BE vështron drejt takimit të nivelit të lartë në Minsk. Nëse atje nuk do të ketë kompromis për konfliktin e Ukrainës nuk përjashtohet të humbasë edhe fuqia më e madhe e Perëndimit – uniteti i tij
Nga Bernd Riegert
Një sërë shtetesh kryesisht evropianolindore janë të gatshme të ndjekin rrugën që po përvijohet nga SHBA: ato e përfytyrojnë që ta pajisin ushtrinë ukrainase me armë moderne, në mënyrë që ajo të mbrohet kundër kryengritësve dhe mercenarëve të pajisur nga Rusia. Ende shumica e shteteve të BE është kundër dërgimit të armëve dhe ndjek modelin gjerman, sipas të cilit, armë shtesë vetëm mund ta përkeqësojnë luftën.
Një nga të paktat anë të forta, që Perëndimi mund të tregojë kundër Presidentit Putin, i cili vepron në mënyrë perandorake, është uniteti në politikën e Ukrainës. Por SHBA ndodhen në rrugë e sipër për ta rrezikuar këtë unitet, po të arrijnë të bindin qoftë edhe vetëm një pjesë të evropianëve që ta mbështesin dërgimin e armëve dhe veprimet më të ashpra ndaj Moskës.
Furnizimet me armë vënë në lëvizje spiralen e shkallëzimit të dhunës
Nëse takimi ndërmjetësues i nivelit të lartë në Minsk të mërkurën dështon dhe po të vendosin SHBA që t’i dërgojnë armë Kievit, Moska mund të konstatonte e kënaqur se fronti diplomatik perëndimor po lëkundet. Veç kësaj, Kremlini do të kishte një pretekst të mirëpritur për të ndërhyrë edhe ushtarakisht në luftën në Ukrainën Lindore dhe për t’i pajisur kryengritësit edhe më fort me armë. Një shkallëzim tjetër i situatës ndoshta nuk do të shmangej dot më. Punët do të ecnin drejt një lufte me prokurë, e cila do të zhvillohej në kurriz të Ukrainës.
Ai që dërgon armë, duhet ta ketë të qartë se shumicën e herëve dërgon edhe këshilltarë dhe ekipe mediatike, në mënyrë që armët të përdoren me efekt. Në fund, kjo mund të marrë pamjen që në Lindje të Ukrainës të ndodhen trupa tokësore nga Perëndimi dhe Lindja përballë njëra-tjetrës. Këtë nuk mund ta dojë askush në Evropë dhe në fakt askush në SHBA.
Armë thjesht defensive nuk ka. Rusia do t’i përgjigjej dërgimit të armëve nga shtete anëtare të NATO-s pa dyshim me armatim të mëtejshëm. Po pastaj? Jo, BE duhet t’i përmbahet qendrimit refuzues ndaj çdo lloj shkallëzimi. Ndoshta Lindja e Ukrainës nuk mund të mbahet më në Ukrainën e sotme, por vetëm në një federatë. Ky mund të ishte përfundimi i takimit të nivelit të lartë të Minskut. Presidenti i Rusisë do të kishte fituar përgjysmë. Kjo do të ishte e dhimbshme – po cila do të ishte alternativa? Edhe më shumë luftë, edhe më shumë të vrarë? Rreziku i një lufte të zgjeruar mes Rusisë dhe Perëndimit?
Të pengohet me armë ndarja e Evropës?
Rusia e prishi me ndërgjegje rendin e deritashëm të Evropës. BE dhe SHBA u duhet të shohin se mund të mbrohen kundër kësaj vetëm në mënyrë të pamjaftueshme, po të mos duan t’u futen rreziqeve të paparashikueshme. Vija e kuqe mbetet kufiri i jashtëm i NATO-s. Rusisa nuk duhet lejuar ta shkelë këtë kufi. Përndryshe vlen: Ukraina (Lindore), Gjeorgjia, Moldavia kanë rënë në sferën e ndikimit të Moskës. Perëndimi mund dhe duhet t’i mbrojë ato jo me armë, por më e shumta me fjalë. Ndarja e re e Evropës është në prag të derës.
Amerika nuk duhet te gjeje me nje Hitler tjeter ne Europe.Amerika kerkon t’a beje Ukrainen Stalingrad per nazizmin kete here.Rusia po luftohet te pakten qe nga viti 1917.
po medium, amerikanet ne politikat gjeostrategjike e bejne ndonjeher ndonje gje te mencur. rusia trazirat me mir ti ket tek dera e shtepise se vet, sesa ti ket me cekine apo turqine. jane nje sere vendesh eurpjano lindore qe me zemer jane me prane rusise se amerikes, dhe nje nga keto vende eshte dhe ukraina. ne 2010 rusia i dergoi malit te zi Projekte miliardeshe per te ndertuar nje baze ushtarake ne adriatik. lufta vllavrasese ne ukraine eshte mbrojtja me e mir per perendimin. tashme e mesuam stilin e obames. nese bush shkonte gjithandej duke bombarduar e duke na shit pordh me betejat e fituara. Obama i ben arabet te vriten me njeri tjetrin, i ben sllavet te vriten me njeri tjetrin….. po ky nuk eshte faji i amerikes, ky eshte faji i tyre qe jane koqe. ata po mos ta kene luften ne shtepine e tyre, do ta sillnin ne shtepin tone. te jeni te sigurte, per cdo sllav apo mysliman te vrare, korispondon me nje europjano perendimor te shpetuar.
Rendin ne Ukraine e prishi Usa dhe BE,dhe tani problemi eshte se nuk dine cte bejne.
rremujen ne ukraine e sollen amerikanet dhe duan te futin ne valle satelitet e dikurshem te BS se bashku me shtetet e fuqishme te PERENDIMIT
SHBA DUHET TE USHTROJNE NJE POLITIKE ME TE FUQISHME DHE AGRESIVE NDAJ RUSISE NE KUNDERSHTIM ME POLITIKEN E NDJEKURE DERI TANI NGA STAFI DREJTUES I OBAMES
DUHET TERE BLLOKU PERNDIMORE ME NE KRYE SHBATE VEPROJE I BASHKUARE NDAJ AGRESIVITETIT RUS
POLITIKAA SULMUESE RUSE VJEN NGA QE AJO KA LEXUARE MUNDESITE E QE KA SOT PERNDIMI PER TU PERPLASUR ME TE
REAGIMI I GABUARE I ADIMISTRATES SE OBAMES NE PROBLEMIN SIRIAN,QE GJOJA I DHA MUNDESI PAQESDHE JO NDERHYERJES QE GABIMI ME FATAL I KRYER NDONJEHERE NGA POLITIKA E JASHTEME AMERIKANE E NJE PRESIDENTI
KY REAGIM U PERKTHYE NGA RUSIA E PUTINIT SI FITORE NDAJ POLITIKES AMERIKANE,DHE GJITHASHTU ULEXUA SI DOBESI TE POLITIKES SE STAFIT DREJTUES POLITIK TE SHBA
SHBA DUHET TE SJELLIN PLANET E XH BUSHIT PER VENDOSJEN RAKETAVE ANTIBERTHAMORE NE POLONIDUHET TI REGOJE RUSISE SE ESHTE E VENDOSURE EDHE PER PERPLASJE!!!
DERI TANI KETE ROL PO ELUAN VETEM RUSIA
AJO PO TREGON AGRISIVITET SE E DI SE POLITIKANET E TANISHEM TE SHBA DHE PERNDIMIT FLASIN VETEM LLAFE PA NDERMARE ASNJE VEPRIM
A NUK I NGJAN KJO POLITIKES SE HITLERIT ME LIDERET E DOBET EUROPIAN TE ASAJ KOHE??
POLITIKA AMERIKANE DUHET TE RISHIKOJE EDHE MARDHENIET E SAJ ME POPULLSITE E SHTYPURA NE RUSI
NJE FURNIZIM ARMATIK GRUPIMEVE CECENE APO TATARVE NE CECENI APO DAGESTAN DHE SHKAKTIM I INJE MARRVESHJE TE FSHEHTE ME GRUPIME RADIKALE ISLAMIKE NE KETE VEND DO TI JEPNIN RUSISE NJE MESIM TE MIRE ,NE MENYRE QE TE NDERPRESE AGRESIVITETIN NDAJ EUROPES LINDORE
SHEMBULLI I AFGANISTANIT E PROVON KETE GJE
BASHKPUNIMI I SHBA ME MUXHAHEDINET BERI QE RUSET TE IKNIN ME BISHT NE SHALE NGA AFGANISTANI DUKE MARRE ME VETE ME MIJRA ARKIVOLE ,
@@Perendimi dhe Amerika e kane te HUMBUR Luften Diplomatike me Rusine..
Rusia e Putinit i shikone Europjanet dhe Amerikanet si Lojtare te Dobet dhe ka ARSYE per kete…
Marjonetat Amerikane qe jane sote ne Pushtet ne Kiev,nuk kane se c´te bejne tjeter vetem te “Qahen” sa ne Bruksel-Paris-Berline-Uashingeton..
Shkurt:Ne takimin e MINSKUT..kush eshte ai qe DIKTON???Putini apo Perendimi??THua ka shanse per nje Kompromis??Gjasat jane te pakalkulueshme…Putini ka me shume Fushe veprimi, ka me shume Epersi dhe Prioritetet i ka te Qarta..Perndimi shkone ne takimin e MINSKUT si ai “Djali i Penduar, qe i kerkon Falje Babait” dhe AI NUK E FALE,POR I JEPE EDHE NJE SHUPLAKE TJETER:::DHE nese dikush pyet se cila eshte kjo “Shuplake” pergjigja eshte me se e ditur:Ukraina Lindore Shkeputet nga Ukraina me te “Drejten e Vetevendosjes”..jo me kote Putin ka Hedhur ne shesh edhe teorine e Ndarjes se Kosoves…
Megjithe ate le te shohim….lol
ncncncnc sa bole komentues qe paska .(Jo te gjithe)
Putana i Moskes gjeti nje evgjit ne Shtepine e Bardhe dhe po hedh vickla , do zoti e Senati Republikan ben detyren patriotike duke vene nderin e neperkembur dhe nga haleatet e BE ne vend ,
Se do Franca dhe Greqia me u lidh me Rusine dhe humbet “uniteti i Europes”. Por te dyja keto shtete kane qene dhe mbeten filoRuse, ne mos ekstension sllav. Vete e ka fajin Europa qe i dha perparesi Beogradit dhe Athines gjithe keto shekuj duke filluar me shperberjen e perandorise Osmane. Siduket kishte frike se do e “pushtonin shqiptaret muslimane”, por perfunduan te pushtohen nga te tjere muslimane e Shqiptari brenda nje 10 vjecari jo vetem nderroi fene por eshte bere me Gjerman se Gjermani, me Italian se Italiani, e me Anglez se Anglezi. Ateher pse keta udhetar qe kalonin ne ato shtigje te cilet i evidentuan haptazi cilesite dhe superioritetin e Shqiptarit nuk u moren parasysh nga kancelarite e kohes ? Deshtimi i unitetit Europian lidhet katerciperisht me ceshtjen Shqiptare. Pa ribashkimin e Shqiperise, pa krijimin afatgjate te nje shteti 15-20 milion banoresh Shqiptar (duhet te ishte mbi 40), nuk ka stabilitet ne Ballkan dhe Europa ka nje berthame ekonomike qe eshte Gjermania, por i mungon dhe do i mungoj gjithmone berthama shpirterore, ajo qe i ka dhene e i jep vizion, Shqiperia. Madje nese duhet te shkohet me larg nevojitet nje aleance e fuqishme Italo-Shqiptare, nje partnership Adriatiku por si te barabarte jo ne te jemi si shtojce. Europa keshtu mbetet e sballancuar ndermjet fuqise ekonomike Gjermanike, dhe percarjes shpirterore Frenge/Greke/Sllave qe i kundervihet fuqishem krahut Italian/Spanjoll/Portugez, i cili mbetet i paafte, e shpeshhere i preokupuar me probleme te pafundme te brendshme per te bere ndonje gje.
Beni dhe Sadiku qenkan bosh fare.Rusi ka qene dhe mbetet e keqja e vetes dhe e botes,o njerez.Kthjellohuni..!
O ISUF KUR SHIKON FILMA SHIKON EKRANIN APO SHIKON TAVANIN
Raketat ne Poloni…Po nqs rusi do i vendosi perseri raketat ne Kube?