Po karta jote e studentit?

10 Mars 2015, 20:00Blog TEMA

Nga Françeska Muço

Avokati Rinisë

 

Karta e studentit është parashikuar si një mjet për të lehtësuar jetën studentore, me anë të ofrimit të uljeve të cmimeve dhe shërbimeve falas në aspektet më të rëndesishme të saj si: transport, ushqim, telekomunikacion, librari, njësi të shërbimit kulturor etj. Kështu ndodh në fakt në vendet europiane, mitike tashmë për sytë tanë (ku dhe është zbatuar fillimisht modeli i kartës).

Krejt i ndryshëm duket realiteti për studentet shqiptarë!!

Packa se teorikisht propagandohet për një Shqipëri kandidate për Bashkim Europian, faktikisht rinia e saj duket shumë larg saj që nga shërbimet e lehtësirat që i ofrohen për një nivel më të mirë jetese si rrjedhojë arsim e arritje më të larta profesionale dhe si një finalizim më i larget i Shqipërisë si pjese e Bashkimit Europian.

Qëndra  “Avokati i Rinisë” ka zhvilluar një research me qëllim krahasues për një pjesë vendesh lindore dhe perëndimore (Gjermania, Serbia, Franca, Greqia, Italia). Për të qëndruar larg steriotipit që na ka pushtuar prej kohësh “Shqipëria nuk e arrin dot Gjermaninë” kemi zgjedhur edhe vendet tona kufitare, duke përmendur disa shërbimet që ofrojnë.

E nisim fillimisht me tokën e premtuar për shqiptarët (Gjermania) e cila ofron për studentet e pajisur me Karten e Studentit transport publik falas në qytetin e universitetit dhe në qytetet rreth tij, çmime në mensë të përgjysmuara, në pika farmacie ulje dhe ndër të tjera me anë të kartës mund të kontrollohen notat, datat e provimeve dhe të printohet fleta e rregjistrimit në universitet.

Kemi kohë që jemi ne ndikim italian për disa aspekte po nga karta e studentit e sigurt që nuk i kemi marrë fare, me anë të saj studentet përfitojn një shumicë shërbimesh në kinema, teatër, oferta në operatorë telefonikë, hostel, mensa, ulje në librari, bileta me cmim te reduktuar në tren, anije, aeroplan, kurse në gjuhë të huaja, autoshkolla, palestra etj.

Akoma më afër gjeografikisht kemi Greqinë dhe më larg përsa i përket kartës ku studentët posedues të saj përfitonin ulje në transport, transaksione bankare falas,njësi të shërbimit kulturor po falas, reduktim cmimi në disa supermarkete.

Rëndësi të madhe i vihej transportit në Francë ku studentët lëviznin pothuaj falas me tramvaj (ne se kemi ende kshu që skemi c’të themi), qendrat tregtare ofroni ulje, mensat dhe Fast Food-et rreth shkollës, njësit e shërbimeve kulturore, kompanitë e internetit dhe shëndetsia në varësi të shërbimeve gjithashtu ofronin ulje.

Jo më pak se këto shërbime mund të përmendim në Serbi ku cdo student qe e kishte kartën merrte ulje ne mensa, transport, librari, njësi të shërbimit kulturor, supermarkete dhe telekomunikacion.

Ju kërkoj ndjesë nqs gjatë shkrimit kam rënë në përsëritje te detyruar por edhe të qëllimshme të shërbimeve të ofruara nga karta e studentit në këto vende.

Duke parë më së fundmi vendin tonë i cili ofron mjaft shërbime të paktën në faqen  e web-it të bashkisë vihet re dukshëm që nuk flitet për shërbimet bazike për një student si përfitim në transport, ushqim, librari shërbime që ofrohen në cdo vend ku aplikohet karta e studentit si model.

Cdo student europian i përfiton realisht këto shërbime po ti??? Mos vallë nuk ke nevojë për ndihmën e shtetit?

 

3 komente në “Po karta jote e studentit?”

  1. ermir says:

    o avokate ne cfare vendi te botes i sherben gratis ato qe thua ti apo flet per ne galaksi,,

  2. helosi says:

    Vk shkrimi.. Asigji n drite.. Pallavra kalamojsh.. Basha ka plot CTI thuash, kjo buza Modhe ja fut zabelit

  3. guri says:

    Moj vajze moj,po votoni prap per partin Juve stydentet dhe do u zgjidhet kjo pun e kartes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje