“Shkenca” kosovare fyen gratë

13 Mars 2015, 17:42Blog TEMA

Le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: E folura qenka një tipar që natyra ia paskësh dhuruar femrës, kurse meshkujt qenkan bërë – për të bërë – po thonë studiues kosovarë të psikologjisë!? Këtë e di mirë ish-rektori i Harwardit, Lawrence Summers, i cili humbi vendin e punës, sepse ishte shprehur se femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses…

 

Nga Halil Matoshi*

 

Tetë Marsi duhet braktisur si një kremte ideologjike dhe e pakuptimtë për rrethanat kosovare dhe të zëvendësohet në kalendarin e festave zyrtare me një datë tjetër që do të celebrohej si “Dita e falënderimit të gruas”.

8 Marsi nuk është Dita e Nënës, siç pretendohet ende në Kosovë, sepse në shumë vende e kultura perëndimore Dita Ndërkombëtare e Nënës është 12 Maji.

Pra, në Kosovë është krijuar një traditë e mbrapshtë (relikt i komunizmit) që për këtë datë të urohen nënat.

Protesta e grave më 8 Mars, 90 vjet më parë në Chicago, merret nga disa vende ish-komuniste si ditë e grave, duke i dhënë kësaj date një interpretim ideologjik majtist. Të rikujtojmë se kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre e kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër, që u bëhej në punë atyre dhe fëmijëve.

Kurse në disa vende 8 Marsi shënohet në shenjë të tubimit të Kopenhagës, ku ishin mbledhur rreth 100 gra, përfaqësuese të disa vendeve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, ku u vendos që çdo vit 8 Marsi të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave, por jo si festë, por si evokim sakrificash e për të shtruar kërkesa për barazi gjinore…

Shumë lule plastike dhe imazhe lulesh në internet rëndom ta shpifin vetë idenë e evokimit (edhe ashtu në këto hapësira të modeluara nga komunizmi).

Festa e Nënës në Itali p.sh. festohej dikur më 8 Maj, por tashmë është vendosur të festohet të dielën e dytë të majit, cilado datë qoftë ajo.

Festimi në “të dielën e dytë të majit” bëhet edhe në shumicën e vendeve të BE-së dhe në SHBA. Vende të tjera si Norvegjia p.sh. e festojnë në të dielën e dytë të shkurtit, Panamaja më 8 dhjetor, India më 10 maj, Argjentina në të dielën e tretë të dhjetorit, etj.

Festa e Nënës është festë antike, e lidhur fillimisht me kultin e pjellorisë së shenjtë dhe ndërrimin e stinës së ftohtë me të ngrohtën dhe ngjyrat e pranverës.

Më pas festa mori tone religjioze, e më vonë, siç ka ndodhur me shumë festa popullore, u përdor si festë komerciale.

Shumë fjalë boshe, madje edhe të shumë femrave, sikur të thonë të kundërtën e idesë themeltare.

Sepse një ditë “festë” për gratë d.m.th. një vit i tërë abuzimi me to.

Një vit që gratë kryesisht e kalojnë në rritjen e fëmijëve, në kuzhinë, pastrim, pra 364 ditë nga shtatë orë në ditë (mesatarisht.)
Caktimi i një pragu prej 30 % për pjesëmarrjen e gruas në Kuvendin e Kosovës është arbitrare, sepse “motivon” gratë që t’u shërbejnë liderëve burra ose strukturave partiake që përbëhen nga një shumicë burrash, duke i shndërruar gratë në “specie” poltroniste, me qëllim që të arrijnë të renditen kush më lart në listat partiake për zgjedhjet vendore dhe kombëtare në Kosovë.

Dhe kjo kuotë, ndonëse është bërë rregull në Kosovë, asnjëherë nuk garanton cilësi në ligjvënie, madje dekurajon gratë vërtet të arsimuara dhe të ngritura politikisht e intelektualisht që të pranojnë të jenë në lista të tilla të përpiluara nga burrat!?

Gruaja kosovare jo vetëm që është përjashtuar (nxjerrë) nga historia dhe nga shoqëria politike dhe ekonomike, jo vetëm që është e privuar nga trashëgimia në pronë, por ajo fyhet kurdo e qyshdo nga burrat seksistë, nga klerikët, dhe, ç‘është më skandalozja, edhe nga kinse – shkenca kosovare…

Sipas një hulumtimi të D4D-së, në çdo dhjetë gra në Kosovë njëra nga to punon dhe njëra është duke kërkuar punë, tetë të tjerat nuk punojnë dhe nuk janë duke kërkuar punë.

Andreas Polterman nga “Heinrich Boll Stifftung”, organizata që ka mbështetur këtë hulumtim, ka thënë se ky raport diskriminues i punësimit mund të jetë njëra nga arsyet e migrimit.

“Shoqëria patriarkale që nuk ofron mundësi të njëjtë punësimi edhe për gratë dhe që është e pabarabartë është një arsye më shumë që po i nxit qytetarët të emigrojnë. Barazia gjinore – hap drejt bashkimit evropian. Numrat e papunësisë joaktive janë alarmuese. Duhet te zhvillohet një shoqëri e arsimuar, me barazim gjinor në punësim”, ka thënë Polterman.

Përderisa Shyhrete Berisha (e mbijetuar e luftës së Kosovës) po luftonte me rrugë ligjore për rikthimin e pronësisë mbi trashëgiminë e saj të mohuar, pakkush në Kosovë, pra fare pak gra madje, e kanë mbështetur “luftën” e saj.

Lëvizja “Fol” ia ka ndarë çmimin simbolik për “Guxim qytetar” për vitin 2014.

Pos këtij rasti vërtet prekës, që prek sedrën e burrave të Kanunit (një kod mesjetar i gjakut tek shqiptarët), edhe disa institucione ndërkombëtare në Kosovë nuk janë imune nga abuzimi me gratë.

Diskriminimi tjetër i madh dhe fyes ndaj femrës është kushti i moshës në konkurset për punë që publikohen ne mediat kosovare: Kërkohen femra të reja, kryesisht të moshës 25-30 vjeçe, por dyshohet se në Kosovë është “shpikur” edhe një faktor i ri për të marrë ose mbajtur një vend pune: Kategoria e bukurisë!?

Në këtë kontekst, një bankë me kapital ndërkombëtar në Kosovë dyshohet se masivisht po i përjashtonte punëtoret e saj nga puna, për mungesë bukurie.

Mbi 50 veta të stafit të “ProCredit Bankës ” janë intervistuar nga “Gazeta Jeta” në Kosovë, përfshirë ish-menaxhmentin e kaluar, të cilët paraqitën një figurë shqetësuese të presioneve për t’i pezulluar njerëzit nga puna.

“ProCredit Bank” ka pushuar nga puna 389 persona tre vjetët e fundit.

Nga zyra për medie e bankës konfirmuan se numri total i të punësuarve në vitin 2011 ishte 1071, kurse, sipas BQK-së, numri është zvogëluar në 711 nga fundi i 2014-s.

Kurse, në anën tjetër, të gjitha këtyre sikur u doli në ndihmë shkenca kosovare: Në librin Psikologjia të shkollës së mesme, për klasën e 11-të, jo vetëm që shprehimisht huqet shkenca, por ajo u shërben autorëve për të ofenduar rëndë gratë.

Në kapitullin ku flet për trurin e njeriut, gjinia femërore përulet, ndërsa nxirret superior gjinia mashkullore. Aty shkruan se truri i femrës është për të folur, derisa ai i mashkullit për të vepruar.

Siç raporton portali Infokusi, në librin Psikologjia, i shkruar nga tre autorë me nam, Pajazit Nushi, Neki Juniku dhe Dashamir Bërxulli, nxënësit e shkollës së mesme mësojnë se si truri i femrës dallon nga ai i mashkullit.

Në këtë libër, në kapitullin me titull “Seksualiteti dhe gjinia”, nxënësit e klasave të 11-ta mësojnë se si truri i mashkullit është për të bërë dhe ai i femrës për të folur. “Rezultati është që te trurët janë lidhur në mënyrë të ndryshme; truri i mashkullit për të bërë dhe ai i femrës për të folur”, shkruan në librin Psikologjia.

Përderisa “shkencëtarët” kosovarë nuk e shpjegojnë dot “zbulimin e tyre epokal”, se çfarë po ndodhka kështu me trurin femëror?

Për këtë arsye “llafazania femërore” është thjesht çështje e anatomisë.

Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin “Truri femëror”, pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal, sepse pjesët e trurit të ngarkuara për të folur janë më të zhvilluara së paku për 20 për qind më shumë tek femrat se te meshkujt.

Progesteroni dhe testosteroni janë elementet bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme.

Porse ky tipar nuk ka fare lidhje me paaftësinë për të bërë (që sipas ekspertëve kosovarë po i shquaka meshkujt) dhe paaftësinë për t’u marrë me shkencë, sipas ish-rektorit të Harwardit, Lawrence Summers, i cili humbi vendin e punës sepse u shpreh që femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses…

Në këtë kontekst, jo vetëm një vend si Kosova me një trashëgimi kanunore represive ndaj femrës dhe me një shumicë relevante islame, që po ashtu është si burim diskriminimi, porse edhe shumë vende perëndimore nuk janë imune ndaj abuzimit me të drejtat e grave.

Fituesja e sivjetshme e çmimit “Oscar” për rolin më të mirë dytësor, Patricia Arquette (“Boyhood”), nuk harroi ta falënderonte çdo grua që lufton për të drejtat e saj.

Ajo u mbështet në mënyrë agresive nga legjenda Meryl Strip dhe nga shumica e grave pjesëmarrëse, kur kërkoi që gratë të paguhen njësoj si burrat për punët e njëjta.

*Koha Ditore

9 komente në ““Shkenca” kosovare fyen gratë”

  1. feniks says:

    Zoti Matoshi!
    E mban veten per koke te MADHE,por ne radhe te pare je DELIRANT ANTI SHQIPTAR!
    Pasi i rreke te na argumentoje se pas Clirimit te Kosoves qenka krijuar KOMBI KOSOVAR.tani na del e na hedh poshte 8 MARSIN kete feste NDERKOMBETARE te grave te gjithe botes!
    E gjitha kjo se qenka festuar edhe ne SOCIALIZEM(si mashtrues ti e emerton kot KOMUNIZEM)!
    Po ne SOCIALIZEM eshte festuar edhe 1 MAJI,festa e puntoreve,pra i bie qe t’i heqim keto festa te ngulitura prej vitesh ne popull dhe hajde te krijojme ca festa te reja,pa IDENTITET dhe qe nuk do te ndryshojne asgje lidhur me grate apo puntoret!
    Ti,Matosh,sic duket i ke siguruar te ardhurat per jetesen tende dhe kujton se edhe te tjeret jane njelloj si ty!
    Te tjara halle ka populli,o Matosh krundja e jo keto SOFIZMAT e tua pa bereqet!!!
    Pse nuk shkruan per TERRORIZMIN ISLAMIK qe ka pushtuar trute e te rinjve kosovare,te heshtjes se qeverise ndaj nderhyrjeve te Serbise ne punet tuaja te brendeshme,te MIELLIT SERB KANCEROZ etj,etj!! Me pare je marre me IDIOTESINE e mohimit te GJUHES LETRARE SHQIPE dhe zevendesimit te saj me ate kosovare!
    Po historia e Kosoves si KOMB ME VEHTE(sipas teje) kur do filloje??
    Po luftrat per liri,pavaresi dhe gjaku i derdhur nder shekuj KU DO T’I HEDHESH TI,o anti shqiptar serb???
    Eshte hedhur idea e BASHKIMIT te Shqiperise me Kosoven,por a i sherben ti me ato qe derdellit ketij synimi kombetar??
    Bashkimi Kombetar nuk arrihet me urdher nga lart e as me heqjen e kontrollit te pasaportave ne dogana,as me mbledhjet e perbashketa midis qeverive etj!
    BASHKIMI nenkupton,qe te dy shtetet shqiptare aktuale,te forcojne EKONOMINE,LEGJISLATIVIN,TE NDEROJNE E PERKUJTOJNE HISTORINE E PERBASHKET E ATE TE VECANTE e jo te veprohet sic behet sot,qe ju kosovaret,jo vetem nuk e vleresoni LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE te popullit shqiptar te Shqiperise nen udheheqjen e PKSH dhe ENVER HOXHES!
    Ju nuk pranoni te permendni LUFTEN PER CLIRIM ne LUFTEN E DYTE BOTERORE te Brigadave PARTIZANE KOSOVARE dhe as LUFTEN HEROIKE TE 4 DIVIZIONEVE PARTIZANE TE Shqiperise qe luftuan per Clirimin e te gjitha trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi duke e quajtur ate si ndihme per TITIZMIN KUNDER Kosovareve etj!
    Ju mohoni gjakun e derdhur per Clirimin tuaj te 650 deshmoreve te rene ne ish Jugosllavi,partizane te ketyre DIVIZIONEVE,sepse nuk mund te hidhni poshte ata qe formuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG< qe eshte TURPI I JUAJ!!!

    1. Ilir Hoti says:

      Eshte askushi..pa identitet,ihutuar ne mjegullen e tij mendore.krizen e tij mendore e te prejardhjes(gene) don te percielle tek shoqeria shqiptare…eshte i deshtuar!!! e di edhe vete ‘matoshi,, por gjuan shqelma ‘si gomari duke ngordhur…Shume replika te mia me kete krijese te ‘mencur’ e te corientuar anti shqiptare,nuk mi boton ‘moderatori’…megjithate jam i bindur se nuk perfaqsojne G. ‘Tema’. Eshteirrjedhurepjerdhur!

    2. suzana says:

      8 Marsi ne Shqiperi nga nje feste komuniste, eshte bere “dite e kurvave”, nuk e adhuroj Matoshin, por ketu ka shume te drejte.
      Ne Perendim, kjo fare dite nuk njihet aspak, as ne media nuk i jep kush rendesi. Ne muajin maj, festohen gjitheandej dita e nenes, dy jave me pas dita e babait, keto jane dy ditet me te bukura per familjet.
      Ne vendet ku festohet gjoja 8 Marsi, grate dhe femrat ne pergjithesi jane me te abuzuarat.

  2. h says:

    Kodra mbas bregut Halil!

  3. butrinti says:

    si mund te eci para shoqeria po nuk urespektua femra eshte gheja me ebukur qe ka ber zoti poshte islamiket e qelbur

  4. Murlani says:

    Je larguar nga rrenja o Halil e te ka marre era e keqe me vehte .
    Ose me Shqipen ose me korbin daje mendjen .

  5. Aurelius says:

    Ore halil, ore shejtan! po mos lexo pasazhe te shkeputura nga konteksti se ti o injorant qe flet si me pas kepuce ne goje, nuk e ke lexuar nje veper filozofi nga fillimi ne fund. Per shkak te te folutir handikap je rritur me komplekse more dreqi te marrte me gjith emrin halil qe me ke.

  6. DUK... says:

    Merruni me permbajtjen e shkrimit dhe jo me autorin…

  7. vang says:

    Ne artikull Matoshi nuk thote asgje te keqe per 8 Marsin por sqaron qe ajo nuk eshte festa e Nenave ,e cila festohet ne Maj,ndersa 8 Marsi eshte festa e GRUAS ,NE SHENJE RESPEKTI PER LUFTEN QE ATO KANE BERE PER CLIRIMIN E TYRE NDAJ DISKRIMINIMIT SHOQEROR,PSE JO EDHE FAMILJAR.LE TE SHTOJME KETU EDHE DISKRIMINIMIN FETAR I cili e vendos gruan ne pozite me te ulet nga burrat.Ne shoqerite me besim mysliman p.sh.gruaja kur vdes varroset me thelle nga burri:grate myslimane detyrohen tembulohen ndersa burrave nuk u kerkohet asgje:nje burre mysliman mund te mbaje njkohessisht disa gra sepse gruaja trajtohet vetem si objekt.Mund te numuroj shume e shume shembuj te tjere pa mbarim .Edhe ne shoqerite perendimore grate e fituan te drejten e votimit shume me vone nga burrat.PROBLEMI nuk eshte se po festuan grate 8 Marsin ifituan te drejtat e tyre sepse nuk eshte 8 Marsi ne vetvehte qe u jep atyre te drejte te barabarta me burrat por eshte shoqeria ajo qe rregullon ligjet ne varesi te shkalles se emancipimit te saje.Deri tani shkencetaret kane vertetuar se njerezit ndryshojne aq pak per te mos thene aspak midis tyre ,duke hedhur poshte teorite rraciste e gjinore dhe na dalkan pseudoshkencetaret kosovare qe paskan gjetur kycin e disnivelit.Le ta mbajne ate per nenat dhe grate e tyre ne se u pelqen,dhe te ushqejne ideollogjine myslimane qe ta poshteroje gruan me””fakte shkencore””…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje