Nëse sheh diçka, thuaj diçka

11 Shkurt 2015, 12:05Blog TEMA

Nga Bledar Çuçi*

 

 

“Nëse sheh diçka, thuaj diçka” – kështu titullohet fushata mbarëkombëtare që Departamenti për Sigurinë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmori për të angazhuar qytetarët në mbrojtjen e komuniteteve dhe të vendit të tyre nga terrorizmi dhe dhuna ekstreme, duke i ftuar ata të denoncojnë çdo situatë që u duket e dyshimtë apo që duket se po çon në dhunë ekstreme. Kjo fushatë ishte një ndër nismat e ngjashme që më erdhi ndër mend ndërsa lexoja komentet e disa intelektualëve publikë dhe qytetarëve të tjerë që e konsiderojnë të paefektshëm portalin stopkorrupsionit. al, të cilin qeveria ka vënë në dispozicion të qytetarëve që prej disa ditësh.

Ky portal është një mundësi që institucionet publike ju ofrojnë atyre qytetarëve që kërkojnë sundimin e ligjit në Shqipëri, që të kontribuojnë për ta parandaluar dhe luftuar korrupsionin në shoqërinë tonë. Ndaj, së pari, dëshiroj të falenderoj rreth1600 qytetarë që në vetwm njw javw i janë drejtuar këtij portali dhe kanë dënoncuar raste të korrupsionit, dyshime për korrupsion, apo, në disa raste, edhe shkelje të tjera të ligjit apo të standarteve profesionale nga disa drejtues apo punonjës të institucioneve publike.

Ç’ka ndodhur ndërkohë me portalin?

Përmbledhtas, të mbi1600 denoncimet që qytetarët kanë paraqitur deri tani përmes portalit, përfshijnë: (a) 85 % denoncime për raste konkrete të korrupsionit ose dyshime për korrupsion apo, denoncime lidhur me shkelje të tjera të ligjit ose të standarteve profesionale nga punonjësit publikë; dhe (b) 15% shënime të padeshifrueshme apo pa kuptim.

Ç’ka bërë qeveria me të dhënat nga portali?

Deri dje (10 shkurt), institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato tw varwsisw, për të cilat janë bërë denoncime përmes portalit, kanë filluar të bëjnë verifikimin e denoncimeve në terren dhe, në disa raste, kanë marrë edhe masat përkatëse. Po jap vetëm dy shembuj, të cilët mund t’i gjeni të reflektuar edhe në portalin stopkorrupsionit.al nën emrin e sektorit përkatës:

Raste te tilla tashme jane bere me dhjetra e une nuk do te zgjatem ketu por, dëshiroj të bashkëbisedoj pak me skeptikët për vlerën e këtij portali e të sqaroj disa aspekte që lidhen me rolin e këtij mjeti në kuadër të nismave të qeverisë për t’i mbyllur shigjet korrupsionit e për ta ndëshkruar atë. Dëshiroj të bashkëbisedoj jo thjesht si dikush që në këtë moment ka nderin të shërbejë si punonjës publik, por, më shumë si qytetar i këtij vendi dje, sot dhe nesër, edhe kur s’ka qenë e s’do të jetë punonjës publik.

Më mirë një hap përpara apo të rrimë në vend?

Portali është vetëm NJË ndër mjetet në luftën kundër korrupsionit, një mjet që në mënyrë të drejtpërdrejtë angazhon ata qytetarë që dëshirojnë sundimin e ligjit në Shqipëri, që të kontribuojnë për t’i vënë një emër çdo rasti kur një drejtues institucioni apo një punonjës publik ndërmerr një akt korruptiv. Qeveria ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë në kompleks reformash, të cilat i ngushtojnë hapësirat korrupsionit, e parandalojnë dhe e ndëshkojnë atë. Po jap vetëm tri shembuj qw i takojnw muajve tw fundit:

Roma nuk u ndërtua në një ditë.

Lufta kundër korrupsionit është një nga betejat afatgjata dhe të vështira të sistemit demokratik në rrugën e tij drejt përsosjes. Nuk është një betejë, të cilën një shoqëri e lufton apo e humbet veç një herë. Është një përpjekje e vazhdueshme për të ngushtuar mundësitë për korrupsion, për ta parandaluar korrupsionin dhe për të ndëshkuar ata punonjës publikë dhe qytetarë që angazhohen në akte korruptive. Vende me demokraci të konsoliduara kanë ndërtuar për dekada – duke provuar, arritur sukses, dështuar dhe mësuar nga dështimet – një sistem ligjesh, programesh, mjetesh dhe praktikash për ta parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Këtë model, këtë rrugë po ndjekim edhe ne, duke filluar që nga klasifikimi i krimit tw korrupsionit si krim “i rwndw” kur kryhet nga zyrtarw tw lartw, te ligji “Për mbrojtjen e informatorwve pwr rastet e korrupsionit” i cili pritet tw miratohet sw shpejti, e deri tek portali stopkorrupsionit.al, i cili po jep rezultatet e para. Sot ndëshkohen tri drejtues e tri mësues që shkelin ligjin e standartet profesionale: këto janë dy shkolla që nesër e tutje do të ofrojnë kushte më të mira dhe cilësi më të mirë mësimdhënieje për fëmijët, por këto masa, por edhe ky portal, i shërbejnë edhe parandalimit të shkeljeve të tilla në të ardhmen, sepse dërgojnë një mesazh të qartë tek të gjithë punonjësit e sistemit arsimor, në këtë rast, se shkelje të tilla nuk do të tolerohen dhe se prindërit, nxënësit, mësuesit dhe qytetarët kanë tashmë një mjet në duart e tyre për të denoncuar korrupsionin dhe shkeljen e ligjit në shkolla. Më mirë t’ia mbyllim shtigjet e ta ndëshkojmë korrupsionin dhe shkeljen e ligjit në çdo rast apo të rrimë duar kryq e të presim se mos na bien nga qielli të gjithë mësuesit e drejtuesit e shkollave më të mirë, më të ndershëm e më të përkushtuar të globit?

I kujt është shteti? Kush janë këta të korruptuarit?

Vij këtu tek një çështje tjetër shumë të rëndësishme: ajo e përgjegjësisë kolektive dhe individuale për ta luftuar korrupsionin. Shpesh, duke përfshirë edhe rastin e skepticizmit që disa njerëz shprehën për portalin stopkorrupsionit.al, debati dhe ‘inati’ ndaj ‘atyre të korruptuarve’ konfigurohet sipas ndarjes ‘punonjës publikë të korruptuar’ përballë ‘qytetarëve të pambrojtur që vuajnë nga korrupsioni’, një ndarje false dhe hipokrite dhe që nuk ndihmon ta shkulim me vendosmëri farën e keqe të korrupsionit nga jetët e punët tona. Drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve publike janë shqiptarë, jetojnë mes nesh, janë djemtë, vajzat, gratë, burrat, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët, miqtë e ngushtë, apo kushërinjtë e afërt të atyre që nuk janë sot punonjës publikë. E mes atyre që nuk janë sot punonjës publikë, ka plot që deri dje ishin drejtues e punonjës publikë. Ndaj, koha ka ardhur dhe ka kaluar të marrim përgjegjësi individuale e qytetare për ta luftuar korrupsionin, duke refuzuar të marrim pjesë në akte korruptive qofshim a mos qofshim punonjës publikë; duke denoncuar akte të tilla; duke refuzuar të përfitojmë nga korrupsioni kur këtë e ushtron dikush që është ‘i yni’ dhe, mbi të gjitha, duke zbatuar ligjet e jo duke kërkuar zbatimin e tyre vetëm kur është fjala për ‘ata të tjerët’. Lufta kundër korrupsionit nuk është lufta e qytetarëve kundër shtetit të tyre. Ajo është beteja e qytetarëve dhe drejtuesve e punonjësve publikë që duan një shoqëri ku sundon ligji, por dhe që duan të marrin atë që meritojnë, me ata drejtues e punonjës publikë apo qytetarë që duan të përfitojnë pa të drejtë, të vjedhin nga xhepi i tjetrit dhe të shkelin ligjin sa herë që ai bie në kundërshtim me përfitimet e tyre personale. Në këtë betejë, ligji dhe shteti janë mekanizmat e mëdha që demokracia ofron për të arritur qëllimin e një shoqërie ku korrupsionit i priten këmbët, krahët dhe koka.

Të bëhet drejtësi… në një sistem demokratik.

Pa dyshim, sistemi i drejtësisë, sidomos prokuroria dhe gjykatat, kanë rol të dorës së parë në ndëshkimin e atyre që marrin pjesë në akte korruptive, si dhe në çrrënjosjen e korrupsionit përmes forcës unike parandaluese të ndëshkimit. Pa dyshim, qytetarët që duan sundimin e ligjit në Shqipëri, kërkojnë të shohin drejtësinë të veprojë me ndershmëri dhe guxim në dënimin e të korruptuarve. Në 18 muaj qeverisjeje, kemi denoncuar në prokurori mbi 500 raste të akteve korruptive nga punonjës e drejtues publikë, duke përfshirë shumw zyrtarw tw lartw madje edhe ish-ministra të qeverisë paraardhëse. Nga këto, prokuroria ka dwrguar nw gjykatw vetwm njw pjesw fare tw vogwl e, mw duhet tw verifikoj gjatw nwse gjykata ka dwnuar ndonjw prej tyre. Llogaritë mund t’i bëni vetë. Në sistemi qeverisës që kemi zgjedhur me Kushtetutë, qeveria çon raste në prokurori, por këtu mbaron fuqia e saj urdhëruese dhe zbatuese. Edhe këtu, kërkesën e llogarisë mund ta drejtoni aty ku duhet. Ndërkohë, reforma e saponisur në sistemin e drejtësisë synon të përmirësojë në mënyrë radikale shpejtësinë dhe cilësinë e veprimit të drejtësisë ndaj shkeljeve të ligjit, si dhe të zbatimit në praktikë dhe rigoroz të parimit të barazisë para ligjit. Kjo reformë mund të ketë sukses vetëm nëse qytetarët, drejtuesit e punonjësit publikë,  gykatësit e prokurorët që duan një shoqëri ku sundon ligji, qofshin përkrahës të qeverisë, të opozitës apo të asnjërit, punojnë së bashku për t’ia kthyer drejtësinë drejtësisë.

Një aleancë e madhe dhe e vërtetë qytetare, që përfshin edhe drejtuesit e punonjësit publikë, policët, gykatësit e prokurorët e ndershëm, është e domosdoshme nëse duam ta çrrënjosim korrupsionin. Skepticizmi, cinizmi, hedhja baltë pa fakte mbi çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin, pa i dhënë kësaj përpjekjeje shansin të tregojë (apo jo) rezultat, na lë në vend dhe është shërbim ndaj atyre njerëzve në shoqëri e institucione publike që me korrupsionin jetojnë ngrohtë.

*Ministër Shteti për Çështje Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit

 

 

6 komente në “Nëse sheh diçka, thuaj diçka”

  1. neri says:

    po vete ilir meta qe e ka videon e korrupsionit me ze e figure ,kush do e trajtoje si rast,po ne rastin e cucit qe i perdorin gruan ne kembim te nje posti qe sot e mban kush pergjigjet…. hikni o shqiptare qeverises se na hapet barkun

  2. I know something says:

    Portali antikorrupsPOn = Dazibaot (Fletë Rrufetë) moderne te Mao Cedun-it ku njerezit ftoheshin te:

    “Thone cfare mendojne per punen dhe per njerezit”

    Revolucioni vazhdon …

  3. Dardha says:

    If you see something, say something.

    Sllogan i kopjuar nga Amerikanet. I perdorur shume ne qendra e transportit urban dhe interurban per te sensibilizuar njerezit qe te raportojne nese shohin canta, valixhe ose objekte te ngjashme te braktisura. Objekte te cilat mund te permbajne lende eksplozive. Por perdoret edhe per te raportuar raste krimi apo korrupsioni, per te raportuar persona me levizje te dyshimta etj.

    Le te shpresojme qe do ndihmoje sadopak ne luften kunder korrupsionit edhe ne Shqiperi.

  4. it'sme says:

    Mos u lodhni kot, zoti Çuçi!

    Portali antikorrupsion do të dështojë brënda 3-4 muajve, do bëhet së pari inefiçent, pastaj qesharak dhe pastaj i dëmshëm.

    E shumta, nga ky portal, do te gjejnë belanë disa fakirë fukarenj, qoftë edhe të fajshëm, në rastin më të mirë, dmth disa mësues a drejtorë, infermjere a doktorë, arkëtare apo administratorë, të gjithë pesha të lehta dhe peshq të vegjël, nga ata që nuk i japin as fytyrë dhe as ngjyrë korrupsionit të shtetit dhe të shoqërisë.

    Nga ata fajtorë që, siç i pëlqen zotit Rama të shprehet, janë bërë të korruptuar sepse i tillë, i korruptuar, është vetë sistemi.

    Nëse nje qeveri, e dalë nga një maxhorancë që ka 84 vota në një Parlament prej 140 antarësh, që e ka filluar denoncimin e krimit dhe korrupsionit të lartë shtetëror, që kur ishte në opozitë, nuk mund të ndëshkojë këtë korrupsion atje ku buruar dhe atje ku është formësouar si korrupsion i sistemit, me lloj lloj justifikimesh dhe profkash, athere të bësh fushatë me portale antikorrupsion, është si të deklarosh amnistinë për korrupsionin e sistemit që shkoi dhe të krijosh alibinë e korrupsionit të ri të nivelit të lartë, me aktorë të rinj dhe me po ata oligarkë të vjetër që molën qeverinë e shkuar.

    Dhe faji për këtë nuk do të jetë i qytetarëve madje, shtrirë më gjërë, nuk do të jetë as faji i shoqërisë.

    Fajtorët, qoftë edhe pa faj, do të jeni ju, maxhoranca e re, administrata e re, piramida e re në supet e rrënxuara të shqiptarëve.

    Para se te ngrini Portale Antikorrupsion për çirakët e korrupsionit, zbritni nga pushteti mafian e drejtësisë, çoni në bangat e akuzës padrinot dhe bosat e vjetër të korrupsionit, kthejini vëndit pasuritë kombëtare dhe monetare të grabitura prej tyre, ndërtoni besimin se kjo maxhorancë jo vetëm denoncon, por edhe vepron kundër korrupsionit.

    Kjo kërkon jo vetëm kurajo intelektuale, por edhe “bythë” për tu ndeshur me krimin e organizuar në një korporatë oktapodësh që jo vetëm qesëndisin piruetat tuaja antikorrupsion, por janë kthyer në akuzatorë të zhurmshëm të maxhorancës.

    Kjo kërkon kurajon që, nëse ndërkombëtarët nuk duan telashet që krijon shpata e drejtësisë, tu thuhet atyre, ju duam shumë, ju respektojmë shumë, ju kemi në krye të buxhakut, por rrini në vëndin tuaj sa të mbarojmë punë me kërcunjtë që na kanë prerë rrugën e përparimit dhe mbrothësimit.

    1. Blendi says:

      I ke thene te gjitha, nuk te heq asnje presje!

      SUPER LIKE for you “It’s you”

  5. Shoku says:

    Te pakten fjalen shqip ta kishit shkruajtur sakte sepse shkruhet “antikorrupsion” dhe jo “antikorrupsjon”. Megjithate rezultati lesh me qime eshte prape. A i shkreti Çuç ku ta kete mendjen me pare, te e shoqja apo te ish i shoqi i te shoqes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje