Bashkia e Tiranës gjobit studentët

23 Shkurt 2015, 15:56Blog TEMA

Nga Olsa Rraku

 

Me mijëra te rinj i drejtohen kryeqytetit çdo vit për të kryer studimet. Përveç sakrificave të mëdha për të mbuluar shpenzimet e tyre, çdo muaj gjobiten nga Bashkia e Tiranës me mosplotësimin e të drejtave të studentëve. Aboneja e studentit është kryefjala e çdo fillim muaji. Abuzimi me abonetë është një serial që vazhdon prej kohësh, në rolin kryesor të tij janë studentët, “viktima” të personazheve të tjera, siç janë Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Bashkia e Tiranës. Duke vazhduar seritë në vazhdimësi, nuk mbahen përgjegjësitë përkatëse…

Në Tiranë ka disa linja autobusësh, të cilat kanë pikat e tyre të autorizuara për shitjen e aboneve. Kategoria e studentëve duhet të përfitojnë ulje çmimi në transportin publik dhe aboneja për ta shitet me gjysmën e çmimit të abonesë së përgjithshme. Por studentët e kryeqytetit nuk kanë mundësi që ta përfitojnë këtë abone. Në asnjë prej pikave të shitjes të autorizuara nga Bashkia e Tiranës nuk gjenden abone studenti. Të gjithë punonjësit e këtyre pikave ngren supet kur i pyesin për abonetë e studentit, disa të tjerë përgjigjën se është shumë e vështirë për t’u gjetur, pasi ka kohë që nuk qarkullojnë.

Në fillim të muajit shkurt, kur normalisht duhet të fillonte shpërndarja e aboneve, ato nuk “mbërritën” asnjëherë aty ku duhej. Pak metra larg pikave shtetërore të shitjes së aboneve, në kioska gazetash apo pranë fakulteteve mund të gjesh abone studenti me dyfishin e çmimit. Ky çmim i afrohet atij të aboneve të përgjithshme dhe studentët nuk përfitojnë asgjë.

Domosdoshmëria e marrjes së një aboneje për qindra studentë, si formë lehtësimi financiarisht e të udhëtuarit, i detyron ata të presin me orë të tëra pranë dispenserive të autorizuara për shitjen e tyre. Studentët shprehen të indinjuar se çdo muaj shënon të njëjtin avaz dhe se askush nuk ndërhyn në zgjidhjen e këtij problemi. Zakonisht janë vetëm dy pika shitjeje, që tregtojnë për shumë pak kohë, maksimalisht dy ditë. Ata detyrohen të presin në radhë për orë të tëra e në fund, ju thonë se abonetë kanë mbaruar, ndërkohëqë kanë vetëm një ditë që shitën.

Shoqata e Transportit Urban ndërkohë shprehet se ka hapur sportele të reja ku mund të merren biletat e pajtimit mujor (abonetë) dhe se këto të fundit dalin në shitje në bazë të një numri të përcaktuar, i cili në fakt nuk është i mjaftueshëm për shkak se nuk zotërojnë një numër të saktë të studentëve. Megjithatë as këto abone që hidhen në treg, nuk arrihen të merren në këto sportele me çmimin e përcaktuar sipas ligjit, 600 lekë, sepse shiten menjëherë tek tregtarët e gazetave dhe fatorinot e linjave të ndryshme. Për shkak të abuzimit të dhjetëra personave në tregun e zi, numri i këtyre studentëve që bëhen blerës të detyruar të tregtarëve të tillë, duke mbuluar kosto që nuk u takojnë, është me mijëra.

Zgjidhja e kësaj situate rezulton të jetë ende larg për sa kohë që strukturave përkatëse nuk iu leverdis të vënë në kontroll situatën, organet politike janë të painteresuara në zgjidhjen e problemit dhe studentët nuk dinë se ku të drejtohen .

Zhgënjimi vazhdon…

4 komente në “Bashkia e Tiranës gjobit studentët”

  1. adeci says:

    Nje tjeter premtim i mbajtur nga Lul Suma.

    1. horrat says:

      e di ti cupe se e ka keshillin bashkiak PS dhe keto si ka BEre PS???? I ben dem partise keshtu moj cupe

  2. mira says:

    Hahahahaha lul SUMA

  3. student says:

    Po premtimi i vetem per studentet, i perseritur ne cdo fushat zgjedhore nga i famshmi kryetari i bashkise kamez ”Xhelal Ziu” per ”abone studenti” i cili deri me sot nuk ekziston si ”term ”dhe jo me realitet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje