Pse po na çudit emigrimi?

20 Shkurt 2015, 11:00Blog TEMA

Nga Gjergj Erebara*

 

Shqiptarët janë habitur këto kohë nga një dallgë në dukje e re emigrimi. Pamjet nga stacioni i autobuzëve të Prishtinës që tregojnë se si çdo ditë qindra njerëz nisen drejt Gjermanisë duket se përbëjnë me të vërtetë një dallgë. Dhe vetëm pak muaj më parë, shqiptarët e Shqipërisë përjetuan edhe një herë një situatë të ngjashme me vitin 1992: Në zonën e Vlorës qe përhapur thashethemi që në Gjermani jepen leje qëndrimi. Kaq mjaftoi që disa qindra vetë të nisen menjëherë.

Në Kosovë, pas një pafundësie raportesh mediatike mbi largimin masiv të shqiptarëve, kryeministri Isa Mustafa dha një koment të shkurtër. Ai tha se kjo që po ndodh është një “realitet i dhimbshëm” dhe se “qeveria e tij po punon për të rikthyer shpresën”.

Në Shqipëri, një raport i zakonshëm i INSTAT i publikuar këto ditë, flet për 46 mijë shqiptarë të larguar si emigrantë dhe 28 mijë emigrantë të kthyer në Shqipëri. Disa eksponentë të opozitës u përpoqën ta paraqesin këtë shifër si diçka alarmante, një fenomen apokaliptik që doemos duhet të jetë krijuar nga qeveria aktuale me politikën e saj të taksave.

Në fakt, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, emigrimi ndodh çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit tashmë prej më shumë se dy dekadave.

Ekonomistët dhe demografët nuk e kanë të lehtë të shpjegojnë se pse ndodh emigracioni dhe se pse emigracioni në disa vende është shumë më i lartë se sa në disa vende të tjera në kushte të ngjashme. Ka disa teori, të cilat shpesh bien në testet empirike.

Douglas S. Massey e të tjerë i përmblodhën teoritë ndërkombëtare të emigrimit në një studim të publikuar në vitin 1993. Ja një përmbledhje e shpejtë e këtyre teorive:

1) Me raste mes dy vendeve ka diferenca të mëdha në nivelin e pagave. Kjo do të thotë se vendi me paga të ulëta do të eksportojë neto emigrantë dhe vendi me paga të larta do të importojë neto emigrantë. Eksporti dhe importi do të sjellin përkatësisht mungesën e punës dhe rritjen e çmimit të punës në vendin me paga të ulëta dhe bollëkun e punës dhe rënien e çmimit të punës në vendin me paga të larta. Në një farë pike, pagat mes këtyre dy vendeve do të barazohen, pra do të arrihet ekujlibri. Teori e logjikshme, gjithsesi tepër e thjeshtëzuar. Kur një emigrant nga Shqipëria niset për të punuar në Itali, rruga dhe jetesa në Itali mbart kosto të larta, të cilat heqin një pjesë të mirë të përfitimit nga rroga e mundshme për një emigrant në Itali. Në shumë raste, njerëzit e shohin të logjikshme që të qëndrojnë në vendin e vet me një pagë shumë më të ulët, në rast se e kanë një të tillë.

2) Ndryshim strukturor. Teoria ndoshta më bindëse është ajo e ndryshimit strukturor në ekonomi e zhvilluar fillimisht nga Leëis. Ajo thotë se vendet me popullsi të lartë rurale kanë rendiment të ulët pune në fshat. Kjo do të thotë që është normale dhe e leverdishme që një pjesë e popullsisë se fshatit të shkojë për të punuar në qytet, ose të punojë nga fshati në punë jobujqësore. Kjo sjell eficencë më të lartë prodhimi të të njëjtës forcë punëtore.

3) Emigrimi si siguracion apo diversifikim portofoli. Kur një familje mbjell tokën në fshat, ajo është e rrezikuar nga fakti që prodhimi mund të dështojë, që lumi të dalë nga shtrati, që bagëtia të mbytet. E njëjta gjë ndodh kur një familje ndërton një biznes të vogël. Në një shtet normal, familje të tilla të rëna në fatkeqësi ndihmohen nga shteti përmes skemave të ndryshme për aq kohë sa ka nevojë. Në një vend anormal, familjet vendosin të dërgojnë një anëtar të vetin në emigrim për të fituar para dhe për t’i siguruar jetesën familjes në rast të korrash të pamjaftueshme.

Rural – Urban

Nga teoritë e mësipërme është e lehtë të thuash se ajo që po ndodh në Shqipëri dhe në Kosovë tashmë që prej dekadash lidhet më shumë me teorinë e ndryshimit strukturor fshat-qytet dhe me diversifikimin e të ardhurave të familjeve rurale se sa thjeshtë me teorinë e disnivelit të pagave. Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës lindore, Shqipëria dhe Kosova mbeten vende rurale. Në Shqipëri, ende 45 për qind e popullsisë jetojnë në vendbanime që zyrtarisht njihen si fshat. Në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë jeton në fshat. Me burimet e pakta ekonomike të fshatit, është e logjikshme të shihet se pse shqiptarët po ikin. Ata në fakt nuk po ikin nga fshati shqiptar i Shqipërisë apo Kosovës për t’u vendosur në qytetin shqiptar. Po ikin nga fshati shqiptar drejt qytetit Europian. Këto “shkaqe” emigrimi janë në fakt pasoja të një problemi tjetër, një kryeproblemi: Pse shqiptarët e Shqipërisë apo Kosovës në një pjesë të madhe nuk arrijnë të gjejnë jetesë normale në qytetet (apo punësimet e karakterit urban) brenda vendit por e kërkojnë jetesën jashtë vendit?

Teoria joshkencore e shpresës

Ekonomistët mund ta shpjegojnë emigrimin në kushte teorike. Por ka ca të dhëna që sugjerojnë diçka tjetër.

Në vitin 1992, Eurobarometri bëri një sondazh për të pyetur popujt e Europës Lindore se sa gjasa kishte që ata të emigronin në vendet e Europës Perëndimore. Shqiptarët e Shqipërisë rezultuan popullsia më e bindur për të emigruar. Në vitin 2001, dy demografë bënë një studim mbi rezultatet e këtij vrojtimi. Rezultatet e studimit treguan se shqiptarët nuk kishin ndër mend të largoheshin nga vendi ngushtësisht për shkaqe ekonomike. Përkundrazi!

Të dhënat e përgjithshme të vrojtimit të Eurobarometrit në vitin 1992, zbuloi se 38 për qind e popullsisë shqiptare qe e bindur se do të emigronte ndërsa 25 për qind mendonte se ndoshta do të emigronte dhe vetëm 28.6 për qind tregoi se nuk kishte ndër mend të largohej. Në vrojtim u pyetën 870 vetë. Vende të tjera të lindjes që në atë kohë qenë afërsisht (dhe mbeten) po aq të varfër sa ne, qenë shumë më pak të prirur për të emigruar. Moldavia, e cila ka një histori të ngjashme qeverisëse me komunizëm të ashpër dhe me politikë post-komuniste jo shumë të ndryshme nga paraardhësja, zinte vendin e dytë. Mes moldavëve, 27 për qind raportuan se qenë të bindur të emigronin dhe 50 për qind po e mendonin. Mes vendeve të tjera, popullata e bindur për emigracion qe 1-5 për qind ndërsa ata që e kishin me dy mendje, varionin nga 5 në 20 për qind. Në shumicën e vendeve, maxhoranca e popullatës qe e bindur të mos emigronte.

Çudia më e madhe rezultoi nga klasifikimi i gadishmërisë për të emigruar sipas shkallës së arsimimit dhe nivelit të të ardhurave. Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, që më të varfrit dhe të paarsimuarit kanë tendencë të emigrojnë më shumë, në Shqipëri rezultoi e kundërta. Kështu, 43 për qind e grupit me të ardhura të larta qe i bindur për emigrimin kundrejt 37.8 për qind e atyre me të ardhura të ulëta. E njëjta gjë ndodhte edhe me nivelin arsimor. Ata që kishin vetëm arsim bazë kishin ndër mend të qëndronin, ndërsa ata që kishin arsim të lartë në shumicë kishin ndër mend të iknin.

Pyetja më e mrekullueshme e vrojtimit të Eurobarometrit lidhej me besimin ose jo që ekonomia e tregut qe e mirë apo e keqe për Shqipërinë, e gërshetuar kjo me prirjen e popullsisë për të emigruar. shumica dërrmuese e atyre që besonin te tregu i lirë, e patën ndarë mendjen të emigronin ose po e mendonin seriozisht. Rreth 42 për qind thanë se e kishin vendosur të emigronin dhe 24 për qind thanë “ndoshta po”. Edhe mes atyre që nuk besonin te ekonomia e tregut kishte që e patën vendosur largimin, por natyrisht në përqindje më të ulët.

Dështimi kombëtar

Emigrimi, ka shumë gjasa, ndodh kur një shoqëri nuk është e aftë për t’u organizuar dhe për të krijuar jetesë normale për të gjithë. Kjo është çfarë ka ndodhur në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe kjo është arsyeja se pse shqiptarët po ikin. Liderët politikë, si në Tiranë edhe në Prishtinë, nuk kanë pse të kërkojnë më larg se sa vetja e vet shkaqet se pse shqiptarët po ikin. Udhëheqja e vendit prej tyre nuk prodhon organizimin e duhur shoqëror për të realizuar kushtet normale të jetesës. Mjafton të shohësh zhvillimet katrahurë nëpër qytetet tona për të kuptuar që kjo klasë politike nuk është në gjendje të hartojë dhe zbatojë parimet më minimale të zhvillimit, plane urbanistike me rrugë, hapësira për parqe e hapësira për zona industriale.

3 komente në “Pse po na çudit emigrimi?”

  1. Para Laci says:

    Shoqeria shqiptare esht pertok… Troc muhabeti. Ne po percahemi dita dites mes vetes. Mjafton te lexosh komentet qe ne postojm c’do dit qe ta vertetosh kte. ne qajm me shum hallet e tjetrit sesa hallet e vetes sone.

    Ne na duhet dikush ose disa njerez qe te na organizojn si shoqeri se kshtu sic jemi po shkojm si pula pa kok, prandaj nuk esht cudi e madhe qe nje numer i madh I shqiptareve esht pro imigrimit. Vetem pyeti shqiptaret nqs dojne te punojne ne Tirane, Milano, Paris ose Londer dhe e din vet se c’far pergjigje do marresh.

    Bari esht me jeshil te kopshti I komshiut dhe nuk mendojm se po te ujisim koshtin tone do ket edhe kopshti jon bar te gjelbert.

    Qeveria duhet te beje pjesen e vet dhe ne te tonen. S’ka me vend per fjale po vepra.

  2. u77 says:

    e ku kan qen nanjiher komb i suksesshem shqiptart qe do jen tash!?
    perjashto kohen e turbullt te skenderbeut qe pati nji qendres kundra turqelis,megjithse nuk kami ndonji betej totale si kan bo greket e lasht apo romaket e te mos flasim me pas per betejat e napoleon bonopartit e me tej te dy luftrave te medha. qe sic thot historija jan bo nga te tjeret,jo nga shqiptaret. ne shqiptaret kemi qene viktima,nenkupto lamashe.qurranjose,plehra..pa kellqe…
    ndersa n koh t skenderbeut me taktik partizane,nga pas shpine,shkerdhatnisht pa rregull e karakter lufte. prandaj betejat e skenderbeut mund te ngatrrohen fare mir me keqberes masiv qe vrasin e presin dynjon.
    per te njejten gje e akuzojn anglezet heroin kombtar skocez i cili ju shkaktoi disfata anglezve me pabesi dhe parregull luftarake, ata e krahasojn me “sikur te gjuash penalltin pa u ber portjeri gati”.
    kshtu edhe shqiptaret.edhe kur erdh gjermani i ran autokollones nga pas shpine dhe prandaj per ndeshkim gjermani vrau ne Borov me masakren e famshme.
    shikoji sot maloket sesi i zgjidhin problemet,pas shpine,prita te pabesa,kurthe,tritole..
    kurse Pushkini rus ne problemin qe pati me ate francezin doli ne dyel ne shesh te burrave dersa u vra. dhe shajn rusin masanej. e ku ka shqiptar qe e ben ate qe te dal ne mes te sheshit dhe ta kerkoj te drejten burrnisht.
    te gjith shqiptart e bejn skuthçe,paburrnisht..
    si bythqimat!

    te qir bythve o shqiptare
    qir e shkaperdhjere
    qytetar e katunare
    bythcpuar si shpelle

    sa me shum koha kalon
    aq me shum kar hani
    e tan bota ju pallon
    qesh me ju taljoni

  3. Iliria says:

    E lexova dhe cudi qe analizat jane kaq teorike e kaq shabllone. Emigracioni i cdo vendi varet nga specifikat qe vete ajo ka ne historine e tij te zhvillimit,kushtet dhe rrethanat shoqerore qe e stimulojne ate.
    Ne analizen e mesiperme,ka nje konstatim ,se ata me te shkolluarit dhe me te ardhura me te mira ,jane shtresa e shqiptareve qe duan te emigrojne.
    Mjafton ky konstatim per te kuptuar se kush eshte arsyeja e vertete e emigrimit te shqiptareve. Ekkzistenca e ketij fenomeni shpjegon gjithcka,sepse eshte nje fakt i rendesishem qe cdo studiues e hulumtues i fushes ka nje argument te forte me vete ,nje arme te fuqishme qe i vlen shume ne analizen e tij per konkluzione sa me te sakta.
    Nuk duhet shume per te kuptuar se cka po ndodh realisht me emigracionin ne Shqiperi apo dhe Kosove. Kjo ,pa qene nevoja te ngelen me goje hapur,apo te cuditen ekonomistet dhe demografet. ( pasi jane te paafte per t’i kuptuar procese qe nuk jane mesu ne shkollen e “Kristalit”, kur populli “pa shkolle” i di se ku fshihen pergjigjet)
    Po ikin dhe do ikin te mencmit ne rastin me te pare qe i vjen mundesia,per t’i lene vend injorances qe ka uzurpu sot politiken,pushtetin dhe ka depertu ne cdo kapilar te shoqerise sone.
    Dikush mund te thote,se te diturit ,apo te mencmit nuk e lene vendin e tyre nese kane edhe nje fije patriotizmi.
    Se pari do te thoja se ai qe e thote kete ,eshte nje servil pushteti,mos them pushtetar qe me slloganin e mveshur me patriotizem,behet mbrojtes jo i vendit te tij,por i parave te fituara nga shitja e pasurise kombetare,e tokes dhe e detit.
    Shqiptaret kane nevoje per pak dinjitet,i cili ka munguar ,mos te themi ka qene i neperkembur,pasi sot dhqiptari eshte i etiketuar me lloj loj epitetesh negative.
    Kur kerkuam “Demokracine” ne 90-en,kishim te drejte te enderronim dhe kerkuam “Demokracine” si gjithe Europa,pra dhe shtetin ligjor. Por ai kurre nuk u ndertua. Perkundrazi ketu jane innstaluar qeveri kuklla qe shkojne e vijne nen bekimin e vete institucioneve europiane qe jane te instaluar ne Shqiperi,qe me se tepermi kane bere punen e qarqeve regresive europiane e me tej,duke sabotuar,apo ngadalsuar proceset e verteta te Shqiperise drejt BE-se.
    Po ikin sigurisht ,te gjithe ata qe e kane kuptuar me kohe se cfar lojrash behen ndaj vendit te tyre dhe jane te pafuqishem per te ndikuar sadopak ne ndryshimin e gjerave.
    Po ikin pra pikerisht ajo shtrese qe eshte e vetedijshme per mungesen e perspektives qe te jep panorama e zymte qe ka krijuar e ndertuar klasa politike,qe ne rast se do t’i ktheheshim analizes se c’perfaqeson njera e tjetra,do te ishte mundim i kote,pasi kush me shume e kush me pak,kush me mire e kush me keq,eshte vetem menyra e luftes per pushtet brenda llojit.
    Po ikin ata qe kerkojne t’u garantojne jeten femijve te tyre,duke qene se ketu jeta s’ka vlere.
    Po ikin edhe pse s’do te deshironin te iknin,pasi dhe pese lek qe kane mund t’i investonin me mire ne vendin e tyre,por prape po ikin,se shteti i tyre ka taksa “te ulta” me rrisk te larte.
    Po ikin perqindja e shqiptareve qe jane te ndergjegjshem se ne tregun e vlerave ne vendin e tyre, pushtetin e ka antivlera,
    Po ikin shqiptaret qe kane diinjitet e ndjejne veten te afte te konkurojne te garojne ne tregun e vlerave qe i gjejne vetem ne perendim
    Po ikin familje te tera se jane koshient mbi te gjitha se pertej arsyeve ekonomike,me shume vlere ka vete jeta,siguria e saj dhe ne Shqiperi kjo nuk ekziston.
    Po ikin njerzit e ndershem qe kane mundesi( Ka dhe plot te tjere te ndershem qe nuk kane mundesi te ikin),por po ikin me lot dhe dhimbje,me shpresen qe nje dit te kthehen ne vendin e tyre.
    Ne ,shqiptaret jemi patriot dhe kemi nje krenari te cuditshme,shpesh edhe pradoksale,pasi ne kete drejtim nuk bejme dallim per t’a cfaqur ate kudo ku jemi,pavarsisht kaheve,pavarsisht perfaqesimeve,pozicioneve,apo statusve sociale qe kemii. Pikerisht kjo eshte cudia,ky eshte dhe paradoksali,ne kerkojme te jemi krenar e patriot,por duke e mbrojtur ate ne kendveshtrime te ndryshme,ku cdokush ne kendveshtrimin e vet,mendon se e ka mbrojtur mire dhe Beson se e meriton te jete sa krenar,aq dhe patriot i vertete.
    Per ne shqiptaret,te jesh krenar dhe patriot eshte gjithcka: bile edhe fodull apo injorant edhe bosh e kapadai edhe hajdut apo kriminel me qene,pas saj duam te themi qe jemi krenar. Kuptohet kjo nuk duhet te jete e vertete. Por ata qe e ngrejne me shume zerin per te treguar se sa patriot e krenar jane edhe pse nuk ja dine kuptimin ,jane kjo kategori njerzish,qe per fat te keq ka infiltruar ne klasen politike shqiptare dhe e ka uzurpuar ate duke sabotuar cdo qelize te demokracise funksionale, ku shoqeria civile eshte e mpire ,e droguar me bishtat e hashashit te hedhur prej boseve te pushtetit,ku ata qe perfitojne ,vetem shqiptare nuk jane ,por sigurisht qarqe te caktuara qe sot jane ne ekstaze..
    Se fundi ikja apo emigrimi i shqiptareve,pavarsisht se cfar shtresah perfaqesojne ato,vjen si rezultat i bindjes tek njerzit se ne Shqiperi por dhe ne Kosove se fundii,brenda klases politike krijohen konflikte te cuditshe te cfardolloi,por ne thelb pa asnje base,jane pothuajse krejt artificiale,nga te cilet natyrshem kupton se shqiptaret po duan t’i mbajne perjetesisht te percare me njeri tjetrin,qe nofka e vendosur se jane te paafte per te bere shtet,te mos ndryshoje,ne menyre qe te ndodhe kjo qe po ndodh,qe shqiptaret te ikin,te emigrojne pafundesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje