Ça ke ti Blush?

29 Janar 2015, 18:44Blog TEMA

Nga Marsida Kruja*

 

 

Mbase mora shumë guxim duke tu drejtuar por thonë se njerëzit shkruajnë më shumë nga dhimbja. Dhe e di çfarë dhëmb më shumë? Kur ke dhimbje dhe s’di si ta zbrazesh. Dhe një gjë të fundit. Jo Blush nuk je ngutur ta shohësh Albinin në krye të Kosovës. Je një predikues i mirë, ty edhe të del fjala. Kështu që ç’ke ti Blush?

Të flasësh nga 251 km larg , për atë se çfarë ndodh në Kosovë, sigurisht që është shumë e lehtë. Dhe unë që prej vitesh jetoj në Prishtinë, as që pretendoj të di diçka. Çfarë mund të dijë një shtetas shqiptar për masakrat në Kosovë, për të cilat jemi informuar vetëm nga media? Edhe kur ndonjë koleg mundohej të më shpjegonte tmerret e luftës, humbjen e familjarëve mua më dukej si një skenar horrori në Hollivud. Nuk do ta harroj kurrë ditën kur njoha nënë Ferdonijen, jo egërsirën por atë njeri që shtynte ditët në vetmi pas masakrimit të katër djemve dhe bashkëshortit të saj. Nuk kishte kujt t’ia përgatiste mëngjesin, kë të puthte, e kujt t’i ndjente aromën. I është mbyllur goja se nuk ka kë të pyesë ; Si kalove sot? Jeton ende me shpresën se dikush do kujtohet të gjejë eshtrat e bijve te saj, të paktën do ketë ku ti qajë.

– E si mund ta quash atë egërsirë Blush?

Në protestën e së martës doja dhe unë të isha aty si nënë, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të mi që po rriten këtu. Por detyra më sublime si prind i një vajze 6 muajsh më mbajti larg saj. Doja të isha aty e të bërtisja ndaj mosrespektimit të dhimbjes së tjetrit, madje të ulërisja si një egërsirë.

Kështu që ç’ke ti Blush?

Shkrimi yt më shumë sesa për Albinin duhet të ishte për qeverinë e shurdhët e të pafuqishme për të larguar një njeri pa ndërgjegje, pa turp. E dëgjove dhe ti konferencën e kryeministrit Isa Mustafa? Për një çast e ngatërrova me zëdhënësin e policisë, vetëm bilanc dëmesh asnjë fjalë për ofendimet ndaj nënave kosovare. Asnjë fjalë si burrë shteti.

Kështu që ça ke ti Blush?

A e di se çdo ditë nga Kosova largohen qindra të rinj me autobusë drejt vendeve te BE-së , për një jetë më të mirë? Ata dhe të vetmen armë që kanë , protestën, nuk e përdorin. Kanë frikë se si dëgjojnë, madje i fajësojnë pse nuk i binden pushtetit. Qindra të rinj të arsimuar pa punë, korrupsion, nepotizëm, varfëri ekstreme. Fundja dhe ne andej jemi mësuar me këto, por të durosh edhe fyerjen e shpirtrVe të vrarë është shumë. Nuk po mundohem të justifikoj dhunën, jo. Ajo është shprehje e mllefit të një populli, jeta e të cilëve nuk ndryshon prej vitesh. Fundja, ku ka më keq se kaq? Dikur një aktiviste e pyetën pse të dënuan? Dhe ajo tha : “isha në burg se shqetësova paqen, por në fakt unë shqetësova luftën.

Kështu që ça ke ti blush?

Albin Kurti është ndër të vetmit lider politik, quaje dhe shpirtëror po deshe, që ka pas vetes qindra të rinj e të reja, burra e gra, pleq e plaka. Atë nuk e ndjekin pas punonjës të administratës që i detyrojnë dhe kërcënojnë me largim nga puna nëse nuk shkojnë në protestë. Ata janë rinia e këtij vendi që kërkon diçka ndryshe, që flet, që guxon, ata janë idealistë. Albini është i vetmi politikan në Kosovë që nuk bën kompromise për karrigen e tij. Këtë e tregoi fare mirë gjatë koalicionit paszgjedhor VLAN, ku nuk pranoi poste ministrore por përkundrazi vendosi kushtet e tij të kahershme. Po sot është Albini që heq dorë nga gara si drejtues i Vetëvendosjes si një lider demokrat duke lënë garën e hapur. ( fundja pse duhet të presë sa të mbushë 70 vjeç për ta bërë këtë?

Kështu që ca ke ti Blush?

Mbase mora shumë guxim duke tu drejtuar por thonë se njerëzit shkruajnë më shumë nga dhimbja. Dhe e di çfarë dhëmb më shumë? Kur ke dhimbje dhe s’di si ta zbrazesh. Dhe një gjë të fundit. Jo Blush nuk je ngutur ta shohësh Albinin në krye të Kosovës. Je një predikues i mirë, ty edhe të del fjala.

Kështu që ç’ke ti Blush?

*Zëri

30 komente në “Ça ke ti Blush?”

  1. Kris says:

    Blush ka prostatin ne goje!

    1. andi says:

      Blushi shpejt do jete ne rrolin e Sali Serbit ndaj Serbise, mbajeni mend kete cfare po shkruaj sot.

      1. raimond vlonjati says:

        Blushi beri nje artikull shume miqesor ndaj Albin Kurtit,
        dhe une nuk e kuptoj ku ishte e meta e atij artikulli qe kjo bashke me disa te tjere I sulen Blushit..??!!

      2. Realisti says:

        Blush eshte atdhetare dhe politikan i rralle ne Shqiperi.
        Po ti c’ke ori Marsida?Eja ne veti dhe shiqo gjerat realisht.Kurti eshte me gen malazezi dhe nje psikopat qe nuk mund te flije pa dhune dhe huliganizem.Ky psikopat perkrahet vetem nga isisovcat,vehabitet dhe Forumi i te rinjeve mutliman.A e dine ti ori e mjere se ne protestat e fundit kishte huliganizem me skenare te pranveres arabe.U lenduan policet,ku disa nga ta po sherohen ne Turqi,dhe u thyen lokalet dhe pasuria shteterore.Kush eshte ai i semure qe perkrahe te c’mendurin malazez,Kurti.Ai,ne asnje menyre nuk mund te vije ne pushte me dhune,sepse eshte me te meta psicike dhe huligan.Protestat duhet te jene vetem te qeta dhe jo dhune dhe vandalizem.Preteksi per Jabllanoviqin eshte vetem nje genjeshter e tij.Serbi ka kerku falje dhe tani ka mbaru puna.Egeresire eshte ai qe dhunon shtetin,thyejne xhama,lendojne Police dhe shkaterrojne c’do gje qe kane perpara.Kurti eshte agjent serb.
        Propozoj qe z.Blushi te emrohet per keshilltare te Kryeministrit te Kosoves.

    2. m says:

      Te Lumte ajo pende moj Vajze se e ke qare! Me mire nuk i thohet atij capaculit Blush bythpambukut!

    3. Taulant/Tirane says:

      Sakte!

  2. Shqipo NR 1 says:

    Ju maloko-kosovare nuk beheni. Keni gene turko-arabe dhe nuk keni asnje lidhje gjaku me shqiptaret dhe Shqiperine. Ju jeni prova qe kafshet e shkretetires nuk behen ne asnje vend te botes. Provat i kemi para syve.

    1. Gregor says:

      C’ke me autoren e shkrimit. Me bukur se ka shkruar nuk ka si behet.
      Blushi bashke me ne te tjeret te shohim vehten tone, pastaj te mendojme nese duhet te flaim per te tjeret ndonje fjale.

    2. m says:

      Po provat per vetveten ku i ke ti mor korrak i ulet shipfoles qe ofendon si qen gjysmen e popllisise shqipetare?

      Y fare e keqe serbofile!

    3. Realiteti says:

      Shqipo nr 1=tum.Kosovaret jane dardan e jo kriminel,tritolist,kanabis dhe trafikant si majori dhe ti me te tjeret rondokop.Dardanet nuk duan te jene abuzues te prinderve,femijve,te moshuarve,shitjes se motrave pleqve serb etj.si puna e jote ore shpellare.A vritet vajza per mosthirrje telefonike ore sperme ortodopordhe.Edhe ti shqipo,do bene trafik me motren per nje shovenist serb ose grek.Mjafte me ore shpellare se e bete plehre Shqiperine.

  3. Billy says:

    Po deshe te besh sherr me fqinjin, ben sa here te duash. Mirepo kosovareve ju ka rene per hise te jene fqinje me serbet. Edhe ne e degjuam ate intervisten e atij ministrit serb dhe nuk na u duk aq provokuese sa te djegesh Prishtinen.
    Ai nuk i tha askujt egersira. Ai tekstualisht tha: ” Qendrimi i shqiptareve ndaj qytetareve serb, te cilet donin te vizitonin manastirin, ishte i ashper (i eger)”. Kaq. Ju doni te vriteni. Vrituni dhe e digjni Kosoven. Do te detyroni Ameriken t’ju vendose perseri nen kujdestarine e Serbise. Nuk mund te beni shtet e te qeveriseni ne kete menyre.

    1. m says:

      Or billy i mencuri! Eshte kjo qe tha ai pas apo perpara! Nga e ke marre kete pasazh? Na jep linkun ta lexojme edhe ne!

  4. gomisti says:

    Plasen cokollatat dhe keteja…

  5. Zani Burimi says:

    Se pari Blushit, moj zonje e nderuar, nuk ka se çfare i duhet fare se ça ka Albini, se vete ai livadhis nen sqetullen e paraardhesve te vet. Tani i eshte mbushur mendja se eshte dhe nje Shekspir shqiptar. Edhe Rama nuk dime se si e duron mendjemadhesine e “spikatur si te gjelit maje plehut”.
    Tani po i drejtohem ketij komentuesit “Shqipo NR 1”:- Mos bej thagma te atilla siç ke shkruar pa asnje pike pergjegjesie duke folur si e ema e Zeqos ne maje te plehut, lum zotnia, se kosovaret jane me shqiptare se te gjithe ne ketej kufirit te Morines. Siç duket, nuk ke asnje derhem mend, derisa ata i kane bere gjithe luftrat per pavaresi. Duhet te besh ADN.ne tende se mos del monster! Turpi te mbulofte, se nuk kishe ndonje zor te shkruaje ukubete te atilla.
    Marsida, e ke hak te jesh jo vetem e mençur, por dhe e zonja e pendes! Tungjatjeta, , çike bujare!

  6. €€ says:

    Blushi eshte idioti matan kufirit tone.

  7. MulazM says:

    Blushi eshte GEY dhe si i tille kruhet…

  8. rezart says:

    Për Blushin gomari ka dy këmbë!

    Blushi ëshë i shqetësuar me protestat e dhunshme të Albin Kurtit në Kosovë, por nuk thotë ose shkruan as edhe një fjalë ose rresht për minierën e Trepces në Kosovë, dhe shitjes së saj në duart e serbëve!!
    Edhe këtë herë, Blushi, sjell një pjesë të së vërtetës, gjysmake, ashtu sic i intereson serbëve ose qeverise se Mustafes!
    Blushi në esenë e tij, Ca ke Albin? dënon dhunën e Albinit në Kosovë, deri diku me të drejtë, por nuk dënon aspak lojërat e pista të qeverisë së re kosovare në lidhje me mbarëvajtjen e minierës së Trepces. Teorikisht, ashtu si NËNa Parti, Blushi ka të drejtë, sepse pushteti nuk fitohet as me dhunë, as me gurë a grusht shteti. Por, nga ana tjetër, një shkrimtar, që ka dhuntitë e psiko-analizës, duhet të thellohet më shumë në një fenomen të dhunshëm. Por Blushi, gropat e thella i ka frikë, sepse aty notojnë diktatorët që Benin e mbajnë gjallë me oksigjen. Ben Blushi deri më sot, nuk ka akuzuar asnjëherë qeverinë e Mustafës por edhe ato paraardhëse, për korrupsionin e tyre galopant dhe varfërinë që kanë mbjellë dhe po mbjellin në Kosovë. Kosovarët e mjerë, po arratisen nga Kosova në karavane të gjatë, pak a shumë sic e bënë në kohën e Milloshevicit. Ca ke ti Blush, atëherë që i mbyll sytë ndaj kësaj kolereje kombvrasëse? Ku ishe futur ti Blushi që nuk i pe dhe nuk po i sheh zbrazjet e hapësirave kosovare? Albin Kurti, me të vërtetë ka disa defekte klasike, dhe ato janë: ai nuk di të bëjë llogari sipas formulës diplomatike ballkanike, pra të kërcejë mbi kufomat e kombit, vetëm e vetëm për marrë pushtetin. Po, këto defekte i ka, dhe këtu jam dakort me ty Blushi, por ndryshimi këtu qëndron, se ti, Kadareja dhe Enver Hoxha Ilir Meta e të tjerë, nëse dini të bëni llogari më mirë Albini, këtë e bëni sepse gjithnjë mendoni për interesat e juaja personale. Ndërsa, Albini, si idealist që është, llogaritë i bën ndryshe.

    Ben Blushi, do të bëjë mirë, që herën tjetër, nëse pozicionohet ndaj një skandali politik, apo proteste të dhunshme, ta analizojë ate nga të gjitha anët, dhe jo ta vizatojë gomarin që hedh shkelma, me DY KËMBË!!
    Të gjithë i dënojmë protestat e dhunshme, ama duhet të bëjmë pyetjen: përse degjeneroi protesta deri aty? Në këtë rast, po shitet një minierë, apo e Trepces në duart e Serbisë. Vërtetë, qeveria në fuqi është e plotfuqishme, sepse e ka zgjedhur vatani, ama vatani nuk e solli në fron për të shitur për dy grosh pasuritë natyrore të Kosovës. Moralisht, qeveri të tilla, janë kriminele, dhe Ben Blushi, si shkrimtar, duhet ta dijë mirë shumë, se politikanët kriminelë, juridikisht është vështirë t’i zëshë me dopje gjashtën në dorë, ama moralisht, ata janë gjithmonë vrasësit e kombit.
    Tek e fundit kjo është edhe arma e një shkrimtari. Ekzekutimi në kryq i diktatorëve në rrafshin moral. Celësat e arkivave kriminele, ne nuk i zotërojmë, përvec Kadaresë, që i vërviste celësat e arshiva Hoxhiste, përpara shpatës së Skëndërbeut!

    Ben Blushi! Ose merru me politikë, dhe sille tablonë e saj të plotë, ose mos u merr fare. Përndryshe, ti politikën e skicon si një gomar me dy këmbë, dhe pak a shumë, bëhesh edhe vetë i tillë!!

  9. Shqiptaria me tapi says:

    Shqipo-NR 1- po ti paske tapite e shqiptarise dhe po I ndan kujt I takon dhe kujt jo?
    Cyryk I mbaruar.
    Shqiptaria dhe kombesine e kane te trasheguar kosovaret njelloj me ne te Shqiperise dhe me teper nga ty.
    Ti as ua jep dot, dhe as jua mohon dot.
    Sa per tua njohur shqiptarine, shqiptaret nuk kane nevoje per opinionin gjysmak te nje gjysmaku.
    Kafshe parahistorike.
    Do I jepni dhe miratimin kosovareve nese duhet te ndihen shqiptare apo jo.
    Gjyle idiote, mish me dy sy.
    Kakerdhi e thare

  10. foli o vlla foli se disa nga keta tonet ne shqiperi nuk e dijne se kosova po e mban dhe ate pak shqiptari qe ka mbet nder ne

  11. samiu says:

    blushi eshte nje dordolec qe tremb sorrat

  12. lel says:

    O idjote, nuk ishte per albinin shkrimi. Ishte bjeri deres te degjoje penxherja. Si gjithmone sa i afroheni kosoves debiloseni. Na bo i ner, mos u kthe mo.

  13. RELI says:

    blushi eshte nje mendjelehte ,i rritur i perkedhelur nga ofiqet e babes se vet ,qe ne kohen e komunizmit..dhe deri me sot.A po ecen beni vete, nuk besoj se ecen vete ,dhe kete merak e ka dhe baba i vet qe prej feminise se tij e deri me sot.

  14. Ilirjan says:

    Respekt dhe Konsiderate per Ju, Marsida KRUJA! Nje refleksion i thjeshte, i drejte, i sakte, me plot kuptim!
    Ju faleminderit!

  15. Sala says:

    Marsida, do të thom diçka banale, por që ka kuptim: “Deshe fshat me drita, ha gopin e Lenos, tani”…

    1. m says:

      Po ti mor ndyresise! Zedhenesi i berishe serbit je qe i leshon fjalet si lopa bajgen?

  16. hysen says:

    ti zoje ere,
    me shkrimin tende me bere te kuptoj se nuk je me aftesi intelektuale te vleresojsh malverzimet e albin kurtit, skenat e prapaskenat,ambicjet e pangopshme te tije per pushtet e karrige.ai ka urrejtje patollogjike ndaj te tjerve qe i zene rrugen e karriken. nuk po mundet ne te gjitha rastet me u mbulua sepse e merr jorganin me te shkurt se trupin.ja dy shembuj;
    kur xho bajdeni e vizitoi kosoven e quajti thaqin xhorgj vashington te kosoves e pasi parlamenti i duartrokiti ne menyre frenetike
    i adhuruari yt e quajti parlamentin e kosoves”parlament primitiv”
    gjate nji vizite nee gjermani i nji grupi te albin kurtit ca politikan gjerman e pyeten:pse ti me shume e urren thaqin se serbin. lexo shkrimet e te ndjerit halit bogiqit.

    1. m says:

      Ti i ben pyetjet dhe pergjigjet i ke dhene po vete. Me qe Xho Bajden tha qe Thacka eshte Xhorxh Uashingtoni i Kosoves , kjo nuk e ben te vertete thenien e tij, dhe duartrokitja e deputeteve shqipetare( sa servile behemi ne kur nje amerikan thote dicka e bardhe apo e zeze dihet) nuk verteton se ai qe tha ai eshte e vertete mor dallkauk. E sa per Xho Bajden njihet edhe ne Amerike per mufkat qe leshon. E sa e njeh Xho Bajden cka ndodh ne Kosove or vic?

  17. hysen says:

    ti zoje e re, teveqele,
    prap e vertetove qe nuk je ne toke te bukes si thot populli.un skam bere far pytje e as pergjegje. un te pershkruajta tipin e personit(si duket te adhuruarit tend).nese parlamenti i kosoves nuk do te duartrakas nji diplomati te larte amerikan si eshte bajdeni kujte duhet ti duartrokas moj e merdhire ne tru.i nderuari bajden kurgje mos dijt per kosoven e din qe thaqi luftoi per lirin e kosoves mori lope.

    1. m says:

      Une nuk jam Marsida mor hysen karroqi. Mu pergjigj mua e mos ofendo ate vajze trime qe po thote vec te verteten. Une jam shqipetar prej Shqiperie. Po ti i perket gjysmes se shqipetareve qe i bejne dua te huajve edhe kur ata ja fusin kot apo na fusin thiken ne fyt. Thaci esht ei korruptuar deri ne palce. Nuk gjykohet se cfare beri gjate luftes por si po e shkaterron Kosoven sot me korrupsion dhe me aleancen qe beri me djallin Mustafe. Arvizu tha per sali tradhetarin burre shteti, kur ai shkaterroi Shqiperine e pruri tere bizneset serbe ne Shqiperi, e gjysma e shqipetareve u shkrine e u gufuan. Delli beri si i deshi me Kosoven dhe thacka me shoke i dhane concesione me kontrata miliona dollareshe( lexo artikullin e sotem per kete gje)

      Kosoven e shpetoi Klintoni dhe asnje tjeter dhe per kete Shqipetaret e Kosoves i jane mirenjohes. Kjo nuk do te thote qe ne ti perkulemi cdo amerikani qe vjen ne token tone e flet si i do qefi. Ti mendon se Amerika nuk e di se korrupsioni ka perfshire qeverine e Thacit? Je derdimen nqs mendon ashtu.

      E keqja jone jane ca si ti dhe ca politikane qe shiten menjehere tek i huaji per cka thone apo bejne ata dhe ca u besojne verberisht e ca i shfrytezojne per itneresat e tyre, pa vene atdheun para te gjithave.

  18. NO PASION says:

    A E KE LEXU DHE E KE KUPTU TY MARSIDA SHKRIMIN E BLUSHIT??????DUKET SE NUK E KE KUPTU ARTIKULLIN KESHTU QE …ÇA KE TY MARSIDA QE NUK KUPTON SHQIP????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje