Nga Naum Mara
Një pjesë e mirë e elektoratit shqiptar është tejet e zhgënjyer nga dy polet politike shqiptare, ndaj nuk duhet të bjerë në grackën politike të ngrehur nga PD ndaj tyre. Paralajmërimi i Palokës e bën edhe më të qartë se ç’lloj gjurulldie për përfitime politike kërkon të luajë opozita me çështjen Doshi.
Protesta masive për dorëheqjen e Metës nuk i shërben elektoratit shqiptar. Ajo nëse është masive, qoftë edhe sikur të mos jetë e dhunshme dhe mos sjellë përplasje të demostruesve me forcat e rendit, do theksojë vetëm një gjë: Politika shqiptare nuk ka për të ndryshuar edhe shumë vite të tjera. Do mbetet peng e dy bandave, që alternohen në pushtet duke kërkuar ndihmën e një bande tjetër më të vogël.
Publiku shqiptar i njeh mirë të dy palët dhe mbase ka të drejtë të ndjehet i dëshpëruar se nuk ka nga t’ja mbajë, pasi nuk ka forca të tjera me politikanë të besueshëm të cilëve t’ju besojë drejtimin e vendit. Por një rrjeshtim në anën e PD-së, e cila po aq sa ana tjetër , që e ka fshehur çështjen Doshi, është e pasinqertë në betejën politke, nuk do të sillte gjë tjetër veç mungesës së stabilitetit dhe ndoshta rikthimit të një situate të ëndërruar për Berishën për kërkim të zgjedhjeve të parakohshme.
Në interesin e publikut shqiptar është të maksimalizohet ajo diçka e mirë , që ka dalë në pah gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Politikanët shqiptarë kanë dalë zbuluar se nuk veprojnë në mënyrë institucionale.
Prishjet e pazareve mund të sjellin edhe çarje mes tyre dhe goditje ndaj njëri tjetrit.
Organi i akuzës, të paktën në dukje, po rifiton autoritetin.
Në këtë situatë, t’i japësh dorë atyre, që vepruan në mënyrë të ngjashme, me të njëjtit personazhe, katër vjet më parë, para 21 janarit, do të thotë të rindëshkosh veten edhe për të paktën 5-6 vjet të tjerë. Do të thotë se mund të tërhiqesh lehtë prej hundësh nga të njëjtit politikanë, që i kanë manipuluar të paktën 15 vitet e këtij shekulli.
Të pakënaqurit nga qeverisja e Ramës duhet të jenë po aq të pakënaqur edhe nga opozita , jo vetëm për qeverisjen në legjislaturat e kaluara, por edhe për mënyrën e bërjes opozitë në këto 18 muaj. Edhe nëse nuk janë në gjendje të formojnë lëvizje apo formacione të reja politike, me bojkotimin e protestës të se enjtes i bëjnë mirë vetes dhe demokracisë në Shqipëri. Një protestë e tyre, e organizuar nga OJQ-të kudër të dy palëve do ishte një zgjidhje ideale, por duket se ka pak vullnet dhe para për ta bërë këtë.
Ndaj duhet lënë, që organet e akuzës të bëjnë punën e tyre dhe të shkoklavitin ‘nyjen Doshi”, e cila për fat të mirë i njollos plot politikanë shqiptarë.
Le të dalë Berisha me Palokën dhe militantët e tyre në “protestën-rrëmujë“.
Qytetarë shqiptarë mos i ndiqni!
OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO FALEMINDERIT O ZOT …..SHYQYR PASKA AKOMA
GAZETAR JO “GazeKAR”.
Nje BRAVO te madhe Zoti Naum Mara .
Respekte dhe vetem respekte per JU !
Dhe do te shtoja qe ka ardh koha per krijimin e nje PARTIE TE RE !!!
Jo me PS , PD E LESH E LI !
pse vetem ne kohen e enverit nuk protestohej apo te mos merzitet likja
Kjo nuk eshte proteste per hallet e Shqiptareve por per hallet e gangstereve te PD qe po e ndjejne ne po i bie kembana.
Po vellazeria islamike me ke eshte?! :”))
po le te dalin akoma dalin ne rruge per politik shqiptaret.
E keqja eshte se ka akoma militante e pseudo shoqeri civile qe bejne thirrje per te dale ne nje proteste te pilotuar nga Basha, Berisha & Co per interesat, ekskluzivisht, te tyre. Me nje popullsi analfabete te krijuar keta 25 vjet nga nje sistem i kalbur e korruptiv, ku suksesi me i madh jane ato byrektoret e shtuquajtura universitete private qe prodhojne vetem klone kafsherore te dementeve qe na kane udhehequr deri me tani, nuk duhet te çuditemi nqs ndodh nje lufte civile ne rruget e qytetit kete te enjte, ose me keq akoma nje rotacion politik!
Po te mendojne pak me shume njerezit nuk duhet te protestojne per partite po per problemet dhe hallet e tyre, po jane shume te papjekur, te mbushur me mllef e urrejtje per kundershtarin politik, thua se ai eshte armik i betuar.E kete gjeme te madhe te pop shqiptar e ka mbjelle Sali Berisha ,se ai i riu eshte me i bute, po sillet ne ate menyre i detyruar nga plakuMere Shume keq, njerezit duhet te distancohen sa nuk eshte vone nga kjo urrejtje per njeri-tjetrin.
Jemi akoma shpejt per te qene nje popull i civilizuzr.
Deri me sot vetem popull tifoz ngate dy krahet dhe asnjeherE nje popull i vetem per te drejten dhe dinjitetin e tij.
DUHET TE DALIN TE GJITHE SHQIPTARET AS PER BERISHEN,AS PER RAMEN EGJITHE SOJIN E TYRE POLITIKMAFIOZ POR PER TE NDALUAR NJEHERE E PERGJITHMONE KETE TE KEQE QE I KA ZENE FRYMEN SHQIPERISE.LUFTA QE ATA BEJNE MES VETI PER TE KOMANDUAR KUPOLEN MAFIOZE TA KTHEJME KUNDER TYRE DHE PER TE MIREN E TE GJITHE SHQIPTAREVE.
Te them une disa arsye shume te vlefshme pse duhet protestuar kunder kesaj qeverie, jo domosdoshmerisht ne krah te opozites:
1. Per rritjen e dritave kir na u premtua e kunderta (dhe mos guxoje njeri te me flase per te kunderten sepse fatura e shkurtit ka ardhur 70 me shume edhe pse me te njejtin konsum)
2. Shendetsia per ibret edhe po ta paguash, sepse per sa i perket asaj falas as nuk e pretendon me njeri. (Ambasadori Amerikan ne krah te ministrit Beqja, tha lutni zotin te mos semureni)
3. Ekonomia ne renie te lire, jo vetem si rezultat i gjendjes se pergjithshme ekonomike por edhe si rezultat i babezise hajdute ne dogana e tatime (rezultatet ne mbledhjen e akcizes 15% me pak se ne 2013, i cili ishte nje vit elektoral dhe ku per me shume se 6 muaj nuk ka funksionuar shteti, dhe kjo nuk vjen si rezultat i shmangies nga ana e qytetareve, por nga babezia hajdute e drejtoreshes dhe njerezve qe ajo ka vendosur aty, per te mos folur pastaj per Crown Agents, te cilet me nje autokritike te shendoshe ja hodhen bythes, edhe pse deshtuan totalisht ne ate qe do benin.
Kam edhe shume arsye te tjera, por meqe po shkruaj nga telefoni nuk kam me nerva ti rendis.