Nga Eduard Zaloshnja
Bahri Boriçi ka arritur diçka që asnjeri s’e ka arritur në çerek shekullin e fundit – ka fituar garën bashkiake në një qytet të madh të Shqipërisë, pa u përkrahur prej njërës nga partitë e mëdha. Ai u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në vitin 1996, duke lënë pas kandidatët e përkrahur nga PD-ja apo PS-ja. Atë e përkrahu grupimi politik “E Djathta e Bashkueme Shkodrane”, i cili fitoi vetëm 4 vende në Këshillin Bashkiak, përkundrejt 11 vendeve që fitoi PD-ja dhe aleatët e saj, apo 6 vendeve që fitoi PS-ja dhe aleatët e saj.
Suksesin e Boriçit janë munduar ta përsërisin kandidatë të tjerë të pavarur nga dy partitë e mëdha, por të gjithë kanë marrë poshtë 1% të votave, përjashtuar Dashamir Shehin, i cili mori 6% të votave në garën e vitit 2000 për Bashkinë e Tiranës.
Që edhe në zgjedhjet e 21 qershorit do të ketë kandidatë të pavarur në garat e ndryshme bashkiake, është pothuaj e sigurtë. Por pyetja është nëse ndonjë nga këta kandidatë do të përsërisë suksesin elektoral të Boriçit.
Kanë qarkulluar zëra në media se do të ketë kandidatë të pavarur në Vlorën dhe Fierin tradicionalisht të majtë, por arsyet e kandidimit të tyre duken shumë egoiste – meqë nuk po rikandidohen për të N-tën herë në krye të bashkive, do të futen në garë si të pavarur, për t’i prishur punë partisë që nuk po i rikandidon. Inati është një fjalë shumë e rëndësishme në Ballkan, por e rëndësishme është për të prishur punë, e jo për të ndrequr. Këtë gjë e di edhe votuesi më i thjeshtë, e prandaj nuk ka gjasa që në Vlorë apo Fier të ndodhë ajo që ndodhi në Shkodërn e 1996-ës.
Po në bashkitë e tjera të mëdha si është situata?
Në territorin që do të përmbledhë Bashkia e Tiranës (nga Kërrba deri në Ndroq), partitë që fituan zgjedhjet e qershorit 2013 morën 60% të votave dhe partitë që humbën morën 38% të votave (FRD+AK morën 2% të votave). Katër vjet më parë, të njëjtat parti, në të njëjtin territor, i ndanë votat në raportin 52% me 48%. Gjë që tregon se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit tiranas nuk është i ngulur përjetësisht në njërën apo tjetrën llogore.
Egzistenca e këtij lloj elektorati të pangulur në njërën apo tjetrën llogore u evidentua edhe në një sondazh që zhvillova para disa muajsh në Tiranë, nga i cili rezultonte se 33% e të anketuarve ishin gati të votonin një kandidat të pavarur në Tiranë (kandidatët hipotetikë që testova përballë kandidatëve të dy partive të mëdha ishin Fatos Lubonja, Dashamir Shehi dhe Gjergj Bojaxhi).
Nga përgjigjet e të anketuarve që ishin gati të votonin një kandidat të pavarur, dukej qartë se kishin pakënaqsi ndaj perfomancës së qeverisë Rama, ndërkohë që ishin të pafrymëzuar nga opozita e Berishës. (Ndoshta opozita e sotme e tij u kujton atë të fillimit të viteve 2000, kur kishte çdo javë sharje e fyerje në Kuvend dhe tritol nëpër Shqipëri.)
Edhe në Shodër kemi patur një histori të ngashme elektorale. Në territorin që do të përmbledhë Bashkia e Shkodrës (nga Postriba deri në Velipojë), partitë që fituan zgjedhjet e qershorit 2013 morën 52% të votave dhe partitë që humbën morën 47% të votave (FRD+AK morën 1% të votave). Katër vjet më parë, të njëjtat parti, në të njëjtin territor, i ndanë votat në raportin 42% me 58%. Gjë që tregon se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit shkodran nuk është i ngulur përjetësisht në njërën apo tjetrën llogore.
Në Shkodër nuk kam zhvilluar ndonjë sondazh, por për analogji me Tiranën, mendja ta do se edhe atje një kandidat i pavarur me reputacion mund të tërheqë një sasi të madhe votuesish të lëkundur.
Në mënyrë të ngjashme, edhe në Durrës ka patur lëvizje të ndjeshme të elektoratit nga njëri krah në tjetrin, por një kandidim i Agron Dukës nga e djathta (që duket shumë i mundshëm), do të tërhiqte një pjesë të mirë të elektoratit të lëkundur. Eksperienca e tij elektorale ka treguar se ka mundur të fitojë në zona tejet të djathta si kandidat e së majtës dhe anasjelltas. Pra në qoftë se Duka kandidon, zvogëlohen shanset e një kandidati të pavarur.
Në qytete të tjera të mëdha nuk ka patur lëvizje kaq të ndjeshme të elektoratit nga njëri krah në tjetrin dhe si rrjedhim, potenciali i një kandidati të pavarur do të ishte apriori më i vogël.
Duke përmbledhur, duket se frutat janë pjekur në pemën e elektoratit të lëkundur në disa bashki. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë kandidat i pavarur do të ketë kapacitetin, enrgjinë dhe ambicien për t’i mbledhur ato fruta.
Aleksis Cipras mori vetëm 11% të votave në bashkinë e Athinës, kur garoi si kandidat i pavarur nga dy partitë e mëdha. Por disa vjet më vonë, ai fitoi zgjedhjet parlamentare në Greqi, për t’u bërë kryeministër i saj…
Kandidatet e pavarur,jane si mesfushoret “shkaterues”,vetem per te prishur ekuilibrat politik,dikur Berisha i quante “paterica” !
*HAPËSIRË* “f.” * 1. Shtrirje e pakufizuar në të gjitha drejtimet e përmasat; shtrirje e gjerë brenda caqesh të caktuara, vend i hapët e i rrafshët, vend i gjerë e i lirë; pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës ose të ujërave. Hapësirë e pafund (e paanë).
Hapësira ajrore (qiellore). Hapësirë e lirë (e madhe). Hapësirë tokësore (ujore, detare).
Hapësirë ndëryjore (ndërplanetare, kozmike). Gjeometri në hapësirë stereometri.
Çan hapësirën. Shkeli hapësirën ajrore. Fluturoi në hapësirë. Ndriçon në hapësirë.
2. filoz. Një nga format kryesore, të përgjithshme e objektive të qenies së materies në lëvizje, e cila shpreh karakteristikat e objekteve materiale, si gjatësinë, gjerësinë, lartësinë, formën, ndërtimin e tyre dhe largësinë ndërmjet tyre. Koha dhe hapësira.
3. Pjesa e brendshme, e zbrazët e diçkaje, brendësia e diçkaje. Hapësira e kraharorit (e barkut). Hapësira e kafkës. Hapësira e hundës. Hapësira e mitrës.
4. Zbrazëtia që ndan një send nga një tjetër, një pjesë nga e tëra etj.; largësia ndërmjet dy pjesëve të diçkaje. Hapësirat e trurit. Hapësira ndërmjet molekulave (ndërmolekulare). Hapësira ndërmjet vrimës dhe boshtit të qerres. Hapësirat e vijave. Hapësira ndërmjet rreshtave.
* Liria e hapësirës ajrore (liria e ajrit) shih te LIRI,~A.
Une votoj GJERGJI BOJAXHI.
KETU KA VEND PER NJE BOMBE TE MADHE QE TE FILLOJE CDO GJE NGA E PARA…..
Zaloshnje ja ke fut kot
ke fole per nje ndodhi pa e dite se pse dhe si ndodhi
PD ne Shkoder ne ato vite si edhe ma vone vazhdonte te propozonte per kryetar bashkie individ qe i perkisnin besimit katolik, dhe pavaresisht se qyteti kishte nje shumica absolute te besimit musliman ata ngulnin kambe qe te vazhdohej keshtu
Ne ate vit Pd paraqiti nje djale shkodran, qytetar , ekonomist te zotin ne moshe i ri por katolik, nga kjo perfitoj e famshmshja e djathta e bashkume e me the e te thashe qe diti me luajt lojen e besimeve fetare duke zgjedhe personin ne fjale qe ishte mesues ne shkollen e femijeve me te meta mendore, nje i paafte i pazoti por qe ishte mysliman
edhe po ta shofish rezultatin ne keshillin bashkiak prape se prape pd e mbajti shumicen gja qe do konfirmonte qe njerezit e kishin me individin ose ma hollesishem me besimin fetar te individit sepse ne fund te fundit kandidati i pd ishte shume here ma i mire se sa ai fitues dhe ai i PS ishte ma i mire se te dy bashke
mos ja fut kot zaloshnje, nuk ka ndodh sic thu ti, dhe per te sqaru me ne fund, ku asht ajo e djathte aq e zhurmshme ne ato zgjedhje , ku kane perfundu ??
EDHE UNE VOTEN E JAP ME TREHAPSH PER GJERGJ BOJAXHIUN!. rama vetem mburret, berisha vetem uleret dhe tritolon….
Do ishte fat per qytetin e Tiranes qe te kandidonte nje njeri si Gjergj Bojaxhiu.
Bahri Boriçi, ka fituar sepse PD kishte konflikte të brëndshme për kandidatin, që në fakt ishte një i ri i mirë shkolluar, nga një familje e mirë dhe, se zgjedhja në atëkohë ka qënë me dy raunde, nëse asnjë nga kandidatët në raundin e parë nuk siguronte 50% të votave e 1 votë. Në raundin e dytë, votuesit e PS u këshilluan të votojnë për Bahri Boriçin, me qëllimin e vetëm që të dobësohej PD në Shkodër dhe jo se kishte ndonjë gjë me kandidatin e saj, sepse PD kishte filluar dhe po bënte kudo, një luftë të re, të ashpër klasash, ndaj mbështetësve të PS-së. Thjesht që ta dijë ky zotëria, që merret me sondazhe.
Pse sot, që është edhe më e lehtë për tu realizuar, sepse do konkurohet vetëm në 61 njësi vendore, nuk kërkohet dhe nuk shtrohet nevoja e zgjedhjes me dy raunde për kryetarin e njësisë. Kjo është shumë demokratike.
e crendesi ka se c ane eshte.te dyja njesoj jane.shqiperia ka nevoje per njerez te rinje te shkeputur nga elita e sotme politike qe e ka kthyer shqiperine ne nje shtet mafioze.