Evolucioni e ndreq Shqipërinë, jo revolucioni

4 Shkurt 2015, 17:23Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

 

Dy janë rrugët e zhvillimit të një shoqërie: nëpërmjet evolucionit (të ngadalshëm, nëpërmjet kulturimit, pasurimit, rritjes ekonomike, të ngadaltë dhe të qëndrueshme) dhe nëpërmjet revolucionit (ndryshime të mëdha, radikale, të menjëhershme dhe të paqëndrueshme, të dhunshme, me kosto etj.).

Ashtu si shprehet edhe Rajmon Aron-i në librin e tij “Opiumi i intelektualëve”, filozofikisht e majta ndërtohet mbi disa mite. Një prej këtyre është edhe Miti i Revolucionit.

Shumë kohë përpara tij, Hegeli, kur fliste për revolucionin, e përkufizonte atë si “dhunë në shërbim të arsyes”.

Në këtë kuptim, dhuna, kërcënimet, shantazhet, spiunimet, “prerjet e kokave”, burgimet, hakërrimet etj. janë tipike revolucionare, por që, në thelb, nuk e ndryshojnë aspak individin, sidomos atë shqiptar, ose, më e shumta, e ndryshojnë shumë pak.

Sepse ky popull, u dhunua, u kërcënua, u shantazhua, u spiunua, u pushkatua, u burgos etj., etj., për 50 vjet me radhë dhe në ndryshimin e sistemit në vitet ’90 nuk doli më i kulturuar, më i ndërgjegjshëm, më i arsyeshëm, më i motivuar në zbatueshmërinë e ligjit etj., përkundrazi.

Historia ka treguar që popujt që kanë pasur në bazë të ndryshimeve të tyre revolucionet, përgjithësisht karakteristikë për botën lindore,kanë qenë më pak të zhvilluara nga aspekti ekonomik dhe po më pak të qëndrueshme për sa i përket stabilitetit politikë etj.
Ndërsa historia e popujve dhe kombeve që kanë ndjekur rrugën evolucioniste janë për t’u marrë shembull dhe për t’u pasur zili në zhvillimin e tyre ekonomik dhe në qëndrueshmëritë e tyre politike.

Një tam-tame e madhe revolucionare mund të merret edhe paraqitja që kryeministri i vendit i bëri vetëm 2 ditë më pare portalit kundër korrupsionit në Shqipëri.

Dhe portal i dha rezultatet e para, duke….shkarkuar nje drejtoreshe dhe nendrejtoreshe shkolle në periferi të Tiranës, si pasojë e denoncimit nga vetë kolegët e shkollës.

Ministrja e arsimit, së pari, dhe kryeministri më pas, e quajtën këtë gjë një arritje të madhe në luftën kundër korrupsionit dhe inkurajuan edhe të tjerët për të bërë të njëjtën gjë.

Pas kësaj, shqiptaret, si race spiunesh qe jane, pritet te denoncojne komshijte (per shkak se u hedhin plehrat afer shtepise), te denoncojne mjeket (per shkak se kur me dha receten me tha qe keto barna jane te parimbursueshme), te denoncojne filanin (qe bredh me filanen) dhe filanen (qe ia dredh me filanin )…E kësi gjërash… Dhe kjo do te shenjohet si arritje e madhe ne fushen e luftimit te korrupsionit.

Loje e rrezikshme. Absurditet. Nuk sjelle asgje ne luften kunder korrupsionit. Forme, pa permbajtje.
LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT DUHET TE NISE NGA BLLOKU NE QEVERI E DUHET TE VIJOJE NE QELIZAT E TJERA TE PUSHTETIT.

A nuk e filloi ngjashëm edhe paraardhësi i Ramës luftën kundër korrupsionit dhe përfundimi ishte një mandate i dytë me duar të zhytura thellë në korrupsion?

Po le të kthehemi tek R. Aron-i, sipas të cilit “ka njerëz që janë bërë revolucionar nga urrejtja që ata kanë për botën, nga dëshira për të shkaktuar katastrofa dhe, në të gjitha këto raste, faji i revolucionit është optimizmi i madh”.

Përfundimi i revolucionit, thotë ai m ë tej, është kthimi tek institucionet

E kur flasim për institucione kemi parasysh ligjin. Pra, bëji gjërat që ke për të bërë, por bëji në mënyrë ligjore dhe institucionale, jo revolucionare.

11 komente në “Evolucioni e ndreq Shqipërinë, jo revolucioni”

  1. fatos says:

    ti je edhe mysliman pra, more naim, e pranoke evolucionin, a?

  2. besoj ate qe shoh, por edhe ate qe kuptoj says:

    Or çun i vogel !

    Je shume axhami per te bere filozofi. Filozofine mund ta fillosh jo vetem pasi te kesh kenduar nje kamion me libra, por edhe pasi te kesh ngarkuar e shkarkuar shume here kurrizin me pervoja personale nga jeta, nga maredheniet me individet dhe shoqerine, me institucionet civile dhe shteterore, me ligjin dhe me Maliqin etj.etj.
    Nuk behet filozofia duke akopjuar ose intriguar aksioma filozofike te shkuara me pordho-demagogjine e bandave politike te sotme ne Shqiperi, te cilat nuk prodhojne institucione, por parakushte per revolucione.
    Ik e futi ndonje tas me groshe nje here, pirdh mire e mire lart e poshte, pastaj hajde e na trego arat, po qe se ke arritur te shohesh nerkohe ndonje are.

  3. Mara says:

    Shkrim i bukur, sipas kendveshtrimit tend. Te inkurajoj te shkruash me tej filozofi dhe pa lexuar libra..shtyji librat!!! leri librat!!! rrit faren qe te mbin ne brazden e trurit tend, Sigurisht duket qe ke referenca…

    Pergezime!

  4. Zigur Qarri says:

    Sami Frasheri ka thene:”Si ta vleresosh veten ashtu do te vleresojn edhe te huajt”.
    Namir Lapardhaja thote:Pas kësaj,shqiptaret,si race spiunash qe jane,
    pritet te denoncojne komshijte…(Pas kësaj,shqiptarët,si rracë spiunash që janë,pritet të denoncojnë fqinjët).Komshijte eshte turqisht.Dikur Sherif Merdani kendonte”Fqinje e bukur lozonjare..”.

    Ku e gjen te drejten dhe si e merr kurajon more Namir,qe ofendon ne shumes nje popull te tere?Po ti,ku e fut veten,apo e perjashton nga ky “fenomen” kolektiv?
    Evolucion apo rrevolucion?
    Ofendimit qe i beri Jabllanoviç kosovareve,iu pergjigjen me rrevolucion, dhe funksionoi,po si tia bejm “intelktualeve” si ty qe i leshon fjalet pa dogane?(Vazhdo te ofendosh,po presim ku ta kuptosh vete,Evolucion).
    Deri tani more Naim,nuk kam lexuar asnje gazetare te investigoi gangsterat
    qe jan jo pak ne pushtet,por vetem shkrime ne pergjithesi,ose ti lepihen here njeres dhe here tjetres qeveri.Perse ndodh kjo?
    Zhvillimi shoqeror ka logjiken e tij,specifiken e tij per çdo popull,
    prandaj nuk ka rrecepte te pergjitheshme,globale.Konfrontimet e interesave shoqerore ne popuj te ndryshem jan te ndryshem,qe e percakton niveli kulturor dhe mireqenia ekonomike,ose ndarja e drejte e pasurise.
    Percaktimi,evolucion apo rrevolucion,shikohet sipas pozicionit shoqeror,
    interesit te forcave qe i takon,pra perkufizim interesi.
    25 vjet “Demokraci”,vetem Shqiperia dhe Rusia nuk kan aprovuar ligjin e lustracionit.Edhe tani qe po mundohen ta aprovojn duan ta bejn gjysmake.
    Por kush eshte ai person,Parti,Komunitet apo Parti politike qe ka tagrin te vendose,se kush dosje do te hapet dhe kush jo?
    Po ky fenomen nuk meriton rrevolucion?

  5. heli says:

    shm bukur namir

  6. feniks says:

    Keto zhgarravina adoleshentesh si kjo e ketij turkut Namir nga Lapardhaja jo vetem nuk duhen botuar,por ndaj tyre duhet te mbaje qendrim edhe PROKURORIA shqiptare!
    Ku e gjen ku kalama te drejten,qe te OFENDOJE BOTERISHT nje popull te tere si SPIUN et???
    Mire qe permend revolucionet dhe evolucionet,po ne vitin 90-te kur u rrezua SOCIALIZMI,cfare e quan ky ate qe ndodhi?
    Ne se e majta ndjek revolucionet,e djathta ne 90-ten beri KUNDEREVOLUCION!!!
    Se sistemet nuk ndryshohen duke ngrene torta,por me DHUNE!
    Pra SOCIALIZMI u rrezua me dhune,pra me KUNDEREVOLUCION!
    Ndodhi keshtu pa Shqiperia per 25 vjet eshte RRENUAR sa nuk ka ku te veje me!
    Ku e shikon ti zhvillimin ketu??
    Ku eshte evolucioni ketu???
    DENGLA jane te gjitha!!!
    Ti ben teori boshe dhe nuk jep asnje fakt apo argument!
    Cfare eshte bere dhe si duhej bere,ti nuk thua gje se NUK DI se cfare te thuash!
    Ke marre nje CITAT si dikur ato te Mao Ce Dunit qe thoshte “MOS U BINI NE QAFE FEMRAVE” dhe o burra hajde te afirmohem duke botuar ndonje shkrim!
    Nuk eshte teme per ty,kjo qe ke zgjedhur se do KELLQE BURRASH!!! E ti nuk ke kellqe te tilla ndaj nuk na ke thene gje!!!

  7. Maverick says:

    Shumë gabim Tema që i jepni hapësirë idio…tëve të tillë. Desha dhe unë t’i thoja nja dy fjalë këtij buzëqumështi evolucionar, por ia paska përmbledhur më mirë se çdo bëja unë, Ziguri.

  8. Albann says:

    Revolucioni eshte pjese e evolucionit…Atje ku evoluimi ndalet “plas”revolucioni…Edhe mutacionet ne natyre qe krijojne specie jane “revolucione” natyrore per te dale nga “ngerci”,atje ku mema natyre deshton ne miliona vjet evolim e riparon ne disa qindara vjet revolucion:MUTACION.Po spiunet s hyjne fare ne loje ? .

  9. Zef Kallami says:

    Por dhe Rrevolucioni asht pjese e evolucionit sepse gjindet mbrenda kohes se evolucionit.Jane pikrisht kushtet e evolucionit qe e bejn te shperthej ky evolucion ne rrevolucion per tu qetesuar ma pas ne evolucion.
    Nuk e ka dite Hegeli se pse vjen kjo dhune ndaj arsyes.Po ta dinte do konkludonte qe Rrevolucioni asht pjelle e evolucionit te ngadalte.Ne vend te ecin frenon dhe kundrapedalon.Dhe sa here te ndodhin ky fenomen do kemi rrevolucion.Ndryshej nuk ecen shoqeria para pavarsisht se ne cfare niveli shoqeror-ekonomik apo ideologjik ishim dhe do shkojme.

  10. Zef Kallami says:

    Edhe ai plani MARSHALL i vlersuar me pompozitet nga kapitalizmi asht revolucion.Oh sa do ta deshnim neve ne Shqiperi nji te tille (R)evolucioni.

  11. Bard says:

    Ky palla ka nevoje te hedhe ca nga shkrimet e tij ne zjarr, me mire se te hedhe ne te tilla shkrime tyryfylesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje