Nga Pëllumb Kulla
Asnjëherë nuk është folur e shkruar më shumë se këtë herë për nëntorin e Enverit me partizanë, dhe për dhjetorin e Ramizit me studentët e tij. Dhe guxoj të parathem se do të flitet më shumë në vitet që vijnë. Rrjedha e viteve ndihmon, ngaqë kujtesa e njerëzve sa vjen e shuhet, kurse e fantazia e tregimtarëve sa vjen e ndizet.
Përtypim dhe ripërtypim historinë dhe duket sikur nuk duam tjetër ushqim?!
Mbaj mend se në fillimet e regjimit enverian, nuk kishte kjo mëri kaq e ndezur për kundërshtarët. Lufta e Klasave u nevojit më vonë, e u ashpërua kur duheshin ndarë të mirat e pakta: apartamentet, të drejtat e shkollimit, televizorët… Lufta e Klasave ashpërohej dhe tradhtarët bëheshin edhe më tradhtarë, kuislingët edhe më kuislingë, vocërrakët e të dënuarve edhe më të përbuzur. Edhe trimëritë e luftës, në rrjedhë të gjatë kohe, legjendarizoheshin shumë dhe më shumë.
Druaj se deri tani e kam mbushur kupën dhe meritoj të zë edhe një herë vend në faqe e parë të ndonjë gazete, siç më ndodhi me njërën prej tyre, e cila pa përfillur bashkëpunimin tonë të gjatë, më denoncoi në sytë e mijëra e mijëra njerëzve që në kioska shohin vetëm faqen e pare. Duke shkruar në atë faqe se “që ti z. Kulla të mos jesh enverist, vallë duhet të lëvdosh kuislingët?!” jep një imazh të gabuar për mua, apo jo? Edhe pa bërë unë asgjëkundi ndonjë lëvdatë! E bile pa lënë kurrkund të nënkuptohet simpati për ta! Dhe redaksia as shpjegon dhe as kërkon ndjesë për atë shpifje të ulët ndaj bashkëpunëtorit të saj!
Unë ato ditë thjesht u angazhova në rolin e atij për të cilin italianët kanë një cilësim të veçantë: guastafeste! Prishanik i festës! Dhe nuk ishte aspak roli i historianit, por tamam një rol në natyrën e veprimtarisë time, ai i prishanikut të festave të mëdha, për të cilin prishanik, nëntori dhe dhjetori i vitit që shkoi kishin aq shumë nevojë.
Nuk hyra në sinorët e historianëve. Nuk solla asnjë fakt të ri, asnjë tezë të re. Mbeta në petkat e mia të përjetshme. Shtrova vetëm ca pyetje të paturpshme që vërtet ia ulnin goxha madhështinë luftës por, në analizë të fundit, unë bashkohesha me të gjithë historianët tanë akademikë, se luftë në të vërtetë u bë.
Dhe bile po bëhet akoma në Shqipëri!..
Në një tregim mbi ndërrimin pas 35 vjetësh të datës së çlirimit të një qyteti kam figurën e një veterani që u tregon vit për vit pionerëve betejën për çlirimin e qytetit dhe çdo përvjetor shton edhe një nazist të vrarë nga gryka e dyfekut të tij!
E kam tepëruar? Këtë zanat di të bëj unë! Satirizimi im i partizanit veteran zgjon menjëherë reagimin e pritshëm: “Ua! Po ti deri më sot ke ridikulizuar vetëm ballistët!” Po natyrisht, atëherë, a mund të tallja unë komunistët?! Më kujtojnë dhe rikujtojnë pastaj ca komedi që unë nuk i fsheh aspak nën pashët e dheut, siç bëjnë qindra poetë, drmaturgë dhe historianë. Unë vazhdoj t’i shfaq ende me kënaqësi ato, komedinë me ata luftëtarët e varur nga këmbët, apo atë tjetrën me kuislingë, “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë!” inskenuar në teatrin e Elbasanit dhe laurate e një festivali kombëtar.
Thumbimet që më bëhen nuk u kanë hije as gazetarëve, as historianëve dhe as kryetarëve të partive, të panumërta që popullojnë sot Shqipërinë! Ndjej neveri kur më duhet të përplasem estetikisht me këtë lloj popullate të një vendi që ka fatkeqësinë të pjellë vetëm heronj. Kush e ka tallur apo akuzuar filmbërësin Luixhi Komençini dhe aktorin e pavdekshëm Alberto Sordi për filmin “Të gjithë në shtëpi”, ku satirizohen italianët frikacakë dhe dezertorë gjatë rrokullisjes së Italisë në disfatat e luftës botërore? Komençinin dhe Sordin i duartrokasin unanimisht sepse italianët janë tërë bashkë në vetëtalljen e tyre. Teksa ne, të “Vendit të Shqiponjave”, vazhdojmë të jemi të ndarë akoma mëdysh, në vazhdim të asaj lufte. Me kutin e Hoxhës mua automatikisht më numërojnë ballist. Nuk më lejojnë të shfaq as edhe njëzë pakënaqësi, apo mallkim për dëmet që solli politika e Ballit. Shpresohet se zihem ngushtë që kam vizatuar qesharakë pjesëtarët e gjorë të çetave balliste, të cilëve u kish zënë rrota bishtin e nuk merrnin vesh se ç’hile dhe ç’qëllime pushteti ndiqnin shefat e tyre që herë fshiheshin prapa gjermanëve dhe herë tundnin flamurin e nacionalizmit? Partizanët nuk mund t’i prekja. Pu-pu-pu! Atyre, udhëheqja u merrte të keqen, jo t’i mashtronte dot!
Ballistët në skeçet e mij, falë dhe aktorëve të talentuar ishin parë qesharakë në skalitjen e tyre karakteriale njerëzore, në frikën e tyre nga partizanët dhe gjermanët, mes të vorbullës marramendëse të luftës. Personazhet e mi nuk janë të urryer, ama! Nuk janë mizorë, nuk çajnë me bajoneta barqet e grave, nuk djegin shtëpi dhe nuk vrasin fëmijë. Ata thjesht janë njerëzorë, shqiptarë, ashtu siç do të mund të ishin edhe partizanët e hutuar pas strategjive të pakuptueshme internacionaliste të Enverit dhe Dushanit, ashtu si italianët e Sordit dhe Komençinit. Kujtoni pak artistin e mrekullueshëm Luftar Paja i cili u bë më i dashur me rolet e tij të ballistit të trembur dhe të hutuar nga lufta, se sa si deputet, kur u zgjodh bash për talentin e tij të pashterrur!
Që kam pritur vitet ‘90 që të imitoj Komençinin italian dhe të vazhdoj të shfaq komeditë me ballistë dhe të shtoj tani, pas këtij “çlirimit” tjetër, në repertorin satirik edhe atë veteranin partizan, që vret vit për vit nga një gjerman më shumë, nuk duhet të turpërohem unë por dikush tjetër, nga ata që sot po i dekoron me të dy duart Presidenca dhe qeveria me ministrat e saj!
Dhe pikërisht këtu, në fund rezervoj thelbin e kësaj ndërhyrje të re. Kuptimi i pjesëmarrjes sime në shkrimet mbi himnizimet e stërtepruara u shtrembërua. Nuk besoj që të kem qenë aq i paqartë sa të mos kuptohesha se uroja që lufta në këtë atdhe të cfilitur duhet të pushojë. Palët aktuale ndërluftuese sot janë identike si origjinë, akoma luftohet egërsisht për pushtet, por njëra, ajo më e egra, ka veshur rrobat e një klase që nuk ekziston më, vetëm se i lipset për të thënë se është tjetërgjë. Për të theksuar këto dallime të dy palët fusin në lojë, deklaratat, monumentet, portretet, shallet e luftës.
Edhe dekorimet si korrjet e bollshme janë pjesë e luftës së tyre
Enverizmi i mësoi shqiptarët që të rrojnë duke thithur ajrin me barot luftërash, saqë duket sikur ata asfiksohen nga ajri i pastër. Në atdheun tonë janë bërë të padurueshme ikonat e paqes. Në këtë vend të ngratë ka më shumë hapësirë për Berishën që u fryn burive të luftës, se sa për Nënë Terezën e paqtë ëngjëllore.
Dhe strategjia qëllimkeqe e madhështimit të Luftës Nac Çlirimtare u përdor bash që të hapen sheshet për statuja madhështie, që shkallë-shkallë të arrihet te rikthimi i diktatorit në sheshin e Skëndërbeut. Për këtë shërbyen fanfarat e nëntorit që sollën dekorimet e Perllakut, Nexhmie Hoxhës dhe Vito Kapos.
Ja, Vito Kapo! A nuk ju ngjan kjo luftëtare e harruar, njësoj si ai veterani im që shtonte gjermanët e vrarë nga dyfeku i tij? Si ndodh që vitet e paqes shtojnë heroizmat e luftës?! Përse dekorohet kjo zonjë pas shtatë dekadash?! Për “meritat e mëdha” që ajo, me të shoqin dhe shokët e tyre e shndërruan vendin në ferrin e Europës?! Apo për merita të panjohura në këto 24 vjet të mënjanimit të saj?!
Në këtë dyluftim politik dekorimesh vitrina shqiptare është bërë qesharake, bile groteske. Vlerësimet aty më ngjasin me hollimin e rakisë. Sfidimi i kundërshtarëve politikë, pompimet historike, shpërblimet e militantëve dhe klientelizmi kanë inflacionuar vlerat dhe kanë sjellë barazitizëm në nivele të mjeruara.
Që tani Shqipëria është populluar shumë me “Ndere Kombi”, Rakia është bërë ujë. Unë nuk mund të përfytyroj se si shumë prej këtyre “Ndereve” nuk rrijnë mbi gjemba në alltarin e kombit, bri, fjala vjen, Isa Boletinit, Mitrush Kutelit, Nënë Terezës, apo Ismail Kadaresë.
Me yryshin e këtyre kohërave, unë kam frikë se shumë shpejt do të bëhen mjaft të rrallë shqiptarët e padekoruar.
Në atdheun tim më shumë luftohet se sa punohet. Dhe lufta dihet që është gjenerator lavdish. Ekonomia mund të jetë më e dobta në Europë, jetesa mund të jetë më e vështira. Por kjo nuk e pengon valën e dekorimeve. Kur udhëtoj e shoh buzë rrugës fusha të papunuara mendoj se ato nuk është e nevojshme të mbillen. Janë vërtet sheshe të përshtatshëm për statujat e shqiptarëve të sotëm.
Vendi i bekuar nga Zoti!
Z Kulla! kam respekt per krijimtarine tende artistike , si edhe per qendrimin luajal te pasviteve 90.
Megjithate meqe ti ju referove letersise dhe kinematografise italiane,
me keqardhje dua te te them, jo se nuk e mriton,por ti s’mund te jesh as Komencini dhe as Sordi, per te vetmen arsye, se Shqiperia nuk eshte Italia e Petrarkes dhe Dantes dhe shqiptaret nuk jane italiane!
Jam fort i sigurt se nuk po te them dicka qe ti nuk e di por kjo thjesht eshte nje rikujtese
z Kulla mendoj folklorizmi i jetes ne Shqiperi ben qe shqiptaret te rrembejne armet e tyre sipas mundesis dikush pushken e dikush penen dikush muziken e dikush mikrofonin e turravrap per te hype ne panteneonin e historise ,lopate draper e cekane nuk kap njeri me dore se i bije te jete imete fiziko- mendor
U ngrit busti i Sabri Godos,sepse ka meriten qe me porosi te Ramiz Alise,formoi Partine Republikane dhe ne 1991 ishte i vetmi qe ende “mburte” urtesine e Presintit alia.Si Saliu dhe Sabriu ishin ne tave te Ramizit.
Sula
gjithmone befasohem kur lexoj keto shkrime te Pulembit kur futen ne kopeshtin e enverit.
mos gabohem por ky pulembi, duket si nje roje varrezash qe kur shikon se dikush ne shqiperi nderon enverin.socializmin (qe i thone gabimisht komunizem)partizanet,rindertimin etj del ky trimi dhe fillon RREFENJAT NGA MARIKA.
BEJ PJESE NE ATO SHQIPTARE QE E HODHA E HODHA NJE HERE ENVERIN NE 1991 or jo te tregohem kanibal si sera e ketij pulembi qe edhe pse kishte nje bataljon me ballista te vrare, u mire trajtua nga ia sistem..
do thote kush..por ku PLUMBI kishte talent ..eshte e vertete por ka patur me mijra te persekutuar me te talentuar ne shume fusha por pse nuk paten “bereqetin e palleumbit
ne kohen e xhaxhit ( i respektoj te dy krahet qe dikush i thote diktator dikush shenjtor) te arrije nivelin e Pellumb Kulles ishte e pabesueshme qe nga gurorja me nderhyrje direkt te nenes parti shkoi deri ne shef me rendesi ne ILA nga vitet 89-90.
Ne vitet e lavdise Pellumbit si humorist inteligjent dhe popullor miljona shqiptare qe punonin 12 muaj “sulmi” dhe mezi prisnin Gjelin e vitit te ri dhe humorin e Pellumbit dhe shokeve te tij pra ky artist brilant ka marre urime me tonelata…por
Duke pare se Pellumbi mbas 1991 na doli me nje cete te fisit dhe familjes te pushkatuar dhe te internuar a mos duhet te mendojme se ai xhaxhi nuk paska qene aq diktator me Pellumbat e persekutuar..dhe po te rrjeshtojme gjithe “armiqte e kllases” me shkolle te larte dhe me detyra shteterore lista eshte aq e gjate sa te persekutuar mund te fusim dhe djemte e Enverit se nuset po japin intervista me disidencen e tyre.
Besoj se Pellumbi nqs lexon keto komente do psheretije dhe jam i sigurte qe eshte bere pishman qe eshte mare me politiken e berishes edhe pse nga fundi e drodhi muhabetin por ishte teper vone.
I mirekuptoj fansat e Pellumbit por do thoja qe kete artist e duam ashtu sic me dritehijet e veta pellumb bardh e zi
i bardhe me humorin…. dhe i zi me politiken..
Ne mbyllje
si nuk te vjen turp o pellum qe vazhdon me kanibalizmin ndaj enver hoxhes ? sido qe te ishte ai..
a nuk te mjaftoi o PALLEUMB i nderuari arvizu qe para se te ikte i ra me shpaten e tij si samurai KUFOMES SE ENVER HOXHES dhe e ndaui pergjysem (sa ishte gjalle i rruajten trapin.
nuk te mjafton makineria e propogandes se elez biberajt,frank shkrelat dhe nje fare 2XH qe sa here ngre ndonje femije dy gishta lart bubullon voa elezzeheririt dhe frankeshtein shkrelit.
me thoni ju lutem kush nga mergata e shqipfolersve te amerikes ka thne vetem nje fjale per pajtim ose per nxitje investimesh ne shqiperi.
Ne gop semes shkofte enverizmi me vitokapot e tij..por nqs enveri ishte diktator ju pellumb po tregoheni kanibale qe akoma merreni me diktatorin per te justifikuar azilin politik duke u bere vegel e serbishtfolesve elezzeherraj dhe frankeshtaishkreleve qe kane sindromin e MAKARTIZMIT
turp dhe neveri per keto shqipkare amerikare qe ne kohen qe ai vend po shkon per lesh keto tregohen vampire dhe kanibale te pasherueshem
merruni me putinin,saliserbin,korene e veriut ISSI-N dhe lereni te vdekurin enver se po ja rrisni lavdine si jezu krishtit
Ti qe shkruan me lart, qe ke ngjeshur kapucin ne koke, qe te grish sallate dhe te mos njihesh se kush je, nuk po merresh me cfare shkruan Pellumbi. Ti merakosesh vetem perse te prekin kufomen e ndohtur te Enverit, gje qe ky Pallumbi yt, nuk e ka hic me atë. Kesaj ne ca vende ketu ne Shqiperi i themi “ku pjerdh une e ku qi ti!” Ti or mazllem nuk e ke lexuar fare shkrimin, jo se nuk ke kohe, por sepse kursi kunder analfabetizmit qe ke kryer, te ka lene akoma analfabet. Duhet ta kishe mbaruar ate. Te rruat kapuci e maska qe te fsheh surratin, e o burra, sulu ndonje tjetri nga lista qe te kane dhene. E bjerru qenave, qe vrasin mendjen te te ndricojne. tenden.
Me fal se po te quaj “vullkar” por dhe ti ke vene nickname si kapuc te zi apo mos je vete pallehumbi?
Thua se palleumbi nuk e ka me enverin por qe te rrjeshti pare fillon me enverin dhe te dytin me ramizin..ngrije koken lart dhe lexoje..
Palla e pallumbit kesaj here drejtohet te festimet e 70 vjetorit qe na “qenka rritur Dow Jones political Average” I enverit dhe I qenka dhene Vito Kapos nje medalje dhe nuk po I ze gjumi Niko Kirkat,pellumb kurllat,teodor KARecot ne amerike e deri te Kardareja ne France.
Kohe me pare disa femije ne 5 maj 2014 ngriten grushtin lart ne varrezat e Permetit dhe nje fare Frankeshtein Shkreli filloi bombardimin nga amerika me artikj te tij te “Kritika”
Jo shume kohe me pare ne nendor 2014 spikerja e elez biberjt vuri Taulant Pallen me shpatulla pas muri pse vinte shallin “sovjetik” te kuq ne qafe…..ceshtje kjo histeri antikomuniste si ato demat e spanjes per ngjyren ekuqe ? Cfare do bejme me Obamen qe vesh shallin me kete ngjyre shpesh ?
Dikush ne vitet 90 nje demokart e quajti yllin simbolin sovjetk por cfare do themi qe flamuri amerikan ka 50 te tille..pse kaq e thelle eshte histerizmi kunder parizaneve dhe trashgimtareve te tyre..
Keto Pellumbat (lexo korbat) me Kirkot,karecot,kardaret+ elezbiberat ,frakshkrealt dhe te pjerdhurit e vatres kur flasin nga amerika te krijojne pershtypjen se Obama dhe kongresi amerikan “I kane varur shpresat “ te keto shpetimtare te amerikes per te mundur enver hoxhen qe ka 30 vjet qe ka vdekur.
Kjo eshte dhe ndyresia e ketyre korbave qe shkelen ne shqiperi ,qe ne 90 me flamurin e dekumunisfikimit e shkerrmoqet ate vend sikur te kishin marshuar ne sheshin e kuq te moskes apo ne kryeqytetin e korese veriut..barbaret e chingis khanit
Po te jete per ngritje statujas une nuk hoqa stalinin per te ngritur ate te bushit,nuk hoqa leninin per te ngritur te ate uillsonit..nuk hoqa enverin per te vene te zogut kurves…nuk hoqa qemal stafen per te vene rrugaciin azem hajdari..e keshtu me rradhe..
shkurt muhabeti
Zoti Pallumb mos bej harakiri tani qe dhe festove 75 vjetorin..Nuk e rruan njeri ne Amerike (flas per shtetin serioz amerikan) se dikush i dha medalje Vitos (qe shkofte ne te semes bashke me enverin)
por problemi eshte se ai vend ka shkuar ne te semes dhe ju korbat shqipfoles te Marikes ushqeheni si vampire, dhe kanibale e merreni me gjera te ngordhura.
Je kthyer nga nje humorist brilant ne nje hijene varrezash…vampiroid…
Po sigurisht jam palleumbi, nuk e kupton ti? Dhe une ve maske dhe kapuç, se te trembem ty… Vertet nuk i trembem Berishes e pushtetareve te tjere, po ty, per nder, ta kam friken. O koq e kandarit! Une qe mbroj Pellumb Kullen nuk kam nevoje per kapuç se jam nje mendje me të. Ti dhjet gjak nga frika dhe ti e ke te domosdoshme “boll pallehumbin” Ty ta ha mendje qe ndonje nga autoret apo gazetaret serioze do merren me nje koqekandari si ty? Une habitem se si ky Pallehumbi vazhdon e shkruan neper gazeta qe duken si mure nevojtoresh publike ku horrat si une e ti pa fshire bythen shkruajne pislleqe me oke. Dhe natyrisht na pelqen te fshihemi se e dijme qe po bejme nje veprim te ndyre. Por nga replika qe te bera me lart, ti nuk me pergjigjesh ne asnje nga ato qe te them une. Ty te duket normale qe ne cdo tre shqiptare dy jane spiune dhe rrezik qe te tre te jene “Ndere Kombi”? Mire e thote nje komentator aty qe asnje nga fiset balliste qe tani jane te lire dac me kapuc dac pa kapuc nuk e shajne Kullen per skecet e komedite me balliste. Vetem ju enveristet e shani se niveli juaj arsimor eshte zero. Ju e keni mesuar gjuhen shqipe vetem per te shkruar “kar” e “mut”… Ha mut tani, rrugac enverist, se nuk merrem me me ty!
NQS mund te marr pjese ne kete opinion!!!Cfare ‘qytetari’ eshte ai qe perdor ‘koqe katundari’ ,ha mut’ ,rrugac enverist’ etj… Cfare rrugaci eshte ky ‘qytetari” Une,duke besuar edhe ne teorine e Darwin-it, mendoj se ka akoma ,majmune te pa transformuar’.
Meqenese e permendet,Lavdi Xhaxhit!
Eh , moj bote jarane ….. ! O tempora, o mores ! Quo Vadis ?
e o Pulumb
qe kur reshte se shari ballistat te ka ikur humori
tani dukesh mese bajat.
Me keq nga ballistet e tu te mjere
Une habitem vertete me pellumb Kullen: pse nuk i tregon ai letrat (anonime dhe me emer mbiemer) qe ca komuniste i kane shkruar asokohe kunder tij?
Ndokush prej tyre, dhe kete e dine te gjithe ne Fier, shkruanin, qe mahere, se Pellumb Kulla gjoja kritokon ballistet e zogistet, por ai alludon tek komunistet, por nuk ia mban ta bej hapur kete gje, se ia thyen dhembet Partia jone, qe nuk kurseu as Memet Shen, e jo me nje kulak te maskuar!
Tani, kur komunizmi ka rene dhe eshte bere per ibreti alem, pra kur “gjemia me federale dhe me biroiste” u mbyte dhe kane mbetur ne kete faqe dheu vetem rreshteret dhe kapteret e kamunizmes, pellumbi prape na ben per te qeshur me skecet qe ka shkruar qe mahere: ne duket sikur ne skene shohim ballistet, por ne te vertete shohim komunistet e sorem, qe jane bere per gjynah…
As Rama s’i do t’i kete afer, as PS-ja nuk i do neper mitingje, ore edhe Ilir Meta qe i blinte dhe i shiste per dy leke te vjetra ne fushate elektorale, as ai nuk i qas me…!
Dhe komunistet, ç’te bejne, vene e shkruajne mesazhe anonime kunder Pellumb Kulles, qe asnje gje te re nuk ka ndryshuar ne shkrimet e tij: zyrtarisht, formalisht, te shkruara me te zeze ne te bardhe, ai shan ballistet por ata qe i zemerohen jane komunistet!!!
Edhe kur del deputeti i tyre, Luftetar Paja, ne rolin e ballistit te varur, komunistet shkumbezojne, se e shohin me sy qe i varuri eshte njeri prej tyre…
po diskutonte dritero agolli me nje ballist si ky pellumbi yne per partizanet dhe ballistet,pasi u zune mire e mire driteroi i thote:
o pellumb po me the vetem nje kenge qe populli i ka kenduar ballisteve une do te them me fal….dhe iku pellumbi si dhjereja dhe nje kartoline nga poeti per keto trimat e ballit korbetar te pellumbit tone ketij gaztori te oborrit enverian
Ç’na u bë zakon duhani
që përvit në çdo nëntor
do dalë Pellumb kapedani
me volum të madh në dorë.
Ja, tashti e mbajti vrullin
e n’a solli libër tjetër,
siç n’a dënd përvit me qullin
këtë vit – një përrallë me mbretër.
Vjet n’a foli për Enverin
kurse sot për Ahmet mbretin
helbete që t’i kthejë nderin
beut që pasoi Dovletin.
Po ç’tu desh o Pllumb ziu
të n’a qokësh me përshesh,
të n’a nxjerrësh xhin floriu
mbretin që ushtar s’u vesh.
Ti mor Pllumb ke një cen
siç t’a tha ajk’ e Poetit
se në pamje dhe në gen
je pilaf nga i Dovletit.
Domosdo që ty mor trim
pasuria t’a pa fatin,
por në pamje dhe shkëlqim
Zoti të ngjasoi hallatin.
Ti mo Pellumb madhështori
sa herë nxjerr një punë të vogël
seç e mbledh të gjith’ oborrin
sikur morre çmimin Nobël.
Siç bën ti o Pllum djali
t’a di librin dhe për mot.
Pasi të bjerë Sala nga kali
s’do lësh rastin të shkojë kot.
Jo mor Pllum, s’e kish keq
kur të tha një fjalë Poeti,
veç shakasë ti ngjake krejt
me hallatin prej vërteti.
O RRap SOD
uaaa,po ka kaq vjet qe po te presim o poet madheshtor.Po ku ke qene deri tani o yll, o pyll, o fyll.
KOQE kandari si puna jote na duhen sot qe Shqiperia te ece perpara …drejt tollonave
Z.KULLA mendoj se te ka mbetur ora ne vitet 90 dhe sa per veteranet e l-n-çl ata e merritojne respektin dhe nderin ku ben pjese dhe Vito Kapo etj ,historine e shkruan populli dhe jo humoristet jemi ne 2015…
Meqenese na shkruan per STATUJAT dhe te shqeteson respekti qe tregohet per VETERANET E Luftes Nacionalclirimtare,perse nuk na shkrove dy rrjeshta edhe per statujat e AHMUT ZOGUT dhe Azem HAJDARIT???
Derisa “i ke harruar” DY EKZEMPLARET,… gjetke e ke hallin,o Pellumb Kulla…
Mbase ke dashur te “laje” veten per aresyet qe ti permend ne pjesen e pare te shkrimit…
Kjo eshte puna jote…
Por jo pena jote…
Prandaj mua nuk me beri as per te qare e as per te qeshur…
Kjo sigurisht eshte puna ime…
Por jo kenaqesia ime…
Z. Kulla, perse me kaq vonese kjo replike. Nentori ka rreth 3 muaj qe ka kaluar, apo kur plaket njeriu shkruan ne varesi se ne cfare krahu ka fjetur. Kam pershtypjen se shkrimin tend “A do me per Belulin” po ja atribuon vetes duke e paraqitur veten si nje person teper te madh, me nje ambicje per te patur monument ne ndonje shesh te Fierit. Metoda e shkrimtareve te monizmit eshte tashme e njohur, ritushimin e shkrimeve qe keni bere. I pari e beri kete Kadareja I mirenjohur dhe vazhdoni ju shkrimtarucet e vegjel. Me sa duket kjo po ju jep rezultat.
Une habitem vertete me pellumb Kullen: pse nuk i tregon ai letrat (anonime dhe me emer mbiemer) qe ca komuniste i kane shkruar asokohe kunder tij?
Ndokush prej tyre, dhe kete e dine te gjithe ne Fier, shkruanin, qe mahere, se Pellumb Kulla gjoja kritokon ballistet e zogistet, por ai alludon tek komunistet, por nuk ia mban ta bej hapur kete gje, se ia thyen dhembet Partia jone, qe nuk kurseu as Memet Shen, e jo me nje kulak te maskuar!
Tani, kur komunizmi ka rene dhe eshte bere per ibreti alem, pra kur “gjemia me federale dhe me biroiste” u mbyte dhe kane mbetur ne kete faqe dheu vetem rreshteret dhe kapteret e kamunizmes, pellumbi prape na ben per te qeshur me skecet qe ka shkruar qe mahere: ne duket sikur ne skene shohim ballistet, por ne te vertete shohim komunistet e sorem, qe jane bere per gjynah…
As Rama s’i do t’i kete afer, as PS-ja nuk i do neper mitingje, ore edhe Ilir Meta qe i blinte dhe i shiste per dy leke te vjetra ne fushate elektorale, as ai nuk i qas me…!
Dhe komunistet, ç’te bejne, vene e shkruajne mesazhe anonime kunder Pellumb Kulles, qe asnje gje te re nuk ka ndryshuar ne shkrimet e tij: zyrtarisht, formalisht, te shkruara me te zeze ne te bardhe, ai shan ballistet por ata qe i zemerohen jane komunistet!!!
Edhe kur del deputeti i tyre, Luftetar Paja, ne rolin e ballistit te varur, komunistet shkumbezojne, se e shohin me sy qe i varuri eshte njeri prej tyre…
Na,re ballist!
Po prap analfabet paske ngelur ti,o fukara??
As te shkruash shqip nuk di???
Mire atehere nuk te linte Enveri,po sot kush te ka mbajtur,o dallkauk??
Ato letrat anonime,qe ja fut si KAU -peles ti nukdo i venin Pellumbit,ndaj nuk ka si t’i kete ai ne shtepi!
Megjithate ne se do kishte letra dhe do dilnin te verteta pas verifikimit,Pellumbin nuk do ta shikoje me ne Fier e jo me ne estrade!
Po a ka me DIKTATURE FASHISTE se kjo e ketyre 24 vjeteve me Sali Qen Berishen bahraktar???
Ja KAPITALIZEM deshet,KAPITALIZEM keni,por popullin e keni lene PA BREKE E PA BUKE!!
E shikon se ku ju coi shkulja e PYJEVE,grabitja e zhavorrit te lumenjve.zhdukja e nderrmarrjeve te UJRAVE DHE BONNIFIKIMIT,ndertimi i shtepive buze lumenjve,ne tokat ARE etj dhe tani kerkoni ndihma nga qeveria!!
Pa le kur beni krahasimin me PERMBYTJET QE BERI VETE Sali Berisha ne Shkoder duke hapur PORTAT E DIGES SE HIDROCENTRALIT TE VAUT TE DEJES,ME PERMBYTJET QE SHKAKTUAN SHIRAT E MEDHA KETO DITE!!
NJERIU ESHTE KRIMINELI E JO NATYRA,o DORDOLECE!!!
Pse nuk ndodhnin keto gjema ne kohen e ENVERIT???
Atehere kishte CECUA BICAK se nuk te linte ai te beje cfare te doje me lumenjte,pyjet etj!!!
TANI VUANI!!
Pa le kerkoni demshperblim nga shteti!!!
Pse ku jemi ketu?
NE SOCIALIZEM TA NDERTONTE SHTETI SHTEPINE DHE TE PAJISTE EDHE ME MOBILJE,ndersa tani ne KAPITALIZEM,SHKO SIGUROHU dhe atje merr demshperblimin!
Pse duhet te paguaj edhe une per ty?
Me pyete mua ti,kur ndertove ne buze te lumit???
Thjesht do te mbeteni i pavdekshem ,i nderuari Pellumb me gjithshka qe keni shkruar deri dhe tek ky shkrim i fundit dhe shpresoj qe te tjera perla do te lexojme ne te ardhmen.Ju uroj jete te gjate.
Per fat te keq ti je vete nje nga ata me te fundit qe jane mitizuar e glorifikuar, bashke me gruan tende padrejtesisht dhe pa merita ne te dyja regjimet. Ti qytetar nderi!!!Gruaja jote qytetare nderi!!! Per cfare vlerash???Ambasador ne OKB pa patur edukimin me minimal profesional dhe pa ditur asnje fjale anglisht!!!! Mjeshter i Madh i Artit, arti yt medioker te cilin ti s’le vend pa a permendur vete sepse asnje kritik me vlere nuk ka denjuar ta zere me dore, pervec ndonje skarciteti social mjeran si njefare Bunga apo Lici. Psheretimat dhe vreri duket se nuk te mbarohen kurre sepse megjithese eshte hedhur shume pleh mbi fytyren dhe karakterin pa skrupull tendin, prape merr kurajon dhe nxjerr doren permbi kete pleh per te filluar prape te qelbesh gazetat me lapsin tend te mjere. Per fat te keq Baftjar Zeqoja nuk arriti te te bente edhe dy statuja per ty ne ato fushat e papunuara. Njeren te artistit pa kurore dhe tjetren te spiunit te sigurimit, perballe njera tjtres. Nuk do tj’u ngelej kohe duke mburrur njera tjetren dhe te pakten te shpetonim edhe ne njehere e mire nga shkrimet e tua te neveriteshme.
albin
Je shume i thelle. Me vonese e kuptova, por me mire vone se kurre.
Ti ke vlera kritike artistike te paçmuara.
Perse nuk na thua (qe te mesojme nga ty) diçka per thelbin e shkrimit te zotit Kulla por na broçkullit ne ere ?
Ti duhet te jesh ndonje enverist mizgun qe flet veç dokrra dhe nuk di as te vleresosh dhe as te spjegosh konkretisht
Shkurre enveriste qe ende se kupton qe enveri ka vdekur njehere e mire, kushdo qe te vije ne pushtet. krimineli Sali ose fyellibosh Rama
Po i beni ore nje lapidar ketij Zambakut te Zemblakut , qe nuk la rregjim pa i lepire bythen sa ishte ne kembe e qe vraponte i pari tu shkulte patkonjte kur u fikej kandili, bejini nje ore se u rraskapit duke e bere vet se edo ta shohe sa te jete gjalle.
O Pullum , i ke sherbyer komunisteve ne sektorin ideologjik per te mobilizuar masat punonjese, per ti edukuar me moralin socialist. Kerko falje njehere pastaj bej moral.
O Pllum, i ke sherbyer Berishes ne poste qe nuk jane per gaztore, e ke ndihmuar ne politken e jashtme, te fshihte dobiclleqet qe bente me Serbine dhe tani thua s’dija gje une. Po kush i ha keto pervec teje e xhulit..
O p.kulla, po i sherben vetes tani po ne nuk kemi nge te paguajme per permendoren tende . Mblidh mendte se u plake e s’te ka lezet.
Po ty Z Kulla kush të propozoj kandidat për deputet 31 mars 91 e mban mend ??? Apo u zgjodhe vet ?? Nje nga studentet e Ramizit te propozoj se keshtu ke qef ti quash ti. Je shpirt skllavi do gjithmon nje udhëheqës. Nuk e kupton dot as partizanin që nuk e dinte se ekzistonte Enveri as studentin që zbriti nga froni Ramizin por ti mbajte Saliun per një karrige lëre studentin dhe partizanin . Politika nuk është humor dhe ti nuk di ta bësh!!
Pershendetje Vullkani je i MODH,ja mbylle gojen enveristit ,kriminelit,antishqiptarit & koqekanarit !
bravo komentuesi shqiptari,kur paska filluar I modhi pellumb gjithe fisin per kunderkomente si ato te ballit prapa ferrave ?!