Do t’ja dalin bluzat e bardha ta shkulin ministrin Beqaj?!

24 Shkurt 2015, 19:59Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Protesta e bluzave të bardha që kundërshtojnë ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj në urdhërdhënien e tij të vendimuar për testimin e personelit mjeko-infermier ka nisur prej javësh por, pikërisht këto dy ditët e fundit, është formësuar në trajtën e vet masive. Për faktin se përveç bluzave të bardha të institucioneve shërbyese të kryeqytetit, me protestën janë bashkuar edhe atë të qarqeve të tjera si Fierit, Beratit, Shkodrës etj.

Pasi më parë, solidariteti kundërshtues i kësaj nisme rilindëse alla Beqaj shkonte deri tek polemikat mediatike, në distancë apo brenda studiove televizive, të sunduara nga kapadaillëku dhe propaganada boshe e ministrit, përkundër argumentave të specialistëve, ditën e djeshme, të bërë bashkë, mjek e infermierë zbritën masivisht në terren. Duke protestuar përpara godinave të institucioneve ku ata shërbejnë, por edhe duke publikuar një peticion të firmosur nga tetë mijë bluza të bardha, të bashkuar për të njejtin qëllim: Moslejimin e zbatimit të urdhërit të rrjedhur nga vendimarrja për të kaluar në filtrin e testimit çdonjerin prej tyre.

Një vendim i cilësuar absurd nga vetë mjekët e infermierët, por edhe nga sindikatat e urdhërat mbështetës të tyre. Por edhe i pakuptimtë në kushtet kur mjekët e infermierët janë të testuar për çdo ditë nga pacientët si për etikën ashtu edhe për aftësitë profesionale. Pretendime këto që jo vetë nuk kanë arritur ta bindin, por i’a shtuan akoma më shumë inatin ministrit Beqaj që, përkundër deklaratave për të diskutuar me grupit e interest, vazhdon të mos e bëjë këtë. Por edhe të ngulmoj që në datën 28 shkurt, pra ditën e fundit të muajit shkurtabiq, të nxjerrë para komisionit testues grupin e parë të infermierëve.

Mirëpo a do t’ja arrijë vallë?

Nga ana tjetër a do t’ja dalin bluzat e bardha t’ja ndalin revanshin ministrit llafollog, të provuar edhe herë të tjera se nuk ka asnjë lloj strategjie për t’a realizuar rilindjen e shëndetësisë, përveç dëshirës për tu marrë me tenderat, me barnat, me shtimin e numrit të të punësuarve tarafor dhe menaxhimin e projekteve?

Pyesim pasi, në ndryshim nga më parë, në këtë protest të tretë kundërshtuese të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë, bluzat e bardha e kanë zgjeruar gamën e kërkesave. Kërkesës për prapësim të procesit të testimit i kanë bashkëngjitur edhe tetë të tjera, duke përfshirë edhe dorëheqjen e ministrit Ilir Beqaj nga posti i drejtuesit superior të Ministrisë së Shendetësis. Gjë që është e sigurt se nuk ka për të ndodhur, por është po ashtu e sigurt se do të shërbejë si flakëndezës i mëtejshëm i konfliktit midis tij dhe komunitetit të cilin deri më tash ai e ka anashkaluar me mosllogaritje në venmdimarrje.

Respektim të autonomis së profesioneve tona të rregulluara me ligj. Përmirësim të kushteve të punës, ilaçe, ambjente, aparatura bashkohore, mjete. Rritje e shkallës së sigurisë në ambjentet shëndetësore. Protokolle klinike kombëtare për diagnostikim, mjekim dhe ndjekje në vijimësi.Rivlerësim të rolit dhe përfshirjes akademike të personelit mjekësore në spitalet univeristare. Edukimi në vazhdim, të jetë gurthemeli për vijimësinë e kualifikimit të stafit mjekësor professional. Tërheqja nga nisma antiligjore e testimit të bluzave të bardha. Dyfishim të rrogave, si në vendet fqinje. Dorheqje të ministrit të Shëndetësis”, janë kërkesat e peticionit të firmosur nga tetë mijë përfaqësues të bluzave të bardha, të artikuluara, dy ditë pasi Ministria e Shëndetësisë publikoi datat e testimit, duke thënë se ky proces është i pakthyeshëm.

Janë kërkesa të premtuara për tu realizuara nga Ilir Beqaj, në kohën kur i gjendur në rolin e sekretarit të PS-së u kërkonte votën shqiptarëve, por që ka premtuar bluzave të bardha edhe gjatë ditëve të para të emërimit si ministër i Shëndetësis. Janë kërkesa ende të parealizuara.

*  Kryeredaktor i shtypi.net 

22 komente në “Do t’ja dalin bluzat e bardha ta shkulin ministrin Beqaj?!”

  1. myslimani ndershem says:

    allall allall allall shyt biri i allahut melaqete do te japin veç te mira. e ke shkri talentin me shkrimin per kete te paudhin beqja qe e ka te shkrujt nfytyre shenjen e tmallkumit. top ekstrafulla ky haramses qtallet me bluzat e bardha si i thu ti shyt. po shif ma nthellsi se mos gjen ed ramen pas tij. top ekstrafullah topekstrafullah allahu e mshirofte te paudhin beqja me prapsite qe bon. e kom pas komshi te paudhin, kshu ka pat edhe tatin hamitin qe kur kish te medhenj kaur donte ti thrisje Miti. top ekstrafullah allall allall shyt ene ti mero baze.

    1. Flamur_Vlore says:

      po ti me gisht e lan bythen alla alla strumullah pse si more me vete ne xhiha keta maskara qelepira

  2. Abedin Mba Shenim says:

    …bluzat e bardha sic i quan Xhovani jane nje komunitet shume kompleks, jane hicmepak se shoqeria shqiptare ne miniature,me po ato halle, me po ato suksese, me po ato deshtime,, ky ministri qe sillet si ata konkuistatoret ,me cinizem dhe arrogancen e atij qe eshte ne maje (por nuk e kupton se sa fort vritesh kur bie prej saj) qe qe duket sheshit ne cdo debat televiziv ku ka dale me mjeket ne ballafaqim.; do te bente mire fillimisht te shkonte e te shihte vet me sy se si punohet ne spitale, cfare eshte mekat individual dhe cfare eshte mekat i sistemit, cfare hallesh , privacionesh kane, te pyese edhe pacientet njehere ,i pershndritshmi Kryeminister ka thene nuk eshte faji i INDIVIDIT por i Sistemit, rregullo Sistemin njehere Pastaj merru me INDIVIDIN, se po duket loje shume e lehte dhe e peshtire njekohesisht tu futesh njerezve terrorrin me vendin e PUNES, por ka edhe GREVA, e mesa shihet e vetmja merite qe ka BEQJE eshte qe po “RILIND” shpirtin sindikal, qe kish vdekur prej kohesh ne shendetsi,te shohim se cdo te beje ky Beqiri sikur sindikata qe deri me tani ka qene konform etikes se komunikimit te vendose ndonje GREVE kombetare 1 ditore apo me e pakta te VENDOSE :TE MOS FUTEN HIC NE ATE TESTIMIN e Beqos

    1. xeni says:

      Ta puthsha penen gazetar xhovan shyti.Na eshte bere ikir beqja si burr nene. Megalloman kokebosh qe kujton se i di te gjitha ky profan edhe ne zanatin e tij. E thoot sakte z shyti ky mister njeh shume mire tenderat dhe horlliqet jo te rilind shendetsine.Respekt qe solidarizoheni me levizjen tone te drejte.

  3. gorezi d says:

    Mjeket jane punonjes administrate dhe duhet te testohen sipas ligjit .Ne nuk ka ligj ,ta bejne nje ligj.
    Shendetsia eshte nga sektoret ,me te dobet e me te korruptuar te shtetit dhe nje nga faktoret kryesor eshte dhe paaftesia e personelit.Defektet apo kusuret e arsimit ne shqiperi I dime te gjithe dhe keto kusure kalojn direkt ne jeten e perditeshme.Po me jeten e njerezve nuk mund te luhet.
    Jane katandisur ne tregetare te dhimbjes njerezore ,dhe flasin per moral apo ku di une.
    QEVERRIA NUK DUHET TE TERHIQET NGA PRESIONI I KETYRE ORDINEREVE.
    MITMARRJA ESHTE KRIM DHE KETA PA PERJASHTIMMM ,KANE MARRE PRA JANE PA PERJASHTIM KREMINELE E SI TE TILLE DUHET TE TRAJTOHEN.

    1. lol says:

      Me spegon pak si testimi do zvogeloje mitmarrja?

  4. sokol says:

    Edhe po te iki, Beqaj i ka realizuar planet e tij. 200 milione euro nga koncesionet, Secili e ka te qarte se cfare do marre ministri. Te parin ja dha Vilma Nushit, te dyten nje firme italiane nga Peruxhia ja jep pas nje muaji. Shto ketu edhe tenderat e ilaceve, punesimeve, specializimeve, tenderave te IT.

    Edhe sikur te iki ( kuptohet qe ta perzene), ai eshte fitues. Mjeket dhe infermjeret do te vazhdojne te punojne ne spitalet e nivelit afrikan, do te vazhdojne te paguhen me rroga te nivelit kinez. Pacientet do te vuajne krijimet koncesinare te Beqes….

    Besoj qe te gjithe e kuptojne se kush fiton dhe kush do te vazhdoje te jete humbes.

  5. hyremi says:

    Qe mjeket dhe infermieret tia dalin ata nuk duhen lene vetem qe ti komandoj si ushtar nje matrapaz dhe arrogant si Beqja .Perballja e mantelave te bardha sot nuk eshte vetem per testimin as vetem me Beqjen si person por me precedencene rrezikshme qe ai po kerkon te krijoj.Perballja eshte per mos nenshtrimin ndaj autoritarizmit dhe prepotences komanduse qe do tjua heq atyre autonomine dhe dinjitetin profesional. Sot ate autoritarizem e ushtron Beqja neser nje Beqje tjeter edhe me i keq . Sot viktima e i kesaj arogance jane mjeket e infermieret , dje ishin arsimtaret neser mund qe jeni ju apo ne qe rime sot indiferent e bejme sehirxhiun .
    Cfare do thonin deputetet nese do u kerkohej edhe atyre testim?. Sepse edhe parlamenti sic dihet ka jo nje por disa deputet jo te afte ? Mesiguri ata dhe ju do thoshit jo sepse testimin e atyre ua ka bere populli me vote Po mjeket qe kane kaluar jo nje por disa testime e provime si do i testoj nje person totalisht inkompetent ne mjekesi ?

  6. kapterri says:

    te testohen qe cke me te, se u ben mire.

    mjeket dhe infermieret jane kryesisht te paafte. ata skane hapur librat qe nga koha e qepes dhe testimi u ben mire.

    ata qe kane harruar te lexojne do ngelin, prandaj bejne protesta.

    ec aty testimi. bravo.

    1. sufi says:

      po cteste te kalojne more ato teste qe bene mesuaesit dhe u futen ne pune ata qe nuk fituan po rini urte e ngrohuni ne zjarri se late nam
      test te bejne ata qe duan te hyne ne pune e jo ata qe jane
      ja u be testi , meqe qenka i pa politizuar behe pa emer lere anonim, sot e perdorin keta te ps neser pd per te hequr nga puna
      yyyyyy

  7. Ben Dibrani says:

    Cfare turpi, mjeket jane bere top me infermieret qe te mos testohen. Kulmi eshte se tani po dalin edhe opiumionista ne mbrojtje te tyre. Po pse ore te mjere kur te shkoni ne spital do te preferonit mjekun dhe infermierin qe ka kaluar testin dhe di t’ju sherbeje apo ate injorantin qe s’di si behet nje gjilpere e thjeshte. O Zot kuje? Na mbro nga injorantet dhe budallenjte se jane bere kaq shume sa jane gati te bejne harakiri por po na marrin edhe ne me vete!!! Allah, Allah derman dum o Meshiruesi yne i Madh, te shpetojme nga te marret se tani jemi ne demokraci dhe keta per dreq e kane te drejten e votes njelloj me te mencurit. RUAJNA O ZOT!

    1. Alban says:

      Respekt per kete shkrim or mik.
      Na mbyten budallenjte.
      çdo gje e politizojne

    2. lol says:

      Mjeket e infirmieret Kane kaluar diplomen shteterore ‘pra tash duhet te pranojme urdherin qe thot ate diplôme nuk vlen gje po testimi i ime do vlen ma shume!
      Pra tash ju pyes cka do me thane kjo:diplomat e shtetit shqiptar nuk vlenkan asgje sipas Vete ministrate e shtetit shqiptar!Imagjinoni cka thone te Huajt tash kur vete nje minister les hon deklarata te papergjeshme qe demtojne institutionete arsimore ne kete shkall si ky idiot?
      A imagjinoni nje turp kombtar ma te madhe se nje minister qe thot me plot bije:diplomat qe Jane dhane nga shteti ime nuk Jane asgje,testimi i ime do reguloje cdo gje!
      Turp turp turp!
      Pra mos te shkojne hic mjeket ne kete testime e te shohim si do kuroje ky minister pacientet pa mjeket e infirmieret!
      permireso,bashk me fakultetet,for çmimin e mjekeve,jemi studenteve te mjekesise nje status qe iu mundeson mesimin prane pacienteve ne ku shet qe respektojne statusin e tyre si studente!
      Filloni punet marr e jo mbrapsht nga bishti!

  8. Jozi says:

    Ne fakt testueset ishin specializuar tek Kristali….duke pasur pArasysh nivelin e larte shkencor te Kristalit mjeket i ka zene frika se nuk do kalojne testin e pergatitur nga dy pulat e Beqes ku kosi i thartuar zevendesonte antibiotiket ne kuader te uljes se cmimeve te ilaceve……bderkohe hajduti i beri nja 300 milione euro tendera per privatet

  9. Don Albano says:

    Po le ta supozojme se i testuam dhe gjysma apo falna zot trecereku nuk e kalojne testin cfare plani ka ministri dhe krye-koke-ministri.
    Pastaj disa komentojne dhe gjykojne mjeket dhe infermieret per mitmarrje athua se mitdhenja na qenka e ndershme. Nuk e kupotojne zonjat dhe zonjatet qe po te kerkosh drejtesi sic na pretendon qeveria duhet te denosh cdo shqiptar mmbi moshen 18 vjec sepse ne nje moment ose nje tjeter ka dhene para per te marre nje sherbim i cili eshte falas me ligj. Nese ministri dhe kryeministri duan me aq zell ta ndryshojne sistemin pse nuk nisin nga zbatimi i ligjit per shendetsine i vitit 2009 qe une njof ndoshta ka ndonje me te vonshem qe thote:
    Neni 2
    Parimet e kujdesit shëndetësor
    Kujdesi shëndetësor udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:
    a) e drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë themelore e individit;
    Pra si e drejte e individit duhet te mbrohet nga shteti me te gjitha forcat dhe te ndeshkohet cdo person qe e thyen kete ligj. Se si paguan, a paguan a nuk paguan faturen e spitalit e cila i dergohet me poste mbas sherimit dhe daljes nga spitali keto jane pa rendesi.
    I nderuari minister dhe kryeminister a mund ta zbatoni dhe mbroni kete ligj??????

  10. Noli says:

    Ore Gazetar! Kaq di ti per shendetsia apo do te besh tifo keqkuptimeve lidhur me testimet ne kete sektor.
    Publiku me shendetsine takohet direkt dhe ka eksperiencen e tije lidhur me sherbimin shendetsor.
    Problemet jane te shumta:Mungesat ne aparatura, ilace e sherbim mjeksor, korrupsion e tej.
    Po te vecojme problemin e cilesise se personelit mjek infermjer laborator ka disa qe mund ti grupojme:Shume te mire, te mire dhe te dobet. Ke infermjer qe nuk ben nje serum, nuk ben nje mjekim. Pse kur ke nevoje kerkon me emer neper spital apo ambulance keta profesioniste dhe nuk do te kape me dore nje infermjer qe nuk gjen damarin per nje serum.Cdo te beje mjeksia me kete kontigjent qe nuk merr vesh nga profesioni do ti kualifikoje e mbaje ne pune apo ti nxjerree nge sistemi. nevoje kane edhe te tjeret per tu njohur me te rejat e profesionit por kjo kategori e ka te domosdoshme trajnimet e kualifikimet ndryshe duhet te zevendesohet me te kualifikuar. Pse teorizohet duke i barazuar aftesite gjithe personelit mjeksor. Ka shume mjeke apo infermjer qe nuk bejne asnje pune se nuk dine dhe kur kemi nevoje per sherbim mjeksor kerkojme mjekun dhe infermjerim e zote dhe e paguajme. Me kete propoganden qe “rrezikojne bluzat e bardha” cfar kerkoni ti impononi publikut qe pumen e mjekut dhe infermjerit ta beje edhe i pa kualifikuari.

  11. profesionisti says:

    Ky minister qe ka shkelur ligjin dhe ishte referuar dhe kushtetutes per nxjerrjen e nje urdhri te pa ligjshem duhet te paditet ne prokurori per shperdorim detyre. Persa i perket armiqesise qe ka sjelle mes komunitetit te mjekeve dhe publikut dhe investimin e energjive te kota , kur ato mund te shpenzoheshin per probleme te tjera qe ka sistemi shendetesor, shto ketu dhe koston elektorale ai meriton te shkarkohet me ceremoni nga kryeministri.Sa me shume te zgjatin keto dy masa ndaj tij , aq me keq do te jete per te personalisht por dhe sistemin shndetesor ne teresi, i cili do ta mbaje mend si aprofesonalistin me te keq te profesionisteve shendetetesore.

  12. Gjon Gjini says:

    Shumica e mjekeve nuk jane mjeke, por ca maniake paraje e kjo semundje nuk i lejon te sillen si profesioniste por si matrapaze, por matrapaze me autoritet meqe klienteve te tyre u kane ne dore jeten; pacientet nuk i emretova qellimisht te tille sepse ata per oreksin e maniakeve-mjeke jane thjesht sende qe pjellin leke per mjeket. E pra, keta ngrihen e protestojne. Pale na numerojne edhe te keqijat e gjendjes se shendetesise: mungese ilacesh, kushtesh, mjetesh… Po me perpara nuk ishin keto? Po pse nuk ndiheshin me perpara? Sepse nuk ua luftonte njeri semundjen prej maniakesh te lekut.

  13. s.h. says:

    Nuk ia vlen te besh koment per kete shkrim te nje gazetari krejtesisht te njeanshem…Gazetari per turp….qe e konsideron veten kerbac per ti rene kokes ketij apo atij …. Turp….turp !

  14. pacienti says:

    s.h. flet se nuk ke provuar te hyj nonje hu, qe me tzan halli me shendetsin. aher do ta shifshe ncfare lemeri e ka katandis shndetsine ky gjatovino beqja qe ty me tu dhimbs se i bin me kerbac gazetari i nderum shyti. mos mer inat s.h. se nuk pyesn beqjat e hamitet nga dajoku i fjolve dhe dil hapur se e morim vesh qe je astar i xhakets tministrit beqja dhe inatin e ke me z. shyti. apo ta ka shtri ene ty nonje kerbac ai qe me ja lumsha.

  15. genti says:

    Shkrim medioker,nuk sens kulture profesionle por as pene intelktuale,
    Nuk ja vlen te lexosh, une humba kohen KOT me nje KOT si Shyti!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje