Mirë mo mirë Gëzuar ! Falemnderit për urimet !
Por po ta dinit nxënësit se në çfarë derexheje është katandisur në këto vite arsimi, si po vazhdon rrokullimën dhe ende nuk duket asnjë strategji daljeje,
në vend të buqetave me lule do të na kishin dhuruar gëmusha me gjëmba,
në vend të thasëve me patate, trasta me gurë,
dhe në vend të deodoranteve bidona me naftë që vjen aromë zifti…
Mos e transformojmë ditën e 7 marsit nga një ditë reflektimi të rëndë për shkollën tonë në kohë të vështira, në një ditë feste dhe krijim idhujsh që fshehin realitetin e rëndë, dijen e prapambetur dhe arsimin në gjendje të mjeruar.
Pas idhujtarisë, fshihet realiteti.
Të mbysin me fjalë morale respekti, përunjeje sapo nis të jesh kritik. Sikur dëshëron njeri të jetë kritik !
Ku e ke respektin mo – të bërtasin. Pse nuk na lë rehat të na duan mo duke e shprehur dashurinë me dhurata???
Cfarë ke mo?
Pushteti këtë 7 mars nuk na tha asgjë për arsimin, kurse opozita ngriti probleme të drejtorive arsimore ku janë kapur disa me presh (euro) në dorë…
Po nuk është aty problemi. Ajo është një pikë ujë.
Arsimi vazhdon dhe mbetet në pikë të hallit.
Me ca përjashtime tekste janë qesharakë.
Tekste për mësuesin nuk ka.
Procesi i kualifikimit të mësuesve u shndërua nê testim. O Zot çfarë të testosh!!!
Bibliotekat e shkollave për faqe të zezë.
Laboratoret e kimisë, fizikës, anatomisë, beter, lidhja në Internet dhe përdorimi i internetit në programet mësimore në pikë të hallit.
Duken si kurse kundër analfabetizmit të ngritura nga Shkurtat sublime të Malësisë pas Luftës të Dytë Botërore, që i masakruan burrat maçistë.
Palestrat e munguara, formimi human në fund, kurse mësimi i gjuhës shqipe do ta kishte ngritur nga varri Naimin duke e bërë të vinte vërdallë si somnabul nëpër rrugët e Tiranës, mes veturave, për të gjetur dyer për të trokitur :
Jam Naimi, po ju kush jeni???
Ik o Naim na lër rehat për kokën tënde!
Cfarë po bëjmë kështu???
Do ta shuajmë hallin me festë, me saze, me daulle, me urime, me birrë e verë?
Moisiu iku nga halli të merrte këshillat e Zotit, sepse donte të nxirrte të tijtë nga halli, por kur u kthye ata po festonin, kishin ngritur monumentin e Lopës prej ari dhe i faleshin lopës.
Halli prodhon festa, orgji, histeri festive.
Kujdes është e rrezikshme festa në hall!
Dhe cave këtu u duket vetja si qiri nga ai i Naimit që po digjen për të bërë pak dritë në shkollë ???
E dini se cili është niveli i dijeve që i jepen nxënësit shqiptar në krahasim me atë europian? Po pse mos popull padije do të jemi ne në tridhjetë vitet e ardhshme??? Larg dijes. Kush e merr përsipër këtë dramë që të prishë të ardhmen e jetës të brezit që nesër do të jetë i paditur.
Hajde ta mbarojmë festën sot, shpejt e shpejt, ashtu sa për të thënë, e nesër, pasi të kemi mbaruar së qëruari thesin me patate, t’i përvishemi punës.
Përndryshe vitin tjetër në 7 mars do të meritojmë gjëmba dhe hithra!
GJYNAH I SHKRETI, ESHTE JATANDISUR NE PIKE TE HALLIT… ME KUJTOI PERROIN PSIKIK TE SALIUT… “AKADEMIK” HESAPI…
Profesori ka shume te drejte, por mos duhen ndreyshuar disa rregulla, sepse shteti po merr persiper gjithshka deri te shkollimi pothuajese falas, me keto tarifa kjo do te jete gjendja besoj edhe ne te ardhemen e afert apo te larget, ne arsimin e larte por jo vetem nuk eshte normale te arsimohesh me keto tarifa qesharake, gje e cila ka sjelle si pasoje qe te gjithe duan ta mbarojne shkollen e larte, sepse si te thuash qylin e duan te gjithe dhe dalin nga shkolla ashtu sic hyjne, prandaj qe te kemi nje arsim cilesor duhet te investohet shume me shume,te cilat duhet te dalin nga pagesat e studenteve, arsimi i larte nuk mund te masivizohet, atje do vene ata qe perballijne kostot e arsimit te larte, bota keto gjera i ka zgjidhur nepermjet tarifave te larta per shkollim,te drejten parimoire natyrisht duhet ta kene te gjithe, por te drejten reale vetem ata qe mund te perballojne kostot, minimalisht cdo lende jo me pak se 1000 euro ne vit per cdo student qe do te arsimohet,me te ardhura te tilla shkollat e larta mund te transformohen dhe petagoget te paguhen shume me mire dhe te gjithe ti perkushtohen punes se dijes.
Duro,duro!100 vitet e para jane veshtire,pastaj mesohesh ste ben me pershtypje!Noli e ka thene qe qemoti “ktu i padituri di gjithcka e i pazoti ben gjithcka”
https://www.youtube.com/watch?v=dlKTPCVk6CY
7 marsi asht festa e mesuesit, jo analiza e punes se arsimit sot dhe hallet qe ai ka. Konstatues bahen te gjithe .7 marsi nuk asht feste vetem per mesuesit e sotem ne detyre por dhe per ata mesues te nderuar qe jane ne pension qe punuan nje jete te tere dhe i atyre qe nuk rrojne ME e qe i kujtojme me respekt. Gezimin e kesaj feste nuk e prish gjendja e mjeruar e arsimit dhe stadi i ulet i disa (mesuesve te peshtire qe e kane kthyer ne bisnes notash).
Mire e ke or profesor. Po kush e katandisi aresimin ne kete derexhe nuk na e the i dashur! Eshte strategjia e serbo-tradhetarit Berisha qe e katandisi aresimin dhe shekncen e vendit ne kete gjendje. Jane Berisha e Myqerem Tafaj qe udhehoqi komisionin e shkaterrimit te aresimit dhe shkences qe e solli Shqiperine ne kete gjendje. Cfare te beje me perpara kjo qeveri ne dy vjet kur shkaterrimi ka 25 vjet qe vazhdon? C’te bejne me pare te shlyejne borxhet e biznesit qe la serbovegla, te ndihmojne te permbyturit, te ngrejne policine nga bataku dhe shkaterrimi, te permiresojne shkollat apo te ngrejne infrastrukturen e qyteteve. Apo te ndertojne autostrada e porte? C’te bejne me pare? Te rikonstruktojne spitalet e rrenuara apo te ngrejne penisonet dhe te fiksojne ate sistem social te korruptuar qe ngriti serbo-vicidoli? Ke te drejte qe aresimi eshte shkaterruar por mos ja faturo qeverise qe sapo erdhi ne pushtet! Ti mund te ndikosh ne rindertimin e aresimit se bashku me koleget e tu. Afrojuni qeverise, ndikoheni, bisedoni, kerkoni ndihma nga komuniteti europian. Filloni me rindertimin e nje laboratori, te nje lende, te nje departamenti. Nese te gjithe do te kene te njejtin preokupim dhe deshire aresimi dhe vendi do te rimekemben. Ne vetem konstatojme. C’ke bere zotria jote per te permiresuar mesimin e lendes tende ne universitet? A ke ngritur nje laborator qe te testosh idete e tua? Mundesite jane me programe te ndryshme europiane. Por nese profesoret e shohin mesimin si biznes, aresimi do te shkoje poshte e me poshte. Shkenca gjithashtu duhet te ringrihet. Mua me pelqeu ajo qe tha kryeministri qe te mbeshtesim nje ide. Po nje ide e mire nuk vjen nga nxenesit e klasave te mesme. Nje ide e mire vjen nga nje shkencetar, nga nje profesor, dhe nga nje student doktorant. Ata jane njerezit qe duhen mbeshtetur me para dhe ijnvestime. Le te fillojme me nje lende, me nje kateder, me nje fakultet dhe keshtu me radhe. Kjo do ta ndryshoje sistemin. Keshtu do te festojme me lule dhe jo me euro ne xhep (te vjedhura) vitin tjeter.
Krejt pajtohem per gjendjen e arsimit, po ne se e ke lene me 7 mars te meditosh per rrokopujen per arsim, te paska marre rrokopuja vete. Po nuk te gjen gje te falenderosh ndonje mesues qe te ka lene me shume mbresa,brenda a jashte vendit, s’ka rendesi.
Ose dhe te kujtosh ndonje mesues ne familje nuk ben keq. Meqe nuk te vjen ne mend, ta kujtoj nje une Muhamet Hoxhen, dajen tend, te diplomuarin e Grenobles, mesuesin e gjimnazit, te burgosorin e Enver Hoxhes, ate vellane e nenes tende qe e respektoji gjithe Shkodra si ai qe i kishte kthyer fjalen Enverit, nuk ben ta kujtosh? jo per gje se ti sic tregon vete ne ato kujtimet e tua vone e more vesh qe kishe daje se nuk ta kishte thene nena (keto jane gjepura qe dhe ti vete qe i shkruan i di qe jane gjepura, po nejse). Se ju per vlerat e arsimit jeni dhe kaq kritik apo jo? Po sikur te falenderojme ata qe na dhane dije dhe mbi te gjitha shembuj dinjiteti dhe me kete te fundit na treguan qe ishin mesuesit e vertete se perpara se te brockullosnin citate e koncepte, na treguan se cdo te thote dinjitet e cdo te thote qytetari. Keta jane mesuesit qe duhen nderuar te pakten ne nje dite si kjo. Per hallet e arsimit fol ne secilen 364 ditet e tjera te vitit.
O Artan Fuga. Vetem konstatime na dhe por nuk nthe asnje fjale se kush e solli ne kete derexhe arsimin. Jane plot 24 vjete te humbura kot. Nuk fole fare per vizionin qe ka kryeministri i ri ne krye te detyre qe ka vetem 1 vit e gjysem qe eshte ne ate post. Artikulli do ishte me buke po te jepeshin problemet dhe shkaketaret qe e sollen ne ket gjendje dhe te analizoje vizionin e kryeministrit te ri ne se eshte ai i duhuri.
Si mor daja nuk e prishka gezimin e kesaj feste gjendja e mjeruar e arsimit?
O BENI mos duhet te mbajme zi dhe ta ngrejme flamurin gjysem shtize..!!!
Sa poshte ka rene ky Artan Fuga! Dhe ne presim me shprese se keta njerez do na ndrisin rrugen ! Keta kane mbaruar per vete, prandaj u duhet vene fshesa, ndryshe eshte perzier keq mielli me krundet dhe duhen sita te forta prej hekuri. Ik, Artan, ha ndonje paçe aty ku beheshin ne vitet e diktatures afer kafe Flores !
kur pjerdh vete qenia njerzore dhe arsimi i bashkangjitet,por kjo nuk do te thote mos te festojme per ate cka jemi ,une kame pare evgjiter dhe rome qe megjithe jeten e vobekte qe bejne dridhen e perdridhen nen tingujt e gernetes e sazeve te uritur ,rrofte e qofte 7 marsi dita e festes?????
Ky palo intelektual ne 8 vite qeverisje te Saliut,ku universitetet u barazuan me kioskat e byreqeve nuk u be I gjalle,perkundrazi firmoste peticionet kunder opozites.Tani qe disa universitete kioska u mbyllen,dhe po behen perpjekje per ta ndryshuar gjendjen, Artan Fuga eshte bere teper aktiv me shkrimet e tij pothuaj te perjavshme kunder qeverise.Ja pra keta jan berishistet, si me titull si analfabet,militant te neveritshem.
NO COMMENT!
Ja cfare shkruan New York Times per Shqiperine
“Ekziston një vend në Ballkan i cili kufizohet me
vetveten. Ku të papunët më së shumti punojnë. Ku
të gjithë nxitojnë për në punë, dhe askush nuk arrin
në kohë. Aty ku tetë-orëshi i punës zgjat 12 orë.
Aty ku shëndetësia është pa pagesë ndërsa shërimi
i shtrenjtë. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë
çdo gjë që ju urdhërohet. Ku sekretet shtetërore
janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë. Ku më të pasurit janë njerëzit të
cilët kurrë nuk kanë punuar. Aty ku përdorët valuta e huaj. Aty ku të mençurit i
deklarojnë të çmendur, dhe të çmendurit të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë
historinë. Aty ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale. Aty
ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen nuk kemi të drejtë. Aty ku
çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën. Aty ku
proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta. Ku përmbytjet janë e vetmja
mënyrë për ujitje. Ku konsiderojnë se vendi do të përparojë më shumë nëse
stagnon gjithnjë e më tepër. Ku normalët nuk janë të nevojshëm, dhe punësohen
të përshtatshmit e jo të aftët. Është në Ballkan një vend ku me ndershmëri,
sinqeritet dhe zell kurrë nuk do të arrish qëllimin e dëshiruar …”
Or cun(Todri) ai qe ka ba kte artikull do jete nga ata qe e shohin goten gjysem bosh, dhe ka plot edhe ketu qe e shohin ashtu.Ka 25 vjet qe rri gjysem bosh. Une e shoh gjysem plot me shshpresen se do mbushet. mgjse pres prej 25 vitesh te mbushet prap se kam humb shpresen. ma mir vone se kurre.Atij qe ka bere artikullin i uroj festen e plakes vet, me qe asht 8 marsi sot.
Ne Shqiperi nuk ekziston me shoqeria(si institucion),ose kemi nje shoqeri jo bio,prandaj te gjitha frutet e saj,edhe arsimi,jane pa shije.
Ka, vertet, ka probleme arsimi. Po ai arsim, qe ti i adresohesh ne bllok me ato mega difekte sikur nuk i pergjigjet realitetit. Dije, ka me shume palestra, me shume nxenes te ditur etj gjera, se ne çdo kohe tjeter. Edhe per ate kohen qe mendon se ishte me mire. Duket qe problemet e verteta te arsimit ti nuk i njeh fare. I ke me te degjuar me shume, ose prek nje ekstrat qe nuk perfaqeson realitetin. Aq me teper i pavend eshte momenti i festes me te cilin aq pa vend e lidh ti “dashamires” i mbarevajjes se arsimit. Disa nuk e onepsin anashkalimin e mosperfilljen. Ti ketu ne kete shkrim kete mllef tregove.
Shume e sakte. Sistemi arsimor ne Shqiperi eshte komplet i deshtuar. Nuk eshte rastesi gjendja aktuale ne Shqiperi, nje popull qe pranon te udhehiqet nga njerez te korruptuar. Shikojeni nivelin e parlamentit Shqipetar te vjen per te qare. Nje popull i edukuar kurren e kurres nuk do ta lejonte nje nivel te tille. Edhe ne kohen e diktatures ishte sistem fallco, perjashto ca shkolla deri diku te mira ne Tirane, sepse ne rrethe dhe ne fshatra niveli arsimor ishte per faqe te zeze. Investimi kryesor duhet te behet ne arsim per te rritur nje brez me dinjitoz dhe jo nje tufe budallejsh.
“Këtu i padituri di gjitchka e i pa zoti bene gjithcka”, tamam Uni!
Po shiko kë ke ne krye te arsimit…Linditen! Vaj medet!
Respekte profesor Fuga.
,Artan ;shume moral e mllefe negative ne shkrimin tuaj duket jo shkrim reale.Pak urime ose aspak per festen e mesuesit ke bere ç’ka ndodhur me ju?.. dhe lule ferrat e gjembat te rezervohen ty me shumice ,mos pyet si eshte arsimi ,por çfar I jep ti arsimit shqiptar?…
Tani qe po fillon dhe ngrihet arsimi, ky flet keshtu.
Arsimi u shkaterua i pari, dhe i erdhi fundi me arsimin e larte privat.
E vetmja shprese qe te ringihet eshte tani.
Jo testim ose gje tjeter sa per te kaluar radhen. Por me themel:
1. Jo dypunesim. Profesor me titull dhe me biznes privat. Gjysma eshte e tille.
2. Mbyllje e plote e arsimit te larte privat. Pa perjashtim.
3. Jo burre grua kushuri ne nje vend pune. 30% jane te tille. Eshte nepotizem, nuk ka ecje perpara, kthim ne feudalizem, ne feude.
4. Ne nje post zgjidhesh vetem nje here, cfardo posti qofte. Keta duan nga 100 here, si Putini ose dinastit politike greke. Jane krijuar mbreterite e vogla si ne kohen e lashte.
5. Nota mesatare per ardhjen ne shkolle. Ose hapni shkolle edhe per lepujt, derkucet dhe gomeret.
6. Kontroll mbi cilesine e mesimit. Teksti “Mesimor”(jo psikoptllira dhe materiale per UFO) tu jepet ne dore studentit.
7. Zinxhiri shkolle e mesme-shkolle e larte dhe presion mbi shkollen e mesme e me poshte per ritjen e seriozitetit dhe cilesise se mesimit.
etj etj
Ore Askushi po cilat nga keto 7 pikat e tua jane arritur dhe jane ngritur sic pretendon zoterrote. Jo se une mendoj se jane pika positive por edhe sikur te ishin cilat nga ato pika jane marre ne shqyrtim nga qeveria qe ti mendon se eshte e vetmja shprese.
Kurse per pikat po te sjell disa argumente.
1. Dypunesimi nuk pengon perkundrazi do e zhvillonte universitetin sikur nje profesor te ishte aq i zoti saqe te kishte nje patente apo te zbulonte dicka qe do i jepte mundesine per te krijuar nje kompani te tijen me nje product unik dhe te kerkuar nga tregu. Ne Amerike, Angli apo vendet skandinave shume mjeke ne spitale japin mesim ne uni
2.Mbyllje e plote e arsimit privat thua zoterrote po ku do arsimohen ato mijera te rinj qe kerkojne te arsimohen? Pastaj cte keqe ka arsimi privat, shkollat private amerikano-angleze(te isoluara) kane nxjerre studente te cilet kan krijuar produkte te cilat gjenerojne me shume se 60% te kapitalit ne te gjithe boten
3.Jo burre dhe gra ne te njejtin vend pune thua zoterrote dhe harron qe kjo ideja jote do na linte pa Per dhe Mari Kyrine.
4.Dekanet e shkollave me prestigjoze rrijne edhe derisa vdesin ne poste dhe jane shume krijues dhe me sukses
5.Nota mesatare si kerkese per pranim ne shkollen e larte do na kishte lene pa fizikante si Stephen Hawking qe nuk do e kishte kaluar fiskulturen
6.Kontroll mbi cilesine e arsimit thua ti por harron te na thuash se kush do e kontrolloi cilesine e kontrollit
7.Zinxhiri i shkollave thua ti por harron qe sado i forte zinxhiri gjithmone keputet tek hallka e dobet dhe bulldum bie spiranca
Problemi madhor i sytemit tone arsimor eshte se koncepti i shkolles nuk eksiston dhe kur koncepti mungon nuk kemi se si biem ose jo dakord pe menyren se si do e permirsojme.
Per mua shkolla eshte fantastike shkolla ngrihet mbi cdo sistem, funksionon ne cdo sistem dhe pamvaresisht nga sistemi. Shkolla eshte e bukur ne vetvete ska nevoje per qeveri ska nevoje per rregulla eshte pertej bindjeve politike. Shkolla eshte magjike eshte te mesosh nga te tjeret duke komunikuar edhe pa fjale edhe pa para edhe pa buke. Shkolla eshte e thjeshte ka nje (apo shume) qe mesohet dhe nje (apo shume) qe meson. Eshte shkolle te mesosh nje instrument, eshte shkolle kur malesoret e vegjel ne lendinat e Peshkopise ndeshen mundje, ishte shkolle kur vajzat e volejbollit te Krutjes ne Lushnje sterviteshin dhe fitonin edhe kunder Dinamos kampjone nder vite. Shembuj ka plot.
Le ti harrojme qeverite e shkuara dhe te tashmet dhe te fillojme te bejme shkolle nuk eshte kurre vone. Le ti harrojme bindjet politike dhe te bejme shkolle nuk eshte kurresi e pamundur.
Don Albano me pelqen qe po lexon kendimin apo abetaren dhe ngazellehesh.
Por ji me realist. Nuk e di ne ke qen ndonjehere ne nje shkolle perendimore apo vetem ne shkolat tona.
Me perpara benim teori per teori se nuk kishte para per shkence. Por shkolla ishte shkolle.
Po tani nuk eshte as shkolle, nuk ka as para dhe me e keqja abuzojne te gjithe pa perjashtim. Une e kuptoj ministrin e shendetesi, ai ka te drejte per testimin, por forma e zgjedhur prej tij nuk eshte e drejte.
Te gjithe sa shkruajne ketu e duan arsimin, edhe ti. Por i dashur don Albano nuk mund te behet miu mace dhe shembujt qe sjell, po ta them une se macja ka bere si mi, por kjo eshte tjeter gje.
Don Albano nuk po flas per pedagoget e jashtem, por te brendshem: Mendoje veten se ke cuar femijen ne kopesht dhe edukatorja nuk eshte aty se ben pune tjeter. Studenti do te mesoje ne shtepi dihet por vetem prania e profesorit dhe pyetjet ne koh dhe pa kohe e bejne me besim. Postet ja ndryshojne profilin mesuesit, ai nuk jep me mesim ose i zvoglohet mesimi, pra ai humbet zanatin, keshtu disa here ne poste ke marre fund si mesues. Mesimdhenia nuk eshte sheqer qe magazinohet, po e le te la, eshte si dashnorja (per humor).
E cfar te them me teper, per burre e grua, Mari dhe Pjer, vetem me nje shembull nuk shkon, se une te gjej ty edhe peme qe ngjajne si njerez, e cfar do te thuash ti se pemet jane njerez. Nepotizmi si fenomen eshte sqaruar nga Sokrati i lashtesise.
Don Albano nuk qendrojne ato qe thua, dhe une gezohem qe njerzit te behen me shkolle, por per shkolle te larte eshte ndryshe, duhet te sakrifikosh jeten dhe jo te mashtrosh shoqerine. Tung
Bravo i qofte per shkrimin kritik autorit.
Vetem me ane te kritikes dhe denoncimit te situatave mund te arrihet sadopak permiresim,por kjo duhet te behet nga te gjithe dhe ne institucionet e duhura ku hyjne dhe mediat.
Shkollat edukojne brezat e ardhshem,por ato jane kthyer ne djep analfabetizmi dhe ne ringje huliganizmi,dhe ne keto kushte shoqeria Shqipetare ne brezat e ardhshem eshte e destinuar te bjere ne humnerene injorances dhe huliganizmit.
KEMBANAt E ALARMIt DUHEt tE KEMBOjNE FUQISHEM.RREZIKOHEt EGZIStENCA….
nje nga karakteristikat e diktaturave eshte : diktatura do ta mbaje popullin ne injorance dhe mosshkollimi eshte nje nga armet me te fuqishme te ketij qellimi! Mos e harroni kurre kete!
Arsimi eshte i shkaterruar. Nuk nxjerr asgje, juristet me te mire jane seksere,ekonomistet me te mire jane evazore ose seksere. Inxhinieret nuk ndertojne asgje,dhe arkitektet me te mire,arredojne lokale.
Dhe presim qe gjermanet te vijne te hapin fabrika ketu
Ne ka njeri tipik, qe te mbyt me fjale pa thene asgje konkrete, jo vetem per arsimin, por per cdo gje, eshet Artan Fuga. Per mua eshte filozof qe ende nuk ka koke per filozofi, por me shume si nje fallxhor, qe tjerre e tjerre llafe, dhe disa nga ato edhe mund te jene te verteta. Keshtu ka bere edhe ketu.
Bravo Andrea! I ke rene pikes!
Eshte e cuditeshme cdo fillim dhe mbarimi viti shkollor, universitar, prej 25-se vjetesh kemi vetem reforma injorantesh te bezdisur, QY cfare thone ne mengjez nuk te thone ne darke. Turli katundari dhe maloku injorant nga veriu ne jug te japin mend dhe leksione.
Fillon nxenesi vitin e pare te shkolles se mesme me nje reforme dhe kur shkon ne vitin e fundit te shkolles se mesme dy-tre muaj perpara mbarimit thuhet se kemi aprovuar nje reforme te re ku ndryshojne se kush do te jene lendet provim shteti.
Kurse shkollat e larta, universitetet, jane nje rrumpalle tjeter ne te gjitha drejtimet. Ketu duan ta bejne universitetet dhe lendet sa me te veshtira dhe “shto miell, shto uje”, pra shto deri lende qe nuk i hyjne kujte ne pune per degen dhe profesionin qe ben.
Gjithashtu kerkojne qe te rritin vetem cmimin e pageses per te ndjekur universitetin. Pra, ketu eshte qellimi final.
Ne anen tjeter te thone qe cmimi i pageses duhet rritur sepse keshtu ka edhe shtete qe e kane studimin e shtrenjte. Por edhe keto qe kane shume te shtrejte arsimimin jane disa shtete si BRITANIA e MADHE, SHBA-ja etj dhe i bejne propagande vetes qe kane shkollat dhe universitetet me te mira ne bote. Edhe ketu jane kethyer gjithcka per biznes sepse shtojne si lende dhe vite studimi. Fatkeqesisht keto jane kethyer ne shfrytezues dhe genjeshtar.
Po te shikojsh me vemendje vren pse shtete te zhvilluara, me mireqenie te larte jetese si per shembull si GJERMANIA, FINLANDA, SUEDIA, NORVEGJIA nuk i kane keto cmime. Mos valle keto suksese i kane arritur ne te gjitha drejtimet pa shkolla dhe universitete te nivelit te larte. Ku jeta e nje amerikani ose nje britaniku nuk i shkon ne ender si e ben nje suedez, norvegjez ose finlandez.
Ndryshime me ne eshte se ne keto vende cdo gje merret me merite, me studim dhe jo me bakshish dhe ryshfet.
Thuhet qe ne Shqiperi nuk ka drejtesi sepse gjyqetaret, prokuroret kane rrogat ose pagat e vogla, prandaj ndodhin keto zollume. DAKORD per MOMENTIN!!??
Ja e patem me rroge dhe page shume te larte, me privilegje marramendese GOVERNATORIN e BANKES se SHTETIT SHQIPTAR, ARDIAN FULLHAJNIN, por ai perseri nuk u ngopte po vidhte duke futur duart ne xhepat e taksapaguesit shqiptar.
Kemi nje tjeter hajdut qe nuk ben asnje lek pune, por vetem vjedh, a eshte LULEZIM BASHA qe ka page dhe rroge te mire, a grabiti duke marre 230 MIJELION EVRO nga RRUGA e KOMBIT dhe nga keto pare 6 MIJELION EVRO i hudhi ne dete ne Vlore per te ndertuar nje pallat.
Pra, kemi nje pjese te vogel palaqosh, qe nuk duan pune, qe nuk duan te sherbejne, por duan paga dhe rroga te larta marramendese, shperblime dhe privilegje te larta dhe perseri shperdorojne, vjedhin, grabisin dhe fitimet ja faturojne vetes se vet kurse humbjet popullit qe bile disa na i quajne te shkathet dhe te zgjuar.
Kur eshte mendimi dhe qellimi i mire gjithcka rregullohet edhe me pak pare, me pak lek, me pak evro, me pak dollar.
Por kerkon njerez me ndergjegje te plote dhe jo maskarenj dhe horra njeri me shume se tjetri. Tung.