Shumë hakmarrje

7 Shkurt 2015, 15:50Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohitaj

 

Pamje deprimuese në këto ditë rreshjesh “hakmarrëse”, në jugun tonë të bukur, me njerëz të qeshur, të pashëm, të zgjuar, punëtor dhe shakator. Shumë deprimuese nga vetë ngjyra e turbullt e ujit, e përzier me mbeturina, që për 23 vjet, nuk u mendua si të grumbulloheshin e të asgjësoheshin pa ndotur ajrin dhe sa herë bien rreshje ato i rrëmben nëpër faqet e rrëpirave e i hedh në lumenjtë e pastër e në dete duke i ndotur shumë, duke dëmtuar faunën dhe duke na vrarë shpirtin tek i shohim aq të shëmtuara e dëshpëruese.

Por këtë radhë, që rreshjet ishin edhe më të dëndura lumenjtë pritën edhe më shumë plehra duke zhvendusur masën e ujit të barabartë me masën e plerave të shytur në ta (EUREKA)

Ne shqiptarët, por kryesisht të jugut, nuk jemi shquar shumë për hakmarrje, por më tepër për vëllazëri e drejtësi, por edhe për edhe për  ato padrejtësitë, që një pjesë e njerëzve akoma nuk i njohin, më erdhën ndër mend këto ditë, tek shihja ujërta e turbullat, që më mernin frymën e më përzieshin bashkë në atë pamje të frikshme, të mjerë, me njerëzit që të përmbajtur, por të prerë në fytyrat e tyre, me bagëtitë e ngordhura nëpër duar, me ankesat e grave shumë punëtore të atyre zonave, më krijohej përshtypja sikur asnjëherë nuk do të bëhet prapë siç ishte, sepse hakmarrja vetëm shkatërron e ikën gjithmonë mbas në kohë.

Bashkë me  ujërta e pista të dala nga shtrati i Vjosës e kanaleve të fushave të pamirëmbajtura si rezulat i mosmarrëveshjeve midis institucioneve, shoqatave nese ka akoma të tilla, midis vetë njerëzve, që dikur s’kishin të ndarë midis tyre, ngërtheheshin edhe hakmarrjet politike të vjetra, të reja, me shume ngjyra, të gjitha të grumbulluara aty tek këmbët e të gjithëve të veshura me çizme..

Të gjitha hakmarrjet, si rezultat i mosmenaxhimit të marëdhënieve të shumfishta, që buron më së shumti nga aftësia që kanë shqiptarët për të urryer tjetrin, u duk se natyra u hakmorr brenda disa ditësh duke i bërë një!

Aty erdhën edhe gra opozitare për të shprehur solidaritetin, e duke hedhur pas krahëve urrejtjet e hakmarrjet për një moment, u artikuluan masa emergjente për të lehtësuar fshatarët e dëmtuar, por pati nerv për të akuzuar opozitën se magazinat e emergjencës ishin pothuajse bosh, ashtu siç absurdi i opozitës shfrytëzoi rastin për të akuzuar…në vazhdën e hakmarrjes…

Por Fuqia e papërballueshme e natyrës duket se bëri hakmarrjen më të paparashikueshme duke shkaktuar një dhimbje të madhe midis njerëzish, por opozitën nuk e zbuti dot, si për të dhënë një mësim, e për t’i bërë shqiptarët bashkë, për ta duruar këtë dhimbje për ta përballuar dhe mbase për t’i harruar hakmarrjet, që më pas jeta e tyre të përmirësohet…

Kaq shumë hakmarrje, mund të sjellin vetëm pamje të tilla!

 

6 komente në “Shumë hakmarrje”

  1. mirel says:

    Gjithe fajin e kane mosmarreveshjet e institucioneve.
    Deprimuan njerezit qe aq te dashur dhe vellazerore me njeri-tjetrin, edhe pse urrehen si shqiptare qe jane..
    Deprimuan natyren..qe nuk jua kurseu hakmarrjen.
    Dhe Magden, qe me sa duket qenka zhytur thelle ne turbullirat e permbytjes dhe po I dhemb shume..deprimimi

  2. MAJAKOVSKI says:

    Zonje mos shkruaj kot, mos shkruaj pa shkuar e te shohesh zonat e permbytura se per rrjedhoje do te kemi shkrime te tilla skematike, pa asnje emocion, te cilat vetem kohen ta harxhojne duke u munduar te kapim ndonje mendim apo ide.Shkrime te tilla vetem ulin numurin e lexuesve te tu.

  3. ATDHEU says:

    Shume hakmarrje natyrore nga
    papergjegjshmeria njerez,por
    zhgenjyese dhe pashteruese eshte kur
    ne gjithe kete katatastrofe natyrore
    “disa” si perhere e bejne me te hidhur per
    interesa te tyre

    1. Arber says:

      Sigurisht nga papergjegjesia njerezore!!!

      Ne programin e PS SISTEMI I UJITJES E KULLIMIT ISHTE KRYEFJALA!

      Po c’behet keshtu Drejtori i ujrave ne Ministrine e Bujqesise gjuan armiqte e klases se PD eshte ne pushte efektivisht,

      Ministri I ujrave e Zhvillimit Rural kap dhelprat me avion per ti vaksinuar…

      O te mjeret ne na mbyten budallenjte. Na mbyten e na permbyten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje