Kush i komandon Këshillat Studentor?

19 Shkurt 2015, 17:44Blog TEMA

Nga Alban Nako*

 

Zgjedhjet e fundit për Këshillat Studentor janë bërë në 2011 në të njëjtën kohë kur u zgjodhën dekanët dhe rektorët nëpër Universitete e Shqipërisë. Rregulloret e universiteteve janë të ndryshme por përsa i përket Këshillave Studentor të gjitha shprehen që këshillat janë organe kolegjiale dhe zgjidhen periodikisht. Pavarësisht se mandatet shtrihen nga 1 deri në 3 vjet zgjedhjet e reja nuk janë zhvilluar. Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH) në vazhdimësi ka lobuar aktivisht që zgjedhjet të zhvillohen por gjithmonë është ndeshur me arrogancën mohuese të  rektorëve të cilët gjithmonë kanë shmangur dialogun.

Arsyeja pse zgjedhjet për Këshilla Studentor nuk organizohen është sepse mbi bazën e ligjit në fuqi për arsimin e lartë, studentët gëzojnë 20% të së drejtës për të zgjedhur dekanin dhe rektorin. Duke mos organizuar zgjedhjet për këshilla studentor, dekanët, rektorët në mënyrë makiaveliste ruajnë status quon nëpër universitete. Pinjollët, të cilët i ndihmuan që të fitonin postin e dekanit dhe rektorit, u emëruan në postet e kryetarëve të Këshillave Studentor. Një lëvizje politike shumë efikase sepse në këtë  mënyrë sigurohesh që organizimet studentore të udhëhiqen nga njërzit e tyre të besuar. Studentët e vitit të parë nuk kanë dijeni për situatën në fakultet ndaj priren që të afron ndaj kësaj strukture ekzistuese që i josh me festa me shumë alkool, ndërsa studentët që e dinë të vërtetën mbarojnë studimet. Në disa raste flagrante përfaqësuesit e Këshillave kanë përfunduar studimet por ky fakt nuk i ka penguar ata që të votojnë në senatin akademik të universitetit.

Senati është organi kolegjial më i lartë drejtues i çdo universiteti, që në përbërje ka rektorin, dekanët dhe ish- studentët e mbledhjes së votave për hesap të këtyre personazheve. Sigurisht që në banda kriminale votat janë unanime, mjafton të shikosh senatin akademik të Universitetit të Tiranës, ku përfaqësuesit e studentëve kanë 2 vjet që kanë mbaruar studimet dhe mbi 4 vjet që janë zgjedhur në një kohë që rregullorja e UT-së përcakton që zgjedhjet janë çdo vit akademik. Vendimmarrja e universitetit më prestigjioz në vend krijon hije dyshimi për paligjshmëri.

Si Uni-FRESSH kemi dyshime të arsyeshme të mendojmë që fondi monetar që u akordohet këshillave të studentëve të jetë keq menaxhuar me festa të padobishme për jetën akademike. Ekziston dhe dyshimi që ky fond monetar të jetë vjedhur nga kryetarët e këshillave në bashkëpunim me kancelarët e fakulteteve.  Mbi hijen e këtyre dyshimeve Uni-FRESSH do të kërkoj informacion zyrtar nga të gjitha universitetet publike në Shqipëri. Kjo situatë shtypëse ndaj studentëve është e patolerueshme, ndaj ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor që shkelësit e ligjit të dënohen.

Gjithashtu Uni-FRESSH, në një situatë ku dialogu për të zgjidhur këtë ngërç nuk është i mundur, do të ndërrmarë një fushatë ligjore duke propozuar një ligj me firmat e 20.000 studentëve për të unifikuar mënyrën sesi do të realizohen zgjedhjet. Krijimi i Unionit Kombëtar Studentor, në mënyrë të pavarur nga universitetet, do të mund të krijoj një barazpeshë në sistemin universitar. Të gjithë skeptikëve, që do ta shikojnë këtë projektligj si shkelje të parimit të autonomisë universitare, gjithmonë do t’ju përgjigjemi që studenti ka të drejtën e vetëvendosjes për të rregulluar punët e veta. Reforma e arsimit të lartë, që do të aplikohet i heq, studentit të drejtën për të zgjedhur dekanin dhe rektorin e për pasojë të mos jetë pjesë e senatit akademik. Uni-FRESSH kupton rëndësinë që ka studenti në botën akademike dhe beson se kjo masë radikale është imponuar nga mënyra sesi deri më tani studentët janë shtypur dhe përdorur. Projektligji, që do të propozojmë, do të jetë me objekt krijimin e një institucioni të ri përfaqësues të përbërë nga studentët. Ne mendojmë që kjo është zgjidhja më efikase kundrejt situatës aktuale por edhe kundrejt situatës që do të krijohet. Sot studentët janë të përfaqësuarit pa pjesëmarrje. Uni-FRESSH punon dhe do të vazhdoj të punojë që studenti ti ketë të gjitha mundësitë për të vetëvendosur.

*Koordinator i Uni-FRESSH

5 komente në “Kush i komandon Këshillat Studentor?”

  1. Alfred says:

    Me falni cfare e lidh FRESSH si organizate politike me zgjedhjet ne institucione te pavarura si universitetet.

  2. beni says:

    Bravo FRESSH, UNIVErsiTeti ka nevoj per ndryshim. Kta rektoret plera u zhdeoen ne lek

  3. Ire abc says:

    A ka shume mediokerra si ky FRESHI?
    Besoj se dhe 8-vjecaren nuk e ke mbylle sepse gjimnazin as nuk diskutohet qe se ke nenyren si i drejtohesh Universitetit…Turp per gazeten tema qe nuk filtron shkrimet qe vijne ne redaksi,por me ckuptoj per temen mjafton te goditen rektoret dhe dekanet dhe gjithcka eshte ok sepse bejne qoken e radhes.
    Bravo Alban…Je gati ne listat per Drejtor. Hajde rini hajde!Ne vend te percojne frymen e te rese dhe te vrullit qe ka rinia bejne shkrime (diktime nga editoriale te pseudogazetareve) pa lexuar qofte dhe nje liber ne jeten e tyre. A ka ngele ndonje shprese per ne shqiptaret sepse kur eshte dhe rinia keshtu me kete fryme vajhall per popullin tone.

  4. Edari Vlorë says:

    Alban Nako? haha, ky eshte ai qe shkoi te debati qe organizonte UET, dhe e perdori si kaqol Cili. Meqenese debatoi per temen kunder shteterorit, si student i shteterorit, e fitoi ky. I duhej Cilit per Mapon neser. Hahah. Ne nga vlora themi “peshk tigani”. Besoi se ishte debatues i zoti dhe ben nje artikull. Se sa i zoti mund te jete nje debatues me sintaksa te tilla fjalie dhe pa nje citim, kur te gjith diksutimin e ngre mbi ceshtje ligjore, ec e mere vesh. hahaha. Fressh-Koka-Kola, ne diten e paraskadences me keta te rinj.

  5. mira says:

    Keta fresshistat jane shume fresh… vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje