Shqiptarizimi i ndërkombëtarve

6 Shkurt 2015, 19:39Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti*

Nëpër një sërë raportesh ndërkombëtare, me plotësisht të drejtë, Shqipëria është rreshtuar dhe vazhdon të rreshtohet si oaz i korrupsionit zyrtar. Por edhe si vend me demokraci hibride e ku politika e konfliktualitetit vazhdon të jetë prezente. Por edhe si vendi ku pushteti i drejtësisë, për hatër të qokbërjes politike e korrupsionit funksionon sipas parimit të dhënies së padrejtësisë. Por edhe si vendi ku pushteti mediatik fuksionon jo sipas parimit universal të qënies aleat i masave taksapaguese, por si tellall e krujtës veshi i qejflinjve të pushtetshëm…

Ka edhe të tjera etiketime e vend-rreshtime të Shqipërisë nëpër listat e mbrapshta të ndërkombëtarëve, të hartuara nga stafe të organizatave ndërqeveritare, jo qeveritare, apo strukturave të tjera zyrtare, që kanë asistuar, monitoruar e ndjekur hap pas hapi realitetin shqiptarë.

Ekspertë të  Bashkimit e Parlamenti Europian, të SHBA, të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE- ODIHR), të Bankës Botërore, të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), të Organizatës Botërore të Shëndetësis (OBSH), të Bankës Botërore, të Amnesty International e Transparency International, të ICITAP-it, NATO-s , USAD-it etj.,organizmave ndërkombëtare i gjen të përmënden si hartues raportesh,por  jo si bashkëpërgjegjës me qeveritë shqiptare për dështimin dhe hedhjen në erë të miliardave të investuara për ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku.

Sepse realisht, nëse rreshtimet e Shqipërisë nëpër listat e zeza, apo edhe hapat prapa të saj në rrugën drejt ekonomisë së tregut e demokratizimit, kanë ardhur si nga keqqverisjet e politikbërjet e mbrapshta të elitave drejtuese vendase, është po ashtu realitet edhe përfshirja në këto prapësi e ndërkombëtarëve të gjendur në Shqipëri, me misionin për t’ia ndalur hovin revansheve e sjelljeve vulgare ballkanike të qeverisësve vendas. Për ti trajnuar dhe civilizuar, për ti edukuar me frymën e standartit të vëndeve të zhvilluara dhe jo të atyre tiranike.

E ndërkombëtarëve që në vend ti ngrinin elitat drejtuese vendore në lartësinë e standarteve perëndimore, i kanë lejuar të ecin mbrapsht. Si pasojë e shqiptarizimit të tyre për arsye nga më të ndryshmet, sigurisht.

Kështu ka ndodhur me mbrapshtinë permanente të proceseve zgjedhore, gjithkaherë të kontestuara, nga që asnjëherë ato nuk janë zhvilluar në standartin e kërkuar nga ndërkombëtarët, përfaqësues të të cilëve gjithmonë kanë shërbyer si trajnues, asistues, financues,monitories dhe hartues raportesh të tyre.

Po e njejta gjë ka ndodhur edhe me reformat policore, ato në drejtësi, apo me antikorrupsionin, financat, doganat, tatimet, shëndetësinë, Forcat e Armatosura, shoqërinë civile, median etj. sektorë, që kanë ngrënë qindra miliona euro, dollarë e franga, në formë grandesh e donacionesh pa kanë sjellë shëndoshjen e tyre por dështimin. Rreshtimin e Shqipërisë sërish në listat e mbrapshta ndërkombëtare.

Rreth 2 milion euro rezulton të ketë qenë vlera e programit të Komisionit Europian “CARDS 2005/2006”, me destinacion ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, e megjithatë ende nuk ja ka dalë ta ndryshojë trendin funksionues të tyre.

Sikurse përmendet në sajdin e qeverisë www.km.gov.al, 800 mijë EUR0 i janë kushtuar konsolidimit e forcimit të politikës e kapaciteteve të medias, si edhe përfshirjes së saj në debatin e politikave evropiane e, megjithatë, kjo e fundit vazhdon të mbetet grykë topi e politikës dhe pushteteve.

“Ato që kanë përfituar ndihmë të huaj në këtë sektor janë: organizatat e shoqërisë civile dhe Këshilli Kombëtar i Radio-Televizionit (KKRT)”, citohet në studimin “Roli i organizatave ndërkombëtare në Shqipëri”- 2013, ndërkohë që pikërisht ky i fundit është edhe më problemori. Nga që vazhdon të funksionojë në kundërshtim me ligjin respektiv, nga që vazhdon të jetë në shërbim të klaneve të politikës dhe jashtë funksionit për publikun e gjerë, nga portofolet e të cilit grumbullon miliarda lekë në formën e taksës mbarëkombëtare.

Aktualisht, RTVPSH funksionon duke mos patur një Këshill Drejtues, sikurse parasheh ligji, me një drejtues të komanduar, pas ikjes së ish drejtorit, që vazhdoi ta ushtrojë detyrën edhe dy vjet pasi i kishte përfunduar mandati.

Por RTVSHP-në, aktualisht mund ta reshtosh pa frikë edhe si institucionin e vetëm mediatik të mbushur fytazi me militantë partish e klanesh, por edhe me të punësuar që s’kanë asnjë lidhje me profesionin në shërbim të publikut. Sigurisht përgjegjës më së pari për këtë situatë janë strukturat vendore të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, të cilat vazhdojnë ta shtyjnë pa justifikim reformimin e këtij institucioni, por edhe ca struktura ndërkombëtare që paguhen sa frengu pulën jo për të qendruar indiferente e spektatorë, por për t’i detyruar zotërit e plotfuqishëm të këtij vendi t’ja kthejnë sa më parë publikut Radio Televizionin, që edhe ligjërisht është prone e tyre.

Pasi është fakt që degradimi i RTVPSH ka ndodhur dhe po ndodh para syve të OSBE-së, organizatës ndërqeveritare që është përgjegjës i drejtëpërdrejtë, që financohet me qindramijëra euro, për ngritjen në standart të këtij institucioni. E që, megjithatë, ende nuk ja ka dalë. Përse? Nga shqiptarizimi, sigurisht, dhe për asnjë arsye tjetër.

*Kryeredaktor i “shtypi.net

3 komente në “Shqiptarizimi i ndërkombëtarve”

  1. Pelasgian says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOO SHYTO …ska ca bon “nderkombtari” ne ShqipKari jooooo …..ju ka ngel vec me hap kapakun e kaptines e me i dhuru “trunin” e tyne shqipkarve ( besoj se trupi i ShqipKarit shkon perfundimisht ne “tilt” pastaj) .

    Sa e sa libra historie e dokumentar kam pare per popuj qe dikur ishin ne te njejtat situata por qe me ndihmen e “mesuesve” arriten t’ia dalin .

    Kshtu kan qene Italianet , kshtu kan qene Greket , kshtu kan qene Turqit madje me keq kan qene Norvegjezet dhe Finlandezet .

    Ka me shume se 100 vjet qe ky vend nuk BOHET dhe Nderkombtaret bojne mire te humbin shpresat .

    Ska deshire “bagetia” ShqipKARE ti kpuse zinxhiret e skllaverise .

    Madje Nderkombtaret kan bo shume (ose kan gabu shume ) se fale tyre u krijua “Shteti Bordello ” ne 1913 . Po mos t’ishin nderkombtaret sot ky vend do quhej -SERBI/GREQI .

  2. myslimani ndershem says:

    Allall te qofte, Allahu ta befte drite. doli nje bure tja bej rupsup ketyre qe kane njezete e kusur vite qe hane buken e shqiptareve qe nuk bejne terbiet drejt oksidentit por mbeten ne vend numero.allall plako. po te ndjek je i modh shyt ne shkrimet e tua. allall allall se i ndrit mendjet e te paditurve. allall edhe ti mero qe i qet keto shkrime

  3. Mondi says:

    Z. Xhovani, ketu jane me dhjetra projekte te financuara nga nderkombetaret: http://shtetiweb.org/kerkimprojekt/
    Keni pare ndonje gje ne realitet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje