Blofi i Bashës e rikthen topin në fushë të maxhorancës

18 Shkurt 2015, 20:04Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti *

Pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin që kryebashkiaku I Tiranës Lulzim Basha, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike, të finalizonte projektin e dhënies me konçension të parkingjeve të kryeqytetit, sikurse është akuzuar rëndom nga mediat: kompanive me të cilat e lidhnin interesa, ka ndodhur tërësisht e kundërta. Domethënë kundërshtimi dhe thirrja që pritet ti bëjë Këshillit bashkiak të kryeqytetit, për ta shtytur procesin e dhënies me konçension të parkingjeve edhe për pesë vite të tjera. Tamam si në një lojë pokeri, ku edhe pse letrat nuk ta favorizojnë fitoren falë blofit fati ndryshon.

Sigurisht është ende herët të flitet nëse do ketë një fitore politike të Lulzim Bashës, që përveçse kryetar i forcës politike PD është edhe kryesues i koalicionit opozitar, por më e rendësishmja pjesë e fitores është arritur. Me vetëm një lëvizje të bërë paraditen e sotme, Basha ja ka dalë t’a rikthejë topin e konçensionit të parkingjeve kryeqytetase në fushën e maxhorancës që me shumicë votash sundon Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Do t’i kërkojë Këshillit Bashkiak të shtyjë për pesë vjet propozimin e dhënies me koncesion të hapësirave të parkingjeve publike në kryeqytet, ka deklaruar kryebashkiaku Basha, i pyetur rreth kësaj teme, ndërsa përuronte paraditen e sotme një kopësht. Një vendimarrje kjo, sipas tij e ardhur nga që vlerësoi zërin e qytetarëve dhe jo atë të “gjobëvënësve oligarkë”, sikurse i përkufizoi personat e interesuar për këtë investim, por të lenë në anonimitet prej tij.

 “Trafiku dhe mungesa e parkingjeve është problem i tmerrshëm. Zgjidhja e këtij problemi përbëhet nga disa programe, i pari ka të bëjë me ndërtime në infrastrukturë, i dyti me përdorimin e teknologjisë dhe i treti me një sërë investimesh që menaxhojnë trafikun dhe parkimet publike”, u ka thenë kryebashkiaku Basha gazetarëve duke u shpjeguar edhe se kjo tërheqje e papritur ka si qëllim mosrëndimin e tepërt të xhepave të qytetarëve, në kushtet kur kriza ekonomike, që sipas tij ka ardhur nga puna e keqqeverisjes aktuale, është thelluar më tej.

Sigurisht ne nuk marrim përsipër të shprehemi rreth faktit sesa e sinqertë është tërheqja nga koncensioni dhe motivi të cilin Kryebashkiaku i Tiranës e artikuloi paraditen e sotme, pasi kjo do të verifikohet në qendrimet “pro” dhe :kundër”, që do të mbajnë grupet e këshilltarëve dy palësh në mbledhjen e pritëshme të Këshillit Bashkiak. Megjithatë mbështetur tek sa ka ndodhur deri më sot, na mbetet të gjykojmë se, pas publikimit të tërheqjes nga konçensioni, së bashku me shpërndarjen e reve të mbarsura me rrebeshin politik të pritshëm për tu derdhur mbi supet e zbuluara të opozitës, Lulzim Basha u ka hedhur përfaqësuesve të maxhorancës qeverisëse, që ka shumicën vendimarrëse në Këshillin e Bashkisë së Tiranë, edhe dorashkën sfiduese.

Duke mos kërkuar dyluftimin me dyfeqe çarqengrehur në sheshin e burrave të politikës shqiptare ( sikurse është traditë), por duke imponuar vazhdimin e luajtjes së lojës në favor të opozitës, që ai drejton. Dhe, natyrisht, kundër “gjobvenësve oligarkë”, të mediatizuar deri sot paradite se, për hatër të interesave përfituese, i’a kishin dalë të blinin votat “pro” të pozitës e opozitës në Këshillin e Bashkisë.

* Kryeredaktor “shtypi.net

5 komente në “Blofi i Bashës e rikthen topin në fushë të maxhorancës”

  1. Pilo Lala says:

    Pse e keni shume qejf ju te Temes te vazhdoni ti bini nje fyelli qe i fryu Basha, dhe tani qe u legenos, ju kerkoni te perfshini edhe PS?
    Tirana do kete kryebashkiak Socialist per 3-4 muaj.
    Edi Rama nuk ka pse njolloset me idjotizmat e Bashes, kur ai do iki. I ikuri dhe i vdekuri , jane njesoj. Edi i bene vete me keshillin bashkiak planet dhe kontratat, s’ka pse te perzihet me legenat e PD.
    Me duket se Mero Baze e levron kete teme, per te luftuar armiqte e Top Channel, apo Frangajt me keto shkrime bajate.
    Varferia e shkrimeve te gazetes Tema duket, edhe tek Kardashianet qe po dalin cdo dite ne Gazeten Tema.

  2. myslimani ndershem says:

    Top e strafulla top estrafullah, jazek Pilo Lala lushnjari qe shan gazetn Tema mero bazen dhe shkrimin e shytit.Po pse o rob Allahu nuk e sheh te verteten ne sy por nepermjet syve te partise socialiste dhe te di rames. ke tru ti apo edhe truteja ke falur partise dhe udheheqesit. e kam ndjekur ngjarjen e parkingut dhe ka shume te drejte zotnia e tij shyti qe e ka trajtuar si levizje politike me tja rasur topin. kjo asht e verteta dhe pse ty Pilo lal lushnjari nuk te vjen mire se je i gjithi i socialisteve dhe jo i mendimit te lire. turp ekstrafulla, turp ekstrafullah Pilo.

  3. berisha. says:

    Mero te Tema publikon te gjitha komentet ,edhe ato qe jane “kunder”tij.
    Te panorama nuk ke shans te syrgjerosh apo kritikosh dicka te tyre qe te publikohet.
    Pronari I panorames si ka harruar akoma metodat e monizmit.Ka qene dhe spiun I nderuar .

  4. Marku says:

    Nuk eshte se i ka lene topin maxhorances,thjesht ka treguar se nuk eshte i zoti te beje dicka vete qe ti meritoje parate e premtuara ! Ai eshte mjeshter ne perfitimet poe gjithmone duke u fshehur “pas gaxhoit”! Nuk eshte i lindur per te qene lider !

  5. Jimi says:

    E di si eshte puna Xhovani? Kjo qe thua ti per shum arsye nuk qendron, por mbi te gjitha qendron ajo qe Basha nuk ka topa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje