Është e premte, ora tre e mëngjesit, pasi unë dhe e dashura po dilnim nga shtëpia ime që ndodhet tek Liqeni. Pa makinë dhe pa asnjë lek për taksi, po përgatitesha shpirtërisht për aktin sublim; ta përcillja në shtëpinë e saj, jo më afër se Kinostudio. Një rrugëtim i gjatë po më priste d he më duhej të mendoja për temat që do të konsumonim gjatë rrugës. Ishte të paktën një orë. Është e sikletshme pasi jemi edhe në fazat e para. Kthimi është pak më i thjeshtë pasi vetes edhe s’kam pse t’i flas.
Lëmë shtëpinë. Gjithnjë kur kam rrugëtime të tilla, kam dilemën nëse duhet t’a marr apo jo celularin. Mund të ma vjedhin. Errësirë, rrugë boshe dhe pisllëk. I buzëqeshur, i jap ndjesinë që gjithçka do të shkojë mirë. Ecim, flasim pak për politikë, muzikë dhe seriale. Po fillojnë “House of Cards”, “Vikings” dhe “Game of Thrones” dhe ditë të mira na presin. I them me të mira se më shumë netë në shtëpi, më pak hangover dhe më shumë produktivitet. Më kalon në kokë mendimi se mund të më sulmojnë qentë e rrugës. S’kam aq fat të keq them. Por, do i sulmoj dhe unë, u pa puna. Për t’a hequr mendjen kotrrolloj dhe aplikacionin me hapat. Duket sikur i jep një qëllim gjithë kësaj farse.
Pasi zbresim tek Garda, vendosim t’i biem nga blloku e pastaj nga rrugica e Salës që të shikonim se ç’bëhej, por si gjithnjë, movida në Tiranë s’ka surpriza. Duke ecur, fillova avazin e takimit rutinor të enklavës së bllokut. Them enklavë sepse është gjithnjë i njëjti grup që vërdalliset. Është fiks si te “Gente della notte” e Jovanottit. S’ka si të jetë ndryshe, do vijnë vetëm ata që e kanë afër, ata që marrin taksi ose ata që kanë makinë.
Duke dalë nga rrugica e Salës, po mendoja, pjesa e studentëve, atyre që jetojnë në periferi apo atyre që Tahiri i tmerrshëm u ka hequr patentën.
Po mendoja për një çast grupe djemsh e vajzash, çakerqejf në orën katër të mëngjesit po ktheheshin me urban në shtëpinë e tyre në Laprakë, Kombinat apo Kinostudio, që socializohen apo flirtojnë gjatë rrugës, si të thuash, rini urbane. How cool is that? Është fiks si në Vienë. Këtu sështë si kulturë,por s’ka pse mos të jetë. Sigurisht që vitet e para do të jetë pak e vështirë sa të krijohet besimi, të ketë siguri, por më pas do të jetë një normalitet.
Kështu do të shtohen edhe vendet si Oldi, Converse apo Raum ku mund të konsumojnë ata që janë vërtet të rinj dhe shumica, studentët, ku besoj se do të ketë një ofertë më të mirë se sa thjesht alkooli i lirë dhe të paktën fundjavat në Tiranë më në fund mund të marrin vërtet pamjen e një qyteti studentor dhe jo të një tallavaje të madhe ruso-moldave që në fakt nuk është as një përqind e rinisë së qytetit.
Duke nxitur nisma të tilla mund të zhvillojmë dhe infrastrukturën urbane në mënyrë që emancipimi të mos jetë sporadik, po të vijë si një politikë e menduar.
Mbërritëm. S’më la t’a puthja se mbase babi shikonte. Sigurohem që futet tek hyrja dhe kthehem. Tmerr! Seriozisht tmerr! U pendova për të gjithën. 11.000 hapa për shkuar dhe 11.000 për t’u kthyer.
Ndërkohë ne kokë më vinin vargjet e Ferit Lamaj :
” Nusen time do ta gjej afer shtëpisë,
kështu do të kursej edhe lekët e taksisë. “
Interesant dhe ndryshe. Bravo
Ne fakt edhe une e ngre kete pyetje, perse ska transport? Ne te gjithe europen ne fundjave ofrohet si sherbim. ne tirane pse sduhet te jete?
Elio ca ti besh keshtu eshte Tirana. Nje mozaik antikulture me njerez te lodhur dhe pa vullnet. Gjithsesi te shohim perpara se dite me te mira do te na vijne.
XOXOXO
Bravo bravo.
Shkrim i goditur!
Hahaha..ne fakt po ta mendosh e gjithe qendra eshte ndertuar per te promovuar keta “bossat” qe thua ti
Te keqen xhaxhi,e ke bere cicin para gjumit,mo???
Sa halle paske,more bir???
Te rinjte si ty, jane inkurajimi me i madh i politikaneve tane qe ta masakrojne kete vend e popull keq e me keq. Ti u jep garancine atyre qe ne pushtet do te jene gjithmone ca maskarenj te tjere qe nuk e kane mendjen te ndeshkojne maskarenjte paraardhes, por vetem si te behen maskarenj me te suksesshem si hajdute e kriminela. Prandaj eshte mire qe te rinjte te mos beren morra partishe (fressh-ist ne kete rast, e as frpd-ist apo lri-ist ne rastet e tjera), por te shohin t’i kundervihen sistemit te vlerave ngulitur thelle ne kete vend duke promovuar vlerat e duhura.
Ndonjehere, sikur te na zgjidhnit keto hallet e vogla ne studenteve e hallexhinjve sdo benit keq :-). Kjo e transportit ne fundjave seshte se eshte ide kaq e keqe ?
O xhogu bogel i fresshit tiii! O yll i xhaxhi edit, Qe ke fjalia e pare e menderose. E ke gramatikisht gabim. Gjithesesi besoj qellimi ishte te tregoje qe ke te dashur. Kjo po qe eshte arritje.
E bukur!! ?
Vazhdo shkruaj. Ke stil.
Ste kuptoj. Une dola me te dashuren,ja kaluam shume bukur. U vonuam cik ne fakt dhe nuk po gjenim autobuz. Aty ku po rrinim dhe po mendonim si tja bejme, meqe kisha pire cik dhe makinen nuk e merrja dot, taaaaaak kalon tramvaja.
Me falni, jam vetem une ketu me duket se asgje nuk mora vesh. Ca tha ky tipi me pak fjale??
Shkrim i veçante. Por me mire dil bashke me te tjere protesto kunder horrave ne pushtet qe nuk te japin mundesi ta marresh nje nuse larg. pse te mos kesh para per taksi ose te kete transport urban 24 ore..ose ose…
Ca jane kto shkrime idjote me emra lokalesh o militant? Mjere ps per ju. Rini zarash.
shif ky!
po hudh balt mbi qytetnimin shqiptar!
ne jemi t zhvillum me
ku ka si n shqipni me
ne kemi mercedesa me
ne kemi infrastruktur me
trame trena autobuz ashensora makina cdo gjo
posht serbija
ne kemi zjvillim t modh
posht greqija
ne jemi t paret mer
posht rusija
ne jemi me t zotet me t zgjutet me t diturit
ne jemi me europjan sesa vet perndimoret
posht koreja e veriut
ne kemi autobuza pa mas
posht kina
ne jemi me t zhvillu sesda amerika
a nuk e shef sesa mallngjehen ambasadort amerikan kur largohen nga kjo parajsa shqiptare aqsa qajn nga dhimbja dhe nuk na harrojn kurr.
posht fidel kastro
ne ja kalojm t gjithve
posht askushi…
aaaaaa………………
Sapo lexova”kronika e nje qyteti pa urban’ mendova qe behej fjale per nje artikull profesional, por mbeta plotesisht e zhgenjyer! Dhe ky artikull eshte prove se si te rinj si ky- vllai i dikujt me fame- vishen me vlera qe nuk i kan dhe ngelin nen hije ata qe jan vertet per tu vleresuar! Sa keq :/ Nje teme kaq e spikatur mund te trajtohej mijera here me bukur! Gjithsesi suksese, tema eshte nje nisje e mbare te pakten.
Bashkohem me mendimin e oltes. Kjo teme duhet trajtuar por kjo cfare shkruan Eljo eshte junk.
Trafiku ne tirane nuk luftohet ndryshe vetem me nje transport urban persembari.
Shkrim mjaft i goditur.Bravo .Edhe une qe sjam militante jam teresisht dakord me problematikat qe percjelDuhet te tregohemi realist.
Fresshisti i bindur
Pijaneci na flet per urbanet.
Po pse o djalosh, e dashura ndenj deri ne 3, prisje edhe pak te zbardhte drita dhe e coje ne shpi.
me i fjal e cove gocen ne oren 4 te mengjesit ne shpi, po nuk e puthe qe mos e kuptonte baba qe je i dashuri …
tema eshte mjaft e goditur. trajtimi mund te ishte me i mire, po perseri bravo. shpresoj qe eljo te beje shkrime te tilla edhe per probleme qe vijne nga qeveria jo vetem ato qe shikon nga kendveshtrimi i toj si freshist i perbetuar ?
me vjen mire qe te rijnte motivohen te shkruajne, por nuk jam dakort qe ese gjimnazi te postohen ne gazeta.
te pakten eshte online dhe nuk eshte harxhuar boje ose leter ?
gjths pergezoj autorin dhe uroj qe heres tjeter te kete mundesi ta mbaje te dashuren ne shtepi dhe ti shijoje muhabeti e jo te mendoje paraprakisht per temat.
Hmm, nje histori e zakonshme me nje stil urban linear dhe monoton. Mund te kishe evituar shprehjet anglisht dhe serialet e cituar anglo-sakson apo skandinavik,ose akoma me mire mund t’i kishe sjelle me artistikisht. gjithsesi urime per iniciativen ?