Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota!

26 Janar 2015, 11:46Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohitaj

 

Kemi 23 vjet që dëgjojmë padi për shpifje, padi për dhunë fizike apo morale, padi….pa fund. Ministri i Brendshëm paditi për shpifje një deputet të PD, Z. Paloka. Kaq shumë kemi dëgjuar shpifje sharje e kundër shpifje e sharje në politikë, sa tani po na duket e kotë Padia që bën një politikan për tu hakmarrë ndaj shpifësit.

Si mund të disiplinosh një njeri që nuk ka turp, me anë të ligjit?! Është thjeshtë eksperiencë, se një njeri që nuk ka turp nga ndërgjegja,as nuk ka frikë prej ligjit, sepse ai e ka marrë parasysh faktin që do të shkojë tek prokurori e më pas në gjykatë e atje një njeri normal o do skuqej o do zverdhej prej turpit, përjashto konsekuancat, (nëse drejtësia do të bënte drejtësi).

Për 23 vjet rrjesht në këtë vend njerëzia u zhvesh nga turpi, sikur të kishte bërë një terapi të fortë ndaj tij.

Nëse toka i përket dikujt, askush nuk duhet të guxojë ta kalojë nëpër mend për tja vjedhur tjetrit, sepse sëpari vjedhja është turp, pastaj është frikë.

Aty ku ndalohet të parkosh veturën, njeriu normal, duhet të ketë turp! kur këmbëngul ta shkelë rregullin e i fut në dorë policit dymijë lekë të vjetra, madje më turp të ketë polici, sepse një polic i korruptuar nuk i duhet askujt.

Shembujt janë aq sa ligje ka, të cilat parashikojnë ndëshkim me burg apo alternativ.

Për herë të parë pas 23 vjetësh po vepron forca e ligjit, e cila erdhi si shok kulturor në Shqipëri, si një traum. Burgosjet për vjedhje energjie u nxitua të përkthehej si një akt i dhunshëm nga Qeveria, ndërsa për turp as që bëhej fjalë…

Në pak raste kam venë re në arrestime përpara kamerave, kur personi fajtor përpiqet të mbulojë fytyrën me xhaketën e tij apo duke kthyer kokën në të kundërt të kamerave. Pse?-Sepse ka turp ta shohin, pasi e ka bërë shkeljen e ligjit. Por do të ishte më mirë të kishte turp, në momentin kur do t’i kalonte nëpër mend të kryente vjedhjen apo cilëndo vepër të ndaluar me ligj.

Nuk ju vjen turp gjithë atyre arsimtarëve që pranojnë të ulen nëpër banga e të testohen për njohuritë, sepse ka dyshime mbi diplomat e tyre?

Turp kur i shohin gjithë populli edhe nxënësit e tyre, turp për ata që shesin diploma, sepse turpi është shumfish!

Sikur të ishim njerëz me turp nuk do të ishim edhe kaq të varfër.

Sikur të ishim popull me turp nuk do të shqetësonim të tjerët në punën e tyre, ose nuk do t’ pengonim ata për qëllime të mbrapshta, sepse turp kanë vetëm ata që punojnë e studiojnë me djersë.

Ngaqë jemi popull pa turp, zemë vende pune që nuk i bëjmë dot e pastaj fillojmë e rekrutojmë gjithë të paturpët edhe ata nuk dinë të punojnë e nuk kanë as turp e as nder por diçka bëjnë..

 

Njeriu është qënie aktive, ai nuk mund të rrijë dot pa bërë asgjë.

 

Dikush punon me lopatë, dikush në zyrë, dikush kërcen apo këndon. Dikush që rri…- thjesht lëviz gishtat nga nervozzizmi, dikush….- bën intrigë.

Askush nuk rri kot.

Por gjithsecili duhet të ketë turp ose kënaqësi për punën që bën, përpara se të ketë frikë prej ligjit..

Personalisht më erdhi turp, kur ish Ambasadori Amerikan, në intervistën e tij të fundit përpara ikjes u shpreh: “Shqiptarët të kenë turp, që nuk paguajnë dritat”!!!

3 komente në “Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota!”

  1. Te ndergjegjshem says:

    Po turpin qe Shqipetaret nuk kane leka te ushqehen kush e mban ???
    Perpara turpit eshte lufta per jeten .

  2. amla says:

    Jo mua per vete me erdhi me turp kur tha se i kish ngelur merak …..pa takuar Olta Gixharin.
    Me ate shprehje sikur donte te thoshte se i kish…. gjithe grate e motrat tona!

  3. palma USA says:

    Po Shqiptaret duhet te ndryshojne ne mendesit
    shperfytyruese se dikush eshte i zoti se ka bere
    pasuri”vjedhur”ne menyren me te turpshme…..
    Po ne cdo vend normal nuk ndodhin ata qe ndodhin ne
    tone te zhveshur nga vlerat ,kur do ndryshojme….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje