Debate të ashpra janë hapur kohët e fundit në lidhje me termat që duhet të përdoren për të emëruar një individ, person ose grup individësh që merr kujdes shëndetsor në Shqipëri. Reagime të ashpra ka ndezur përdorimi i fjalës ‘klient’.Sa i qëndrueshëm do të ishte ky debat nëse do të përpiqeshim t’i diskutonim termat duke i parënga njëperspektivë tjetër ose duke u nisur nga origjina dhe përdorimi i tyre sot në ambientet shëndetsore kudo në botë?
Zgjedhja e fjalës për të emëruar diҫka është më shumë së një ushtrim bazë gjuhësor. Fjalët funksionojnë si metaforë, që në mënyrë letrare përcaktojnë realitetin dhe atë që neshpresojmëtë gjejmë tek ai. Ndryshimi i kuotacioneve të caktuara dhe implikimi që ato sjellin janë produkt i zhvillimit dinamik gjuhësor. Fjalë që përdoren si emra për një “klasë personash” të caktuar, ndërtojnë identitete dhe përcaktojnë lidhje me klasat e tjera nominative. Fjalët që ne përzgjedhim për të përdorur reflektojnë vlera, atribute dhe cilësitë që ne lidhim me atëreferencëqë në emërojmë. Këto në fakt, influencojnë veprimet dhe perceptimet tona. Nëse ajo që ne emërojmëështë objekt i veprimit tonë si profesionistë të shëndetit, atëhere kjo do të ndikojë nëterritorin e performancës profesionale. Kontradita e sotme qëndron ndërmjet përdorimit tëtermit “pacient” dhe “klient”. Për ta kuptuar më mirë këtëkontraditë ose dichotomy, duhet të konsiderojmë origjinën dhe domethënien e saktë të këtyre fjalëve.
Fjala “pacient” e ka origjininën nga fjala Latine ‘pati’ që do të thotë të përjetosh, vuash ose tolerosh. Në fjalorët gjuhësorë reflektohet kjo origjinë dhe sinonimet e emrit ‘pacient’ si: të ‘tolerosh, ‘durosh dhimbjen qetësisht pa u ankuar’, ‘kapaciteti për të duruar’, ‘vuajtje’, ‘viktimë’, ‘tolerant’, ‘kuptueshmëri’, ‘qetësi’ ose ‘përjetimi i disa veprimeve’. Këto përcaktime tregojnë cilësitë që i jepen nga gjuha letrare emrit ‘pacient’. Emri pra reflekton pasojat,që ndryshe nga norma ose homeostasa,një sëmundje ose një shqetësim shkakton. Tregon gjendje ose ndjenjë dhe në vetvete tregon pasivitet që nuk konsideron përgjegjësinë individuale, e cila mund të interpretohet si stigmatizuese, gjë që mund të rrisëkuptimin e vërtetë tëpaaftësisë dhe dëmtimin e perceptuar. Këto tregues në përbërjen e fjalës ‘pacient’zhvlerësojnë autonominë bazë individuale mbi të cilën aplikohet emërimi. Ky term mund të përputhet më mirë dhe përdoret nëModelin e Lidhjes Paternalistike të kujdesit shëndetësor, i cili fokusohet mbi identifikimin akut të sëmundjes dhe menaxhimin e menjëhershëm të saj. Është një term i papërshtatshëm për tiureferuar një individi të shëndetshëm i cili përfshihet në aktivitete që lidhen meparandalimin e sëmundjes ose ruajtjen e shëndetit ose ndoshta edhe rehabilitimin qënë vetvete thekson funksionin mbi ‘normalitet’.
Fjala ‘klient’ në domethënien e marrjes së kujdesit shëndtesor e ka origjinën e tij, në mesin e shekullit të njëzetë nga përqasja humanistike e konsultimit psikologjik tëthemeluar nga psikologu Carl Rogers (Terapia me Qendër Klientin). Fjala u zgjodh për të shmangur implikimin e të qënit jo mirë ose sëmurë. E përdorur gjërësisht në psikologji, është absorbuar sidomos nga kujdesishëndetsor në gjuhën primare të përdorur në infermieri dhe rehabilitim. Përdoruesit e këtij termi kërkojnë të përҫojnë një orientim jomjeksor, humanistic, sipas modelit të orientimit të shpërndarjes së kujdesit shëndetsor në ambientet e kujdesit më pak akut me mendimin për të qënë më fuqizues ndaj marrësve aktualë të kujdesit shëndetsor. Origjina e fjalës ‘klient’ vjen nga fjala Latine ‘cliens’ që do të thotë ‘ndjekës, mbajtës’ dhe në Romën e lashtë termi përdorej për të identifikuar një punëtor i cili kërkonte mbrojtje dhe/ose mbështetjen e një pronari të fuqishëm (patrician). Një pasojë e lidhur ngushtëme fjalën Latine është ‘clinare’ e cila do të thotë të ‘ngrihesh’. Fjalorët gjuhësorë, japin përcaktime dhe sinonime për emrin ‘klient’ të tilla si ‘customer’, ‘patron’, ‘një personi cili varet nga mbrojtja e të tjerëve’, ‘burime që paguajnë për serviset ose të mirat’ dhe ‘ varësi’. Paradoksaleështë se origjina e rrënjës së fjalës shumë pak mund të përҫojë aspektin e pasur të cilësisëqërrjedh nga origjina e fjalës së krijuar, kur përdoret sot në terminologjinë e kujdesit shëndetsor.
Përdorimi i fjalës ‘klient’, për të sygjeruar një marrës së kujdesit shëndetsor nuk ka lindur si surprizë,ai lindi si nevojënë kohën kur konceptimi i serviseve mjeksore u konsiderua si një produkt në të cilin termi i referencës u shtri gjërësisht në praktikën e kujdesit shëndetësor. Ndryshimi i fokusit të kuptimit të vërtetë, u pa paralel me ndryshimet gjuhësore, në të cilat ka pasur ndryshime të fokusit në të gjitha nivelet duke filluar nga ‘kujdesi altruist’ deri tek linja bazë që reflekton sot rritjen e bashkëpunimit ose përfshirjen e bizneseve ose qeverisjes në rolin e tyre si dhënësit e të mirave dhe serviseve të kujdesit shëndetsor. Sigurisht që Rogers i cili popullarizoi fjalën ‘klient’ në trajtimet në kujdesin shëndetsor padyshim kuptoi kufizimet e fjalës duke thënë se: “termi klient ka disa kuotacione legale të cilat fatkeqësisht egzistojnë dhe nëse gjendet një term më i mirë ne do të jemi mëse të gatshëm ta përdorim”.
Sot gjuha mjeksoreështë pasuruar edhe me nëntermat e funditsi “konsumator” ose “përdorues” që shpesh zëvendësojnë termin “klient”. A duhet të jetë përdorimi i termave ‘pacient’, ‘klient’, ‘konsumator’ ose ‘përdorues’ shkak për debate pa fund apo evidencat e nxjerra nga praktika mund të konsiderohen për të zgjedhur terminologjinë e pranuar nga të gjithë mjekët, infermierët, individët dhe grupet që marrin servise shëndetsore?
Nëse do të shikojmë literaturën, mjekët preferojnë të përdorin termin “pacient” dhe profesionistët e tjerë të shëndetit preferojnë të përdorin termin “klient”. Po ashtu është parë se ka diferencë në opinionet ndërmjet personave të cilët përdorin serviset mbi të dy termat dhe cili preferohet të përdoret më shumë. Literatura e grupeve avokatore dhe konsumatore më shumë preferojnë të përdorin termin “konsumator”.
Evidencat të kufizuara egzistojnë nëlidhje me përdorimin ‘klient’ në kujdesjet shëndetsorenë Shqipëri, pjesa më e madhe e dhënësve të kujdesit përdorin termin ‘pacient’. Nga ajo që shihet, sot në vendet e zhvilluara, është e qartë që të dy termat si ‘pacient’ dhe ‘klient’ përdoren universalisht më kënaqësi. Kjo ndoshta është e paevitueshme nëse do të konsideronim heterogjenicitetin e jashtëzakonshëm të kujdesjeve shëndetsore të siguruar në nivele të ndryshme të shërbimeve, duke konsideruar shërbimet e popullatës, specifikën divergjente të ambieteve dhe grupet klinike. Ndoshta në nivel individual duhet të vlerësohet ҫfarëështë më e përshtatshme për grupin social. Autonomia individualeështë vlerë morale dominante në shoqëritëe sotme, gjë e cila është reflektuar në zhvillimin e etikës mjeksore bashkëkohore. Tëdy termat si ‘pacient dhe ‘klient’ në një farë mënyre dobësojnë autonominë individuale. Detyra jonëështë që të ruajmë detyrimet morale sa më shumë që të jetë e mundur, sipas atyre individëve të cilët pëlqejnë të njhen si “person”. Nëse ne do të konsideronim një individ që vjen nga një grup social i përcaktuar, pa dyshim së pari duhet të përcaktojmë ҫfarëai ose ajo dëshiron të thirret. Kështu që gjëja më e pranueshme dhe më e sjellshme do të ishte ajo që vetë përsoni do të vetë -përcaktojë. Në një situatë individuale duhet të jetë individi që po merr kujdes shëndetsor qëdo të përcaktojë se si dëshiron të quhet ‘pacient’ apo ‘klient’, ‘konsumator’ apo ‘përdorues’.
Në një survey që u krye në një qendër regjionale të shëndetit mendor në Austri (2001) rezultoi se 34% e të anketuarve preferonin termin ‘klient’, 28% preferonin termin ‘konsumator’, 23 % preferonin termin ‘pacient’ dhe 15% preferonin terma të tjerë. Analiza e të dhënave sygjeroi se termi i preferuar varej në shkallë të gjërë nga vendi i trajtimit dhe se mosha dhe gjinia e personit kishin pak ose aspak influencë mbi termin e preferuar…gjithnjë e më shumëu pa si e rëndësishme që dhënësit e kujdesit të dëgjojnë zërin e marrësve të kujdesit…”
Nëse do ti referoheshim realitetit tonë, në ambientet tona shëndetsore ndryshimi ndërmjet pacient ose klient është kuptuar gabim sepse ‘ne’ (profesionistët e kujdesit) padyshim e shohim veten si pjesë e ‘tyre’(marrësve të kujdesit). Duke përmbledhur karakteristikat ndarëse, në një farë mënyrë në po zbehim ose vëmë në pikëpyetje barazinë ndërmjet dhënësve dhe marrësve të kujdesit. Kjo pa dyshim është një qëllim i padëshiruar i përdorimit të gjuhës në kontekstin bashkëkohor të kujdesit shëndetsor. Atëhere si do ti quajmë? Ҫfarë problem ka me përdorimin e emrave; ‘individ’, ‘person’, i rritur, fëmijë, burrë grua. A nuk janë këto emra me të cilët ata do të quhen deri në fund të jetës së tyre?
Ne gjuhen shendetsore quhet pacient, kurse fjala klient futet ne fushen e mardhenieve ekonomike, real state, tregtare. Keshtu ndodh kur ne gjuhen shqipe jane futur qindra fjale te huaja qe dhe ne shqiptaret nuk dime ti perkthejme me.
Kete ti e di shume mire se I ke bere 48 ore ne burg, per trafik diplomash, e ke nis me burg a aty do ta mbyllesj moj sorre. po mbyll gojen e fshihu ne ndonje skute, lere PR. u bere copa per tu pozicionuar gjekundi sa ishte PD e tani je fshehur ne sqetullen e PS. Te ka ngelur ndopak cipe moj e pacipe?
ana mos e ke shkruar gje per sabriun moj, se ai merret me trafik dipllomash se bashku me mentorin e vet, se zysh almen e njohin te gjithe dhe i heqin kapelen, se eshte zonje e vertete. Shikoje pak mire se ka dhe trafik licensash brenda tij. dhe mos u perpiqni te hiqni vemendjen nga vetja duke hedhur balte mbi te tjeret, se fale zotit iken keto kohera dhe ju do pergjigjeni te gjithe para drejtesise. te fala beji sabriut mos u merzit thuaj se do vije dhe koha jote duro dhe pak mos u nxito kaq shume se mos zhytesh deri ne fyt
Nuk ka nevoje per kaq shume driblime.
Klient eshte para se te hyje ne dere te spitalit.
Pacient eshte pasi ka hyre.
Kaq.