Shumë të rinj po ikin apo duan të ikin nga Shqipëria drejt Europës për një të ardhme më të mirë. Natyrshëm lind pyetja përse shumë prej nesh, të lindurit e fundviteve 80 apo fillimit të viteve 90, i ashtuquajtuari brezi i demokracise mendojmë se e ardhmja jonë është më mirë jashtë kufinjve. Ndërsa shkruaj larg vendit tim mendimet më ngatërrohen me mallin apo nostalgjinë. Teksa përpiqem të integrohem në një vend dhe kulturë krejt tjetër nga ajo që kam lënë pas, pyes veten përse dua te jem e larguar? Akoma jam e paqartë nëse me bezdisnin lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, bregoret bukuroshe te Naimit apo mali që heshtte dhe që qeshte ne heshtje të Migjenit.
Më shumë me vriste fortësia e Malit se sa bukuria e lisave dhe e fushave të gjera me lule. Mbase do të kishte qenë më e lehtë të kisha zgjedhur të ngjisja Malin e nga lart mund të shihja bukurinë Frashëriane. Dëshira ime ishte të isha thjesht një këmbësore në trotuare, një qytetare e zakonshme dhe të shihja këtë bukuri rreth e rrotull. Nga ana tjetër ngjitja e Malit nuk behte dot vetem te duhen miq nga ata të cilët janë në majë qe te te tregojne shtigjet. Prej tyre është e mundur të të jepet një dorë e të ngjisësh disa kodra ku mund të shijosh pamjen por duhet pasur kujdes per te mos hyre ne nje marredhenie vartesie. Duke shmangur nje vartësi zinxhiriane zgjodha një sistem tjeter, nje sistem rrjete paksa me fleksibel, atë të largimit. Koha do të tregojë nëse ky është një vendim i duhur apo i gabuar. Gjithashtu koha do të tregojë nëse është një largim i përkohshëm apo afatgjatë.
Cilat jane arsyet e kesaj zgjedhjeje te brezit te demokracise?
Një nga arsyet që shumë prej nesh 80-tsha apo 90-tsha largohen është mungesa e një ndryshimi që na është premtuar qëkurse u lindëm. Janë plot 23 vite që flitet për ndryshim.
Disa ndryshime kanë ndodhur për të mos pasur nota krejt pesimiste por fatkeqësisht disa probleme thelbësore te shoqërisë sonë nuk po i bashkohen ndryshimit. Dua të vë theksin mbi të gjitha tek sistemi i edukimit, pikërisht tek Universitet.
Shoqëria jonë po dixhitalizohet gjithnjë e më shume ndërsa pjesa insitucionale si Universitet kanë ngecur në një ngërç të së kaluarës. Në rradhë të parë mungon një infrastukture e duhur, sikurse janë parqet apo sallat e leximit pranë shkollave. Mungesa e nje biblioteke, kompiutera, interneti apo te tjera lehtshmeri jane mungesa minimale tashme per nje shkolle bashkekohore. Në këtë mënyrë godinat e edukimit do të të tërhqnin të rinjtë më tepër se sa kafenetë. Vleresimet nuk bazohen ne parimin e transparences, rradhët e gjata dhe të zhurmshme ku duhet të prisnim për përgjigjet e provimeve te sosin durimin. Hierarkia e fortë profesor-student krijon frustracione edhe pozita inferioriteti. Edukimi duket sikur ka mbetur ne nje tranzicion te paralizuar. Nga njera ane ka gjurme te sistemit te kaluar dhe nga ana tjeter po stermundohet te gjeje vetveten ne nje sistem perendimor. Krijimi i hapesirave per te krijuar duhet te zgjerohet dhe ne kete menyre te rinjte qe duan te shpalosin dijen mund te degjohen. Gjithashtu aplikimi i dijes se fituar duhet te permisohet. Nese te rinjte nuk kane mundesi punesimi ne baze te arsimimit fatkeqesisht shifrat e te rinjve qe do duan te largohen thjesht do te rriten. Logjikisht nese dikush nuk aplikon dot dijen e fituar ne profesionin e deshiruar, do te punesohet per arsye ekonomike. Nese punesimi kthehet ne interes ekonomik eshte nje problem serioz per shoqerine. Nese nuk arrijme te zgjidhim kete problem, me shume do te duan te largohen edhe me pak do te duan qe te kthehen. Gjithsesi, edhe nga larg shume prej nesh duan ta ndryshojne kete situate edhe te jene pjese e nje ndryshimi.
Le te ndalim grushtet Migjeniane e te therrasim miqte tane te na tregojne shtigjet qe te ecim bashke me ne si kembesore e si qytetare ne trotuare e keshtu nga i njejti nivel do te shohim fushat e gjera me lule, bregoret bukuroshe dhe lumenjt’ e kulluar. Kjo mund te arrihet nese Mali nuk hesht me, por na degjon edhe neve rinine e larguar edhe na premton nje rikthim per ndryshim.
Tek ne e ka fajin sistemi i ngritur e i krijuar nga horrat tane politikane,ne keto vite palokraci,dhe nga heshtja apo pranimi ne heshtje i ketij sistemi nga njerzit e thjeshte.Une jam diplomuar ne vitin 2002 ne Universitetin e Korçes,dhe ne ate kohe,ky universitet kishte nje bibloteke shume te mire,po ashtu dhe qyteti,kishte bibloteken e tij te famshme.Por te dyja keto frekuentoheshin fare pak,ose aspak.Nga ana tjeter,kafenete perballe universitetit,ishin plot,sa nuk gjeje karrige ku te uleshe.Kjo sepse,per mendimin tim,ne Shqiperi,nuk stimulohet zgjuarsia dhe zotesia,por stimulohen “partiaket”,injorantet e te fortet.Te rinjte nuk e shikonin si rrugezgjidhje dijen dhe librin,por thjesht te merrnin nje cope karton te quajtur diplome,dhe te krijonin nje lidhje partiake,qe u siguronte nje vend pune.Sistemi i ngritur,eshte teresisht i kalbur,dhe duhet reformuar urgjentisht.Edukimi,eshte shtylla kryesore e nje shoqerie ne teresi. Po si mund te marresh nje edukim cilesor,nga pedagogë horra? Ata mezi prisnin sezonin e provimeve qe ” te bojme nonji lek”,dhe nga lopa apo gomari,kaluan direkt tek benz-i dhe I-phone. U duket vetja te gjithpushtetshem,dhe i shohin studentet si kliente te produktit qe keta palo pedagoge shesin.Nuk i shohin si e ardhmja e vendit.Kjo eshte nje fatkeqesi shume e madhe,qe i duhet gjetur ilaçi urgjentisht.Edhe kaq vite sa e kemi patur ne kurriz,demi eshte bere shume i madh,dhe i pariparueshem per 2-3 breza.
Nk ka per tpas sistem tamam deri ne momentin qe ai brez qe flet ti e ka mendjen si tjetoj sot e vari lesht ca behet nsr…
Me pak fjale si jevgjit…