Gresa Hasa
TRITOLI
Tirana së fundmi i përngjan një filmi me mafiozë ku këta të fundit luajnë luftrash njëri me tjetrin dhe ndërkohë, viktima vijon të mbetet qytetari i thjeshtë pse jeta e tij nuk është e garantuar kur çdo dy tri ditë në mos pastë shpërthime tritoli në rrugët më të rrahura të qytetit, do të ketë alarme për të tilla shpërthime…gjithmonë këtyre rrugëve. Ndërsa je duke dalë nga shtëpia mund të hasësh skuadrën anti-terror që ka rrethuar lagjen tënde, zonën ku pi kafenë e pasdrekës apo rrugën që ndjek për në shkollë/punë. Kësi shpërthimesh kanë zëvendësuar shashkat e festave të fundvitit për nga shpeshtia dhe gjullurdia. Megjithatë, frika e uturimës së shpërthimeve të atyre ditëve të para ja ka lënë tashmë vendin apatisë së përgjithshme. Tritoli është shndërruar në një subjekt thuajse normal dhe të pranueshëm. Fundja fundit, si vrasja ashtu edhe shtypja janë normale në këtë Republikë Absurdi! Historia ka treguar që këtu pari çuditë vërtëtë zgjasin vetëm tri ditë.
PARLAMENTI: të ashtëquajturit mazhoritarë dhe të ashtëquajturit opozitarë.
Në teatrin më të madh dramatik të këtij vendi, në zgëqin e të fortëve që mban emrin Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, shfaqja e rradhës, me disa akte e skena, rezervohet pa kriter për popullin i cili bën tifozllëk sa herë që ATA grinden në të atillë lojë ku përveç TYRE s’ka fitues të tjerë – në të atillë lojë ku i humburi jam unë, ti dhe të tjerët si puna JONË.
Gjuha e parlamentarëve tanë është e frikshme: ajo vjell kërcënime që burojnë nga megalomania e një pushteti po kaq shqetësues. Në atë sallë mbledhjesh të përjavshme nuk zhvillohet dialog politik por një e folme prej bandash kriminale. Në seancat plenare flitet për ‘heqje qafe’, ‘porosi për vrasje’, ‘hakmarrje’ shuma marramendëse parash për të “ftilluar” matanë kësaj bote filan apo filan deputet; flitet për grabitje, për zhvatje, për ‘video tronditëse’ dhe fakte po të këtilla…flitet për montazhe videosh dhe në këtë komedi të zezë, drejtësia e gjykatat trajtohen si lodra fëmijësh nursëzë.
A janë të vetëdijshëm parlamentarët tanë që mbajnë përgjegjësi ndaj këtij populli?! A janë të vetëdijshëm ATA që gjenden aty ku gjenden pse ky popull ja u garanton këtë mundësi?! A e dinë ATA që vota JONË është kërkesa e parë e llogarisë tonë ndaj TYRE?! A e dëgjojnë veten këta pushtetarë?! A e shohin veten?! Arrijnë të kuptojnë këta individë që ofendimi i vazhdueshëm ndaj nesh, POPULLIT, dhe përdorimi i emrit tonë pa kriter për të lëmuar apo nxituar lojërat dashakeqe të tyre, do të na mllefosë KAQ SHUMË sa të vendosim t’i zbythim rishtazi, mirë e mbarë, të të cilësdo partie qofshin?
Shoqëria shqiptare ka treguar të jetë e urtë më tepër se ç’duhet, por jo e verbër!
Dy qëndresa kryesore drejtuar:
Aleanca Rama-Meta (PS-LSI), duhet të ketë të qartë që në zgjedhjet e 23 Qershorit të 2013-ës nuk u votua PRO kësaj aleance por KUNDËR regjimit të Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën. Qeveria e re duhet të tregohet e kujdesshme në çdo hap të sajin pse këtyre katër viteve gjendet në të atillë provë që do të përcaktojë vijueshmërinë e mbajtjes apo jo të pushtetit të tanishëm. Aleanca PS-LSI u trajtua si zgjedhja më e favorshme mes alternativave më të pafavorshme të ofruara. Momentalisht, PS-LSI nuk është më e mira që kjo shoqëri mund të prodhojë por e keqja më e vogël mes vazhdës së të këqijave që luftojnë për pushtet.
Afërmendsh që populli do të mbështesë çdo reformë që bëhet në të mirë të tij ama reforma të këtilla DUHET të jënë REALE. Qeveria duhet të rifitojë kontaktin e humbur me realitetin.
NE nuk kemi nevoje për reklama politike. NE nuk kemi nevojë për më shumë fjalë. NE kemi nevojë për vepra dhe garantim për siguri për jetën e të ardhmen tonë! NE kërkojmë përfaqësuesi të denjë për aq kohë sa ja u kemi dhënë këtë mundësi ATYRE. NE kërkojmë respekt dhe fakte reale, gjatë gjithë kohës, në vazhdimësi, deri zgjedhjeve të ardhshme.
Kujtesë: më 15 Mars 2008, në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, ndër të cilët fëmijë dhe gra. Në këtë tragjedi u implikua emri i Sali Berishës, familjarëve e personave të tjerë të afërt me të. Nuk u dha dorëheqje! Më 21 Janar 2011, katër protestues humbën jetën në bulevardin e Tiranës, paçka se nuk qenë të armatosur dhe nuk përbënin asesi kërcënim. Sërishmi, nuk u mendua për asnjë çast dorëheqja. As ndjesa (në kishte vend për të tillë!). Këta të vrarë u quajtën “kokëpalarë” nga Ilir Meta atëmot në aleancë me Partinë Demokratike.
Në dy mandate qeverisëse, në një hark kohor prej tetë vitesh, përpos dy momenteve deçisive të mësipërme, çka sillet tjetër ndërmend nga kabineti Berisha, është boshatisja e arkës së shtetit, refuzimi i pranimit të krizës financiare në vend e deklarimi i shifrave qesharake ashtu porsi edhe krahasimet po të këtilla me vendet e zhvilluara që i mëshonin më fort këtij refuzimi; falimentimi i sistemit energjitik dhe borxhi mbi supet tanë për ta rimëkëmbur këtë sistem.
Korrupsioni (premtimi nëpërmjet të cilit kjo qeveri erdhi në pushtet), në vitin 2013 rezultonte me shifra alarmante dhe vazhdon të jetë ende sot gangrenë e të (mos) funksionuarit të kësaj shoqërie. Ushtrimi i vazhdueshëm i dhunës në formën e presionit, kërcënimeve, shantazhit, rryshfeteve, mbajtjes nën kontroll të institucioneve të pavarura nëpërmjet të shfrytëzuarit e pushtetit dhunshëm e në mënyrë vertikale (nga lart poshtë), si dhe një sërë faktesh të tjera, të dokumentuara e dëshmuara ndër këto vite, bën që në zgjedhjet e 23 Qershorit të 2013-ës, populli të votonte KUNDRA qeverisë Berisha.
Ky do duhej të ishte një mësim i mire për Partinë Demokratike. Tashmë, në rolin e opozitës, kjo parti do duhej të ishte duke punuar fort me reformimin e vetvetes, duke e përqafuar rolin e ri të dhënë ashtu si dhe atë të hequr me përulësi dhe maturi, si detyrë dhe detyrim. Megjithatë, ajo se çka ka ndodhur brenda një viti e gjysëm, është kryeneçësia e vazhdueshme dhe sjellja krejtësisht e patolerueshme e kësaj biçim opozite jo vetëm si e këtillë por sidomos si përfaqësuese e interesave të një pjese të caktuar të shoqërisë.
Bojkoti i parlamentit është shamatë absurde ashtu si dhe mënyra që opozita zgjedh t’i qaset zhvillimeve politike në vend duke (mos)kontribuar ndaj tyre. Përpjekjet reale për t’ju larguar mendësisë berishiste dhe berishizmit si fenomen degradues; të zëvendësuarit e figurave që akoma drejtpërsëdrejti apo tërthorazi e drejtojnë Partinë Demokratike dhe ata të cilët bëjnë pjesë në të – me figura të reja, të denja; janë mbi të gjitha kusht i demokracisë në vend e masandaj i frytshmërisë së kësaj partie brenda kahut ideologjik që pretendon të përfaqësojë.
Mungesa e një opozite është SA E DËMSHME për demokracinë aq edhe për shoqërinë shqiptare tanimë. Sjellja e Partisë Demokratike është ofenduese, së pari për elektoratin që e ka zgjedhur dhe beson në të e së dyti, për shoqërinë në tërësi.
Protestat fallco janë jo vetëm kontradikta më madhore e Partisë Demokratike por gjithashtu, yshtje e destabilizimit të mëtejshëm të vendit…destabilizim që kjo forcë paralmentare e shfrytëzon për një mbijetesë anti-ligjore.
SHOQËRIA CIVILE
Rëndësia e shoqërisë civile është jetike për demokracinë dhe shëndetin politik të një vendi. Ndërkohë në Shqipëri ngrihet pyetja nëse kemi realisht shoqëri civile? Ajo se çka dëshmohet janë organizata të listuara në gjykatë si JO QEVERITARE të cilat janë të varura në mos nga qeveria, nga donatorë të ndryshëm. OJF-ë që mbushin xhepat me para dhe organizojnë konferenca apo tryeza debatesh që nuk kanë ASNJË dukje në raport me përmirësimin e kushteve të jetesës të grupeve shoqërore që përfaqësojnë duke qenë se këto grupe në nevojë mbeten tek nevojat bazë. Grupet e presionit do duhej të ishin ura lidhëse mes qeverisë dhe popullit e anasjelltas. Vagullësia e këtyre grupeve vetëm sa e thellon më tej hendekun e madh ndërmjet qeverisë dhe popullit…bazament ky, antidemokratik.
Organizatave u dëgjohet zëri njëherë në vit, në protesta mediokre e patetike, në protesta të shtirura…në mos, po aq të shtirura sa mbledhjet e Lulzim Bashës këtyre ditëve.
Media e cila në vetvete përfaqëson instrumentin e katërt të demokracisë, këtu pari është veçse instrument pushteti partiak që i vjen në ndihmë sa njërit krah politik po aq edhe tjetrit.
Është e trishtë, kaq e trishtë, mënyra e të mbijetuarit, jo vetëm e medias por e kësaj shoqërie në tërësi.
Do të thotë shumë për demokracinë e një vendi, kur media jo vetëm që nuk i kushton hapësirën që meriton organizimeve të stisura nga partitë politike – me qëllimin e vetëm për ta informuar publikun ndaj këtyre organizimeve – por i promovon këto të fundit.
Media duhet të tregojë me çdo kusht qëndresën e saj nga partitë politike. Media duhet të luftojë për pavarësinë e vetvetes pse pavarësia e medias është gjithashtu pavarësi edhe e shoqërisë. Media, duhet t’i tregojë politikës që është politika nën pushtetin e medias dhe jo media nën tutelën e politikës.
PROTESTA dhe NE!
Ditën e enjte, 19 mars 2015, ora 13.00, NE, një grumbull qytetarësh të pavarur, të organizuar njëri me tjetrin, pa mbështetjen e ASNJË force politike në vend dhe duke refuzuar të gjithë militantët partiakë ashtu sikundër edhe përfaqësuesit e partive politike apo gjithkujt që bën pjesë në to, protestojmë përpara hyrjes së godinës së Parlamentit, për gjendjen e terrorit të krijuar në vend së fundmi, për marrjen e përgjegjësisë nga institucionet përkatësë për shpërthimet e tritolit në Tiranë, për nxjerrjen përpara drejtësisë të të dyshuarve dhe akuzuarve përkatës, për kthimin e etikës në parlament dhe zhvillimin e dialogut politik, për respektimin e të drejtave tona si shtetas të kësaj Republike, për t’i kujtuar qeverisë që ne jemi kurdohera këtu dhe gati për të reaguar sa herë të jetë e nevojshme, për t’i kujtuar opozitës që në mungesë të saj NE, QYTETARËT E LIRË DHE TË PAVARUR, jemi të aftë ta ndërtojmë dhe zhvillojmë VETË opozitën, për t’i treguar organizatave të shoqërisë civile dhe popullit se ç’pamje ka NJË PROTESTË E VËRTETË QYTETARE!
Jemi NE pa është QEVERIA. Jemi NE, pa janë POLITIKANËT! Rëndësia jonë është e pashlyeshme! ATA janë në shërbimin TONË jo NE në shërbim të TYRE! POPULLI NUK ËSHTË DELE! Ai mund të mblidhet PA thirrjen e partive politike, të të gjitha kaheve këto të fundit qofshin! Nuk duhet të frikësohet POPULLI nga qeveria por QEVERIA nga POPULLI! Pushteti është në duart e qytetarëve jo të pusht’etarëve!
Unë dhe ti që po lexon këtë artikull NUK JEMI TË NDRYSHËM NJËRI NGA TJETRI. ATA, pushtetarët të cilëve u kemi dhënë pushtetin, përpiqen të bëjnë çmos që unë dhe ti të besojmë që jemi ndryshe. Sa herë që unë dhe ti zihemi për ATA, ATA mëshojnë më fort mbi mua dhe ty. Ne të dy mund tua tregojmë atyre vendin, paqësisht, me dashuri dhe zgjuarsi…por vetëm nëse bëhemi bashkë dhe thërrasim njëzëri. Kështu do të dëgjohemi. Nëse thërrasim për ata…ndarazi, do të biem në vesh të shurdhët. Nëse thërrasim bashkë, duke u kujtuar atyre pozitën dhe detyrimet që kanë ndaj nesh, do të jehojmë shëndetshëm, në të mirën tonë, për nesër!
JU UROJ SUKSESE ,,,,SHPRESOJ SA ME SHUME TEK JU , TE ZGJONI NGA GJUMI AT POPULL TE RRENUAR (SHOQERI CIVILE INEGZISTENTE).
Nje proteste e vertete qytetare thote, ahahahah. Po ju jeni nje tufe delesh qe hani ndonje kafshate me shume gjasa nga Sorosi a USAID-i, e dilni beni sikur dini dhe te shkruani. Ky “shkrimi” me siper te ngjan me nje liste per te bere pazarin:
1.Domate
…Tritol
2.Patate
..Qeveria
3.Kastraveca
Shoq. Civile
Moj Gresa!
Po si ia harrove Sali Berishes(pra opozites se sotme) vepren me te ndritur te saj sa ishte ne SUNDIMIN E Shqiperise,pra SHITJEN E DETIT JON,Greqise,kesaj TRADHETIE TE MADHE ndaj kombit shqiptar????
Po vjedhjen spektakolare te votave???
Vepra me e trisht te saliut jane ato para saliut si kryeminister, kemi patur nje sali president beri ligjin 7501, 97 famkeqe ku kishte pergjegjsine me te madhe por qe nuk u be kurre drejtesi ndaj tij. Dhe sa per drejtesin eshte njeriu qe beri te mundur kultivimin e korrupsionit ne drejtesi shkollimin e gjygjtarve me 6 muaj kurs si dhe gruan e hajdarit qe shton miljonat si gjykatese e apelit me nje pasuri marramendse si çdo gjygjtare ky femijet e te gjithe kupoles se sistemit te tregtise (drejtesis) jetojne nje jete lluksi jo vetem ketu te ne por dhe kur ikin ne londer paris new york jetojne po aq ne lluks. Kshu qe shitja e detit, gerdeci etj jane pjesa e dyte e saliut. Por me vjen keq per popullin i cili kurr nuk kuptoj ate qe duhet kuptuar nje shtet i se drejtes per popullin dhe jo popull tufa militantesh qe i shohin partite si skuadra futbolli duke bere rolin e tifozit
bourdelo sunitesh,vari kkkkkkkkkk………..
Shkrim i dobet. Tema keni kohe qe botoni budalliqe te kamuflume si rezistence. Turp.
Te isha per te shkuar ne proteste, me kete shkrim nuk dua te shkoj me. Autorja e rrjedhur.
Gresa Hasa, cfare eshte kjo Gresa Hasa, kalemxhije apo debile? Hajde mere vesh kete bote idiotesh qe dhe gazetat u japin hapesire. Shkrim shume i dobet qe duket si ato detyrat e shtepise se 7 vjecareve. Le me pastaj kur analizon Shoqerine Civile duket sikur e ka porositur Haxhi Lleshi me Fevziun.
O elsa ballauri por çrendesi ka si shkruan gresa, pse jeni kaq militanta dhe duke qene militanta jeni dhe injoranta. Nuk te pelqen fakti qe po zhvillohet proteste apolitike pa publicitetin medjave servile si kanali mavit si dhe kanali i bluve. Nuk ta mbush mendje artikulli do nje shkrim me peshe alla anglosaksone qe te mbushet mendja qe je djeg 23 vjet nga keto pushtetare. Nuk te mjafton qe po jeton ne nje vend ku sistemi i drejtesis eshte ne kulmin e korrupsionit sa qe eshte bere i moralshem. Me qeveritar qe qysh ne 92 e deri sot kultivuan korrupsionin duke e bere indirekt te moralshem!!!. Apo prap je skeptike se nuk eshte shkruar ashtu siç do ti, po ky nuk eshte film qe te ofrojme nje skenar te bukur ty dhe militanteve si ty. Ky eshte realiteti qe jetojme dhe qe eshte kthyer ne kulture keto 23 vjet. Kjo eshte protest e pavarur politikisht, proteste nga populli per popullin. Kaq duhet te mjaftoje qe te luash b…. e te vish.
O Mero djali.
Mos u mer me me shkrime.
Nuk ke informacion.. . . . . . . …….
Po te jesh burre i mire i hipen makines dhe vjen te besh fushate
per Lad Kumine ne Himare.
Atje eshte sheshi i betejes .Per burrat.
BRAVO! Une do jem me ju te enjten. Pusht-etaret tane kujtojne se kane lindur me kemishe e se jane me te zgjuar nga pjesa tjeter e popullit, ne vend qe te ulin koken e te punojne se paguhen nga taksat tona sa nuk ju takon, na detyrojne te degjojme tragjedi- komedine e rradhes ne parlament ,thua se e vetmja pune e tyre eshte te spiunojne e te marrin video per njeri tjetrin. Llumi I shoqerise ne me te shumten e tyre.
Ky eshte realiteti. Keto jane politikanet qe vazhdojne e mashtrojne Popullin.
Keto jane gazetaret e paafte, qe here mbrojne ngjyren e zeze dhe here ngjyren e kuqe. Nje pjese e gazetareve duke qene ne trusni te regjimit qeverises bejne sikur nuk e njohin ngjyren jeshile, pjesa tjeter e gazetareve eshte diplomuar siçu diplomuan gjygjtaret ne Plepa te Durresit.
Organizatat jo qeveritare jane kthyer ne organizata parazitare.
Populli i thjeshte eshte droguar nga politika helmuese qe ka 23 vjet qe vepron. Per tu larguar populli nga kjo droge vetem organizimi pa forca politike te protestoje. Shteti eshte trajtuar nga qeveritaret jo si shteti jone, por si nje shtet i huje, por nuk duhen humbur shpresat se Shqiperia ka shume rezerva per popullin e saje.
Me zemer, jam ne proteste me Ju, ne 19 Mars ora 13.00
Keto jane shkrime adoleshentesh, po ju erdhen me shume se 100 veta beni grup ne facebook dhe shani Ramen dhe Rucin kot gjith diten
Ti me emrin ora ja ke fut kot. Je militant por nuk e di i kunt krahu
Kjo tani do te zvendesoj PD dhe te jete opozita? haha
Ora,Je thjesht nje militant sinonim i fjales injorant i ke meritu keto qeveritar per 23 vjet,
Zonja Ora, opozite duhet te jete i gjithe populli. Qeveria del me votat e popullit dhe kontrollohet po prej popullit. Partite opozitare luftojne per pushtet, ndersa populli kritikon qeverine per rritjen e mirqenjes. Simbas ides qe Ju çfaqni, te majtet nuk duhet ta kritikojne qeverine, se e kan zgjedhur vete?!