Të flasësh e të shkruash mbi trashëgiminë e komunizmit në Shqipëri, ngjan paraprakisht e lodhshme dhe ndoshta e pafrytshme, prej mendimit se mund të dukesh sikur po luan një kompozim të vjetër dhe standart, me nota të stërdëgjuara tashmë, të kompozuara prej artistëve zotërues të artit të luftës politike. Por kjo nuk është arsye për të mos u përpjekur, edhe njëherë, me shpresën se mund të lexohesh pa u paragjykuar.
Kur merr vesh se janë çelur muze të trashëgimisë së komunizmit në Shqipëri, natyrshëm fillon e mendon mbi muzeun si institucion. Pyet çka është muzeu? A është muzeu një institucion thjeshtë arkivë ku ruhet gjithçka ka ndodhur, ku ruhen edhe njollat e turpit, edhe ajo që përfaqëson të keqen, anën e errët të qenies që quhet njeri, apo muzeu është një institucion edhe moral, ku ruhen dhe promovohen vlerat e mira, fisnikëria, virtyti, me qëllim që prej andej t’i këshillohen breznive të ardhshme si rrugë për tu ndjekur?
A përcjell muzeu një mesazh tek njerëzit? A ka ndonjë ndikim muzeu në krijimin e preceptimit të njeriut mbi të shkuarën dhe asaj çka ai pret dhe pranon t’i vijë nga e ardhmja? Cili është efekti që mund të ketë në mendjen e njeriut shpallja muze e shtëpisë në të cilën ka jetuar një diktator-xhelat? A mos është një mesazh që i përcillet në heshtje atij që kur sheh, shtëpitë e njerëzve me peshë në historinë e botës të kthyera në muze, mendon se shtëpi muze bëhen vetëm shtëpitë e njerëzve të mëdhenj që i kanë dhënë njerëzimit? Diktatorit-çnjerëzues të shqiptarëve nuk iu shpall muze shtëpia por, mbi të njëjtin kriter që iu shpall muze “Bunkarti”, një bazë e ushtrisë ku mendohej se ai mund të strehohej ndonjëherë, quhet se i është shpallur edhe shtëpia. Sepse kriteri u vendos; muzeu si institucion ku ruhet edhe e keqja. Dhe, meqenëse u vendos, a thua do të tingëllonte çuditshëm nëse nesër kryeministri do të deklaronte: “Vendosëm të shpallim muze shtëpinë e Enver Hoxhës, që populli të hyjë e të shikojë ku jetonte ai. Po zbulojmë një epokë nga e cila nuk duhet të kemi frikë, sepse edhe kjo është një pjesë e historisë”.
Pyetja është: A ia vlen t’i ndërtohet muze kriminalitetit, antivlerës, thjeshtë “për kujtesë shoqërore”? Duke dashur të gjesh një bazë të fortë mbi të cilën t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje, kërkon dhe gjen një “Leksion Publik” të Emmanuel N. Arinze, President i Shoqatës së Muzeumeve të Konomuellfit, me titull “Roli i Muzeumeve në Shoqëri “. Çka thotë z.Emmanuel N. Arinze? Ai thotë: “Roli tradicional i muzeumeve është të mbledhë objekte dhe materjale me rëndësi kulturore, fetare dhe historike, t’i ruajë ato, t’i studiojë dhe t’ia prezantojë publikut me qëllimin e arsimimit dhe shijimit”.
Pra a e përmbushin muzetë e muzeçelësve tanë qeveritarë kriterin e “rëndësisë historike “; a janë “Bunkarti” dhe “Shtëpia e Gjetheve” ruajtës të diçkaje me rëndësi historike? Çfarë do të quajmë “rëndësi historike” në kuptimin e muzeut? Ketë na e sqaron përsëri z. Arinze në “Muzetë dhe Arsimi ” ku thotë : “Në shoqëritë moderne, muzetë pasurojnë procesin arsimr duke i ekspozuar fëmijët dhe për më tepër, publikun e gjerë ndaj historisë së tyre në një mënyrë pozitive; ato ndihmojnë gjeneratat tona të ardhëshme për të kuptuar dhe vlerësuar historinë dhe kulturën e tyre dhe për të fituar krenari për arritjet e paraardhësve tanë”. Pra “në një mënyrë pozitive”, në mënyrë pozitive dhe edukuese për brezat. Nga kjo kuptojmë se rëndësia historike duhet të jetë me qëllime edukuese. Nuk mund të ketë muze për të keqen.
Pas këtyre përkufizimeve të gjetura në “Leksionin publik” të z. Arinze, është e tepërt të pyesim a mbrohemi më mirë nga përsëritja e krimit duke kujtuar autorët e krimit, mjetet e autorëve të krimit, vendet ku rrinin autorët e krimit, apo duke e edukuar njeriun, edhe nëpërmjet muzeut, me norma të nalta e virtyte, që të bëhet e pamundur përsëritja e krimit? Pra njeriu, kalitet e piqet shpirtërisht për t’i rezistuar shtypjes së një diktature të mundshme duke mësuar për vuajtjet e Spaçit dhe kampeve të Lushnjës, apo duke vizituar “Bunkartin” dhe “Shtëpinë e Gjetheve”? Pse “Shtëpia e Gjetheve” nuk iu fal Institutit të të Përndjekurve dhe në hyrje të saj të shkruhej: “Kjo është ndërtesa ku dikur Sigurimi i Shtetit projektonte përndjekjen mbi popullin shqiptar. Sot kjo ndërtesë, në shenjë supremacie të së mirës ndaj të keqes, në shenjë triumfi të të përndjekurit ndaj përndjekësit, është kaluar në pronësi të Institutit të të Përndjekurve”.
Kjo do të ndodhte nëse qeveritarët muzeçelës do të njihnin përkufizimin “In modern society..”, përkufizimin për muzeun në një shoqëri moderne. Por ata nuk e njohin, sepse janë kuti kartoni plot ngjyra nga jashtë por krejt bosh nga brenda.
Më tej, z.Arinze, duket sikur i drejtohet posaçërisht qeverisë shqiptare të kryeministrit Rama kur thotë: “Si rezultat i fillesave të tyre historike në shumë kombe “në zhvillim”, muzetë shihen si vende ku depozitohen objekte apo materjale të padëshiruara; përveç kësaj, ato shihen si vende ku objekte të lidhura me idhujtarinë dhe religjionet fetishiste ruhen. Interpretimi negativ i asaj se çfarë nënkutojnë muzetë ka vijuar të pengojë zhvillimin e tyre në shumicën e vendeve, (veçanërisht në vendet e botës së tretë).
Pra, në disa kombe kinse të zhvilluara, “në zhvillim”, në thonjëza, muzeu është parë si vend ku depozitohen “objektet e padëshiruara” që mandej të ushtrohet idhujtari ndaj së keqes. Mesa kuptohet, flitet për objekte të kota “pagane” po ndonjë rëndësi të cilat janë ngritur në kult, por fryma që përfaqëson ajo fjali tregon shumë mbi qëllimin e muzeut. Dhe ky interpretim i gabuar mbi atë çka muzeu nënkupton, vazhdon të pengojë zhvillimin në shumë vende.
Kjo fjali i thotë kryeministrit i cili na shitet si artist, se në një shoqëri moderne, nuk quhet muze vendi ku depozitohen objektet e padëshiruara dhe aspak edukuese, që dmth se “Bunkarti” dhe “Shtëpia e Gjetheve” janë thjeshtë depo idhujtarie dhe jo muze sipas përkufizimit të muzeut në një shoqëri moderne. Shkurt dhe shqip; mjaft me shitjen e mediokritetit si art.
Por pse ndodh kjo? Pse depot na shiten si muzeume? Sepse organizuesit e çeljes së këtyre muzeve, nuk kanë nxitje morale dhe as qëllimin edukues. Kanë thjeshtë marketingun. Dhe gjithçka e bërë pa u shtyrë nga një qëllim i naltë, nuk ka ndonjë vlerë. Po të përdorim fjalët më të buta, quhet e kotë. Sot nuk është temë diskutimi figura e Enver Hoxhës por ajo çka Enver Hoxha përfaqëson. Kësisoji në vend që të merremi me “Bunkart” dhe “Shtëpi Gjethesh”, Kuvendi i Shqipërisë, me një akt të posaçëm duhet ta shpallë Enver Hoxhën “ahistorik”. Jo ahistorik për ta fshirë nga historia, shkenca le ta studiojë normalisht atë periudhë por ahistorik, si një akt qëndrese morale ndaj të keqes. Ahistorik si kumt për brezat. Të shkruhej kudo, në vende të dukshme, se Kuvendi e ka shpallur ahistorik diktatorin, pushtuesin dhe mohuesin më të egër të të drejtave të shqiptarëve. Jo të mos kishte diskutime mbi të, mbi anët “pozitive dhe negative”, mbi “të mirat dhe të këqijat” e regjimit por nëpërmjet shpalljes ahistorik, brezat e ardhshëm të mbruheshin psikologjikisht e moralisht me mendimin se me lirinë, me të drejtat, me dinjitetin, nuk bëhet kompromis as për t’iu shkëmbyer me lugë floriri. Se dinjiteti njerëzor prevalon mbi gjithçka dhe prej tij burojnë lugë e pirunj të florinjtë.
Qëndrimi ndaj të shkuarës, tregon edhe aspiratat që dikush ka për të ardhmen. Dhe aspiratat e muzeçelësve, mesa duket, nuk kanë të bëjnë me qëndrime morale ndaj shtypjes, nuk kanë të bëjnë me edukimin e breznive për të mos bërë kompromis me lirinë dhe dinjitetin. Ata duan tinzarisht dhe kinse artistikisht, ta relatizivojnë të keqen. Lypset të kesh ose të luftosh për të përftuar një fisnikërim dhe naltsim shpirtnor, për të qenë i vendosur drejt së mirës, në mënyrë që të dish dhe të mundesh t’i flasësh shoqërisë “me gjuhën e Zotit” edhe nëpërmjet qëndrimin që mban ndaj monumenteve, muzeve. Muzeçelësit tanë, nuk i ushqejnë mushkëritë me atë lloj ajri që të munden mandej të shfryjnë atë lloj fryme. Ata janë larg të qenit njerëz të mirë, qytetarë të mirë, e aq më pak, artistë të cilët dinë çka është muzeu. Ata çelin “muze” (depo) të bindur se popullit do t’i duket diçka artistike dhe nuk do të mendojnë më gjatë mbi mesazhin apo çfarëdo tjetër. Dhe fatkeqësisht kanë të drejtë.
kta nji kasolle me gjethe komunizmi gjeten dhe po bejn namin sikur car kan gjet
vaj hallit sikur sigurimi t kishte ato qe ka CIA amerikane!!!
kur t vij kamunizmi n amerik do hapen objektet e CIAs dhe do ket gallat sepse do shofim sesi jan pergju dhe filmu njerzit edhe duke dhjer ne hale apo edhe duke qi pidh,madje do dalin mikro kamera te fshehta qe cia i ka vendos “te perndjekurve” edhe n kok t karit te tyre per me pa sesi pallojn pidhin ata…
haaa haaaaaaaaaaaaa!!!!!!!!!!!!!
sigurimi i shtetit ishte ne krahasim me CIAn amerikane,sikur me krahasu revisten fatosi me romanet e nobelistve te fundit..
esht sikur te akuzosh amebën ose paramecin,kto kafsh njiqelizore,pra ti nxjerresh ato me te perkryera e me te evoluara sesa qenijet aliene qe jetojn ne universe te tjera!!!!
sigurimi i shtetit ishte si ato radjot primitive ilirija te durrsit komunist
kurse cia eshte kompjuteri moderrn laptop apo ajfon ….i sotem…
po ka gallat!
sepse nuk po gjehen dot prova per te provu “egersin dhe dhunshmerin dhe barbarin” e sigurimit komunist.
a e dini pse
sepse nuk kishte.
nese shqipnija kishte prapambetje ajo ishte gjithandej dhe kurdoher,ishte edhe ne burgje edhe ne ekonomi edhe ne shkolla kinemma stadjum edhe ne banesat ku jetonin njerzit ,ishte edhe ne komunizm edhe n koh t zogut e me tej..n koh t turkit te skenderbeut te ilirve te pellazgve..te majmunve protoshqiptare…te paramajmunve te atij terreni..te ….
pra prapambetja tradicjonale shqiptare po na shitet si mizori komunizmi
po shitet sapuni per djath dhe shqiptart si komb burgaxhinjsh qe jan e dijn mir historin e sapunit te burgut se e kan provu!!”!!
Edi e sajoi kete muze per te testuar ne publik mikun e tij B.Shehun pasi ka ndermen t kandidoje ose per Bashkin e Tirones ose per Minister te Brendeshem duke e futur ne loje si disident jo si bashkefajtor me fam.Hoxha.n.q.se Enveri ka qene diktator nje ere i ndjeri M.Shehu ka qene dy here e n.q.se femijet e Enverit paskerkan pergjegjesi per ç’ka solli sistemi i deshtuar(qe Rama e perdor vetem per kete situate sot)te njejten pergjegjesi morale duhet te kete dhe i biri i M.Shehut apo per te del grant E.Rama.Ndaj asnjeri se ka kapur mesazhin qe na dhuron Edvini per ringjalljen e fam.Shehu!
Ju keni te drejte,sepse truri u ka marre arratine. Te gjitha anet e keqia ia vishni E.Hoxhes, natyrisht pa argumenta. Kur dhe sot pas 30 vjetesh kete shtet qe i thone Albania e mban ne kembe puna dhe djersa e popullit shqiptar nen udheheqjen e E. Hoxhes. Shif trotuaret e Tiranes sot si jana katandisur e mos shkoni me larg si te energjia etj. Perse e reduktuat ne 30% siperfaqen are e frutikulture, shih komentet e simpatizaneve te Saliut: nuk dine te shkruajne.Cdo gje e nderuar ne Shqiperi pas 1990 , ne fakt shumica jasht kontrollit teknik,eshte financuar nga emigrantet,te cilet punojne e jetojne ne kushte jo normale. Muzeu qe duhet te hapet per dobi te edukimit eshte ai i te bemave katasrofike te kohes se quajtur demokraci. Do ishte me e vlefshme qe autori i artikullit te spjegonte aktivitetin e vet sado modest te jete sepse do ti sherbente edukimit, ndersa persa i perket problemeve te shtruara eshte i vonuar dhe mund ti takoje direkt personat qe permende qe te mireinformohet…
Ja more Indrit e mbushem Skiperine me parrulla kunder Enverit….
Por parrullat nuk hahen!!!!
Autori i kesaj lecitjeje perfaqeson nje shtrese te shoqerise shqiptare,qe prejardhjen e ka nga ish shtresa e bejlereve,agallareve,bajraktareve dhe klerikeve te ndryshem ANTI KOMUNISTE,por qe te gjithe bashkepunuan me pushtuesit nazi-fashiste dhe nuk i lidh asgje me LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE TE POPULLIT SHQIPTAR!!
Te gjitha botimet e “BIRN-it” shfaqin hapur ANTIKOMUNIZMIN te lidhur me ANTI SHQIPTARIZMIN!!!
Se pari shqiptaret sot pas 25 vjet KAPITALIZEM akoma nuk kane zgjidhur asnje nga problemet jetike te tyre duke filluar nga BUKA E GOJES!!!
Para se te merremi e te shtjellojme SOCIOALIZMIN DHE ENVER HOXHEN ,me pare duhet te kishim zgjidhur ato qe ndodhen pas 90tes me te mirat e te keqiat e tyre!
Se pari,nga erdhen dhe kush ishin ata qe pretendojne edhe sot se prune DEMOKRACINE ne Shqiperi??
Se dyti,cfare aktiviteti ideologjik,politik e shoqeror perfaqesonin ata qe u quajten “DHJETORISTE”,paten para 90-tes,programin ideologjik,politik dhe ekonomik te tyre.
Se treti-STRATEGJINE AFATSHKURTER,AFAT MESEM EDHE AFAT GJATE te nderrimit te SISTEMIT POLITIK,menyren e shderrimit te shtetit,ekonomise,institucioneve etj dhe perparesite ne ZHVILLIMIN e vendit!!
Rruget qe do ndiqeshin ne te ardhmen per shdrrimin e prones shoqerore shteterore ne ate private,menyren e privatizimit te prones,shperndarjen e drejte te prones shteterore per grupet e ndryshme te shoqerise,qe nga fshataret,mesuesit,arsimtaret,ushtaraket,minatoret,puntoret etj,etj!
Se katerti,si do behej shdrrimi i LEGJISLATIVIT,EKZEKUTIVIT,DREJTESISE,PUSHTETIT LOKAL etj nga socialist ne kapitalist!
Se pesti,Si do trasjtoheshin LIDERET KOMUNISTE,KUADROT E SHTETIT,PUNONJESIT E SIGURIMIT,etj!!!
Se gjashti,Ne se pretendohej se DIKTATURA E PROLETARIATIT ISHTE ANTI DEMOKRASTIKE atehere duheshin percaktuar edhe rruget e menyrat e rregullimit ligjor te maredhenieve midis shtresave te shoqerise duke shmangur HAKMARRJEM DHE GJAKDERDHJEN ne menyre ligjore!
Si do zgjidhej GJAKMARRJA!
Si do trajtohej LUFTA NACIONAL-Clirimtare dhe ndertimi i shtetit SOCIALIST!
Ne emer te LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT U HODH POSHTE GJITHCKA E NDERTUAR ME GJAK E SAKRIFICA NGA NJE POPULL I TERE DUKE BERE KRIMIN ME TE MADH NE HISTORINE E SHQIPERISE!!!
Si konkluzion:
-ASGJE NGA KETO nuk un bene nga MENDJE IDEALISTE dhe ne interes te popullit shqiptar!
Ata qe moren pushtetin ishin te orkestruar nga AGJENTURAT E HUAJA,ndaj Shqiperia edhe sot po vuan pasojat e CMENDURISE se tyre ANTI KOMBETARE!!!
Autorin e shkrimit e keshilloj:
-Ne se te interesojne HALLET e Shqiperise,bujrum QAJI hallet e ketyre 25 vjeteve,qe e kane cuar popullin tone ne PRAFG TE SHKATERRIMIT TOTAL!!!
Mos u merr me UJKUN,se CAKALLI po ben kerdine!
Keni kohe te merreni me PERRALLAT per ENVERIN,por Sali Berisha eshte KUCEDRA ME 100 KOKE qe po e PERVELON Shqiperine me keq se te gjithe pushtuesit bashke!!
Ne se ju te “BIRN” keni interesa te tjera,eshte puna e juaj,ndonese une dyshoj shume!!!
Keto muze jane per te mos harruar kurre se cfare I beri popullit diktatura te pelqen ty apo jo.
Shkrime per shkrime, muze per marketinge dhe hashash per popullin…
Po na zbuloni ameriken me dikaturen. Shtepi jo me gjethe, por me gjethe e me lule kane pasur e vazhdojne te kene te gjithe shtetet me Bythe.
Shihni filmat amerikane te te gjithe koherave e deri edhe ne vitet e fundit se c’u kane punuar shtepive me gjethe.
Edhe njehere historia ka kendveshtrimet dhe vleresimet e saj, keto muzera apo bunkera nuk mund te marrin vlera me shume nga sa mund te kene.
Zonje/zonjushe vokshi.
nqs po I ngre kush permendoren enver hoxhen edhe ju beni pjese ne ate grup “arkitektesh” bashek me rajersonin elezbiberin frn shkrelin berishin bashen e deri te arvizuja me podestat dhe frank wislerat
Une e hodha njehere Enverin ne 1991 dhe nuk do ta hedh sa here ty dhe Lirijes nuk ju vijne periodat dhe fajsoni enverin
Kam qene ne ate brez shqiptaresh qe u distancova ng a “rruga e enverit” qe nga 1973-74 per aresye qe nuk du ate zgjatem se jane shume.Kete qendrim e kam mbajtur deri ne mars 1997 kur shteti shqiptar u shkerrmoq per 1 muaj..Para kesaj ngjarje kushdo person I afert me mua qe fliste mire per Enverin ne nje fare menyre e perbuzja dhe e largoja nga ai mjedis ku debatonim….Por pas 1997 dhe deri ne keto ore qe po flasim Shqiperia nuk egziston si shtet qofte si MBROJTJE,DIPLLOMACI,EKONOMI,FINANCA e deri te …MORALI.KOMBETAR
Me kot lodheni o mbesa e Bije Vokshit (qe ishte baze e parties enverit) te eklipsoni figuren e Enver Hoxhes ne komentet tuaja biles sa me shume e shani ju , aq me teper i rrisni vleren atij.
Ju duhet ta ndani figuren e Enverit nga ana ideollogjike dhe te shihni veprimtarine e tij ne rrafshin kombetar.
Shohim sot se sa me teper kjo klase politike futet me thelle ne rrugen e asgjesimit te shtetit shqiptar dhe te deformimit kombetar aq me e eger behet propoganda kunder atdhetarit Enver Hoxha.
Viktime e kesaj propogande eshte brezi i ri qe po bombardohet non stop 24 ore ne dite me nje rrjet shume te gjere dhe te sofistikuar duke i trullosur deri ne shplarje truri permanente.
%%%%
Por vepra e Enverit nuk mund te zbehet pamvaresisht shume gabimeve te ndodhura ne kohen e tij qofte nga eksperianca,qofte nga nje rrethim 40 vjecar nga athina dhe beogradi te ndihmuar ne ate kohe nga perendimi.Jo vetem i takojne ato dy dekoratat qe ka te Kuvendi por une do tishtoja dhe te tjera:
1-DEKORATE ATDHETARIE
Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .
2-DEKORATE TRIMERIE
Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i shkerdheu nenen atyre.Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.
3-DEKORATE GUXIMI
Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.
4-DEKORATE LARGPAMESIE
Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .
4-DEKORATE INTELIGJENCE
Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.
5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
6-DEKORATE “GARIPI”
Eshte lideri I vetem ne bote qe I beri kaps dy superfuqite per 40 vjet dhe kjo eshte aresyeja kryesore qe ai luftohem me kaq cmenduri sidomoa nga ish mergata e qyqeve dhe Macrthistet ne Amerike qe ndyshe sillen me komunizmin kinez me Maon apo me Fidel Kastron dhe ndryshe me enver hoxhen qe kane kaluar deri ne kanibalizem.
* mosfutja e kry-kriminelt berishe ne burg eshte nderimi qe I beni ju vokshat enver hoxhes si profet.
Pershendetje “bert” nga nje atdhetar dhe idealist,qe i gjykon ngjarjet si ti!
Te gjithe ARMIQTE e Shqiperise ,brenda e jashte vendit kane 25 vjet qe vjellin vrer kunder gjithckaje te mire qe ka bere Enver Hoxha ne krye te popullit shqiptar!
Pretendojne me fjale se jane “demokrate”,por me vepra afirmohen se jane ANTI SHQIPTARE nga me te URRYERIT!
Mund te jesh ANTIKOMUNIST,por nuk mund te jesh edhe ANTISHQIPTAR!
Antishqiptarizmi i SORRAVE FASHISTE ,qe krrokrrasin qe prej 1990-tes ka dale hapur,qysh kur hodhen poshte LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE qe beri populli yne nen udheheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhes!!
Anti shqiptarizmin e tyre e shfaqin me nje egersi te pa shoqe edhe kosovaret,qe LUFTEN HEROIKE te 4 DIVIZIONEVE PARTIZANE SHQIPTARE dhe HEROIZMIN E 650 DESHMOREVE TE RENE per CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI e cilesojne sikur kjo qenka bere per te ndihmuar Titon!!
Edhe mbeshtetjen pa kufi,qe qeveria SOCIALISTE(pra pasardhesit e atyre partizaneve te dikurshem)e Shqiperise u dha popullit kosovar pasi Serbia i gjakosi ne 1999-ten,keta e injorojne se ashtu i intereson spiunit serb Sali Berisha,qe ishte edhe FURNIZUESI I TANKEVE SERBE ME NAFTE !!!
Por kosovaret e quajne Berishen Hero,ndersa merren paturpesisht me “MASAKREN E TIVARIT,veper e serbeve dhe spiuneve kosovare te UDB-se dhe harrojne te kerkojne hesap per MIJRA TE VRARE,HUMBUR neper zgafellat e Serbise!!
ENVER HOXHA ndertoi nje shtet dinjitoz duke e ngritur ate nga HICI!!
Autoriteti i Shqiperise ne bote ishte aq i madh sa u be inisiator dhe determinues i pranimit te Kines ne OKB!!!
Enver Hoxha ndertoi nje sistem mbrojtjeje te PA RECEDENT ne bote gje qe i siguroi Shqiperise garancine e paqes e sigurise!
SIGURIMI I SHTETIT ishte nje agjenci e fuqishme me njerez te afte profesionalisht,trima dhe atdhetare,qe i siguronin shtetit te dhena te sakta per veprimet e ardheshme te shteteve armiq duke bere te mundur deshtimin e te gjitha synimeve te tyre armiqesore!
KA PLOT PER TE SHKEUAR E PER T’U KRENUAR,por armiqte e Shqip[erise nuk duan te permenden te mirat e Enverit dhe SISTEMIT te tij se URREJNE SHQIPERINE DHE TE ARDHMEN E SAJ!!
LAVDI HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!!!
Enver Hoxha viziton çmendinën e Elbasanit …Te gjithe pacientët i japing pershendetje me grusht Enverit . Tek sa kalon nga nje pavion ne tjetrin Enveri ve re dike qe nuk saluton me grush ne koke .
” Pse nuk përshëndet si të tjerët ? ” leh Enver Hoxha .
“I dashur udheheqes, unë jam infermierja, ” pergjigjet infermieria “Unë nuk jam e çmendur ! “
o qeno dukesh qe paske qene dhe ti te ai spital dhe e ke ngritur ate mikun dhe prape paske pasoja.
themi shyqyr qe nuk e hodhi bomben atomike enveri ne 1945 ne japoni se aty do kishte shkuar dhe edi rama te hapte museum atomikun bashke me fejziun qe do kishte bere 7 rromane dhe kopjen e pare t’ja jepte arvizuse se ka dajat ne japoni.
shyqyr qe nuk kishte enveri vesin e Ronald reganit ku lexova sot se nuk kishte lene bukuroshe po e palosur ne holliwood…e ka bere regain dhe I thone I lumt palloshi ta kishte enveri do thonin qe armiqte I ka mposhtur jo vetem me shpate por dhe me mazdragan…tung
Me siguri BABAI jot ta ka thene??
E madhe kjo ska nevoje te shtosh me se e prish…… me lot te qeshesh sa e arritur