Kur në 22 nëntor disa dhjetra mijë njerëz vërshuan rrugëve të Tiranës nën thirrjen e opozitës, shqiptarët kuptuan se më në fund PD kishte arritur të mblidhte një dozë të mirë konsensusi, rreth temave të luftës kundër korrupsionit, keqqeverisjes, papunësisë e varfërisë. Ishin tema që preknin ndjeshmërinë e një pjese të mirë të shoqërisë shqiptare, e cila vuan pasojat e krizës së tejzgjatur, por edhe të masave represive të qeverisë Rama. Basha dhe Berisha mund të ndjeheshin më në fund të lumtur, që arritën të ngrenë, qoftë edhe për pak orë, qoftë edhe duke sjellë demostrues nga e gjithë Shqipëria, frymën opozitare, e cila ishte tejet e dobët që nga 23 qershori 2013.
Kjo qe protesta e parë e madhe e opozitës. E cila, imagjinohej, do të pasohej nga një tjetër protestë, mundësisht po aq e madhe. Ja që nuk ndodhi kështu. Sepse politika ka disa ligjësi të çuditshme, të cilat bëjnë që një moment i mirë të mos i ngjajë një momenti tjetër që vjen pas tij. Fryma e nëntorit u duk e mpakur të enjten, në Bulevardin qëndror të Tiranës. Aty ku shumëkush priste që të prodhohej një impuls i fuqishëm politik, që do të shkundte fort nga themelet qeverinë. Në vend të këtij vërshimi të premtuar popullor, u panë më pak se dhjetë mijë demostrues, edhe ata të sjellë nga të katër anët e vendit, por shumë më të paktë se në sfidën e katër muajve më parë.
Të enjten opozita, e bashkë me të edhe maxhoranca dhe opinioni publik që këqyrte në sfond zhvillimin e ngjarjeve, kuptuan se kauza e Tom Doshit nuk mund të jetë një kauzë opozitare. Të paktën jo një kauzë popullore dhe e mbështetur masivisht nga shqiptarët. Ajo u gatua dhe mori formë si një konflikt plot të panjohura dhe zona të errëta brenda kampit të shumicës, për t’u shndërruar gradualisht në një proces të gjerë hetimor, prej të cilit po del gjithçka, përveç fajësisë direkte e të provuar të Ilir Metës.
Pak orë pasi Tom Doshi drejtoi gishtin nga kreu i Kuvendit, opozita shpejtoi ta bëjë të vetën sfidën e deputetit të majtë. Me hovin karakteristik, me të cilin Berisha merr historikisht çdo fushatë kundër socialistëve, PD u hodh në një vrimë të errët, pa e parë fundin e saj. Ky kërcim në boshllëk duket se nuk solli atë që pritej. Me kalimin e ditëve, versioni tronditës i Doshit u pasua nga detaje që e hidhnin poshtë ose që së paku e relativizonin, ashtu siç nuk mungoi edhe një tendencë e rrjeteve sociale dhe figurave të humorit, për t’ja hequr seriozitetin akuzës së deputetit.
Opozita i lexoi keq këto nuanca që po merrte afera Doshi, duke preferuar t’i drejtohet shesheve, pa menduar gjatë për faktin se një çeshtje në proces hetimor, mund edhe të përfundojë në më shumë se një mënyrë. Pjesëmarrja e pakët në mitingun e opozitës, ditën e enjte, na tregoi se shqiptarët e shohin me një dozë jo të vogël mosbesimi këtë ngjarje. Çka u përkthye në një pasivitet të lexueshëm edhe për iniciativën politike që u ngrit mbi akuzat e Tom Doshit.
Ky fund i palumtur i nismës opozitare, rikthen në skenë problemin e madh të kursit që ka ndjekur opozita në thuajse 18 muajt e fundit. Një kurs i mbështetur më së shumti mbi temat kazuale, mbi betejat rastësore dhe mbi oponencën emotive, sesa mbi një linjë të qartë programore. Çka është në fakt një sëmundje endemike e opozitave në këtë vend, prej 24 vjetësh.
E lexoj vazhdimisht,dhe e degjoj kete djale fjalepak por me shume brume.Do te thoshja qe eshte nje shkolle per polemiken dhe analizen politike,si dhe te fenomeneve qe nderpliksen ne shoqerine e sotme shqiptare.Minxhozi nuk e humbet toruan e nuk ben tifozin e semure,por jep gjykime te matura.Sa na duhen keta djem!
Protesta e se enjtes se kaluar,padyshim qe ishte nje proteste madheshtore.Ajo ishte nje proteste e madhe ne te gjithe aspektet.Duke filluar qe nga numri i jashtezakonshem i protestuesve,numer te cilin nuk e ka arritur e majta ramiste as ne kulmin e sezones se protestave kur ishte ne opozite,e deri tek qytetaria e papare ndonjehere keto 24 vjet demokraci qe treguan protestuesit shqiptare.
Numri i jashtezakonshem i protestuesve dhe qytetaria e te protestuarit,zuri ne befasi gjithe aleancen e qelbesirave,me politikane dhe mercenare mediatike te tyre.
Eshte kjo arsyeja,sepse shkrime si ky i Minxhozit,pinjoll i tribuse me te urryer komuniste te Matit,jane kaq te vonuara.
Per te kuptuar se c’soj i felliqur jane keta lloj gazetaresh apo analistesh qeveritare,ju ftoj te beni krahasimin mes asaj se c’thane para protestes se 12 marsit,dhe c’thone tani pasi ajo u krye.
Para protestes se 12 marsit,e gjithe media a majte,tv-rat dhe shtypi,blogjet dhe forumet,me analistet dhe gazetaret e saj mercenare,profetizonin kaos,dhune ne protesten e opozites.Profecite e tyre kobndjellese,i mbeshtesnin ne deklaratat kriminale te drejtuesve bandite te Policise se Shtetit,qe na paskeshin pasur te dhena per njerez dhe banda te armatosura qe do te benin gjakderdhje me 12 mars!
Ne te vertete,sic edhe e kemi shpjeguar me pare,keto nuk ishin profeci,por deshira kriminale te qeverise kriminele dhe te mercenareve te saj gazetare,qe te ndodhte pikerisht ashtu sic kinse profetizonin.
Me 12 mars 2015 nuk ndodhi asgje nga ato c’enderronin kriminelet ne pushtet dhe bashibozuket e tyre.Ndodhi krejt e kunderta.
Protesta ishte gjigande dhe demokratike.
Ajo ishte shume e fuqishme,por edhe tejet paqesore.
Efekti i saj ishte maksimal.
Te zene ne befasi nga ky zhvillim i jashtezakonshem demokratik,qelbesirat ne pushtet bashke me mercenaret e tyre mediatike,te cilet nuk i konceptojne dot protestat pa dhune,bien ne poziten e atij shpirtkatranit qe perqesh suksesin.
Nuk ishte proteste e vertete – thone rrufjanet!E thone kete pa e kuptuar se keshtu tradhetojne mendjen e tyre kriminale,shpirtin e tyre te zi.
Sipas tyre,qe nje proteste te jete madheshtore dhe e fuqishme,ajo duhet t’i ngjaje asaj te 21 janarit.Duhet te kete dhune,gjak dhe kufoma gjithandej,perndryshe nuk quhet!
Sipas tyre,protesta e 12 marsit 2015 nuk ishte gje,madje nuk ishte as proteste fare,sepse nuk pati dhune ndaj policise,nuk pati gjak,nuk pati kufoma,sic pati ne protesten e sukseshme dhe madheshtore te 21 janarit 2011!!!…
Ju kujtojme qe ky Minxhozi eshte nder ata gazetaret kriminele,qe bashke me koleget e tij te Topit,per dite me radhe komentonin videoskandalin Meta-Prifti,shkruanin artikuj luftenxites ne gazetat e tyre,me synim energjizimin e turmes,duke mbjellur urrejtje ne shpirtin e tyre sa te mos e kishin problem te benin me pas edhe nje proteste gjaksore,sic edhe u be ne fakt.
Perfundimi i gjithe analizave kriminale te ketyre pis-gazetareve para protestes se 21 janarit,ishte ky: populli duhet t’i marre vete fatet e tij ne dore.Dhuna eshte opsioni i vetem.
Keta gazetare,pra,qe nxiten turmen me 21 janar 2011 ne dhune te pergjakshme,sot 4 vjet me pas,kane sy e ftyre te na flasin per deshtimin e protestes paqesore te opozites demokrate…!
Ore Skypion,ore i nderkryer.Po ku qe madheshtia e protestes mor dangall?A i pe fotot nga lart te agjensise BIRN?Aty nuk ishin as 4 mije vete.Fakti qe dhe ti po shan e fyen me banalitete tregon se kauzat e komandantit tend Salikriminelohajdutit nuk motivojne me njerez.
Do shohim pas 21 Qershorit kete “kauzen” e nahijes tuaj shqupiste te vrasesve dhe hajduteve.
zoti mimzhozi nuk dushoj ne aftesite e tua si gazetare ndshta me i miri i shpures se “”gazetarve” qe ne kemi dh te na thuash qe shqiptaret nu kane kaze per te protestuar pas gjithe kesaj qe shohim e degjojme per 25 vjet me radhe ti je i vetmi qe si “”shikon”””.Zoti Minxhozi populli do protestoje deri sa mafja do zhduket nga pushteti drejtimi i ketij vendi
ky eshte nje bole njelloj si te tjeret…
skypion qe je tra,,,, kjo dihet por qe te jesh edhe I lene nga trute kjo nuk durohet shko ne vlore atje te bejne derman te 17 ta buze detit dhe te pacten nuk do kesh kompiuter te na c,,,,,sh b…… n