Lojrat me ta futur

2 Shkurt 2015, 18:09Blog TEMA
Lojrat me ta futur

Nga Ilir Levonja

 

Jemi bërë për ibret të Zotit, kur thoshin pleqtë! Sidomos me këto denoncimet e videot e fshehta. Me hakmarrjet e vockla. Me t’ja futur njëri-tjetrit. Me gadishmëritë absolute të drejtorive, dikastereve etj., për të hequr nga puna menjëherë, cilido qoftë ”ky”-ja. Ky apo kjo, me një fjalë popull, emër, njeri, burrë a grua, e re apo i ri. Hiqeni menjëherë se mori lekë.

E kam fjalën për këtë rastin e sotshëm që po e trumbetojnë me të madhe si zbulimin e ditës, marrjen e një dymijëlekshi nga një infermiere. Në një nga ato spitalet për ibret, për të vënë duart në kokë, që janë bërë femrat më të lakmuara të mburrjeve të politikës. Sidomos në fushatat elektorale të radhës. Një zbulim i jashtëzakonshëm. Një infermiere merr dy mijë lekë. Me të vërtetë shqiptarë, vëllezer, shokë apo miq…, popull i mirë. Me të vërtetë?! Kaq të ndjeshëm jemi bërë? Kaq demaskues? Në një lloj bote ku po pluskojmë duke harruar halle më të mëdha. Madje duke i mbuluar.

Edhe pse gjysma e trupit në ujë, pa drita…, prapë ia kemi ngenë të provokojmë dhe të bëjmë zbulime me bam, apo bum të madh që një infermiere merr dy mijë lekë?! Edhe pse një invalid vdes në radhë, (sipas Sarandaweb sot) aty ku duhet të ripërtërijë letrat, ku fusha burokratike e dhjetra nënpunësve vetëm ke dymijëlekshit e kanë mëndjen. Madje nuk e kanë për gjë të të bëjnë pronar, të divorcojnë, të të nxjerrin ujin e zi për një vertetim; të ta ndërrojnë emrin…, për një kafe llapushkë nga ato jeshilet . Prapë nuk janë asgjë. Nuk i kap as ligji. Ndërsa ndryshoka puna me një infermiere, ka marrë dy mijë lekë. Thua është kontribut shoqëror. Ndërgjegjësim për të denoncuar. Qoftë ogur i mirë. Por si i bëhet hallit për babaxhanët ? Apo dymijë lekë nuk janë njësoj me shtatëqind mijë euro. Jeni të sigurtë se nuk keni filluar një lojë me t’ja futur njëri-tjetrit.? Lojën e bërrylave.? Jeni të sigurtë se nuk po përdoreni?

Para disa ditëve u shkumëzuat, u mburrët. I thatë botës se kishit zbuluar një mësuese që godiste nxënësit. Po ashtu një mësues në skajin tjetër. Atë të jugut? Përpos halleve që kanë (mësuesit) pasi i ka përpirë politika, u krcënohet vendi, orët e normës, diplomimet me shumicë. Flas për mësuesit profesionistë. U duhet dhe lufta e prindërve. U duhet të përballen jo me konkurimin profesional, por me lojrat me ta futur. Nga ana tjetër rrallë ndonji nga ju ka besuart se fëmijët e tyre, shkojnë shkollave pa tekste. Por ja që ata shkojnë me mendje të ngritur… si të mundim mësuesin me grushta, me tallje dhe jo me dije. Nga ana tjetër, botës së paneleve televizive i avitet një aradhë e tërë ”intelektualësh” që nuk e gjykojnë problemin nën mëvetësinë e përbashkët. Si fatkeqësi shoqërore. Por bëjnë gara, kush e kush, kush nga ata të tregohet se është më i ditur. Kush apo kujt t’i shkojë e vetja.

Dhe ja sot një infermiere! Pa diskutim që edhe studiot e radhës, po njoftojnë panel përbërsit. Do flasin për shëndetësinë kujtoni? Do ta ndreqin? As mos e çoni nëpër mënd. Kanë hallin e lukut dhe tu shkojë e vetja. Nga ana tjetër, ne, do vazhdojmë të linçojmë një video të re.

 

9 komente në “Lojrat me ta futur”

  1. Sh says:

    Ne te gjitha qendrat e sherbimeve ,si spitalet,azilet e pleqeve,restorante ,kafe ,bankat ,dyqanet ,supermarkete ,etc etc ne Austri nuk ka ligj qe te denoje per bakshish ,perkundrazi shefat thone :sa me mire qe te punoni ,sa me shume te sjellshem te jeni me njerzit ,aq me shume bakshish do te merrni nga ato.Keto jane te drejta private te cdo individi .

    1. Mara says:

      Po ne spitalet ne Austri ti Sh ke paguar bakshish?

      S’ka bakshish ne Austri sepse ti paraqitesh atje me karten e shebdetit dhe kaq.

      1. Sh. says:

        Sa budallaqe qe qenke ,cfare lidhje ka karta e sigurimit shendetesor ?
        Une dhe shume te tjere, bakshishin infermieres ja kam dhene ,per sherbimin e kulturuar , diten e fundit qe dola nga spitali .

        1. Mara says:

          une budallaqe, epo paskam replikuar me nje budalla

  2. .,.,., says:

    Sh! me mire shshhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhht

    1. Sh. says:

      Dhenia e bakshishit eshte e lejuar ne Europe dhe per Turistet.
      Nga nje agjensi Gjermane ku une pronetoj pothuajse cdo vit udhetimet ne shtete te ndryshme ,me eshte dhene me shkrim( brenda deshires) dhenia e nje bakshishi 5 euro per shoferin qe shoqeron turistet dhe 5 euro per shoqeruesen e grupit .

  3. Illo says:

    Thjesht bakshish , I njohur nderkombtarisht . I. Foto

  4. Sh. says:

    Shhht tregoja vetes dhe jo mua .Kur nuk di asgje eshte e mira te heshtesh.
    Une jeton dhe punoj ne ate vend dhe eshte 100% keshtu .

  5. A.K. says:

    Te pranosh nje bakshish dhe aq me teper 200 leke eshte nje gje fare normale sot ne Shqiperi dhe me fajtor jemi ne qe e japim nga ai qe e merr,prandaj me duket qesharake qe po luftohet korupsioni ne kete menyre.Une do thoja qe shikoni operacionet nga ato te zemres e te gjitha te tjerat ku te tregojne radhen e cila presupozon pagesen paraprake ose ndryshe vihu ne radhe per te vdekur po nuk pate mundesi pagese,po kjo nuk kapet pavaresisht se e dine te gjithe.Akoma me e rende eshte shitja e vendeve te punes edhe ne mjeksi po dhe keto nuk mund te kapen.Une jam i sigurte sikur te gjithe keta per te cilet shkruajta po te mos i vene keto kushte dhe po te sherbejne me dashuri nuk do mbeteshin pa u shperblyer sipas mundesive nga ata te cieve do u sherbenin.Kete nuk do e shihja me si korupsion.Kete e permban sistemi ne te cilin jetojme.Prandaj ai 200 lekshi i dhene per nje sherbim te mire per mua nuk perben korupsion dhe me duket qesharake dhe te humbet besimin se ne do luftojme korupsionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje