Ç’mësuam pas shpërthimit të fontanës Doshi

12 Mars 2015, 20:15Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Ka kaluar pak më shumë se një javë nga paralajmërimi që deputet biznesmen Tom Doshi bëri rreth publikimit të një skandali që do të trondiste themelet e pushtetit të maxhorancës, dhe kjo vërtetë ndodhi. Nga gjithë çka është derdhur deri më sot, mjaftoi vetëm kjo frazë e thënë publikisht prej tij:

”Ndaj meje dhe deputetit Mëhill Fufi ka qenë planifikuar një atentat i paguar prej një politikani të lartë”,- që dheu i politikës maxhorative të niste lëkundjen, ndërkohë që përmendja e identitetit të kryeparlamentarit Ilir Meta, si porositës i këtij atentati, solli çarjen e kores dhe nxjerrjen në dritë të marrëdhënieve të padukshme brendallojit.

“Rama ka një tutor që e ka emrin Ilir Meta. Ai ka paguar lekë që të më vrasin mua. Ka pesë muaj që i’a kam bërë të qartë edhe Ilir Metës, Ramës, Prokurorit të Përgjithshëm e Kryeprokurorit. Kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ia bëra të qartë Ramës edhe çështjen e 21 janarit. Prova është se personi që ka marrë përsipër vrasjen time është takuar me ministrin Tahiri”, kanë qenë artikulimet e para të biznesmen deputetit Tom Doshi, të menjëherpërjashtuar nga rradhët e grupit parlamentar socialist.

Artikulime të ndjekura nga të tjera denoncime përpara kamerave e grupeve mediatike, nga seri fletëthirrjesh e paraqitjesh të ngutëshme në organin e Prokurorisë. Por edhe nga deklarata e ngut për ta kanalizuar sa më parë çështjen në shinat zyrtarisht të kontrolluara prej të përfshirëve, në gjithë sa deputeti Doshi e denoncoi si një aferë të paguar kriminale për vrasjen e tij dhe të deputetit tjetër të opozitës Mhill Fufi.

Pas veprimeve individuale të deputetit Doshi dhe deklaratës së tij publike, nëpërmjet të cilës denoncoi atentatin e porositur ndaj  tij, nga kryeparlamentari Ilir Meta, erdhi tollovia parlamentare e të enjtes. Me protagonist jo më deputetin Doshi kundër Metës, por Berisha-Meta etj. Dyluftimi midis të cilëve ishte i pari që nxorri jo pak prej sekreteve të tyre. Sekrete të kohës kur që të dy ishin në bashkëqeverisje.

“Për ty bëj çdo sakrificë, për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen, dakord. Dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Dakord”! I përgjigjej Meta-Berishës nga foltorja e kryetarit të Parlamentit, ndërsa ky i fundit, i rrethuar prej deputetëve të grupit parlamentar të opozitës i kërkonte, me ngulm, të jepte dorëheqjen.

Berisha:”Jam unë këtu në Parlament për t’i thënë Ilir Metës të jep dorëheqjen, sepse Edi Ramës i kanë kërkuar të të arrestojnë dhe Edi Rama ti ka thënë këto që i kanë kërkuar të të arrestojnë në Bruksel. Sepse Edi Rama ka dorëzuar dosjen për ty e kam nga tri burime….Kush ia dha Doshit Profarmën?… Tom Doshi është njeriu që e merrje alpeve dhe e shëtisje me helikopterin qeveritar dhe shtroje dreka e darka. I flisje Ramës gjysmë ore në telefon duke i thënë se po ta marr Tom Doshin”.

Meta:” Ty të akuzoi gjysma e partisë se ke nxjerrë në pritë Azem Hajdarin dhe nuk ta kemi përmendur ndonjëherë… E kam thënë për Shkëlzenin se ishte në videon e Priftit”.

Janë një pjesë e atyre që palët ia adresuan njeri tjetrit publikisht e që na ndriçuan pjesën e padukshme të atyre marrëdhënieve që deri dje veç i kemi supozuar si të qena prezente.

Dritan Prifti bashkëaksioner me deputetbiznesmenin Tom Doshi dhe kundër Ilir Metës. Doshi mik i afërt me kryeministrin Rama, por edhe sponsor kryesor i socialistëve me një shumë maramendëse. Ministri i Brendshëm ka takuar të paguarin për të vrarë deputetët Doshi e Fufi, prokurorë e ish krerë të lartë të policisë së shtetit në të njejtën tryezë të një lokali me pronar një shtetas problematik për Policinë. Katër video seksi, me pazare korrupsioni politikanësh e familjarë pushtetarësh dhe deputeti tjetër socialist Paulin Stërkaj që i thotë hapur Berishës: “ Zoti Berisha dije se po fola unë nuk është mire…”, por edhe që kërkon të nisin hetimet “mbi pasurinë e Dritan Priftit, i cili është më i pasur në Shqipëri”.

Janë një pjesë tjetër e sekreteve të dala nga dyluftimet midis palëve, ndërkohë që brenda këtyre ditëve të qënies së çështjes “Doshi” epiqendra e gjithçkaje pati edhe ndriçime e akuza të tjera për orgji me zoçka të reja lushnjare të porositura për të argëtuar politikanë, dhënie tenderash në rrugë të paligjëshme, si dhe xhevahire e akuza të tjera të këtij lloji. Të renda, të mesme e të ulëta, që së bashku me shijen e hidhur dhe dëshpërimin na nxorrën në shesh jo pak të vërteta.

Të vërteta që mund të pasurohen në ditët e ardhëshme, pasi beteja vazhdon, por që nuk kanë edhe aq shumë rendësi. Pasi edhe kaq mjaftojnë për të nxjerrë konkluzionin se në gjithë betejën Doshi, kundër kupolës së shtetpolitikës, i vetmi impakt pozitiv, e që do  të mbetet i pakontestueshëm nga asnjë prej palëve, është heqja e maskës së realpolitikës sonë më shumë se dy dekadëshe dhe zbulimi i fytyrës së saj të vërtetë. I fytyrës së pamakiazhuar. Gjë që nuk është pak për të ridimensionuar marrëdhënien me të, pa iu trembur madje as divorcit.

14 komente në “Ç’mësuam pas shpërthimit të fontanës Doshi”

  1. xeni says:

    Ikir Meta jep dorheqjen. Largohu nga detyra se nuk ta kane borxh shqiptaret ti vrasesh si ne 21 janar me videon e parave te pista. Pse ke frijr te qendrosh deputet i thjesht dhe jo kryetar. Ik, largohu.

    1. Flamur_Vlore says:

      po me mire nje vrases si ai 21 janarit apo nje hajdute 700000 eurosh qe eshte shuma qe vrasesi srb merr per nje kzekutim qe vetem ne gerdec ishin 26—beni llogarite

  2. Saimir says:

    ku do iki Iqir Meta?
    Po iku nga partia edhe fusha e plehrave se pranon se I prishet reputacioni .
    Ka frike se I nderrojne emrin nga fusha e plehrave tek fusha e te ndyerve.

  3. Kritiku says:

    Redaktohen shkrimet perpara se te afishohen? Titulli eshte i ndertuar si nje pyetje por i mungon “pikepyetja”! Perse ne titull perdoren fjala “fontana”? Ne fakt “fontana” nuk shperthen, siç mendon autori. Te thellohen nje here se çfare eshte “fontana” e pastaj le ta perdore, kete fjale.
    Ne fillim te artikullit eshte bere nje mori gabimet gramatikore. Kur do te mesojne keta te vetequajtur gazetare apo opinioniste, qe te shkruajne siç duhet ne gjuhen standarde shqipe, duke u permbajtur kritereve te drejteshkrimit? Presja nuk vendoset asnjehere perpara fjales lidhese “edhe”, “Ore Tunxh”! Nuk shkruhet “çka eshte derdhur deri me sot…”, or taj! Fjala “çka” nuk shkruhet keshtu por shkruhet “ç’ka” dhe nuk ka kuptim te shkruhet ne kete menyre sepse po ta zberthejme fjaline ashtu siç duhet atehere na del kjo “çfare ka eshte derdhur deri sot”. A ka kuptim ne shqip qe te themie kete fjali ne kete menyre? Parashtesa “më” tek “deri më sot” eshte e tepert dhe nuk ka kuptim. Kete e perdorin maloket dhe kosovaret qe nuk e kane idene fare se çfare flasin. Parashtesa “më” nuk perdoret per kohen e percaktuar kohore, siç eshte rasti i fjales “sot”, por perdoret per nje kohe apo pershkrimi te pakufizuar, si psh. “më vone”, apo “më teper”, etj.
    Mos perdorni gjuhen e prapambetur te kosovareve dhe malokeve, kur jeni duke shkruajtur per publikun. Ne shtepi apo shoqeri flisni si te doni, por per publikun jeni te detyruar qe te shkruani ne gjuhen standarde shqipe!

  4. pacienti says:

    KRITIK je i prapambetur or tej ! Titulli nuk eshte pyetje por pohim dhe nuk ka nevoj per pikepytje dhe fontat nuk eshte cezem por simbol shperthimi or zog gamori, eshte fenomeni i presionit te gazit nentoke qe shperthen nafte e uje dhe hedh ne ere cte gjej para nga presioni. Nuk eshte cezem fontana sic perdoret ne kuptimin e italishtes por shperthim qe nxjer jashte produkte te nentokes dhe eshte fiks fare ne kuptimin e perdorur. Nuk po zgjatem me tej se e shoh qe je trap e gjysem dhe vetem KRITIK gjuhe nuk je. Po ke te drejte per nje -t- qe mungon ne titull por kjo nuk te jep te drejte tja fusesh pordhes kot me kot or tej Tunxh-Trap-K… Meso te mos fyhesh sepse nuk je ti per te bere kritikun e fandkasur, po te thuash te pelqen e ste pelqen. O Tunxh-Trap-K..Te fala mamit kur te mos jete babi ne shtepi.

    1. Kritiku says:

      Ore “pacient”, sa kohe je pa i pire ilaçet? Shiko se mos te japin ilaçet e gabuara ata mjeke qe te kane nen kujdesje.
      Ik ore kastravec, sepse nuk je ti per te dhene mend! Paske gjetur edhe internet ne spital, ti o cope maloku!

  5. anti kritiku says:

    KRITIK.. Nuk e di ca moshe ke dhe ne se ja vlen ti beshe te fala mamit..ne se je shqiptare leri ndariet gjeografike.mal ..kos .nuk edi se nga je por te jeshe i sigurt se ata jane shume me me kulture nga ti..mbase kame bere dhe gabime ne shkrimin tim po ca njeres si ti na i kane merzitur kete vend.. ajde q…

    1. Kritiku says:

      Me qe e thua ti qe “ata” jane me më shume kulture, se sa une, atehere, me vjen keq qe paske ikur per lesh. Ne fakt vete fakti qe te shkosh e te jetosh e te punosh ne Kosove eshte shenje e nje njeriu qe ka ikur per lesh. Sa per kulturen e malokeve dhe kosovareve, e kemi pare se ne çfare niveli jane. Thuaja ndonje tjetri me shkolle fillore kete gje.
      E di ate shprehjen “edhe dhi e zgjebosur edhe bisht-perpjetë”? Keshtu je edhe ti. Ne vend qe te reflektosh per gabimet trashanike si ne permbatje te shkrimit ashtu edhe ne gramatike, ti merresh me gjera te dores se dyte.
      Nuk jane njerez si une qe ta kane merzitur Shqiperine, por jeni ju produkt i zhvillimit malok-katundar qe e keni bere kete vend te padurueshem. Tipa si une jane te pakte qe luftojne qe te mbrohen ato vlera qe u ngriten me mund dhe me djerse, por erdhen barbaret dhe e shkaterruan çdo gje. Tek barbaret e PD-se futesh edhe ti qe i ke sherbyer me zell, per nje kohe te gjate.
      Ju te vetequajtur gazetare e keni bere kete zanat te pavlere. Nuk ka nje shkrim ne gazete qe te jete shkruajtur pa gabime ne llogjike ashtu edhe ne gramatike. E keni kthyer gazetarine si nivelin e kengeve te stilit oriental, pa piken e vleres dhe te kultures!

  6. ylli polar says:

    populli shqiptar duhet te kuptoje njehere e mire se ne 90-en e genjyen dhe per 25 vjet vazhdojne ta genjejne te njejtet zagar por me emra te tjere .dje ne emer te parise ,sot ne emer te demokracise.nano berisha meta rama jane kelyshet e bushtres dhe secili prejtyre do pjesen e fitimit ndaj dhe kacafyten ne mes tyre.kur ta gjejne hesapin do ta mbyllin skenen dhe per popullin do te mbetet prap zhgenjimi ,fukaralleku pasiguria per jeten dhe per te ardhmen.keta zagar te felliqur e te pangopur e duan shqiperine per vete te tyre dhe jo per njerezit per te cilet rruga e vetme e shpetimit ka mbetur largimi nga vendi.

  7. Fiti says:

    PERPARA PER TE QERUAR NGA POLITIKA TE GJITHE BASTARDET QE PO TALLIN TRAPIN ME NDERSHMERINE TONE! RROFTE META DHE SAL BERISHA PIFTE UJE KENETE EDI RAMA ME KOMPANI.ILIR META NE KRYE TE SE MAJTES SE DENEGJERUAR BASHKE ME FATOS MUÇ NANON. FJALA IME NE VESH TE ZOTIT AMIN

  8. timo says:

    Sikur Meta të kishte dashur të vriste Doshin para 6 muajsh, sot do të ishim duke diskutuar akoma për vrasësin e ikur në drejtim të panjohur.

  9. isu says:

    O”KRITIKU”!Po briskun a di ta perdoresh TI?Ki kujdes se mos jua pret”malokeve dhe kosovareve”.

  10. Rias says:

    Xhovani, je një gazetar i mirë por kësaj rradhe ke marrë edhe ti një subjekt të keq në të gjitha drejtimet. Modeli Doshi është produkt i një politike horrash jashtë qytetërimit të sotëm. Ai është pjesë e bajraktarëve ruralë të 1850 dhe mafies primordiale në Siçili me celular të fundit. Injorant deri në limitet e fjalës i keqedukuar jashtë besës dhe institicionit të saj. Nuk vlen as për roje lakrash ku ka punu dikur. As për të shitur vezët dhe mjaltin që ka shitur dikur. Për këtë klloun fantazmagorik të malit duhet gjithë ky shëmtim shoqëror!? Error

  11. Avokati says:

    Pse mereni me gjykimin e gazetareve dhe te opinionisteve te afirmuar dhe nuk jepni mendime per ato qe shkrimet kane ne permbajtje te tyre. Ky eshte kontributi qe ne si lexues mund te japim e jo te shajme autoret e shkrimeve qe jane te lire te shprehen siku ata e ndjejne nje ngjarje qe nuk ka lidhje me personazhet. Tom Doshi eshte ai qe njohim ne te gjithe dhe nuk ka pse i vishen opione te padenja. Nese eshte mekatar le ta hetojne dhe ta ndeshkojne. Ska deri me sot ndonje proces ndaj tij dhe duhet fakenderuar per guximin dhe kontributin qe po jep ne diskretituar
    e asaj pjese te klases politike te lidhur me krimin. Keshtu qe meruni me personazhet dhe idete e shkrimeve jo me autoret dhe botuesit. Une jam avokat i gazetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje