Nga Brizida Gjikondi
Shqiptarët janë nën një terror permanent, psikologjik, shpirtëror dhe fizik. Të duash Shqipërinë këto kohë është një dhimbje dhe mbijetesë e madhe, është një trishtim i thellë, duhet të tejkalosh veten, të shkuarën e parardhësve të tu dhe të mirën e fëmijëvë që ke sjellë mbi këtë tokë.
Askush spo merr vesh asgjë, asnjë kordinatë, asnjë vlerë të shkuar dhe të ardhme, gjithcka lëviz vlerash mbi këtë tokë. Siguria, drejtësia dhe sidomos morali shqiptar tashmë skanë asnjë dhëmbë në gojë. Ja u theu me një grush prej nokaut’i politika shqiptare, e cila si ato zuzaret kur zihen tek pusi i fshatit dhe nuk lënë gjë pa i thënë njëra tjetrës (por jo të gjitha) ka tejkaluar edhe nivelin më të ulët të shtresave dhe më kriminale të shoqërisë tonë. Pavarësisht fajësisë ose pafajësisë së palëve ( nuk ka më sens të flitet për pafajësi), kërcënimet reciproke dhe mesazhet e koduara ironiko-mafioze janë shokuese. Këto mesazhe janë poshtëruese, mospërfillëse ndaj vlerave të një kombi. Ndoshta erdhi koha që shqiptarët e “demokracisë” po korrin për së gjalli, indiferencën, heshtjen, shitjen e tyre ndaj të keqes.
Në Shqipëri nuk ka më djaj dhe ëngjëj, Shqipëria tashmë është fushë beteja e çakejve, që pasi mbaruan së rrjepuri e shqyer cdo vlerë materiale dhe morale të kësaj toke tashmë po i ndërsehen njëri tjetrit.
Eshtë pikërisht kjo klasë politike që grabiti shqiptarët për ti blerë po me lekët e tyre.
Tashmë për mua e keqja nuk ka emër, personazhet që rrotullohen në këtë fushë betejë janë pjella dhe produkte të njëri tjetrit por dhe të indiferencës sonë. Tashmë në Shqipëri shejtani ka dalë nga shishja dhe jo vetëm kaq por dhe e ka thyer atë. Shejtanin e has në Parlament, Qeveri, Opozitë, Gjykatë, titullar institucioni, media, njësi vendore, nëpunës qoftë dhe i gradës më të ulët, të gjithë janë pjesë e një sistemi antikombëtar vlerash, të gjithë janë pjese e një mekanizmi që nuk ka të bëjë hic me vlerat kombëtare të Shqipërisë. Tashmë vëndi jonë është një lavatrice mafioze, që lan, shplan dhe than brënda ciklit.
Po ti mësosh fëmijët në Shqipëri të jenë dinjitozë, të lexuar, të mos grabisin dhe vrasin dhe sidomos të mos jenë pjesë e tufës së çakejve presupozohet se i kë lënë pa të ardhme , dhe kjo është e tmerrshme, drithëruese.
Ka syresh sidomos ata që jetojnë matanë kësaj toke që mund të gjykojnë trishtimin tim akut, pesimizmin dhe sforcimin tim për të dashur këtë tokë…por besomëni është e vështirë.
Një gazep, një errësirë,
vetëtin edhe gjëmon !
Rrojmë me zemër të ngrirë,
nga frika kërkush s’gézon !
Njerzit kurrë s’këndojnë
dhe bilbiletë vajtojnë !
Qiameti, shkretëtira !
Zogu vetë zë folenë,
njeriu le mëmëdhenë,
se mbreteron egersira !
Andon Zako Çajupi.
TE LUMTE DORA MOJ BIJE LABE QE NENA te dha dashurine me gjirin e saj e sot qan per kete dashuri qe nuk e kane me shqiptaret per meme n Shqiperi dhe per femijet e tyre qe rriten me ulerima sharje vrasje shpifje dhe intriga dhe vjedhje te cdo gjeje te bukur qe ka jeta !
POSHTE DJAJTE E SHQIPERISE ! POSHTE BISHAT QE DUAN SHQIPERINE NE ZJARR DHE KUJE ! GRA TE SHQIPERISE NGRIHUNI KUNDER BURRAVE QENER QE DUAN GJAK DHE VETEM GJAK DHE PARA ME CDO LLOJ MJETI FITIMI !
… ka te drejte BRISIDA … por emrat jane konkrete …. deri sa ne politiken shqiptare te jene META dhe BERISHA … kete shqiperi do te kemi … por me i keqi nga te gjithe eshte META .. ka uzurpuar gjithe administraten dhe frenon qeverine ne reforma … me kundershtoni ne se mundeni..
Te gjithe pa perjashtim. Nuk shpeton asnje, as ai qe ti sja paske permendur emrin.
ndryshimi eshte se Meta vjedh , ndersa Saliu me shoke vjedhin , vrasin dhe vrasin dhe vrasin papushim ,e tradhetojne ,SHQIPERINE E shesin dhe keto te gjitha i bejne pa meshire ,pa ju dridhur zemra as per femijen ne bark!
Pse pra pse ju te nderuar intelektual , analiste , gazetare , ambientaliste , avokate , juriste , profesore e doktore nuk BASHKONI FORCAT PER TE KRIJU NJE FORCE TE RE POLITIKE ???????
Hallet dhe problemet e Shqiptarve duhet te zgjidhen ne kuvend dhe Shqiptarete meritojne te perfaqsohen nga njerez si JU perndryshe do mbizotroje gjithmon krimi dhe CAKEJT e pangopur.
Vetem tek ju duhet ti ken shpresat brezat qe vijne , nuk mund te behet” Revolucion” me nje fshatar qe ska shkolle (me gjithe rrespektin qe kam per ta).
Klasa intelektuale eshte ajo qe drejton vendin , eshte ajo qe bene REVOLUCIONE , eshte ajo qe i hap syte MASAVE .
Bashkoni forcat se do keni mbeshtetjen e mijera emigranteve qe mezi e presin kte moment (un jam nje nder ta).
Dritherues ky shkrim!
Cajupi i madh, sa aktual tingellon!
Baba-Tomor, kish’ e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se c’urdheron zoti…
Tek te lutem dhe u duk’ e qare
te msoj q’thot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s’jane turperuar,
qene trima dhé memedhetare,
besa, feja s’i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, s’qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
s’e s’kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedh’ e (“Parise”),
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s’ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne… U prish Shqiperia…
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit q’eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o mal’ i uruar,
c’kane ngjare, gjithe c’kane shkuar,
i di vete, s’dubet te t’i themi;
C’do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, c’thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
cfaj ka bere, c’gjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
cthote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c’nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!1
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
0 shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s’vete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njérine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishter’ e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
s’ini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se c’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te béni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete…
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zot’ i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirin’ e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrat’ e trimerise.
Respekt Brisida.
Komentet e pakta e bejne me te vertete ate cka ju thoni e nderuar Brizida. Une jetoj jashte vendit dhe ju kuptoj shume mire.
E dale nga zemra!!!
Me njerez si Brizida duhet te krijohet nje force e re politike qe te shpetoje Shqiperia .
Respekt e mirenjohje per realitetin e shkruar.Kjo eshte nje permbedhje e sakte per kete vend qe quhet Shqiperi e qe ne fakt qelbesirat e politikes e kane formuluar ne trurin e tyre “Shqyeni”,per ta bere cope e çike mos ti mbetet asnje cope mishi por vetem skilet i saj qe anthropologet te percaktojne se kujt kohe i perket ezistenca e saj.Ndjenje per nivelin qe mbart znja.Gjikondi.
Te lumte dora dhe te ndriçofte gjithmone dashuria per njerzit dhe vendin. Situata eshte shume shume keq. Berisha dhe Meta u imponuan shqiptarve mendesine e tyre, maskarallekun e tyre. Berisha ekziston sepse ne politik eshte Meta. Qe te dy e kane rjepur Shqiperine me keq se çakenjte, sepse ndryshe nga ujqit çakenjte nuk vrasin aq dele sa per tu ushqyer por vrasin qe tu dal inati mbasi me veshtiresi i mbysin. Keshtu edhe Saliu me Meten, e dine qe ne Shqiperi nuk i do njeri prandaj i blejne votat dhe kriminelet. Perse kush mendoni se i vodhi argjendarite dhe Union bank kohen e fundit? ata ishin ushtaret e Saliut dhe ato para do ti perdore per protesten e sotme, me ato ka paguar kriminelet qe do te qellojne sot mbi policine dhe institucionet. Por sot e keqja me e madhe eshte Ilir Meta. Ai po pengon qeverine te punoj dhe te ndeshkoj kriminelet, ai nul lejon arrestimine Sali Berishes sepse e di se mbas tij e ka ai radhen, ai ja hodhi edhe kete here. Une nuk kam dyshim se ai ka dashur ta vras Tom Doshin.
Nuk e di se si do ti vej filli ketij vendi. Por nje gje eshte e sigurt se pa nje nderhyrje nga jasht kete radhe Shqiperia nuk shkeputet dote nga thonjte e Saliut dhe Ilirit. Kjo lloj qeverisje ( nuk e kam fjalen per qeverine e majte qe eshte sote), ky sistem qeverisje, ky sistem politik( sepse nuk eshte demokraci) duhet permbysur, por si?, çdo te vij pas saj. Shqiptaret e duan shtetin por ke shtet?
degjoj nje intreviste te nje 22 vjecari ne TV, e pyesin per se ke erdhur ne proteste? Per PD thot qyqari! E mendoni qe ka lindur ne “demokraci” dhe voton si jne skllav, me diplome por i pashkolluar, i panxene dhe nuk di se cfare duhet te kerkoje.
nje fjale me zemer dhe me mendje.por problemi eshte se e keqja i ka mundur shqiptaret e lodhur dhe fukarenje.Bile do te thojsha se ska me shqiptar por tufa te mjera e te pashpresa qe nuk e dine se cdo tju bjere e nesermja.klani mafiozo -komunist u dha goditjen perfundimtare vlerave ,enderrave .shpresave. Te qenurit shqiptar ska me asnje vlere njerezore.MEbomben treguan se pas eleminimit psiqik te shoqerise [ protesta qe nje test se sa do te reagonin njerezit],dhembet e thonjte e tyre jane drejtuar kunder njeri tjetrit se kush te jete ne krye te kupoles.REAGIMI:Largimi nga vendi, largimi nga emeri.sa me larg nga foleja e djallit.