Federata shqiptare si domosdoshmëri

20 Shkurt 2015, 20:28Blog TEMA

Politika shqiptare ka nevojë për zhvillimin e një metode të re të tëmenduarit, respektivisht një doktrine politike, që do tëmundësonte njohjen e tendencave politike globale, duke i vënë atonë funksion të interesit nacional.

Shqiptarëtpër realizimin e Federatës Shqiptare dhe zgjerimin e influencës nërajon, kanë nevojë për njëdoktrinë të re politike.

 

Nga Sadri Ramabaja

 

Përmes këtij reagimi ndaj deklaratave të mikut tim të rinisë, Halil Matoshit, që barazonte Shpend Ahmetin, kryetarin e kryeqendrës sonë, me kryetarin e komunës ahtisariane (Graçanicës), Vladeta Kostiq, por edhe lagjes xhuxhe të bashkëmentimtarëve të tij nevrik, që sheston për çarjen e Kombit shqiptar përmes skizmës që ndërlidhet me idenë e të të ashtuquajturit Komb kosovar, dua të sjell ca argumente dhe të hedhë dritë mbi disa teza që kanë të bëjnë jo vetëm me historinë e shtetit, por edhe me atë të kombit, duke filluar nga vet nocioni mbi kombin deri tek shteti-komb.

Në literaturën bashkëkohore, tashmë është etabluar gjykimi se kuptimi më i gjerë i nocionit “komb” është ai që ka kontekst politik. Ai njësohet, shkrihet, në nocionin që shënon edhe shtetin. Por jo gjithmonë shteti njësohet me kombin. Janë një varg rastesh kur një komb është i ndarë në disa shtete.

Sipas shprehjes republikane franceze kombi “duhej të ishte një dhe i pandashëm”.

Nga ky përkufizim rrjedh që kombi është i paracaktuar të formojë një shtet të vetëm dhe që përbënë një tërësi të pandashme.

Sipas këtij koncepti “kombi” ishte një tërësi qytetarësh, sovraniteti kolektiv i të cilëve konstituonte një shtet, si shprehje e vullnetit të tyre politik.

Në këtë përkufizim “barazimi komb=shtet=popull, veçanërisht popull Sovran, padyshim që e lidhte kombin me territorin.

Historia si vlerë e veçantë shenjuese e kombit në kujtesën e përbashkët për të kaluarën, luan rol të rëndësishëm. Kombi është dëshmuar si fuqia kohezive më e madhe politike për integrimin e pjesëtarëve të grupit.

Shtetinën kupton kuadrin juridik dhe institucional, ndërkaq kombi përmbledh dimensionet morale dhe kulturore.

Shteti-komb është një bashkim konceptesh, i cili nuk vetkuptohet. Ai më shumë përbën një tip ideal dhe rezulton si produkt i transformimeve, konflikteve dhe përballjeve të shumta gjatë historisë moderne evropiane.

Shteti-komb në thelb është shteti me kombin (popullin, etnin) si bartës të shtetësisë.

E kundërta e këtij nocioni është ai për shtetin multietnik.

Dhjetëvjetëshi i fundit i shekullit XX është epoka kur po përmbysej rendi shoqëror në Evropën Lindore. Kjo periudhë do të hyjë në histori edhe si epokë e rinlindjes së dytë të shtetit-komb për këtë pjesë të Europës.

SHBA-të i kontribuan shumë kësaj rilindje përmes doktrinës që legjitimonte planet për ngritjen e shteteve qoftë edhe të vegjël, por funksional. Kjo strategji u aplikua në Kosovë.

Kundër kësaj strategjie ishin dhe mbesin të angazhuar Beogradi dhe aleatëte tij.

Vetëvendosja dhe rrjedhimisht edhe Shpend Ahmeti, angazhohen pikërisht për funkasionalizimin e Republikës, që do të rezultonte me shndërrimin e saj në shtet zhvillimor. E kundërta ndodh, miku im, me Valdeta Kostiqin. Ai angazhohet pikërisht për ta zhbërë Republikën. Pra për defunksionalizimin e Republikës dhe shndërrimin e saj në një shtet të dështuar.

Në fakt në këtë betejë, VV na rezulton si mbrojtësja më reale e Republikës, ndërkaq ata që nënshkruajnë marrveshje të tipit të asaj të prillit 2013, i vënë themelet e federalizimit ë brendshëm, rrjedhimisht ndarjes së Republikës. Marrveshja e fundit është rrjedhojë e së paërs. Kjo ndan Gjyqësorin mbi baza etnike. E ti, mik, e din se shtylla e tretë e Shtetit të së drejtës dhe garantuesi i Lirive qytetare, është Gjyqësori. Kjo kastë politikanësh që e sjell Republikën në këtë stat zhbërjeje  janë pikërisht ata që do të duhej barazuar me Vladeta Kostiqin.

Në këtë epokë ndryshimesh të mëdha, sidomos tashti kur fushbeteja mes konceptit perendimor mbi shtetin modern dhe atij lindor mbi shtetin me sovranitet të kufizuar (teoria e Brezhnjevit për të cilën angazhohet sot Putini), janë pikërisht kombet e Evropës Lindore dhe asaj Juglindore që ndjehen të rrezikuar. Shih për këtë, teoria mbi Shtetin-komb del sërish në skenë si struktura që garanton Shtetin dhe qytetarin, rrjedhimisht lirinë, paqen dhesigurinë.

Arsyet janë të natyrave të ndryshme. Madje konstatimi se vetëm në shtetin-komb demokracia, në kuptimin e gjerë të fjalës, gjenë truallin më të përshtatshëm për selitjen e saj të mirëfilltë, tashmë pas kapjes së Shtetit nga mafia politike dhe bandat e krimit në Kosovë, pas egzodit pothuajse biblik të qytetarëve, që de fakto po nulifikon legjitimitetin e kësaj qeverie, merrë peshë edhe më specifike.

Kryengritja gjithëpërfshirëse e vitit 1912 filloi me Kuvendin e Junikut të majit 1912. Në ballë të saj ishte Hasan Prishtina, korifeu i saj, që shtroi edhe programin politik. Më 28 nëntor 1912 ajo u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së shtetit Shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe themelimi i Shtetit të PavarurShqiptar po hapte një epokë të re për shqiptarët.

Edhe në relacion me Bashkësinë Ndërkombëtare të kohës, prej 28 Nëntorit të vitit 1912 e deri në marrjen e vendimeve nga Fuqitë e Mëdha dhe fillimin e zbatimit të tyre, në muajt e parë të vitit1914, Shqipëria ishte dhe sillej si shtet i pavarur.

Ajo kishte një qeveri legjitime dhe organe tjera shtetërore, të cilat kishin shpallur dhe kishin vendosur autoritetin e vet mbi popullsi që jetonte në territore, të cilat formalisht dhe juridikisht përfshinin katër vilajetet e Perandorisë Osmane të banuara me shqiptarë. Në to bënin pjesë edhe Kosova dhe trojet tjera shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi, të njohura tradicionalisht nën emërimin Shqipëri.

Kjo Shqipëri, sipas teorisë deklarative të njohjes, e cila mbizotëron në të drejtën ndërkombëtare, formalisht ishte shtet dhe subjekti saj, për rrjedhojë edhe anëtar i bashkësisë botërore të asaj kohe, konstaton me të drejtë Prof. Ksenofon KRISAFI.

Konferencae Ambasadorëve në Londër la jashtë hartës politike të shtetit Shqiptar më shumë se gjysmën e territorit që banohej nga shqiptarët.

Përmes një marrveshjeje iracionale në mars të 1913, traktatit tëBukureshtit më 11 gusht 1913 dhe Protokollit të Firencës të 17 dhjetorit 1913, Konferenca e Ambasadorëve shpërbleu fqinjtë e shqiptarëve me sipërfaqe të tëra të banuara kryesisht nga shqiptarët.

Pas këtij vendimi kaq tragjik, ishte plotësisht e natyrshme të pritej rezistenca e shqiptarëve të krahinave të pushtuara dhe mosnënshtrimi i tyre.

Kjo rezistencë në forma të ndryshme përthekoi tërë shekullin XX, deri më 12 qershor 1999, me hyrjen e trupave të NATO-së nëKosovë.

Politika shqiptare ka nevojë për zhvillimin e një metode të re të të menduarit, respektivisht një doktrine politike, që do të mundësonte njohjen e tendencave politike globale, duke i vënë ato në funksion të interesit nacional.

Nëse anglosaksonët pas Luftës së Dytë Botërore ishin përqendruar në ndërtimin e kësaj medote të të menduarit politik, duke marrë në konsideratë aspektet dhe interesat gjeostrategjike, ndërkaq francezët krahas përqendrimit në selitjen e mendimit mbi interesin hapësinor, kishin kultivuar, përmes shkencave sociale dhe politike, komponentën filozofike dhe ideologjike, shqiptarët për realizimine projektit të Federatës Shqiptare dhe zgjerimin e influencës në rajon, kanë nevojë për kombinimin të që të dy shkollave të lartëtheksuara, duke i shtuar kësaj konceptin ushtarak të të menduarit.

Ky koncept Federatën Shqiptare do ta bënte më me peshë në syrin e aleatëve tanë gjeopolitik, para së gjithash SHBA-ve.

Në këtë rast, Aleancës sonë gjeopolitke (NATO-s) në vend se t’ ijapin refugjatë, qytetarë që ikin nga mjerimi, nga Republika në dështim, si po bëjmë tashti, do t’ i  afronim partneritet serioz, meqë do të ishim një Republikë e zhvilluar dhe me mirëqenie për qytetarë, rrjedhimisht asaj, pra Aleancës, do t’ i jipnim gjeneralë e ushtarë.

10 komente në “Federata shqiptare si domosdoshmëri”

  1. Taulant/Tirane says:

    Thjesht ,pa komplikime filozofike:bashkimi I kombit shqiptar eshte domosdoshmeri ekonomike,historike,politike,sportive etj

    1. hajdar baba says:

      Shume bukur!
      Alternativa e vetme me e mira eshte bashkimi.

    2. Ilir Hoti says:

      Matoshat jaane njerez pa identitet-jane askushi, por jane antishqiptare te flakte!!! Ku guzon nje serb i thjeshte te deklaroje se do krijojme ‘kombe’ ne bosnje,kroaci ,kosove a ‘mars, …Te nesermen nuk ekziston!!! keshtu greku rusi a kinezi!!! Matoshat kane gjete ‘terren’ ne shoqerine e tolerushme shqiptare…’kane marre zemer’ dhe sillen si kriminele ideologjik kunder nesh!!! Jaane pake , por duan pergjigje…te merituar!!!!!!

      1. Realiteti says:

        Z.Matoshi eshte nje analist dhe njohes i mire i rrethanave historike.Kosova u clirua me ndihmen e NATO-s dhe miqve tane SHBA-ve.Ne Kosove nuk ka vetem dardan kosovare,por edhe etni tjera,per kete edhe eshte percaktuar si:Shtet multietnik.Medeomos,duhet te punohet,ne rruge demokratike,bashkim ne te gjitha sferat e jetes ne te dy vendet shqipfolese,pa trazuar apo friguar askend dhe per te miren e te gjithve.Kush na pengon qe te blejme dhe shesim mallera ke njeri tjetri pa asnje bariere byrokratike?Kete,fatkeqsishte,nuk mund ta bejme akoma,sepse kemi egoizem dhe antishqiptarizem per nje bashkepunim te tille.Nuk mund ta mohojme faktin se,momentalisht,kemi shtetin e Kosoves dhe flamurin e dardanise dhe 6 yjet(Etnite) ne te.Eshte absurd qe dikush,me qellim,pa te, apo me naivitetin e tij,te anashkaloi nje vendim te nderkombetarizuar pas clirimit te Kosoves dhe te thote:Dojme bashkim.Kush mundohet te behet me patriot se tjetri, ne pamundesi ekzekutivi, ne kete drejtim,eshte vetem nje palaco!

        1. Ilir Hoti says:

          Gjaku yt dhe i ‘matoshave’ nuk eshte shqiptare! per kete ju mund te mburreni me kombesi tjeter,eshte puna e juaj dhe nuk ben problem per ne shqiptaret::: me se paku, genet tuaja jane te deformuara gjate ‘ngatrreses’ bashk-vllaz dhe keni dale ‘hibrid sllavoturcoashkalinj!!More majmun i pa transformuar cfare ‘kombi’ do krijohet per shqiptaret e Presheves Metvegj Bujanovc,Tetoves Shkupit Kumanoves Dibres Ohrit e Struges, Janines Prevezes Camerise,Ulqin Tivar tuz Plave e guci etj etj shume e shume krahina shqiptare qe me vjen keq qe nuk i permenda?????/

  2. Ren Acaku says:

    Mos beni parashikime kur nuk mundeni.Shteti i Kosoves eshte nje shtet qe po u njoh do te thote qe shqiptaret kane dy shtete si gjwerman folesit.Ku ka me mire.Federaten e realizoni duke mos pasur dogana e kontroll kufiri te tjerat mos derdellisni kot.

    1. Ilir Hoti says:

      Mos je jo vetem ‘rrenacak,????

  3. SHQIPE says:

    Per mua kish mbetur diku si ender qe te shkelja njehere ne Kosove por kete e realizova vec sivjet…mu duk vetja se isha brenda kufijve ,pagesa ne euro nuk me beri aspak pershtypje ,vete jetoj jashte,e kujdo qe ju drejtova ne gjuhen tone po aq thjesht mu pergjigj,ne kufi vec portbagazhin kontrolluan formalisht,pune hap mbyll.Po e degjoj shpesh kete historine e bashkimit e te them te drejten nuk mund ta kuptoj si e imagjinojne bashkimin keta njerez.Po mundohem te imagjinoj;Nje dite mundesisht me diell ne mengjes behet deklarata,politikanet e Kosoves zbresin ne Tirane e i bashkohen parlamentit,leku i fuqishem(?!) pervec se ne Shqiperi zapton edhe tregun e Kosoves ,Prishtina nga kryeqytet behet qyteti i madh ne veri apo bashkekryeqyteti(?),tjeter ?Po sikur ti shohim gjerat me thjesht e me ngadale ,po sikur te vleresojme ato qe kemi arritur deri me sot ,po sikur te inkurajonim vete banoret e Kosoves ti japin pak me shume jete politikes se Kosoves e ti kthejne krahet ketyre politikaneve qe vec hije ne diell bejne e kur te jemi me ballin lart e me projekte te perbashketa e te mirerenduara te jemi si dy binjake qe mbeshtesin njeritjetrin perjete!Bashkimi nuk behet me deklarata te medha ,vete qeveria e Kosoves duhet te kete autoritet ne tere territorin e saj ,nuk mund te diskutohet bashkimi i dy shtepive kur njera nuk kontrollon dot pronat !

  4. Taulant/Tirane says:

    Renacaku,
    ne as nuk po genjejme as nuk po parashikojme .Thjasht po japim mendimin se kush eshte zgjidhja me e mire. Nese ti ke argumentin qe dy shtete jane me mire se nje shtet,une mund te shkoj dhe me tej,duke u mbeshtetur ne arsyetimin tuaj, dhe them qe 3,4 apo 5 shtete jane me mire se dy.Le ta ndajme shtetin e Myzeqese,te Laberise dhe te Dukagjinit.

  5. evgjitngrenesi says:

    ne nuk duam federate zortri por nje shtet te perbashket shqiptar. nuk duam te krijojme nje jugosllavi te re por nje shtet shqiptar sic eshte parashikuar ne 28 nentor te 1912-s. keta matoshovicet jane marioneta serbe qe perpiqen te bejne ate qe nuk beri dot serbia me lufte. duhen luftuar pasi kane mbeshtejen e shtypit i cili ne pergjithesi ka nje qasje antishqiptare.
    ky lloj modeli qe duan te na imponojne neve me dy shtete kombetare eshte jofunksional. gjithe evropa eshte e pa\rimit nje shtet-nje komb. kudo qe eshte zbatuar ky model ka sjelle konflikte . shikoni dy korete,dy vietnamet,dy sudanet,dy gjermanite(perse u bashkuan ata ndersa ne duam 20 principata te dobeta)
    ky bashkim nuk do filozofira te medha. do vetem politikane patriote. nga 12 qarqe shqiperi mund te behet me 20 qarqe dhe ”u kry”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje