A mund t’ia dalësh vetë në këtë vend?

11 Shkurt 2015, 19:20Blog TEMA

Nga Alteo Hysi

 

Jetojmë në një vend ku turbullira sociale, kulturore, ekonomike, politike e bën të vështirë orientimin drejt aspiratave, ëndrrave, shpresave për një jetë më të mirë.

Jam student fare i ri i Gazetarisë. Çdo ditë rrethohem nga moshatarë energjikë, pasionantë, kulturalisht e moralisht të ndryshëm nga njëri tjetri. Vijmë nga qytete të ndryshme, me parime, norma, edukatë, talente e pasione të ndryshme. Por të gjithëve na mundon e njëjta pyetje: A mund t’ia dalësh vetë në këtë vend?

Ne nuk jemi të rinj fodullë që mendojmë se në jetë gjërat vijnë vetë, pa mund e pa punë. Nuk kemi lindur e as jemi edukuar me këtë frymë. Ajo që na zhyt shpesh në turbullirën e kësaj pikëpyetje të madhe është kontrasti i thellë midis asaj që brenda vetes kemi kultivuar si vlerë dhe realitetit jashtë vetes.

Miku im, student ekselent i shkencave politike, detyrohet të punojë në call center. I afërmi im, student  ekselent i filozofisë thotë se ndihet krenar, dhe se e bën gjumin rehat, pavarësisht lodhjes së kamarierit. Dhe po i njohuri im, djal miliarderi, që me siguri nuk di ti llogarisë sa shkojnë paratë vjetore të familjes, shijon luksin e rrogëtarit të lartë institucional.  Ajo që na mundon ne të rinjve të zakonshëm të fshatit a qytetit, në kushtet e një vendi ekuilibrash të shkatërruar mundësish rinore, është dilema se ç’dreq  rruge duhet të zgjedhësh në këtë vend për të realizuar qëllimin, për tu bërë dikushi, përtej rrogëtarit?

Le ta nisimi nga modeli që na ofrohet. Modeli i të rinjve të ekranit dhe terrenit.                  I vetmi mentalitet që  po mbillet në shoqërinë shqiptare, është ai i adhurimit të njëshave, ndjekjes së njëshave, lëpirjes ndaj njëshit, bindjes dhe përuljes ndaj njëshave. Dhe për  çfarë? Për ndryshim? Për shpresë? Për  dritë e përparim të shoqërisë? Jo! Për lëmoshën, për qokën, për  shpërblimin, për ti mbijetuar ashpërsisë  së pabarazisë në mundësitë rinore, mungesës së meritokracisë.

Në kaq e kaq vite, kjo politikë e mbrapshtë që madje ka prodhuar edhe të rinj të modelit të “Njëshit”, që i kanë shërbyer një njëshi më të madh se vetja, nuk ka mundur  dot të ndërtojë as sistemin normal të një shoqërie që ka çfarë ti ofrojë rinisë së vet. Nga demoralizimi që vjen prej kësaj panorame gri, shumë të rinj gjejnë si rrugën më të shkurtër bindjen ndaj njëshave.

Është me siguri shumë e thjeshtë të kapesh pas një njeriu të politikës, të ndërtosh me të një marrëdhënie varësie midis superiorit dhe inferiorit, të bësh ç’të thotë ai, ti përgjigjesh interesave të tij.  Kështu mund të bëhesh drejtor pa mbushur të tridhjetat, mund të zësh një zyrë, mund të fillosh të vishesh me kostum e kravatë, mund edhe të bëhesh me kalimin e kohës barrkder e burokrat. Në rastin më pak të keq, do jesh nënpunës  në administratë. Të gjitha ti jep njëshi.

Po kjo nuk është lëmoshë-do thotë dikush-është luks i madh për një të ri shqiptar. Mund ti tingëllojë hidhur ndokujt që është mpiksur me mentalitetin “Kështu funksionon në Shqipëri”  po ti thuash se midis gjërave që ti japin dhe gjërave që i fiton ka një element thelbësor që bën dallimin: Dinjiteti! Po kurrsesi nuk mund ta kuptojnë ata të rinj që janë infantilizuar marrëzisht pas njëshit,  se nga momenti që kompromisi është bërë, ata nuk janë më qënie individuale. I përkasin njëshit, sepse nuk kanë më as ide, as zë, as karakter, madje as aspiratën. Ua ka marrë frymën kategorikisht,  lëmosha e njëshit. Madje edhe infantilizimi  u vjen krejt natyrshëm, sepse në një shoqëri  ku prevalon kriza e mundësive, kriza e punësimit, e bashkë me këto kriza morale, kur njëshi kujtohet për ty, ti beson se ai është perëndia që të ka ngritur lart mbi re, larg kësaj toke të qelbur pamundëish e padrejtësish.

A është ky modeli që i nevojitet rinisë shqiptare për të dalë  nga mosbesimi i thellë se në këtë vend të vogël  talenti dhe aftësia përfundojnë në hale po nuk pate miq, baba a xhaxha miliarder, po nuk arrite të kapesh pas njëshave?

Sigurisht që jo!

Nuk ka cinik më të madh se ai që i thotë një të riu që nuk komformohet  por konteston plagët e kësaj shoqërie: “Je shumë i ri për të qenë pessimist”! Pra, ata që ngrejnë zërin, ata që kërkojnë llogari për këtë gjëndje krize mes  rinisë, ata që rrebelohen dhe kontestojnë, konsiderohen si pesimistë e qarramanë dembelë. Edhe po të jenë të tillë, i kanë të gjitha arsyet për të qenë.  Ama “njëshave” kështu u leverdis ta perceptojnë të riun energjik e pasionant, një  pessimist që ka problemin me veten.

Nuk ka hipokrit më të drejtpërdrejtë se një i ri  që e reklamon veten si model të njeriut që ia doli vetë, pa ndihmën e mamit dhebabit, kur në fakt filozofia e “njëshit” e ka ngjitur lart, shumë lart në sukses.  E vlerësoj dhe admiroj pa masë një të ri që në pamundësi  ekonomike detyrohet  ta ndajë kohën mes studimeve dhe punës, një të ri që ska as makinë as Iphone por vetëm krahë të fortë pune. Por  në momentin që e gjithë kjo sakrificë, e kushtëzuar nga pamundësia apo vetëdija ambicioze e të riut, i nënshtrohet kushteve të njëshit, si një rrugë e shkurtër drejt ëndrrave për të cilat janë bërë kaq shumë sakrifica,  historia nuk është aspak frymëzuese. As model  pozitiv nuk mund të jetë më. Është vetëm shembulli jo ideal i një të riu që ia doli vetë deri në gjysëm të rrugës, por kur ëndrrat ia theu nevoja për mbijetesë, vendosi të bëhet pragmatist, derivat i njëshit. Nuk është sukses  dhe as meritë e jotja të të pompojnë në majë, sepse siç të ngjitën, ashtu edhe të hedhin nga maja kur nuk u duhesh, kur të shtrydhin e konsumojnë të gjithin.

Sukses është kur njeriu, aq me tëpr i riu, rritet moralisht dhe profesionalisht me sfidat që jeta dhe shoqëria i vë përpara. Sfidat që na vë përpara kjo shoqëria jonë, janë aq jonormale,  sa duhet dyfish vullnet për t’ia dalë, katërfish rracionalitet dhe pozitivitet,  për të ruajtur ekuilibrat mes brendisë dhe të jashtmes. Ky pra është modeli që i nevojitet rinisë shqiptare.

14 komente në “A mund t’ia dalësh vetë në këtë vend?”

  1. Alphade says:

    Ende nuk e dine shqiptaret kush i sjell keto trubullira ne Shqiperi ??? Ai ka vetem nje emer Sali Berishovici !!!!

  2. Flutra says:

    Te falenderoj more bir! Edhe kaq sa kupton eshte shume per moshen tende…por ne kete jete une qe po flas me ty, jam lodhur sa per dy jete e kam treguar me qendrimin tim se nuk mund te kem me shume se nje flamur, se nuk mund te perulem perpara nje vulgari, me durua sa me duruan, sepse paten nevoje per pune, pra me perdoren si gomar, pastaj me flaken…por jo si nje plehre!!!

    Ika si GLADIATORE!!!

    I Pershendeta dhe u betova se une bie ne kembe kudo te me hidhni them se jam ne kembe!!! Them se do vdes ne kembe!!! Por a ja vlen gjithe kjo lufte more bir?!

    PO jeta nuk eshte lufte! Jeta eshte nje dhurate, qe njeriu ta gezoje me gabimet e veta e me sukseset e veta, por jo te te kundervihet nje shtet i tere!!!

    Atehere une dua te te keshilloj:

    1. Ji krenar, por jo mendjemadh
    2. Mos u prononco politikisht
    3. Perzieu me turmen por vetem degjo

    Dhe se fundi kaq i mire sa je, te me falesh, por do kesh kosto, shume kosto. Kjo eshte Shqiperia jone, kjo ka qene qe kur ka vene kemben ketu njeriu i pare.

    Eh, se harrova. Merre ate “Pushken” qe ke edhe gjuaj!, por mos e rrotullo nga te gjitha anet se do rrethohesh me zjarre…me degjo mua, nuk eshte lepirje, eshte zgjedhje, nje gje qe te pelqen ty. Te tjeret do punojne pas kraheve te tu te te bejne te pavlere….ti do zhgenjehesh…por mos e nderro zgjedhjen, sepse bajgat nuk qendrojne ne ajer, ato bien poshte…

    Duaje veten, lidhu fort me veten dhe gjithe bota do te jete e jotja! shih sa djale i pashem e i ditur je! Bota eshte per te fortet dhe ti je nje djale i forte!!!

    Pac fat! ?

  3. Mallakastrioti says:

    @@Alteo Hysi! Ju me kete Shkrim mor Djale, po me Ngacmoni edhe mua qe jame thjeshte Lexues i Shtypit Shqipetare, dhe e bej vetem “Jeten Mediatike” Shqipetare..
    1-Kisha shume Qejf te Replikoja me ju Student Gazetarie, e lexova shkrimin tuaj me vemendje, dhe kurjozitet..dhe ja pse??
    Une vije nga nje Familje me tradita Labo-Mallakastriote, qe duam dhe Respektojme Arsimin, respektojme Familjen, Respektojme Vlerat Atdhetare qe ka krahina jone..pra te bera nje Pershkrim te shkurter qe te kuptoni se me ke flisni..
    2-Aty ne Tiranen tone, nga familja jone ka 4-Studente…njeri eshte mashkull sikurese ju…kurese 3-e-jane Vajza…neper Dege te Ndryshme te Universitetit Shteteror.
    3-Po kthehem te Ju…Besoni se po te keni nje “Njesh” ai do tju Ndihmoj..japi “Doren”..Punen ..Postin ect…Mbase..i “Dashur” ..kjo puna e “NJeshit” qe me se shumti e kerkon Rinia Shqipetare eshte Subjektive per mua..sepse “Njeshin” sote e ke neser jo…kete NJeshin munde ta Emerojme “Miku”…
    4-Pra nese nje i ri ne Shqiperi, dhe akoma nje Student Shqipetare mendon te “Miku” te i “Forti” te i “Pasuri”…pra mendon te Mbahet nga Sqetullat e te tjereve..e them me KEQARDHJE TE MADHE; SE kjo RINI ESHTE PA RRUGEDALJE::PA SHPRESE::PA PASUR DINJITETIN E SAJ…eshte nje Rini KOTI..akoma edhe Emrin Student e kane se Dikushe e ka nga Aftesite e tije(Notat) dhe dikush Emrin Student e ka nga Paret e “Njeshit”…por ka nje Ndryshim shume te madhe, nga Studenti qe ka AFTESI dhe Objektiv ne Jete, dhe Studenti qe ka Mbeshtetjen e “NJeshit”..
    5-Njkerezit e mije qe Studjojne ne Tirane, dhe qe jane Bashkemoshataret e tu, e kane Fituar te Drejten dhe Fjalen STUDENT pa Mbeshtetjen e “Njeshit” apo “Mikut”…akoma edhe Deget qe i kane Fituar i kane Fituar me Konkurse, dhe nuk kane pasur Mundesi qe te kishin dege te Zgjedhura sepse u Mungonte ai qe thoni ju “Njeshi” i Pushtetit..apo “Miku” i Pushtetit, akoma edhe parate per Studime i Fitojne duke punuar ne Call-Center..apo edhe duke Lare Pjata, kuptohet edhe Mbeshtetja e Familjes..
    6-I Nderuar @ Alteo!::E KUPTOJ SHQETSIMIN TUAJ,qe ngrini ne kete Shkrim,dhe me lejoni tju Tregoj nje Episod, nga Dy-“Student” Shqipetare ne Gjermani…
    a-Me njohu nje shoku ime, me priste per te pire kafe..dhe kur afrohem shikoj dy-Djem Tipike Tiranas ne Djalekt..per Koicidenc ata njihnin disa te aferm te mije…shkurt..njeri me tha se “Studjonte” Fisiotherapi..kurese tjetri “Drejtesi”…mu be Qejfi…dhe u thashe se Ndihem i Respektuar qe po pij Kafen me Dy-Student Shqipetare..nuk harrova tu thoja qe te Studjonin sepse pastaj do ti kishin Rruget e Hapura..ect..
    b-Njeri nga “Studentet” i “Drejtesise” kishte 4-vjete qe Bridhte Rrugeve te Gjermanise, dhe Fmilja i Dergonte c´do Muaj 3-4-mij Euro per te Jetuar..(Ne gjermni..nje njeri te jetoj do 600-te Euro..si dhe Banesa e paguar , student)::pra ky student nuk i mbaroj Studimet Kurre..
    c-Po “Studenti” tjeter qe me “Nderoj” me Shoqerine e njohjes..per 3-vjete bredhe rruget e Gjermanise,dhe jo vetem qe nuk arriti te rregjistrohej ne Uni..por akoma edhe Kurset e Gjuhes Gjermane nuk i kishte Mbaruar…shkurt Bej “Tumin” kesaj Pune..
    @@Ti thashe keto te gjitha , qe ju dhe shoket e tu Student si dhe te afermit e mij, mos ti shikoni Gjerat se “Njeshi” apo “Miku” eshte ai qe ti “Dhuron” te gjitha apo “fale” te gjitha…kurr se si jo…
    Vetem me Aftesite tuaja, duke Punuar akoma edhe Kamarjer..apo edhe ndo nje Pune tjeter..duke Studjuar…DUKE I VENE PRIORITETE VETES, duke dhene me te miren..per Familjen tuaj dhe veten tuaj..athere kur te Arrini Sukses ne Jete..dhe nje nga keto eshte Mbarim i i Studimeve..dhe ju vete, gje gjithe Studentet e tjere duhet te LUFTONI te beheni “Njeshe” ne Fushen ku ju Studjoni,dhe duke u Bere vete “Njeshe”..athere do te shijoni edhe te Mirat qe te sjell te Qenurit numer NJE::POR duhet te jeni Objektiv se “Njeshi”, dhe “Njesh” mbetesh Perkohesisht, dhe jo Perjetesisht…Perjetesine e Praktikon Politika e Sali Berishes Po edhe Ilir Metes…
    @ qe te NJeshe “NJesh” eshte e lehte por te MBETESH njesh eshte e veshtire, Uroj qe ju si dhe ata te afermit e mije qe Studjojne ne Tirane te Arrijne ate qe duan pa Mbeshtetjen e “NJeshit”…lol

  4. kusho says:

    E o Alteo o kusheri ,po per mua qe kam 13 vite qe ve koken ne rrezik per kete vend dhe shoh se si bejne karriere ne kurrizin e njerezve te ndershem tropojanet apo tepelenasit e radhes me ca skraparllinj ne mes.Nje dite ketij vendi do ti duhen njerezit e zote po zor se ka per ti gjetur.

  5. Endri says:

    ahhhh sa shume na mungojne zera kaq te lire

    po te shkruanin te gjithe kaq shkoqur sa ky djale, nuk do kishim halle kaq te medha, dhe ko rinia jone do vuante me pak

  6. Mario says:

    PO more shok po mund tja dalesh neqoftese beson shume te talenti dhe nese te rinjte nuk kane frike nga asgje.
    Bravo te qofte per keto te verteta lakuriqe qe shkruan

  7. Vali says:

    Ej ,rinia jone nuk eshte me ajo e “anes rruges,ne mes te turmes”Gjerat mund te ndryshojne!
    Shkrim therres.Pa fjalen e lire nuk ka demokraci.Pa djelmosha te tille, revanshist ne ide dheme detashment ushtarak ne mendime nuk mund te behemi dot qytetare te mire.kaq mjafton!

  8. Flutra says:

    @Ma hiqni ju lutem ket kuriozitet, i pazakonte per mua!!!

    Cila Vali jeni? Turma jemi o Vali. Per njeriun solitar jeta eshte e veshtire, per ate qe rritet e rri” mes turmes” eshte shume me e lehte….kete keshille ja dhashe ketij djali, sepse nga menyra se si shkruan me duket njeri solitar.
    …ai thote diku….”me thone se kudo te shkosh ti, keto probleme do kesh”…ne je Vali, qe une mendoj…kete ta kam thene dikur dhe e mbajte mend dhe e vure ne jete…por ndryshe te ta bejne’ boulling’ e ndryshe te jete spontane kjo gje…Eshte mire tja kujtosh tjetrit here pas here sa keq me ka bere te ndihem. Me e mira eshte tja them ne sy, por ne pamundesi ja them ne distance….aq sa te thote: “Mjaft Tema, mjaft ju lutem mos e botoni me kete injorante”….

  9. Emigranti says:

    I dashur Alteo,

    nuk jam natyre pesimiste,por me duhet te te zhgenjej dhe te ta bej te qarte se nuk ke asnje mundesi ne ate vend. Alteo,Shqiperia eshte vendi tipik me mentalitet arab ku dominon vetem kultura e mikut dhe e parase,dhe ku te tjeret nuk mund te cajne me kurre.Komunizmo-myslimanizmi e shkaterroi vendin tone dhe komunistet vazhdojne te qeverisin te pashqetesuar dhe te kene gjithcka ne dore.Alteo a i lexove komentet me siper?A beson vertet se ka familje me tradita patriotike labo-mallakastriote?Une jo, une besoj se labet e mallakastriotet ishin komunistet e spiunet me te felliqur te sigurimit te shtetit dhe ne saje te ketyre lidhjeve fare te hapura qe dominojne politiken,mjekesine,ekonomine e Kulturen shqiptare,skane Probleme ti rregullojne femijet e tyre.A ishte babai yt i tille,Alteo? Nga shkrimi duket se jo.Atehere me lejo nje keshille;largohu sa me pare qe te mundesh prej Shqiperise e mos harxho kursimet e familjes dhe kohen tende duke mbaruar nje fakultet te rendesishem por qe ne Shqiperi ska asnje vlere.Kurseji vetes zhgenjime te panumerta,dhe mendo per vete por edhe per femijet e tu te ardhshem qe nuk e meritojne ate realitet ku ti po perplasesh.

  10. Flutra says:

    @Emigranti, une jam njeri realist. Nuk hy as tek pesimistet e as tek optimistet. Ato qe kam shkruar me lart jane shume te verteta, por une du ata nxise Alteon, qe te provoje. Ai eshte i ri e jeten e ka perpara….aty eshte edhe toka e huaj edhe ajo te merr kohe boshe sa te duash. Edhe andej ka te diplomuar qe nuk punojne dot ne diplomen e tyre, por jo si rasti shqiptar, qe ka frike i afti nga njeriu i rruges. Ose edhe ne qofte i afte eshte koleg me ty dhe eshte aty per te ta bere jeten varr sepse e ka mision nga struktura te padukshme…

    Cfare te them! Gjithe bota eshte pak pis. Ketu drejton Nexhmie Hoxha per 70 vjet bashke me ate qe na la shendetin para ca kohesh. ta mendosh se sa naiv eshte ky popull, si nuk e kuptuan se ’90 ishte nje fars?
    Ta mendosh se kukullat e Ramizit e te nexhmies dhe Sigurimi i shtetit per keto 23 vjet na kane gjakosur disa here me shume se 50 vjetet e shkuar.
    Kush tregon se ka qene i perndjekur ai i ka bere varrin vetes!!!
    Po njeriu i shkrete edhe po nuk tregoi e njohin spiunet se aq eshte shqiperia nje pellembe.

    ja dakord me ty kur thua se komunistet drejtojne vendin. Por edhe komunizmi idiot 50 vjecar bente ca perjashtime, e ata njerezit e zot i vinte ne zyre e i ruante nga prapa. Po keta te pacipe kane ndryshuar stil, keta te provokojne qe te te shkaterrojne jeten. Te ngarkojne nje gje qe nuk e ke bere qe te te burgosin, se nuk jan ngopur per 50 vjet. Po qenkam vampir more vella.

    Nuk do c’te te them. Kjo Vali nuk me ktheu pergjigje e nuk eshte shenje e mire…

  11. Vali says:

    Flutra,S’besoj se jam Vali qe kujton se jam.Mgjth,si mesuese gjuhe qe jam te keshilloj qe emrin ta kthesh ne folje (fluturoj),te menyres deshirore (fluturofsha) dhe te zhdukesh nga komentet se po harxhon kohe.Une Alteon e njoh vetem pak,kemi rastisur ne nje konference bashke dhe ishte kaq energjik.Druaj,se ti e njeh me mire,po po,shume me mire se mua.Te pakten me c’kuptoj!

  12. Flutra says:

    OHHOOO VALIIII

    PO KU JE MI VALI?

    PO PSE JE KAQ UTHULL MI?

    UNE VALI, TE KAM LEXUAR QE ME 8 E 30, PO S’PATA NGE TE FLUTUROJA…
    DEGJO ZEMER! E PROVOVA…FLUTUROVA…POR KUR HAPA SYTE, PASHE VETEN KETU POSHTE TEJE…NUK KE PSE MALLKON NESE NUK JE AJO QE UNE NJOH
    KLM

  13. Petro Luarasi says:

    Alteo,ti ke ndjenja, ke vlera dhe meriton shume e me shume. Por qe te kurorezosh idete e tua te duhet nje komunitet njerezish te ndergjegjesuar qe ekzistojne, por mbulohen nga llumi. Kerkoji, komuniko me ta dhe beni nje force me vlera dhe veprimtari te medha. Perhapni kudo thirrjen: Bashkohem sepse jam si ju!

    1. Flutra says:

      nje BIG LIKE NGA FLUTRA; per LUARASIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje