Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 40% e zgjedhësve votuan për parti që quhen të djathta. Kur bisedon me votues të tillë nëpër kafene, e quajnë veten “të djathtë”. Por nga biseda me ta, shpejt kupton se disa prej tyre i kanë mendimet kryesisht të majta. Ky perceptim vërtetohet empirikisht nga rezultatet e një sondazhi kombëtar të sponsorizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, prezantuar sot në Tiranë.
Kështu, ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 23% e të anketuarve janë pro politikës së djathë të mosndërhyrjes së shtetit në ekonominë e tregut (e cila, sipas mendimit të djathtë perëndimor, duhet të vetërregullohet).
Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 29% e të anketuarve janë pro politikës së djathë të mosndërhyrjes së shtetit në rregullimin e çmimeve dhe mbrojtjen e bizneseve strategjike.
Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 33% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i punësimit.
Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 25% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i strehimit.
Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 23% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i energjisë elektrike.
Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 20% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë finacuesi kryesor i infrastrukturës rrugore.
Dhe së fundi, ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 15% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i kujdesit shëndetësor.
Votues të tillë “të djathtë”, me mendime kaq të majta, çdo parti e majtë perëndimore do t’i mirëpriste krahëhapur. Ndërsa në Shqipëri, ata aderojnë ose votojnë për parti që quhen të djathta….
Si puna atij KAFSHES qe thot ne you tube ” Prap do votoj Berishen , se oshte Demokrat dhe pastaj , “jam pa pune , edhe nusja pa pune , kam 3 femije”.
INJORANCA ESHTE VIRUSI QE SHKATRRON SHQIPERINE .
Nje popull tejet i varfer ska sesi te jet i “Djathte” sepse te DJATHTET ne cdo vend te botes bejne “duvane” e Pasanikve!!!
Nejse ,,,elektorat INJORANT -.
Ktu as e ashtuquajtura e “Majte” nuk eshte aspak e tille.
kjo ndodh o zoti analistsepse Ramizi e ndau partine e punes ne dy parti qe jane e njejta gje.po te thellohesh e gjen o analist qe ke studjuar dhe ne Amerike ,ke qene bile me njeren nga keto parti
Kafshet e pyllit vendosen te bejne shtet.
Shtet demokratik me vota ,ku te votonin gjith nje kafshe-nje vote.
Por Ideatoret harruan nje gje qe e thot sondazhi.
Pylli kishte numerikisht me shume lepuj, kunadhe,dhelpra,derra te egjer, dhe me vota keto moren pushtetin.
Luanet,tigrat,rinocerontet,ujqit ngelen ne opozite.
tung
Bej nje ankete- ankete edhe me ata qe kane votuar partite e majta, sidomos me ata qe kane votuar LSI, qe katerfishoi numrin e deputeteve, e pastaj flasim. Bej nje ankete sondazh me vete deputetet e majte, sidomos me ata qe vijne nga biznesi.