Çfarë fshihet në fakt prapa Letrës së Kurtit drejtuar Planetit Tokë? A është Visar Ymeri, djali i tezës së Shpend Ahmetit, kukulla më e madhe politike në Republikën e Kosovës?
Për të satën herë më radhë më duhet të përsëris se shtagën e standardëve demokratike për Lëvizjen Vetëvendosja, në raport me partitë e tjera, qëllimshëm e kam më të lartë.
Në fakt nuk është që e kam vënë unë. Ata, me duar të tyre, vetes vazhdimisht ia ngrenë standardin, duke përqeshur dhe tallur secilin subjekt tjetër në vend. Duke e konsideruar veten të jashtëzakonshëm.
Në këtë linjë, po mbes me shpresë që nuk jeni treguar aq idiotë sa të mos e keni lexuar një letër të hapur që Kryetari në largim i VV’së, Albin Kurti, u ka dërguar përkrahësve.
Qe një fjali apokaliptike e Kurtit drejtuar Planetit Tokë:”E kuptoj brengën e shumë prej jush – se a thua ҫka mund të ndodhë me Lëvizjen pa mua si kryetar i saj”.
Prej kësaj fjalie e kuptojmë se çfarë kryqi të rëndë është duke bartur mbi supet e tij Kurti, si Kryetar i Lëvizjes.
Tek”pa mua si Kryetar”edhe fshihet, e njëkohësisht edhe shpjegohet gjithçka. Posaçërisht e shohim dramaticitetin dhe kompleksitetin e zhvillimeve, në mendjen e Kurtit dhe shokëve të tij.
Letra e Kurtit vazhdon, si më poshtë:”Unë kam besim të pamatshëm në Lëvizjen dhe në të gjithë juve. Nuk mund të ketë vështirësi që na ndalin a sulme që na zmbrapsin”.
Ky është momenti kur Kurti u jep zemër miliona përkrahësve, anë e kënd botës. Tek ai flet për vështirësi dhe për sulme, njeriu e imagjinon Bashkimin Sovjetik me qindra miliona banorë, duke u kacafytur sa më varfërinë e miliona njerëzve, sa më sulmet e të gjitha natyrave. Pra, kjo është një fjali që Lideri e lexon në Kongres, ku marrin pjesë delegatë që vijnë prej pesë gjashtë zonave kohore të ndryshme. Nëse në shtëpinë e njërit delegat është mëngjes, në shtëpinë e tjetrit është darkë. A po kuptohemi?
Dhe gradualisht lëshohemi te drama. Aty ku Kurti, në fjalimin e tij, e vë theksin. Aty ku ne e shohim ‘dritën në fundin’ e tunelit. Aty ku zemrat fillojnë të na rrahin shumë më shpejt dhe nëpër sytë plot me lot shpërthen edhe një buzëqeshje e shpresës.
“Ky vendim është i jashtëzakonshëm. Sepse unë i përkas një Lëvizjeje të jashtëzakonshme siҫështë VETËVENDOSJE! Unë s’kam qenë asnjëherë kryetar i zakonshëm. Dhe, tash, s’mund të jem zakonshëm kryetar”.
Pikë.
Ky është ai momenti kur një Kontinent, ose dy, ngrihen në këmbë. Për minuta të tërë vazhdon duartrokitja në sallën e stërmbushur me përfaqësues popullor. Kurse Lideri ngrit duart duke kërkuar që të lejohet të vazhdohet deri në fund. Mirëpo, nuk ka kushte. Lotët dhe buzëqeshjet janë përzier. Delegatët përqafohen në sallë, baba me të birin para ekranit televiziv, e kalimtarët e rastësishëm që po e përcillnin live ngjarjen prej ekraneve në rrugë.
“Shteti republikan për drejtësi dhe bashkim dhe socialdemokracia për zhvillim e barazi nuk kanë alternativë. VETËVENDOSJE! është alternativa! Përzëmërisht, Albini”.
Ka mundur të përmbyllet edhe me: Edhe pas Albinit, Albini.
Në fakt Visari, nominalisht, por Albini faktikisht.
E tash, anash gjithë këtyre fjalëve të tepërta: çfarë bëri realisht Lëvizja Vetëvendosja?
Unë mendoj që e vuri në skenë kukullën më të gjatë politike në vend, z. Visar Ymeri.
Çfarë ironie, ka qenë pikërisht LVV që ka folur gjatë kundër modelit Putin – Medvedev, e tash po e bën saktësisht aktin e njëjtë politik. Nuk është aspak sekret të thuhet se ambiciet e një krahu të FER’istëve ishin që pasi Kurti ta shpenzonte edhe mandatin e fundit trevjeçar, radha do t’iu vinte atyre që ta marrin partinë në duar të tyre. Mirëpo, ja që Kurti nuk jep ‘drekë falas’ për askënd. E detyroi Shpend Ahmetin, që nëse kishte ambicie për ta marrë partinë, ketë ta bëjë pas së paku gjashtë vitesh. E deri atëherë nën urë do të kalojë shumë ujë. E njëkohësisht, në teatrin e tyre të kukullave, si kukull kryesore e vuri Visar Ymerin, djalin e tezës së Shpend Ahmetit. Sigurisht se një akt i tillë e amortizon deri në njëfarë mase pakënaqësinë e ‘djemve dhe çikave të shehrit’, të cilët do të donin ta shihnin si Kryetar Partie, qoftë edhe si kukull, qiftin e Shpendit dhe Dardanit. Kurse në anën tjetër, përcaktimi për Visarin gjithashtu blen paqe edhe me radikalët, siç mund të jetë, bie fjala, Dardan Molliqaj, i cili ishte përfolur si një zëvendësim i Kurtit, marrë parasysh edhe për suksesin e treguar për t’i përngjarë, në mes tjerash, edhe fizikisht.
Pra, thënë ndryshe, prapa atyre fjalëve të mëdha, që mund të përdoren edhe për ndryshimin e botës, nuk fshihet asgjë tjetër, pos ca kalkulimeve të rëndomta politike. E pse jo edhe të pista.
Nuk kishte asgjë fisnike prapa kushtrimit të Kurtit.
*Express
berat ik bej cicin
Nuk e dime akoma se cfare do te jete VV pas Albinit kryetar, po dime ate qe asnje parti tjeter ne Shqiperi nuk e ka hedhur kete hap. E beri Nano, por mbeti incident ne parti se ai qe erdhi pas tij e beri PS-ne prone personale aq sa sot eshte partia e G99 e jo e socialisteve.
Nuk do e paragjykoj derisa te shoh me vone se cfare do te ndodhe.
Mua me vjen keq qe Mero Baze boton shkrime nga Buzhala apo te ngjashem me te! Urrejtje ,urrejtje dhe prape urrejtje dhe perseri e perseri …urrejtje!Ku po shkojme?Shqiperia ka nevoje per dashuri, per bashkepunim per te qene te gjithe shqiptare!Tek shqiptaret eshte ndjenja, qe te jesh grindavec e quravec hyn ne histori! Te vjdhesh dhe te pasurohesh eshte qellimi i secilit.Te genjesh dhe te mbrosh krimin apo te vrasesh eshte merite dhe zgjuarsi!
Al-Bin Kurti sapo refuzoi te votoje ligjin ne Parlamanet per pjesmarrjen e kosovareve ne xhihad. Behet fjalet per ata qe luftojne ne Siri e qe jane rrezik potencial per te bere kasapana kur kthehen ne Kosove.
Ky njeri eshte duke marre me qafe te rinjte e Kosoves.
Ky psikopat,nuk votoj ne Kuvend ndalimin e shamijave ne shkolla.Kjo ka domethenjen e vet,e qe ka lidhje me mosvotimin e Ligjit anti ISIS nga Parlamenti.VV ka marre disa vota duke mashtruar analfabetet dhe gjysemanalfabetet fanatik-besimtare,se gjeja,VV do te lejoj shamite dhe shtetin e Kalifatit shkerdhate.Fitoi vetem ne Prishtine,sepse aty eshte tubuar pjesa me radikale e xhihadistve te Imamit,cerkezit- Shefqet Krasniqi.
gjithnjë problemi tonë është kë dash kopeje do të ndjekim!!
po arrit një nga deshërit të marë këmborën,atëherë vetëm vdekja ja heq!!mbështetësit/ndjekësit e dashit përgjërohen,e mbrojnë dhe fillojnë e qajnë se çdo bëhen pas ngordhjes së dashit të këmborës!!
ndryshe ndodh në shtetet demokratike!!deshërit ndërrohen kohë pas kohe!askush nuk mërzitet e askush nuk qan për të vjetrin!!
rasti më ekstrem është amerika ku partitë nuk kanë një dash dhe maksimumi i të “parit të tyre” është 8 vjet!!del pasardhësi dhe kështu me radhë!!
tek ne “partia” nuk është gjë tjetër veçse maska për të mbuluar diktatin e të parit!!partia është për të thëne se “nuk jam unë që drejtoj,por një grup i tërë”!detyra e grupit është vetëm shkuarja pas dhe brohoritjet për diktatorin partiak!!
kështu dhe për albinin,saliun,ramën,fatosin,enverin dhe zogun(ky deshim s’deshim u bë dhe mbret),drejtojnë vetë,në kokë të tyre dhe mbulohen pas partisë!!kur “japin dorheqjen” nga drejtimi,vazzhdojnë të drejtojnë pas kulisave!organizojnë zgjedhjet për zgjedhjen e njeriut të tyre dhe nuk lënë aspak mundësi për ndryshim!!
shkrimi i mirë berat!
nuk qënke aq trap sa je dukur më parë!!ndoshta është fakti që po shkruan për fakte që i njeh!!kur fut hundën në fakte të panjohura për ty,i bën kakën shkrimit!!
Ky Berati eshte doraputhesi me i madh i pushteteve. Nje lobist i paskrupull i oligarkive. I kompleksuar pa mase nga sinqeriteti i LVV. Nuk le gure pa hedhur per me e demtu VV.
Edhe po te hedhte me shume gure ne Kurtin, sigurisht qe nuk do te gabonte.