Unioni i Gazetarëve versus Çim Peka

19 Shkurt 2015, 10:52Blog TEMA

Nga Artan Fuga

 

Në këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të fundit ku Unioni i heq veshin gazetarit Cim Peka se ka shkelur etikën duke pasur tone e përmbajtje të lartë emocionale në emisionin “Opinion”, unë personalisht jam absolutisht me Cim Pekën dhe absolutisht kundër Unionit të Gazetarëve.

– Sepse nuk e di nëse ku Union ekziston realishte dhe është i anagazhuar edhe për qindra probleme të tjera të rënda dhe të trishtuara që kanë gazetarët, sidomos gazetarët e rinj. Pse me Cim Pekën e gjetën të afirmohen në publik.

– Sepse do të doja një reagim nga Unioni kundër ndonjë politikani, shtetari, bosi të medias, që fyen dhe torturon profesionalisht dhe moralisht gazetarët, por jo një arbitrazh mes dy gazetarësh a analistësh në një emision televiziv ku përderisa nuk ankohet drejtuesi i emisionit, s’ka përse i dalin zot të tjerët, sepse fyejnë edhe emisionin vetë dhe drejtuesin e tij.

– Une e shoh me ndërprerje pjesë – pjesë ose edhe rrallë emisionin “Opinion”, pa e gjykuar as mirë as keq atë, thjesht jam në angazhimet e mia dhe shoh shumë pak televizor, por mesa kam venë re atje ka debate shumë të nxehta. Eshtë nje zgjedhje e bërë, si një ring. Dhe në një ring nuk ka kuptim t’i thuash tjetrit përse më gjuajte me grusht, sikundër mund t’i thuash dikujt se përse më shtyn në autobuz.

– Sepse në tektin e Unionit tê Gazetarëve edhe citati i Volterit nuk ishte vendosur në thonjëza, pra nuk ishte raportuar në mënyrë profesionale, aq më shumë në mënyrë të deformuar, dhe kjo nuk tregon nivel profesional.

– Sepse Cim Peka është një gazetar opozitar dhe në çdo rast dhe me cdo qeveri, pavarësisht ngjyrave politike, Unioni i gazetarëve duhet të ketë kujdes dhe t’i mbrojë e jo t’i sulmojë këta gazetarë sepse kjo është detyra e tij. Përpara sesa t’i kritikojë, mund ta nisë me mbrojtësit e pushtetit sepse atëher tregon dinjitet dhe qytetari. Përndryshe duket si servil, edhe në mos qoftë.

-Sepse Unioni ka bërë spektakël duke e publikuar qendrimin në media, spektakël i pastër, kurse mund t’a kishte këshilluar Cim Pekën me një letër personale, me një bisedë miqësore, etj.

Mos abuzojmë me emra agjencish për t’i dhënë kredibilitet një qendrimi që nuk pikën e moralit profesional.

Duke thënë këto, unë sigurisht nuk kam asgjë kundër Unionit të Gazetarëve, sikundër kundër cdo Unioni tjetër, as kundër drejtuesitt të tij që e vlerësoj me sqimë personale si një pendë që shkruan me kulturë dhe ka stil të thantë kur do ta ketë, e vlerësoj pra fort, sikundër nga larg, pa e njoh më pëlqen gazetaria e butë, por e vendosur, dhe me logjikë e Cim Pekës.

24 komente në “Unioni i Gazetarëve versus Çim Peka”

  1. ashiqare sehir says:

    Ore Profesor.E ke lexuar deklaraten e Unionit ti apo meqe nuk ke kohe i merr me mend?
    Kush i eshte kundervene Clirim Pekes se eshte Salist,apo Enverist?Le te jete cte doje.Por te ofendoje koleget me harbuteri psikopati se nuk ja miratojne ato qe i thote duke ngrene fjalet, kete nuk ta lejon njeri.
    Ri o profesor per koken tende dhe boll u perpoqe te na mbushesh mendjen se nuk ke lidhje me komunizmin.Ta kemi bere kete koncesion.Nuk te ngaterojme me regjimin e kaluar.

    1. Belaja says:

      Po ti ashiqare fundshpine lepirs i pushtetit e ke lexuar dekalraten e Unionit te freskise se qeverise apo i merr me mend?
      A ka naj pike ku ky union fresku i thote atij grekut Stefani Berishofobistit kur e ofendoi Peken?!!
      Megjithate ta dinte Peka se cfare idioti do gjente ne Tirane (andrea i dal boje, saqe e ka lene larg Nard Noken),do kishte bere me mire te rrinte ne Has.

      1. Ludovik says:

        Po ik or pirdhu me gjithe cim peken dhe gjithe maloket e tjere se na e shpifet. Majmuni majmun ngelet edhe kur vjen ne Tirane.

        1. Belaja says:

          ludopick. Me mire malok prej malit se sa larve prej kanalit.

          1. ashiqare sehir says:

            Ore ti qe me te drejte je vetquajtur Belaja.Ti dhe takemi juaj jeni vertet BELAJA dhe e madhe,por jo vetem e vetes tuaj, por e gjithe shqiptareve.

      2. ivani i madh says:

        Ti me dukesh me idiot se Qimi po ske faj se kur lajthit nje profesor si Fuga duke na i kethyer studiot ne ring e me fjalor vulgar se keshtu i pelqen ketij profesori qe shperndan kulture cfare te presesh nga ty nje mbetje e jashte qitjes berishiste .

    2. E Verteta says:

      Po ku ka kohe profesor Fuga te informohet per keto pune ate nuk e le filozofia. E shikon çar thot: Nuk e di nese ekziston Unioni i Gazetareve dhe prej ketej arrin ne perfundimin se Unioni nuk ekziston vertet dhe se po afirmohet duke kritikuar Çim Peken. Por injoranca jote more profesor nuk eshte argument! Ka shume te tjere qe e dine se Unioni ekziston prej vitesh dhe se ka bere dhe protesta e deklarata per mbrojtjen e gazetareve jo vetem nga dhuna politike por edhe per punesimin e gazetareve opa kontrata.

      Unioni nuk eshte parti politike por megjithate, ai i wshtw kundervene edhe politikaneve qe i kane rene ne qafe gazetareve. Vetem para pak kohesh ai beri nje deklarate publike kunder politikanit Sali Berisha qe shau ne facebook disa analiste papagaj te Edi Rames. Njeri nga ata gazetare eshte edhe kolege e Fuges ne fakultetin e gazetarise. Pastaj si mund te thuash se ata qe marrin pjese ne Opinion kane pranuar te shahen e fyhen. Te pranosh debat, qofte edhe te ndezur dnuk do te thote te pranosh fyerjen. Nuk e di ku e pakse mesuar kete lloj gazetarie te ringut me sharje dhe fyerje!!!

      Kjo e citati te Volterit qe i mungojne thojzat nuk a fare nevoje per komente o profesor se eshte per t’u shqyer gazit si nivel kritike!

      Qenke fare naiv preofesor ose hiqesh si i tille sepse nese ka nje sulm ketu te politikes eshte sulmi i instriguar i Sali Berishes kunder gazetarit Andrea Stefani na qe nuk e duron dot ne emisionin Opinion kur ja nxjerr te palarat sheshit dhe troç!Me dashje apo pa dashje je bere pjese e kesaj intrige kunder nje gazetari qe nuk eshte i pushtetit edhe pse eshte kunder nje monstre si Sali Berisha qe nuk po i shqitet nga qafa Shqiperise prej 25 vjetesh.

      Çte thuash me pare e ke qare me lot o profesor i gazetarise por ne fund fare e ke qare fare,po fare fare kur ke pohuar se te pelqen gazetaria e Çim Pekes! Kishim menduar se kishe shije me te kultivuara.

  2. Arti says:

    Gjithmone kame menduar se Fuga eshte nje njeri qe truri i punon me hope PSE ? Po si ka mundesi qe na qenka Cim Peka gazetare opozitare dhe po ta marrim per te mire qene thenien e fuges,Peka u nxehe kur u permend emri Sali dhe jo opozite, po 8 vjete ne pushtet Saliu kur kane bere opozite Cimi dhe Fuga…? Dhe e fundit ne fillim thote qe nuk e din nese exziston ky Union kurse nga fundi e respekton, ti Fuga je nje cope kurve qe lepihesh per nje pune, sa per unionin lexo se gjate regimit salinist ku ti beje pjese ka mbajtur disa here dhe qendrime shume te forta, dhe ne kohen e 21 janarit kur gazetari u plagos pastaj pushteti qe ti mbroje u detyrua te largohet nga vendi, ben mire ta lexosh historine me mire dhe jo me syzet e Saliut and Cimit. Tung

  3. Jari says:

    Ne Shqiperi nese sje dhe sdi te besh asgje, behu gazetar.
    Gazetaret e vertete numerohen me gishtat e dores. Dhe sigurisht ketu kursesi nuk perfshihen Cim Peka aq me pak Aleksander Cipa. Po edhe Stefani i cili ka probleme serioze me vehten e tij, nuk di se cfare di.
    A. Furxhiu, S. Minxhozi, A. Mero, L. Dervishi dhe disa te tjerë dhe te tjera, shpetojne nderin e gazetarise te ketij vendi Tartafuge.

  4. vani says:

    Mos e humb edhe ate pak reputacion qe te ka mbetur.Mos bjer ne nivelin diletant te cim pekes i aneksuar si salist(shpellar).Apo edhe ti ben pjese ne aneksin e Saliut?

  5. ***** says:

    I bashkohem argumentimit te Fuges !!!!

  6. Billy says:

    Z. Fuga! Vetem nje gje e ke thene mire dhe sakte:-“Pse me Cim Peken e gjeten te afirmohen ne publik”? Te tjerat pastaj i ke shtuar per te rregulluar kete shprehje. Sepse gjynah Cimi. Budall hesapi.

  7. artan fuga says:

    Përse jam me gazetarin Cim Peka dhe kundër Unionit të Gazetarëve !
    —————————————————–
    Në këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të fundit ku Unioni i Gazetarëve i “heq veshin” gazetarit Cim Peka se ka shkelur etikën duke pasur tone e përmbajtje të lartë emocionale në emisionin “Opinion”:

    Unë personalisht jam absolutisht me Cim Pekën dhe absolutisht kundër Unionit të Gazetarëve.

    Pse ?

    – Sepse nuk e di nëse ky Union ekziston realisht dhe është i angazhuar edhe për qindra probleme të tjera të rënda dhe të trishtuara që kanë gazetarët, sidomos gazetarët e rinj. Pse me Cim Pekën e gjetën të afirmohen në publik ? Nuk më pëlqejnë sjelljet selektive sepse cënojnë barazinë e trajtimit të gjithçkaje e të gjithëve që është vlera e parë e iluministëve duke përfshirë edhe Volterin që e citon jo profesionalisht Unioni.

    – Sepse do të doja një reagim nga Unioni kundër ndonjë politikani, shtetari, bosi të medias, që fyen dhe torturon profesionalisht dhe moralisht gazetarët, apo kundër ndonjë gazetari apo medieje që poshtëron një qytetar, shpif ndaj tij, e nëpërkëmb, por nuk prisja prejt atij një arbitrazh mes dy gazetarësh a analistësh në një emision televiziv ku përderisa nuk ankohet drejtuesi i emisionit, s’ka përse i dalin zot të tjerët, sepse fyejnë edhe emisionin vetë dhe drejtuesin e tij.

    – Une e shoh me ndërprerje, pjesë – pjesë ose edhe fare rrallë emisionin “Opinion”, pa e gjykuar as mirë as keq atë, thjesht jam indiferent në angazhimet e mia mbrëmësore ku më pëlqen më shumë të dëgjoj muzikë operistike, dhe shoh shumë pak televizor që zakonisht e mbaj mbyllur në frigorifer, por mesa kam venë re atje ka debate shumë të nxehta. Eshtë nje zgjedhje e bërë nga emisioni, si një ring. Madje është edhe një zgjedhje e bërë edhe nga analistët që shkojnë atje duke qënë të informuar se po shkojnë në ring për të bërë spektakël duke i dhënë grushte njeri tjetrit. Dhe në një ring nuk ka kuptim t’i thuash tjetrit përse më gjuajte me grusht, sikundër mund t’i thuash dikujt se përse më shtyn në autobuz!

    – Sepse në tekstin e Unionit të Gazetarëve edhe citati i Volterit nuk ishte vendosur në thonjëza, pra nuk ishte raportuar në mënyrë profesionale, aq më shumë në ishte dhënë në mënyrë të deformuar, dhe kjo nuk tregon nivel profesional. E kanë bërë shpejt e shpejt tekstin sikurse më kujtohet kur të vegjël nxitoheshim të bënim topa dëbore për t’i gjuajtur njeri tjetrit.

    – Sepse Cim Peka është një gazetar opozitar dhe në çdo rast dhe me cdo qeveri, pavarësisht ngjyrave politike, Unioni i Gazetarëve duhet të ketë kujdes dhe t’i mbrojë e jo t’i sulmojë këta gazetarë sepse kjo është detyra e tij. Përpara sesa t’i kritikojë, mund ta nisë kritikën me mbrojtësit e pushtetit sepse atëhere tregon dinjitet dhe qytetari. Përndryshe duket si servil, edhe në mos qoftë, ose bën një shërbim zelli, që nuk do të doja ta shihja te Unioni duke pasur një përshtypje krejt tjetër për drejtuesit e tij.

    – Sepse Unioni ka bërë spektakël duke e publikuar qendrimin në media, spektakël i pastër, kurse mund t’a kishte këshilluar Cim Pekën me një letër personale, me një bisedë miqësore, etj., çka është një marrëdhënie e vërtetë profesionale. Si mund të ndodhesh brenda një institucioni, një fakulteti, një gilde, një familjeje, një rrjeti dhe kritikat brenda rrjetit t’i publikosh jashtë tij. Janë simptoma simbolike “vetvrasjeje”. Eshtë njësoj sikur unë kritikat ndaj Akademisë të Shkencave, që i formuloj brenda saj prej vitesh, të nis, pa shterruar mundësitë institucionale, të nis t’i nxjerr nëpër gazeta. Më ngjan pak me letrën e hapur që një “mik” i dërgon një “miku” tjetër duke botuar në gazetë. Vetëm qendrim miqësor, si baza e parë e marrëdhënieve mes gazetarëve, ky qendrim nuk mund të jetë. Prandaj gjykoj se Unioni i Gazetarëve ka shkelur rëndë deontologjinë e profesionit. Por, na duhet tani një Union i Unioneve të gazetarëve për t’i hequr veshin Unionit të gazetarëve!!!

    Mos abuzojmë me emra agjencish për t’i dhënë kredibilitet një qendrimi që nuk pikën e moralit profesional.

    Duke thënë këto, unë sigurisht nuk kam asgjë kundër Unionit të Gazetarëve, sikundër kundër cdo Unioni tjetër, as kundër drejtuesit të tij që e vlerësoj me sqimë personale si një pendë që shkruan me kulturë dhe ka stil të thantë kur dëshëron ta ketë atë, një nga gazetarët më me kulturë në Shqipëri, sipas meje,e vlerësoj pra fort, sikundër nga larg, pa e njohur fare personalisht më pëlqen gazetaria e formës të butë dhe të shtruar, por e vendosur, dhe me logjikë mbërthyese e Cim Pekës.

  8. arjani says:

    here here kete fugen e vleresoj..here here them nuk ka mundesi te jete ky..po pse more zoti fuga nuk e ke pare se ca niveli medioker paraqitet ne opinion?..perderisa thua qe se ndjek atehere mos fol kodra pas bregut..vertet ne ring nuk i thuhet boksierit mos me gjuaj me grusht po kjo ska lidhje me debatet televizive ku gazetaret duhet te japin shembullin e etikes..edhe ne studio ne bote behen debate te nxehta por jo keshtu me kete nivel alarmant te degjeneruar dhe korrodues i mendjes njerezore..ka menyra per te shprehur idete..ai qe bertet e qe fyen nuk do te thote se ka force me shume se te tjeret..ai uleret me shume e fyen po mbi te gjitha paraqet deficence mendore dhe intelektuale..I am sorry Mr Fuga

  9. xhaja says:

    Te te rroje kosherja ty ore prof se blete te paske lene , po fare , fare ama ..

  10. Delli USA says:

    Artan Fuga,ish firmoses peticionesh kunder opozites se djeshme,do me habiste po te mos e mbronte gazetarin berishist Cim Peka.Kohet e fundit professori berishist Fuga I ka shtuar shkrimet ne mbrojtje te Qenit te Vicidolit.

  11. ... says:

    Profesori nuk shprehi ndonje admirim per Peken por ne kete rast mbajti anen e atij qe i takon edhe pse per publikun mund te jete antipatik Peka. Une per vete nuk kam ndonje simpati te vecante per Peken por ne kete rast ndaj te njejtin mendim me profesorin !

  12. Altini says:

    Fuga nuk sjell asnje argument ne mbrojtje te Pekes. Stefani nuk ka nevoje per afirmim aq me teper me Peken. Problemi qendron tek niveli i ketyre gazetarve tipi Peka qe fyejne pa argument. Ky eshte problemi more Fuga. Keta nuk jane gazetare qe edukojne publikun por rrugace me plot kuptimin e fjales. Fuga a e pe reagimin e Pekes kunder Unionit te gazetareve? Turp per ne qe kemi “gazetare” te tille, turp edhe per ty qe merr ne mbrojtje te tilla mostra!

  13. ylli polar says:

    politikanet e shqiperise promovojne gazetaret qe usherbejne dhe gazetare shqiptare jane langaraq te politikes .paska dhe union te gazetareve. sa paguhen ? duhet te paguhen shtrenjte per xhepin e shpuar te shqiptareve!

  14. gimi says:

    O zoti PhD nga parisi, ti edhe je i zene me studime dhe prap ben qemtime, ik o proff dalaverja.

  15. Hegelbert says:

    Profesorit duke qe i kane bere tel, dhe i kane then shkruj i cik ne favor te Cimit se e mbyten ne facebook. Rri ne Paris burri i botes dhe merr rrogen ne Universitetin e Tiranes. E pse te mos mbroje mashtruesit ky mashtrues?

  16. peter says:

    po pse une spo kuptoj ke shajne me shume ne rrjete sociale peken apo stefanin stefani nje kapter as oficer jo na u be dhe gazetar turp

  17. Spiro Brumbulli says:

    Po cfare unioni more ju lutem??? unioni i PS-se

  18. muco-vu`ja says:

    O ” profesor”,
    mos u lodh mo,me majt m`kot ate laps m`dor,
    kaq idiot s’duhet me ken o muslimut,
    mbaj me mir ate t`birishit disa or,
    se noshta po t`qetson, se vallaj boll je tuj hanger ktu mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje