Nga Xhovani Shyti*
Data 21 janar 2015 shënon plotë katër vite nga dita kur katër protestues të gjendur midis grumbullit që mbushte bulevardin kryesor mbetën të vrarë nga plumbat e shenjestruesve mbrojtës të godinës kryeministrore. Pas xhamave të zyrave të të cilës gjithçka vëzhgohej me imtësi. Dhe urdhërohej.
Të vrarët ishin katër takspagues, me vendbanim jashtëkryeqytetit. I ndjeri Hekuran Dedja, banonte në Laknas, një fshat 12 kilometra larg Tiranës. Familja e të ndjerit tjetër Ziver Veizi, banonte në Gjirokastër. I ndjeri Aleks Nika, i porsabërë baba, banonte në Lezhë dhe i ndjeri Faik Myrtaj në një fshat të Fierit.
Në demostratë, që të katër ishin gjendur për të protestuar kundër padrejtësive dhe jetës së vështirë. I qenë përgjigjur thirrjes së lëshuar nga koalicioni i majtë opozitar i asaj kohe, me kryesim socialistët, për tu grumbulluar jo sepse qenë militantë, por sepse shpirti ja ndjente që duhej të protestonin. Dhe, duke vunë në shërbim të vetvetes protestën, këtë të drejtë legjitime, të garantuar me ligj, nuk bën asnjë mëkat. U pjesëmorrën në atë tubim parakryeministror pa i shkuar kurrë nëpër mend se do ta humbnin jetën, pikërisht nga armët dhe urdhrërimet e atyre që e kishin detyrim ligjior t’ua ruanin atë.
Gjë që nuk ndodhi. I pari ra mbi asfalt i ndjeri Ziver Veizi. Pas tij me rradhë, i ndjeri Hekuran Dedja, e të ndjerët Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Dikush më parë e dikush më pas kjo nuk ka kurrfarë rendësie përkundër faktit tronditës që katër qytetarë, demostrues të pafajshëm të gjendur midis grumbullit dhjetramijësh të protestuesve, mbetën të vrarë.
Dhe nga plumbat e qitur prej grykëve të armëve të atyre që ishin thirrur për të mbrojtur godinën e kryeministrisë.
Nga breshëria e armëve të zbrazura me urdhër…Me urdhër të kujt?
Nga grykët e armëve të gardistëve që duhej ti shkrenin ato vetëm nëse do të cënohej godina e kryeministrisë dhe jeta e kryeministrit Sali Berisha, me të tjerët e ndodhur pranë tij.
Dhe në këtë rast zbrazja e armëve duhej bërë fillimisht në ajër. Për paralajmërim…
Sulmi ndaj godinës së kryeministrisë nuk ndodhi. Jeta e Berishës dhe të tijve nuk u rrezikua.
E megjithatë armët u shkrehën jo vetëm në ajër, jo vetëm për paralajmërim, por duke ngrënë koka njerëzish të pafajshëm. Gjithçka në tejkalim të ligjit dhe rregullores respektive. Katër protestues mbetën viktimë e antiligjit.
Gjitha sa ndodhi atë ditë të 21 janarit 2011, kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe ministër i Brendshëm Lulzim Basha, ishte një sjellje antiligjore, që polli krimin makabër në të cilin pushteti i shtetit mbeti i përfshirë. Dhe, fatkeqësisht, i tillë vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite, kur nga data e tragjedisë kanë kaluar katër vite dhe Berisha e Basha bëjnë opozitën?!
*Kryeredaktor i shtypi.net
Berisha u cilesua nga ambasadori jeshil, si burre shteti dhe askush s ka guximin ta fshije kete emerim… Kurse 4 te ndjeret, u cilesuan nga Meta kokelopa si kokepalare… historia flet vete…
E dhimbshme per te gjithe ata qe direkt apo indirekt jane te perfshire ne kete ngjarje fort te dhimbshme dhe te pacipe per nga mosndeshkimi prej drejtesise. haramses e dinses Hallahu ju ruajte nga ndeshkimi qe do tu vij prej larteqiellit, se vetem ai i ndeshkon dinsezet sjhqiptar qe bejne krime ndaj njjerezve te thjeshte te ketij poplli. haram haram haram buka qe hani.
Per njohjen qe kemi nuk me lejohet te them fjale te renda(edhe pse e meriton ne kete rast)
Xhovi ju gazetaret nganjehere ja fusni kot fare(ne fakt gjitmone)Ti dhe kushdo tjeter e di qe ato ishin vrasje te paralajmeruara sepse organizimi ishte i tille.Kujto deklaratat e SNgjeles qe do ecim mbi kufoma per te rezuar Saliun etj,Kujt do ti mbushesh mendjen ti qe ata qe demonstruan ishin aty se u kishte vajtur ne palce nga saliu?!Duhet te vinin dhe nga greqia se ishin socialiste?,apo saliu rrenoi dhe ekonomine greke?Nje motiv lishte ajo proteste qe Rama nuk mund te duronte Saliun dhe Liken ne pushtet dhe perdori bllokun e likes per te ndersyer turmat.Fakti qe sot qeveris mw liken tregon se une kam te drejte dhe jo ti.Per nje gje jam dakort qe cfare ndodhi nuk duhet te nsodhte eshte e papranueshme por njehohesisht e them me plote gojen se te dy edhe qeveria dhe Rama jane njelloj pergjegjese per ato vrasje,Te shkretet ishin viktima te politikes dhe koha do tregoje qe dhe 10 vjet te rri Rama ne pushtet nuk ka per ti gjetur kush dha urdher(me fakte se te gjithe e dine kush)Prandaj nje keshille te jap Xhovi ;rri me mire Gazetar
I them ketij kanadezit te SHIK-ut te Saliut te mos mbroje mostrat qe urdheruan qellimin me arme mbi protestuesit.kur i dike mire te vertetat e fshehura perse nuk vjen tja denoncosh hetuesve qe po meren me kete ceshtje. Kur ja ke mbathur ne Kanada nga frika pas humbjes se Sali bej Vixhidolit.