Presidenti ynë ka pushtet, por ka nevojë për më shumë shpirt

20 Shkurt 2015, 20:36Blog TEMA

Nga Arsen Hoxha

 

Ne vitin 1982, ne Hunedoara te Rumanise  gjykova ndeshjen e futbollit midis kombetares se Rumanise dhe te Qipros.   Vizituam nje kala te lashtesise  ne te cilen ndodhesh nje pus me uje te pishem.   Ciceroni na tregoje historine e dhimshme te pusit.   Komandati i  keshtjelles ju tha tre robeve turq se nese brenda dhjete diteve do te siguronin uje ne kala, do t’u falte jeten.   Ashtu sic u dha urdheri, pusi perfundoje brenda 10 diteve, por per fate te keq uje nuk nxori.

I nervozuar komandati i njoftoje tre turqit se te neserme ne mengjes do te egzekutoheshin.  Ata i kerkuan edhe disa dite kohe, por komandanti i refuzoje ne menyre kategorike.  Keshtu ne oret e fundit te jetes ata filluan te gdhendenin nje mbishkrim ne anen shkembore ku u hap pusi.  “  Uje keni por shpirt nuk keni “ .    Ne diten e trete pas egzekutimit te roberve, ne pus filluan te rridhnin pikat e para te ujit dhe shume shpejt u mbush plot .  Sot ai pus ka jo vetem uje por edhe mbishkrimin “  Uje keni por shpirt nuk keni “ .    Mu kujtua kjo histori nga bemat e Presidenit tone  sepse ngajne me ato komandantit te  keshtjelles.   Prandaj ajo qe une publikisht deshiroj ti theme fare hapur eshte:  “   President !  pushtet ke por ke nevoje per me shume shpirt “   Njeriu me shpirt te varfer dhe aqe me keq kur mbane nje pergjegjesi te madhe shteterore eshte nje fatkeqesi per kombin.

Jane disa ndodhi, qe tregojne  deficencen tuaj, por dy prej tyre  me kane lene me shume pershtypje.

Se pari – Nazime Visha, qe e kaloje feminine e saj ne nje cep te vetmuar te Shqiperise, pa informacionin minimal kulturore dhe edukativ, familjar apo shoqerore, qe ka mare vajza juaj apo mijra vajza qe kane jetuar ne qendra te populluara, ra viktime e nje injoranti te rritur dhe formuar afersisht ne po ato rrethana.   Ne boten e qyteterur te kryesh mardhenie seksuale me nje femije nen moshen 16 vjecare konsiderohet nje krim teper i rende.   Psikologet e ndryshem shume here e kane spjeguar se keta femije qe kane pasur ndodhi te tilla ne moshe te mitur, me pas kurre fillojne te behen me te pergjegjeshem per veprimet e tyre, fillojne te vuajn kriza te rrenda shpirterore te cilat i cojne edhe ne veprime te gabuara sic ishte ai i Nazimes.   Kur dy nga personalitetet me te nderuara te kombit tone si zoti Dritero Agolli dhe z. Ismail Kadare  ju luten, qe me ate te drejte qe ju ka dhene ligji , ta falnit Nazime Vishen, ju u treguat shume mos perfilles.    Dhate nje justifikim feminor, sikur po flisje me  perdhunuesin e Nazimes dhe jo me dy nga personalitet me te larta te kombit tone.  Ai eshte nje shans i madh i humbur i juaji per te treguar veten se e njeh dhe i respekton ata personalitete te medhenj qe kurre nuk do te keshe me mundesi te dyte te jeshe prane tyre.   Ne ato moment, veshur me pushtetin qe keni me siguri Ju eshte dukur vetje shume me i mencur se personat qe te kerkuan qe se pari rastit te Nazimes ti benit nje trajtim njerzor dhe prinderor sesa juridik.    Por Ju nuk mund te beni dote gjeste te tylla sepse pushtet me te vertete qe keni por shpirte dhe zemer jo ne nivelin e pozicionit qe mbani.

Se dyti –  U rreke me lloj lloj justifikimesh banale te mos e dekretoje shkrimtarin e nderuar Visar Zhiti si ambasador ne Vatikan.   U fiksove vetem thjeshte ne nje veprim procedurialo- teknik dhe i vure kryq njerzillekut, shpirtit dhe zemres qe duhet te karakterizoje nje qytetare qe mban postin e Presidentit.         Z. Rama dhe kuzhdo tjeter e ka teper te veshtire per mos te thene fare te pa deshiruar qe te konsultohet paraprakisht me Ju, kjo sepse Ju, qofte kure ishit me mustaqe, qofte edhe tani qe i keni hequr, nuk keni perfaqesuar asnjehere Bujar Nishanin, bindjet dhe botkuptimin tuaj, por vetem fatkeqesine kombetare te quajtur Sali Berisha.      Eshte kjo arsya qe ai person qe nuk ka lene president pa share dhe fyer teper rende, per Ju deri tani nuk ka thene as edhe nje fjale te vetme ?!

Te djathtet dhe te majtet me te vertete qe politikisht jane pozicionur ne grupime te ndryshme dhe keshtu jane kundershtar , por jo armiq.     Nese Kryeministri i vendit qe njekohesisht eshte nje artist dhe nje ish sportist, sapo mori drejtimin e vendit te raskapitur, me arka jo vetem boshe por edhe me borxhe te pa llogariteshme sidomos ndaj biznesmeneve, duke bere keshtu paralizimin e bizneseve te tyre e duke flakur mijra njerez pa pune, ka bere boll si per rimekembjen e artit dhe vendosjen ne vendin e merituar te njerzve te saj sic eshte edhe rasti Zhiti, kultures , sportit dhe shkollave, te cilat  nuk ishin ne asnje qoshe te kokes se Sali Barishes e sidomos sporti.  Eshte i pari person qe po perpiqet te beje nje shtet modern te cilin ju as ne teori nuk arini ta konceptoni dote. Po te ishte ndryshe dhe ju te kishit deshiren e mire, reforma ne drejtesi, ajo qe do ti ktheje dinjitetin ketij vendi, do te kishte perfunduar me kohe dhe kriminelet e dinamit venesit qe ju i njihni shume mire do te kishin mare me kohe denimet e merituara.

Nishani ! Flitet shpesh per besnikerine ne mardheniet e punes.  Punonjesit servile, te pa afte dhe frikacak, jane gjithmone besnik deri ne vdekje te eproreve  te tire.  Por ajo qe i intereson shoqerise per te shkuar drejte progresit , nuk eshte besnikeria ndaj eprorit apo ish eprorit edhe kur ai t eve president, por besnikeria ndaj parimeve personale, ligjeve dhe normave qe krijojne bazen e nje shoqerie te shendoshe.  Per fat te keq ju z. President jeni rreshtuar ne grupin e pare. Ashtu sic thote populli Ju nuk keni te ndenjura qe ti thoni Sali Berishes, se nuk mund ti ndjekesh me aventurat donkishotenske te tij, por do te viheni ne sherbim te popullit.  Vetem kur te clirohesh nga ndjenja e frikes te njeriut te rrezikshem me emrin Sali, do ta kuptosh shume mire se me ane te dialogut dhe leshimeve reciproke me drejtuesit e mazhorances ne fuqi do te arini te beni mbrekullira ne interesin e popullit tone shume te vuajtur dhe do te lini nje emer te mire ne historine e ketij vendi.    Gjykimi i Kryeministrit per z. Zhiti si ambasador ne Vatikan, nuk ishte nje loder politike sic e trajtuat ju, domethene Berisha, por nje vleresim per karakterin dhe aftesite e personalitetit Zhyti te nderthurura keto ndoshta edhe me nje gjest human per ti lehtesuar dhimbjet e medha qe ju krijuan nga aksidenti tragjik i humbjes se djalit te tij te vetem.    Ne komisionin parlamentar ai u votua unanimisht si nga te djathtet ashtu edhe nga te majtet, se gjykimi i Kryeministrit ishte teper i arsyshem , i drejte dhe njerzor dhe jo i motivuar nga ato brockulla femijnore qe that Ju.  Z. Visar Zhyti  gezon mbeshtetje te gjere popullore si nga intelektualet e vertete ashtu edhe nga populli i thjeshte.  Gjithe keto realitete vlejne 1000 here me shume sesa krenaria boshe dhe ambicja juaj e pa kontrolluar.   Eshte e rendesyshme per Ju zoti President qe ta kuptoni  se me te vertete keni pushtet, por nuk mund te beni dote gjeste qe bejne njerzit e medhenj sepse jo vetem qe nuk te le Berisha , por nuk keni as shpirte e zemer ne nivelin e duhur.

31 komente në “Presidenti ynë ka pushtet, por ka nevojë për më shumë shpirt”

  1. Shkodrani says:

    Presidenti yne eshte nje bole e thate, si me musteqe si pa musteqe bole se bole mbetet.

    1. Para Laci says:

      Ashtu esht shkodran… Edhe bolet rruhen!!!

    2. Pilo Lala says:

      Shkrim intelektuali qe bertet ne shkretetire, ose nje njeriu te shurdher si Nishani.
      Une besoja qe Nishani si Gjirokastrit do vinte Shqiperine mbi interesat e atyre qe e vune ne ate karrige.
      Asnjehere nuk eshte vone, por me sa duket, Nishani eshte shurdhuar komplet.

    3. Devolliu says:

      Bajgë e Sali Kriminelit.

  2. riku says:

    President Nishani!!! qe kure nuke e dinja?….hahahah…president pleh….

  3. Beni ecen vete says:

    Odeta, Odeta je si Ciljeta

  4. Fierak says:

    Bravo Prof. Arseni, komplimenti per shkrimin, ashtu sic e meriton Bujari!

  5. Para Laci says:

    Arsen, sa me lart te ngjitesh ne shkallet e institucioneve, aq me pak shpirt gjen. Keta ja kan fal shpirtin djallit.

  6. Fieraku USA says:

    Arsen,te uroj per shkrimin,po te mos jepje ate shembullin e Rumanise nuk do ta besoja se je I biri Turhanit.Edhe njehere urime dhe shendet.

    1. xheJ eN Bi says:

      Dhe vellai i Viktorit e Feritit

  7. Flamur_Vlore says:

    beni kujdes se ky i ben presion gazetarit italian te la stapa jo me ata qe i ka nen vete i ben copaaa haha

  8. basilius says:

    Hoxhe, i ke ngaterruar romunet me tuqit.

  9. Jimmy A. Gorreja says:

    Ke edhe respektin tim per kete shkrim Z. Hoxha. Sa I perket presidentit ai keshtu duket se do te mbaroje, nese nuk e shkarkon parlamenti.

  10. Bety says:

    Nuk dua te fyej askend dhe aq me teper presidentin e vendit tim por nese ka veshe per te degjuar do te doja ti thoja qe isha shume e re kur filluan ndryshimet politike ne Shqiperi dhe shpresova shume ne te nje te ardhme me te mire por me kot per shkak te dallaveraxhinjve dhe sharlataneve qe na qeverisen… Eshte hera e pare qe vertet po shohim nje drite jeshile dhe kapacitet intelektual per te qeverisur kete vend te shume vuajtur dhe te cfilitur nga pritja. Ti si president, normalisht duhet te punosh edhe per mua edhe per ish bosin tend, Berisha. Shoh qe qorrazi po ben lojen e tij por deri kur keshtu!?
    Nuk me mbetet gje tjeter vec te pres diten kur ti do te thyesh qafen nga ai post dhe ndonje me i mencur do te jete ne ate karrike se ciles ti nuk i ben nder,por qe e ke perdhosur. Koha le t’ju gjykoje!

  11. Niko Seferi says:

    Gjëja më e mirë që do bësh z.president për të treguar se ke ndopak ndërgjegje e atdhetarizëm pa të fyer se se kam në edukatën time duhet të japësh dorëheqjen. Të dalësh publikisht të kërkosh të falur para popullit për veprimet e tua të pa pjekura për një burrë shteti. Duhet të kuptosh që iku koha e atyre që ti ndigjon dhe mos u bëj pengesë për ecjen përpara të Shqipërisë që lëngoj nga mashtruesit kusarët dhe kriminelët që po bëjnë le ta themi troç punën e Serbit. Sepse mjaft u tallët me popullin, do të vijë dita që populli do tju gjykoj si bashkëpuntorë me këta kriminelë që e çuan vendin në varfëri e pa punësi dhe hiqen sikur u vjen keq për popullin.

    1. kastriot says:

      Edhe sikur te doje nuk e lene.

  12. TOMORI says:

    Zoti Arsen, faleminderit per shkrimin, nje analize e perkryer per nje president qe fatkeqesisht i ka rne ne pjese ati populli. Pa u haruar gafa e pafalshme qe beri me Nazmie Vishen qe smbeti qytetar pa u prononcuar ne vavor te vajzes, pore mbi te gjitha kerkesa e dy korifejeve te letersise shqipe qe i kane dhene emer SHqiperis ne bote,sic jane Zoti Dritero Agolli dhe kantidati per cmimin nobel zoti Ismail Kadare, pore nuke nuke qe e thene, shpirtligesia triumfoi mbi hummanizmin, ndaj nje adoleshente qe jeta e saj ndryshonte 100 / perqind nga bashkemoshataret e saja. Donim ta haronim kete shpirtligesi, mirpo thone ; Ujku qimen nderon, zakonin se haron; Nje tjeter skandal dhe dashakeqesi u cfaq dhe u zbatua ndaj zotit Visar ZHiti. Edhe une qe sjetoi aty per 20 vjet jam pilelluar kure lexova kundershtimin e presidentit Bujar Nishani per mosdrekretimin e ZHitit si ambasador ne Vatikan. Nesee ka kanddature per ambasador ne perfaqesit diplomatike neper bote, pa me te voglin dyshim, ai eshte Visar ZHiti….. EKSELLENT. Zoti Nishani ka qene ushtarak kariere e di mire qe cdo rrethim ka nje te dale, ashtu sic dhe cdo ligj ka nje tolerim, vecanerisht kure diskutohet emri i visar zhitit qe esht nje margaritar i shkelqyer. Ky vleresim per zotin zhiti u vu re jo vtem ne miratimin e kanntidatures me unanimitet te lote pozit opozit qe esht rast i ralle, por edhe mbeshtetja ne opinjonin publik brenda e jasht vendit per zoti ZHiti. Keto dy raste unikale dhe shume cicmica te perseritura me mazorancen tregojne edhe njehere se cfare presidenti ka ai popull ne krye te shtetit. Turp e faqeja e zeze i qofte. Qeveria ashtu sic mendoi e veproi me propozimin per ambasador, duhet tja gjeje vendin qe zoti ZHiti ti japi ati vendi shume e me shume pune e vepra qe ja ritin prestigjin vendit tone neper bote. Visari i ben shume here me shume nder SHqiperise se vhetes se tije.

  13. alfade says:

    A.Hoxha , pershendetje per artikullin , nje analize shume e mire ! Nje bravo kozmike ….,!!!!
    Te fala shume Lirimit dhe Ganimetit ! Parin e kemi kendej !

  14. shqip hesapi says:

    Po,Arsen ,keni shume te drejte.

  15. Ren Acaku says:

    Pa ca Presidenti eshte Jari mor, burra, ai ka invadu zyren dhe merr rrogen e te tjerat.Mos na hapni barkun tu e qujt President.Me pak se nje ordiner, me mire te kishte caktu at hamshorin kuksian Mulin hahaha.Ej pika e zeze Jari President hahahaha.

  16. korçari says:

    Pergezime per shkrimin Z.Arsen ,thjesht e verteta mendoj se duhet te shtonit se ky president dhe shpura e tij paguhen nga taksapaguesit shqiptare ,ironi e fatit paguajme dike per t’i bere keq ketij populli .Ky president dhe eprori i tij (Sala)do te shkruhen ne librin e turpit te SHQIPERISE,siç thote dhe Visar Zhiti fale o ZOT kete president se nuk di dhe nuk kupton se çfare ben

  17. aljor says:

    O Arsen i dashur,ti e di si i themi ne nga Fieri:”Eshte katandisur fshati (Presidenca) ne dore te Kolit”.Dhe Koli o Arsen ishte humbamenua i fshatit.

  18. gezim says:

    Bravo…ARSEN te pershendes….

  19. Myzeqari says:

    Arsen! I ke dhene nje leksion te mire ketij sherbetori besnik te shefit tij. Une mendova se pas heqjes mustaqeve do fillonte te ndryshonte, por jo! Saliu i ka thene vazhdo se do ta marrim dhe nje here pushtetin. Arsen! Ti dhe une jemi larg por shpyrti na digjet per ate vend, Une pelqeje Partine qe drejton Bamir Topi, eshte me shprese se mbeshtetet tek te rinjet,por Bamiri duhet te punoje shume. Te zgjedh intelektual te rinje dhe inisiator qe te sakrifojne dhe jo te mendojne sa e si do vjedhin.Vete Bamiri duhet te largohet nga te kurruptuarit.

  20. adi says:

    Respekt profesor për artikullin!Industrialia në Fier profesora kishte shumë ,por njerëz si ti kishte shumë pak.I ke nxjerre kartonin e kuq Nishanit!

  21. fshatari says:

    Te lumte pena Arsen Hoxha…vetem per nje gje nuk jam dakort une-Ke dhene nja 5 penallti ne ndeshjen Dinamo-Tirana para shume viteve hahahaha

  22. ylli says:

    Nje president i paafte qe kerkon konsesus kur vete eshte zgjedhur ne ate post pa konsesus.
    Nje president me standarte te dyfishta qe per ish drejtorin e SHIK z.Bahri Shaqirin e hoqi me te vetmin pretendim se eshte kerkese e isht kryeministrit Sali Berisha.

  23. fatmiri says:

    Nje bravo e madhe Arsen Hoxha. Te ndiqnim me vemendje atehere ne ndeshjet e futbollit brenda dhe jashte Shqiperise dhe krenoheshim kur degjonim qe filan ndeshje nderkombtare do ta gjykoje treshja shqiptare me Arsen Hoxhen. Une isha gjimnazist por me nje shoqeri dhe pasion te veçante shikonim e ndiqnim ndeshjet kombtare (sa per kujtim psh Punetori me Apollonine, çfare spetakli!) Ishe djale i pamshem, simpatik, por dhe korrekt ne gjykim. Nuk e dija qe paske ngele i tille, por shkrimi flet shume. Por Nishani apo presidenti, si i thua ti, nuk degjon nga veshet qe i ka bere nena, por nga veshet qe i ka vene Saliu. Mbaroi kjo pune. Do e vuajme dreqin, eshte si puna e atij qe priste vdekjen te shpetonte. Une te falenderoj per shkrimin kaq korrekt e te drejte, por eshte vetem per njerezit e drejte e korrekt, pjesa tjeter kane te te tjere shqisa per te lexuar e degjuar sot. Te uroj nje jete te qete e plot dinjitet !

  24. Marku says:

    Te lumte Arsen Hoxha ! Nje analize perfekte e mediokritetit klasik qe paaftesine totale mendon se e kompenson me besnikerine bizantine.Por me duhet te them se kur e analizon kete “mirenjohesin e perjetshem” ju bazoheni tek aresyetimi llogjik i nje intelektuali por harroni se kjo eshte shume larg llogarive dhe logjikes se te ashtuquajturit ” President i Republikes”, i cili per mendimin tim,ka bere llogarite e tija dhe ne fakt ato i dalin mire.Dhe ka te drejte!Keshtu ai e sheh me me leverdi ti rrije besnik Saliut gjate gjithe mandatit (dhe per kete po jep prova te padiskutueshme) me qellim qe duke perfituar dhe nga fryma konsensuale qe ofron mazhoranca e sotme,te jete kandidati i propozuar nga Saliu,”opozita” desha te them.per postin e presidentit te ardhshem.Pra nje mandat te dyte te cilin nuk mund ta perfitoje as si garant i kushtetutes e as si figure popullore. Por vetem si servil pa dinjitet,pa personalitet e madje edhe pa individualitet !Kurre me pare Shqiperia nuk ka patur nje president me kaq pak popullaritet se ky,thjesht per faktin se eshte zgjedhur me me pak vota se te gjithe te tjeret,ose troc eshte emeruar nga Saliu si garant i Saliut !

  25. ky eshte ai arsen hoxha qe i jepte favore dinamos???mi sigurimi ka qene…

  26. qytetar says:

    Asnje president nuk eshte share
    keto 100 vjet me shume se ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje