Jemi në një rreth vicioz. E themi këtë të gjithë pa përjashtim. E pranojmë të gjithë e tëndërgjegjshëm se pas këtij rrugëtimi mbi çerekshekulli së paku kemi kuptuar se kjo situatë nukka zgjidhje nëpërmjet formatit aktual të zgjedhjeve “demokratike” e të “ndershme” parlamentare.
Tashmë kemi historinë 25 vjeçare si një pikë reference e statistika relativisht të besueshme përme thëne që jemi në një rrugëtim pa krye. Në mënyre nihiliste e paranojake lista e tëpazgjidhshmëve dhe e pyetjeve të papërgjigjta është e gjatë, e gjatë. Në këtë lëvizje braënianeçfardo shumatore të vektorëve të energjive të çfaredollojëshme (intelektuale, qeverisëse,manaxhuese, kulturore, sipërmarrëse, patriotike, globaliste, religjize, gjinore, seksuale e racore)si me magji polivalojnë të barabartë me ZERO.
Sot nuk kam marrë përsipër me sensibilizuar shoqërinë tonë në lidhje me listën e tëpapërgjigjëshmëve.
E kam bërë këtë në Qershor të vitit 2008 në një shkrim drejtuar gazetarëve shqiptarë: “Kuajtjanë të lodhur … ne gomerët kërkojmë ndërrimin e tyre” dhe padiskutim klithmë-thirrja imeishte eteriale.
Sot po parashtroj në mënyrë të përmbledhur tre ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërhyrja e parë.
Në këtë rrokopujë ku harxhojmë kohë të pamatë për individë, rëndom identifikojmë fenomeninme emra të përveçëm, të cilët njëkohësisht i lavdërojmë, i përgojojmë, i nëmim, i zilizojmë, indjellëzojmë me pështymë të pamatë, i mëshirojmë, i poshtërojmë, i ëndërrojmë të jemi si ata dhe jo për faj tonë por thjesht se në momentin që je një “Big Fish in a small pool”, pra njëpeshk grabitqar i madh në një pellgaçe të vogëlz si kjo shtëpiza jonë, ata padiskutim i meritojnëqë të gjitha sa më sipër thamë ndonëse edhe ne po të ndodheshim atje po ne do i meritonim jo mëpak.
Une guxoj e them:
Nuk jetojmë në demokraci.
Jo! Nuk jetojmë sepse nuk kemi mundësinë sadopak të vogël të vendosim për fatet tona në atëgrup të përzgjedhurish që na përfaqëson në Kuvend.
Sot Kuvendi jonë ka degjeneruar shumë më keq se i ashtuquajturi Kuvendi Popullor i periudhës komuniste. Ai Kuvend të paktën kishte njerëz të cilët në fushën e tyre si mjelës,mekanik, agronom, zetorist, artist, shkrimtar, sportist, inxhinjer, shkencëtar apo edhe spiunkishin dalë mbi të tjerët në profesionin e tyre.
Çfarë ka a çfarë s’ka në këtë Kuvendin tonë por shumë pak, shumë pak janë ata që napërfaqësojnë, të cilët ne i votojmë dhe ata DUHET të dijnë të kuvendojnë mes vedi. Edheemërtesat Kuvend apo Parlament janë asimetrike po të shikosh CV e individëve atje. Ataindividë në përqindje dërrmuese vetëm të kuvendojnë e parlare (me fol) nuk dijnë.
Janë e çfarë nuk janë, burra apo gra. Ata mund te jenë intelektualë, yes-men, të fortë, të pasur, tëvarfër, të zgjuar, mediokër, të shëmtuar apo rifato (të ribërë), firmato veshur, prindër, shterpë, tëdivorcuar, të vjetër, të rinj, dashnorë, pazhër, zhingolo, përfqësues të PINK society, protektorë,vrasës, shpërndarës e përdorues pluhuri e mishi të bardhë … por nuk janë kuvendues efjalëtarë… jo dhe jo; në shumicën dërrmuese … nuk janë.
Kohë e humbur me u marrë pse janë e si janë atje. Të gjithe dakortësojmë se në pamje të parëështë produkt darvinian por ne fort mirë e dijmë se janë frut edhe i ndërhyrjeve “deus exmachina”, i perëndive-njerëz, eksperimenteve ala laboratorike. Ky mutacion në këtë habitat ështëmonstruoz dhe padikutim i përkohëshëm pjellë e një ekosistemi të çekulibruar keqazi.
Gjithsesi une mendoj se ka rrugëdalje. Unë them që problemi është te Kodi Zgjedhor:
Kemi e çfarë nuk kemi por vetëm Kod Zgjdheor nuk kemi.
Na ka tjetërsuar, na ka bastarduar, na ka përçudnuar, na ka irrituar për me marrë “pushkët” nepenëtarëve të cilët jemi me shumicë si forumistë e jo të pakët si gëlthimtarë në rastin tim.
Ky kod as formalitete si Jetëshkrimi apo “virgjëria” e individit nuk i merr parasysh! Sa e urrejkëtë fjalë, sa i acaruar jam nga mbipërdorimi e prostituimi i saj e cila vetëm të mira materialenuk sjell e vazhdimësin e jetës nuk siguron (Përveç Marisë së Nazaretit, prindër të virgjër, prajetëpërçues nuk dij të ketë).
Ky kod e çbën inn extremes duke shkelmuar gurin bazë të një shoqerie të lirë e tregu të hapur, individin.
Për me i nxjerrë këta të paudhë nga Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndryshojmë Kodin Zgjedhor.Eshtë një kod me 1001 të këqija. Nuk na duhet më sepse tashmë e pamë se ku na ka katandisur.Në një pseudo demokraci duopoliste ku njerëzit s’kanë interes me votuar/jetuar në Shqipëri pasinuk kanë për kë të votojnë. Ata thjesht janë kuaj karroce të cilët duhet me ngrënë tagjin bajate tëradhës për me rrugëtuar në asgjëkundi të nesërmen.
Ky kod është ardhshmëri vrasës sepse prodhon Sulltanate Duopoliste me cikle 8 vjeçare tëkobëshme.
Duhet ndryshuar. Duhetë bëhet me lista të hapura kombëtare preferenciale deri në 10.
Ndërhyrja e Dytë.
Sot kemi një pushtet lokal të shëmtuar deri në grotest. Kemi qejahaj të paskrupuj, personazheprimitivo exotic ku edhe Gogoli do dukej i paarrirë nëportretizimin e tyre. Duke shfrytëzuar tëashtuquajturën Pavarsia e Pushtetit Lokal nga ai Qëndror e duke e zhbëre atë deri në shëmti kemidegjeneruar në qejahaj, ferman prites të sulltanëve të tyre. Këta qehajaj kur bëjn të paudhin, siAli Pashai shekuj më parë, ka raste që Fermani u vjen një Ferman Kokëprerës, por kjo s’ështëzgjidhje se qejahai tjetër vjen më i përbindëshëm nga i njëjti Sulltan duke e marr emërimin në tënjëjtin ferman i cili sapo i ka prerë kokën para ardhësit.
Ky pushtet është më i përçudnuari e me otomani i mundëshëm e s’ka Tanzimat me e ribërë. Sot pushteti Lokal është streha më pragmatiste e rrugaçërisë, injorancës, babëzisë, mizorisë dheduhet me u ndal.
Duhet ndryshuar. Duhet që mandati i një përfaqësuesi të pushtetit lokal të jetë i kufizuar maksimalisht vetëm në dy mandate. Nëse pastrojmë sadopak Kuvendin, rrjedhimisht edhe Këshillat Bashkiak do kenë relativisht më shumë integritet e dinjitet.
Ndërhyrja e tretë.
C’kemi e c’nuk kemi por vetem integritet dhe sistem gjyqësor nuk kemi.
Përiqemi të integrohemi duke u faktorizuar me zanatin më të vjetër të racës sonë, atë të Mercenar-Nizamit.
Gjyqësorin e mbajmë por edhe e ushqejmë me produktin tribaloshoqëror më te vjetër të tonin, atëtë Kanun-Vetëgjyqësinë.
Dikush duhet të na përfaqësojë për këto dy elemnte aksiomatikisht bazike në egzistencën e njështeti e kombi dhe ky duhet të jetë pozicioni i Presidentit në një Republikë Parlamentare.
Nuk e kemi ende Presidentin. Jo,jo, s’kemi si ta kemi. Vetë sistemi ka nxjerrë individë e paktame thënë jogjithëpërfaqësues. Të denjë për tu portretizuar vetëm nga pena e Servantesit “vetvetiume kalojnë në mend momentet kur Sanço ëndërronte të menaxhonte feudin e dhënë nga DonKishoti” …
Tashmë kemi edhe ne aradhën tonë të Presidentëve post ’90. Kemi Gorbaçovin, Putinin,Akademikun, Ushtarakun, e “no name” ala shqiptar (për hirë të së vërtetës USHTARAKU,çuditërisht e rastësisht, ka qenë edhe shembulli më i mirë i deritanishëm).
Gjithsesi ne nuk kemi pasur atë, babanë e pjekur, zëplotë edhe pa qenë fuqiplotë, fjalëpakët e tëfisëm të Republikës e të Kombit tonë.
Ky pozicion i rëndësishëm duhet parë fundamentalisht e konstitucionalisht si i vetmi i cili mundtë barazpeshojë ekulibrat të brishtë në Legjislativ-Ekzekutiv-Gjyqësor-in Shqiptar.
Duhet ndryshuar: Duhet urgjentisht të kemi një president të shqiptarëve i cili të zgjidhet direkt po nga shtetasit shqiptarë, të jetë e ndaluar ligjërisht të jetë i suportuar nga cilido subjekt.
Kjo/ ky shtetar duhet të jetë mbi 65 vjeç, me integritet kombëtar, intelektual, shëndetësor e financiar dhe të ketë të drejtë të ushtrojë detyrën për jo më shumë se dy mandate, sikurse edhe tani. Njëkohësisht ta ketë të ndaluar të merret me politikë aktive, të jetë pjesë e ekzekutivit apo gjyqësorit pas mbarimit të çdo mandati për gjithë jetën e tij biologjike.
Drejt propozimet e autorit.