Llogari elektorale: Basha vs. Berisha

17 Shkurt 2015, 14:22Blog TEMA

Eduard Zaloshnja

 

Në fushatën zgjedhore të 2011-ës Berisha fushatoi në të gjitha qytetet kryesore të vendit, përveç Tiranës. Dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve të mëdha ku ai fushatoi, kandidatët e përkrahur prej tij humbën thellë, megjithë ndihmën që patën nga votat e LSI-së. Ndërsa në Tiranë, ku Berisha nuk fushatoi asnjë ditë, kandidati i PD-së, Lulzim Basha, arriti të fitojë edhe falë ndihmës së 21 mijë votave të LSI-së, 1 mijë votave të Hysni Milloshit, si edhe 10 votave të Ristanit.

Por edhe sikur mos t’i marrim parasysh votat e LSI-së, Milloshit dhe Ristanit, votat që mori Basha pa ndihmën e tyre dhe të Berishës, shënojnë nivelin më të lartë të votave të djathta në kryeqytet, qysh prej vitit të largët 1992.

Po ia rikujtoj lexuesit këto llogari, sepse kohët e fundit po qarkullojnë zëra se Berishës i është kthyer etja për të qenë edhe de juro kryetari i opozitës, me shpresën se do të rikthehet në zyrën e kryeministrit. Ai duket se mendon që, përderisa u fut në atë zyrë në 2005-ën, pas humbjes fatale të 1997-ës, mund të rikthehet në 2017-ën, pas humbjes ndoshta po aq fatale të 2013-ës.

Por ndoshta Berisha ka harruar sesi e fitoi garën e 2005-ës…

Për atë fitore, u desh përplasja e fortë mes Nanos dhe Metës, që ky i fundit të krijonte LSI-në, kandidatët e së cilës i hoqën nga duart plot 18 mandate PS-së. Dhe më pas u desh kalimi i ylberit nga ana e komunistit të vjetër Lefter Xhuveli, që me ndihmën e deputetëve agrarë të formohej një mazhorancë “antikomuniste” me 78 deputetë, nga 71 që duheshin për të qeverisur.

Për ata që s’e mbajnë mend, koalicioni i udhëhequr nga Berisha në 2005-ën mori vetëm 41.2% të votave në rang kombëtar, por falë përçarjes së të majtës dhe ndihmës së Xhuvelit, siguroi 56% të mandateve në Kuvend. Dhe duket se tani Berisha po shpreson për një rënie të dytë të dacit në kos…

Dikush duhet ta zgjojë Berishën nga kjo ëndërr, duke i kujtuar disfatat e tij personale në 2011-ën dhe 2013-ën. Ai humbi kudo ku fushatoi në ato dy zgjedhje, si me LSI-në përkrah, edhe me LSI-në përballë. I vetmi politikan i PD-së që, sado me siklet, ka arritur të paktën të fitojë një garë të rëndësishme elektorale në 4 vjetët e fundit është Lulzim Basha. Ai është sot zyrtarisht kryetar i PD-së. Berisha duhet ta lejojë që ai të bëhet edhe kryetari real i saj!

6 komente në “Llogari elektorale: Basha vs. Berisha”

  1. Flamur_Vlore says:

    Kete pune kane komunistat kur llogjika su prodhone me behen zombi–dua pushtet pushtet pushtet— sali terhiqu na politika se je komunisti i fundit qe ke mbet ne parlament–pastaj themi pse pd eshte katandisur keshtu sepse udheheqesi ju perdhosi dhe militantet e pd duken si militantet e ppsh qe nuk e lane enverin deri sa vdiq edhe pse i degjeneroj ata por justifikoheshin se me shue degjenerone kundeshtaret armiq dhe saliu prandaj qendrone ne kembe sepse i nxin shqipetaret qe se duan po kjo morri fund ne 23qeshor tani je vetem zombi pa pushtet qe kerkon vetem pushtet pushtet—ik sali gjakatari e e ndrite shqiperin 25 vjet tani bene dhe opozite ky eshte kulmiiiiii kjo eshte vetvrasje qe nje kafsh ko,uniste gjakatare te jete akoma kaq i dashur dhe i rendesishem per pd qe tashme eshte plotesisht ne fillozofine e ppsh pasi te mos kesh nje program nje fillozofi te re qeverisje dhe te besh opozite sic behej ne 92 me tritol dmthn qe ke rene ne gracne ku ra komunizmi qe beri 50 vjet politik sic beri ne nga fillimi kur mori pushtetin dhe deri sa e la dmthn saliu ka rene ne semundjen e enverit qe nuk ndryshoj dhe pd nuk ndryshon pasi emrat mund te ndryshojne po gjithe shqiperia e dii kush eshte kryetari i opozites,kryetari i partis pd dhe i bashkis dmthn pd=berisha njesoj si ppsh=enveri enveri ishte komunist dhe vepronte si komunist i tredhur nders berisha eshte komunist dhe mer vota ne emer te demokracise FATKEQESI E SHQIPERISE QE KA NJEREZ PA SHTYLL KURRIZORE QE NDJEKIN DHE MBOJNE KETE MONSTER DHE POLITIKEN E TIJ –PERCA DHE SUNDO— OOOO POPULL PO NA FUT NE LUFT KY KOMUNIST!!!

  2. salem says:

    Kur do vije dita qe mos ta shohim me kete kurrizon e ndyre?

  3. Endri says:

    Mos ja fut kot o Zaloshnje. Berisha e ka te perligjur endrren per karrike qysh ne momentin qe Rama po gabon foshnjerisht sidomos ndaj anetareve te partise se tij qe presupozohet se do ti ruajne voten ?

  4. Shpetim says:

    Në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005, nga PS, natyrisht ka ndikuar LSI, por edhe vetë z.Rama, që nxitur acarimin e Metës me Nanon, por njëkohësisht është investuar me aty ku ka patur mundësi, që të mos fitojnë kandidatët e PS-së. Kjo ka ndodhur në ndonjë zonë zgjedhore të Tiranës.Investimit të tij për humbjen e PS-se,me objektiv për të marrë drejtimin e PS-së, pas zgjedhjeve dhe dorëheqjes së Nanos, i ka paraprirë bashkëpunimi me lëvizjen “Mjaft”, që protestonte kundra qeversijes së PS-së. Të gjithë këtyre investimeve ju është bashkëngjitur Katovica dhe segmenet të biznesit, mbase edhe të krimit të organizuar.Dihet që shumica e anëtarëve të saj, sot janë pjesë e rëndësishme e niveleve të larta të qeverisjes dhe të administratës.

  5. Enrik says:

    ky zaloshnja per nje sy te vemendshem ka bere ‘turbo-propagande” per bash kriminelin sidomos ne 2011 qe I ishte “I vetmi” qe parashikoi qe dueli I tiranes do perfundonte me dhjete vota qe se bashku me ate qe perveshi xhaken diten dhe uli breket diten I dha fitoren ne tavoline ministrit vrases te 21 janarit.

    Futja e Rames ne ato votime pa kerkuar mbarimin e hetimeve per kriminelet bash-berishe per 4 te vraret ne buleverd ishte nje vrasje per se dyti e atyre martireve.

    Ky lloj spiun sondazhesh eshte I lexueshem per ke punon dhe me vjen keq qe opinioni shqiptar nuk e merr vesh se votimet dhe paria tiranes komandohen me “dron” nga bodrumet e ambasadave ku krahas metes,bashes,rames,nacos,brahos etj tej merr nje cope kothere dhe ky zaloja..

  6. llogari says:

    Ne baze te llogarive tuaja ne keto 25 vjet del e fituar e majta. Po kete gje duhet ti tregoni botes se shqiptaret jane popull komunist. Dhe krenoheni me paturpesi.Dihen keto te dhena por mos i paraqisni. Eshte turp.N e te ardhmen e djathta me largimet e demokrateve drejt perendimit do fitoje te gjithe parlamentin dhe pushtetin lokal. Ti gezoni, pastaj do hani njeri tjetrin si Enveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje