Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me koncesion e parkimeve të Tiranës, pati efektin e një surprize. Ndërkohë që shumëkush priste se çfarë vendimi do të merrte Rama ndaj kësaj afere që po krijonte një ndjeshmëri të madhe publike, Basha vendosi ta shtyjë atë me justifikimin e mosrëndimit fiskal të qytetarëve.
Natyrisht që argumentimi i tërheqjes së Bashës është i pavlerë. Ai është i pasinqertë e për këtë edhe i pabesueshëm. Ky projekt nuk u nis aspak nga interesi i qytetarëve. Ai ishte një manovër politike dhe qokë për të përmirësuar sa të qe e mundur marrëdhëniet e shefit të opozitës me median më të madhe në vend.
Mjafton të lexosh raportin e përpiluar nga bashkia e Tiranës për të kuptuar se deri ku ka vajtur ajo. Aty lexohet me pak fjalë se bashkia nuk mund të mbajë parkingjet publike, se ajo është e paaftë të prodhojë një sistem efikas për mbledhjen e të ardhurave, se ajo nuk gjen dot njerëz që të mbikëqyrin parkingjet dhe nuk ngre dot pika ku qytetarët të presin biletat. Pra për të justifikuar këtë koncesion, për ta kaluar atë nga një pronë publike në një aktivitet privat, bashkia e Tiranës qe e gatshme edhe të pranonte dobësitë e saj menaxhuese.
Për më tepër se kaq, ajo qe e gatshme edhe të gënjente me gojën e numrit dy të saj, Enno Bozdo. Në më se dy raste, në daljet publike për të mbrojtur projektin, zëvendësi i Bashës rendiste argumenta të rreme, me të njëjtën lehtësi që shton gërma në emrin e tij.
Pra ashtu sikurse në përiudhën e përgatitjes së projektit, në atë të mbrojtjes së tij në këshillin bashkiak dhe në atë të ditëve që e pasuan mbledhjen e shtyrë, Lulzim Basha u mundua me të gjitha mënyrat ta kalonte atë projekt. Deri këtu as zëri i qytetarëve as interesi i xhepit të tyre nuk e preokupuan as edhe një çast të vetëm. Madje në këtë histori, nuk e preokupoi as akti tejet i pazakontë për opozitën e tij, ai i bashkimit të votave me kundërshtarët politikë.
Po atëherë çfarë ndodhi? Pse Basha bëri hapa pas në këtë projekt që e nisi me zemër, e mbështeti me zell dhe e mbrojti me të gjitha mjetet?
Dy janë faktorët kryesorë. E para lidhet me reagimin e fortë publik që erdhi duke u rritur. Zemërimi i njerëzve në mediat sociale dhe nisma për të mbledhur firma kundër këtij projekti e detyruan kryeopozitarin të bëhet më i vëmendshëm. Por ajo që sipas meje ka luajtur rolin kryesor në këtë histori, qe fakti se kjo aferë, nisi papritmas të prodhojë efekte të kundërta nga ato për të cilat qe projektuar. Nëse ajo ishte stisur për të bërë më miqësor Top Channel-in me opozitën, ajo filloi të prodhojë një efekt boomerang. Televizione që kanë qenë në mbështetje të fortë të Bashës, gjatë kohës së pushtetit të Berishës, si Tv Klan dhe News 24, filluan ta godasin ashpër kryebashkiakun. Dhe një llogari e thjeshtë të bënte të mendoje se Basha duke dashur të bënte miq, po prodhonte më shumë armiq. Duke i bërë një favor Topi-t, ai nuk do arrinte ta bënte kurrë për vete atë. Në rastin më të mirë ai mund ta bënte më neutral ndaj tij. Por nëse kjo e mirë e vogël shoqërohej me humbjen e mediave që e kanë mbështetur tradicionalisht, ajo shndërrohej në një të keqe të madhe.
Me siguri këtë llogari ka bërë Basha kur ka vendosur të shpallë lajmin surprizë për tërheqjen e bashkisë nga projekti. Ai as nuk ka pasur në veshë zërin e qytetarëve dhe as ka pasur në mendje xhepin e tyre të shpuar. Ai thjesht ka pasur frikë, së pari nga reagimi qytetar, por mbi të gjitha nga humbja e mbështetjes mediatike që edhe kështu po i tkurret si lëkura e Shagrenit.
Por megjithëse ky vendim është marrë më shumë nën presionin e frikës sesa si një argumentim parimor i interesit publik, ai mbetet përsëri një akt për t’u përshëndetur. Jo vetëm se ai shpëtoi kryeqytetin nga një koncension skllavërues, por mbi të gjitha sepse ai përvijon një linjë të re në drejtimin e PD-së. Historikisht ajo e kryetarit të vjetër ka qenë linja e përplasjes me realitetin, e rikrijimit të tij, e goditjes së murit me kokë dhe e mostërheqjes me asnjë çmim nga vendimet e mara. Me tërheqjen e fundit Basha, përpos të tjerave, dëshmoi se nuk është i kësaj linje. Ai tregoi se është një politikan që di të ketë frikë dhe kjo nuk është detyrimisht e keqe për një lider modern.
*Lapsi.al
Lideri modern demek Basha apo jo?
“Lider modern”!? sot.
Po dje kur sebashku me atin e tij shpirteror vrau kater protestues te pafajshem c’fare ishte?
E ç’fare mund te presesh nga Andushi qe perkatesisht gjyshi Hysni iu keput nga Saliu e gjyshe Vitua iu dekorua nga Arvizu!
Sidoqofte kur qytetaret te sensibilizuar pa hile nga mediat marrin ne dore te drejtat e tyre ndaj aferave koruptive s’ka sali I, i II qe mund t’i gjunjezoje.
Del qartë se ka patur një marrëveshje paraprake ndërmjet PD-së dhe PS-së,në të kundërt ky propozim as nuk do të trajtohej dhe do të kundërshtohej, do të hidhje poshtë që atë ditë.Dihet që me votat e këshilltarëve të njërit subjekt nuk arrihet kalimi i propozimit, aq më tepër që PS-LSI kanë edhe mazhorancën në këtë këshill. Shtyrja u bë vetëm për të fituar kohë, për të parë reagimin e qytetarëve, për të ripeshuar edhe një herë rrjedhojat që vijnë nga ata që e përfitojnë konçesionin dhe nga ata që nuk do e merrnin. Vetëm pazar, asgjë tjetër.
Po su terhoq Basha su miratua ne keshille cfar konsulta do bente Basha po ta miratonte keshilli apo ka budallenje dhe se kuptojnepolitiken e trashete zoti Basha qe ska pike inteligjence ne te berin e gjerave.
Bushat qe je servil dhe njeri pa taban , e tregon shprehja jote e fundit , kur thua qe kthesa qe beri Basha eshte sinjal pozitiv per PD. Ta dish mire ti dhe takami qe mbidheni tek ” Opinion” se nuk ishte mendim i Bashes, per te privatizuar parkingjet e Tiranes, nuk eshte Basha qe ka vjedhur parate e rruges se kombit dhe nuk eshte Basha qe ka urdheruar vrasjen e kater deshmoreve te 21 Janarit . Basha nuk mund te kryeje asnje levizje te trupit dhe te gojes pa urdherin e presidentit te Republikes, kryeprokurorit , Shefit te SHIK ut dhe kryetarit te gjykates se larte qe eshte I vetmi Sali Berisha. E keqja e Bashes eshte se pranoi rolin e manekinit dhe qe sot krijon situata te tilla qe jo vetem shqetesojne tiranasit, por shtojne urrejtjen kunder PD si Agjensi e ndarjes se pasurise se shqiptareve , dhe jo si parti politike. Sa per zgjedhjet, Basha dhe kushdo manekin qe te veje Saliu eshte i humbur, duke ditur qe per mazhorancen do jete figura me e forte dhe me me reputacion e Ben Blushit, bile sipas sondazheve flitet , se diferenca mund te jete afer 200 mije vota , kjo e lidhur me kalimin e LSI tek mazhoranca. Si dhe me katrevjecarin me te keq te administrimit te Tiranes nga Basha . Rama , Ben Blushin si kandidat te PS, nuk duhet ta diskutoj ,pasi ka nje opinion te shkerlqyer ne kryeqytet dhe pasi ai nuk eshte konfromist por eshte kritik dhe per qeverine e tij.
Aq sa mund te jesh ti gazetar I pavarur ore Bushat, aq eshte dhe lider modern Basha.
Sa per te qesh keto komentet. Bushati ishte i pari, ketu e dy muaj, qe e zbuloi dhe e paraqiti kete ceshtje. Zor se ka patur kush interes me te madh per kete problem se ai, nderkohe qe Mero ka nje jave qe merret me Visar Zhitin. Dhe tani sipas komenteve, fajin e paska Bushati.