi për arritjen e qëllimeve politike.
Grupe hebrenjsh të quajtur Sicari vrisnin hebrenj të tjerë për të cilët mendonin se ishin bashkëpunëtorë të romakëve, duke filluar një luftë të gjatë politike që do të kulmonte me themelimin shtetit të Izraelit nëntëmbëdhjetë shekuj më vonë. Po kaq shekuj më vonë një grup vrasësish serbë bënë atentat kundër Franz Ferdinandit në Sarajevë, duke iniciuar njëqind vjet luftërash (prej asaj të Parë Botërore e deri te Lufta e Kosovës më 1999) për zgjerim të territoreve të Serbisë.
Lista e terroristëve (që për përkrahësit vetjakë kanë qenë gjithnjë luftëtarë të lirisë) është e gjatë dhe e gjerë sa ç’është njerëzimi.
3.
Franca dhe demokracia liberale kërcënohen nga diçka më thellë.
Kërcënimi me të cilin ballafaqohet Parisi i ngritur në këmbë të dielën, si kryeqytet i saj kulturor dhe simbol i përpjekjes për të mbrojtur demokracinë liberale duhet kërkuar te simboli i dy të rinjve francezë, që me urdhër të “Al Qaedas” të Yemenit, bëjnë atentat ndaj një reviste satirike franceze dhe pas aktit bërtasin se “janë hakmarrë ndaj fyerjes së profetit Muhamed”.
Ky simbol është ai i islamit politik i cili sot mbështetet mbi një parim bazë të thjeshtë, e ai është se nuk ekziston kombi, por vetëm feja islame dhe ato të tjerat që presin të shndërrohen në të tillë. Diku në mes janë apostatët, agnostikët, ateistët dhe kategoritë e tjera që konsiderohen edhe më të ulëta se sa fetarët e religjioneve të tjera.
Formulimi i këtillë fondamental i identitetit mund të ketë qenë tërheqës për këta të dy rinj francezë. Në garën mes identitetit kombëtar francez dhe atij global islamik, për dy vëllezërit vrasës, ka fituar ky i dyti me lehtësi të madhe.
Dhe, në këtë garë ka fituar edhe nocioni “i luftës” së këtyre dy të rinjve: pra ata qenë aty për t’u hakmarrë ndaj “fyerjes së Muhamedit”, dhe me këtë të dëshmojnë me armë të drejtën e tyre që të imponojnë interpretimin e tyre të islamit.
Islami politik i këtyre dy të rinjve është ideologji, dhe çdokush që përpiqet ta kuptojë kërcënimin ndaj demokracisë liberale të përjetuar në Paris, mund të fillojë duke e kuptuar se ai kërcënim është shumë më i madh sesa mundësia e sajimit të një bombe apo e blerjes së kallashnikovëve në treg të zi.
Islami politik është një ideologji e cila ka zënë vendin bosh të ideologjive të përmbytura të shekullit të kaluar.
Madje, siç është rasti i këtyre vëllezërve francezë që kryen vrasjen në Paris, islami politik është duke e zënë vendin të cilin në fillim të shekullit XX nuk do ta linte bosh e majta: në paralagje, në mjedise të varfra, në mesin e atyre me të ardhura të vogla, në mesin e të papunëve.
4.
Çfarë ndikimi do të ketë kjo tek shqiptarët, ende jo të integruar në trupin e demokracisë liberale?
Shqiptarët u përfaqësuan si është më së miri në Marshin e Parisit, me katër klerikët të kapur për krahu, në një manifestim emocional sinqeriteti.
Ndërkohë, në diskursin shqiptar (me reagim të fortë inicial nga Shqipëria, për dallim prej shoqërive të tjera shqiptare) u shpërfaqën dy mendime që tentuan të shpjegonin distancën tonë prej ngjarjes së Parisit. Në njërin, nëse mund të riinterpretoj me thjeshtësi, u tha se islami që vrau njerëzit e Charlie Hebdo-s ishte produkt i një Evrope vendnumëruese, madje edhe prapashkuese, i një civilizimi Perëndimor që nuk di ta gjejë rrugën përpara.
Në tjetrin u tha se shqiptarët nuk janë kërcënuar nga terrorizmi, por nga varfëria, korrupsioni e të tjera.
Kam frikë që shpjegimet e këtilla janë o të pasakta, o të pamjaftueshme.
Në Paris nuk vrau islami, i prodhuar në Evropën dekadente apo në cilëndo pjesë tjetër të botës. Islami është njëri prej religjioneve monoteiste që ka të njëjtin sistem vlerash si edhe religjionet e tjera monoteiste. Ka aq dashuri dhe ka aq dhunë në të sa ka edhe te të tjerat. Atë që nuk e ka islami, e as të tjerat, është urdhërvrasja.
Pra, islami, nuk vrau kënd.
Këtë e bënë dy vëllezër francezë, të identifikuar e të identifikueshëm, me besimin e tyre të veçantë, me interpretimin e tyre të veçantë të atij besimi. Interpretimi i tyre i besimit, aq më shumë, imponimi i besimit të tyre me kallashnikov është shumë larg islamit.
Dhe, ndonëse shqiptarët mund të krenohen me Marshin e klerikëve, ky Marsh vetvetiu nuk do t’i mbrojë shqiptarët dhe shoqëritë e tyre prej kërcënimit të islamizmit politik.
Marshi i klerikëve është pjesë e një sistemi vlerash evropiane së cilës i përkasin edhe ata, edhe pjesët e tjera të elitës shqiptare. Madje jo vetëm e elitës, por edhe e pjesës dërrmuese të popullatës shqiptare.
Megjithatë, shqiptarë të tjerë – disa qindra sosh të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës – janë po ashtu pjesë e një ideologjie çfarë i përkisnin edhe dy vëllezërit francezë. Ata janë pjesë e islamizmit politik, të po atyre postulateve të njëjta që nuk e pranojnë kombin, madje e shohin kombin si pengesë ndaj realizimit të cakut të dominancës së islamit si formë qeverisjeje mbi hapësirën ku janë e pastaj edhe mbi njerëzimin në tërësi.
Rrjedhimisht dy pohimet që i nënvizova (islami evropian që vret dhe imuniteti shqiptar ndaj islamizmit politik) janë të barasvlershme në pamjaftueshmërinë e tyre. Ndër shoqëritë shqiptare nuk do të vrasë islami, as shqiptar e as ndonjë tjetër, por ka potencial vrasësi ai që konsideron se e ka detyrë ideologjike, në emër të internacionalizmit (këso here mysliman).
Dhe, ndonëse shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do ta pranojë këtë ideologji, terrorizmin nuk e ushtron shumica: mjafton një pakicë e bindur që ta bëjë: të bindurit Sicari te hebrenjtë, Gavrilo Principi dhe Cërna Ruka te Serbët, vëllezërit Kouachi në Paris.
5.
Shqiptarët, ndonëse paradoksalisht jo pjesë e institucioneve të hapësirës politike evropiane, janë sot pjesë e hapësirës së kërcënuar evropiane.
Njësoj sikur paralagjja e Parisit e cila i jep vendin bosh ideologjisë së islamizmit politik, edhe paralagjet shqiptare të Evropës, me varfërinë, dobësinë e shtetit dhe mungesën e integrimit (mungesë shtetndërtimi evident në Kosovë) është duke e ftuar ideologjinë e islamizmit politik që ta zërë vendin bosh, të liruar nga komunizmi i shekullit të kaluar, pasuar nga nacionalizmi, e të pambushur nga forca politike progresiste.
Drejtuesit e shoqërive shqiptare mund të rrëshqasin lehtë në diskursin e “luftës kundër terrorizmit”, duke menduar se bëhet fjalë për një abstraksion, atje diku larg, e duke mos kuptuar se sikurse edhe nga çdo vend tjetër evropian, sot në radhët e ISIS-it në Irak e Siri janë duke luftuar ata që u nisën për në luftë si shqiptarë e që do të kenë për detyrë me të kthyer të luftojnë për një kauzë të re, atë të ideologjisë së tyre, të interpretimit të tyre të islamit, të imponuar me dhunë.
BRAVO!
Brilant!!! Dhe keta te fundit kane filluar gelojne prej kohesh ne zemer te Tiranës, Prishtines, Shkupit e Janines!
E lexova me shume vemendje! Pothuajse ndaj te njenjtin opinion..
Surroi eshte nje nder njerezit me te pergaditur qe ka shqiptaria. Sikur Vetoni te ishte ne krye te Kosoves ne vend te djaloshit nga fshati Hashim, wahabistat shqipfoles nuk do kishin asnje shans. Fatekeqsisht njerzit me shume lakmi per pushtet por pa asnje kualitet qeverises si Hashimi me pare dhe tash Isa, ju kane leshuar terren ketyre antishqiptareve primitiv.
Toni KS, Ne trojet shqiptare nuk ka me Diplomat se veteon suroi kjo esht e vertet mirpo veton sorra esht edhe profiteri me i madhe ne kosove ky ka perfituar gjithe fondet e bashkesis nderkombetare dedikuar shoqeris civile ne kosove.
Cfare do te thote terrorizem, zoti Surroi? Si eshte e mundur qe terrorizmi te jete shtrire qe nga fillimet e njerzimit? Si i quani ju luftrat boterore, terrorizem apo ndonje koncept tjeter? Po luftrat e njerezimit kunder tiraneve, sunduesve, shtypesve dhe pushtuesve a i fusni ju tek terrorizmi?
Shprehja juaj e kulturuar mbi keto pyetje do te ma lehtesonte shume barren e te moskuptuarti te disa fenomeneve qe vertet kane lindur me njerzimin.
Cilat janë shkaqet e prapambeturis së muslimanëve dhe të dobësimit të tyre
All-llahu nuk u bën padrejtësi njerëzve, por ata i bëjnë padrejtësi vetës së tyre “
Parathënje
Falemenderimi i takon All-llahut, atë e falemenderojm dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Nga All-llahu kërkojm të na mbrojë nga veset
dhe veprat tona të këqija. Atë që All-llahu e udhëzon në rrugë të drejtë, s’ka kush e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se ska Zot tjetër veq All-llahut i cili është Një, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.
“O ju njerëz, keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu ) dhe nga ajo krijoi shoqën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra, dhe keni frikë All-llahun me emrin e të cilit përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është mbikqyrës mbi ju”
“O ju që besuat, keni frikë All-llahun me një sinqeritet të vërtet dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë musliman,,
“O ju që bësuat, përmbajuni mësimëve të All-llahut dhe thoni fjalë të drejta e Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatët tuaja e kush e respekton All-llahun dhe të Dërguarin e tij, ai ka arritur një sukses të madhë”
Thënija më e vërtet është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit alejhi-selam.
Veprat më të këqija janë shpikjet (risit) në fe, kurse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje nga rruga e vërtet e çdo lajthitje përfundon në xhehenem.
Cilat janë shkaqet që muslimmanët janë të prapambetur dhe të dobët?!
Është e njohur te shumica e muslimanëve dhe po ashtu edhe te një numër i jobesimtarëve, se muslimanët edhe pse nuk kanë qenë shumicë e banorëve
të rruzullit tokësor, shteti islam ka qenë shteti më i fortë dhe poashtu më krenarë në rruzullin tokësor, pa rival apo kundërshtar për disa shekuj.
Mirëpo, sot, vendet islame janë të dobta dhe tokat e tyre janë të okupuara apo të kolonizuara ushtarakishtë ose mendërisht dhe ideologjikisht nga shtetet e Evropës dhe Amerikës.
Ç’farë ndodhi dhe cili është shkaku që muslimanët mbetën të prapambetur dhe të dobët pasi që ishin fuqi botërore?
Këto dy pyetje sillen në bisedat e shumë muslimanëve, ndërsa çdo grup ose fraksion përgjigjet në mënyrën e tij të veçantë dhe jep zgjidhje për
kthimin e muslimanëve në atë që kishin qenë të fuqishëm dhe krenarë.
Por, e vërteta është se shumica prej tyre nuk e kanë kuptuar realitetin dhe shkaqet e dobësisë së muslimanëve dhe të prapambeturisë.
Nuk kanë kuptuarë ende se, pse muslimanët të jenë të përulur ose të thyer prej shteteve të mosbesimtarëve andaj japin zgjidhje të kota, duke menduar se me ato zgjidhje, muslimanët do të kthejnë atë që e kanë humbur.
E vërteta është se shumica prej tyre e kanë gabuar rrugën ose zgjidhjen, edhe pse shumica e tyre punojnë dhe veprojnë me sinqeritet.
Disa prej tyre mendojn se, përparimi në dituri dhe në teknologji është zgjidhja që muslimanët të kthehen atje ku ishin.
Nuk ka mbetur për muslimanët vetëm që të mbledhin pajisjet dhe instrumentet e zhvilluara, ndërsa për rininë islame nuk ka mbetur vetëm që të marrin diploma, dhe pastaj do të jetë fitorja në duartë e muslimanëve e do të kthehemi atje ku ishim.
Ky mendim ka ndikuar aq shumë sa që një doktor i shkencave islame ka thënë:
“Një shtet i cili dëshiron të mbetet i fortë dhe i përparuar duhet të jetë i përparuar me dituri dhe teknologji”.
E harrojë fjalën e All-llahut i cili thotë: “Ndërsa tërë krenarija i takon All-llahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve“ El-Munafikun 8.
Do të më pyesish, në qoftë se nuk janë këto shkaqet, atëherë cilat janë?
Përgjigjem duke u mbështetur në All-llahun dhe them:
All-llahu në Kur’an thotë: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje,
atëherë parashtrone atë te All-llahu, te Libri i Tij dhe te i Dërguari i Tij po që se i besoni All-llahut dhe ditës se fundit” Nisaë 59.
Duke u bazuar në këtë ajet, do të mundohemi që të tregojmë shkaqet që muslimanët janë të dobët duke u argumentuar me librin e All-llahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij [salallahu alejhi ve selem].
Dallimi mes forcës ushtarake dhe përparimi në dituri dhe teknologji
Kemi nevojë që të dallojmë mes forcës ushtarake dhe fitorës ushtarake me një anë, dhe mes përparimint në dituri dhe në teknologji në anën tjetër.
Edhe pse shumica e shteteve, të cilat janë të zhvilluara në teknologji, janë forcë ushtarake, nuk do të thotë se shkak i forcës është zhvillimi në
teknologji ose në dituri.
Për shembull, muslimanët e parë kur kanë korrë suksese në luftë kundër dy perandorive më të forta të asaj kohe, Romake dhe Persiane, nuk kanë qenë të përparuar në dituri por as të zhvilluar në teknologji, por ishte e kundërta, megjithate i shkatërruan tërësisht.
Nga ajo që kemi lexuar, muslimanët kanë filluar të përparojnë një shekull pas shkatërrimit të dy superfuqive, ndoshta ka disa shtete të forta
ushtarakisht të cilat janë të zhvilluara në teknologji dhe në dituri por kjo nuk do të thotë se kjo është shkak.
Sikurse përmendëm më herët, ja edhe një shembull për këtë që thamë. Kur Tatarët sulmuan shtetin islam nga fundi i dinastis Abasite dhe
muslimanët humbën, kurse Tatarët e okupuan një pjesë të madhe të shtetit islam, në atë kohë edhe pse ishin fitues nuk ishin të zhvilluar në teknologji e as në dituri, ndërsa shteti islam në atë kohë ishte qendër e diturisë, ku në Bagdat udhëtonin student nga e gjithë bota, dhe Bagdati ishte qendra e diturisë fetare dhe asaj shkencore.
Fatkeqësisht, nuk ju ndihmoi zhvillimi e as dituria, por e humbën shtetin dhe u vra halifja i muslimanëve dhe me të 2 milion musliman.
Një gjë e tillë ndodhi edhe me Endelusin, apo Spanjën e sotme.
Nga kjo përfitojmë se nuk ka asnjë lidhje mes forcës ushtarake dhe asaj të zhvillimit në teknologji apo asaj në dituri, edhe pse në disa raste
zhvillimi i teknologjisë dhe i dituris i ndihmojnë shtetit të pregadisë isntrumente dhe pajisje ushtarake, mirëpo kjo nuk është e gjitha.
All-llahu s.v.t. thotë: “Ju nuk i mbytët në të vërtet por All-llahu me ndihmën që ua dha i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte në të vertët kur i gjuajte ata por All-llahu të ndihmoj i gjuajti” Al-Enfal 17.
Dhe thotë: “All-llahu nuk e bëri atë (ndihmë) për tjetër, vetëm që t’ju gëzojë (t’ju jap myzhde ) dhe për t’ju forcuar (qetësuar) zemrat tuaja pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut, All-llahu është mbizotruesi dhe i urti ,,
E sa i takon fjalës së All-llahut: “E ju përgatituni sa të keni mundësi forcë dhe me kuaj të caktuar për beteja kundër atyre,, El-Enfal 60.
Në këtë ajet All-llahu na ka urdhëruar që të pregaditemi sa të kemi mundësi prej forcës ushtarake dhe nuk na ka urdhëruar që të pregaditemi vetëm me forcë ushtarake apo me teknologji.
Ndërsa, forca në këtë ajet nuk ka ardhur në trajtën e shquar, e që në gjuhën arabe do të thotë se ç’farëdo lloji i forcës të jetë, imanore, ushtarake apo teknologjike.
Pastaj All-llahu nuk ka thënë përgatituni sikurse ata (mosbesimtarët) apo sa gjysma e pregaditjes së tyre sepse fitorja është në Duartë e All-llahut: “Ndihma në realitët është vetëm prej All-llahut,, EL-Enfal 10.
Gjithashtu thotë: “Ju (hebrenjtë) patët në përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet veti. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetra ishte pabesimtarë dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë e me shumë se besimtarët. Po All-llahu me ndihmën e vet përfocon atë që do vërtet. Në këtë është një provojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët” Ali-Imran 13.
Për këtë duhet që të njohim shkaqet dhe të punojmë me këto shkaqe të cilat na interesojnë në emër të All-llahut ku do të jemi. Prej atyre të cilët e meritojnë fitorën prej All-llahut dhe kjo është tema e kësaj fletushke dhe do të argumentohemi me librin e All-llahut, sunetin e të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] dhe rrugën e shokëve të tij.
Kush i kundërvihet të Dërgurit pasi që është bë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve (sahabëve) ne e lëmë me atë që e ka
zgjedhur në dynja dhe fusim në xhehenem, sa përfundim i keq që është ai” Cilat janë shkaqet që duhet t’i veprojmë për ta merituar ndihmën e All-llahut?
All-llahu thotë: “E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues,, El-Haxhxh 40.
Poashtu thotë: “Nëse ju ndihmoni (fenë) besimtar, All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja“ Muhamed 7
Sikurse është e cekur në Kur’an se All-llahu nuk i ndihmon askujt, përveç atij i cili e ndihmon All-llahun.
Esh-Shenkiti në komentimin e Kur’anit, në këtë ajet thotë: “Nëse besimtarët e ndihmojne fenë e All-llahut, Ai (All-llahu) do ti mbroj prej kundërshtarëve të tij, duke i forcuar dhe do ta pamundësoj largimin prej frontit.
Disa ajete e kanë ndriquar këtë që thamë: “E All-llahu patjetër do ta ndihmoj atë që ndihmon rrugën e tij se All-llahu është i fuqishmi dhe gjithnje triumfues,, Pastaj përmendë virtytet e atyre të cilët e meritojnë ndihmën e All-llahut s.v.t. All-llahu thotë: “Ata te cilët kur Ne i mundësojme vendosjen në toke e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqës .All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
Prej këtij ajeti nënkuptojmë se ata të cilët nuk e falin namazin, nuk e japin zeqatin, nuk urdhërojnë në punë të mira dhe nuk ndalojnë nga veprat e këqia, nuk do të ndihmohen nga All-llahu s.v.t.
Ndërsa kuptimi i fjalës ndihma e besimtarëve All-llahut, është të mbrojnë dhe të punojnë me fenë e All-llahut, me librin e tij dhe të luftojnë për hirë të All-llahut, që të jetë fjala e All-llahut më e larta, e punohet me ligjin e All-llahut dhe të arbitrohen te Libri i Tij.
I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë: “Kur të bëni shitblerjen me fajde (kamat) dhe të shkoni pas bishtave të lopëve (pas kësaj bote), e të kënaqeni me bujqësi, dhe të lini xhihadin, Allahu do t’ua mbisundojë mbi ju poshtërsinë derisa të ktheheni ne fenë tuaj“
Trasmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerë, ndersa Albani thotë se hadithi është sahih.
Prandaj, shkaku kryesorë që All-llahu t’i poshtërsoj muslimanët nuk është prapambeturija në shkencë ose teknologji, siç mendojnë një pjesë e madhe e muslimanëve, por shkaku kryesor që muslimanët të jenë të poshtërsuar, është ajo që e ceki i Dërguari i All-llahut [salallahu alejhi ve selem] në hadithin e kaluar e kjo është largimi nga feja e All-llahut dhe nuk kemi rrugëdalje tjetër ne muslimanët por vetëm që të kthehemi në fenë e Allahut, dhe ju perkujtojmë me fjalën e imam Malikut ku thotë: “Nuk e përmirëson fundin e këtij ummeti, përveç ajo që e ka përmirësuar të parët e këtij ummeti”
E që të mos keqkuptohemi, duhet shpjeguar një pikë të rëndësishme dhe ajo është se ne nuk e kemi për qëllim se prapambeturia në shkencë, apo mos zhvillimi i teknologjisë është më mirë, e as që kemi për qëllim se duhet lënë shkenca, e mos ta mësojmë, por kemi për qëllim të shpjegojmë se ata që mendojnë se shkaku kryesor për humbjen e muslimanëve kohëve të fundit ose të dobësimit të tyre është teknologjia, nuk ja kanë qëlluar.
Ne themi se përparimi shkencor dhe zhvillimi në teknologji është e nevojshme për të gjithë muslimanët, mirëpo ne muslimanet më së shumti nevojë kemi që të kthehemi në fenë e All-llahut.
Sepse ky është mjeti kryesor me të cilën e kthejmë atë që e kemi humbur.
“Vërtetë fitorja është vetëm prej All-llahut“ El-Enfal.
Tani lind pyetja: Cila është zgjidhja?
Zgjidhja nuk është prej meje, por prej fjalëve të All-llahut dhe të Dërguarit [salalahu alejhi ve selem].
All-llahu s.v.t. thotë“ O besimtarë nëse ju ndihmoni fenë e All-llahut ai u ndihmon juve dhe u forconë këmbet tuaja ,,MUHAMED 7
Siç kemi përmendurë edhe më parë, se kuptimi i fjalës nëse ju e ndihmoni Allahun është; të ndihmojmë fenë e Tij, që të jetë fjala e Allahut më e
larta, të punohet me ligjin e Allahut, të respektojmë urdhërat e Tij, të largohemi nga ndalesat e Tij dhe me fjalë tjera t’i kthehemi fesë tone të cilën e kemi lënë pas dore, sikurse ka lajmëruar i Dërguari i Allahut në hadithin të cilin e permendëm ku thotë: “Allahu do të mbisundoj mbi ju pashtërsinë deri sa të ktheheni në fenë tuaj”
Kthimi në fenë e All-llahut është zgjidhja, atëherë si është mënyra?
Kthimi në fenë e All-llahut nuk vjenë dhe nuk mundet përveç me disa çështje.
E para ta kuptojmë fenë e All-llahut në kuptim të mirë sikurse e ka kuptuar i Dërguari i All-llahut, shokët e Tij dhe të parët tanë të mirë, e jo të ndarë në sekta sikurse jane sufit, kadijanit etj.
Rruga e drejtë është rruga të cilën e ka përmendur i Dërguari i All-llahut në hadithin te cilin e transmeton Tirmidhiju dhe Albani thotë se hadithi është hasen (i mirë).
„Jehudite janë ndarë në 72 grupe ndërsa ummeti im do të ndahet në 73 grupe, të gjithë do të jenë në zjarr pos një, ai grup janë ata që do të jenë në atë që jamë unë dhe shokët e mi“
All-llahu xh.sh thotë: “Dhe se kjo është rruga, feja ime e drejtë që e caktova për ju, pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij, këto janë porosit e tij për ju ashtu që të ruheni,, EL ENAM 153
Vini re, këtu fjala rrugë është përmendur në njëjës dhe po ashtu kjo rrugë është e drejtë, kurse fjala për rrugë të lajthitura nuk ishte njëjës por ishte shumës, që jep të kuptojmë se rruga e drejtë është një, ndërsa rrugë të lajthitura ka shumë.
Ibn Kethiri duke e komentur këtë ajet thotë: “Rrugë është njëjës sepse është rruga e vërtet, ndërsa rrugicat kanë ardhur në formën e shumësit sepse rrugët e lajthitura janë të përcaktaura, ekstreme dhe ka shumë”
Ibn Mesudi r.a thotë: “ E bëri i Dërguari i All-llahut një vijë pastaj tha; kjo është rruga e All-llahut, pastaj bëri disa të tjera djathtas e majtas dhe tha këto janë rrugica, në çdo rrugicë është nga një shejtan i cili thërret në to, pastaj lexoi ajetin “Dhe se kjo është rruga, feja ime e drejtë që e përcaktova për ju pra përmbajuni kesaj e mos ndiqni rrugë të tjera e tju ndajnë nga rruga e tij këto jane porositë e tij për ju që të ruheni” EL ENAM 103 ka thënë shejh Albani hadithi është sahih (saktë).
Nga gjithë kjo kuptohet se e kemi për detyrë që ta kuptojmë Islamin ashtu sikurse e ka kuptuar i Dërguari i All-llahut, shokët e tij dhe gjenerata e parë e mirë.
Dy: praktikimi i Islamit të cilin e kuptum mirë dhe saktë, me një praktikim të precizuar duke mos kundërshtur as pjesën më të imët të fesë islame.
Mos të largohemi nga veprimi i veprave me arsye se kjo është primare ndërsa tjetra sekundare.
Detyra ynë është të praktikojmë urdhërat e All-llahut dhe të largohemi nga ndalesat e Tij, dhe duhet të kuptojmë se kush nuk i vepron disa urdhëra të fesë islame është mëkatarë ose mëkatarë i madh, ose kafir, varet nga veprat që ka lënë dhe ndalesat që i vepronë.
Është për tu çuditur se shumica e muslimanëve arsyetohen në mospraktikimin e ndonjë vepre me argument se është vepër sekundare, ose nuk largohen duke ua
zbukuruar shejtani veprat dhe thonë; kjo nuk është vaxhib ose sunnet etj.
Tre: të thërasim në këtë fe dhe të punojmë për këtë fe, pasiqë e kuptuam dhe e praktikuam, ndërsa prej veprave më të mëdha të thirrjes është urdhëri në vepra të mira dhe ndalimi prej të këqiave.
I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë:“Pasha atë që shpirti imë është në Duart e Tij do të urdhëroni në punë të mira dhe të ndaloni nga të këqiat ose do t’ju dërgojë All-llahu një dënim, pastaj do ta lutni All-llahun por ai nuk do t’ju përgjigjet” trasmeton Tirmidhiju dhe Albani thotë: hadithi është hasen 1762
E kemi për detyrë që ti thërasim në fe dhe të urdhërojmë në vepra të mira dhe të ndalojmë nga të këqiat duke filluar prej vetes, pastaj të afërmve. Duhet filluar prej shtëpive tona të largojmë çdo vepër të keqe me butësi por në qoftë se nuk përgjigjen atëhere duhet të përdorim vrazhdësi.
I Dërguari i All-llahut [salallahu alejhi ve selem] “All-llahu do të pyet çdo kujdestarë për atë që ka pasur nën kujdes, është kujdesur apo e ka
humbur derisa do të pyet njeriun për familjen e tij” sahih xhami essagir 773.
Vëlla i dashur, ti do të pyetesh për çdo vepër të keqe në shtëpinë tënde, në qoftëse nuk flet dhe nuk mundohesh për ta larguar, andaj fillo me familjen tënde duke u larguar më larg dhe më larg, e pastaj ke durim ndaj asaj që të godet, kujtoe fjalën e All-llahut ku thotë: “A mos menduat ju se do te hyni ne xhenet e All-llahu pa e ditur pa u vertetuar në praktik se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditë se cilët prej jush ishin të durueshëm”
Kjo, është rruga e cila nëse e ndjekim do të mundemi të kthehemi atje ku ishim dhe do të mundemi t’i lirojm tokat tona të cilat janë të okupuara, atëherë me të vërtet do të meritojmë ndihmën e All-llahut me mëshirën dhe bujarin e Tij
Pastaj, në qoftë se kemi mundësi të shkojmë përpara me dituri apo arsenal ushtarak më shumë se Evropa dhe Amerika, është e pëlqyeshme.
Unë, në këto fjalë të shkurtra, dëshiroj që të prezentoj sëmundjen tonë të vërtet, ashtuqë çdo musliman në rruzullin tokësor të ketë mundësi të shërohet me barnat të cilat i permendëm.
Gjithashtu, shteti i cili mendon se problem kryesor është teknologjia dhe fillon të jep miljarda për të blerë teknologji, dhe e ka harrur punën më të rëndësishme dhe ajo është përmisimi i popullit dhe kthimi i tyre në fe, është gabimtar. Ne, sot, kemi më shumë nevojë për thirrës dhe dijetarë sesa për arkitekt ose inzhinier me rgument, se ne, sot, kemi shumë vende islame të përparuara teknologjisht dhe arsenal ushtarak të zhvilluar, por janë të drejtuara mentalisht dhe politikisht nga shtetet e Evropës dhe Amerikës.
Këtu lindë pyetja pasiqë çështja është në duart e All-llahut, e All-llahu thotë: “Thuaj o All-llah sundues i çdo sendi ti i jep pushtetin atij që do, Ti ja heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përule atë që do çdo e mirë është në dorën tënde vërtet Ti ke mundësi për çdo gjë“ Atëherë, pse All-llahu i ndihmon shtetet qafire dhe nuk i ndihmon vendet islame?!
Përgjigjja është në disa pika.
Një: Në duart e All-llahut është pushteti, ne jemi robërit e Tij, dhe Ai nuk pyetet për çka vepronë. All-llahu xh ,sh thotë: “Ai nuk pyetët se cka punon po ata njerëzit pyetën,, ENBIJA 23
Dy. All-llahu s.v.t. ia ka ndaluar vetes padrejtësinë, All-llahu thotë:“All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzëve por ata i bëjnë të padrejtë vetës tyre“ JUNUS 44
Gjithashtu në hadithin kudsi, të cilin e transmeton Muslimi prej Ebu Dherit r.a. se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka transmetuar nga Zoti i madhërishëm se ka thënë: „O robërit e mi Unë me të vërtet ia kam ndaluar vetes padrejtësinë dhe e bëra haram ndërmjet jush, andaj mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit“
Patjetër duhet të ketë ndonjë urtësi në këtë, pasiqë All-llahu ua mundësojë mosbesimtarëve të jenë në pushtet, apo të kenë në duart e tyre arsenal ushtarak të zhvilluar, e që ne ndoshta i dimë këto urtësi e ndoshta nuk i dijmë.
Tre: Vërtet All-llahu na ka mundësuar të dimë disa nga urtësit që mosbesimtarëve i është dhënë pushteti dhe të kenë në duart e tyre arsenal
ushtarak të zhvilluar për një kohë të caktuar, All-llahu thotë: “Të mos mashtroj bredhja nëpër qytetet e atyre që nuk besuan .Ajo është një kënaqësi e paktë e pastaj vendi i tyre është xhehenemi që është vend mjerimi“ ALI IMRAN 96-97
Poashtu, fjala e të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] të cilën e trasmeton Ahmedi dhe Albani në librin e tij silsile sahiha 413, thotë; hadithi është i saktë.
I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë:“Nëse vëren se Al-lllahu i jep një robi prej kësaj bote edhe pse është mëkatarë, me të vërtet ajo për të është mashtrim pastaj lexoj fjalen e All-llahut …“Meqë lanë pas dore atë me çka u keshilluan [ti drejtohen zotit] ne u hapem dyert e çdo gjëje[begatie] derisa kur u gëzuan për atë që ju kisha dhënë i kapëm befas e ata mbeten të zhgënjyer“ EL ENAM 44
All-llahu s.v.t. thotë: „E ti kursesi mos e mendo All-llahun si të pa kujdesshëm për atë çka veprojnë zullumqarët Ai vetëm është duke i lënë ata përdersa një ditë në të cilën syte do të shmangen [mbesin te hapura ]
Prej faktoreve që mosbesimtarët janë të përqëndrueshëm dhe të fuqishëm ndonjëherë në dunja për një kohë të caktuar, është se pabesimtarët shpërblehen për veprat e mira në dunja që kur të dalin para Zotit ditën e kijametit, mos të kenë asnje punë të mirë. Argument për këtë është fjala e All-llahut ku thotë „E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarit [e u thone ]ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e dunjase ,dhe i perjetuat ato sot , për shkake se keni bere mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkakë se nuk keni respektuar urdhërat e zotit do të shpërbleheni me dënimin nençmues„ EL AHKAF 20 me të njëjtin kuptim është edhe fjala e të Dërguarit të Tij.
Vërtetë All-llahu nuk i bën padrejtësi besimtarit, për të mirat e shpërblen në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa pa besimtarin e ushqen për atë
që ka vepruar prej punëve të mira në dunja, kurse në ditën e gjykimit nuk i mbet asnjë punë e mirë që të shpërblehet për të“ ( Muslimi)
Prej urtësive që mosbesimtarët të jenë më të fuqishmit për një kohë të caktuar është sprovimi i besimtarëve, i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë: “Vazhdon sprovimi i besimtarit dhe i besimtares në veten e tyre, femijët dhe pasurin e tyre derisa të takoj All-llahun dhe nuk ka asnjë mëkat. (sahihu xhami’us- sagir 5825)
Nuk do të thotë kjo se pabesimtarët nuk do të dënohen në këtë dunja dhe nuk do të sprovohen, sepse ka shumë popuj që All-llahu i dënoj në këtë dunja sikurse janë jehudët, populli i Lutit, i Shuajbit etj, u dërgoi atyre dënime të ndryshme, për shkak se nuk besuan të Dërguarit e tyre dhe ishin zullumqar.
E kur All-llahu nuk i dënon ndonjëherë pabesimtarët, këtë e bënë për ndonjë urtësi të cilën All-llahu e di më së miri, ngase Ai është Gjykatësi më i mirë.
All-llahu s.v.t. thotë:{Ç’farë do e keqe që mund t’ju godas ajo është pasoj e veprave tuaja [të këqija] e për shumë të tjera ai ju falë} Esh-shura 30
Poashtu thotë:{“Thuaj përjetimi i kësaj bote është pak , e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë ma e dobishme .nuk do tju bëhet padrejtësi as një fije”} EN NISAE 77
“Jeta e kësaje bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim,ska dyshim se bota tjetër është ma e dobishme për ata që ruhen,a nuk logjikoni EL-ENAM 32
„Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre me të dhe atyre nuk do t’ju mungoj gjë“ „ Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata kanë dështuar dhe është asgjësuar“ HUD 15-16
“A është ai të cilit ne i kemi premtuar një premtim të mirë(për xhennet) sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve“ KASSAS – 61
“Vërtet ata që u zmbrapen prej jush ditën e ndeshjes së të dy grupeve (besimtar dhe idhujtar në Uhud) ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënin por All-llahu ua fali atyre gabimin, All-llahu është mëkatfalës dhe i butë „ ALI- IMRAN-155
“Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, ne atij që duam i japim në të aq sa duam e pastaj atij i bëjm të hyj ne xhehenemin e nënqmuar, i përbuzur”
“E kush e ka për qëllim botën tjetër duke qenë ai besimtar përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm( te Zoti)“
„ Ne secilit prej tyre dhe atyre i japim nga të mirat e të Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar” EL-ISRA 18-20
Për fat të keqë, ka shumë njerëz të cilët shumicën e jetës së tyre e kanë kaluarë në një ambient, ku muslimanët janë të nënqmuar dhe sytë i kanë
drejtuar drejt kësaj bote, kurse shtetet e perëndimit i janë vërsulur vendeve islame ashtu siç na ka lajmëruarë i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] Është afruar koha që t’iu vërsulen popuj (jehudet, krishterët,komunistët, hindusët, Ateistët) sikurse vërsulet ngrënësi në pjatën e tij. Thanë a jemi pakic në atë kohë i Dërguari i All-llahu
tha:
Jeni shumë por si shkuma e vërshimit iu ka kaplur zemrat tuaja (vehni) të dashurit e kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes”
Të këtillët në mesin tonë jetojnë me mendime pesimiste dhe e kanë humbur shpresën për fitore, sepse ata mendojnë se fitorja vjen vetëm me forcë ushtarake dhe jo me forcë tjetër dhe nuk e kanë kuptuar se fitorja është në duart e All-llahut.
Këto dëme rrjedhin nga mosnjohuria e muslimanëve fenë e tyre dhe historinë islame, e cila përmbanë shkaqet që rezultuan me këtë rezultat që jemi sot ne muslimanët të përçarë, të okupuar, të kolinizuar mentalisht dhe ideoligjikishtë.
Këtij lloji të njerëzve u themi se fitorja vjen prej All-llahut dhe të veprojmë veprat që e kënaqin All-llahun sikur që kemi përmendur.
Shembull më i madhë se fitorja vjenë prej All-llahut dhe se All-llahu i ndihmon besimtarët është shembulli i Afganistanit, kur Bashkimi Sovjetik me 1.000.000 ushtarë, me aeroplana e helikopterë, tanke, raketa dhe me gjithë potencialin ushtarak të zhvilluar, pësoi disfatë para muxhahidëve të cilët armë të vetme i kishin ushkat automatike.
Këtë dëshirova t’ja shpjegoj vëllezërve të mi musliman, që ti lënë punët e kota dhe të punojnë për kthimin në fenë e tyre, duke e praktikuar hadithin e të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] ku thotë: “Feja është këshillë” thamë: për kë? [O i Dërguar i All-llahut] tha: “për All-llahun librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për imamët (udhëheqësit) e muslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre ,, BUHARI E MUSLIM
“Juve do tju bie ndërmend çka po u them, e çështjen time ia besoj
All-llahut, vërtet All-llahu mbikëqyrë robërit !!! A e kumtova? O Zoti im dëshmo.
Në përfundim i thërras të gjithë vllezërit musliman në çdo vendë, që t’i kenë frikë All-llahut dhe të kthehën në fenë e tyre, të regullojn brendësin e tyre dhe të kërkojnë falje prej All-llahut. All-llahu thotë: “Unë u thashë :kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtetë falë shumë” [Nuh 10] “, e kush iu
përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rruget” [talakë 2]
Me lejen e faqes: Zëri i së vërtetës Islame
Muslimanet e pare nuk korren fitore kunder Perandorise Romake. Ata korren fitore kunder Perandorise Bizantine dhe asaj Perse. Dhe aresyeja e fitores se muslimaneve ishte lufta shume e gjate ne mes te bizantineve dhe perseve. Gjate atyre lufterave rraskapitese bizantinet dhe perset u dobesuan aq shume sa qe nuk i bene balle dot nje ushtrie myslimane qe ishte shume e dobet.
Analiza e Zotit Surroi eshte disi e shperndar dhe jo e perqendruar rreth nje boshti qe drejton terorizmin aktual politik. Ne analize thuhet qarte esence qe terrorizmi historikisht eshte politik. Pra, kuptohet qe i sherben nje kaste kreresh qe kerkojne pushtet, dhe pushtet mund te ushtrohet nga shteti sundimi ne shtet, por edhe sundim me dhune apo forma mjeshterore te dhunes, si per shembbull ne ato te Partise Bolshevike (qe u maskua me ideologjine komuniste fshatareske dhe jo industriale sic eshte ne te vertete). Keshtu klika sunduese, duke qene grupim per sundim (Parti politike, por edhe me emer fetar sic e ka pas ajo Demokristiane ne Evrope)ka reparte te armatosura (sic pati edhe Partia naziste qe kercenonte per pushtet, pra ka ushtri dhe ushtri nuk permban anje faltore. Ideologjia (qofte komuniste e Marksit, apo socialiste e marksisteve) nuk permban forca te armatosura. Kur ideologjia socialiste u be terroriishte nepermjet bolshevizmit ajo formoi forca te armatosura dhe u u be shtet u ballafaqua me lufte civile repate te armatosura qe u kacafiten si te Kuq me te Bardhe. Rastein e social-demokarteve Rus qe u kthyen ne teroris bolshevik e imituan social-demokratet gjerman e u kthyen ne terrorist Nazist (Nacional-Socialiste). Analogjikisht repartet e armatosura per pushtet me klika drejtuese Al-Kaeda, apo Juhad dhe “Boko-Harram”, jane shtete potenciale brenda shtetit qe organizojne banda terrorishte te motiviuara ne pastrimin e shoqeriise nga te keqiat sipas Allahut te shkruara ne Kuran (imitacion i Bibles ne Arabisht). Duke plotdsuar konkluzionet e Zotit Surroi them: Evropa duhet t’i shpall lufte Shtabit te shtetit dhe ushtrise Ilegale, perfshire edhe grupimeve ilegale zbuluse dhe diversioniste te shperndara ne Evrope, ne Aleancen Atllantike dhe ne regjionet e bazave te tyre neper vendet e prpambetura dhe me bestytni te mrekullive fetare e te klerikeve, ne vendet ku bestytnit fetare mbizotojne opinionin e masave te friksuara nga nivel i ulet kulturor dhe niveli i ulet i jeteses. Nga keto shtresa blihen edhe femije apo rekrutohen mercenar per te plotsuar repartet ushtarake dhe grupet terrorisete diversioniste.Perfundimisht e theras Evropen “Evrope, ne bashkveprim me Aleancen Atllantike shpalli lufte Koalicionit Ushtarak te Organizuar sikur gjoja lufton te keqen nepermjet Islamit, D Lufta eshte kunderpegjigje i veprimeve terroriste te grupimve te tyre ushtarake. se pari sqaro qe jane kriminael te maskuar me Kuranin etj” “Shpalli lufte sa s’eshte vone”.