Ben Blushi, njëri nga shkrimtarët që unë e çmoj shumë, sot ka publikuar një shkrim lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë me një titull sinjifikativ.
Në cilësinë e lexuesit të apasionuar të letërsisë, sot pasi kisha lexuar një raport të Der Spiegel-it për protestën, me nxitim e pa prioritet, e lexova këtë shkrim të Blushit.
Duke njohur mirë historinë politike të Shqiprisë dhe shqiptarëve, rolin e shkrimtarëve në Rilindjen tonë Kombëtare dhe përgjithësisht rolin e intelektualve në krijimin e Shtetit, bëja përpjekje të stisura të arsyetoj, duke marrë në konsideratë rrethanat e kohës, frymën e romantizmit etj., mungesën e theksuar të profileve tjera të njerëzve të dijes në këtë kauzë të Rilindjes sonë, gjithë vonesën tonë për realizimin e idealeve të asaj epoke – krijimin e Shtetit -Komb, që popujt tjerë të Evropës, përfshirë edhe fqinjtë tanë, tashmë e kishin përmbyllur.
Një Sami Frashër dhe një Vaso Pashë më dukeshin tepër pak, për të qenë në gjendje për t’ i dhënë gjithë kësaj ngrehine “këllçet”e duhura.
Megjithatë në vitet që pasuan Rilindjen tonë, në skenë erdhën edhe njerëz tjerë të dijes në krye të Lëvizjes sonë për çlirim. Erdhi Ismail Qemaili, një konstitucionalist dhe diplomat i klasit; erdhi Hasan Prishtina – një vizionar i jashtëzakonshëm, politikan i soit promethean; Luigj Gurakuqi – një trim- tribun i vërtetë ipopullit…
Kjo elitë, duke u shkrirë tok në popull, me kryengritjen e madhe, solli në jetë Shqipërinë (1912), nukleusin e Kombit tonë.
Duke kapërcyer dekadat, tek analizojmë me vëmendje rolin e individit në procesin e çlirimit të Kosovës, rolin e intelektualit që shkrihet në popull, atij profili që harton programe për çlirim dhe merr përsipër organizimin e grupeve ilegale, që harton rezoluta e traktate politike dhe del në krye të formacioneve politike që ekanë të qartë se cila është detyra e kohës… në mendje më vijnënë po ashtu dy personalitete të veçanta: Metush Krasniqi dhe Ukshin Hoti.
Dy profile personalitetesh të historisë moderne të Kosovës që plotësojnë njëri-tjetrin dhe përbëjnë tërësinë e kosovari ttipik, dishepull i mirëfilltë i të cilëve është Adem Jashari.
Por krahas këtyre shestimeve, tek sa rilexoj shkrimin e Ben Blushit, sesi më sillet në mendje një bisedë relativisht e gjatë, e zhvilluar përmes telefonit me Profesor Ukshin Hotin, aty nga fillimi i prillit të vitit 1992.
Po bëhesha gati të udhëtoja për Tiranë. Sapo kisha filluar të bashkëpunojë me redaksinë e “Demokracisë Autentike”, që nxirrej atëbotë në Lubjanë, kryeredaktor i së cilës ishte vetë Profesor Ukshin Hoti.
Bëre mirë që m’ u paraqite, më tha, me t’ i treguar se të nesërmen nisem për Tiranë.
Të lutem, të shkosh te Profesor Sofokli Lazri dhe ta bësh një intervistë sa më të gjatë të mundshme, ishte porosia e tij në formë pothuajse të prerë.
Duke e njohur paksa ambientin politik e kulturor të Tiranës, po bëja përpjekje të sforcuar t’ i them se qarqet kulturore të Tiranës, opozita para së gjithash, ka mendim jo të mirë për Profesor Lazrin, për rolin e tij në këtë kapërcyell politik që po kalon Tirana… ai ma ndërpreu fjalën me këtë shpjegim telegrafik.
Nuk duhet të keshë iluzione për dijet politike të qarqeve kulturore tëTiranës. Edhe ata, përralltar janë, si puna e këtyre përrallagjive në Prishtinë.
Nuk kisha mëdyshje se konkluzioni që kishte nxjerrë Profesor Hoti për rolin negativ të qarqeve kulturore të Prishitnës, përgjatë periudhës së etablimit të të ashtuquajturës Alternativë politike të Kosovës dhe mënjanimin e platformave çlirimtare të ilegales, ishte i qëndrueshëm dhe koha do t’ i jipte të drejtë. Madje më vonë, në një ese të tij, ai do ta cilësojë këtë platformë të LDK-së, si një nusprodukt të kompleksit esadist, qëkishte kjo elitë politike, që vinte kryesisht nga qarqet e kulturës, respektivisht Qarku i Prishtinës, si ka dëshirë të vetëquahet, e që në vitet e luftës do të dështojë tërësisht, ndërkaq sot, do të riciklojë në pushtet element real të atij nusprodukti, që përfaqëson më së miri Isa Mustafa.
Vetëm titanët e soit fisnik e spartan, si Adem Jashari e Fehmi Lladroci meshumë shokë, do të jenë në gjendje ta përmbysin atë makth magbethian, ku ishte fundosur shqiptari i Kosovës i viteve1989-1999.
Kombinimi fatal i elementëve puçistë, tejet makutë e të inkriminuar, që vijnë nga ajo pjesa më injorante, e paditur dhe e pështirë e ilegales, bashkë me elementë të shumëfishuar të nusproduktit esadist, që nxori në skenë pas zgjedhjeve të qershorit 2014, kombinatorika e shërbimeve sekrete, të cilët tok i tmerron projekti i Rilindjes sonë, qoftë edhe i korrektuar në formatin e një Federate mes dy Republikave Shqiptare egzistuese, e ka devalvuar dhe karikuar idealin për Shtet, në ideal për Pushtet, duke e shndërruar në pothuajse inegzistente Republikën e Kosovës.
Vetëm ky kombinim ishte në gjendje ta shndërroj Prishtinën dje në një arenë ku politika i kërkon ndihmë për mbijetesë pikërisht dhunës, asaj dhue që kësaj radhe zotron të ashtuquajturin legjitimitet demokratik!
Tani që mendoj për ty, Ben, besoj se e di çfarë ndjen, tek gjykon si artist dhe jo si politikan, respektivisht jo si njeri i mendimit politik.
Athua do të ketë shestuar Metush Krasniqi kështu si të thotë imagjinata jote prej shkrimtari, kur torturohej për vdekje nga kolaboratori Zymer Zymeri dhe kolegët e tij, atëbotë kur kryeshef i Ekzekutivit në Prishitnë ishte Isa Mustafa?
Ti, bën përpjekje të futesh në ndërdijen e Albinit dhe gjykon se ai, në këto çaste“ beson se nuk jeton në kohën dhe në vendin e duhur”! Tutje tek gjykon me mendjen e një artisti se “ Kosova me apatinë e vetë e ka lodhur.” Kështu të ketë shestuar ai burrë Kosove, e kam fjalën për Metush Krasniqin, tek e dërgonin nga burgu në spitalin e Prishtinës, që mos të vdesë në burg po në një shtrat spitali!?
Po, vallë, çfarë ka mundur të shestojë Ukshin Hoti gjatë atyre viteve të burgut, ku e degdisi, siç shprehet ai vetë, Beogradi bashkë me një pjesë të kreut të të ashtuquajturës Alternativë kosovare të viteve‘90-ta?!
Athua edhe ai paska pas shestuar si Albini i imagjinatës tënde sot, se, meqë kjo Kosovë, duke mos e ndjekur idealin e tij , na e paska bërë “të besojë duke mos e dominuar dot si politikan, se do të mund ta fitoj si martir.”?!
Në këso konkluzionesh mund të vijënë vetëm një shkrimtarë me fantazi të theksuar, që krejt rastësisht apo jo, është edhe deputet, siç je Ti Ben Blushi. Por jo, asesi jo, në konkluzione të kësaj natyre nuk bie një politikan i arsyeshëm, e aq më tepër një njohës i rrjedhave politike të mbarsura me plotë furtunë edhe këtu, pranë nesh.
Në Sheshin “Skenderbeu”, në atë “NënëTereza” e tutje… dje, është shkruar një faqe e re e historisë së Kombit tonë. Albin Kurti, dje nuk është ngutur aq sa të ngatërrohet, si gjykon Ti Ben, e të rrëzohet. Përkundrazi, i ndodhur mes popullit, pjesës më të ndërgjegjshme të qytetarisë së Kombit, mes aktivistëve të VV e jo dishepujve, siç i cilëson Ti, ai, në fakt, meqë ka fatin e mirë që i ka siguruar UÇK atij dhe gjithë këtij brezi politikanësh e qytetarësh aktiv politik, dhe vepron në Kosovën e çliruar nga Serbia, nuk pëson si Ukshin Hoti, duke u shndërruar vërtet në martir, por do të ecë tutje, me gjakimin për ta realizuar kauzën për të cilën ra Ukshin Hoti.
Or mik a e din ti se Blushi edhe lidhje gjaku(ADN) e Fatos Nanos.Pjellat e maces me siguri do gjuajn minj.
Pergjigje te merituar i keni dhene Blushit ,por mos harroni ,qe ai nuk ka potencen tuaj.
Ben Blushi eshte bere nder me te neveriturit e ketij parlamenti karagjozesh, pikerisht per keto qendrime prej alabaku. Zaten me bajgera te tilla s’s’ke c’pret tjeter.
si politikan eshte I deshtuar dhe I shitur te Berisha . Fatosin e ka kusheri . I pa lexushem si shkrimtar , kerkon te bjeri ne sy me sofizma . Artikulli yt e ka mbajtur me hater si shkrimtar prallash . Kuja I duhen ato , qe shkarravit Ai . Merr poza si te Gjyshit , por nuk I ka ngjare . Ka nje fudullek te pa pranushem . E kritikojne pak , prandaj ka marre revansh . Nuk shef ndonje pune atje ku ka marre votat , qe ja kane dhene Partise . Drejt per drejt , Ai nuk merr vote popullore . I. Foto
Sadri Ramambaj!
I hyre larg e larg per ti ardhe sa ma afer te kuptuemit tend nga Blushi.E fillome me Ismail Qemalin 1912 e erdhe deri tek Luigj Gurakuqi,keceve fille e ne vitin 1989,98-99 e sot ne 2015.Vertet te ndershem ato qe zure me goje,po te pa afte te mbajne pushte.Nuk permende Zogun dhe kete tjetrin mbas tije qe mbajti 50 vjet pushtet.Sa dhe Kastrioti nuk ka mujt me mbajt kaq gjate pushtetin e tije.Jo se po dim shume por vdiq 67-8 vjec e 20-25 vjet kishte rritje dhe pergaditje shkollim ushtarak.Per disa vjet ngritje pergjegjsie me grada etjetj nga sukseset e luftimit.Kur iku prej Sulltanit mund te ishte rreth 42-43 vjec dhe sa jetoj.Historia njeh 25 vjet lufte heroike me superfuqin e kohes Turqi.Kjo me krijon iden se te gjithe e kane siklet Hoxhen e shqiperise sepse koha sot flet per ta urryer strategun 50 vjecar pushtet dhe shtet.Kjo urrejtje vejen ma shume e ma nga bashkvuejtesit e persekutuar si dhe nga femijte e prindeve qe u perballen me Hoxhen.Qe mund te kene po ose jo te drejt.
Ben Blushi!?
Teveqel Tirane..do thosha cun Tirone
NUk e kuptoj atehere pse VV dhe Albin Kurti hyjner ne zgjedhje dhe nuk rrembejne armet e te dalin malit !!!
Ne se fitoj me zgjedhje atehere jam une thote Albini ( prishtinen e ka me vota te shumngjyrta) ne se nuk fitoj atehere vota nuk vlen.
Perse ju o njerez kur ai qenka shp[etimi dhe e ardhmja e Kosoves nuk e zgjodhet Albinin???
Kesisoj me vjen te them se dhe ne kete rast kemi te bejme me nje perralle dhe nje PERRALLTOR.
Nje shkrim analitik prej intelektuali dhe atdhetari
(Po ç’keni o moderator, që nuk i botoni komentet?!)
Ik o Sadri Rokopuja, se na lodhe me budallëqe….
Mjerë toka dardane e Kosovës, nëse fatin e njerëzve mbi të e marrin në dorë krijesa të pështira e djallëzore si Albin Kurtiqi, Shefket Krasniqi,Fuat Ramiqi, Mahmut Mahmutiqi,…-iqi,…iqi,…..!
Perralla e kopalla don te na shesesh z Ramabaja. Ke shkruar gjate e ske thene asgje. Njeqind terplota byk, per tri kokrra gure, kene thene te moqmit. Albini sillet sikur ta kishte ne dire tere fuqine e botes. Flet fjale te medha sa per te mashtruar te deshperuarit e kendej vetem shkatrron e kundershton cdo gje. Nuk shtyhet mur me koke, ky nuk i bie vete, por i bind te tjeret te godasin me koke murit.
E lexova shkrimin e Blushit, nje shkrim i thelle qe po ashtu te ben te mendosh thelle !
shume thelle qenke mundu shume o fadil! zoti ra,baja per mendimin tem qenke lodh kot se blushi nuk eshte ai njeri per te cilin te duhet analizu se nuk ke ca nxjerr prej tij! thjesht bosh ,ngordhesine opportunist sahalepires
Faji nuk eshte i Blushit, me karakteristikat me te spikatura te nje fodulli mendjelehte, por i gazetareve qe kerkojne intervista prej tij. Dhe pergjigjet e tij do te jene keto qe ju te nderuar lexues keni perpara, se une nuk kam marre e as do te marr ndonjehere mundimin per te lexuar Blushin.
Blushi, me kurajo thote ato te verteta, qe njerezit te çlirohen nga makthi i inferioritetit, dhe te gjejne rrugen e humbur.Ai ecen me parimin se e verteta te pastron e jo te helmon.Beni, pse eshte vetedeklaru, “ateist”,mos e shpallni kaq shpejt “armik”, se ndoshta e ha diku nje luge “çorbe” ,dhe e keni me vete tere jeten duke “vjelle”.Per sqarim, Vaso Pasha, u be, pasi doli nga “benevreket” e “vllaut te madh”, se ma perpara ishte ,Pashko Vasa!!!
mendoi qe do te ishte nje gabim shume i madh kur behet krahasimi ne me te Ukshinit dhe Albinit. Mos t’i harrojna gjera kaq shpejt, sepaku ne gjeneratat e tyre qe i percollem aktivitetet e tyr. Eshte shume e thjeshte per mua. Ukshini sikur edhe Albini ishin ne burgjet famkeqe te Serbise, mendoni veq pak, ku eshte Ukshini e ku Albini…??? pse…???