Denion Meidani
Për disa specialistë, kur norma e interesit zbret në zero, politika monetare e humbet aftësinë për të stimuluar më tej kërkesën agregate dhe vetë ekonominë. Për disa të tjerë, një përfundim i tillë konsiderohet i gabuar; sepse, në kushtet e një sistemi monetar fiat (para me kurs të detyrueshëm këmbimi), në çdo rast mund të gjenerohen shpenzime të rritura dhe inflacion, edhe kur norma e interesit është zero, për një kohë të shkurtër. Kjo ndodh kur aplikohet QE (“Quantitative Easing”). Në thelb, QE është një proces i rritjes së agregatit të parasë apo e rritjes tej mase të rezervave të sistemit bankar, pikërisht kur normat e interesit janë reduktuar në zero. Ajo shfrytëzohet kur ka dështuar, p.sh., metoda normale të kontrollit të agregatit të parasë, si ajo e normës së interesit. Fillimisht, banka qendrore e krediton llogarinë e vet me para të krijuara nga “ex nihilo”. Për këtë ajo blen asete financiare, bono thesari të qeverisë, borxhe të agjencive të ndryshme, siguracione, bono korporatash nga banka e institucione financiarë, etj. Kështu, banka qendrore e rrit tepricën e rezervës për të prodhuar para të re, me synim stimulimin e ekonominë, edhe pse janë të mundshme dy rreziqe (nga njëra anë, ky proces mund të nxisë hiperinflacionin, ndërsa, nga ana tjetër, ka rrezik që banka të mbështetet tek cash-i shtesë për të rritur rezervën kapitale duke mos qenë mjaft efektive në trajtimin e portofolio-s së huadhënies). Kjo lloj “metodologjie” është shfrytëzuar nga Banka e Japonisë (vitet 2000-të) dhe, më 2008, edhe nga Rezerva Federale në trajtimin e krizës së kreditit. Të njëjtën gjë po aplikon sot dhe Banka Qendrore Evropiane (ECB).
⃰ ⃰ ⃰
Edhe pse goditja kryesore prej krizës së fundit financiare është kapërcyer, politik-bërësit në të gjithë botën po përballen me sfida të reja, që shfaqen gati-gati në mënyrë ciklike. Një vështirësi e ndeshur është diferencimi, sipas rëndësisë, i faktorëve ciklikë dhe atyre strukturalë të krijuar nga këto ngjarje. Ato kanë ndikimet e tyre jo të njëjtë në ekonominë globale, veçanërisht për të kthyer rritjen ekonomike dhe produktivitetin. Jo të vogla janë dhe vështirësitë për të përdorur në mënyrë efektive dhe adaptuar politikat monetare për të maksimizuar shkallën e punësimit, qëndrueshmërinë e çmimeve dhe stabilitetin financiar. Natyrisht, e gjitha kjo duhet përballuar, teksa rrekemi të kryejmë metamorfozën e duhur në rregullat e sektorit financiar, për rrjedhojë edhe në garantimin e parametrave të tij drejt forcimit e stabilizimit, në mënyrë të veçantë për të reduktuar, kështu, probabilitetin dhe pasojat e një krize të radhës.
Në këtë vazhdë veprimesh, programi i sapo miratuar i ECB-së për të blerë në masë bonde qeveritarë nuk më duket aq i nevojshëm në këtë fazë të rimëkëmbjes ekonomike të Evropës. Në fakt, është tepër vonë për të ndikuar në stabilitetin e institucioneve kredi-dhënëse evropiane, të cilat u janë nënshtruar, në disa faza, ndryshimeve, përshtatjeve e rimëkëmbjes, por dhe shumë herët për të nxitur e kryer ringritjen ekonomike aq të domosdoshme, në nivelin tjetër. Nafta dhe çmimi i komoditeteve, në strukturën ekonomike të sotme, janë agjentët vendimtarë që përcaktojnë tregun, ndikojnë në zhvillimin e tij, të tregut të parasë apo inflacionin dhe për rrjedhojë rritjen ekonomike. Aktualisht, zhvlerësimi i euros dhe kolapsi në nivelet e vitit 2009 të çmimit të naftës duhen “lexuar” si mbështetje e mjaftueshme në këto momente për rimëkëmbjen ekonomike.
Veprimi i ECB-së, si fillim, rrezikon një zhvlerësim të dytë të monedhës së përbashkët evropiane, aspak të nevojshëm këtë fillim viti. Ai, të paktën, mund të tronditë tregun e parasë. Ndërsa, në lidhje me luftën ndaj deflacionit (tashmë të pranishëm në disa vende BE-së) pasoja nuk duket se do të jetë ajo që pritet. Inflacioni është tepër i lidhur me zhvillimin aktual të çmimeve, niveli i të cilëve kushtëzohet edhe nga zhvillimet në tregun energjetik dhe atë të çmimeve të komoditeteve të tjerë, paralelisht me disiplinën e arritur në sistemin financiar dhe tepricën aktuale të likuiditetit në sistem.
Në fakt, likuiditeti bankar është aktualisht tepër i lartë në eurozonë dhe aspak arsye pse kredi-dhënia ka rënë në nivele rekord. Për më tepër, forcimi dhe përmirësimi i bazës rregullatore dhe disiplinimi i aktivitetit dhe i standardeve të kredi-dhënies ka sjelle përmirësime të raporteve të kapitalit dhe aftësive për të përballuar riskun dhe trajtuar kolateralin. Po ashtu, normat e interesit që qeveritë e eurozonës mund të rifinancojnë vetveten janë prej kohësh tepër atraktive dhe me risk minimal në prime apo ngarkesa plotësuese, ndërkohë që një rënie tjetër në “yield”-e (përqindjeve të interesit për bonet e thesarit) nuk do të kishte ndonjë ndikim të dukshëm në zhvillimin e biznesit.
⃰ ⃰ ⃰
Para këtyre masave, pyetja që mund të shtrohej seriozisht duhej të ishte: A përbën, sot, deflacioni përzgjedhës në disa vende të eurozonës një rrezik për shëndetin ekonomik të gjithë eurozonës? Në gjykimin tim, mundësia për një deflacion të rrezikshëm në një të ardhme të parashikueshme është e vogël për dy arsye thelbësore:
E para është struktura elastike dhe e qëndrueshme e ekonomive të Eurozonës sidomos të marra së bashku. Vetë ekonomia e eurozonës këto dy dekada ka treguar një aftësi të lavdërueshme për të absorbuar goditje të ndryshme të lloj-lloj formash dhe gjithmonë vet-rimëkëmbet e vazhdon të rritet. Në këtë elasticitet apo kapacitet rimëkëmbje të trashëguar kanë kontribuar një treg dinamik pune, një kapital efektiv e fleksibël, një traditë ndërmarrjeje dhe një gatishmëri e përgjithshme për të përqafuar progresin teknologjik dhe toleruar ndryshimin dhe përshtatjen strukturore-ekonomike.
E dyta është tradita dhe qëndrueshmëria e sistemit financiar të Evropës së vjetër që është një faktor mbrojtës me ndikim të lartë dhe të rëndësishëm. Ai është konsoliduar dhe skalitur në çdo stuhi financiare ciklike, përfshirë dhe këtë të fundit. Në këtë kuptim, një faktor shtesë kundër deflacionit është dhe vetë ECB-ja, po njëlloj si çdo bankë qendrore në secilin vend. Ajo, nisur dhe nga përgjegjësia e saj, ndërhyn, ndërmjet të tjerave, për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, në raste inflacioni e deflacioni. Por, në rastin tonë do të jenë bankat qendrore nacionale të vendeve anëtare të eurozonës që do të blejnë porcionin më të madh të bondeve për hesap të tyre dhe me riskun e vet, duke krijuar, kështu, potencialisht, një situatë të paqartë në mungesë të një baze legjitime në një bashkim monetar, që nuk është kthyer ende sot në një bashkim fiskal të mirëfillte. Sigurisht, nga njëra anë, ky veprim ka avantazhin që shpërndan rrezikun dhe barrën fiskale (edhe pse jo aq proporcionalisht sa duhet të ishte); por, nga ana tjetër, nëse ECB-ja nuk do arrijë koordinimin dhe monitorimin e mjaftueshëm të këtyre blerjeve prej bankave qendrore, atëherë një gjë e tillë mund të konsiderohet si një hap drejt rinacionalizimit të politikave monetare, pikërisht kur është në pikëpyetje fati i vazhdimësisë për disa vende (p.sh., për Greqinë) apo vihet në udhëkryq procesi i zgjerimit të mëtejshëm të vendeve të tjera (përfshirë dhe anëtarësimin e Shqipërisë). Për më tepër, pozitiv është dhe formati i blerjes të bondeve qeveritare, në proporcion me vleftën e kapitalit kontribues në ECB, gjë që minimizon riskun e transferimit. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë ndikimi e rezultati mbi kërkesën aktuale, por dhe pakënaqësinë politike shoqëruese.
Pavarësisht këtij skepticizmi mbi masat e fundit të ECB-së, nuk mund të mohohet se ato mund dhe të shoqërohen me ndikime pozitive, nëse do të jenë elastike dhe të rishikueshme në volum-blerje e likuiditet, përfshirë dhe operacione të përqendruar ri-financimi afatgjatë në vende kyç. Mbi të gjitha, ECB-ja duhet të ketë mbështetjen e nevojshme për të tkurrur apo zgjatur afatet nëse është e nevojshme. Në të kundërt, nëse këto nuk arrihen, atëherë duhet të hiqet dorë nga QE, sidomos sapo të arrihet kufiri i inflacionit prej 2%, i parashikuar nga ECB-ja. Por, më duket, se ky kufi mund të arrihet vetëm nëse normalizohet çmimi i naftës dhe komoditeteve.
Gjithashtu, duke qenë se sistemi ekonomik është kompleks dhe i tejlidhur, mbeten për t’u konsideruar efektet e veprimeve ndërhyrëse të ECB-së në tregjet ndërkombëtare financiare, përfshirë dhe atë të kursit të këmbimit, siç ndodhi pak ditë më parë në Zvicër. Mesa duket, një mori rrjedhimesh zinxhir që sapo kanë lindur do të kenë ekon e tyre në sistem. Ata mund të kenë ndikimin e tyre pozitiv apo negativ në shkallë rritëse. Megjithatë, sot, është e pamundur të parashikohet madhësia e këtij ndikimi, por dhe pasojat, nëse ky ishte një ndërveprim i duhur. Për më tepër, për të pasur një politikë monetare efektive në kahun pozitiv kërkohet një bashkë-renditje me politikat fiskale, që mbeten ende praktikisht individuale në eurozonë. Si problem mbetet një shtytje për nga sipër i përqindjeve të interesave, në përputhje me nivelet e taksimit me bazë të gjerë dhe bashkërenditjes së tyre me një program efektiv investimesh. Pra, a do të shfaqet, kështu, efekti i famshëm i “hedhjes me helikopter” i Fridmanit (Milton Friedman), ku dhe nëse nuk rritet konsumi, ri-balancohen portofolet duke përdorur likuiditetin e krijuar për të krijuar asete realë e financiarë, që, për rrjedhojë, do të rrisin vleftën e tyre, do të ulin koston e kapitalit dhe do të përmirësojnë bilancin e pagesave të kredimarrësve potencialë. Në fakt, printimi i parave nga banka qendrore është detyrë e saj, por në rastin e QE, banka qendrore krijon rezerva dhe i përdor ato për blerje asetesh financiare, kryesisht borxhe qeverie. Si rezultat, “para e helikopterit” shfaqet si kombinim dy politikash. QE çiftëzohet me një shkurtim taksash; kurse një rrugë tjetër të menduari është që paraja të mos përdoret për blerje asetesh, por banka qendrore t’ia jep atë njerëzve si rrugë për stimulimin e ekonomisë. Sidoqoftë, shpresa është që ECB-ja të mos ndikohet më tej nga presioni i brendshëm i politik-bërësve të saj, aq më keq të mos vet-kënaqet, por të rrisë pritshmëritë. Në këtë mënyrë, tregjet do të reagojnë mirë e nuk do të kërkojnë aksione të tjerë radikalë në të ardhmen e afërt.
⃰ ⃰ ⃰
Në përfundim, ndërsa përqendrimi është tek rreziqet e “tullumbaceve”, deflacioni, kapacitetet e tepërta, qetësimi mund të gjendet tek përmirësimi i nivelit të elasticitetit, rimëkëmbjes e trashëgimisë të sistemit ekonomik në eurozonë. Aq më tepër që zhvillimet kanë ritme më të përshpejtuara dhe më të shtrira, ndërsa politik-bërësit ekonomikë përballen me një arsenal pothuajse të pandryshuar instrumentesh dhe me një portofol më të gjerë problemesh sesa paraardhësit e tyre në cikle të mëparshëm historikë. Kjo është ndërlikueshmëria gjithmonë në rritje e sistemit ekonomiko-financiar global ku teknologjitë që kanë sjellë rritje ekonomike e zhvillim, kanë dhuruar, gjithashtu, sfida të reja duke rritur ndërlidhjen e ndërveprimin çdo ditë e më shumë. Është arritur progres global në implementimin e reformave të ndërhyrjes e përkujdesjes në nivel makro, por jo sa duhet në nivelin e bashkë-diskutimit e koordinimit të politikave monetare e fiskale. Akoma mbetet shumë për t’u bërë. Aq më tepër në kushtet e Shqipërisë.
YourDoll株式会社 前戯のために等身大のラブドールを利用することで無限の喜びを得る
ラブドール 限定リリースの超実用的なシリコーン人形の独占プレオファー
Stambolli digjet ky birboja kerkon kreher . Tashi do marrim keshilla nga my trapi qe e perzune rilindasit shamikuq
Eh e di duhet te kisha shkruaj per “Shpine me gjethe” se ajo eshte per ju tema e dites. Na fal eee!
Ti Denion e ke shkruar kete?Eshte e pabesueshme.Ky do jete ndonje perkthim sade.Nuk ka kapacitet Denioni te shkruaj kaq shkrim teknik,dhe kaq te gjate.
E di e veshtire eshte ne fakt te dali intelektual pa aprovimin e Rilindjes. Ndodh o Beni ndodh qe ecen ndonje vete si Beni qe ecen vete ndonjehere. ?
Mero mos boto me “mendime” te ketij kerricit se nuk kam me ta ble mo gazeten
Ne syte e gomarit te gjithe duken si gomere (e kerrice) ka thene dikush dikur.
shprehje me idiote nuk kam degjuar ndonjehere. E ke shpikur vete apo jo?
Mario Draghi e ka shkruar kete apo nje student ne universitet? Ky flet si me qene nja 70 vjec dhe i ka nja 40 e kusur vite ekspertize ne krye te institucioneve me te medha financiare ne bote!
Nga nje kerkim i shpejte qe bera online, paragrafin e pare e mbeshtet nga nje artikull i Business Insider; pra nuk jane mendimet e tij por thjeshte te rithena ne nje menyre tjeter, gje e cila eshte nje forme e denueshme plagjiarizmi.
ja artikulli me poshte, lexoni tek paragrafi i dyte.
http://www.businessinsider.com/what-is-quantitative-easing-2010-8
Turp! Djali i ish presidentit (ne mos gabohem) mundohet te beje emer me mendjet e te tjereve! Vetem te mos i kerkoje kush shpjegime per ato qe thote se nuk e ka idene nga t’ja nise.
Oh, edhe dicka; yield nuk eshte perqindja e interesit qe merr nga bonot por eshte kthimi ne investim nga mbajtja e bonove. Perqindja eshte dicka fikse, e shkruar ne balle te bonove, 10% e zeme. Nqs nje bono ka cmim kuponi (ajo qe eshte e printuar ne leter) prej $1000 dhe interesi eshte 10% atehere yield eshte $100. Tani, nqs vlera e bonos bie ne $900 i bie qe yield te jete dicka rreth 11.1%. Kjo per arsye se ti duhej te merrje $90 dollare nga nje aset me vlere $900 (10%) por ti i ke te garantuara $100. Pra ne kete rast yield = $100/$900 = 11.1%. Nqs vlera ne treg e bonos rritet atehere yield reduktohet.
O ti grup e para nk jam student prej shume vitesh e kam dy universitete e 4 mastera nga universitetet me te mira ne bote.
E dyta dhe Business Insider e paska kopjuar se eshte Wikipedia definition of QE!
Dhe po te shohesh ke link qe ke dhene shkruhet me italike:
A quick refresher from Wikipedia, in case you’re not quite sure but don’t want to sound dumb by asking…
Po ke me thene gje per analizen time thuaje perndryshe shko hidh helm me ndonje blog tjeter me mire.
Nga menyra me te cilen i pergjigjesh komentuesve dallohet qarte se cfare niveli ke, aq sa po me ben te dyshoj se edhe perkthimin ta ka bere dikush tjeter. 4 Mastera? Ha ha!
Pash zotin a u merzite qe dole huq e? Mos u merzit te lutem se kur te me hapet ndonje vend perkthyes ty do te marr pa dyshim. Se skeni faj ju ka lene Rilindja pa pune e sorollateni blogjeve gjithe diten per 200 leksha.
copy-paste 100% apo mbase copy-paste ka bere per ty babi rexhepi fizikanti i fizikes se ekonomise atomike…ohohooo sa kom qesh…ik ore trap, ore vjedhes, ore ore…akademik i ardhshem i ekonomise atomike te doganave qe heroinen e qarkulloni si krom….behu akademik si baba rexhepi ose shpejt do i besh shoqeri v.I.P ermal hoxhes. meqe ra fjala e njeh gje ti kete ermalin apo ate Clint eastwoodin e luiza xhuvanit apo zenin e berishss sepse se c’me ngjani te njejte ju ‘t’bijt t’shekullit te ri’ te VIP prinderve ne komunizem e VIP ne wc-demekracine qe bashkndertoi baba rexhepi i fizikes se ekonomise anatomike….trap qe na shet dhe mend eee……oooo plaku mero….ooo plaku baze po c’eshte kjo pune keshtu o ‘hallemadh’ i rilindjes. meqe ra fjala, o mero pyete zenin e shkrete se dhe ai si ky di te ‘vizatoje’ analiza. perse o mero perse ben diskriminim…na i shfaq dhe vizatimet e zenit si vizatimet e ketij trapit tjeter
Brrrr me trembe! Ca thua ne burg do me fusin eeee! Mos! Hahahaha
Beme baba te te ngjaj.I ati fliste e fliste e nuk thoshte gje Viktor Hoti
E di Viktor shume e veshtire per ty qe te kuptosh gje… ?
Ore supaxhi te rilindjes!
Kjo eshte super analize po se jeni budallenj ju ska faj njeri
Nuk bie dakort me autorin. Mendoj qe kjo nderhyrje e bankes qendrore europiane ishte ne momentin e duhur dhe do kete efekte positive.
Nje analize e thelle dhe realiste, cka tregon per pjekurine dhe profesionalizmin e autorit. Nuk kuptoj reagimin e disa komentuesve sikur u ka hyre zekthi. Ore njerez me mire rrini kot se flisni kot. Nese nuk keni gje per te bere vete se paku falenderoni ata qe kane qytetarine dhe miresine te bejne dicka per tu hapur syte njerezve, edhe nese nuk eshte gjelle e gatuar be guzhinen e rilindjes. Hapeni mendjen se ajo e shkrete si parashuta te merr ne qafe po ishte e mbyllur. Sa per shkrimin te lumte Denion.
E lexova me vemendje.Mjaft analize e thelle dhe e mire argumentuar.Bie dakort me idene se blerja e boneve esht mjaft me rrezik ne kete periudhe ku shumica e vendeve europiane mezi po rimekemben.ARgumenti i dyte mjaft i goditur.Bravo!!
Pergezime Denion, si gjithmon I sakte dhe shum bashkohor ne analizat dhe idete e Tua qe jep lidhur me problematiken ne fjale. Me vjen mire qe nje I ri si ti, me nje formim profesional Dhw me teper shum qytetar , trajton tema te till a mjaft kritike. Blerja e boneve, me te vertete nuk duket zgjidhje efikase Sidomos ne kete periudhe Ku inflacioni ka arritur masa galopant. Te lumte Denion.
Bravo Denion! Shkrim I thelle, por jo per nivelin e komentuesve!
MIRE ESHTE KUR NJE SHKRIM HA DEBAT DMTH KA DICKA
BRENDA.NUK ESHTE E UDHES TE OFENDOHET TJETRI PA
ARGUMENT ..PASTAJ TI PERMENDESH DHE EMRIN E BABAIT
QE KA QENE DHE PRESIDENT BURRE I NDERUAR KAPACITET
QE TREGOI VLERAT E TIJ NUK SHKON.ME DENIONIN DEBATONI
PER ATO QE KA SHKRUAJTUR DHE QE KINI DYSHIMET TUAJA .
SA PER NIVELIN E TIJ INTELEKTUAL MOS E VINI NE DYSHIM
DHE JU TE GJITHE PA PERJASHTIM OSE KINI BINDJE
TE KUNDERTA POLITIKE QE NUK ESHTE PJESE E TEMES
E SHIKOJ CDO PERGJIGJE NUK KA LIDHJE ME SHKRIMIN..
Denion nuk kam cfare te them me shume vetem te lumte pena. Nje verejtje te vogel ,kur e di qe RILINDESIT i kan hy me zell sulmit kunder teje per ” shkrimin “, ( te siguroj qe nuk e kan lexu por kane urdher per te godit ) ti o njeri pse merr mundimin ti kthesh pergjigje per t’u mbush mendjen , HARROJE, rilindja nuk i lejon. Ndaj po e mbyll duke te thene: TE LUMTE MENDJA E DORA.
Po ky qoftja paska i qeka vu mbrapa komentuesve e tu i kthy xhevap tek per tek. Leximi i komenteve ishte nona fare.
Jom seriali lale, amg-ja zeze hahahahahaha 6 marmita lale…. buka bardhe…. pres pergjigje plako, pres pergjigje se jom seriali lale.
Hera pare qe jom dhi tu qesh nga komentet…. Denino, lale je i papam….
Shume e argumetuar dhe shume i sakte artikulli! Jam shume dakord me cdo
Fjale te z.Denion .
Te lumte , nje mendim origjinal dhe i sakt ! Respekte z.Meidani
Nje mrekulli xhan, le te hajn nutella xelozet … Je diplomat , e ke ne gjak … Je i adhurueshem . Big up
Me krijon vullnet per te bere analiza te metejshme shkrimi i mesiperm. Nuk mundet askush qe me nje gjykim apo analize te krijoje impakt pozitiv aq me teper tek ata qe e shohin me ngjyra te sotmen. Nderkohe qe une mendoj se duhet kurajo per te thene te verteten te tjere mendojne jo me larg se hynda e tyre. Te besh analiza te tilla plot vlere duhet te kesh te shkuar e te tashme. Me vjen mire qe sidoqofte analiza, ka akoma njerez si Ju qe marrin persiper pa frike dhe plot kurajo te japin shpjegime per te verteta te pathena! Buburrimat e atyre qe as vete nuk dine ca thone nuk kane vend tek ne akademiket qe te vleresojme. Urime per analizen!
Argumentim i sakte per eurozonen .
Do deshiroja nje nr kontakti nga ju .
Me pelqen opinioni juan.
Do deshiroja te merrja disa leksion nga ju.
PRIVATESISHT
Nje analize sh e qarte edhe profesionale. Pergezimet e mia
me pelqen aftesia juaj analitike. nje pune modeste urime
Nje artikull jashtzakonisht interesant me ane te te cilit ka bere nje analize ekonomike shume te plote e cila ndihmon popullin e thjeshte te kuptoj se ku po ecen ekonomia !
Analiza juaj e thelle tregon intelektin tuaj.
Shqiperia ka nevoje per individ si ju
Nje analize e thelle dhe nje shkrim teper domethenes persa i perket situates ekonomike aktuale ne rajon. Bie shum dakort me shkrimin tuaj ne dy pika ate ku monedha e perbashket mund te hasi nje zhvlersim te dyte pasi te gjithe jemi koshient per ate cka ndodhi me Zvicer dhe gjithashtu i bashkangjitem mendimit tuaj qe nuk ka rrezik deflacioni sic e keni permendur dhe ju eurozona e ka treguar qendrueshmerine e saj. Komplimenta.
Analiza e mire por i mungojne disa ane pozitive te nderhyrjes se Bankes Qendrore Europiane. Do ishte me vlere tu kapte dhe nga ai kendveshtrim per te qene e plote. Kollaj te thuhet ben apo sben pa u thelluar me shume edhe se hapesira e zgjedhur nuk te lejon shume. Gjithashtu i sugjeroj autorit mos te merret me komentuesit qe qellim kane lojen dhe kurrfare lidhje me analizen ekonomike.
me kater mastera, dy dele e nje gjysemdash ,dy fakultete te kryera e dy dokoratura e dy lope me dy veshe gomari mburren prej ajnshtajni vetem e veetem ‘super IQ’ si al Denione. keta 4-5-6 komentet e fundit i kane bere masturbueshem mbajtesit e koqes se kandarit nese jo vete denioni i ekonomise se perkthimit anatomik a atomik si i thonin dreqi ta marre.
Po ti cfarë po bën. Lexoje shkrimin dhe merru me të. Nëse nuk mundesh se aq mbush bej ndonjë shkollë ose master vetë që të mos kompleksohesh nga formimi i të tjerëve. Qetësohu se stë bën mire gjithë ky mllef. E di jeta nuk I përkëdhel të gjithë njësoj, por për këtë stë ka faj as denioni dhe as komentuesit.
Ketij hajvani nuk kam cfare pergjigje ti kthej po me habit redaksia si lejon nje te tille gjuhe prej barboni ne kete blog.
Nje analize shume e mire por besoj se ECB Duke pare nje ulje te sistemit te kredidhenies ne Eurozone dhe nje fuqizim te Dollarit ben blerje re bonove gje qe besoj qe nuk sjell zhvleresim te Euros pasi ECB eshte me shumice kontribuese nga Gjermania e cila kerkon nje Europe te forte e te bashkuar me qeveri te forta. Mos harrojme politiken anerikane per zhvlersimin e Dollarit. Te pergezoj Denion. Respekte
Ju falenderoj per komentet dhe mendimet!
Pergezime djalosh vazhdo keshtu se nuk kishte si te ishte ndryshe babait do i ngjaje. Keta qe permendin ate figure e bejne thjeshte se jane te kompleksuar nga integriteti, qytetaria e dija e tije.
Me ne fund e lexova… Skrimin se komentet i mbarova dje.
Deniono, je zgjat shume per te thene nje ide super te thjeshte qe mbase mbase tregon edhe njohurite e pamjaftueshme rreth temes e me teper rreth lexuesit te gazetes. Ne ke kellqe keto shkrime teknike mos na i shit ne budallenjve te Temes por ik e botoi neper revista qe i lexojne specialiste te ekonomise apo bankes qendrore qe edhe te marresh komentet e duhura. Gjithmon ne ti pranofshin….
Ketu lale do merresh me serialin e shoke.
Neve, i dashur na i thuaj troc gjerat.
Bravo. Nje analize e thelle dhe e sakte. Jam dhe un me te njejtin mendim sidomos per pjesen ku fillon: “Vete ekonomia e eurozones keto dy dekada ka treguar nje aftesi te lavderueshme per te absorbuar goditje te ndryshme te lloj-lloj formash…” Te uroj suksese Z. D. Meidani.
Ester para se te fillosh lavderimet e nxituara mbaj parasysh qe Eurozona nuk ka dy dekada qe eshte krijuar. Zyrtarisht ajo fillon te ekzistoje me hedhjen ne qarkullim te monedhes EUR ne 01 Janar 1999 ne 11 vende te Eurozones. Kjo vlen edhe per shkruesin e ketij artikulli te cuditshem dhe thjesht antikonformist, me qellim thuajse imediat per te shquar vetveten ne rrymen e pseudoanalisteve te shtuar progresivisht ne lloje dhe fusha per te cilat nuk e ndjejne se ia kane nevojen te kuptojne ato qe dine dhe te shprehin ato qe kuptojne.
Autori duket se nuk e ka marre mundimin t’a ngreje debatin ne nivelin e korrespondences me politikberesit e ECB-se, duke mos shprehur dhe pasqyruar objektivisht asnje prej argumentave qe rezultojne nga vendimet me te fundit te ketij Autoriteti Monetar per paketen e shpetimit financiar te tregjeve bankare dhe private (me fokus drejt atyre periferike qe perfshijne Greqine, Spanjen, Italine dhe Irlanden).
Ekonomia e Eurozones, ndryshe nga sa autori i ketij shkrimi arsyeton pa argumenta, ka pesuar goditjet me te medha prej krizes me origjine amerikane te viteve 2007-2008, fakt qe gjen pasqyrim ne uljen e madhe te pagave minimale(per te cilat nuk ka ndonje minimum ligjor te detyrueshem) ne vende si Belgjika, Gjermania, ne menyre qe te ruajne avantazhet e tyre konkurruese brenda Eurozones (ku keto ekonomi eksportojne me se shumti) dhe jashte saj. Edhe ekonomite kryesore si Gjermania dhe France jane te zhytura ne gjendjen e nje rritje te dobet ekonomike ne terma reale me rreth 0.5% ne 2012/2013, nderkohe qe ajo amerikane ka shenuar vitet e fundit rritje prej me shume se 1%.
Paketa e shpetimit prej 1 trilion EUR qe miratoi ECB se fundmi, eshte nje kopje shume e vonuar e masave amerikane te vitit 2008, miratuar nga FR. Megjithate kjo vonese e ka nje shkak, thjesht dhe ligjor, qe ka te beje me ndalimin eksplicit te parashikuar ne Traktatin e Lisbones (2007, i cili ndryshon Traktatin e Maastrihtit) per mosfinancimin e ndermjet autoriteteve monetare te shteteve anetare dhe ketyre te fundit me ECB-ne. Ky shkak dhe nderlikimi kompleks i instrumentave ligjor EU ne krahasim me ato te US, jo vetem perfaqesojne shkakun, por edhe dyshimin kryesor sesa e suksesshme do te jete ne implementim kjo pakete e ECB-se me keste mujore te shtrira deri ne Shtator 2016.
Nga ana tjeter vetem lajmerimi i miratimit te kesaj pakete nga ECB, i ka dhene tashme sinjalet pozitive per ekonomine e parbashket EU, meqenese EUR po njeh nje tendence zhvleresimi kundrejt Paundit UK dhe Dollarit US, duke krijuar shpresa te forta per permiresimin e gjendjeve se deficitit tregtar dhe borxhit kombetar jo vetem per ekonomite periferike, por edhe per shtetet qendrore si Franca ne gjendje thuajse stanjacioni ekonomik dhe me ekspozim ne rritje te borxhit publik.
Keto jane disa prej aspekteve me te dukshem per t’u hedhur si reflektim kundrejt atyre te shkrimit te ketij autori, nderkohe qe mbeten per t’u vleresuar analitikisht edhe luhatjet ne faktoret e prodhimit dhe burimeve natyrore (per te cilat sigurisht ekonomia amerikane eshte ne kushte avantazhi ndaj asaj te fragmentarizuar dhe jo te centralizuar europiane).
Autori duhet te mbaje parasysh qe, ne kushtet e abstragamit nga faktore te tarafeve personale per promovim e profilit te tij ne te ardhmen politike, eshte tipike per shumicen te te lavderoj kur nuk kuptojne misterin e formes se asaj qe ne vetvete nuk ka substance te dobishme dhe aq me pak vleren e recetes per te rekomanduar modele sherimi. Mos genjeni njeri-tjetrin ne kete lloj histerie kolektive te sharjeve, lajkave dhe sarkazmave te panevojshme qe zanafillen e kane tek ky shkrim thuajse pa permbajtje dhe qe te kujton fjalim e ish-kyreministrit Nano me elektoratin ne Divjake rreth vitit 2002, kur shumica degjonte, duartrokiste dhe lartesonte misterin e asaj qe nuk kuptonte nga elokouenca e sofistikuar, por boshe, qe buronte prej gjendjes karakteristike te nenvleresimit ne te cilen ndodhej me se shumti ky autoritet shteteror per njerezit e bazes se partise se tij (videon e gjeni edhe ne youtube, dhe ju paralajmeroj per te qeshurat qe do te keni).