Ndryshimi i dytë

7 Mars 2015, 15:04Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Pas 23 qershorit 2013, ish-ambasadori Arvizu tha se ajo datë ishte ngjashme për nga rëndësia me 22 marsin e 1992-shit. Në dritën e zhvillimeve të fundit, ai krahasim duket i egzagjeruar.

Është e vërtetë se në 23 qershor 2013, Shqipëria realizoi me sukses për herë të parë në historinë e saj të ashtuquajturin “test të Hantigtonit” – gjegjësisht, ndërrimin dy herë rradhazi të pushtetit me zgjedhje në kushte normale – por nuk u ndryshua sistemi politik, si në vitin 1992. Në atë vit të largët, u thye monopoli 50-vjeçar i pushtetit të një partie, nëpërmjet zgjedhjeve paqësore, dhe jo me puç ushtarak apo kryengritje të dhunshme.

Zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pavarësisht rëndësisë së tyre të madhe hantingtoniane, nuk sollën një ndryshim në sistemin politik shqiptar, i cili në çerekshekullin e fundit karakterizohet nga duopoli PS-PD (për ndryshim nga monopoli PPSH). Ky duopol vazhdon të mbizotërojë, pavarsisht se parti të vogla futen në koalicion me njërën apo tjetrën parti të duopolit – ato mund të përcaktojnë se cila nga të dyja fiton zgjedhjet, por pastaj thjesht bëhen pjesë e sistemit në ndarjen e tortës së pushtetit.

Dhe a po vjen koha për NDRYSHIMIN e dytë të sistemit politik shqiptar? Që kjo të ndodhë duhet që një lëvizje e re politike të krijojë besimin në elektorat se do të futet në garën për pushtet me synimin për të ndërruar sistemin klientelist-korruptiv të duopolit aktual, dhe jo për të ndarë tortën e pushtetit me të.

Duke analizuar zhvillimet social-ekonomike të çerekshekullit të fundit, duket se terreni për krijimin e një lëvizje të tillë egziston. Vitet kur, të dalë nga varfëria, shqiptarët mund të pasuroheshin me rrugë të shpejta (të ligjshme e të paligjshme), duket se kanë mbaruar. Pallatet që ndërtoheshin me leje korruptive, e që shiteshin që në themel, nuk ndërtohen më kollaj, për arsyen e thjeshtë se nuk ka më aq kërkesë sa ç’kishte më parë (1/3 e banesave janë të pabanuara, sipas Census 2011). Hapja e bizneseve të reja nuk është më aq fitimprurëse sa ç’ishte më parë (pra, është pakësuar edhe mundësia e korruptimit të zyrtarëve me një pjesë të fitimeve të shpejta). Trafiqet e paligjshme nuk janë më aq të lehta për t’u realizuar, sepse trysnia e partnerëve ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm (legalizimi i narkotikëve është thjesht një ëndërr e Kokëdhimës…). Dhe së fundi, abuzimi me fondet publike apo punësimin në administratë nuk ka më shumë hapësira, sepse barra e borxhit publik të akumuluar ndër vite është kaq e madhe sa nuk lë shumë mundësi për manovrime.

Në këto kushte, duket se shumica e shqiptarëve nuk shohin ndonjë hapësirë për pasurim të shpejtë nëpërmjet lidhjes me njërën nga partitë aktuale të sistemit (disa, kuptohet, ende shohin). Dhe ndoshta ka ardhur koha që ata të përkrahin një lëvizje të re politike, udhëheqësit e së cilës do ta shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi.

Por a vërtetohet empirikisht hipoteza e mësipërme?

Nga dy sondazhe që kam kryer në kryeqytet, më ka rezultuar se rreth 33% e votuesve do të ishin gati të votonin për një kandidat të pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjë që tregon se egziston terreni për një lëvizje të re politike, e cila do të sfidonte duopolin PS-PD.

Por a do të lindë një lëvizje e re politike e tillë para 23 qershorit apo pas tij?

Kjo mbetet të shihet. Sidoqoftë, kushdo që mendon ta marrë nismën për krijimin e saj duhet të inkurajohet nga fakti se lëvizje të tilla kanë rezultuar të sukseshme në Europë, si në sondazhe edhe në zgjedhje…

19 komente në “Ndryshimi i dytë”

  1. genc says:

    Mendoj se ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi te lind nje force e re politike, e cila te mbeshtet shtresen e mesme dhe te varfer, pse jo duke marre edhe shembellin e Partissse Sirizes ne shtetin fqinje i cili do riti pagat,pensionet,do ul TVSH,do paguaj dritat dhe ujin per shtresat qe nuk kane mundesi te paguajn etj etj.Shqiperia po shkon keq e me keq dhe kjo me teper se ne na drejtojne dhe na udheheqin njeres shume te pasur dhe shume hajdut

    1. Labi says:

      Te ka porosit Toma t’a shkruash keshtu e genc? Dhe ai te behet kryetari i forces se re ? Prit , prit or Tome se me duket se do marresh sapunin nga toka shpesh ne burg . Ate sapun qe e servire per djathe .

      1. xheJ eN Bi says:

        Zaloshnja , nuk je ne gjendje ti te besh sondazhe se je i majte , ato di ti beje Skypioni yne qe fshihet analisti personal i Sali Berishes ,i nderuari Artan Hoxha ,qe regulloi biografine si pedeist.
        E quan per nder ti sherbej Berishes deri ne vdekje se e provoje njehere tradhetine .
        Kurse sera juaj qe nuk hytne PD per tu servilizuar dhe perfitime tani qe jeni distancuar ju quajne te majte.
        Nuk ke ç’i ben kjo eshte jeta ,ca nuk mund te rojne pa lepir pak bythe.

    2. Skypion says:

      Ne nje shkrim te para ca diteve,Zaloshnja thoshte,qe ne baze te sondazheve te tij,maxhoranca e majte ka firo me disa qindra mijera vota,ne kuptimin qe keta nuk do ta votonin ate,me te pakten.Kur thote Zaloshnja kaq,nenkuptoni me shume,sepse ai eshte nje staticien i qeverise.
      Edhe socialistet jane te vetedijshem per kete firo,nga sondazhet qe bejne vete.
      Keto sondazhe,jane prova e gjendjes se pergjithshme te perkeqesuar ekonomike,politike,sociale.
      Imagjinoni,vetem ne nje duzine muajsh,kemi kete firo te besimit ne popull.Kjo eshte e paprecedente.Nuk ka ndodhur kurre me ndonje maxhorance me pare,ne keto 25 vjet demokraci.Po ndodh me maxhorancen e qelbesirave.
      Duke pare kete situate qe rrezikon dukshem pushtetin e tyre,qelbesirat ne pushtet,po kerkojne te gjejne menyrat per te menaxhuar kete firo qindramijeshe votuesish.E vetmja menyre per ta bere kete,eshte te krijohet nje grupim,organizate,apo parti tjeter qe t’i mbledhe keto dele te humbura.
      Perfitimi eshte i dyfishte.Se pari,pengohet qe delet e humbura te gjejne rrugen tek kotari i opozites.Se dyti,duke i futur ne nje vathe,medemek neutrale,eshte shume e lehte me pas qe t’ia bashkengjitin vathes se madhe,nga ku edhe morren arratine.
      Kur perdor cilesorin “dele”, nuk e kam nga vetja,por se keshtu i konsiderojne votuesit qelbesirat ne pushtet,dhe sherbetoret e tyre si Zaloshnja.
      Nuk eshte e rastit,qe shumica derrmuese,ne mos te gjithe ata qe po kerkojne nje parti te re idealistesh,njerezish te ndershem e te pakorruptuar,jane politikane,intelektuale,analiste dhe gazetare te majte.
      Ja tani,na dolli edhe nje staticien i majte,Zaloshnja.
      Keta rrufjane jane te sigurte ne perfitimin e madh qe do te kishin nga nje “risi” e tille ne politiken shqiptare.E kane nga pervoja.Levizja Mjaft,ne fillimvitet 2000, ishte nje grupim i ri djemsh e vajzash idealiste,te ndershem,te pakorruptuar si,bie fjala …. Erion Veliaj…!!!
      Keta “idealiste” sulmuan si Berishen si Nanon.Por,me shume Nanon.Por,pse Nanon?!Sepse Nanua ishte ne pushtet – mund te thote ndonje pusht apo idiot.Aspak.”Idealistet” e Mjaft-it kishin si mision te tyre,rrezimin e Nanos,dhe ngjitjen e Rames ne krye te PS-se.E gjithe ajo zhurme per kinse te drejta dhe liri civile,ishte thjeshte per te mbuluar kete loje te ndyre.
      Rama erdhi ne krye te PS-se.Nuk do te kalonte shume dhe Mjaft-i do te shnderrohej ne parti politike,kinse te pavarur.Kur u pa se nuk kishte rezultat si e tille,doli hapur me ne fund, dhe u shkri me PS-ne.
      Kaq ishte e gjitha.Loja mbaroi.
      Te njejten gje po mundohen te kurdisin sot plehrat e majta.Po duan t’i mbushin mendjen shqiptareve se lypset nje force e re politike,idealiste dhe e pakorruptuar…
      Me mashtrove njehere-thote fjala e urte-jam budalla;me mashtrove per te dyten-buallai jam une.
      Shqiptaret u mashtruan njehere me kete lojen e “idealisteve”.Jam mese i sigurte,qe nuk do te mashtrohen persedyti.

      1. realisti says:

        ne ate artikullin qe permend ti skypion, me sa me kujtohet, zaloshnja e bente te qarte se 200 mije vota ishte firoja e se majtes, nderkohe qe 33% ishin gati te votonin kandidate te pavarur. une nuk shoh ndonje kontadikte ne ate dhe kete artikull te zaloshnjes. nqs vertet 33% duan te votojne kandidate te pavarur “e majta” e atyreve dhe “e djathta” jote dalin rrote me rrote. perndryshe, 1 milion, minus 200 mije, jane shume me teper se 650 mijet e “se djathtes” tende…

    3. roberto says:

      O Eduart Zaloshnja!
      Po kaq nivel ke,o njeri,qe kujton se PARTITE POLITIKE lindin nga HICI???
      Ti thua “UNE MENDOJ SE DUHET TE KRIJOHET NJE FORCE E RE POLITIKE”!!!
      Cfare shenjash veren ti per kete qe thua??
      Nuk lindin PARTITE vetem nga deshirat e tua,por duhet te DALLOHEN LIDERET ne fillim,pastaj LEVIZJET POLITIKE ME ALTERNATIVA PROGRESIVE etj,qe te bindin popullin me fakte e jo me PREMTIME MASHTRUESE!!!
      Ti ben krahasimin me Syrizen,por e ke komplet GABIM!!!
      Syriza nuk lindi sot dhe nga nje njeri i vetem!!!
      Ne se ke mbetur pa BUKE,dakort vazhdo me mbrockulla per deri sa t’i botojne!!!

  2. prokurori says:

    Futja pordhes o Zaloshnja. E provoi Kreshnik Spahiu, doli flluck sapuni, e provoi Bamir Topi, gjithashtu flluck doli. PeDeja u konsumua ne publik me veprat e saj antishtet. Partia Socialiste me Edi Ramen ne krye nuk e ka mbaruar ciklin perballe publikut. Kur te mbaroje mandatin qe populli ja dha ne 23 qershor per 4 vjet, e theksoj per 4 vjet vetem at’here mund te lindi problemi per nje ndryshim ne se Edi Rama nuk arrin te vere ne jete programion e PARASHTRUAR PARA ZGJEDHESVE.

  3. gjeramadhi says:

    paska dhe gazetare koqe ! keta te detyrojne te prishish gojen e fjalorin , frazes se arvizuse nuk mund ti heqesh asnje presje o pyke ne diell

  4. berti says:

    Ja dhe ca dite sa ta formoje Toma partine

    1. roberto says:

      Toma do formoje PARTINE E SAPUNIT ne burg!!!

  5. koti says:

    Mos do krijosh ndonje parti zotrote qe po i ben reklam?? Ne shqiperi partia bushter vazhdon te pjelli mostra por per fat te mire nuk i han njerzit. Ke te votojn shqiptarer sipas teje Nano qylaxhiun, Bamir frikacakun, apo Spahi sorrën??? Ik se na kenaqe o dylber

  6. Berisha Strazimiri says:

    Te gjithe politikane sot …..jane me interesa te djathta. Shikoni milioneret nga te dy krahet qe po bejne te pamunduren te pasurohen akoma me shume. Nuk ka asnje mundesi qe nje i tille te mendoje per shtresat nen mesataren. Ne na duhen politikane qe te zbatojne drejt ligjet e shtetit. Kjo mjafton qe edhe shtresat e ulta te hane ndonje thele te vogel. Por kjo ngelet utopi.

  7. Tarrasi says:

    Cfare nathot ky Jevgu se edhe mekto sandazhet qenadha nje dite jafuste pordhes dhe grinte sallat duhet tandajn punen si sondazisht apo opinjonist apo si politikan tegjitha ibente vetem Enveri edhe pilot edhe politikan edhe shofer edhe koprativist edhe ushtarak edhe gjykac edhe polic tegjitha tegjitha paperjashtim prandaj zaloshnja duhet te poziconjohet ne nje deg ose Hoxh ose Dervish

  8. mira10 says:

    Në Bruksel flasin se si do t’i mbajë Siriza gjithë ato premtime të gënjeshtra që ka dhënë . Tjetër është dëshira dhe tjetër realiteti.

  9. komunalja says:

    Churchill: mos i beso asnje statistike te cilen nuk e ke fallsifikuar vete!

  10. H. Malo says:

    Interesant reagimi i Skypionit. Zgjedhesit shqiptare=dele. Ai vete eshte nje dele qe ndjek kemboren e Berishes.
    Z. Zaloshnja, dy partite e dala nga Partia e Punes, PS e PD, jane kujdesur qe asnje parti e re te mos kete fuqine te hyje mes tyre. Per kete ato e kane radikalizuar ne kulm elektoratin qe i ndjek, deri ne armiqsi. Edhe prova me LSI deshtoi. Asgje nuk ndryshoi. Prekundrazi,LSI e kriminalizoi me shume politiken shqiptare. Tani per tani, populli shqiptar (dele) nuk eshte ne gjendje te ndjeke te miren.
    Fukaralleku dhe injoranca e shtyjne drejt se keqes. NJe popull qe parapelqen harbutin e jo fisnikun do te vuaje gjithe jeten.

  11. Shikoni nivelin e komentuesve perte kuptuar se sa mbrapa jemi….

  12. Ira says:

    Problemi eshte me i thjeshte nga sa na e paraqet z. Zaloshnja.Nejse qellimi i tij eshte tjeterkund, eshte lehtesisht i kuptueshem. Me vjen te qesh kur e lexoj. Po i le menjane aftesite e tij, qe veshtire se i kalojne ato te nje llogaritari kooperative. Zgjidhja eshte: 1)Te ndalohen koalicionet parazgjedhore. 2) Te kete koalicione pas zgjedhore per ato subjekte qe kalojne pragun. 3) Pragu te rritet, te jete rajonal jo kombetar. 4) Zgjedhjet per pushtetin lokal, per kryetaret e njesive, te jene me dy raunde. Tani eshte e mundshme, sepse jane vetem 61 njesi zgjedhore. 5) Sa i takon zgjedhjeve parlamentare, mund te mbahet sistemi proporcional rajonal, apo ne baze qarku, por te jete me lista te hapura. Votohet edhe per subjektin edhe per personin, pavaresisht nga vendi qe ai ka ne liste. Do te ndryshojne gjerat vetiu. Kryetaret deri tani pronare do te detyrohen qe te mendohen shume per listen e kandidateve. Partite e vogla vetiu do te shkrihen dhe sipas spektrit do te bashkohen me te medhate ose disa te vogla mund te krijojne pole te ri.

    1. i palekundur says:

      O Ira, sa thjesht e paske zgjidhur kete pune – bravo goce!
      A nuk ishin zgjedhjet me dy raunde para reformes zgjedhore te 2008-es? A nuk kishte gare mes kandidateve individuale pe parlament? Pazar te pasurish e beteje te fortesh beheshin zgjedhjet apo jo?
      Pa u kriju nje levizje e re politike qe ta shkundi nga themelet treshen ps-lsi-pd,kete avaz kemi per te pare, sidoqe ta nderrosh sistemin zgjedhor ti Ira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje