Efekti elektoral “Doshi” në qarkun e Shkodrës

3 Mars 2015, 15:33Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Nga biseda kafenesh shqiptare, të krijohet përshtypja se Tom Doshi ishte njeriu që e ktheu qarkun e Shkodrës nga blu në rozë në zgjedhjet e 2013-ës. Në fakt, në këtë qark, për herë të parë në 2013-ën, koalicioni i PS-së arriti të dalë mbi kuotën 50% (52.7% ekzaktësisht). Në zgjedhjet e mëparshme ishte luahtur rreth nivelit 36% (në 2009-ën ishte në nivelin 36.7%).

Po çfarë ndryshoi në 2013-ën? Tom Doshi kishte qenë edhe më parë në krye të fushatës së PS-së në Shkodër, por në 2013-ën, koalicionit iu bashkua LSI-ja, e cila u ngjit nga 2.4% në 10.5%, dhe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, e cila u ngjit nga 0% në 5.5%. Pa kontributin e këtyre dy partive, koalicioni i PS-së do të kishte mbetur në kuotën 36.1%, atje ku kishte qenë edhe në zgjedhjet e mëparshme.

Por a do të ndikojë në zgjedhjet e 21 qershorit lufta që Doshi i ka shpallur Metës dhe Ramës? Padyshim! Ai e ka aq ndikim në Shkodër sa për t’i prishur punë koalicionit të PS-së (i cili ka një epërsi paraprake prej vetëm 5.4%), pavarësisht se nuk ishte në gjendje ta ngrinte atë mbi nivelin 36% në zgjedhjet e fundit…

22 komente në “Efekti elektoral “Doshi” në qarkun e Shkodrës”

  1. nikaja says:

    nuk mendoj se do behet ndonje hata e madhe se do fitoj e djathta ne shkoder mund te jete e vetmja bashki e madhe qe fiton e djathta
    por kam mendimin qe e majta do pesoj renie nga toma dhe e djathta nga jozefina keshtu qe eshte per tu pare as njeri krah se ka te garantuar fitoren

    1. Skypion says:

      Te gjithe e mbajne mend Zaloshnjen ne zgjedhjet vendore te vitit 2011,ku tejet i emocionuar ne studiot televizive parashikonte deshtimin spektakolar te LSI-se.Ishte koha e armiqesise se thelle Rama-Meta.Dhe Zaloshnja ishte,ashtu sic eshte,staticien socialist.
      Sot na thote ca shifra.Shume mire.Por,harron te marre parasysh,nje gje qe nuk ka te beje me shifrat e vdekura,por me votuesit,ndjenjat e tyre.Eshte nje faktor qe nuk e shmang asnje staticien,perkundrazi e ve ne dukje ate,si faktor,qe edhe pse nuk hyn ne fushen e tyre te ngushte te studimit te shifrave,ka peshen e vet te madhe,qe mund te ndikoje direkt ne to.Kjo eshte nje e vertete e thjeshte.
      Ajo qe nuk merr parasysh staticieni socialist Zaloshnja,eshte votuesi shkodran,apo me sakte votuesi i lenduar,i neperkembur,i tallur,i shfrytezuar,i poshteruar shkodran.Ne fakt,staticieni i qeverise,Zaloshnja,e ben kete me qellim.Dhe fshihet pas shifrave te thata.
      Shumica derrmuese e socialisteve shkodrane sot,si kurre me pare,ndjehen te mashtruar e te perbuzur.Po tallen me voten e tyre.Ata e kane kuptuar tashme,se jane te nevojshem vetem per voten e tyre.Ata nuk ndjehen me te perkedhelur nga fjalet qe thuhen per ta si prsh “maloke te mire”…
      Ata e kuptojne se shakaja kinse e pafajshme me togfjaleshin “malok i mire”,nuk na qenkej thjeshte nje shaka,por nje konsiderate e ngulitur thelle ne psiken e “toni-t” socialist.Nje gjendje emocionale.Nje paragjykim i ngritur ne nivelin e bindjes.
      Socialistet shkodrane,shumica derrmuese e tyre,e kuptojne tashme,se eufemizmi poshterues “maloke te mire” eshte si ajo lajka qe ju behet femijeve kur u kerkohet per te bere dicka.Ata e kuptojne,qe vota e “malokeve te mire”,jo vetem ne Shkoder,por ne gjithe veriun,nuk ka peshen e votes se “toni-t” ne pjesen tjeter te Shqiperise.
      Maloket e mire,sado te mire te jene,nuk mund te jene KURRE socialiste.Ata mund te japen kontributin e tyre per socalisten,por,e perserisim,NUK mund te jene kurre socialiste.
      Te rralle jane ata qe mund te behen te besueshem,dmth “toni”.Duhet te akulturohesh,ne gjithcka.Madje edhe ne gjuhe.Ah sa te veshtire e ka shkodrani qe ta beje nje gje te tille!Pothuaj,te pamundur.

      Eduard Zaloshnja vjen nga nje familje ballistesh.Eshte nipi i Sejfi Protopapes.Duhej t’i urrente te majtet,bijte e baballareve qe persekutuan familjen dhe fisin e tij.Por,jo.Nuk e ben.Pse nuk e ben?!Mund te jepen pafund arsye.Por,nje eshte kryesorja: thirrja tribale eshte me e forte se ajo politike.
      Socialistet e kthyen tribalizmen ne sistem.Duke lene menjane ideologjine e baballareve,qe edhe ashtu ishte fallco e nuk kishte te bente aspak me ideologjine e vertete,bijte e tyre socialiste shfrytezuan ne maksimum trashegimine e vertete te eterve,ate me te ligen,me te keqen,me antikombetaren :ndasine krahinore.
      Per here te pare ne historin e kombit shqiptar,komunistet e ngriten ne nivel politik ndasine veri-jug.Per gjysem shekulli,veriu shihej si vend i rreaksionit,bandave,si vend armiqesor,me njerez te eger e te pabese,qe nga casti ne cast mund te permbysnin sistemin.
      Bijte socialiste te baballareve komuniste e shfrytezuan ne menyren me djallezore kete trashegimi antikombetare.Ata joshen pak nga pak edhe shume nga te persekutuarit e baballareve te tyre,duke u thene se “i kane vrare eterit” dhe duke lene te nenkuptohet qe jane nga e njejta tribu,nga e njejta mehalle,e se duheshin bere bashke kunder malokerise se saliut!
      Dhe,kjo ka patur nje efekt te jashtezakonshem.Nuk flitet per kete.Eshte tabu.Eshte nje nder tabute me te zeza te politikes dhe gazetarise shqiptare.
      Eshte kjo arsyeja qe sot ne shohim shume politikane,analiste,gazetare,publiciste e intelektuale gjithfaresh nga jugu, te gjithe me prejardhje nga familje ballistesh apo nacionalistesh,porqe jane bere …socialiste!
      Te nxjerrin syte per Partine Socialiste.Jane bere me socialiste se socialistet.
      Madje edhe ata qe kane vuajtur ne burgjet e komunizmit jane me bijte e baballareve qe i rrasen ne to.Te duket sikur pasardhesit e vertete te baballareve kriminele komuniste,nuk jane bijte e tyre biologjike,por bijte e te persekutuarve,te burgosurve,te vrareve prej tyre!
      Nje skene perbindshmerisht surreale!
      Pyetini Zaloshnjen,Nazarkon,Rakipin e shume te tjere kesotipi,e do te thone se kane vuajtur luften e klasave ne diktauren e PP-se.Por,jane pikerisht keta,mbeshtetesit kryesore te PS-s bijes se PP-se;jane pikerisht keta mbeshtetesit kryesore mediatike te bijve te baballareve ,per te cilet pretendojne se i kane perndjekur!
      Kesaj,or tungjjateta,i thone perversitet.
      Percuesit kryesor te ketij perversiteti jane edhe staticiene militante socialiste,si Eduard Zaloshnja.

      1. maqo pelivani says:

        Skipion ! ju jeni me bythqiri i shqiptareve per shpifje dhe rracizem nder shqiptare , tipa si puna jote kanjohur historia e kombit shqiptar , ti je nje bastard pasardhes direkt i Esat Pashe Toptanit se dhe ai origjinen e kish pi Dibre si ju ,

  2. anticensurë 211 says:

    zaloshnje a ka mundësi të na shpjegosh një herë një nga problemet tona më themeltare??
    atë të KOSTOS SË JETESËS!!
    atë pikë që asnjë nga politikanët dhe asnjë nga ju analistët nuk e zini në gojë!!
    sot sapo komentova tek artikulli për ramën dhe veliajn në vlorë,”Rama-Veliaj në Vlorë, pensionet e reja mbi 30 mijë lekë, në korrik do rriten me 2 për qind”,përse mor shpirt rriten rrogat dhe ne blejmë më pak?
    kjo dihet se ne përveç pisllëkut nuk prodhojmë tjetër(me pisllëk përfshij nga hashi i lazaratit deri tek politikanët tanë),po përse këta politileshët na i paraqesin si fitore të politikave të qeverive të tyre??na varfërojnë dhe kërkojnë që ti duartrokasim!
    për ti votuar i votojmë gjithnjë,se trapa jemi!!duhet të votojmë dikënd se në hale si hedhim dot!!letër e trash, të grric!! ?

  3. Ndoc topi says:

    Perkundrazi me ikjen e tomes e majta ka mundesi te ec me me mire …se e djathta ..?????nuk ka asnje shans te fitoj ……

  4. qytetari says:

    O gazetar maskara qe na del ketu e na ben llogari se cilet mafioze kane me shume apo me pak shanse per pushtet!
    Ty nuk te ben pershtypje fakti trondites qe keta te ashtuquajtur politikane nxjerrin cdo dite deshmi e fakte qe tregojne se pushtetin e kane ne dore grupe kriminale e mafioze ne lufte me njeri tjetrin.
    Ne vend qe ti drejtohesh lexuesit dhe opinionit publik me analiza mbi faktet ashtu sic duhet te bente nje gazetar i vertete na paraqitesh ketu si nje sherbyes iketyre mafiozeve te felliqur.
    Por nuk je i vetem ,shume gazetare si puna jote e nxijne bloze ndergjegjen e tyre ne varesi te pageses qe merrni nga mafiozet ne pushtet.

  5. ALEX says:

    Mendoj se per Tom Doshin varianti me i mire eshte kandidimi i pavarur per kryetar bashkie ne Shkoder!Jo se ai i ka studiuar, menduar e projektuar keto qe po ndodhin keto dite ne kampin PS ne menyre qe te mos ike vete por ta largojne,keshtu do ishte me i lire per kandidim, por eshte e vetmja menyre e mos tradhetimit te elektoratit te varur prej tarifave te tia dhe njikohesisht te plotesimit te karakterit te tij kanunor.Sigurisht qe ne se nuk ben kete veprim do dale shume i zhgenjyer perpara vetes, fisit e mbeshtetesve te tije, pasi ideja e nji partie te re prej tij me mbi 60 deputete eshte menderisht,teorikisht dhe praktikisht e pamundur , ndaj nuk ka per ta permendur me,ashtu sic nuk do permende me tundjen e themeleve te maxhorances ne pushtet.Gjithsesi,deri ne qershor media ka pune dhe opozita do gjeje dhe ngushellimin per humjen drastike ne zgjedhjet lokale ndaj le te presim edhe pak !Eshte mire qe gjerat nuk i mesojme te gjitha pernjikohe por ngadal ngadale.Bejne mire per shendetin dhe zvogelojne efektet kardio vaskulare!

  6. Une says:

    Nje m** me maje do ti shkaktoje ky toma! Shume shkodrane nen ze kurr nuk e kane pelqyer kete tomen, por ashtu sic edhe ps dhe rama , mbyllnin nje sy dhe per hir te fitores se ps dhe se keqes kombetare sali berisha.
    Ps me kandidaten keti brazhdari qe kan zgjedhur do te fitojne ne shkoder dhe kjo do te jete katastrofe per ata.

  7. bato says:

    Pra si me (ko)Doshin si pa Doshin, PS fiton ne Shkoder, sepse ka patur 36 % me Tomen dhe pa Tomen. Doli mbi 54 % me LSI dhe Demokristjanen te cilat perseri i ka. Pra c’na ke thene mor Eduard? Asgje! Skrim koti!

  8. Mentor says:

    Ca flet more..Shkodra e ka per turp te perfaqesohet nga elemente si Tom Doshi..apo Gon Cela..por fatkeqesisht..Shkodren e kan myt malsoret..dhe te korruptuarit,votat blihen..me lek apo vende pune..nga keta “biznesmene” me 8vjecare!!LSI fitoi sepse ka ofruar vende pune..e prape do te fitojne ata qe ofrojne para e vende pune!!Nuk bahet ma Shkodra…ska met kush pa u ul…nga malet..e shkodranet denbabaden kane ike…

    1. Perashi i Kuq says:

      Ke te drejte Mentor, lufta me e forte ne Shkoder eshte midis PS dhe LSI sesa e PS me PD!! Me kete qe po ndodh tani, mendoj se Tomes ia kane fut keta te LSI ta heqin nga skena ne Shkoder..

      Edhe dicka, ne Shkoder nuk ka fitu Toma dhe PS, ka humb PD-ja me Jozefinen dhe do te humbin perseri me keto kandidaturat qe ka propozu, Ramiz Coben, katundar dhe djalin e Ali Spahise, qe nuk din me lidh dy fjale, por hala vazhdon si i ati: ky asht komunist, ky asht i kuq, ky nuk asht me ne….

      Pra shansin e ka LSI-ja sepse dine me ble edhe vota dhe kane avantazh sa kane okopu shume vende pune….

  9. Blanko says:

    Nga gjithë buburrecët e larvat e gazetarisë, Zaloshnja ështe më I pështiri. Ndërkohë që vendi zjen nga vrasësit me pagesë që kanë zënë kupolën e shtetit, ky numëron vota e shpall sondazhe që s’janë bërë kurrkund përveçse në laptopin e tij të shkërdhyer. I keni parasysh ato insektet që ushqehen me dyllin e veshëve e me bajgat e elefantëve?- Një nga ata është Zalua. Injorant, i cekët, i korruptuar e i shëmtut, formula ideale për të qënë gazetar i sukseshëm në Shqipëri…

  10. shqiponja says:

    SHkodranet ne qoftese dun baben akoma pra salin le ta gzojn, mos kerkojn demshperblim nga te tjeret dhe nga baca sali marin vetem ate qe kan neper shal dhe nihen rehat,neqoftese shkodranet dun te behen njerez le te votojn per njerzit per ata qe duan te bejn diçka per te miren e tyre,megjithate perjashtoj shkodranet qe votojn gjithmon PSne ata jan ajka shkodres dhe qytetaret e vertet shkodran qe duan shtet mundesi punsimi dhe kushte jetese dhe nga kta do perfitojn edhe te tjeret por megjithate shteti qytetaret i ka nje lloj si prindi femijet e vet, paçka se disa meren me drog dhe te tjeret jetojn korrekt prindit prap i dhimsen te dy palet rrespekte dhe larg kriminelve te politikes.

  11. canada says:

    Zoti Zaloshnja

    Ndershmerisht dua te bej nje pyetje dhe pres nga ju nje pergjigje:
    Cili eshte ndryshimi ndermjet mutit te thate (PD) dhe mutit te fresket (PS). Nese pretendon per nje analist i mirefillte te lutem me jep kete definicion. Nese te duhet laboratori per analizen ke ate gomarin Beqen e shendetsise te te ndihmoje, por kujdes se mund te fallsifikoj letrat, nje profesion qe ai e di mire, dhe te nxjeri qe te dyja kane perberje floriri brenda.

    Me Respect

    1. ortes says:

      O “canada”!
      Ta them une pergjigjen ty”
      -Me mutin e njome sa e fut ne goje te peshtiroset dhe e peshtyn,ndersa mutin e thate,jo vetem e ha me qejf,por rron edhe me gjate!
      Pra me mut te thate ha tere jeten!
      Keshtu bete edhe ju me Berishen!!!

  12. PDisti says:

    Ky Zaloshnja i ka nga xhepi keto sondazhet…
    Ia fut kot
    Harrojeni efektin e ‘te forteve’ ne elektorat
    Nese ka nje efekt ai eshte ky; njerezit votojne kunder te ‘forteve’

  13. shkodran says:

    ju komentoni kodra mas bregut ju komentus nuk e njifni mentalitetin shkodran kush e ven ne kandar Tomen ne qytet vec antipati per te kena.Aj ka shkel me pare do zona qe jane ne nevoje e ka ble vota se sa per zotesi aj nuk din me shkru as emnin e vet.Tash po e shifni ne lokalet PS tash po merr ne tre nji ma te gjatin e ky opozitari i maxhorances as deputet nuk ka me dal ma.

  14. Rrushit Bilibil Gramshi says:

    O Skypion,
    E lexova komentin tend me nje durim deri ne dhimbje. Sec lodhesh per te bere disa analiza prej mediokri, por gjithsesi eshte e justifikueshme me dijet tuaja gjysmake qe te krijojne mahnine per t’u mare me probleme te veshtira. Ajo qe t’a veshtiros me shume eshte se ti kerkon t’a luftosh krahun e majte apo socialistet me te njejtat arme qe ka luftuar dikur komunizmi, dhe qe nga ky moment nuk ja vlen te meresh me me ty.

  15. Alphade says:

    O Zalo , lere ate punen e sondazheve se nuk eshte pune per Ty ! Merru me ndonje ”sajese” tjeter –
    Gazetari sensacionesh…!!!!!

  16. kangur says:

    Doshin ta kesh mik te prish pune, ta kesh armik te ha mune!!!

  17. dritan says:

    por prit o njeri qe e mban vehten ekspert se hala jemi ne uje te turbullta prit edhe pak sa te kthjellohen gjerat se pak ose aspak nuk ka per te ndikuar gje ceshtja doshi nuk do ti vij keq askujt se tashme njerzit po ndergjegjdohen duan njerez te ndershem e te ditur e pa hile qe nuk bejne te fortin fizikisht por te bejne te diturin menderisht e
    qe punojne me perkushtim e jo te blihen e te shiten per interesa,

  18. Ira says:

    Votuesit në zgjedhjet që janë me 21 Qershor, duhet dhe do të jenë më të ftohtë në gjykim, pra më pak emocionalë. Pjesa jo e aktivizuar drejtëpërdrejtë në parti, me patjetër duhet t’i referohet individit, vlerave të tij, moralit, të shkuarës dhe të sotmes. Mendoj që është e domosdoshme, që për Kryetarët të ketë balotazh, që ai që do të zgjidhet të ketë mbështetjen e mbi 50% të votuesve. Pra në raundin e parë të votimit, të mos kemi kandidatë koalicionesh. Kjo do të shmangte trysninë, që përbërësit e koalicioneve, ushtrojnë ndaj njëri tjetrit, që në fakt përfundojnë në pazare, pavarësisht sesi justifikohen, para publikut. Tani është i mundshëm balotazhi, sepse janë pak njësi vendore, janë vetëm 61. Sa i takon sondazhit të zotërisë, nuk po merrem se e dalloj që ai ka njohje të pamjaftueshme pë Shkodrën. Përjashtuar vitin 1992, ku PS ka marrë rreth 20% të votave, në të gjitha zgjedhjet e tjera, vendore dhe parlamentare, PS në qarkun Shkodër, ka marrë gjithmonë 30% deri 35% të votave, por është përfaqësuar me pak deputetë, sepse ka qënë sistem mazhoritar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje