Sfida më e vështirë...

21 Janar 2015, 21:09Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohitaj

Në mënyrë instiktive, kur jeta të detyron  të punosh ose të rrishë me njerëz, që nuk mund t’i njohësh në brendësi të tyre (askush nuk është ai që shfaqet), në mënyrë instiktive ti fillon të përshtatesh me sjelljet e tyre, me zakonet e tyre. Pra jashtë vullnetit tënd, duke dalë nga vetja, ti fillon të lëshohesh për një kohë të gjatë, sipas zakonit të shoqërimit me të tjerët e kështu vëtvetiu të ngatërrohen llogaritë e vetes tënde.

Në fillimet e rinisë ti e ndjen si detyrë të shoqërohesh me këta njerëz, të cilët “të detyrojnë”të përshtatesh me ta dhe më vonë nga injoranca, nga përtacia e lëshon veten mes tyre sepse të kthesh rrugë e të shkosh tek vetvetja është një sfidë e vështirë.

Ai detyrimi të dëgjosh të tjerët, të bësh sikur je dakord me ta,thjesht prej zakonit mbisundues, duket sikur të pengon ta dëgjosh atë ‘unin’ tënd, ngaqë po fillove të flasësh me të, me siguri do të të duhet të kthesh me kokë poshtë gjithshka,’unin e të tjerëve’..

Kush e di sa të vështirë duhet ta ketë njeriu i shkretë (flasë për ata që kanë lexuar libra), ndonjëherë të bëhet edhe palaço, për tu hequr sikur po respekton unin e të tjerëve, por në fakt diku e ka lexuar dhe e ndjek atë madje duke e veshur si një lëkurë të dytë, i detyron edhe të tjerët ta dëgjojnë edhe ta besojnë, sepse ‘uni i të tjerëve’ respektohet në këtë botë.

Besoj se ata që nuk kanë lexuar asnjë libër, nuk përjashtohen dot nga të qënit solidar me ‘unin e të tjerëve’, sepse ata kanë këshillat e prindërve, të të afërmve dhe qysh fëmijë lidhen në mënyrë të pazgjidhshme me zakonet e tyre.

Nëse ti mer guximin t’i tregosh dikujt të mos i bindet një zakoni, që e robëron atë, menjëherë do shohësh se si ai tkurret dhe njëmijë justifikime i thotë në moment, sepse është një injorant, ai nuk di të sillet ndryshe nga çfarë i ka këshilluar fisi e të afërmit.

Ndërsa shoqërimi yt me të tillë njerëz të imponon të bëhesh ndryshe. Por duhet të vijë një moment, një ngjarje, që duhet të bëjë një kthesë në jetën tënde e të kuptosh se llogaritë e tua janë kompromentuar, e të vëndosësh të kthesh gjithshka përmbys(në fakt të vesh çdo gjë në vendin e vet) duke u kthyer tek uni yt.

Nëse deri tani për mbijetesë ke qenë i detyruar të bësh punë, që nuk kanë qenë të përshtatshme për ty, por detyrimet familjare të kanë shtrënguar, ndoshta duhet të hapësh sytë e të guxosh, të heqësh menjëherë dorë prej tyre…

Ndoshta një punë tjetër do të ishte më e përshtatshme dhe mund të të largonte nga kompromentimi i jetës tënde i llogarive të tua. Ndoshta duhet të pushosh së qeni skllav i një mjedisi, ku ti nuk mund të jesh për asnjë moment vetvetja, sepse rregullat e kërkojnë, që të përshtatesh…

Një shoqëri e korruptuar, mund t’i imponohet një individi.

 

Po një individ i pa korruptuar është e mundur t’i imponohet një shoqërie të korruptuar?

Në qoftë e pamundur kjo gjë, të paktën është e mundur, që një person të qëndrojë i pastër duke punuar në mes të maskarenjve??? – teorikisht po. Praktikisht sot maskarinjtë janë fuqizuar tepër dhe ushtrojnë presion të pa preçedent në mënyrë që personat e pastër të jetojnë në një ambjent tepër mbytës dhe pas çdo ‘spazme’ në rëndimin e frymëmarrjes gjendet dikush, një i dyzuar ndoshta…ose një aktor i mirë, i cili të këshillon:- s’jetohet më këtu…

Në botën e qytetëruar, andej nga DIELLI NGROH MË SHUMË ka ca rregulla ndryshe: ‘I vogli teston të madhin’, qoftë në shkolla e kurse të ndryshme, qoftë në institucine. Për këtë punë angazhohen njerëzit që punojnë me burimet njerëzore…

Përpilohen formularë dhe u shpërndahen psh: specialistëve, të cilët i plotësojnë pa emër dhe japin vlerësimin për shefat e tyre për të gjitha cilësitë që duhet të ketë një shef, të shkruara në pyetësor.

Pasi shqyrtohen këto vlerësime nga drejtuesit e institucionit, meren masa për shefin, për të mos penguar punën…

Por atje këto punë rutinë bëhen pa bujë nëpër media dhe seriozisht. Pra nuk tallen…Atje SHISH-i nuk i fut hundët…

Ndërsa në Shqipëri edhe pse votuam për ti larguar këta mamuthë janë përsëri aty edhe më të fortë se kurrë e  të tjerë mamuthë ngrihen në përgjegjësi e lidhen shumë shpejt me ata të vjetrit e kanë edhe një hije të rëndë, me vetullat e ngrefura…edhe tavolinën që je ulur dikur…ta zënë në mëngjez tek kafeja edhe mos guxo tju thuash ndonjë fjalë, se nuk dëgjojnë nga ai vesh e sytë janë hedhur diku në hapësirë se tani “kanë përgegjësi të mëdha”…e burgjet mbushen me njerëz plot integritet të pamohueshëm as me hetime të prokurorisë shqiptare sado të padrejtë të jenë ata e të predispozuar për keq, mjafton që ndonjë gojëmadh, i mësuar me “informacionet” e SEKTORIT TË INFORMACIONIT, herë pas here të shpërndajë ca baltë po të jetë nevoja…

Kaq i fortë është instaluar korrupsioni dhe vjedhja në Shqipqri dhe si në një tragjikomedi, ai ka marrë nismën “të testojë” ata “të pa aftët”, që tërhiqen zvarrë, jo se janë pa dinjitet, por se duan të qëndrojnë si CHARLEI!!!

Janë shumë ata që tërhiqen zvarrë ndër vite, herë me ironi e herë me qetësi, që vlon nga brenda…

Ndoshta besojnë se do ja dalin?!

Realisht kjo është një sfidë!!!

9 komente në “Sfida më e vështirë…”

  1. MAJAKOVSKI says:

    {er sa i perket pjeses se pare te shkrimit jam dakord persa shkruani.Ndersa ne pjesen e dyte jo.Jetoj jashte ne njevend shume te zhvilluar, ender e kisha deri sa erdha.Por edhe ketu “SHISH” vepron,ai kolegu yt ne krah, dhe per me keq kur e ke nga vendi yt.Kjo bote eshte njesoj.Lufta eshte midis njeriut me integritet dhe atij qe nuk e di cdo te thote te kesh integritet.

  2. Sh. says:

    Me keqardhje po ju them, qe perseri ky shkrim eshte i dobet dhe pa vlere si te gjitha shkrimet e tjera .Mbi kete teme duhet te lexoni me shume Psikologjine Sociale !!!!

  3. fotaq says:

    Majakovski,
    Si e ke shish ne krah, sepse edhe une ketu jashte jetoj. Qe te konspiroje kunder Ministrit i lidhur me sektorin e llafeve?

    Apo te konspiroje kunder nje nepunesi qe nuk e do Ministri?

    Apo ne pergjithesi vetem te nxjere informacion nga brenda ta coje tek sektori i disinformacionit e pastaj tafuse ne administrate te perpunuar e te hedhe balte mbi personin.

    Jam dakord me autoren se duhet te largohen drejtoret e PD,se dhe te mos emerohen perseri njerez pa integritet.per kete duhet SHISH!

    1. MAJAKOVSKI says:

      Fotaq me dukeni si emer spiuni.Autoren nuk e ke kuptuar fare.Ajo flet dhe ben shume mire per integritetin e cdo njeriu.Ketu eshte lufta.Jam i majte i palekundur ne bindjet e mija, megjithate nuk i shoh njerezit ne pune te ndare sipas bindjeve politike, i shoh ato sipas aftesive dhe personalitetit te tyre.Se mos harroj, shko meso shqip se me duket e paske harruar.

      1. Fotaq says:

        Majakovski!

        Une nuk jam i majte e as i djathte. Une jam me ate qe punon me seriozitet. Drejtoret jane nivel politik, prandaj duhet te ishin larguar ma vakt!
        Turp, te tremben nga Saliu nje kufome qe qelbet!

  4. Epirioti II says:

    Zonja Magdalena. Me pelqejne gjithmone argumentat qe ju artikuloni, dhe brendia e shkrimit. Por ju e tirrni shume gjate dhe ndonjehere i keni frazat me konfuzion duke i bere pa interes artikujt e tu.

    Ky i sotmi eshte nga shkrimet e tua me te qarta, dhe prape keto qe ke thene me 900 fjale, mund ti thoje te gjitha me 600-700 fjale dhe shkrimi do ishte akoma me terheqes.

    Po! Nje individ i pakorruptuar mund ti imponohet nje shoqerie te korruptuar nese nuk e humb asnjehere besimin. Ai do fitoje beteja ndoshta te parendesishme por do frymezoje individe te tjere per te fituar beteja te tjera.

    1. MARA says:

      @EpirotiII

      Jam dakord ne çdo fjale qe thoni ju. Duheshin patjeter 200 fjale me pak, por ndoshta eshte derguar kopja jo e duhur ne redaksi. Ndodh shpesh

      Edhe une jam i mendimit se 200 fjalet e fundit duken te teperta…

  5. Balotelli says:

    Nje artikull i klasit te larte, sidomos lidhja qe i ka bere shkrimit me pjesen e fundit.
    “Njerezit afashinante jane te dy llojeve”, shkruan nje i madh i letersise, “ata qe dine shume dhe ata qe nuk dine asgje” dhe ketu ka shume komente afashinante.
    Sa do te doja te pija nje kafe me kete z…….

  6. Salistani nga Albanistani says:

    Dava Baloteli po na vlerson kete shkrim koti ,ashtu si Balotei eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje