Dr. Pajtim Lutaj*
Shëndetësia dhe arsimi janë fusha me sensbilitet të lartë shoqëror, prandaj çdo reformë që duhet të behet në këtë sektor duhet të ketë konsensusin e gjithë shoqërisë. Prononcimet e MSh për testimin e mjekëve kanë hasur një kundërshti të fortë pothuajse në gjith trupën e punonjësve të shëndetësisë. Në median vizive dhe atë të shkruar, në rrjetet sociale por edhe në politikë, parlament, rruge… fjalët më të përdorura muajin e fundit kanë qëne «testimi i mjekeve» dhe «check-up-i i grup moshes 40-60 vjeç» pra dy aksione apo masa të qeverrise që lidhen çuditërisht me të “shëndoshin” aq sa të jep përshtypjen se Ministria e Shëndetësisë ka harruar të sëmurin dhe merret me mjekun.
Në kohën kur një rivlerësim, riklasifikim, rankim i të gjithë mjekëve që ushtrojnë profesionin në territorin e shqipërisë është i domosdoshëm, i nevojshëm dhe urgjent MSH hedh për konsum publik “testimin” një fjalë aspak korrekte politikisht, por edhe e pa bazuar në ligjshmëri. Ky lapsus i MSH por edhe indiferenca e Kryeministrit kanë shkaktuar një çoroditje publike dhe kundërshtohet me të drejtë nga personeli mjekësor, opinioni publik por edhe nga një pjesë e politikës ndërsa nje pjesë e vogël e kanë aprovuar në parim por vetë nuk pranojnë të testohen.
Marr autorësine ti quaj LAPSUS deklaratat e MSH pasi jam bashk-autor i një nisme të tillë, e theksojë i nismës për rivlerësimin; riklasifikimin, rankimin e mjekëve e cila nuk u pranua nga Ministri i Shendetësisë Zoti Ilir Beqja.
Në filillim Tetorin e vitit 2013 së bashku me një nga profesorët më të mëdhenj të Francës Pr Gilles RENARD i kemi paraqitur MSH një raport se si mund të rregullohej shëndetësia e vendit tonë. Duke supozuar se drafti që ne propozuam mund të jetë harruar në ndonjë sirtar të MSH, më poshtë po përshkruaj përse është i domosdoshëm rivlerësimi i mjekëve dhe mënyrën e realizimit të tij:
Rivlerësimi, riklasifikimi, rankimi i mjekëve është i domosdoshëm për të vendosur rregull në funksionimin e shëndetësisë shqiptare në mënyrë që publiku të kuptojë “kush bënë çfarë”; është i nevojshëm për të krijuar një hirarki e cila për fat të keq nuk ka ekzistuar kurrë dhe është përdhosur më keq vitet e fundit. Vetëm nje hirarki e dokumentuar nga MSH, e publikuar në regjistrat e UM, e ligjëruar në kodin e shëndetit publik do të ndihmojë pacientin shqiptar për të zgjidhur hallin e vet në “diktaturën e paaftesise” që simbol të vetin ka informalitetin, rrumpallen, solloratjet, sekserët…
Domosdoshmërinë e rivlerësimit, riklasifikimit, rankimit të mjekëve shqiptar e dikton situata ku gjendet sistemi jonë shëndetësor; me një larmi formimi, shkollash, dipllomash ku bashkëjetojnë të pa imagjinueshmet, dipllomat e periudhës së komunizmit me gjithë dipllomat e tranzicionit cfilitës të vendit tim, dhe u është dhënë (nga shteti, jo nga pacienti) e njejta vlerë; dipllomave të perëndimit me ato të lindjes, (nënkupto lindjes së trazuar), i është dhënë e njejta vlerë dipllomes 4 vjeçare në Itali me dipllomën apo kurset 2 vjeçare ne stepat e Rusisë; pa përmendur dipllomat e piramid-universiteteve shqiptare qofshin këto private apo publike që kane barasvleresuar fallcon me orgjinalin, notën, titullin, postin e fituar me atë të trafikuar.
Në të njejtën kohë rivleresimin e kërkon edhe niveli i drejtusëve të ekipeve; emërimi i të cilëve jo gjithmonë korrespondon me kompetencat profesionale dhe shkencore të tyre dhe kjo e bënë të pa mundur progresin; evoluimin …
Nevojën urgjente të rivlerësimit, riklasifikimit rankimit, matrikullimit të mjekëve shqiptar e kërkon sistemi shëndetsor i mbulimit universal që Aleanca për Shqipërinë Europiane zgjodhën si prioritet të politikës së tyre 4 vjeçare. E kam mbështetur implementimin e këtij sistemi jo si më i miri por më i thjeshti për tu zbatuar por nuk mund të pajtohem me mungesën e vullnetit dhe dëshirës që është treguar këto dy vite si nga MSh por edhe nga Kryeministri për krijimin e infrastrukturës që kerkon sistemi të funksionojë. Duket se MSH e ka harruar këtë detyrim që ka ndaj publikut shqiptar.
Dy buxhete ka aprovuar qeverria aktuale por gjithmone shëndetsia ngeli 3% e GDP-së. I kujtoje KM se India ditën që vendosi implementimin e mbulimit shëndetsor universal rriti buxhetin e shëndetsisë në masën 15%. Nuk mund të kalohet në këtë sistem pa informatizimin e spitaleve, pa informatizimin e të dhënave të pacientit (kartela elektronike); pa riklasifikimin e matrikullimin e mjekëve; pa krijimin e grup diagnozave (DRG=diagnosis related group) duke perkthyer ICD-10 (International Clasification of Deases), pa informatizimin e çdo akti mjeksor dhe kostifikimin e tyre. Këto duhet të përbenin prioritetet e MSH për të kontrolluar së pari aktivitetin e mjekut dhe pastaj të mendohet të kontrollohet cilësia e shërbimit të ofruar prej tij. Me ritmin që po ecën MSH, me 10 “paketa” diagnoza në 2 vite kur dihet se janë rreth 14000 të tilla, do ti duhen 100 vjet për ti mbaruar kur në raportin tonë është përcaktuar që ky proces kërkon dy vite të implementohet.
Për të realizuar rivleresimin e mjekëve që ushtrojnë aktivitet në territorin e Rrepublikës së Shqiperise propozuam dy masa që do të drejtoheshin nga Ministria e Shëndetsisë:
E para, ri-rregjistrimin nga Urdheri I Mjekut e të gjithë mjekëve që ushtrojnë aktivitet si në sektorin publik dhe atë privat, duke ju kërkuar një CV të plotë shoqëruar me dokumentat orgjinale që nga fillimi i fakultetit të mjeksise deri në ditën e sotme. Këto dosje duhet të analizohen nga një komision i pavarur në përbërje të të cilit ka edhe profesor të huaj. Kjo mund të bëhet lehte pasi dosja elektronike u transferohet antarëve të komisionit dhe të gjithë mjeket marrin konfirmimin e njohjes se kualifikimit të tyre nga ana e Urdherit të Mjekut. Lista e mjekëve të rivlerësuar dhe e informatizuar në mënyrë që të up-date-ohet në çdo kohe duhet të vendoset en-line e konsultueshme nga Ministria e Shëndetsise por edhe nga publiku icili do të dijë nese mjeku që ai shkon është i kualifikuar apo jo. Mjekëve të riklasifikuar UM u jep një kartë që do të quhet Karta e Profesioistit të Shëndetit e cila ashtu si dhe Karta e Shëndetit të cdo pacienti bëjnë të mundur jo vetëm konsultimin en-line të Kartelës Electronike të pacientit por edhe kontrollin e aktivitetit të mjekëve nga ana Autoriteti Kombetar i Shëndetit. Nga momenti që sistemi informatizohet bëhet më i lehte kontrolli i cilësisë së shërbimit që mjeku ofron. Paralelisht me Karten profesionale UM duhet tu jap mjekëve të rivlerësuar edhe një dipllomë e cila duhet të afishohet me detyrim në vend-punën e çdo mjeku. Kjo do të rrisë shumë besimin e publikut te sistemi i ri shëndetesor.
E dyta, Ri-Vlersimi i kompetencave profesionale të mjekëve të spitaleve universitare duhet bërë nga një Juri ndërkombëtare e cila do të mbështetet në dosjen e krijuar nga UM por edhe do të testoje me gojë çdo mjek universitar për të vlerësuar cilësinë e aktivitetit mjeksor, angazhimin e sajë/tij në strukturat publike, me prova të aktivitetit kërkimor-shkencor, botimet, kongreset… dhe do tu kërkohet të provojnë cilësinë e mësimdhënjes duke precisuar kohën që i kushtohet mësimdhënjes deri te përgatitja e një leksioni. Ky rivlersim do të bëjë të mundur të diferencohen mjekët më të aftë që do të ushtrojnë aktivitetin e mësimdhënjes në spitalin universitar por edhe ata që kanë profil për të drejtuar strukturat e një QSU ndërsa mjekët që nuk i plotësojne këto kritere do tu propozohet një vend pune në spitalet sekondare jo universitare ose do të dalin në profesion të lire, privat.
Këto duhet të ishin masat e marra nga MSH në 6 muajt e para të mandatit dhe jo të nxirrte nga menga testimin që do ngrite mjekët në protesta dhe do sillte Kryeministrin në QSUT tre herë i cili në vend që te kerkonte nje model rivlerësimi; në takimin me shefat ( me ata që nuk testohen) la të kuptohej se kanë zgjedhur sistemin American të testimit te mjekeve, dhe testimi do të shtyhej për ne fund të vitit gjë që u kuptua si terheqje por që e kompromenton rëndë programin e tij për shëndetësinë. Në ardhjen e tretë radhazi në QSUT u kuptua se Kryeministri dy ditet e meparshme nuk kishte ardhur as per 8 ambulancat; as per inagurimin e pishines se neuuroplegjikeve por per te shuar “l’ésprit médecin” dhe konfortuar ministrin e tij. Të pretendosh të testosh mjekët tanë si në Amerike është utopi, është sikur të pretendosh të zhvillosh garat e skive ne Shqipëri, sepse nuk kemi as infrastrukturën as llogjistikën e duhur. Bëhet në Amerike testimi por sistemi është tërësisht i informatizuar, pra informatizimi i mjekëve, i diagnozave dhe akteve mjeksore i bëjnë të mundur shtetit jo vetëm të kontrollojë aktivitetin e mjekut por edhe cilësinë e tij. Pra në vendin tonë nuk mund të pretendohet të kontrollohet cilësia pa ditur aktiviteitn që bënë çdo mjek. Si profesionist e quaj të parakohshëm dhe ju sigurojë se testimi nuk do jap as nje resultat pra është të harxhosh kot kohën dhe buxhetin pamvarësisht se derimëtani MSH nuk ka dhënê shifra. Prandaj lus zotin që MSH dhe KM fjalën “testim” ta kenë përdorur më shumë nga padija se sa nga vullneti politik për të bërë “show” apo më keq akoma për të intimiduar mjekët dhe infermierët. Ne i sugjerojmë tërheqjen nga nga ky vendim dhe të fillojnë menjëherë rivlerësimin e mjekëve me metodën e propozuar më sipër.
Të vetmen anë pozitive që shof te “lapsusi” i MSH është reagimi i mjekëve dhe infermiereve qoftë me protesta qoftë në rrjetet sociale të cilat shpresoje të institucionalizohen në sindikata apo përfaqësi të grupeve të tnteresit në mënyrë që politika shqiptare të heq dorë nga “bashkëbisedimet me gazetarët” dhe të aplikojë diskutimet me sindikatat e grupeve të interesit. Por nese testimi është një vendim politik duhet zbatuar dhe politikes e politikanëve do tu llogariten konseguencat e këtij vendimi ashtu si po u shpërblehet politika “laisser-faire” e derimëtanishme në Qëndrën Spitalore Universitare dhe Universitetin Mjeksor të Tiranës. Kjo politikë ka vrarë besimin e mjekëve të rinj të cilët me çdo kusht kërkojne të largohen jashtë për një jetë më të mirë se kurba e deshpërimit ka zëvëndësuar atë të pritshmërise se të komanduarit vetëm bëjnë sikur komandojnë por nuk administrojnë, nuk menaxhojnë, nuk drejtojnë.
*Shef i Departamentit ORL-Okulistikë QSU “Nënë Tereza”, Tirane
Jam kurioz me pa se sa komentues te perditshem te gazetes Tema e kuptojne gjuhen e ketij artikulli dhe do te komentojne dhe shprehin mendimin e tyre kritik?
Ky profesori sikur nuk i ka kembet ne toke. Pale u morr edhe mendimi i nje profesori te famshem francez!! Po ai profesori francez a ka qene ndonjehere ne ndonje spital shqiptar apo na ben leksione per se largu?
Perpara se dikush te merret me personelin mjekesor, le te merret pikesepari me spitalet qe shumica jane si stalla lopesh.
Ate buxhet te pakte qe ka MSH, mos ta konsumoje per testime qesharake. Besoj se me ato para mund te rregullohen te pakten disa pavione spitalesh.
Si e ke hallin o pajtim, je i fryre se nuk u bere dot dekan, po vellain a e ke deputet, gjithe nga nje familje do i merrni postet, apo e ke hallin se nuk jane kostu paketat e okulistikes dhe ske lidh marreveshje me fondin, se i rrope pacientet e shkrete, ndaje mendjen, si e ke hallin?
Rivleresim a testim, crendesi ka termi, duhet ta shohim sa vlejne keta “profesionistet” tane, se eshte skandaloze, ka nivelin me te ulet ne rajon, ne europe per saktesine e diagnozes, per mos te thene ne bote. Ca te bejne shqiptaret e shkrete se me shpirt nuk bien ne duart e ketyre pseudoprofesionisteve.
O profesor, se je bo shef departamenti, te shofim ca do ndrisesh, se kur ishim ne studente, po ste patem ble librin ty sna fusje ne provim e ste pelqente libri i departamentit, qeveri me vete perhere ti.
punet e mjeksis ti hartojne e diskutojne MJEKET!!!
Ky palo doktor qe ka qerruar kushedi se sa paciente nuk eshte gje tjeter pervecse nje i paafte dhe vellai i bodigardit (shqiperuar) te Pali Miskes. Kete plehre e ka ndjekur fati nga mbrapa pasi ka patur kunatin e halles qe e ka bere njeri kete palo fshatar nga Hekali. Ketij i lumte kur ka patur xhaxha Mecen qe i griste menget e xhaketes nje personi ne Fier per ta cuar ne shkollen e mesme mjekesore ne Vlore. Pasi mbaroi shkollen e mesme e caktuan infermier ne Suk-Strum, e perseri u duk Mecja qe i griste menget e xhaketes dikujt ne Fier per ta cuar ne shkolle te larte. E perseri ja beri nderin ketij palacoje. Pasi mbaroi universitetin ketij debili qe punonte ne spitalin e Fierit, nuk i dhene specializim, por perseri Mecja i grisi menget po te njejtit person. Personi perseri nderhyri dhe ketih i dhane specializim per femijet e porsalindur. Por fshatari Pajto nuk e pelqeu dhe i tha Meces ” shko prape o Mece”. Dhe zbriti Mecja perseri nga Hekali per te takuar perseri po te njejtin person. He mo Mece, i tha personi, ca do tani?? Epo i tha Mecja, meqenese e nise coje dri ne fund, Pajtua do te behet Okulist. E u ngrit personi nga Fieri e vajti ne Tirane per te kerkuar nje burse per okulist per Pajton. E meqenese personi kishte shume reputacion, ja arriti qe ti jepte Pajtos specializim si okulist. E mbasi mbaroi pajtua specializimin qelloi qe personi i Fierit u be drejtor i madh ne kryeministri dhe Pajtua donte te shkonte per specializim ne Paris. E kete rradhe pervec Meces u ngrit edhe Muc Muci e na futi mik edhe Palin, e me ne fund prape personi e coi ne France fshatarin e hekalit qe ishte caktuar infermier ne Suk-strum. Doni me per belulin?? Ne rast se doni pyesni gjithe ata qe jane qorruar nga ky pajtua. Te rrofshin thaset me ullinj te Meces o Pajto dhe emri i Sulos, se ti je per plehra.
Hahaha. Koment me te bukur nuk kam pare. Rrofsh se na kenaqe. Dmth nga infermier ne suk-strum ne paris. Haha. Sa ishte bileta ne ate kohe?? Pajtimi me siguri qe ka vajtur me corape leshi, i vishte nje jave e nje jave jo se duheshin thare pasi i lante. Rrofsh o Strumi se na kenaqe.
Kjo eshte e bukur. Sa sy e surrat do kete ky te na dali ne perpara. Do tja tregoj te gjithe mjekeve kolege se cfare historie paska patur ky Pajtua. Dhe pale po na hapet edhe bythesh sikur te jete nga Parisi i Suk-strumit.
Dua te them edhe une nja dy fjale pasi lexova disa komente por edhe shkrimin e ketij fshatarit nga suk-strumi. Fjala lapsus vjen nga latinishtja Lapse. Lapse ose gabim pa dashje si psh Lapsus Calami, gabim ne drejteshkrim, ose Lapsus linguae qe do te thote gabim ne te folur ose te shqiptuar. Ne te gjitha menyrat e shpjegimit Lapsus eshte dicka e kryer ne menyre te pandergjegjeshme, pa dashje pra pa asnje qellim. Lasus nuk eshte faj sepse ne baze te saj ka pavullnetshmerine dhe paqellimshmerine e gabimit. Ky Pajtim injoranti qe nuk di as bazat themelore te latinishtes ka lene nam me kete artikull. Me heret Frojdi, i cili ka analizuar Lapsusin thote qe akt jodomethenes eshte kryer nga pandergjegjshmeria dhe pa asnje qellim ne vetvete. Citoj ” a lapsus represents a bungled act that hides an unconscious desire: “the phenomena can be traced back to incompletely suppressed psychical material…pushed away by consciousness”.
Mirepo ky hajvan po flet per nje qellim, per nje akt te kryer me ndergjegje te plote, per nje projekt te mirefillte e te menduar mire, ndaj dhe Pajtua kur flet per Lapsus tregon injorance te thelle qytetare dhe mosdije si pasoje e qorrollepsjes nga zhurma e Tiranes. Une nuk dua te tregoj qe i di te gjitha, por pasi lexova suk-strumin them se pajtua e ka nga katundaria e thelle dhe thaset me ullinj.
Jam kurioz me pa se sa nga komentuesit e perditshem te gazetes Tema do ta kuptojne gjuhen e ketij artikulli dhe japin mendimin e tyre te vyer kritik?
Qeveria mafioze duhet te beje TESTIMIN E DROGMENEVE qe ka ne gjirin e saj
duke filluar nga vete Kryeministri.
nuk e lexoj fare artikullin dhe as me behet vone se c’gjuhe ka perdorur.
me mjafton te lexoj emrin e artikullshkruesit per t’i vene nje zero me xhufke.
vetem mjek nuk eshte, d.m.th. njeri.
@pacienti; ju uroj sherim te shpejte, cilido qofte halli qe ju ka zene.
Ky z. doktor eshte nje nder personat me arrogant qe kam njohur, kam qene nje pacient i tij prej vitesh, mgjth me cmimet me te larta ne Tirane, saqe ne fund u largova prej tij. Mediokriteti dhe niveli i ulet i pseudointelektualeve, mgjth te shkolluar, ku as mund te pretendosh per nivel elitar te profesionisteve.
te njejten eksperience dhe konsiderate kam dhe une per te. ky eshte biznesmen i lindur qe nuk ka lidhje me mjekun. vete ky shkrim tregon sensin e tij te tregetarit.
nje mjek ka te drejte, po i harxhojne parate e popullit per palma, per testime, dhe familje te tera jetojne aq mjerueshem, dhe paguhen ne muaj aq sa Pajtua harxhon per kafe ne dite.
Le te grumbullohen CV ne forme elktronike, dhe te behet nje shoshitje e pergjithshme, ka kohe per site te holle.
ky mund te quhet kopjac jo profesor per cfare ka shkruar.ai nuk ka dhene nje ide te re por thjsht ka kopjuar modelin italian.per ta realizuar duhet qe te jemi ne standartet e italise ne te gjitha fushat per ta bere realitet keto ide
Cka po rivleresojne pse e per Cfare po e rivleresojme eshte puna:po rivleresojme me thane fillani eshte kirurg fillani eshte mjeke internist? Nuk kemi nevoje per reforme besojne ketu ,mjafton CV e sicilit e urdhri i mjekeve mundet me vu regull ketu pa réforme!
Nuk jemi ne nivel:OK, ate here ku nuk jemi ne nivel?ku Jane statistikat e ministrise per me na treguar ku çallojme?ne diagnoze,ne mjete,ne sjellje me pacientet,ne rapport me referimin e pacienteve,ne rapport me ministrine,ne mungesen tone n’aktivitete sindikaliste,apo ne mungesen tone n’aktivitete profesionale?Sa pare ka ministria per aktivitetet profesionale type kongress,ku afatizohen njohurit e mjekeve,sa per blerjen e librave e revistat nderkombtare,sa per e-spitalin? Sikur ministria te ishte ma e pergaditur,dmth te kishe bâ punet e veta bazike,ate here edhe dialogue me mjeket do ishte me i bindshme per te dyja palet!le te tregoje ministri publikut te tjere statistikat e ministrise:sa shpenzojme pert’i derguar VIPat neper spitalet e botes e per Cfare mungese lokale!sa do na kushtonte per te kompletuar infrastrukturen ketu per mos harxhuar kot per keta vip-a!
Pse po e bejme kete réforme:per me qene ne nivel te botes:nuk jemi e nuk kemi mundesi me qene me 3% budxhet per Shendetsine kur!pra mos te shohim rendra edhe te kuptojme ku kemi nje kost|benefice ma te arsyeshme per perdorim te te ardhurat te kufizuar qe kemi ne dispozisione!testimi vjen ate here shume larg pas aksesit ne nje kujdes shendetsor primar afer!..
Kush ka mundesi me na treguar n’a te ministri ?
Matrikulimi i mjekeve nuk duhet te lidhet me punen e rivleresimit,testimit etj:matrikulimi duhet te jeté nje detyrim ligjor edhe mjafton diploma e mjekut qe kerkon kete matrikulim.ke diplôme,duhet te kesh matrikulim qe eshte nje veprim vetem administrative qe i duhet ministrise per te identifikuar firmen tende ne prescription et edhe referimet qe bene,vendnjodhjen etj qe do mundesojne ministrise me dite sa mjeke punojne e ku punojne,sa Jane pensionista qe punen mû mobilizuar ne rast emergjence,
Kjo eshte puna e urdhrit te mjekeve ne bashkpunim me ministrine.
Kur te kerkojsh matrikulin,urdhri i mjekeve vlereson diplômen tende si mjeke i pergjishme,mjeke spécialiste edhe ne bashkpunim me ministrin vlereson equivalencat per diplomat e huaja,Duke kerkuar po edhe Duke ofruar ne rast nevoj – mundesi formimi- per t’i pranuar keto diploma ne shqiperi( shtetet evropiane kur pranuan diplomat e vendeve lindore n’evrope kerkuan per disa nje,d’y semestre apo ma shume Pune per shembull ne nje service ‘qualifiant'(i licensuar per formimin e studenteve)qe barazimin i njohurive edhe kontroli i njohurive te behet per keta mjeke te diplomuar ne Vendet e huaja).kjo eshte puna e urdhrit te mjekeve, ministria ketu duhet vetem te vendos kornizat ligjore.testimin e bejne mjeket e urdhit te mjekeve.
SUK STRUMI po te sqaroj nuk i dike te gjitha gjerat
disa qe tua ti qendrojn
nuk eshte MECJA minjera e floririt
KETYRE u ka pjell kali sic themi ne nga mallakastra
SULO MUSTAFAJ xhaxhai i babait te pajtimit i rradhitur me ballin kombetare kur e pa qe fitoj partia komuniste me servilizmat e ti arriti qe ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU te aneksonin 2 familjet me me kontribut te luftes familjen e DERVISH HEKALIT DHE ISLAM SADIKUT qe per mendimin tim jane per tu respektuar qe kurre nuk e shfryzuar kete mundesi boll te shikosh karrjeren e tyre
KUR vinte ENVERI DHE MEHMETI venin tek sulua
DANUA me profesionin familjar coban me dhene dhe moshataret e tij thoshin se dhe kur u martua bente shurren ne dyshek u be brigadier i kopeve te dheneve ai vendoste dhe se kush do vinte kryetar koop MEcja coban me dhene me gruan u bene shites ra ne dificit shpetoj nga burgu u be telefonist
MUCI nje qoqe gomari u be shoqerus i PALI MISKES ky rregulloj PAJTIMIN ky rregulloj PIRRON e te tjrte me rradh
ky soj eshte soj cobansh dhe soj servilash
NJE GOMAR PA VESH TE GJATE si MUCI vetem per kete nuk e kam dashur ate sistem
ishte SULUA ME VONE MUC GOMARI ME VESH TE vegjel dhe jo mecja se MECJA NUK DI te lidhi breket
NE kohen e enver hoxhes po mos te kishje merita lufte s beje dote karrier po SULUA si beri se s kish qene me ndonje BRIGAD por vetem me srvilizma ashtu vazhdojne dhe niperit
PA TJETER DHE PAJTIMI KERKON ndonje karrier se para ka bere plot dhe QORRA KA LENE PLOT
Une i dija keto qe thua ti por shkrova ato qe kane lidhje vetem me kete idiotin se favoret qe ju bene ketij kishin Mecen si korrier. Personi qe e ka favorizuar kete debil nuk merrte direktiva nga Pali Menga apo partia apo ku e di une. Ai e bente per shkak te miqesise, por me vone e pa se cfare rrace muti jane keta langaraqet. Keta sojsez kane qene e te tille do te mbeten, por mbi te gjitha ky Pajtua, nje cope hajvani qe megjithese ishte ne Paris ngeli komplet hajvan. Nuk ta ben zoti mbare per cdo gje sidomos kur je i shtirur dhe zvarranik.
Se desh harrova, nuk e pirrdhte njeri Mucin atehere. Mos u beni budallenj. Ka patur njerez ne Fier me Pozite qe nuk i hidhnin qurret Pali Miskes e jo me Muc Mucit. Mos un habit per kete qe po te them se eshte e vertete.
i njohe shume mire por po pasurohen akoma edhe ne kete sistem BENI vellaj i tyre nje traktorist mori APALTIN ne VLORE shtroj gjith bulevardet e VLORES edhe s di njeri as sote se kush eshte ky
o nikaja o fshatar xheloz po te ha smira nga brenda aty te vuash !!!!!!!
Mundohu ne fillim te zbatosh ate qe quhet Etike Mjekesore me Pacientin , pasttaj te rikualifikosh titullin tend si mjek , si specialist dhe si profesor i ashtequajtur dhe nese e kryen kete, atehere hidh ide mbi procesin e vleresimit te diplomave .
Dr.Lutaj flet per rankimin = rivleresimin e te gjithe mjekeve dhe rradhitjen e tyre sipas mendimit te nje Komisjoni, mbeshtetur ne shkollimin e tyre e tj. Vet dr. Lutaj ka nje koncept te gabuar ne lidhje me vendet ku shkollohen mjeket, mbivlereson Ata qe jane specializuar ne Perendim. Po i them nje fakt qe mjeket indiane, kinez, japonez punesohen pa pengesa burokratike ne Gjermani. Pra nuk ka vlere vendi i shkollimit te tyre, ka shume sic dr.Arqile Boti – i shkolluar ne Shqiperi, por ishte me reputacion te shumefishte krahasuar me ndonje tjeter shkolluar jasht Shqiperie. Pra dr. Lutaj, vendi i shkollimit nuk perben kriter absolut te rankimit te mjekeve.
Ministria e Shendetsise, vete ministri Beqja ka rene dakort per te bere rankimin nepermjet nje testimi, qe perjashton subjektivizmat e vendit te shkollimit dhe te rivleresimit subjektiv te Komisjonit, pasi kontrolli dhe rankimi pas perfundimit te testimit behet menjehere elektronikisht, sikur ne nje provim on-line.
Ne se do te shtohen kriteret per testimin perfshire edhe mendimet e dr. Pajtim Lutaj, kjo le te behet.
Vleresoj nderhyrjen e dr. Lutajt, sepse eshte i te njejtit shqetesim me ate qe kerkon shumica e Pacienteve shqiptare dhe Ministria e Shendetsise.
SUK STRUMI dhe NIKAJA kur qenkeni kaq te zotet pse nuk keni hecur perpara ne jet?? Kta na qenkan te gjith te kqinj sipas jush jo 1 ose 2 po ter fisi. O fshatar te ndyre qe prej ktyre gjerave nuk beni hajer perpiquni te beheni me te zoei e jo te shani te tjeret pas kraheve. Po dukeni qe nuk jeni Mallakastriot po kavajs se Mallakastrioti ua thot gjerat ne sy Burrave i ndalon ne rrug e u thot ca ka ose u vete ne shpi. Qenkeni nga ata burra qe nxjerrin gruan perpara dhe nuk ja vlen te merresh me te till !!!!!