Nga Panajot Barka
Zgjedhjet historike në Greqi përfunduan me fitorën e SYRIZA-s. Por perse ato ishin historike?! Në aspektin ndërkombëtar shumëkush mund të kërkojë anën historike të këtyre zgjedhjeve në retorikën në lidhje me raportët e Greqisë me BE-në dhe Euro-n. Në aspektin e brendshëm me faktin se për herë të parë pushteti qeverisës i kalon së majtës së konsideruar radikale. Po ashtu mund të konsiderohen historike edhe për faktin se Greqia përjeton një krizë të rendë dhe zgjedhjet u duk sikur po ndërprisnin një rrugë që po e nxirrte Greqinë nga recesioni.
Një analizë më e thellë dhe më e ftohtë provon se ana historike e zgjedhjeve në Greqi ngrihet mbi këtë diskurs. Thelbi i tyre paraelektoral u fiksua tek disa parametra më fontamentale për një shoqëri vërtet demokratike: Së pari. u evidentua dinjiteti i individit dhe i shumicës së popullit grek që frymëzohej nga shpresa dhe vullneti për të lenë prapa zhgënjimin. Së dyti, imponimi i votës nëpërmjet frikës së paraqitur si shkatërrim i endrrës evropiane dhe si çvlerësim i sakrificave popullore për të dalë nga kriza nëpërmjet recetave evropiane. (por pa angazhimin e duhur të brendshëm) Së treti, u edidentua vota e protestës shumëplaneshe ku tërheq vemendjen vota për Agimin e Artë. (Vota e protestës në një fushë tjetër të rendësishëm ishte vota për të mos lëjuar formimin e qeverisë njëpartiake.)
Zgjedhjet në Greqi provuan edhe një herë pjekurinë demokratike të popullit grek. Ai provoi se njeh thellë se rruga për të ndryshuar gjerat në vend nuk janë protestat, reaksioni popullor dhe destruktiviteti, por ndryshimi i kursit politik nëprëmjet zgjedhjeve demokratike.
Në këtë kuptim ana historike e tyre lidhet pikërisht me këtë linjë. Populli grek me votën e tij dhe brenda pothuaj dy viteve po ndryshon skenën politike në vend. Pas goditjës që i dha bipartizmit në zgjedhjet e 2012, me zgjedhjet e 2015, vota popullore nxorri jashtë loje edhe partinë tjetër të madhe që sundoi për dekada skenën politike greke. Në fillim PASOK-u dhe tani Demokracia e RE humbën rolin e primatit në politikën greke. Bashkëqeverisja e tyre e shkurtër provoi se për zgjedhësin grek nuk ishte një risi historike bashkëpunimi i dy armiqve politikë për vdekje në emër të interesave të Greqisë, por një përpjekje e dështuar për të mbijetuar kundër vullnetit popullor, pra për të shpetuar vetën.
Zgjedhjet në Greqi, provuan se klasa politike greke ishte venë me shpatulla prej muri nga vullneti politik popullor, dhe se ky vullnet politik nuk shprehej nga skema tradicionale politike, por nga vullneti i intelektualeve grekë.
Zgjedhjet në Greqi shprehnin vullnetin e vet Greqisë për t’i dhenë fund shtetit klientelist, në të cilin, në këmbim të votës për partinë shteti gërrihej, varfërohej e zhytej në borxhe. Dhe ky këmbim konvertohej në pasuri të skajshëm për një përqindje shumë të vogël dhe mbijetesë abuzive për një pjesë tjetër të popullit grek. Por që të dy drejtimet së bashku varfëronin shtetin dhe prodhoinin grekë që fitonin ose mbijetonin pa të drejtë e pa hak. Këto zgjedhje shprehnin gjthashtu vullnetin për t’u dhenë fund interesave okulte të partive politike me grupe oligarkesh që përfitonin nga evazioni fiskal, korrupsioni dhe abuzimi masiv.
Mishërimi i këtij vullneti u bë partia e një 41 vjeçari. SYRIZA e Aleks Tsiprës. Ideologjia e saj e majtë nuk është monolite, por përfshin një spekter shumë të gjerë fryme të majtë. Eshtë fjala për atë frymë që është shquar në Greqi për ndryshime të thella social politike, sidomos këto 70 vitet e fundit dhe në fund të fundit e shndërruan Greqinë në një shtet modern. Po ashtu kjo forcë politike nuk mbështet vitalitetin e saj demokratik vetëm tek realiteti i vet. Vitaliteti politik i kësaj partie qëndron tek pesha që zë tek kjo parti-lëvizje, mendimi i pavarur intelektual, e që përbën vazhdimin e traditës së ndryshimeve epokale.
E provoi këtë realitet edhe përpjekja e partive në pushtet për t’u imponuar votuesit grek me frikën e një SYRIZA anti-BE.
Në fakt e vërteta duket se është krejt ndryshe. Po të vihet re, një nga arsyet përse dështoi politika monetare e BE-së në krizën greke, përbën fakti se qeveria dypartiake e dy kundërshtarëve tradicionale politikë, nuk arriti të implementojë reforma që kishin në themel ndërtimin e shtetit grek sidomos në aspektin ekonomik. Klientelizmi dhe interesat okulte të politikanëve me atë pakice që krijon edhe defiçitin galopant shtetëror, mbeti e paprekur. Ndërsa asfiksimi ekonomik nëpërmjet taksave i shtresave të gjera nuk përbënte zgjidhje. Kjo bëri që borxhi i Greqisë në këtë dy vjet të shtohej edhe me mbi 50%.
Pikërisht ky realitet përbën treguesin se perse BE-ja “e braktisi” qeverinë Samara-Venizello dhe i dha “OK” Tsipras. Para gati tre vjetesh të njejta angazhime ndaj perendimit sollën në pushtet kualicionin qeverisës Demokraci e Re–PASOK. Por mësa duket mbeten shumë larg angazhimeve të dhena. Interesat okulte nuk mund të rezoheshin nga po ata politikanë që i kishin ngritur, ose ishin pjesë e tyre. Ndaj dhe BE-ja e humbi besimin tek ata. Në kancelaritë vendimarrëse të BE-së dhe të perendimit në përgjthësi Tsipras ishte më bindës në angazhimin e tij për funksionimin e shtetit grek, me ligjesi dhe mentelitet Evropian.
Pikërisht këtë sfidë të shumëfishtë historike ka për të përballuar Tsipras duke filluar nga e hëna 26 Janar 2015. Nëse edhe ai dështon humnera për Greqinë bëhet historike
Panajot nuk te heq as nje presje nga kjo analize qe i bere zgjedhjeve Greke , por shtoj sa ky do jete sistemi domino qe do ti kundervihet oligarqise dhe neo liberalvee te Europes se tashme.
Panajot, thua se je grek,por meqe je shtetas shqiptar duhet ta dish nje fjale te urte te ketyre aneve qe thote:Borxhi dhe e qi.a nuk harrohet.
Jo po te punoje Gjermania e te shkunde k… Greqia! Dardha e ka bishtin prapa.
Pirdhu mor Panajot!! Na plasi bytha se del a hyn Greqia!!Pa lere Europa!!!!! Fuqia e Gredhise eshte per EUROPEN eshte sa e Letonise,Estonise apo Maltes..Akoma me endrra e perralla femijesh???A u ka dale gjumi????me vjen keq per pakicen, se per shumicen ne Greqi , u duhen vene ‘viza’ per te hy e dale ne EUROPE !!! Te dalin edhe nga NATO ! Te nisen nga rusia a lindja mesme ku jane me afer me te gjitha.
Kujt po i ruhet per Greqine !
I nderuar “Rajmond Vlonjati”,lejome te te them se nuk eshte keshtu,fati na ka bere te jemi fqinj me Greqine.Ju e dini mire c’eshte nje gjiton fukara per tjetrin. Nuk na pelqen politika nacionaliste greke ndaj vendit tone,dhe kush i thote vetes shqiptar irritohet para kesaj politike,nderkaq, asnjehere Shqiperia nuk ka cfaqur tendenca nacionaliste ndaj shtetit grek,perfshi dhe problemin e madh Cam,te cilin e kerkon ta zgjidhe simbas te gjitah konventave nderkombtare.Duhet te pranojme qe,kur eshte fjala per interesa te qytetareve greke,politikanet greke jane shume te vendosur dhe gjene ura komunikimi midis tyre,mbi dhe e nen dhe.Qellimi eshte i qarte,ruajtja e standarteve te jeteses se qytetareve greke.Mendoj se politika shqiptare ka c’te mesoje nga ajo greke.Se dyti, nuk mund te jemi te pandjeshem se c’ndodh ne Greqi ku atje punojne e jetojne rreth pese apo gjshteqind mije shqiptare.
Greqia si nje vend afrikan,geto, varferi. ,pa punesi ,emigracion.Ngjan shume me Marokun apo Libine.Tashti fituan dhe kermat e majta llogarit ku do perfundoje. Njesoj ku po shkon Shqiperia me plehrat e majte .E majta eshte shkaterrim ,eshte tumor per nje shoqeri demokratike.Sa pashe emrin kuptohet qe nuk harxhova kohe te lexoja kete shkrim.
Nuk e di kur do vi ajo dite edhe ne shqiperi qe 2 ore pasi te mbyllen kutite e votimiti kryeministri ne detyre ti telefonoj kryetarit te opozites dhe ti uroje fitoren. Ne shqiperine tone ndryshimi I pushtetit perjetohet si tragjedi.
Hajde ne koken tone!
O Barka Greqine e beri shtet moder amerika e inglizi po greket u moren paret dhe kthyen kurrizin per nene Rusine.Te shkojne mbas nene Rusise se mire do u dali.Ketu eshte e gjitha djalo, pa leri denglat.
Xha Barka, pse, ke iluzion se Tsipras nuk do te deshtoje? Eshte njelloj sikur ne Shqiperi te vije ne pushtet Kreshnik Spahiu.
Tung,
Blendi
I zgjidhi problemet e veta Barka, sepse me sa di une ai eshte mjeshter te perdorimin e kallashnikollit dhe ne falsifikimin e dokumentave zyrtare.
Ngeli Greqia t’i zgjidh problemet “diabetiku” i mjere, i cili u be mut per te bere pak pedagog mjerani.
Ah more Panajot, do ti shohim greket e tu pas nja 6 muajsh se ku do te jene. Kam frike se do te turren te gjithe si refugjate ne Shqiperi.
Analist i “madh” duket ky Panajot Barka!!…. Po nje fjale e vjeter thuhet ne popull…” O Muco te hengert tenja…se e ke te keqen brenda”. Po greket(komunist etj) e shohin tek “imperializmi” europian e amerikan!!!!
edhe protesta demostrata eshte nje menyre demokratike e te shprehurit zoteri sikur ai i zgjedhjeve.
Pavarsisht pordheve te Barkes, se si do dalin keto zgjedhje, do e shohim menjehere. Greqia e mesuar te jetoje me parate e Evropes, tani do duhet te hape arkapijat e saj ku vetem hodhi e s’nxorri kurre. Se sa do i kenaq kjo gje greket, le te durojme fare pak.
Po ne Shqiperi a votojne keta argate? Per cilen parti ne Greqi votojne keta bujkrober dhe parazitare? Me cilen parti ne Greqi eshte qirio Panajoti dhe Dhule?
Si gjithmon Barka filloi te lepije pak bithen e qeveriareve te ‘memedheeut’ me shprese te mari no1 fond per mireqenien e popullit grek ne SHqiperi.
Do te shohim shume shpejt qe dhe ky shpresedhenesi i Greqise ,do te perfundoj si te gjithe te tjeret ,vetem po shkoj Salistani nga Albanistani rregullohet Greqia dhe ze vendin e dyte mbas Gjermanise.
Pse je kaq jargaman o barka? nga fshatar shqiperie u bere dhe analist i politikes greke zotrote? to do vdesesh me shpirt grko-komunisti dhe me dell spiuni. keto jane dy cilesite e tua. Ah se harrova… ti je dhe armik i popullit shqiptar
nuk e di nëse pano barka është një naiv apo bythlëpirsi i qeverisë së radhës!!
naiviteti i tij duket që në momentin e par kur shikon këtë fitore të syrizës si një fitore “historike”!!harron panua i shkretë se grekërit u ngritën një ditë të bukur janari të frohtë mbi 50% të majtë!!gjë që skishte ndodhur as në periudhat më të mira të së majtës!!harron panua i shkretë se ky votim nuk ishte një fitore e të majtës cipriste,por thjesht një inat,një zëmërim ndaj hajdutërisë politike!!syriza nuk është as më shumë e as më pak se fenomeni “5 stelle” i bepe grillos,deri diku renci dhe rama të marë së bashku!është një fenomen që ka filluar të zhgënjejë që në momentet e para!!që pa marrë në dorë qeverinë,pushtetin në dorë,ata filluan të ridimensionojnë premtimet e tyre!!
kështu panua si njohës i politikës së shtetit të tij,ja ka futur pordhës si pas një darke me bazë fasulesh të vjetra!!
sidoqoftë ai e bëri të tijën,i futi një të lëpime se ndoshta del ndonjë gjë!dhe ai i majtë është!!
E mirë është të merresh “me hallet” e shtëpisë së gjitonit (sepse “i varen këmbët”), sepse “engledisesh” dhe harron urinë e hallet e tua…(“ngopesh” me urrejtje dhe me pritjen “e koqeve të dashit”) (???!!!) Ilir Raimond Kolonjari etj.etj.etj