Nga Ilir Demalia
Sot pashë nje turr bataresh kunder Bashkim Shehut ne lidhje me librin e tij te fundit, “Fjalor udhezues per misterin e dosjeve” djalit te ish -kryeministrit më jete-gjatë në historinë e Shqipërisë. Njeriut dhe bashkëpuntorit më të afërt të diktatorit Enver Hoxha dhe përgjegjës për krimet gjatë luftes kundër shqipëtarve dhe pas saj me luftën e klasave si genocid shteteror. M.Shehu pra, ishte gijotina e Hoxhës deri natën e 17 Dhjetorit 1981 kur vrau veten apo e vranë nuk është e rëndësishme….!
Këto na i ka sqaruar Bashkim Shehu në librin ‘Vjeshta e ankthit”, ku askush si ai deri më sot nga fëmijet e kupolës së rregjimit komunist, nuk ka denoncuar krimet e prindërve te tyre !!
Përsa i përket asaj kohe kur i ati ishte kryeministër, vetëm femijet e Shehut nuk rrinin me femijët e bllokut, në të kundërt, rrinin me shtresat e thjeshta dhe të persekutuara, ne vecanti Skënder Shehu, i cili, në fillim të viteve 70’-te shpëtoj disa të rinjë të Tironës që njiheshin si të rebeluarit e Broadway-it e ishin skeduar si kontigjent interrnimi. Skënderi rrinte me ta dhe herë mbas here e shihje duke pirë me ta ke “Tymi” ngjitur me ish “Librari Florēn” ke rruga Dibrës ose sic quhej nga avangarda e rinisë se Tironës në atë kohë Broadway. Pra, Skënderi, ndëhyri ke i jati, duke i thënë:- janë djem të mire dhe për disa gjëra të nxituara që kanë bëre i marr unë përsiper ti edukoj ne Uzine. Skënderi në atë kohë ishte kryeinxhinjer në uzinën Dinamo.
Po le të merremi me Bashkimin!
1. Lufta e klasave ishte ajo ç’ka vuajtën shqipëtarët për 50- vjet dhe po vazhdojnë dhe sot në një farë mënyre në demokraturën tranzicionale- shqipëtare. N.q.s ne, do të veprojmë me të njëjtë llogjikë që ti mbyllim gojen dikuj pse eshtë biri X apo nipi Y e.t.c ashtu sic bëri rregjimi komunist dhe i jati Bashkimit për 50- vjetme rradhe… atëherë ku është ndryshimi?!!
Apo, më falni, të “persekutuarit” thonë se ne nuk i vrasim dhe i interrnojme!
Jo more jo, as keni bythë për ti vrarë dhe as fuqi per ti interrnuar… se aty i keni pasur dhe i kini akoma…jo Bashkimin, por ata qe kryen krimet!
Ramiz Alia dilte xhiro sa ishte gjalle si kokoroz midis Tirones dhe nuk i tha kush plac me goje… po e pershendesnin me rrespekt dhe te persektuarit! Aranit Celen aty e keni akoma ke Piazza pi kafen cdo dite, e te tjerët hetues, kryehetues, prokurore e…..!
Dhe cilet shkruajnë sot kundër Bashkimit ?! pikerisht ata të “persekutuar” te Kinostudios që rrinin gjithe ditën te dera që ta buzëqeshnin si JAGO, ata provincialët që kishin ardhur nga konviktet dhe jetonin tek shtëpia në fund të oborrit Kinostudios që përdorej nga sigurimi, ata rregjizorët që rrinin gjithë ditën me Bashkimin dhe natën që Mehmet Shehu vrau veten, pa i thirrur kush, shkuan dhe denoncuan Bashkimin si armik i Partise që në pik të mëngjesit në Komitetin e Partisë së Tiranës.
Njëri prej tyre ne 91-ishin u bë drejtues i Komitetit Helsinkit për të drejtat e njeriut. Shkruajnë ata të pesekutuar që agjitatonin në gazetat e partisë që kontrollohej cdo fjalë… Sofo Lazri e Miti Tona. Janë ata qe jargaviteshin me njemijë mënyra për të krijuar miqësi me cunat a gocat e bllokut, për tu futur si dhëndurrë e nuse, ata që i rrinin mbrapa Klem Kolonecit, Drini Nushit, mbas ndeshjeve mbrapa…., ata e ata…, ata që sjellin gunën nga fryn era, por tani guna ju ka bo si leckat e gabit dhe era i ka dalë dhe po qelb dynjanë.
Për cfarë duhet t’ja mbyllim gojën Bashkim Shehut?
C’krime i ka bërë vëndit shoqërisë?
A ka qenë propagandues i rregjimit?
A ka kryer ndonjë vepër te dënueshme?
A ka, a ka, a ka?
Pra, nuk ka asgje nga keto…
Akuzat që vijnë nga jagot e djeshem janë njësoj si ato që i bënë ne hetuesi Bashkimit e Skenderit: Kanë frekuentuar Tavernat e Dajtit e 15- kateshit me te huaj, visheshin, ekstravagante, leviznin me makinën CITROIEN, visheshin me rroba te shtrejta e marrëzi të kësaj natyre që ngjisin shumë saktë me akuzën kunder Bashkimit në gjygjin e drejtuar nga Aranit Cela.
Bashkim Shehu as ka përfituar si shumë pseudo te “persekutuarit” mbas 90-es, as ka thënë jam i persekutuar, as është përfshirë në pislleqet e qarqeve-politike, as mediatike, e as nuk kërkon një gjë të tillë.
Jeton në Barcelonë, boton shkruan, jeton jetën e tij.
Duhet t’ja ndalojmë te drejtën të shkruaj, të flasë, bile dhe të jetoj po të jetë e mundur?! Pse? Vetëm pse ka qenë djali Mehmet Shehut ?!
Kuptoni pra shqipëtarë dhe mblidhni mendjen njëherë e mirë, se lufta e klasave ka qenë e tillë jo vetëm nga Hoxha e Shehu, por nga ndihma e madhe që kane dhëne ky soj- Jagosh e japin në cdo sistem antivlerash dhe anticivilizuese.
O mjeranë, se shumë prej tyre jetojnë në perëndim dhe USA, se keni kuptuar se bota e qytetruar nuk funksionon me biografi dhe luftē-klasash?! Në të kundërt, me vlera lirie, me vlera njerezore, me vlera ligjore si nje kontratë midis popullit dhe qeverisë, ku cdo berr varet per këmbë të veta.
Në amendamentin e parë të kushtetutës amerikane, e drejta fjales, shtypit, besimit, te drejtën për tu grumbulluar ne protesta është e saksionuar si një e drejtë e patjetërsueshme.
A e dinë keta injorantë se babai i Mayor of NYC Rudolf Giuliani ka qenë mafioz e i biri u bë general prosecutor of NY e dha goditjen më të rëndë Mafias?!
A e dinë këta se i jati President Obama eshte nga Kenya emigrant e e ema martuar e ndare tre here e……
Jo mor jo, keta mjeranë që nuk dinë A-në e të drejtës dhe lirisë, urrejnë cdo gjë nga kompleksi inferioritetit, të pa-aftit që mendojnë se ashtu si në kohën e të jatit Bashkimit do të përfitojnë me luftën e klasave.
Bota civilizuar dhe demokratike-liberale ka parametra të tjera e prandaj janë ku janë. Ne i kemi si i kemi prandaj jemi ku jemi e sdo luajmë nga vendi- ISTIKAMI.
Nje shkrim qe lexohet me nje fryme.Kjo eshte per mua e gjitha “Kuptoni pra shqipëtarë dhe mblidhni mendjen njëherë e mirë, se lufta e klasave ka qenë e tillë jo vetëm nga Hoxha e Shehu, por nga ndihma e madhe që kane dhëne ky soj- Jagosh e japin në cdo sistem antivlerash dhe anticivilizuese.”
Syce ke humbur me ose pa vetedije thelbin e debatit. Ketu nuk diskuton askush nese Bashkimi eshte persekutuar apo nese ai duhet privuar nga ndonje e drejte esenciale. Ajo qe debatohet eshte qe Bashkimi nuk eshte perfaqesuesi me tipik i shtreses se tij per t’i varur ne qafe detyren e kurimit te atij muzeu. Fakti qe nuk ka kryer krime, eshte i persekutuar dhe nuk ka spiunuar askend nuk ndryshon faktin qe ai ka perfituar te gjitha favoret e nje pinjolli te bllokut derisa i ati njeri prej krimineleve me te medhenj gjate dhe pas luftes “ra nga fiku”.
Distancimi qe Bashkimi ben nga i ati dhe denoncimi qe i ben krimeve te tij eshte nje virtyt qe duhet repsektuar, por ai kurre nuk mund dhe nuk duhet te tentoje te behet perfaqesuesi i ish te perndjekurve. Eshte nje kostum qe nuk i shkon para se gjithash ne respekt te viktimave te sistemit e te te atit.
Mendoj se Bashkimi do duhej ta kishte menduar 2 here pranimin e fteses.
Ore koqe qe mbron Bashkimin! Ky baci yt qe na Shaka babane e vete( me dinjitoze do ishte ti rinte ne krah babait me heshtje he jo si Jagoy qe permend) ky baci pra kur e Mori vesh qe Babi Kishte kryer ato krime qe u denoj a ky? Kur I ra Babi Nga fiku?! Apo I dinte kur ishte Babai satrap? Nese nuk ka folur se I ka ditur Dhe saj mbante ke te mbyll gojen e mos na caj trapin! Nese nuk I dinte edhe pse ishte nja 30 vjec a sa ishte qenka gjynah se paska qene leshko! Po ik or bole me gjithe apologjine e Bacit!
I nderuar Kalus! Si anetare i vjeter dhe i regjur i PKSH, na thuaj ti rruget. Si duhet trajtuar komunizmi dhe krimet e tij? cfare duhet te bejme qe mos te perseritet? Kur duhet filluar procesi i denimit te krimeve te tij? Kush e ka per detyre dhe te drejte qe ta denoje? Pse duhen denuar keto krime ne esence dhe ne forme? Nese Bashkim Shehu i ka denuar krimet e bera nga Komunistet, pra dhe nga babai i tij, kjo do te thote se ai ka bere katarsin e ndergjegjes se vet. Ndersa edhe kur baba ben faje dhe krime dhe i biri e mbron do te thote se edhe i biri ka mendesi kriminale.
Po ay mall eshte qe nga 44 e sot gjeneza ndryshon forme por jo permbajtje ,ke bere mire qe ke hikur nga ky vend qe prodhon vetem antivlera dhe injorance te klasit politikane,nuk eshte vend per njerez normale
Jam dakort me artikull shkruesin, ne shume pika>Por Djemte e Mehmetit nuk ishin si ne, sic thoni! Te gjithe e dime! Nuk themi qe te denohet per te jatin por,ata nuk kane qene si ne! Dhe tani nuk ka si te jene si ne! Shikoni Lubanjen dhe Ngjalen apo edhe balliste dhe zogiste qe jane per mua tradhetare ! Tani ata e heqin veten te persekutuar! Me nje fjale Bashkimi nuk duhet te vinte tek shtepia e gjetheve se i jati ishte i pergjuar,por sepse i jati ishte nje pergjues!
E paske qa Syci
Ne lidhje me BASHKIM MEHMET FIQRETE SHEHU, eshte i vetmi femije i kupoles super te larte komuniste qe ka denuar bemat e diktatures te tmerreshme komuniste enveriste te kohes.
Para shume kohe mbaj ndermend nje shprehje te BASHKIM SHEHUT: “Ne ne familjen tone deri sa kemi qene me babin MEHMET SHEHUN gjalle nuk eshte folur kurre per demokraci dhe liri te vertete”. Pra, kishte censure.
Duhet thene edhe kjo tjetra qe asnje i persekutuar politik qe ne familjen e tij ka te pushkatuar, te burgosur dhe te internuar nuk ka dalur hapur te denoje njerezit qe i kane perndjekur padrejtesisht, por bile arriten deri atje sa thane se ne nuk e njohim hakmarrjen dhe i falim ata qe na kane “rregulluar jeten”. Bile GJYKATESIN ARANIT CELEN keto lloj vemjesh e pershendesin me “RESPEKT” NE RRUGE, duke hequr edhe KAPELEN REPUBLIKE nga koka.
Me e madhje keto lloj derdimenesh te persekutuar vrapuan dhe interesat e tyre, vuajtjet e tyre dhe gjithcka ja dorezuan me ja mbrojte, nje agjenti, nje bashkepunetori te sigurimit me pseudonimet “BISTURIA” dhe “PENICELINA”, komunistit ekstremist enverist SALI BERISHES.
Kurse shokun e tyre te vuajtjeve dhe te persekutimit LIRAK BEJKO e lane ne meshire te fatit pa perkrahje duke lene qe tu diqte dhe vdiste per interesa te tyre dhe u rreshtuan perkrah mashtruesit SALI BERISHA, tipa te tille si JOZEFINA COBA-TOPALLI, SIMON MIRAKA, etj. Kur s’keni fuqi dhe kellqe mbyllni gojen se eshte me mire dhe flsni me HESHTJE. Tung.
nje Big Like per “A”
Sigurisht qe B.Shehu duhet te flase dhe te shkruaje kjo eshtee drejta e tij e pamohueshme.
Por qe kryeministri ta ngreje ate nga Spanja ku ai jeton prej shume vitesh dhe ta sjelli per te kuruar muzeun e shtepise se sigurimit ne Tirane ,kjo nuk eshte aspak e drejte nga cdo pikepamje qe ta shohesh.
Ka plot te tjere njerez kompetente ne shqiperi qe mund ta benin kete pune me se miri plus qe e theksoj jetojne akoma ne kete vend dhe nuk kane prejardhjen komuniste te B.Shehut.Se kesaj i bie qe ata qe persekutuan te rehabilitojne vetveten,dhe biles te paguhen mire per te.
Rama mos te perzgjedhe njerzit sipas miqesive personale qe ka se fundi fundit nuk ka te drejte te beje ndere me arken e shtetit.
Sa per dijeni te gjitha shpenzimet per ngritjen e ketij muzeu shkuan mbi 1milion e dyqindmije euro,kjo sipas mediave.
@Qytetari, fatkeqesia e Edi Rames eshte: Ai eshte nje i keqkuptuar i shqiptareve, sepse ben gjera te mira per kombin, nderkohe qe shqiptaret do t’i kuptojne pas dyqind vjeteve!
Bashkim Rama eshte nje i denuar i ndergjegjes nga diktatura komuniste, pavaresisht se ai rastesisht ishte pjesetar i asaj familjeje…Bashkimit i jane shkelur te drejta e lirite e tij ne menyre brutale nga ai sistem dhe sot madje jemi vone, ai duhet te rehabilitohet nga vete PS dhe shoqeria jone shqiptare, qe nuk eshte pak fajtore!!!
Komenti yt eshte mjaft i llogjikshem! Ky koment eshte mire ti cohet Edi Rames. Nje muzeum i tille mund te ngrihej kur Shqiperia te ngrinte nivelin ekonomik ne ate shkalle sa te perballonte nje shpenzim te tille. 1,200,000 euro, mund te perdoren per te ndihmuar ata qe nuk kane buke ne tavoline, apo te behet nej investim per nj fabrike qe nejrezit te kene pune. Cfare do fitoje shqipetari i thjeshte nga ky muezeum, pervec se zbukurimin e CV se Rames para nderkombetareve.
@ qytetari ; nuk ke pse e paragjykon Bashkim Shehun pse eshte i biri i Mehmetit! Bashkimi eshte antipodi i te jatit.Eshte pa mekate,pa krime,eshte nje qytetar i vertete.
Tek e fundit , c’eshte kjo mani e pseudo-demokrateve te gjykojne te tjeret pse ka qene i biri filanit ?! Une p.sh.nuk e gjykova Pjeter Arbnorin (Toma),kur votova per ate ne ’91-’92 edhe pse ai ishte i biri i spiunit me te poshter ne sherbim te fashisteve!? Po ashtu edhe Neritan Cekes nuk ja llogaritem te jatin qe ishte ne qeverine kuislinge nen hyqmin e pushtuesvve fashiste. Pse,a eshte per t’u mburrrur sic mburret i nipi i Ajet Toskes ,(Alibeja)?
Jeni vertet Mjerane ,sic thote edhe artikull-shkruesi !
ilir te lumte .po faji eshte i inteligjences tiranase qe iku dhe u tret neper bote, pa nuk do te ishte katandisur shqiperia ne ket far bataku me gjithfare horrash edhe pleherash qe e hengren kete vend me gune e me lekure dhe tash bejne gjykatesin keta pisa ish anetaret e ppsh qe po shkerdhejne nje kombe te tere jane shume pleherat jane shume.
Te lumte dora Syco
Bashkimi ju kujton ,se kush JANE ME TE VERTETE.
-PERSE?!!-SEPSE, e kemi ne gen,jemi popull laraman,shpirtzi,hakmares,i pabese,prandaj do ta vuajme bashkerisht kete karakteristike gjenetike,brez pas brezi.Lum kush nuk perballet, ose e lidh puna me ndonje laraman,me karakteristikat genetike te sipercituara.C’i duhet Bashkimit, te vije ne kete vend ku hoqi picirin,ne vitet me te bukura te jetes,aq me teper qe Zoti,e mori me sy te mire dhe e dergoi ne perendim,qe te jetoje ne liri e demokraci te vertete,vitet qe i ka caktuar AI.- populli thote “gjarperit kur i vjen ngordhja,hyn ne rrotat e qerres”!-Ik,o Bashkim shiko te miren tende,mos u merr me laramane.
@Shqiponjajone dykrenore fron’e saj e ka ne Vlore, pershendetje!
Me kenaqe me sarkazmen tende, karakteristike e luftarakeve!
Faleminderit!
Zoti Shehu ka vlerat e veta si se pari si shkrimtar -ka bere nje liber shume te mire mbi dosjet; eshte nje person qe e ka jetuar mbi supe sistemin; dhe ka marre distancat nga sistemi ne mynyre konsistente, te ndershme e te hapur. Shyqur qe kemi nje te tille se tek ne jane te rralle dhe ta leme te beje punen e vet,
Perse duhet ti dilni ju ne mbrojtje Bashkimit ? Mos valle Bashkimi nuk eshte ne gjendje te flasi per veten .
Pra nuk ka kene ideja e komunizmit negative per perparim ekonomiko-shoqerore te shoqerise per barazi shoqerore.Po paskeshin ken keto jagot qe doni te ishin me komunist se komunisti ose thene ndryshej ma katolik se Papa.
Keshtu i bie qe ish sekretari M.A. karrocieri i fermes bujqesore “P.Rexhepi” Shkoder.Urdheronte per te vraret e viktimave ne kufi pragvitin 1988-1990 te lidhen me tela me xhemba e ti sillen ane e kand Shkodres per diskreditim te familjarve edhe per familjet e fisit.Ne zhvillimin e luftes se klasave per rrevulocionarizmin e Partise.
Demalia, te falenderoj! Je realist dhe me shpirt demokrat. Rralle, madje sh rralle lexojme vleresime te tilla. Falenderoj gazeten qe ua hap deren mendimeve te tilla. Djemte e M Shehut te tlle kane qene. Ladi sa i zgjuar e i zoti si elektronist, po kaq njeri modest ishte. Bashkimi madje mbahej si ekstravagant, gje qe sot duket normale, por ne ate kohe binte krejtesisht kundra ideologjise se kohes. Merita e madhe e Bashkimit eshte se ne mos gabofsha, eshte i vetmi femi qe me bindje i kundetvihet me sinqeritet edhe prindit. Kete nuk kam degjuar ta bejne as femijet e E Hoxhes, as femijet e Sali Berishes, as femijet e Fatos Nanos, megjithese keta te gjithe jetojne ne demokraci si edhe Bashkimi, i cili sic thote i nderuari Demalia, nuk ka kerkuar as statusin e te denuarit politik, me gjithe se i takon.
Se fundi te falenderoj qe i godet ne lule te ballit te gjithe jagot, qe per fat te keq i shohim e lexojme perdite ne emisjone te shumta e te neveritshme tv e ne shtyp.
Ajo qe me pelqeu veçanerisht ne shkrimin e Demalise ishte denoncimi qi ai u ben atyre provincialeve qe iu ngjiteshin femijeve te udheheqesve si kepusha. Kam njohur disa nga ata qe si zorraxhinj qe ishin, kishin krijuar shoqeri, (ne ate kohe me Sokol dhe Liljana Hoxhen, me Kudret Isain, me Llambi Gegpriftin etj etj). Dhe keto plehra ishin te paret qe e drodhen dhe u bene dhimokrate te qametit. Njoh shume fytyra te tilla. Dhe verej se as nuk as skuqen dhe as nxihen prej turpit. Madje nuk e njohin fare ate. Dhe jane shme te lumtur dhe krenare me veten e tyre, se nga provinciale te zbritur ne Tirane me valixhe druri te mbyllura me dryn “Tutius” sot japin mend neper kanalet televizive.
Tani me kujtohet se ne ate kohe, (rreth vitit 1980) Bashkimi i veshur me nje kostum “lekure djalli”, siç i thoshin ne ate kohe, shoqerohej dhe dilte xhiro ne bulevard shpesh here me Ismail Kadarene.
Bravo Demalia, i ke rene pikes. Se na merziten, si ata qe shkruajne artikuj, si ata qe komentojne, me akuzat “jo, po, ka qene djali ose vajza e filan fistekut”, ” jo,po, i jati apo e ema, apo gjyshi e stergjyshi kane qene ky, apo ai”, “jo, po kane qene shtresa te privilegjuara”, e ku di une me.
Jemi ne demokraci o njerez, nuk ka me lufte klasash. Ne fakt edhe ne kohen e diktatures vetem ne Shqiperi persekutohej deri te kusherinjt. Ne vendet e tjera te lindjes edhe vete i denuari, nese dilte gjalle nga burgu, kishte te drejte te vazhdonte edhe shkollen e larte. Keshtu qe diktaturen me te eger ne Ballkan e bene vete shqiptaret, nuk ua solli njeri. E bene sepse ashtu jane, smirezinj e ziliqare.
Ju z.Demalia ju ka lezet fjala se ishit te paret qe keputet zinxhiret per liri kushtetuse.Ajo mua me duket sikur nuk shkon me moralin shqiptar eshte fakti qe i biri te dale kunder te jatit,pas vdekjes,kjo mua nuk me tingellon mire.Mendoj veten time se jam plak vertet.Sigurisht Bashkim Shehun e kuptojme ne metamorfozen e tij,edhe kur nuk shkruan per te jatin.Mirpo kodi morali i familjes shqiptare me taban, nga e cila ai rrjedh, nuk e paranon qe i biri t’i kritikoje babane.Me mire do ishte as ta levdonte e as ta kritikonte(Ne fakt me ligj nuk e ndalon njeri te flase).Mirpo ka ligj ka dhe nje kod zakonor.Une keshtu i shikoj nderhyrjet kunder Bashkimit.Dhe me ne fund,te mos harrojme se pas Mehmet Shehut. ishin me mijra njerez idealiste qe skrifikuan edhe jeten,edhe per keta duhet pasur respect.Ne fund fare,menyra se si ai njeri u larua nga kjo jete ka hedhur shume dyshime dhe ka akoma njerez qe pyesin:Kush ish Mehmet Shehu ne te vertete?Ishte poliagjent i 100 agjenturave apo nje idealist qe deshtoi ashtu sic deshtoi ideai i tij?
@@DEMALIA, ju keni shkruar nje Shkrim te Bukur..Respekt…POR SHKRIMI JUAJ ESHTE PER ATA SHQIPETARER QE “KUPTOJNE” SHQIP,se ka shume Shqipetare qe dine te Lexojne Shqip..por jo Kuptojne…
Esht Tamam ashtu sikurese thoni ju:p.sh Ne gjermani sa Naziste Pati,kur dime qe 70% e populllit Gjerman, u pajtua me Diktaturen Naziste…nuk kemi Lufte klasash..jo i biri atij apo ketij…jo Spiun..jo i internuar..ect…por vlen te Permendim se Shqipetaret jane nga Ballkani..dhe Hane akoma “Trahanan Turke”…jo vetem keta por duket se Menojne me shume si Turq-orjental…sesa si Shqipetare-Shqiperie..lol
Syco bravo vella,iken njerezit qe i duheshin ketij veni dhe ngelen hajdutet dhe kriminelet,e ke qa ket shkrim si gjithmone i vetmi qe ja u perplas syve si athere dhe tani njesoj,shkruj vella se kena nevoj,na kane ca k…keta analistet qe i pagujn dhe thone vetem cfare dun bossat e tyne
Beno te shkruaj dhe per Binokun qe eshte Babai juaj se do tja vene manekinin te shtepia e gjetheve duke hap zarfat e duke deshifru mesazhet e spiunimit.
Nji danoc tirone qe na knoq sa here qe shkru,ah mo Syc kthehuni dhe hajdeni bojeni ket ven se e myten horrat
Bravo Syco,ke qene e do ngelesh unik leni cfare thone inotcite se nuk te mrrine dot,je trim dhe ke guxim ti thush gjonat ashtu sic jane,lexova shkrimin per Xhelil Gjonin qe jom knoq dhe me kete te bashkimit i ke vu vule e mos hum or burre shkruj se te lexojme me qef tmodh.
Une nuk jame kunder hapjes se ketyre “muzeve” te sigurimit, ose te bunkereve,por do te doja te shihja muze burgjet me te tmerrshme qe ka pare njerzimi :si ai
Spaqit ose i Burrelit,aty shihet nga afer tmerri qe kane kaluar njerezit ne keto burgje.
Jam me Mallakastriotin,keto shkrimet e tuja veshtire se jane per te gjithe qe kane inotin e derrit dhe jane injoranta,jane per nje shtrese shume me te ngritun qe kuptojne si funksionone demokracia e vertete dhe jo vec me bo keq si jane mesu shqiptaret njeriut qe nuk ka bo asgjo,e pash ne fb tek faqja juaj dhe me pelqeu shume,kane bo mire qe e kane mor gazetat.urime Syco
”Eshte nje ”kostum” qe nuk i shkon Bashkim Shehut ! Pse e themi kete ?! Sepse eshte fare e vertete se
Bashkimi shkonte pas ores 12 , me shi apo bore ne ”night club-in” e hotel 15 katshit . Eshte e vertete qe
takohej me diplomatet e huaj . Eshte vertete qe shkonte me te fejuaren , etj.
Eshte edhe kjo e vertete qe Bashkimi ne sistemin e demokracise nuk mban pergjegjesi per babane . Por po
kaq e vertete eshte se babai ii tij kishte shpirt e gen krimineli , i lindur si i tille . Po jap nje shembull : gjate
luftes Mehmeti kaloi me brigaden e pare ne Darsi te Lushnjes dhe aty gjeti disa fukerenj qe vetem token e
bute dinin te punonin ,nuk merrnin vesht fare nga djallezite e bizantinizmin sheheler …! Mehmeti i lidhi
dhe pushkatoi rreth 100 fshatare te pafajshem duke i justifikuar para Enver Hoxhes se ata ”ishin balliste”.
Po t’i shikoje Skenderin dhe Bashkimin ne ate kohe , sot nuk do te flitnin ne jystifikimin e tyre .
Bashkimi , sic e tha edhe Ai vete , se tash e tutje nuk do merret me me ‘!diktature” dhe ben shume mire ! AI
.me shume se cilido shqiptar tjeter e ”moli socializmin ” sa askush tjeter . Me ”xhyben ” e babait dhe nenes
se tij , ne darke ishte ne Tirane dhe ne mengjez ndodheshin ne Paris, Rome ,Stokolm, ku t’i donte kokrra e
qejfit ! Skenderi per nje ndeshje futbolli shkonte nga Stokolmi, ne ”Londer” !? Mjaftonte te hapte gojen Keno
dhe Ganiu arrogant,prepotent e shpirtlig ”in extremis” i kerkonte ambasades ne Suedi para..para ….dollare
per te bere qejfin e te birit te Kryeministrit … !!! Tash keta pa pike skrupulli ankohen ndaj atij regjimi qe ia
dha te gjitha , ndersa ne kontrast te thelle , si nata me diten populli shqiptar jetonte ne varferi e skamje dhe
sot nuk ankohet si puna e ketyre mytebereve , bile jane mirenjohes per cka beri ai regjim qe te gjithe njere-
zit e ndershem e vleresojne ….!!!
Plaku i mocem! E respektoj mendimin tend qe femija nuk eshte mire kur pergojon prindin ne opinion. Por!!!
Kete e pranoj per nje prind, influenca e te cilit mbyllet brenda familjes, por jo per prinder qe kane marre persiper te drejtojne vendin me bemat dhe cbemat e tyre. Ky prind na takon te gjitheve. Kur femija distancohet nga cbemat e tij, eshte tregues se kemi te bejme me nje njeri qe mendon per komunitetin. Mendoj se ky tipar ngre efhe prindin qe e ka edukuar.
Doli prap ky sigurims akoma aktiv, per te leshuar manovren e diversionit te rradhes!
Turp per temen qe merr pjese ne keto manovra!
Dihet boterisht se arratisjet ne ambasada u organizuan nga sigurimi jo vetem ne shqiperi por dhe ne gjermani lindore, hungari etj!!!
Habitem se si ky Demalia hiqet akoma si “kreshniku” qe hodhi “balozin e komunizmit “ne Shqiperi ne vitet 1990-1991.Te gjithe I kemi jetuar ato ndryshime te medha ne ate kohe dhe I dime se kush jane keto qe po bejne rolin e heroit.Cdo dite e me teper dalin fakte qe spiunazhi I huaj dhe dorzimi pa kushte I Ramiz Alise kane qene faktori kryesore qe keto “trima” duhet te mbyllin sqepin.Mjafton te lexosh kujtimet e ambasdorit te pare gjerman per ngjarjen e ambasadave qe te kuptosh qe ai ishte “truri” dhe “kacavida” qe shkaterroi ate system qe ishte duke dhene frymen e fundit nga nje vdekje natyrale dhe jo nga keta “deleted” si I.Demaliu.
Persa I perket Bashkim Shehut jam dakort qe ai nuk duhet te paragjykohet absolutisht nga bemat e babait te tij por nga “palla” qe ka bere ne ate kohe.E kujtoj ate kohe qe te pakten dy nga djemte e Mehmet Shehut nga 1966-1973 se bashku dhe me ca tipa si Lubonja dhe Ngjela ishin ne pararoje te orgjive te bllokut. qe komentuesi “dealfa’ I peshkruan sakte.Keto jetonin si djemte e Kadafit dhe Sadamit kur nga njera ane masat e popullit dhe rinise I kerkohej nje “lejfenizem ekstrem” nga ana tjeter Bashkimat dhe Skender shehleret I benin orgjite jo vetem ne bllok por dhe ne Europe.Mund te them se sjellja rrugacerore e djemve te Mehmetit ka qene nje shkak qe k/m I asaj kohe perfundoi pa lavdi por detyroi dhe Enver Hoxhen ti fuste tegelin ketyre mostrave.
Nuk dua ta ngacmoj Bashkimin por eshte ai me Edi Ramen qe po provokojne nje popull te tere.Le ta jetoje jeten Bashkimi dhe I urojme jete te gjate dhe shendet pa asnje kompleks por……nuk ka moral te dale ne krye te kesaj kryqzate qe po ben Edi Rama si me40 shenjtoret e papes, talljen e 70 vjetorit,pranimin eposhtrimit nga arvizu per shallin,hapja e bunkartit,hapja e shtepise gjetheve me kriminelin e gazidedes visho ajazit dhe tani plani idiot per te hapur tunelet e bllokut qe eshte cmenduri ekstreme.
Pafuqia apo tradhetia e Edi Rames per te denuar banden e Berishajve per te cilat mori votat cudiberese ne 23 qershor eshte shkak kryesor qe ky kryeminister por ben “show” per te trullosur ate popull perfundimisht.Kujtojme sjelljen psikopatike te Rames ne 1990-91 me shprehje sadiste : KOMUNISTET NE LITAR qe tingellon si delir psikopatik sot por dhe burracakeri ekstreme me ish komunistin berishe qe sot eshte kthyer ne nje monster.
Le te na thote ky “kreshniku demaliu” cfare ka bere ndonje heroizem gjate sundimit te talebanit berishe I cili dhe sot komandon faktikisht gjithe pushtetet ne shqiperi.Prandaj zoteri te drejtohet ty Rames ,Bashkim Shehut boll se na cate menderen..Enveri sa do te keqija te kete bere nuk bere me shume se shpura juaj qe ekeni patur hallall qe ju ka shtypur si krimba se te tille jeni.
Par te nderuar monstra: Pse nuk merreni me denimin e drakules vicidolit qe ka pushtuar shqiperine por gjeni shpetimin te kockat e enver hoxhes qe ka 30 vjet qe ka vdekur…
shuj bre demali !.. nuk e clirove ti vetem shqiperine..
Shuj, bre shuj dhe mos fole budallalliqe! Ku e thote Demalia se eshte ai qe i vuri minat sistemit? Na shujte tuj shujte! Nuk ke pune tjeter ti por vetem fshikullon autoret qe ngrejne problemet? Ti vetem shuj ti, llapaqen.
Perqendrohu ku te propozon ai dhe mos u mundo t’i thyesh kurajon nje njeriu qe ngre nje problem parimor!
Or Syç, o tutkun, ik e meso njehere shqip, pastaj dil e shkruaj.
Z. Demalia
E lexova artikullin tend dhe mund te them se 50% eshte mese i vertetete. Do thuash ku:
Pikerisht tek sahan lepiresit e ish regjimit te babit te Bashkimit qe ti permend. Por fatkeqesisht keta sahan lepiresa kane mbushur pushtetin e sotem duke filluar nga A-ja ish the aktual kryeministra e me rradhe. Nuk e di nese je i brezit te Bashkimit por per sa shkruan per jeten e tyre je totalisht gabim. Ishin vetem 10% poshte te atyre te Enverit dhe me i perkedheluri i te gjitheve ishte pikerisht Bashkimi. Ti ke te drejte qe ska lufte klasash me por ka moral. Si do reagonin gjermanet nese ne krah te Merkelit te qendronte djali i Gebelsit, si do reagonin Italianet nese ne krah te Renzit do qendronte djali apo vajza e Duces? Ketu eshte morali i shoqeris, i shoqeris shqiptare pa moral. Bashkimit i uroj gjithe te mirat por po te ishte pak i zgjuar do qendronte larg kamerave. Nuk mjafton te kritikosh babain por vepra mizore e tij nuk mund te mbulohet me kritika. Sa per Ramen nuk me ben shume pershtypje sepse e njoh kush eshte. Mjafton vetem te shikosh punen e tij ne keto vite dhe arin ne perfundim: restaurime bunkeresh dhe shtepi me gjethe si dhe restaurimin e Visho Ajazit. No more ciments.
O syco shko la ndonje makine sot dhe mos e merr me Bashkim Shehun.
Cdo sistem politik ngrihet dhe bie ne kohen e vet. Ai qe mbetet eshte populli, dhe populli ne cdo renie-ngritje duhet qe te jete i bashkuar. Gabimet e Zogut, Enverit, Berishes, Nanos, Rames po perseriten edhe sot, me forma dhe mjete te reja “demokratike”, “moderne”, “krijuese” etj.,cka tregon se kemi mbetur ne vend, nderkohe qe koha shkon perpara dhe vetem perpara. Ndersa ne tjerrim vetem lesh te lagur. Koha nuk kthehet dot mbrapsht, dhe as nuk ndalon ne vend. E shkuara dhe e ardhmja jane dy koncepte te cilat jane krijuar per te lehtesuar komunikimin, marreveshjen, mes njerezve etj.
Bashkimi mbarset ne Spanje apo nga Rama dhe vjen e pjell ne Tirane!!!!
Pse nuk sjell investitore Ai nga Spanja? Pse Ai nuk tenton te hape nje biznes, plus, ketu, familjarisht, per te miren e Atdheut? Pse nuk agjiton me shembullin e vet, me sakrifica, me krijimtari progresiste, me kurajo civile, me kritika ndaj Nanos, Berishea, Metes, Rames etj? Pse nuk ben “diplomatin” e Shqiperise ne boten spanjolle? Etj., etj.
Po pordha mbetet pordhe sado ta mburresh se ishte e forte e madhe ajo. E per te tilla gjera nuk kemi nevoje, se te gjithe njerezit e kryejne ate funksion. Pra, le te na bashkoje ideali i perparuar.
@@ shuj bre demali!..ju shkruani, dhe komentoni si ne Mbledhjet e Partise se Enverit…nuk po zgjatem… persa Komentoni per “Defrimet” e Mesiperme:Si c´do i ri ape e re…gjithkush Defrrente ne Shqiperine Diktatorjale sipas MUNDESIVE…por edhe sipas Defrimeve te Kohes:P.sh..Organizoheshin Mbremje Muzikore..si dhe Mbremje Vallzimi…
tani nese Bashkimi kishte Privilegjin ti shijonte me Ndryshe..pse jo..nese nuk do te ishte ai do te ishte Dikush tjeter….lol
Syco,je i madh,king,bravo te qofte per keto qe shkruan,vazhdo akoma se jemi te etur te lexojme gjera te verteta dhe mos degjo injorantet,ky popull eshte i afte vetem per nje gje te haje groshen pa kokrra mrene dhe te bej thashetheme, prandaj ka ngelur ketu ku eshte.te u
Te lumte,Syco ke kapur nje teme qe eshte mbire nder vite dhe kamufluar lufta e klasave eshte akoma mos mendoni se eshte zhdukur por perdoret e fshehte te gjithe marrin njeri tjetrin dhe heqin kush prish pune….ketu nje si ty nuk ka vend,rri e godit nga larg sepse mafia eshte e lidhur shih dhe kosoven cfare po behet por populli yne eshte popull mut qe ha dhe bar dhe nuk ngrihet,Urime.
Syçi veç te tjerave eshte sigurims e bir sigurimsi!
Por mbi te gjitha eshte nje hiç injorantisim!
Z.Ilir,lexova artikujt e tu per Xhelil Gjonin,me ke kenaqur,jam prof.ne fakultetin juridik,po te ishe ketu do do doja te pinim nje kafe,jane pak njerez qe shkruajne keshtu hapur dhe me vizione te qarta si per te kaluaren dhe per ditet e sotme qe cdo gje po shkone per se prapthi.Te falenderoj shume per shkrimet dhe njerzllekun qe perdore ne keto shkrime….e verteta i ther te gjithe vella,mos u ndal nga fjalet e lakejve…do te shkruaj ne fb per nje numer tel,me kenaqsi te flisja me ju.
I dashur Syc,nuk dua te shkruaj asgje sepse cdogje qe te them nuk ka vleren e asaj qe lexoj tek keto artikujt e fundit qe kam lexuar,te perqafoj fort dhe hajde te bejme nje dore gallate se na ka mor malli.
Hahahahahah o Sycooooo ti je mesu me qent qe lehin,shif karvanin ti qe te ecen si avion hahahahahaha bravoooooooooooooooooooooo
por ti illir sa larg coupoles ke jetu?
Per ILIR DEMALINE kam degjuar ne fillimet e demokracise.Duke lexuar rreshtat e mesiperme e pershendese per objektivitetin,zemergjersine dhe shpirtin liberal e modern.Djemte e M.SHEHUT ,LADI,SKENDERI,DHE BASHKIMI nuk kane mare asnje njeri ne qafe.Kam lexuar z.B.KOPLIKU i cili kishte punuar me djalin e madh te M.SH.ne URT-DURRES.LADI jo vetem ishte inxhinjer i zoti dhe familjar i mire,por ai ka ndihmur dhe shpetuar nga burgu shume qytetare durresake.
Sa per qejfet qe thuhen me larte jane te ekzagjeruara.Ne ate kohe ta kishe baben pergjegjes turni do fryheshe pak,jo ta kishe KRYEMINISTER….
Shikoni sot mbas viteve 1990-femijet e kryeministrave qe kane udhehequr SHQIPERINE,ku i kane femijet,ku studjojne,ku i kalojne pushimet verore,vjeshtore,pranverore,uikendet,ku kurohen,ku banojne,ku punojne,vilatdhe bizneset e pafund qe kane.Me keta merruni dhe jo me SKENDER SHEHUN qe sot e kesaj dite nuk ka nje shtepi ku te fuse koken ne TIRANE,POR strehoet sa ne nje shtepi ,sane nje tjeter tek shoket e tije.
Se fundi te pershendese dhe uroje gjithe te mirat z.ILIR DEMALIAJ.
o mirel
po beheni jo te merzitshem por dhe te neveritshem si Rama,Bashkimi apo Demalia qe kane bere qejf ne ate kohe pamvareisht se ja do interesi te shajne regjimin me shume se te burgosurit e Spacit qe nuk po ndihen.Ai i mesit dmth Bashkimi te mos hiqet engjellor.Nga menyra se si po vepron sot te krijohet pershtypja “se si i jati si i biri jane mut si ai qe i thirri” sic thote nje proverbe popullore
Nqs se Bashkimi nuk ka marre ne qafe njeri le te dekorojme dhe cunin e Enverit,Beqirit.Kadriut,Fecorrit,Ramizit etj etj..Pra pse po ha .ut ky bashkimi me kete demaliun pikerisht te shtepia e spiuneve ? Me shume te krijojne pershtypjen se jane kryespunet jo te gjetheve por te degeve dhe trungut.Per te treguar se sa kane vuajtur bashkimat e mehmetit shiko si e shkelnin me bythe Francen,Suedine dhe krejt europen…pra nqs se kane bere qejf atehere me parate e popullit pse duhet te paguajne perseri 1.3 miljon dollare per te pare gjethe kur kane perpara trungun Bashkim.Ja shikoje super turisten fiqerete me kelyshet e saj si harxhonin paret e mireleve:
DETAJ 1
“Në prill të vitit 1980, Mehmet Shehu, dy ditë me radhë, mori në telefon Skënder Shehun dhe insistonte që Skënderi të shkonte në Paris për të takuar vëllanë e tij Bashkimin, që ishte me gruan atje dhe shoqëroheshin nga Ali Çeno. Ne shkuam në aeroport ku prisnin ata. Ali Çeno i jep një letër Skënder Shehut duke i thënë se këtë letër e ke personalisht nga Mehmeti. Unë e pashë që Skënder Shehu letrën e lexoi në shtëpinë e pritjes gjatë kohës që po përgatitej dreka. Ishte porosia ….…”
DETAJ 2
“Ne fund të prillit 1981, kur ne pritëm që të vinte Fiqret Shehu në Suedi, Mehmet Shehu thërret urgjentisht Skënder Shehun në Shqipëri. Ne erdhëm. Pasi qëndruam 3-4 ditë, para se do niseshim, më takon në shtëpinë e tij Mehmet Shehu ku më thotë: Këto ditë do vijë aty në Suedi, Fiqreti. Ajo do të vizitohet, do të shëtisë, por ajo do të kryejë edhe një porosi që i kam ngarkuar unë. Prandaj po të jetë nevoja për ndonjë ndihmë, ti duhet ta japësh. Hollësisht për këtë tha, kam biseduar me Skënderin”
DETAJ 3
“Një porosi tjetër që Feçor Shehu më ka dhënë ka qenë porosia qe Mehmet Shehu, që unë të ndikoja tek Skënder Shehu për fejesën e tij me Silva Turdiun. Mua, që në mars të 80-tës, në mos gaboj, Skënder Shehu më pyeti: More, e njeh Silva Turdiun? Unë i thashë që çfarë do me Turdinjtë. Kam porosi nga prindërit, tha, dhe nuk e zgjati. Por e pashë që nuk e kishte me qejf, si të thuash. Kur erdhën në Tiranë nga Franca në verën e vitit 1980, Skënderi bëri përçapje që të fejohej me një vajzë tjetër, dhe në fakt, puna po rregullohej…”
O Syco,po rri o rob zoti mos u merr mo me politike.Ke fol njesoj si ke tymi.Ti si bojaxhi blloku (se ky tipi ka punu ne bllok dhe dihej kush futej atje) te paska fol ndonjehere ky Bashkimi,apo meqenese nuk rrinte me cunat e bllokut dhe vishej ultra per kohen,te eshte dukur disident.Po na thuj pak se cfare vlerash ka ky Bashkimi apo cunat e tjere te Mehmemetit apo edhe udheheqesve te tjere te asaj kohe.Ky pervec se ka qene dhe eshte cuni i Mehmetit nuk eshte se ka vlere tjeter.Ky eshte viktim e revolucionit komunist qe solli baba i vete me partine.Keta te gjithe e dinin mire lojen qe revolucioni ha pjellat e veta,por kujtonin se nuk do ti vinte kurre rradha e tyre.E dinin fare se si parajsen edhe ferrin e kishin nga babai.Keta na sollen edha ata katunaret dhe provincialet bythelepires qe na flet zoterote ne cdo institucion.Sepse ata nuk mund te jetonin dot pa bythelepirje.O syc.Cdo shaka qe boje ne ate kohe e boje se kishe kriju tek keta mendimin se ishe nje tarrallak dhe thjesht nje tifoz i tirones ku gjithkush mund te tallte trapin me ty.Biles edhe nofken Syci per kete arsye e ke.Ke dhon pershtypjen e nje njeriu pa tru qe mos merreshe ne konsidertate.Me cuan prokuroresh dhe hetuesish rrije o Syc.Prandaj rri aty ku je sepse imagjino “pervec se je cun tirone” ti na u bere disidenti i pare i regjimit.Ik o syc se duhet te hapen dosjet njehere dhe pastaj flit sa te duash.
@mohikanin: sa larg kupoles ka jetuar Syci? Boooo,,, ne Tirane ke jetuar ti? Ik o djale dhe mos fol per gjera qe si di. Syci ishte i vecante per kohen.Djale trim qe megjithese sigurimi e ndiqte perseri kritikonte dhe fliste kunder rregjimit. Sa here perfundonte ne rajon Syci se fliste me te huajt ne plazh aq te mira qofshin. Ngeli pa shkolle se kur ishte ne gjimnaz ia futen te atin ne burg per agjitacion e propagante. E jema, Nailja i rriti me halle por me ndershmeri dhe trimeri te dy djemte. Sa kujtime kemi nga ajo rruge e Durresit mor Syc!!! Vazhdo shkruaj sepse fjala jote vlen akoma.
Punkt
DY FJAL PER ILIRI E DEMALIAJVE : KU ISHE DERI NE VITET 90 SI JETOVE KU PUNOVE , JU JENI PREJ ATI SOJ SA QE SHPETIMIN NGA DIKTATURA E GJENIT DUKE U ARRATIS NE SERBI {KOSOVE} KUR JU PERS. PSKE QEN KAQ I RREVOLTUAR E SHUME DEMOKRAT E NA PASKE URRYER RREGJIMIN PO SI NUK E BANE NI DIT BURG O BURR PREJ PACI . EVERTETA NUK ESHTE VETEM , NE ANEN E ATYRE QE JAN PERSEKUTUAR SEPSE, ESHTE KJO SHTRES QE KA NDIMUAR ME SHUM NE JETGJATESIN E DIKTATURES . JU E DINI MJAFT MIRE KUSH ME SPIUNOJ VEQ TI E GOMARI PATET BA MUHABET .HAPINI DOSJET SE DO GJENI NJERZIT TUAJ ME TE AFET QE JU KAN SPIHUNU MOS E MERR NE MBROJTJE RRACEN E PERSEKUTUAR SE JAN RRAC E KEQE
or syc demalia.
ke bere gjysmen e komenteve.e hodhem nje here enver hoxhen e 1991 nuk da ta hedhim sa I here I fryhet rrocka edi rames,kadarese,bashkim shehut.
po te lexosh deshmine e Marjeta Shehut gjysem gruas se bashkimit kur thote per fëmijët e Bllokut me nuset e tyre kërcenin lakuriq në dritën e qirinjve ne party, apo te tavern e hotel dajtit me orgjite e francezit..jetuat ne kohen e bordellos bllokut dhe beri mire enveri qe ja u kiu te teme.
hiqeni kete fotografi te shemtuar se duket si djali Raul KASTROS
bravo ! super shkrim…
Ma mire te kishte bo Nailja nje kerccu se nxorri ket zullap.Po ke pas alamet babe or bir hajduti…cojeni te NY-Times kete super shkrim qe e perdor berisha per te fshire bythen..or katnar i pacit tropojes dhe 100 breza nuk beheni tironsa dhe ty tirrons i vjeter te vjen era zgjebe tropoje tung
Nuk te njoh,me kete shkrim kuptova shume dhe te pershendes!
Se ku bashkohen e di Syçi,
qe ka punuar ne Kinostudion Shqyperia e Re,
kurse une pyes ku ndahen?
Bashkimi ishte mik i ismail kadarese qe donte te rrezonte Bllokun me nentekst letersia perendimore,
Syçi e urren kadarene se Shkrimtari e ka akuzuar Sylcen si njeri nder ata qe kane shpifur ndaj Shkrimtarit tone me te madh e me te shqyer…
me vjen per te qeshur qe demailaj nuk i paska harruar ca vogelush province qe, ç’te benin, bashkimit do t’i serviloseshin, se kujt tjeter?
Por Sulcja paska harruar vete Bashkim shehun, qe impononte servilosjen…
Do komentoj me emerin e vertete, se budallenjte duhen kundershuar, perndryshe bota behet e pajetueshme.
Jam dakort me Sycin qe faji nuk duhet trasheguar nga ati te biri. Aq me teper ne rastin e Bashkimit qe, privilegjet qe iu dhane automatikisht, i pagoi shumefish me vuajtje te pashoqe. Bashkimi lindi ne Bllok, nuk e kerkoi Bllokun. Sot, ai ka kurajon e intelektualit humanist te ngrihet kunder triubuse se vet, ne emer te nje parimi me te larte.
Njeri ketu, i tmerruar, tha se Marjeta ka thene qe nuset e Bllokut kercenin lakuriq ne driten e qiririt. Ne, qe e kemi jetuar ate kohe, e dijme se nje gje te tille mund te kene guxuar ta benin shume pak kokrra. Megjithate shume mire kane bere! Pse nuk e keni problem qe sot e bejne te gjithe te rinjte? I keni gocat tuaja duke bashkejuar me te dashur pa kurore. Po bijte tuaj homoseksuale po martohen. Ku qendron problemi? Per kete dite kemi luftuar, apo jo?
Skenderi u fejua me Silva Turdiun se ajo ishte nder vajzat me te zgjedhura te kohes. (Sot eshte nder grate me zgjedhura.) Nje bir kryeministri ka mundesi te zgjedhe, atehere dhe tani. Silva u fejua me Skenderin se ai ishte nder djemte me te shkeqyer te kohes. Skenderi po bente doktorate ne Suedi. Aje nuk te mbajne me hater. Skenderi, ashtu si e thote Syci, ishte i thjeshte. Te qendrojme shtrembur, por te flasim drejt: Te tre djemte e Mehmetit ishin te vecante. Mehmeti, nuk e nxiti fejesen, por e pranoi. (Une kam qene aty.) Pse? Se i ishte mbushur mendja qe lufta e klasave duhej mbyllur. Dhe kishte te drejte! Ate e pagoi me koke. (Mos flisni pallavra, por mendoni)
o parid mavria
po ti paske qene syci apo tyci .po c’tu desh o mavri te beje 30 komente “like” dhe po dekonsporihesh qe je autori I tyre…jo per gjo por se rruan njeri me ne shqiperi as per cunat e mehmetit as te enverit se I perkasin shekullit te kaluar..take it easy..
I NDERUAR Parid, te pergezoj per komentin qe ke bere: i vertete, i drejtperdrejte, i sinqerte dhe i ndjere. Po ti nuk mund te dalesh ndryshe sepse i perket nje familjeje fisnike tiranase. Po Enver HORRI nuk i donte familjet fisnike sepse ishte bastard. Eshte shume e vertete qe, pavaresisht nga krimet qe ka bere Mehmet Shehu, vrasja e tij e pabese nga enver hoxha ka qene nje humbje per shqiptaret. Djemte e Mehmetit jam e bindur qe do te kishin ndikuar tek i ati per ta ndryshuar kursin, por edhe vete Mehmeti e kishte kuptuar me kohe, si Fidel Kastro sot qe e ka pranuar, qe komunizmi kishte deshtuar. Thuhet qe Mehmet Shehun e ka vrare Kadri Hazbiu (e me pas e vrane edhe ate vete) qe Mehmeti e ka quajtur Jago.
Kjo qe ben Bashkim Shehu eshte per tu admiruar qe del mbi te atin. Madje edhe ne ate kohe ka dale, duke ndihmuar kadarene me informacione qe dilnin nga goja e ish diktatorit. E ka treguar kete prirje Bashkimi qe atehere.
Ju vertet keni kaluar nje traume si familje, por eshte pikerisht kjo drame qe ju ka ngritur shume shume lart nga pikepamja morale. Kerkush atehere nuk tha nje gjysem fjale te keqe per ju, dhe kjo duhet t’ju beje vertete krenare, jo vetem per familjen tuaj, por per te gjithe tiranasit.
Eshte per te ardhur keq qe edhe sot familja e enver hoxhes eshte ende ne qiellin e shtate dhe japin edhe intervista, shkruajne edhe libra, shetisin te qete neper Tirane. Kekrush as nuk murmurit nje fjale ne shenje indinjate. Njerezve nuk u ka ikur frika akoma, sepse e dine qe kane rrjetin e tyre akoma e te zhduk. Kjo nuk ka qene demokracia per te cilen kane aspiruar shqiptaret.