Rreth katër vite më parë një nga premtimet e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ishte se nëse ai zgjidhej në krye të bashkisë, karta e studentit do të ofronte për rreth 80 mijë studentët e Tiranës shumë lehtësira. “Transport falas, tarifa zero apo të reduktuara në një sërë shërbimesh, si teatro, kinema, opera, por edhe në dyqane ushqimore”, deklaroi Basha asokohe.
Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, premtoi në fushatën elektorale të 8 majit 2011 se, brenda muajit shtator 2011, do të pajiste të gjithë studentët e universiteteve të Tiranës me kartë studenti, ky premtim i bujshëm i bërë nëpër auditore studentësh, nuk është realizuar ende. Megjithëse jemi vetëm pak muaj larg përfundimit të mandatit të Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, studentët nuk janë pajisur me këtë dokument social-ekonomik, që parashikonte lehtësi financiare për ta.
Karta e studentit rezultoi një zhgënjim për të gjithë këta studentë, pasi asnjëherë ajo nuk shërbeu si ndihmë për ta. Që prej vitit 2011 pati shumë zvarritje të procesit të pajisjes së studentëve me këto karta. Nga kryetari i Bashkisë vinin gjithmonë premtime se, kartat ishin gati dhe do të shpërndaheshin.
Sot studentët nuk janë të pajisur të gjithë me karta. Edhe ata që e kanë kartën e studentit, nuk kanë përfituar asnjë lehtësi nga ajo, pasi asnjë prej shërbimeve publike dhe private të deklaruara prej kryebashkiakut Basha, nuk i njeh këto karta. Studentët kanë paguar për çdo shërbim, aq sa paguajnë edhe njerëzit e thjeshtë. Tani do u duhet që të paguajnë edhe për transportin pa asnjë dallim. Pajisja e studentëve me këtë dokument është detyrim i sanksionuar ligjor si më poshtë:
Ligji nr. 37/2014. Për disa shtesa në ligjin nr. 8308, datë 18.03.1998. Për transportet rrugore (i ndryshuar) përcakton se: “Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohen nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masat, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Gjithashtu, Ligji nr. 9471, datë 21.5.2007, për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. Neni 56, pika 3 përcakton se: “Përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit të ministrisë përkatëse, që mbulon institucionin e arsimit të lartë”, nëpërmjet të cilit, studentët kanë të drejtë të përfitojnë ulje çmimesh dhe shërbime falas, në disa sektorë shërbimesh publike dhe private.
Një premtim elektoral rezultoi edhe ndërtimi i 3 kampuseve të reja universitare në Tiranë, sipas standardeve të vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian dhe të botës, me kapacitet për 60 mijë studentë. I parealizuar rezulton edhe premtimi për punësimin çdo vit në shërbimet publike të Bashkisë dhe në njësitë bashkiake të kryeqytetit i 100 studentëve më të mirë të universiteteve publike dhe private të Tiranës, Basha premtoi se, 100 studentët me rezultate më të mira do të kishin angazhim me pagë minimale zyrtare (20 mijë lekë) në aktivitetet menaxhuese të Bashkisë.
Po ashtu premtoi se, gjatë katër viteve në krye të Bashkisë do t’u ofronte pagesë me 10 mijë lekë në muaj për 150 studentët, që ofrojnë projekte zhvillimi si: sociale-ekonomike, urbanistike dhe kulturore, nxitëse për zhvillimin e kryeqytetit. Nuk u vunë në zbatim as premtimet për rikonstruksione godinash, as ofrimi i mundësive të punësimit, dhënia e bursave, hapja e 20 bibliotekave dhe e 10 qendrave rinore në Tiranë, për kulturimin dhe argëtimin e studentëve të kryeqytetit etj.
Karta imagjinare e studentit është një tjetër zhgënjim që i rëndon mbi supe Bashës, një tjetër njollë në cv-në e tij politike. Tani që koha e tij ka përfunduar, ska se si të mos shqetësohet për kartën e kuqe të studentit që do mbush kutitë e votimit në 21 Qershor 2015.
po keta plehrat as abonet e studentit nuk ti japin e keni pare sesi behet rradha ne qender???
http://latwy.pl/pushtet-kriminal