Pse Lëvizja për Bashkim Kombëtar u shndërrua në lëvizje për Republikën e Kosovës

21 Mars 2015, 20:28Blog TEMA

Nga Jakup Krasniqi*

 

Në fillim të viteve ’70, Lëvizja Kombëtare (e fshehtë) do të bëjë një hap që nuk e kishte bërë më ato përmasa deri atëherë. Filloi të botohej në Kosovë revista ilegale (shpërndarja bëhej në mënyrë të fshehtë) për opinion publik. Njëra nga të parat ishte “Zëri i Kosovës” (01.02.1974), organ i Grupit Revolucionar të Kosovës (GRK). Ky organ që në numrin e parë shkruan: “Është detyrë e shenjtë e popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, veçanërisht e rinisë revolucionare, të cilët gjinden nën zgjedhën e rëndë titiste, të luftojnë për pavarësinë kombëtare dhe për bashkimin e Atdheut tonë[2]”. Në decenien e tetë të shekullit XX, Lëvizja Kombëtare për çlirim, nëpërmjet GRK do të prezantohej suksesshëm, me një qartësi të madhe politike, kombëtare, intelektuale dhe programore. Grupi Revolucionar i Kosovës, për shkak të burgosjeve të disa veprimtarëve të tij, shtrëngohet ta ndërpresë botimin e “Zërit të Kosovës”, të ndryshojë emrin e organizatës në Grupi Marksist Leninist i Kosovës (GMLK) e më vonë në Organizatë Marksiste Leniniste të Kosovës (OMLK), kurse gazetën do ta zëvendësojë “Pararoja”, e cila më vonë do të zëvendësohet nga gazeta “Liria”, e dedikuar për opinionin e gjerë lexues.[3] Lëvizja Kombëtare e organizimit klandestin, i kishte ngarkuar vetes si qëllim çlirimin kombëtar, shoqëror dhe bashkimin e atdheut. Këtë e deklaron fuqishëm që në numrin e parë të “Zërit të Kosovës”, ku thuhej: “Ne kemi përpara tri detyra të mëdha: çlirimin kombëtar, çlirimin shoqëror dhe bashkimin me Atdheun amë, d.m.th. me Republikën Popullore të Shqipërisë. Vetëm kjo e fundit i jep kuptim të plotë dy të parave[4].”

Për Lëvizjen Kombëtare ishte e qartë se rruga e lirisë ishte e gjatë, e vështirë dhe kërkonte disiplinë të çeliktë në radhët e organizatës. Misioni i ilegales ishte t’i “organizonte vrullet njerëzore”[5] për t’i orientuar energjitë e popullit shqiptar në luftën politike për liri e demokraci. Në një Dokument të tij, GRK do të shkruajë: “Lufta politike në kondita të ilegalitetit nuk është një gjë e thjeshtë, aq më pak e lehtë. Ajo është një luftë plot mund, vuajtje dhe sakrifica. Prandaj që në fillim të punës së organizuar në celulë, ekziston mundësia që ne të burgosemi, të torturohemi, etj. Me një fjalë, pra, i ekspozohemi një rreziku të madh, kur dihet se kemi të bëjmë me një armik të rrezikshëm që nuk ka lënë gjë pa bërë në kurriz të popullit tonë. Andaj, ne duhet ta dimë: së pari, para kujt gjendemi, së dyti, kënd përfaqësojmë dhe së treti, çfarë interesash mbrojmë[6].” Ky material u dedikohej vetëm anëtarëve të celulave të GRK. Pra, ata djem e vajza që ishin organizuar i dinin dhe i njihnin mirë se para çfarë rreziqeve po ekspozoheshin dhe çka i priste nëse binin në duart e armikut dhe lakenjve të tij. Ketë ata e bënim me një ndërgjegje të madhe, njerëzore, politike, intelektuale e kombëtare. Këto revista, e traktet lexoheshin dorë me dorë, nga një lexues te tjetri, sipas kërkesës së njohur: “Lexoje, shpërndaje, armikut mos ia dorëzo”[7]. Kjo ishte një cilësi e re e Lëvizjes Kombëtare (klandestine). Më parë, materialet e shkruara kishin qenë material i organizimit të brendshëm, kur me opinionin publik kishin komunikuar me trakte (pamflete). Gjatë viteve ’70, e në fillim të viteve ’80 fillojnë të shpërndahen nga dora në dorë gazetat që botoheshin në Kosovë dhe jashtë atdheut si: “Zëri i Kosovës” (Kosovë 1974 – dolën disa numra, janë ruajtur vetëm dy-tre numra), “Bashkimi”, “Liria” dhe “Lajmëtari i Lirisë”, më vonë edhe “Zëri i Kosovës”, “Pararoja”, “Punëtori” etj. “Zëri i Kosovës” pati jetë më të gjatë (nga fundi i vitit 1981 – 1999). Këto organe shtypi dallonin shumë nga gazetat e politikës zyrtare që botoheshin në Prishtinë, si “Rilindja” që ishte organ i Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Kosovës dhe në Shkup “Flaka e Vëllaznimit”, organ i LSPP-së të Maqedonisë.

Shtypi i ilegales synonte sqarimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në trojet e pushtuara, ndërsa shtypi i regjimit jugosllav e mbronte politikën pushtuese dhe ishte zëdhënëse i fuqishëm i regjimit të huaj në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Jugosllavi. Shtypi zyrtar i Shqipërisë ndërsa nuk kishte vështirësi të vihej në mbrojtjen e interesit kombëtar. Politika zyrtare e Shqipërisë prezantohej kryesisht në organin e Partisë së Punës së Shqipërisë, në gazetën “Zëri i Popullit”, në TVSH dhe në Radio Tiranën.[8] Ndikimi i këtyre mediumeve të shkruara e elektronike ishte i dukshëm edhe në shtypin e organizatave të fshehta revolucionare, brenda e jashtë atdheut. Ishte koha kur Shqipëria po vizitohej edhe nga nacionalistët (atdhetarët) shqiptarë nga Kosova dhe ishte ai një sinjal për bashkimin e shqiptarëve pa dallime klasore, krahine a feje për luftën çlirimtare. Mbrojtja e vazhdueshme që po i bënte shtypi në Shqipëri, popullit dhe rinisë shqiptare në trojet e pushtuara nga Jugosllavia, i shtyri redaksitë e gazetave dhe të RTP-së, që ta akuzonin udhëheqjen e Shqipërisë dhe Enver Hoxhën se i “kishin humbur të gjitha kriteret klasore për t’i dalluar nacionalizmin dhe nacionalen[9]…”. Ndërsa “Zëri i Rinisë” në Prishtinë, botonte komentin e huazuar të gazetës “Komunisti”, organ i komunistëve jugosllavë, botimi në gjuhën shqipe në të cilin koment, Enver Hoxhës ia ngarkonte, si një “faj” të madh, betimin e tij para varrit të Bajo Topullit, ku ai kishte pas thënë: “Betohem se do të luftoj për bashkimin e vërtetë të kombit”[10]. Ky ishte një sulm i ri i luftëtarëve të luftës së “klasave” në Jugosllavi, me të cilin dëshironin ta detyronin politikën e Shqipërisë të hiqte dorë nga mbështetja që ata i bënin luftës së drejtë të popullit shqiptar të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare në Jugosllavi. Pra atëherë, jo vetëm “kundërrevolucionarët”, “separatistët” e “nacionalistët” shqiptarë në Kosovë, por edhe udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha nga komunistet jugosllavë përfshirë edhe ata shqiptarë (të kastruar) nga Kosova, i quanin “nacionalist”, “irredentistë”, “shovinistë” etj. Ndërsa sot i njëjti Azem Vllasi i quan “marksistë-leninistë”, “enveristë”, “stalinistë” etj.?! Po kjo është fytyra e renegatëve, të gënjejnë e të mashtrojnë sa herë t’u jepet rasti dhe rasti renegatëve shqiptarë po u vjen shpesh mundësia të nxjerrin kokë.?!

Shqiptarët kurrë nuk e kanë ndalur luftën për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Ndjekjet e burgosjet në Kosovë e në trojet tjera etnike në ish Jugosllavi vazhduan edhe gjatë fundit të viteve ’70, edhe pse ishin më të kufizuara. Në fillim të viteve ’80, pas vdekjes së Titos është parë qartë se kursi i politikës jugosllave e sidomos i asaj serbe, po ndryshonte esencialisht në dëm të shqiptarëve dhe ndaj të gjithë atyre që nuk ishin serbë. Këtë, ndryshim të kursit të politikës jugosllave e paralajmëronte politika zyrtare e Shqipërisë. Programet e Radio Televizionit Shqiptar po përcilleshin me shumë kujdes e interesim në Kosovë. Nga shtypi shqip i kohës po kuptohej qartë se qeveritarët serbë, mbështetjen po e kërkonin te forcat e armatosura, në polici e sidomos në policinë sekrete serbe, politike dhe ushtarake. Lëvizja Kombëtare për Republikë në Kosovë, me guxim dhe me argumente ia zbuloi fytyrën e vërtetë politikës nacionaliste serbe e cila veç sa e kishte pritur momentin për ta rishfaqur shovinizmin serb, në veçanti më 24 shtator 1986 në Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave e Arteve (ASSHA-së). Ky pamflet nacionalist serb[11] në mënyrën më besnike reflektonte politikën tradicionale serbe ndaj Kosovës. Por Memorandumi nuk ishte diçka e re, ishte vazhdim i projekteve paraardhëse serbe për shfarosje e dëbim të shqiptarëve nga trojet e veta që nisi me Naçertanien e Garashaninit, të vitit 1844 e që u pasua nga shumë Projekte të tjerë serbe, antishqiptare, e sidomos nga ato të Çubrilloviqit të viteve 1937 dhe 1944.[12]

Demonstratat e vitit 1981, ishin përgatitur nga Lëvizja Kombëtare (e fshehtë) për Çlirim, e cila në dokumentet, programet politike nënvizonin se kishin për qëllim, çlirimin dhe bashkimin e trojeve te pushtuara nga Serbia/Jugosllavia me Shqipërinë.[13] Edhe në ato rrethana të reja shoqërore, politike dhe kombëtare (që s’do të ishin të fundit), Lëvizja Kombëtare për herë të dytë, po e reduktonte qëllimin duke e reduktuar në Republikë, për të marrë me vete edhe klasën e politikanëve zyrtarë (dhe nuk e morën dot), e cila as pas 15 vjet nuk kishte marrë mundin, kurajën, detyrimin kombëtar të angazhohej në vijën zyrtare për avancimin e statusit politik të Kosovës nga Autonomia në Republikë. Madje Azem Vllasi nuk po e merr mundin as të pendohet edhe sot pas 34 viteve. Politika zyrtare jugosllave / serbe jo vetëm që nuk kishte arritur ta avanconte statusin e Kosovës, por nuk tregoi vendosmëri e as gatishmëri për të marrë në mbrojtje kërkesën e rinisë studentore dhe të popullit shqiptar për Kosovën Republikë.[14] Ata gjatë tërë kohës do të mjaftoheshin duke thënë se Kosova është pjesë konstituive e RFSJ-së, por nuk e thoshin se padrejtësisht ishte edhe pjesë përbërëse e Serbisë. Ata ishin pajtuar me arsyetimin e politikës serbe e cila deklaronte: “shqiptarët nuk mund t’i kenë dy shtete nacionale” që Mahmut Bakalli dhe garnitura e tij përfshirë edhe Azem Vllasin të thoshin se kërkesa “Kosova Republikë” është parullë që kërkon trazira, kërkon pabarazi dhe synon shpartallimin e Jugosllavisë së Titos.[15] Ndërsa në Platformën Jugosllave për Kosovën nënvizonin se, “Kuptimi politik i parullës “Kosova Republikë”, përmban shumë qëllime kundërrevolucionare”, e njëri nga qëllimet ishte “shkatërrimi i Jugosllavisë”, prandaj kjo edhe ishte arsyeja pse nuk mund të bisedohej në mënyrë të zakonshme e demokratike, me kundërshtarët e përbetuar të Jugosllavisë.[16] Kësaj platforme politike antishqiptare i kishin ndihmuar me entuziazëm e devotshmëri të madhe edhe udhëheqësit nga Kosova, si Ali Shukriu, Sinan Hasani e Azem Vllasi etj. Ky i fundit ishte nder të parët që demonstratat i cilësoj “kundërrevolucionare”, cilësim ky krejt ideologjik – komunist. Prandaj kjo është dëshmi tjetër se në rrugë zyrtare as që mund të pritej avancimi i autonomisë së Kosovës në Republikë, se në fakt ata që duhej të bënin avancimin e statusit të Kosovës, kishte kohë që ishin pajtuar me autonominë administrative, shumë më të ngushtë se ajo e vitit 1974. Kështu ata po e zbatonin besnikërisht politikën serbomadhe, antishqiptare të Beogradit zyrtar.

*Zëri

7 komente në “Pse Lëvizja për Bashkim Kombëtar u shndërrua në lëvizje për Republikën e Kosovës”

  1. Meleku says:

    Per Jakupin dhe kompanine e tij te enveristeve te Kosoves:

    Viti 1981,

    U hodh nje bombe ne oborrin e ambasades jugosllave ne Tirane? Kush dhe pse e hodhi?

    Me pas u vra Mehmet Shehu! Pse?

    Nga kujtimet e Veli Llakajt per planin “Shperthimi” dilte se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu “kishin mbeshtetjen e Traktatit te Varshaves per nje nderhyrje te armatosur ne Kosove”!

    Pse u terhoq Shqiperia nga ky plan?

    A qendronte pas ketij plani KGB sovjetike?

    A ishte ne dijeni CIA per faktin se Mehmet Shehu kishte kontakte me gjenerale te larte te Traktatit te Varshaves?

    Kush ishte e interesuar asokohe per ngjarje te tilla ne Jugosllavi, pas vdekjes se Titos?

    Bashkimi Sovjetik apo SHBA?

    SHBA ishin ruajtjen e integritetit dhe te asnjanesise se Jugosllavise.

    Bashkimi Sovjetik?

    Pse Bashkimi Sovjetik dhe KGB asokohe mbeshtesnin dhe levizjet separatiste te emigracionit kroat?

  2. Meleku says:

    Asokohe u fol qe ne demostrata e ’81 ne Kosove ishta dora sovjetike!

    Permes kujt?

    Aludohet permes Mehmet Shehut! Por me dijeni te plote te Enver Hoxhes!

    SHBA mbante nen vezhgim te dy shtetet, per t’u siguruar qe edhe pas Titos dhe pas Enverit (pritej vdekja e tij) do te ruhej satuskuoja, pra mbajtja larg e trupave ushtarake te Traktatit te Varshaves!

    Interesante ka qene qe gazetat e SHBA kane qene raportuese te rregullta te te gjitha zhvillimeve ne Kosove!

    Mendoj se viti 1981, ka qene nje vit i perplasjes se SHBA dhe BRSS-se, pikerisht ne Kosove.

    BRSS e ka nxitur nje konflikt ushtarak ne Kosove, duke i siguruar keshtu mundesine per nderhyrje dhe SHBA e ka parandaluar nje aventure te tille, duke shmangur nje konflikt me permasa te paparashikueshme.

    Pra Hoxhes i ishte hapur drita jeshile per te mbajtur pushtetin, duke kapercyer mbi kufomen e Mehmet Shehut!

    Hoxha u tregua i bindshem dhe i pakompromis!

    Pasi u eleminua Shehu, Hoxha i publikoi “dosjen”, duke i ngjitur 1001 epitete dhe duke e cilesuar ate nje “superagjent”, vriten ne Gjermani vellezerit Gervalla dhe Kadri Zeka, Hoxha merr familjen e Jusuf Gervalles ne Tirane, ndersa ne vitin 1982, ne nje takim me zgjedhesit e zones se tij zgjedhore, do te deklaronte se: “Shqiperia ishte per ruajtjen e integritetit te Jugosllavise, se shqiptaret do te luftonin sebashku me popujt jugosllave kunder çdo agresioni ruso-bullgar” etj etj.

    Emisaret e Hoxhes udhetuan ne Stamboll, prej ku urdheruan qe “shqiptaret ne Kosove duhet te kerkojne zgjidhjen e kerkesave te tyre brenda sistemit politik jugosllav”.

    Cuditerisht pas vitit 1982, thuajse u shua teresisht ajo qe shpertheu ne vitin 1981 dhe Shqiperia vazhdi ta kishte Jugosllavine partnerin numer 1 ne tregetine e jashtme!

    1. Ilir Hoti says:

      OOOO ‘Melek’.. Ceshtja kombetare eshte mbi politiken ditore! Nuk kane shume rendesi ‘komunist’ ‘demokrat’ ‘seperatist’ ‘irredentist’ etj etj… Si cdo pupull tjeter, edhe populli shqiptare do Bashkimin: Melek a Palek….populli yne me shekuj ka luftu per bashkim,por nuk eshte arritur plotesisht ky qellim! nje arsye ka qene edhe politizimi mes vehtes! ashtu sic fillove edhe ti vete ne kete shkrim.. Lavdi luftetareve te ceshtjes kombetare, pa dallim ide e krahine! Lavdi djemve e vajzave qe kapen pushken kunder armikut,pa marre parasyshe rrezikun.! Lavdi deshmoreve te atdheut Poshte armiqte e tradhetaret e shqiptareve!

  3. Meleku says:

    Letër e hapur drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të UCK dhe përfaqësuesve politik të saj

    Për dijeni qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës

    Lidhni qentë që lehin për hesap të Serbisë

    Nga Mero BAZE

    Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin.

    Po më detyroni të shkruaj këtë letër të hapur në këtë kohë të vështirë për shqiptarët jo aq i shqetësuar nga fati im apo miqve dhe kolegëve të mij gazetarë dhe politikanë se sa nga rreziku i hapjes së një fronti të brendshëm të luftës civile, i cili do të ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej Serbisë në këto momente.
    Ndërsa lajmet nga Kosova janë përditë e më tragjike, po duket qartë se faktori politik dhe ushtarak shqiptar përvec se është në diskordancë të plotë, ka dhe shenja të qarta armiqësie ndaj njëri-tjetrit. Radiotelevizioni i vetëm shtetëror në Shqipëri në vend të informacioneve për fatin e shqiptarëve po përpiqet të kthehet në një frengji nga ku shpallen lista pushkatimesh për shqiptarët. Njerëz të papërgjegjshëm që po përpiqen të kalojnë nga jeta e azilantit në jetën e përditshme të qytetarëve normalë të shoqërisë shqiptare po përpiqen të konvertojnë në urrejtje ndaj shqiptarëve gjithë komplekset e tyre të inferioritetit. Një komunikatë për shtyp e publikuar nga televizioni shqiptar bëri të ditur se tani e tutje Bujar Bukoshi ishte një kriminel lufte dhe një tjetër ministër i tij Muhamet Bicaj, do të ndiqej si i tillë nga disa shqiptarë anonimë që kanë mëse 20 vjet që nuk shkelin në Kosovë. Në fakt kërcënime të tilla në rast lufte ndaj shqiptarëve janë të rrezikshme, jo aq për fatin e një individi, se sa për rrezikun e kthimit të luftës clirimtare në luftë civile.

    I drejtohem Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, jo aq nga bindja se është i painformuar rreth kësaj situate barbare mes shqiptarëve, por thjesht nga detyra ime qytetare për të komunikuar publikisht me të rreth disa precedentëve të rrezikshëm që po ndjellin flakët e luftës civile në shoqërinë shqiptare.

    Së pari të gjithë duhet të kemi kurajon të pranojmë se mospajtimet e brendshme politike janë normale dhe qëndrimet e ndryshme politike janë një realitet që pranohet në të gjitha shoqërit e hapura. Por mospajtimet modelohen nga kontaktet dhe dialogu dhe jo nga listat e pushkatimeve dhe vrasjet e intelektualeve.

    Autori i tekstit të djeshëm është Melaim Zeka, i cili ka vetmarrë pas Konferencës së Parisit rolin e një farë zëdhënsi publik të delegacionit të UCK në bisedimet për paqe në Kosovë.

    Ky njeri nuk është i rrezikshëm pse të dënon me vdekje apo pse bën lista të tilla publike. Ky njeri dhe ata që qëndrojnë pas tij, nuk janë të rrezikshëm se të vrasin vërtet, por ata po përdoren si vrasës ordinerë në një fushatë të tërë vrasjesh politike ndaj shqiptarëve.
    Më lejoni zotërinj, t’u bëj publike, se ndërsa në Paris zhvillohej Konferenca për Kosovën, ky njeri, pra Milaim Zeka, më ka thirrur në prani të një anëtari të delegacionit të UCK, Azem Sylës, dhe më ka bërë me dije së bashku me zotin Syla, se e kisha bërë hak “me m’i thye kryet qysh herët”.

    Personalisht u thashë se nuk pranoja të vihesha para një trupe speciale që po më dënonte me vdekje dhe u përmenda se emri im ka qarkulluar në disa lista vdekjesh të LPK-UCK-së së bashku me disa kolegë të mij, mbi disa prej të cilëve fatkeqësisht tani kanë rënë plumbat e vdekjes dhe disa prej tyre po treten nën dhe. Unë u përmenda se kam qenë në listë bashke me Enver Malokun dhe Sabri Hamitin prej tyre dhe kjo nuk u bëri përshtypje por vazhduan me gjuhën e tyre staliniste.

    Ky njeri, pra Melaim Zeka, ka marrë gati publikisht përsipër në emër të atyre që përfaqëson vrasjen e Ahmet Krasniqt dhe dje shpalli viktimë të rradhës Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn. Tashmë këto lista vdekjesh po mbulohen dhe me një ajkë patriotizmi dhe po bëhen publike në televizionin e vendit tim, të shtetit tim dhe të kombit tim. Duke shfrytëzuar rastin që tani është luftë dhe në luftë njeriu mund të vritet, ky soj kriminelësh, që kur u dilte para ndonjë serb në Rambuje ose hidheshin nga dritaret e kafeneve ose u lëpiheshin gazetaruceve serbe që ishin atje, janë trima vetëm kur kërcënojnë dhe vrasin shqiptarët. Ky Melaim Zeka, portetin e të cilit e kam të fiksuar vetëm nga karafilat që i ka sjellë Enver Hoxhës kur kam qenë nxënës në shkollë të mesme, tani po merr përsipër publiksht të gjitha vrasjet e shqiptarëve. Ky e mori përsipër Ahmet Krasniqin, e mori përsipër në sy të Azem Sylës (Daja), Enver Malokun, natyrisht ka marrë përsipër Sabri Hamitin, po merr përsëpr të vrasë Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn, ka shpallur një list me dhjetë vetë që duhen vrarë mes të cilëve është dhe emri im dhe i kolegëve e miqëve të mij politikanë dhe gazetarë dhe nuk dihet se ku do ta ndalë turrin.

    Unë e kuptoj se njerëz të frustruar nga jeta e emigrantit dhe mospërfillja shoqërore kanë plot mllefe ndaj institucioneve dhe njerëzve që e kanë krijuar vetë personalitetin e tyre, por nuk e kuptoj se ku e gjejnë guximin këta njerëz që të dënojnë publikisht me vdekje shqiptarët dhe në shumicën e rasteve t’i egzekutojnë ata me ndihmën e serbëve. Them kështu, pasi kam bindjen që kolegun tim Enver Maloku mund të mos e kenë vrarë miqtë shqiptarë të Milaim Zekës që ata ditë hapën një agjensi të re lajmesh, por ata ja kanë bërë publike pretencën njësoj si Sabri Hamitit, njësoj si Ahmet Krasniqit, njësoj si Azem Hajdarit, njësoj si Fehmi Aganit dhe Alush Gashit. Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin.

    Unë do të ndjehesha i qetë nëse Melaim Zeka dhe njerëzit që ai përfaqëson, të më tregojnë sa serbë kanë vrarë. Është e lehtë që për t’u bërë i njohur tani që lufta ka nisur, të bësh lista pushkatimesh, por Milaim Zeka dhe gjithë ata që ka nga pas, me pushkë apo me damkë në krah, duhet ta dinë mirë, se nëse emrat e intelektualëve shqiptarë i kanë në lista për t’i vrarë, për t’i sjellë Kosovës dhe Shqipërisë pushtetin e proletariatit dhe klasës punëtore, do ta kenë pak të vështirë.

    Do ta kenë të vështirë, së pari për shkak se që nga sot kur unë po e bëj këtë denoncim publik ndaj vrasësve të shqiptarëve e tutje, ka plot burra që janë të gatshëm ta shikojnë me të njëjtin vigjilencë sikundër serbët dhe Melaim Zekën, apo ata, që deshën të ma thyenin kryet më shpejt. Melaim Zeka dhe banditët që trimërojnë atë, ndjehen trima se shetisin me makinat e Shërbimit Sekret shqiptar, se flejnë në vilat e qeverisë shqiptare, se flasin me telefon satelitorë nga Kukësi duke u paraqitur nga Drenica. Por është vonë për mua dhe kolegët e mij gazetarë të trembemi tani nga krimba të tillë.

    Unë e di se Melaim Zeka nuk di të vrasë thjesht se nuk ka prekur ndonjëherë pushkë me dorë, por në vend të tij mund të shkrepë revolen dikush tjetër, nga ata që e mbajnë në vila dhe në katin e katërt të Ministrisë së jashtme në Tiranë. Në rastin e kolegve të mij nga Kosova, të gatshëm për këtë punë janë cetnikët që sillen rrugëve të Prishtinës. Ajo që mbetet e vërtetë, është se mbi ntelektualët shqiptarë në Kosovë po qëllon dora e Serbisë por me një guxim për t’u admiruar ose për t’u mëshiruar po i merr përsipër një grup mafioz shqiptarësh që manipulojnë me gjakun e atyre shqiptarëve që duan lirinë e të Kosovës.

    Personalisht nuk ndjehem i shqetësuar nga lista të tilla vdekjesh ashtu sikundër jam i sigurt se dhe personalitetet e jetës politike dhe intelektuale në Prishtinë nuk e llogarisin as për armik dhe as për kriminel këtë rracë shqiptarësh.
    Por kjo nuk do të thotë që këta njerëz duhen lejuar që me pistoleta në dorë t’u japin folësve të Televizionit shqiptar trakte ku dënohen shqiptarët me vdekje. Kam duruar deri tani katër lista vdekjesh nga kjo rracë dhe do të duroja dhe njëqind të tjera nga Daja, nga Zeka dhe nga të gjitha pseudonimet që fillojne me emra zvarranikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar “qeni që leh nuk të ha”, por tashmë ky lloj qeni po leh për hesap të Serbisë e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur koha të lidhen këta zagarë.

    Tiranë më 31 mars 1999

    1. mali says:

      Merua si Merua.Po ketu ka gabuar.
      Eshte koha kur mbante erashken e Sali Berishes.

    2. Shqiptari i Kosoves,krahines se Shqiperise says:

      Leter historike nga e cila nuk mesuan asgje ata qe do te duheje te kishin mesuar,UCK-s dhe “komandantet e veteshpallur te UCK-se” andaj,perçane,vrane dhe plagosen shqiptare per interesa te Serbise!Se kush kane qene dhe kush jane sot,te tregon puna e tyre sot ne Kosove,teper korrupcion,shume vjedhje dhe me shume milionere te nates,kur shqiptaret e Kosoves e humben edhe shpresen per nje dite me te mire ne Kosoven e lire.

  4. Meleku says:

    LUFTA E POPULLIT TONË ËSHTË E DREJTË DHE DO TË TRIUMFOJ

    Revista “LIRIA” Nr. 3 , Maj 1981 , nga faqe 1 deri faqe 9.

    Këto kohët e fundit, e tërë Kosova jonë kreshnike ishte arenë e përleshjeve të për*gjakshme midis popullit tonë trim dhe regjimit të urryer të revizionistëve jugosllavë. Të bashkuar si një grusht i vetëm e i pathyeshëm, dhjetëra mijëra punëtorë, fshatarë, studentë, nxënës e intelektualë, burra, gra, pleq e fëmijë, lanë kantierët e tyre të pu*nës, lanë arat dhe bankat, lanë shtëpitë e tyre dhe, me grushta të ngritur, vërshuan si lumë i furishëm e i papërmbajtur nëpër rru*gët e pothuajse të gjitha qyteteve të Koso*vës. E gjithë Kosova jonë trime u ngrit në këmbë dhe i tregoi edhe njëherë botës se si në të kaluarën e saj të lavdishme edhe sot di t’u përgjigjet armiqve të saj ashtu si i ka hije: me grusht.

    Të tmerruar nga grushti i madhërishëm i popullit, robëruesit revizionistë të Beogradit dhe zagarët e tyre në Kosovë, grisën maskat, pas të cilave fshiheshin, dhe, duke përdorur mjetet dhe armët e tyre të fundit, tanket dhe çizmën ushtarake, treguan fytyr*ën e tyre të vërtetë fashiste. Pas maskave të çjerra, populli ynë dhe popujt e botës panë lakuriq fantazmat e zeza të Drazha Mihajloviçëve, Çubriloviçëve e Rankoviçëve, të Zogollianëve, Xhafer Devëve e Esat Toptanëve.

    Duke e parë veten të diskredituar kaq keq revizionistët jugosllavë dhe hyzmeqarët e tyre shqiptarë, kanë shpërthyer tani një fushatë të paparë propagandistike me plot e përplot gënjeshtra, falsifikime, shpifje e trillime nga më të poshtrat e më të paskru*pulltat. Në këtë mënyrë, ata po orvaten t’ia arrijnë atij qëllimi, që nuk mundën t’ia a*rrijnë vetëm me terror e me tanke, që ta shuajnë zjarrin e pashuar të lirisë, që po i çon peshë gjokset shqiptare, t’ia mbysin popullit tonë zërin e fuqishëm dhe t’ua fshehin popujve të Jugosllavisë e të gjithë bot*ës të vërtetën rreth Kosovës, rreth gjendjes së saj të mjeruar, rreth luftës së drejtë revolucionare që po bën populli i saj hero*ik, rreth shkaqeve dhe qëllimeve të saj të vërteta.

    Sipas devizës: “Rrej shumë, se diçka mbe*tet”, revizionistët dhe tradhtarët, duke mohuar edhe ato që vetë i kanë thënë vetëm pak kohë më parë, mundohen të na bindin ne dhe të tjerët se Kosova jonë e mjerë qenka një parajsë e vërtetë, një vend ku kombe e kombësi të ndryshme jetojnë të lirë, të baraba*rtë e të lumtur, në mirëqenie e bollëk të paparë, se pikërisht kjo gjendje “kaq e mrekullueshme” po i pengoka disa forca e grupe “nacionaliste” e “irredentiste”, “dogmatike e staliniste”, “reaksionare” e “kundërrevo*lucionare”, të cilat, me “parulla demagogjike sociale e nacionale” si dhe me kërcënime, shantazhe e vandalizëm”, paskan arritur t’i mashtrojnë e t’i hedhin në greva e demonst*rata disa qindra veta dhe kështu paskan prishur vëllazërimin e bashkimin, paskan cenuar integritetin e Jugosllavisë, paskan sulmuar frytet e revolucionit dhe, sidomos, të arriturat e popullit shqiptar, bile edhe paskan dashur të bëjnë “kontrarevolucion”!!!

    Por, nuk ka plaf propagande e demagogjie, që mund ta mbulojë këtë të vërtetë të madhe ashtu si nuk ka as armë e forcë që mund ta mbysë atë. Ajo është e qartë, e thjeshtë dhe e dukshme sa mund ta shohë edhe qorri. Nuk e shohin atë dhe nuk e kuptojnë vetëm ata që nuk duan ta shohin, vetëm ata që para saj i mbyllin sytë me qëllim.

    Revizionistët jugosllavë, me politikën e tyre tradhtare dhe antipopullore i kanë fu*tur masat popullore të të gjithë Jugoslla*visë në një gjendje tepër të rëndë. Kriza e përgjithshme dhe e pashërueshme, që ka mbë*rthyer për gryke Jugosllavinë e po ia zë frymën dhe pakënaqësia e madhe e masave pu*nonjëse që mbretëron kudo në Jugosllavi, dë*shmon më së miri se ku çojnë teoritë dhe praktikat kapitaliste që ndjekin revizioni*stët titistë.

    CILA ËSHTË E VËRTETA

    Por, në gjendje veçanërisht të rëndë dhe të padurueshme ndodhet popullsia shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, mbi të cilën ushtrohet një shtypje e shfrytëzim i egër e i shumëfishtë kolonial e kapital*ist. Kjo nuk mund t’u fshehet sot as të tjerëve, pa le më ne shqiptarëve, që mbajmë mbi supe pasojat e rënda të një gjendjeje të këtillë.

    Gjithkush i njeh pasuritë e shumta e të pafund të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, gjithkush e njeh edhe prapambet*jen e theksuar të tyre. Gjithkush e di (dhe këtë e pranojnë edhe vetë revizionistët) se Kosova, ashtu si edhe viset e tjera shqipta*re në Jugosllavi, jo vetëm që nuk po zhvillohet më shpejt se republikat e Jugosllavisë, po përkundrazi diferenca, si në shkallën e zhvillimit ashtu edhe në dinamikën e tij, po shtohet nga viti në vit. Prandaj gjithkush me të drejtë bën pyetjen: Pse ndodh kështu ? Përgjigjja është e qartë dhe atë e di mirë populli ynë, e dinë edhe të tjerët. Ndodh kështu, pse Kosova dhe viset e tjera shqip*tare në Jugosllavi nuk janë të lira, se ato janë një koloni e thjeshtë e republikave jugosllave, se ato janë plaçkë tregu dhe bu*rim i thjeshtë i lëndëve të para dhe i kra*hut të lirë të punës. Kosova ka pasuri të shumta, në Kosovë derdhet lumë djersa e bi*jve të saj, por tjetërkush i shfrytëzon ato, tjetërkush pasurohet me to.

    Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj pozite koloniale si dhe e marrëdhënieve kapitaliste në prodhim, është gjendja e mjeruar e popu*llit shqiptar nën robërinë jugosllave. Këtë gjendje të rëndë e njeh dhe e sheh gjith*kush, e kanë pranuar shumë herë edhe vetë krerët revizionistë.

    Prodhimi shoqëror dhe e ardhura kombëtare 3-4 herë më e ulët se mesatarja jugosllave, rreth gjysma e popullsisë analfabete, më shumë se çdo i dhjeti banor në kurbet e akoma më shumë të papunë ,qindra fshatra pa rrymë elektrike, pa rrugë, pa asnjë shitore e pa kurrfarë mbrojtjeje shëndetësore… Këto janë vetëm disa tregues që flasin për gjen*djen e vërtetë të popullit të Kosovës, pa përfshirë këtu viset e tjera shqiptare, ku gjendja është edhe më e rëndë, ku ndaj shqi*ptarëve ushtrohet një politikë e tillë sho*viniste, që e kanë lakmi edhe cionistët iz*raelitë dhe racistët e Afrikës së Jugut.

    Në Kosovë dhe në viset shqiptare në Maqe*doni, Serbi e Mal të Zi shumica e popullsi*së, sidomos ajo shqiptare, jeton në skamje, varfëri e mjerim të vërtetë. Një pjesë e mi*rë e popullsisë nuk ka kurrfarë të ardhur*ash e edhe ata që marrin diçka, ose nuk mund të gjejnë në treg as mallrat më të nevojsh*me të jetës, ose edhe po t’i gjejnë, ato ku*shtojnë aq shtrenjtë (dhe shtrenjtohen çdo ditë) sa nuk mund t’i blejnë dot.

    Me pagën e vogël që merr punëtori (e që është dhjetëra herë më e vogël se ajo që marrin drejtorët, burokratët e funksionarët barkmëdhenj) nuk mund t’i sigurojë familjes së vet as bukën e gojës. Vetëm për një bane*së të keqe (se banesat “shoqërore” ndërtoh*en për të tjerët) atyre u duhet të japin së paku gjysmën e pagës, kurse një pjesë të mirë të saj duhet ta japin për taksat, obligimet e kontributet e pafund, me të cilat i kanë ngarkuar…

    Në gjendje aspak më të mirë është edhe fshatari ynë, i cili, në gjendjen tepër të rëndë në të cilën ndodhet bujqësia, nuk ka leverdi të punojë as atë pak tokë, që akoma nuk ia kanë gllabëruar shteti dhe kulakët, sepse, siç thonë fshatarët, dara u del më shtrenjtë se barra. Është pikërisht kjo gjendje e padurueshme që po i detyron fshatar*ët tanë t’ia mësyjnë në mënyrë masive kurbetit e qytetit, ku i pret i njëjti fat.

    E mjerueshme është edhe gjendja e rinisë sonë shkollore e studenteske. Aq të vështi*ra janë kushtet e tyre të jetës dhe të mësimit sa që nuk mund të krahasohen jo vetëm me ato të shokëve të tyre në Jugosllavi, por as edhe me asnjë vend tjetër. Janë të shum*ta shkollat e fakultetet që zhvillojnë mësimin në kushte që janë jashtë çdo norme shë*ndetësore e pedagogjike. Shumë studentë dhe nxënës po kalbin trupin e tyre të njomë në*për bodrume të lagështa dhe shtalla të ti*lla ku nuk jetojnë dot as kafshët. Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe, çmimi i kë*tyre çelive është aq i lartë sa studenti nuk mund ta paguajë as me të gjithë bursën apo kredinë që merr. Nuk janë të pakët stu*dentët e nxënësit që e hanë bukën thatë ose me ndonjë “zdenkë” (copë e vogël djathi) apo ata që hanë bukë të mykur, të sjellë nga sh*tëpia. Prandaj shëndeti i tyre është aq i dobët, prandaj edhe suksesi është aq i pakënaqshëm.

    Por hallet e vuajtjet e të rinjve tanë s’ mbarojnë as pas përfundimit të shkollimit. Në krizën e rëndë, në të cilën është mbër*thyer Jugosllavia, ata nuk kanë asnjë sigu*ri për të ardhmen. Shumica e të papunëve ja*në me kualifikime, me shkolla të mesme e të larta, e madje edhe me fakultete të kryera.

    Të pakënaqur punëtorët, të pakënaqur fshatarët, i pakënaqur e i revoltuar i gjithë populli. Në një gjendje të tillë të paduru*eshme, ku populli është mbështetur për muri, e thika po e prek në asht, mjaftonte një sh*këndijë e vogël që të merrte flakë e tërë Kosova. Këtë shkëndijë kaherë të pritur, e ndezën më 11 mars studentët trima të Universitetit të Kosovës. Ata kanë kërkuar shumë herë më parë në rrugë e në forma të ndrysh*me që të përmirësohet gjendja e tyre e mje*ruar, por për ankesat e tyre nuk çau kokën askush. Të ngopur me gënjeshtra e premtime boshe, studentët tanë nuk duruan më, por u bashkuan si një grusht dhe dolën e demonst*ruan nëpër rrugët e Prishtinës.

    Edhe pse kërkesat dhe parullat e demonstratës së parë ishin kryesisht me karakter so*cial dhe ekonomik, ajo u cilësua si armiqë*sore dhe jo vetëm që nuk u përfillën fare kërkesat e studentëve, jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për përmirësimin e gjendjes së tyre, por ndaj demonstruesve u përdor dhuna policore. Kjo dhe arrestimet që u bënë, e shtuan edhe më shumë pakënaqësinë dhe revo*ltën e studentëve, e cila shpërtheu me for*cë e vendosmëri edhe më të madhe në demons*tratën e 26 marsit. Studentëve në këtë demonstratë iu bashkua edhe një numër jo i vo*gël i punëtorëve, nxënësve dhe qytetarëve të tjerë. Përveç parullave të mëparshme, në për*gjithësi ekonomike e sociale, kësaj here u ngritën edhe kërkesa dhe parulla politike. Demonstrata e 26 marsit ishte më popullore dhe mori edhe më shumë karakter politik.

    Krerët tradhtarë, duke u hequr se gjoja po bisedojnë dhe po merren vesh me studentët demonstrues, arritën t’i mashtrojnë ata dhe të fitojnë kohë për t’u përgatitur më mirë. Gjatë kësaj kohe u mobilizuan jo vetëm for*cat e policisë dhe të sigurimit, por edhe ato të ushtrisë, u mbyllën me policë nëpër fabrika e shkolla punëtorët e nxënësit (edhe pse më parë u ishte thënë të dilnin për të “pritur” stafetën), kurse një kordon i for*të policësh dhe agjentësh të armatosur deri në dhëmbë, i rrethoi demonstruesit në lagj*en e tyre dhe i ndau nga masat e tjera popullore që ishin gati t’u bashkohen.

    Me t’i arritur këto qëllime, tradhtarët ndërruan fytyrën dhe filluan menjëherë sulmin e egër mbi demonstruesit. Krerëve tradhtarë të Kosovës iu dukën pak gjithë ajo mizëri e zezë policësh dhe agje*ntësh të armatosur që u hodhën mbi demonstrues, iu dukën pak edhe repartet e ushtrisë që ishin vënë në gatishmëri dhe kërcënonin demonstruesit edhe me aeroplanë, por thirrën edhe njësi të policisë speciale të Beograd*it, për të shfryrë mllefin e tyre shovinist mbi rininë tonë, mbi vëllezërit dhe motrat tona. Dhe xhelatët “udbashë” të Rankoviçit e treguan veten dhe kënaqën jo vetëm vojvo*dët e tyre në Nish e Beograd, por edhe kre*rët kuislingë në Kosovë. Në mënyrë të posh*tër e tinëzare, këta kriminelë sulmuan studentët tanë të pambrojtur, kur këta ishin sh*përndarë dhe ishin kthyer në konvikte, u hodhën gazëra lotsjellëse, trullosëse e helmuese, dhe pastaj u hodhën mbi ta si egërsira dhe bënë masakër të vërtetë. Xhandarët e Beogradit thyenin dyer e dritare të konvikte*ve, rrihnin egërsisht secilin që gjenin përpara (madje edhe ata pak studentë që nuk kishin mundur t’u bashkoheshin shokëve të ty*re), fyenin e shanin në mënyrën më të posh*tër jo vetëm motrat dhe vëllezërit tanë studentë, por fyenin e shanin gjithë popullin shqiptar, shanin nënën shqiptare…Rrugaçët e Beogradit shkuan deri atje sa të thyejnë dollapët dhe të plaçkitin edhe ato pak para e plaçka që kishin lënë studentët në dhomat e tyre. Qindra studentëve të gjymtuar e të lënduar rëndë, jo vetëm që nuk iu dha ndih*ma e nevojshme mjekësore, por ata u dërguan ashtu siç ishin drejt e në qeli, ku u rrahën e u torturuan përsëri në mënyrë shtazarake.

    Paria tradhtare e Kosovës jo vetëm nuk bëri asgjë për ta penguar këtë masakër mizore jo vetëm nuk ngriti zërin kundër veprimeve kriminale të çetnikëve të Rankoviçit, por e kërcënoi rininë dhe popullin tonë me masa edhe më të ashpra, po qe se guxojnë e ngri*tën përsëri. Krerët revizionistë në Serbi e Jugosllavi dhe këlyshët e tyre në Kosovë e mburrën hapur dhunën dhe terrorin që përdo*rën dhe menduan se masat represive që ata ndërmorën do të ishin, siç thoshin, “një le*ksion i mirë” për rininë dhe gjithë popull*in tonë.

    Se sa u gabuan në vlerësimet e tyre, sho*vinistët jugosllavë dhe tradhtarët shqipta*rë u bindën shumë shpejt. Dhuna dhe terrori i egër fashist jo vetëm nuk frikësoi rininë tonë të zjarrtë dhe popullin tonë trim, por përkundrazi, e shtuan edhe më shumë pezmin dhe urrejtjen e tyre ndaj armiqve dhe tradhtarëve. Benzina që iu hodh zjarrit që kish*te shpërthyer, sigurisht që nuk do ta shua*nte atë, por do ta shtonte edhe më tepër. Dhe kështu ndodhi. Kupa e pakënaqësisë dhe revoltës ishte mbushur edhe më parë, por tani, pas dhunës që u përdor ndaj rinisë, ajo nuk zinte më. Në këmbë u ngrit i gjithë po*pulli. Demonstrata e greva të shumta shpër*thyen anë e kënd Kosovës. Demonstruesit ho*dhën parullën: “PUNETORË, STUDENTË, FSHATA*RË, JEMI NJË E TË PANDARË!” dhe ashtu u bë. Dhjetëra mijëra punëtorë, fshatarë, studentë, nxënës, zejtarë e intelektualë u bashkuan si një trup i vetëm në një bllok të fuqishëm e të paparë. Edhe në përvojën tonë u vërtetua ajo që mëson marksizëm-leninizmi se, kur ene*rgjitë e pashtershme të rinisë bashkohen me luftën revolucionare të klasës punëtore dhe masave të tjera popullore, nuk ka forcë në botë që mund ta mposhtë luftën e tyre.

    Me gjithë masat e jashtëzakonshme që ndër*morën dhe me gjithë mungesën e organizimit e përgatitjeve të nevojshme të demonstruesve, forcat policore nuk mundën ta ndalin armat*ën e madhe të popullit që mbushi rrugët e pothuajse të gjitha qyteteve të Kosovës.

    Ditën e 1 prillit, nga të gjitha anët e Prishtinës, lumenj të mëdhenj demonstruesish, duke çarë përmes reve të gazit lotsjellës, plumbave dhe bajonetave, u derdhën në qend*rën e qytetit, u bashkuan dhe formuan aty një det të madh e të paparë. Pamja që mori qendra e Prishtinës sonë heroike ishte vërtet madhështore. Nuk mund të shihej aty as*gjë tjetër përveç kazmave, lopatave e çeka*nëve që ngriheshin kërcënueshëm para selisë së tradhtarëve të Kosovës, përveç grushteve të fuqishëm të më se 20 mijë demonstruesve të të gjitha moshave e profesioneve, që ish*in bashkuar në një grusht të vetëm e kolos*al. Nuk mund të dëgjohej aty asgjë tjetër përveç korit madhështor të popullit që kum*bonte në të gjithë qytetin, përveç brohori*tjeve të fuqishme:

    “KUSHTE PËR STUDENTËT”

    “KUSHTE PËR PUNETORËT”

    “ÇMIMEVE, STOP”

    “DUAM PUNË”

    “KTHENI KURBETÇINJTË”

    “MJAFTË SHTYPJE E SHERYTEZIM”

    “POSHTË ROBERIA *– RROFTË LIRIA”

    “LIRONANI SHOKËT”

    “KËRKOJMË LLOGARI”

    “TË BURGOSURIT KOSOVARË KTHENI NË KOSOVË”

    “TREPÇA ËSHTË JONA”

    “KOSO*VA ËSHTË JONA”

    “KOSOVA – KOSOVARËVE”

    “KOSOVA – REPUBLIKË”

    “DUAM VETEVENDOSJE”

    “TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI NJË”

    “JEMI SH*QIPTARË, S’JEMI JUGOSLLAVË”

    “MARKSIZËM-LENINIZEM” etj., etj.

    Grushti i fuqishëm i popullit dhe kërkes*at e tij të drejta u kallën tmerrin armiqve dhe tradhtarëve, të cilët pa asnjë paralaj*mërim, pa asnjë përpjekje për t’u marrë ve*sh me popullin që kërkonte të drejtat e ve*ta, por që kërkonte edhe llogari e përgji*gje për ato që kishin ndodhur më parë, iu përgjigjën popullit me një sulm tjetër ako*ma më brutal e më çnjerëzor se ato të mëparshmet. Kundër popullit duarthatë e të pambrojtur, në mesin e të cilit kishte edhe gra, pleq e fëmijë, udhëheqja e Jugosllavisë “socialiste”, “humane”, e “demokratike” urdhë*roi sulmin jo vetëm me kërbaç e gazëra lot*sjellëse, trullosëse e helmuese, por edhe me armë të zjarrit. Gjatë tërë natës së 1 – 2 prillit, banorët e Prishtinës dhe të një së*rë qytetesh të tjera, dëgjuan të shtëna të pandërprera armësh që zbrazeshin mbi trupat e njomë dhe të uritur të bijve e bijave të popullit. Rrugët e shumë qyteteve kosovare e skuqën me gjak, por populli ynë heroik nuk u frikësua. Ai i hapi dyert dhe i strehoi bijat e bijtë e tij luftëtarë, u dha bukë, kripë e zemër e ua lidhi plagët. Populli e kuptoi atë natë edhe më mirë se kush ishin armiqtë e tij të vërtetë dhe kush ishin bi*jtë e tij të vërtetë.

    Krerët revizionistë në Beograd dhe sido*mos hyzmeqarët e tyre në Kosovë e dinin mi*rë se ç’ zihej atë natë në zemrën e popullit e dinin se pezmi dhe zemërimi i grumbulluar kaherë do të shpërthente të nesërmen me fo*rcë edhe më të madhe, prandaj futën në lojë edhe kartën e tyre të fundit: vunë në vep*rim ushtrinë, tanket dhe aviacionin, shpa*llën gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendos*ën orën policore. Jo vetëm burgjet, por edhe stadiumet u mbushën me të burgosur, kurse konviktet e nxënësve dhe të studentëve u mbushën plot e përplot policë të ardhur nga Serbia dhe viset e tjera të Jugosllavisë. Më shumë se kaq nuk mund të bënte Jugosllavia e Titos, nuk ka bërë as Jugosllavia e kralëve, nuk ka bërë as Gjermania e Hitlerit, nuk po bën as Kili i Pinoçetit. Por as këto ma*sa fashiste nuk e trembën popullin e pamposhtur të Kosovës kreshnike dhe rininë e tij të kuqe. Ata që kishin menduar se me tanke e aeroplanë mund t’i frikësojnë bijtë e sh*qipes, u mashtruan keq. Ajo që ndodhi më 2 prill, duhet të jetë mësim i mirë për çdo armik dhe tradhtar. Në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës, atë ditë punëtorët nuk dolën në punë, nxënësit nuk shkuan në mësim por dolën masovikisht në demonstrata të reja, u ngritën barrikada forcave të ushtrisë dhe të policisë armike dhe u përleshën me to me heroizëm të paparë. Në këmbë ishte i madh e i vogël. Përballë tankeve e mitralozave, po*pulli tundte grushtin e tij të fuqishëm. Po*thuajse të gjitha dyert e shtëpive ishin të hapura për bijtë e nënave. Dora e madhe e popullit u sillte vazhdimisht bukë e ujë luftëtarëve të tij. Infermierë dhe mjekë man*tel dhe zemërbardhë të spitalit të Prishtinës u sillnin pa ndërprerë ushqime, fashë e barëra demonstruesve, u mjekonin dhe u lidh*nin plagët trimave dhe trimëreshave… Ki*shin arsye ata oficerë e ushtarë të huaj që kapnin kokën dhe fërkonin sytë. Bijat e bi*jtë e Kosovës kreshnike, duarthatë po zemër zjarrtë, ua hapnin gjoksin plumbave të armikut, hidheshin edhe mbi tanke. Djemtë petri*ta të Kosovës dhe vajzat e saj shqiponja, e veshën përsëri xhamadanin e Mic Sokolit, Se*lam Labit dhe Vojo Kushit, i treguan edhe një herë botës se vërtet të gjithë shqipta*ret e shqiptarët janë Shotë Galica e Mic Sokola.

    Demonstratat që shpërthyen anë e kënd Ko*sovës u shuan në gjak. Qindra bij e bija të popullit u vranë, u plagosën dhe u lënduan rëndë, por lufta e drejtë e popullit për të drejta e liri nuk u shua. Në përkrahje të kërkesave të drejta të popullit, në shumë qytete të Kosovës shpërthyen greva e demon*strata të tjera, kurse vëllezërit tanë në kurbet organizuan dhe po vazhdojnë të orga*nizojnë demonstrata të fuqishme dhe mitin*gje të shumta proteste nëpër vendet e ndry*shme të botës. Populli ynë po e vazhdon lu*ftën e tij në forma të ndryshme, dhe do ta vazhdojë atë deri në realizimin e plotë të kërkesave dhe aspiratave të tij,deri në fi*toren e tij të plotë.

    JO RINIA, POR TRADHTARËT JANË PLEHU I KOSOVËS

    Fytyrën e vërtetë të armiqve të tij, robë*ruesve revizionistë dhe shërbëtorëve të ty*re shqiptarë, populli ynë e ka njohur edhe përpara, por ngjarjet e fundit në Kosovë e kanë bërë që t’i njohë ata edhe më mirë. Edhe ata që kanë qenë të mashtruar dhe kanë pasur ndonjë iluzion ndaj krerëve të Kosov*ës, tani e kanë kuptuar qartë se kush janë ata, kujt i shërbejnë dhe për kënd punojnë e luftojnë ata. Me qëndrimin e tyre frika*cak, kapitullues dhe krejtësisht antipopullor e antishqiptar, krerët tradhtarë dëshmu*an edhe një herë se ata mbrojnë interesat e armiqve të popullit, tek të cilët janë të shitur, dhe jo aspak interesat e popullit, të cilin e kanë tradhtuar dhe e kanë shitur.

    Këta sahanlëpirës jo vetëm që nuk përkra*hin luftën e drejtë të popullit, jo vetëm që nuk përkrahën asnjë nga kërkesat e tij të ligjshme, por përkundrazi, morën hapur anën e armiqve më të urryer të popullit tonë, u bënë bashkautorë të forcave më të zeza ran*koviçiane në veprimet e tyre mizore.

    Hyzmeqarët besnikë të të huajve dhe armiq si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Baka*lli, Dushan Ristiqi, Ali Shukriu, Asllan Fazlija etj., jo vetëm që u dalluan në masat e egra që u ndërmorën kundër rinisë dhe po*pullit tonë, por po tregohen shumë të zell*shëm edhe në fushatën propagandistike që revizionistët jugosllavë kanë shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë për t’i dënuar demo*nstratat e Kosovës dhe kërkesat e tyre.

    Të hutuar e të sekëlldisur, duke u djersitur e duke shkumbëzuar, këta altoparlantë të bindur të shovinistëve të Beogradit, në de*klaratat dhe fjalimet e tyre të pafund, nuk lanë gjë pa thënë kundër rinisë sonë, sido*mos asaj studenteske, që “me demonstratat e tyne armiqësore” paskan pasur për qëllim “me e damkosë popullin shqiptar”, “me e prishë vllaznimin dhe bashkimin”, “me thye izllogat e me vjedhë mallin”!!!

    Këta prefektë anadollakë të tipit të Qaz*im Mulletit, me fjalimet e tyre gjysma shqip e gjysma serbokroatisht, akoma pa u tharë gjaku rinor që u derdh, akoma pa i varrosur dhjetëra djem e vajza që i vranë mizorisht, u munduan të na bindin se bijat e bijtë e popullit genkan “rrugagë”, “nacionalistë” e “reaksionarë”, se ata qenkan “agenta të të tjerëve”, se rinia e pastër e Kosovës qenka “plehu i Kosovës” !!

    Jo, tradhtarë, i përgjigjemi ne, gjithë populli, Fadil Hoxhës dhe bandës së tij. Bi*jat dhe bijtë e Kosovës kreshnike nuk e kanë damkosur dhe nuk e damkosin as sot kombin e popullin shqiptar, ata nuk janë “huliganë” e agjentë të të huajve, por janë bijtë më të mirë e më besnikë të popullit, ata nuk janë plehu i Kosovës, por floriri i Kosovës, janë lulëkuqja më e bukur e Kosovës. Jo rinia, po tradhtarët e njollosin popullin shqiptar. Jo rinia, po tradhtarët janë agjentë të të hu*ajve. Jo rinia, por tradhtarët janë plehu i Kosovës..

    Më kot çirren dhe shkumbëzojnë tradhtarët duke thënë “rinia është e jona”, “rinia do të jetë me ne” etj. Jo, rinia revolucionare e Kosovës kurrë nuk ka qenë e tradhtarëve dhe e armiqve të saj; kurrë nuk ka qenë me ta, nuk është sot dhe as që do të jetë ndo*njëherë. Rinia e kuqe e Kosovës ka qenë, ësh*të dhe do të jetë e popullit dhe me popull*in. Ajo ka zgjedhur rrugën e saj të vetme, rrugën që i tregon marksizëm-leninizmi, rrugën që i kanë lënë amanet mijëra yje të pa*shuar, që derdhën gjakun për liri e socializëm të vërtetë, rrugën që ia lanë amanet e*dhe dëshmorët e demonstratave të fundit, që ranë me heroizëm për të mos vdekur kurrë.

    Nuk ka forcë në botë që mund ta largojë rininë e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga kjo rrugë e lavdishme.

    Propaganda revizioniste në Jugosllavi dhe Kosovë mundohet t’i paraqesë demonstratat e grevat e Kosovës si gjoja “vepër diversioniste të forcave armiqësore të brendshme e të jashtme”, të cilat “me organizim mjeshtëror” dhe “me parulla demagogjike” ia paskan arritur “t’i mashtrojnë masat dhe t’i hedhin në luftë”!

    Në këtë mënyrë revizionistët jugosllavë e shërbëtorët e tyre shqiptarë duan t’i fshe*hin shkaqet e vërteta që e shtynë popullin të ngritet në greva e demonstrata. Ata e di*në mirë se këto shkaqe janë në pozitën e vështirë dhe të pabarabartë të Kosovës dhe popullit të saj, në shtypjen e shfrytëzimin e egër dhe të shumëfishtë që ushtrohet mbi masat e saj punonjëse, në mungesën e një sërë të drejtash dhe lirish kombëtare e demokra*tike, në pakënaqësinë e madhe që mbretëron kudo dhe që po shtohet çdo ditë, por i fshehin ato, sepse pikërisht ata dhe politika e tyre janë shkaktarë të një gjendjeje të kë*tillë dhe rrjedhimisht edhe të demonstrata*ve e të grevave që u bënë në Kosovë. Po të mos ishte kjo gjendje kaq e vështirë dhe populli të jetonte vërtet i lirë e i lumtur, siç duan të thonë ata, atëherë asnjë forcë e brendshme as e jashtme nuk do të mund ta nxirrte popullin në rrugë, sado që të përdornin “parulla demagogjike”. Përse nuk po bë*hen greva e demonstrata në Shqipërinë socialiste, ku populli jeton vërtet i lirë dhe i lumtur, por bëhen sidomos në vende të tilla borgjeze, fashiste ose revizioniste si Spa*nja, Italia, Jugosllavia, Turqia, Polonia etj.?

    Në çdo fjalim e artikull rreth demonstra*tave thuhet se “masat u mashtruan nga paru*llat demagogjike që u hodhën”, por nuk thu*het se pse ato parulla na qenkan “demagogji ke” dhe, deri sa qenkan të tilla, si u bë që populli të jetë aq “mendjelehtë” (siç e qu*ajtën tradhtarët) sa jo vetëm që përkrahu që në fillim parullat e kërkesat e demonst*ruesve, por po i përkrah ato edhe tani,bile akoma më me forcë? Është interesant të di*het gjithashtu, përse krerët revizionistë e kalemxhinjtë e tyre nuk i zënë fare në gojë edhe parullat e tilla të demonstruesve si “DUAM PUNË”, “KTHENI KURBETÇINJTË”, “ÇMI*MEVE, STOP”, “LIRONANI SHOKËT”, “TË BURGOSURIT KOSOVARË, KTHENI NË KOSOVË” etj.? Pse ata nuk po e shpjegojnë “karakterin demago*gjik dhe armiqësor” edhe të këtyre parulla*ve dhe pse nuk i zgjidhin këto probleme të mëdha, në mënyrë që “forcat armiqësore” të mos mund t’i “mashtronin” masat herëve të tjera?

    Duke i paraqitur demonstratat dhe grevat e fundit në Kosovë si vepër të grupeve e forcave të ndryshme të organizuara, revizionistët u bëjnë atyre një nder të madh, e madje edhe të tepruar. Pararoja e organizuar në Kosovë, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë, pa dyshim që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë lëvizje revolucionare, por, duhet thënë hapur se detyrën e saj në organizimin dhe udhëheqjen e masave, ajo ka qenë dashur dhe ka mundur ta kryente edhe më mirë. Grevat dhe demonstratat në Kosovë, më shumë se të organizuara ishin spontane. Ato nuk janë dhe nuk mund të ishin vepër e askujt tjetër, por e vetë popullit të saj heroik. Ai është iniciatori, udhëhe*qësi dhe organizatori kryesor.

    Këtë të vërtetë të madhe e dinë mirë edhe revizionistët e tradhtarët, dhe pikërisht kjo i tmerron ata. Pikërisht këtë të vërtetë të rëndësishme duan ta fshehin ata, kur ngjarjet e fundit në Kosovë ua mveshin “fo*rcave reaksionare, dogmatike e staliniste”.

    Është për t’u theksuar edhe qëllimi tjet*ër i poshtër i krerëve dhe kalemxhinjve re*vizionistë, të cilët, edhe pse e dinë mirë orientimin e shëndoshë marksist–leninist të rinisë dhe të demonstruesve, edhe pse e dinë sigurisht se gjatë gjithë demonstrata*ve brohoritej pa ndërprerë e nga të gjithë për marksizëm-leninizmin, për socializmin e vërtetë dhe internacionalizmin proletar, mu*ndohen t’i paraqesin demonstratat e Kosovës si vepër edhe të reaksionit antikomunist shqiptar. Duke qenë të bindur se mbeturinat e reaksionit zogist, ballist etj., nuk kanë pothuajse kurrfarë influence në popullin e sidomos në rininë e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë, revizionistët mundohen ta bindin popullin tonë se pikërisht këta reaksionarë qëndronin në krye të demonstratave dhe jo bijtë e popullit, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata orvaten t’i shkëpusin masat popullore nga pararoja e tyre komuniste dhe revolucionare që në të vërte*të, siç treguan ngjarjet e fundit, janë një dhe të pandarë. Propaganda e tillë e posht*ër është edhe një shërbim i mirë i revizio*nistëve për reaksionin antikomunist shqip*tar, i cili është shumë i interesuar për të krijuar bindjen se ai është akoma gjallë dhe se ka ende ndikim në popullin shqiptar.

    Duke folur për demonstruesit, tradhtari Fadil Hoxha tha se i njeh ata që nga lufta, se gjatë luftës ata paskan qenë bashkëpunë*torë të okupatorit fashist, kurse pas luftës qenkan “agenta” të agjencive të huaja të spiunazhit, “armiq jo vetëm të Jugosllavisë por edhe të Shgipërisë” etj.,etj. Lind pye*tja: a thua nuk e di Fadil Hoxha se shumica e demonstruesve janë të rinj që kanë lindur pas luftës, prandaj s’ka pasur si t’i njohë në luftë, se edhe ata demonstrues që kanë qenë në luftë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, por kanë qenë partizanë, ndo*shta edhe në aradhën e Fadil Hoxhës? Paska harruar vallë Fadil Hoxha se kriminelët dhe emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, e për të cilët flet ai, janë strehuar pikërisht në Kosovë, se pikërisht nga Kosova e Jugoslla*via i kanë nisur ata Dushan Mugosha e Rankoviçi për të vrarë kuadro të Partisë, gra e fëmijë në Shqipërinë socialiste, në kohën kur në Kosovë UDB-ja famëkeqe bënte kërdinë mbi shqiptarët. Fadil Hoxha dhe shokët e tij këto edhe mund t’i “harrojnë”, por populli nuk i harron kurrë. Prandaj populli nuk ma*shtrohet nga shpifjet dhe trillimet e tradhtarëve, sado që të hiqen ata si “luftëtarë” të rrallë dhe “burra të ngritun shyptarë”.

    Nuk pi ujë as përpjekja për t’i paraqitur ngjarjet e Kosovës si vepër të superfuqive imperialiste dhe demonstruesit si përkrahës të njërës apo tjetrës superfuqi. Agjentë të superfuqive janë revizionistët jugosllavë, që gjithmonë u kanë shërbyer atyre dhe po u shërbejnë edhe tani me propagandën që po bëjnë rreth demonstratave, dhe jo populli i Kosovës e bijtë e tij, të cilët jo vetëm s`kanë pasur as iluzionin më të vogël ndaj ty re, por i kanë konsideruar gjithmonë dhe i konsiderojnë edhe sot si armiq të tyre, si armiqtë më të mëdhenj të popujve, të revolucionit dhe të socializmit.

    KUSH PO E NXITË NACIONALIZMIN?

    Ajo që bie në sy më së shumti në fushatën e gjerë propagandistike që ka shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë kundër demonstratave të Kosovës, kundër demonstruesve e madje e*dhe kundër të gjithë popullit tonë, janë a*kuzat e shumta për “nacionalizëm”, “irreden*tizëm”, “separatizëm” e madje edhe për “shovinizëm shqiptaromadh”. Pa hyrë në argumen*timin e asaj që thonë, revizionistë dhe tradhtarë të shumtë, që nga më të mëdhenjtë e deri te më të vegjlit, çirren me të madhe se gjoja demonstratat paskan pasur për qëllim të nxisin nacionalizmin dhe shovinizmin sh*qiptar, të mbjellin mosbesim, përçarje dhe urrejtje ndërnacionale në Kosovë dhe Jugos*llavi, të prishin vëllazërimin e bashkimin e tyre dhe gati sa s’thonë se demonstruesit paskan dashur ta pushtojnë gjithë Jugoslla*vinë!!.

    Po vallë, ç’ nacionalizëm e ç’ shovinizëm kishte në grevat dhe demonstratat që bëri populli ynë në Kosovë? Ç’ nacionalizëm e ç’ shovinizëm ka në parullat kundër papunësisë, kurbetit e ngritjes së çmimeve? Ç’ kishte nacionaliste e shoviniste në kërkesën e drej*të për kthimin në Kosovë të të burgosurve kosovarë, ose në kërkesën gjithashtu të drejtë që Kosova dhe viset e tjera shqiptare të çlirohen nga zgjedha koloniale,që Krahi*nës së Kosovës t’i jepet statusi i Republi*kës në kuadër të Federatës Jugosllave? Ç’e keqe u erdhi popujve jugosllavë në Kosovë e Jugosllavi nga demonstratat që u bënë dhe ç’të keqe do t’u sillte atyre realizimi i kërkesave të drejta të demonstruesve? Asnjë, absolutisht asnjë të keqe. Lufta e studentëve, e punëtorëve dhe e gjithë popullit të Kosovës për të drejta e liri, jo vetëm që nuk drejtohet aspak kundër popujve ,jugosllavë, jo vetëm që nuk u sjell atyre asgjë të keqe, po përkundrazi, ajo e ndihmon në mëny*rë të drejtpërdrejtë luftën që bëjnë edhe punëtorët dhe masat e tjera punonjëse jugo*sllave për të drejta e socializëm. Aq më shumë kjo vlen për pakicat serbe, malazeze, turke etj. në Kosovë, të cilat lirinë e ty*re nuk mund ta shohin në shtypjen dhe robë*rimin e popullit shqiptar, por përkundrazi, në lirinë e tij të plotë.

    Populli shqiptar, në historinë e tij të gjatë ka vuajtur shumë nga pushtuesit e hu*aj, gjithmonë ka luftuar kundër shovinistë*ve e zullumçarëve të huaj, por ai vetë kurrë nuk ka qenë pushtues, kurrë nuk ka qenë shovinist e zullumçar ndaj të tjerëve. Ai kur*doherë ka ditur të bëjë dallimin mes popuj*ve të tjerë, me të cilët ka jetuar në miqë*si e fqinjësi të mirë, dhe krerëve të tyre shovinistë, kundër të cilëve ka luftuar pa mëshirë. Jo vetëm në Luftën Nacionalçlirim*tare, por edhe në luftën patriotike të Azem Bejtës e Isa Boletinit, populli ka dënuar çdo lloj dhune e zullumi ndaj pjesëtarëve të pafajshëm të kombësive joshqiptare.

    Shovinistë e zullumçarë nuk kanë qenë ku*rrë as të parët tanë, aq më pak mund të je*në bijtë e tyre që po rriten e edukohen me librat e Marksit dhe të Leninit në gji. Kjo u vërtetua edhe në ngjarjet e fundit në Kosovë. Gjatë demonstratave jo vetëm që nuk u hodh asnjë parullë kundër popujve të tjerë, po përkundrazi, më se një herë u the*ksua qartë dallimi mes popujve jugosllavë e krerëve të tyre shovinistë dhe revizionistë.

    Gjatë demonstratave jo vetëm që nuk u dëm* tua popullsia joshqiptare, por pati edhe se*rbë, malazez, turq, romë etj. që iu bashkuan grevave dhe demonstratave, ose u solidari*zuan me to, strehuan demonstruesit, u dhanë bukë dhe ua lidhën plagët.

    Populli shqiptar i Kosovës është patriot, por jo, kurrë, shovinist. Shovinistë janë ata që e kanë robëruar atë, e kanë copëtuar dhe e mbajnë me dhunë nën zgjedhë, e jo po*pulli ynë që lufton për të drejtat dhe liri në e tij, pa u rënë më qafë të tjerëve. Sho*vinistë janë ata që sjellin polici, ushtri e tanke të huaja në Kosovë, ata që vrasin, gjy*mtojnë, rrahin e poshtërojnë popullin, e jo ata që ngrenë zërin dhe grushtet kundër një mizorie të tillë. Përçarjen dhe urrejt*jen e rrezikshme ndërnacionale nuk e nxit populli i Kosovës dhe rinia e tij, por udhë*heqja revizioniste në Jugosllavi e në Koso*vë, e cila, duke shtrembëruar të vërtetën rreth Kosovës dhe luftës së saj të drejtë, orvatet të nxitë një frymë antishqiptare kudo në Jugosllavi. Jo ne, por revizionistët jugosllavë kanë nxitur dhe po nxisin konflikte ndërnacionale në mënyrë që t’i bëjnë masat punonjëse të harrojnë problemet e tyre të mëdha ekonomike e sociale, për të lënë në plan të dytë luftën e tyre klasore kundër shtypjes dhe shfrytëzimit kapitalist.

    Por, popujt e Jugosllavisë dhe klasa e ty re punëtore nuk do të lejojnë të bien në kurthin ku duan t’i hedhin revizionistët. Ar*mik i tyre nuk është dhe nuk do të jetë ku*rrë populli shqiptar që lufton për lirinë e tij, por borgjezia revizioniste që i shtyp e i shfrytëzon edhe ata egërsisht. Lirinë e socializmin e vërtetë, ata do t’i arrijnë vetëm nën parullën leniniste: “PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE DHE POPUJ TË SHTYPUR, BA*SHKOHUNI “.

    RROFTË REPUBLIKA SOCIALISTE E KOSOVËS

    Populli shqiptar në Jugosllavi edhe më parë, në forma e rrugë të ndryshme, ka kërku*ar zgjidhje të drejtë të çështjes së tij kombëtare, ka kërkuar që atij t’i njihet e d*rejta për të vendosur vetë për fatin e tij.

    Për këtë të drejtë ka luftuar me shekuj shqiptari. Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të banuara me shqiptarë u ngrit në Luftën antifashiste Nacionalçlirimtare, i bindur se pas fitores së saj, edhe ai do të fitonte të drejtën për të qenë i lirë dhe i pavarur. Udhëheqja e atëhershme e PKJ-së dhe vetë Titoja, më se një herë ki*shin shpallur se pas luftës do ju njihnin dhe garantonin lirinë të gjithë popujve brenda ku*fijve të Jugosllavisë së vjetër, edhe popu*llit shqiptar, të drejtën për vetëvendosje dhe shkëputje. Por, pas luftës, ata jo vet*ëm nuk e garantuan këtë të drejtë por e sh*kelën atë me gjak. Ata që guxuan ta kërkoj*në këtë të drejtë të ligjshme dhe të premtuar, u shpallën armiq, u vranë, u ndoqën dhe u burgosën. Tjetërkush vendosi për fatin e popullit tonë të robëruar. Dihet botërisht se në Mbledhjen e AVNOJ-it,ku u vendos edhe për fatin e popullit shqiptar dhe të tokave të tij, që fuqitë e mëdha imperialiste pa*drejtësisht i kishin ndarë nga shteti shqip tar dhe i kishin lënë nën zgjedhën e Serbi*së dhe Malit të Zi, nuk kishte asnjë deleg*at shqiptar.

    Megjithëkëtë, revizionistët dhe tradhtar*ët thonë se populli ynë paska shprehur vetë vullnetin e tij që të jetë kështu siç është. Ç’ vullnet i çuditshëm! Shqiptarët që rrojnë në tokat e tyre (dhe përbëjnë aty shumicën absolute të popullsisë) paskan dashur dhe paskan shprehur vullnetin (për hatër të Ti*tos e Rankoviçit!) jo vetëm të mbeten në kuadrin e Jugosllavisë, por edhe të copëtohen një pjesë në Kosovën autonome, një pjesë në Maqedoni, një në Serbinë e ngushtë dhe një pjesë tjetër në Republikën e Malit të Zi’. (Mjerisht ishin larg Kosovës Kroacia e Sllovenia, se sigurisht edhe atyre “do t’u takonte” ndonjë copë toke shqiptare!)

    Por vallë a mund t’u besojë kush përrallave të tilla, a mund të mashtrojnë kënd ato? Jo, ato jo vetëm nuk shiten tek asnjë shqiptar, por nuk shiten as te popujt jugosllavë dhe as te popujt e botës.

    Nëse populli i Kosovës paska vendosur ve*të që të jetë kështu si është dhe nëse ai e paska lidhur fatin e tij me Jugosllavinë me LKJ-në dhe me Titon, atëherë pse ai nuk gë*zon të drejtën për vetëvendosje, që Kushte*tuta e Jugosllavisë u siguron popujve të t*jerë? Pse të mos i lejohet që të vendosë vetë për fatin e tij, kur ai, siç thonë revi*zionistët, “dashka të jetë kështu siç është” Është e qartë se të gjitha që thonë revizi*onistët jugosllavë për “vëllazërim-bashkim*in”, për “barazinë” e “bashkëjetesën”, për “zgjidhjen e drejtë, bile ideale, të çësht*jes kombëtare” s’ janë tjetër veçse demago*gji, veçse një rrenë e madhe.

    Thuhet se në Jugosllavi “çështja kombëta*re është zgjidhur në mënyrë marksiste”, bile kryerevizionisti Tito, për “kontributin e madh” që paska dhënë në këtë fushë, është shpallur edhe doktor nderi, për ironi, pikërisht në Universitetin e Kosovës! Por, vall ç’ ka marksiste në zgjidhjen që revizionist*ët i kanë bërë çështjes kombëtare në .Jugos*llavi, zgjidhje që ndryshon fare pak nga “zgjidhja” që i kishin bërë asaj kralët e Jugosllavisë së vjetër.

    “Gjithë kombeve, theksonte Lenini, duhet t’u njihet e drejta që të shkëputen lirisht dhe të formojnë një shtet të pavarur. Mohimi i kësaj të drejte dhe mos marrja masave që ta garantojnë zbatimin e saj në praktikë, do të thotë përkrahje e politi*kës së pushtimeve dhe të aneksimeve”. (V.l. Lenin, Vepra të zgjedhura. Vëll .ll ,f. 49l )

    Kështu thoshte Lenini i madh, por krejt ndryshe veprojnë revizionistët titistë, të cilët jo vetëm që nuk i lejojnë popullit shqiptar në Jugosllavi të drejtën për shkëpu*tje, siç kishin premtuar gjatë luftës, por e shtypin me dhunë dhe tanke edhe kërkesën e tij të drejtë për të fituar republikën e tyre në kuadrin e Jugosllavisë.

    Kërkesa e ligjshme e popullit tonë të ro*bëruar për të dalë nga zgjedha e huaj dhe për të fituar statusin e republikës, u vle*rësua nga udhëheqja revizioniste e Beograd*it e nga sahanlëpirësit shqiptarë si “armi*qësore” “nacionaliste” e “irredentiste”, si “reaksionare” e “kundërrevolucionare”. Por, vallë ku qëndron karakteri “armiqësor”, “reaksionar” e “kundërrevolucionar” i kësaj kërkese të popullit? Shqiptarët në Jugosllavi jetojnë në tokat e tyre që janë një territ*or i përbashkët (pavarësisht se të tjerët e kanë ndarë atë siç kanë dashur) dhe përbëj*në shumicën dërmuese të popullsisë, ata ka*në një gjuhë, një të kaluar historike, një formim shpirtëror; ata janë një popull dhe një komb. Për nga numri i popullsisë dhe ma*dhësia e territorit ku ata jetojnë (dhe ka*në jetuar brez pas brezi), shqiptarët në Jugosllavi bëjnë jo më pak por sa rreth 3 re*publika si ajo e Malit të Zi; pse atëherë, ata nuk paskan të drejtë të kenë Republikën e tyre të federuar ?

    Propaganda revizioniste e akuzon parullën “Kosova – Republikë!” se gjoja ajo nxit na*cionalizmin, separatizmin e shovinizmin, thua se në Jugosllavi nuk paska republika të tjera! Sipas kësaj del se të gjithë ata popuj që kërkojnë vetëvendosje, e të mos f*lasim për shkëputje, qenkan “nacionalistë” e “shovinistë”, del se “nxitës” i nacionalizmit dhe shovinizmit paska qenë edhe Lenini i madh, i cili shkruante:

    “Të akuzosh përkrahësit e lirisë së vetë*vendosjes, domethënë të lirisë së shkëpu*tjes, se inkurajojnë separatizmin, është po aq absurde dhe po aq hipokrite, si të akuzosh përkrahësit e lirisë së shkurorë*zimit se inkurajojnë shkatërrimin e lidh*jeve familjare. Ashtu si ngrihen në shoqërinë borgjeze kundër lirisë së shkurorëzimit mbrojtësit e privilegjeve dhe të shi*tjes së gruas, në të cilat mbështetet ma*rtesa borgjeze, po kështu edhe mohimi që i bëhet në një shtet kapitalist lirisë së vetëvendosjes, domethënë, lirisë së shkë*putjes së kombeve, s’është veçse mbrojtje e privilegjeve të kombit sundues dhe e metodave policore të qeverisjes në dëm të metodave demokratike”. (Po aty, faqe 108)

    Krerë të ndryshëm e “teoricienë” jugosllavë dhe sidomos “politikanë” e “koka të më*dha të shkencës” në Kosovë, mundohen ta bi*ndin me çdo mënyrë popullin tonë se ai ësh*të krejt i lirë, i barabartë, i pavarur dhe bile edhe i privilegjuar, se autonomia që ka Kosova, nuk ka kurrfarë dallimi nga republika etj., etj. Interesant popull ky yni! Je*ton në “liri” e “barazi” të plotë dhe nuk i sheh ato! (Kështu nuk shihte ai as “lirinë” dhe “qytetërimin” që i kishte siguruar atij dikur fashizmi!) Jo, revizionistë, tradhtarë e kalemxhinj të tyre, kudo që të jeni! Populli ynë nuk është injorant, siç kujtoni ju, sa të gënje het aq lehtë sa që të zezës t’i thotë e ba*rdhë, që robërisë, shtypjes e shfrytëzimit t’i thotë liri e barazi. Jo’. Populli ynë po e sheh gjendjen e tij të vërtetë, po e sheh shtypjen, shfrytëzimin dhe diskriminimin e egër që ushtrohet ndaj tij, po e sheh edhe mohimin e të drejtave më elementare kombëtare e demokratike, prandaj edhe po e ngrit grushtin. Revizionistët mund të thonë ç’ të duan për lirinë, por, siç thoshte Lenini, nuk mund të ketë për një kombësi liri më të madhe sesa liria e shkëputjes, liria për të formuar një shtet kombëtar të pavarur. Edhe sikur gjithçka tjetër të ishte në rregull, mungesa e kësaj të drejte dhe lirie do të thotë edhe mungesë ose kufizim i të gjitha të drejtave dhe lirive të tjera.

    Po të jetë se statusi i autonomisë qenka e njëjta gjë me statusin e Republikës, siç po thuhet shpesh, atëherë përse nuk realizohet kërkesa e popullit të Kosovës për Repu*blikë, edhe pse për të po derdhet gjak? Se çfarë është, në të vërtetë, “autonomia” që ka Kosova, se sa është ajo në fakt subjekt i pavarur i Federatës dhe sa është në duart e kosovarëve, dëshmuan më së miri ngjarjet e fundit në Kosovë. Karakteri revolucionar o*se reaksionar i një kërkese kombëtare, siç mëson marksizëm-leninizmi, qëndron në fakt*in nëse realizimi i saj do ta ndihmonte ose do ta pengonte zhvillimin e përgjithshëm të atij populli, nëse do ta ndihmonte ose do ta pengonte çështjen e revolucionit dhe të so*cializmit. Cili është ai që mund të thotë (dhe të mos gënjejë) se çlirimi nga zgjedha koloniale nuk do ta ndihmonte zhvillimin e përgjithshëm dhe çështjen e socializmit, jo vetëm në Kosovë dhe në viset e tjera shqip*tare, por edhe në të gjithë Jugosllavinë.

    Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Stane Dolanci tha në mes të tjerash, se Republika e Kosovës do të ishte shkatërrim i Jugosllavisë, dhe këtij avazi po i bihet e*dhe në shumë artikuj e fjalime të tjera, duke paraqitur shkatërrimin e Federatës Jugo*sllave edhe si qëllimin kryesor të demonstratave të Kosovës?

    Pikëpamjet e këtilla rreth çështjes kombëtare Lenini në kohën e tij i hidhte poshtë me vendosmëri, kurse autor*ët e tyre i quante “maskarenj” dhe “socialshovinistë”. Në veprën e tij “Mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje”, Lenini u përgjigjej kështu pikëpamjeve të këtilla:

    “Z. Kokoshkin kërkon të na bindë se njoh*ja e se drejtës së shkëputjes shton rrezikun e “shkatërrimit të shtetit”. “Kjo ësh*të pikëpamja e xhandarit Minrecov, me devizën e tij: ‘Kape e mos e lësho’. Nga pikëpamja e demokracisë në përgjithësi ndo*dh pikërisht e kundërta: njohja e së dre*jtës për shkëputje e pakëson rrezikun e shkatërrimit të shtetit “. (Po aty, faqe 107)

    Shteti Jugosllav dhe çdo shtet tjetër shumëkombësh ka rrezik të shkatërrohet jo duke u dhënë popujve të shtypur lirinë, por duke ua mohuar atë, duke ua mohuar të drejtën që ata të vendosin vetë për fatin e tyre, duke u përpjekur për t’i mbajtur ata me dhunë në zgjedhën koloniale. Edhe sikur robëria e Kosovës të ishte shtylla që e mban Jugosllavi në dhe po të jetë se vënia në vend e padrejtësive që i janë bërë dhe po i bëhen popu*llit tonë do të thoshte shkatërrim i shtet it jugosllav, atëherë del se ky farë shteti do të shkatërrohet patjetër dhe do të duhej shkatërruar, pasi është ndërtuar keq, pasi është ngritur në dëm të lirisë së popujve të tjerë.

    Duke i mbrojtur “zgjidhjet” që i kanë bë*rë çështjes kombëtare të Kosovës fuqitë e mëdha imperialiste dhe qarqet monarkiste të Serbisë e Malit të Zi, revizionistët jugos*llavë shkelin me të dy këmbët mësimet e ma*rksizëm-leninizmit mbi çështjen kombëtare. “Politika e Marksit dhe e Engelsit në çë*shtjen irlandeze, thekson Lenini, ka dhë*në shembullin më të madh që ka edhe sot një rëndësi praktike të pashoqe për mëny*rën se si duhet të sillet proletariati i kombeve shtypëse kundrejt lëvizjeve kombëtare – ka dhënë një paralajmërim kundër “zellit servil” me të cilin mikroborgjez*ët e të gjitha vendeve, të të gjitha ngjyrave dhe të gjitha gjuhëve shpejtojnë ta cilësojnë si utopik çdo ndryshim të kufi*jve të shteteve që janë krijuar me anë të forcës dhe me anë të privilegjeve të çif*ligarëve dhe të borgjezisë së një kombi”. (Po aty, faqe 128)

    Me qëllim të armiqësimit të popujve jugo*sllavë me popullin tonë, klika shoviniste e Beogradit mundohet t’i paraqesë demonstrat*at e Kosovës dhe sidomos kërkesën për repu*blikë si “sulm të drejtuar kundër popullit serb, malazez, maqedonas dhe popujve të tjerë të Jugosllavisë”. Po për këtë qëllim, re*vizionistët kanë organizuar nëpër qytete të ndryshme të Jugosllavisë edhe tubime e pro*testa nën parullën shoviniste: “zhivot damo Kosovo ne damo!” (Jetën e japim – Kosovën s’e japim!). Por, kralët e rinj të Beograd*it dhe ata që u shkojnë pas atyre duhet ta dinë mirë se Kosova nuk është çiflig i tyre dhe i askujt në botë. Kosova është e Kosovarëve dhe vetëm kosovarët kanë të drejtë të vendosin për fatin e saj.

    Kërkesa e drejtë e popullit tonë për ta hequr qafe zgjedhën koloniale, jo vetëm që nuk drejtohet kundër interesave të masave popullore në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi,po përkundrazi, ajo është edhe në interes të tyre, prandaj edhe duhet ta përkrahin. Robërimi i popullit tonë, jo vetëm nuk u sjell asgjë të mirë popujve jugosllavë, po për*kundrazi, siç e ka shpjeguar Engelsi, është fatkeqësi e madhe për një popull robërimi, nga ana e borgjezisë së tij, i një populli tjetër.

    “Krejt pavarësisht nga çdo frazeologji ‘intcrnacionaliste’ dhe ‘humanitare’ për ‘drejtësi kundrejt Irlandës’ – shkruante Marksi, duke folur për dënimin që i sill*te revolucionit në Angli robërimi i Irla*ndës, – interesi i drejtpërdrejtë absolut i klasës punëtore angleze kërkon prishjen e lidhjes së saj të tanishme me Irlandën”. “Klasa punëtore angleze nuk do të mund të bëjë as*gjë deri sa të mos ketë shpëtuar nga Irlanda… Reaksioni anglez në Angli, i ka rrënjët në robërimin e Irlandës”. (Kursivi është i Marksit)

    Këtë të vërtetë pa dyshim që do ta kupto*jnë proletariati dhe popujt jugosllavë duke ndjekur traditat internacionaliste të Dimitrije Tucoviqit, Kosta Novakoviqit e Miladin Popoviqit, do të mbajnë qëndrim të drejtë ndaj luftës së drejtë të popullit tonë për liri, e nuk do të lejojnë që të mashtrohen dhe të bëhen rezervë e borgjezisë së tyre, të njohur për shovinizmin e saj të theksuar antishqiptar.

    Parulla “RROFTË REBUBLIKA SOCIALISTE E KOSOVES” është e drejtë, prandaj edhe përkrahet nga çdo shqiptar i ndershëm. Kërkesën e tij të ligjshme për Republikë nuk mund t’ia shuajë popullit tonë asnjë lloj propagande e frazeologjie, sado e ashpër ose kërcënue*se që të jetë, ashtu siç nuk mund t’ia shu*ajnë as masat e egra të dhunës e terrorit, as plumbat dhe tanket e diktaturës revizio*niste. Për realizimin e kësaj të drejte të ligjshme, populli ynë trim e patriot do të luftojë pa marrë parasysh asnjë sakrificë, deri sa në Kushtetutë të shohë të shkruar: REPUBLIKA SOCIALISTE E KOSOVËS.

    KRIMINELËT AKUZOJNË PËR VANDALIZËM

    Me qëllim të diskreditimit të rinisë dhe të gjithë popullit tonë, propaganda revizi*oniste në Jugosllavi dhe në Kosovë nuk po lë gjë pa shpifur e trilluar kundër demons*truesve. Sipas asaj që thonë qarqet revizi*oniste, demonstratat nuk i bëri populli, po “nja 200-300 rrugaçe ,studentë të dobët e punëtorë të këqij”, të cilët nuk paskan pasur asnjë qëllim tjetër, pos “të shkaktojnë in*cidente e gjakderdhje, të shkatërrojnë pro*nën shoqërore, të thyejnë shitoret dhe të vjedhin mallin”. Ata jo vetëm që i paskan “detyruar njerëzit me dhunë që të dilnin në demonstrata”, por edhe paskan “vënë përpara fëmijë me qëllim që organet policore të mos mund të shtien mbi ta”!!! Ç`shpifje e ç’ trillime të poshtra! Me qëllim që ta fshehin të vërtetën që po i tmerron, udhëheqja më e lartë revizioniste në Jugosllavi e Kosovë detyrohet, të shpifë në mënyrë kaq naive e të paskrupullt, të gënjejë kaq hapur e për qi*elli sa vërtet bëhet jo vetëm idiote, por edhe qesharake. Në këtë mënyrë revizionist*ët përpiqen të gënjejnë të tjerët, por gënjejnë veten. Gënjeshtrat e tyre janë aq naive e fëmijërore, sa nuk mund ta mashtrojnë as*kënd.

    Jo vetëm populli i Kosovës që e ka parë e njeh mirë të vërtetën, por edhe çdo i hu*aj që kurrë nuk ka dëgjuar për Kosovën dhe nuk ka asnjë ide për popullin dhe rininë e saj, nuk mund të besojë shpifje e trillime të tilla. Çdokush mund të bëjë pyetje: Si është e mundur që disa qindra “huliganë” të bëjnë, gjatë një muaji rresht, greva e demonstrata të njëpasnjëshme, bile në të gjithë Kosovën? Si ia arritën disa “rrugaqë” që të nxjerrin “me dhunë” masat në demonstrata, kurse revizionistët, me gjithë dhunën e pre*sionet që vërtet ushtrojnë mbi masat, me gji*thë organet e shumta që kanë dhe me gjithë demagogjinë e tyre të njohur, nuk ia arrit*ën të nxjerrin popullin në mitngjet që or*ganizoheshin (me një numër të vogël filloristësh) për të “pritur” stafetën, pikërisht ato ditë kur bëheshin edhe demonstratat?

    Me*që shumica dërmuese e demonstruesve paskan qenë të mashtruar dhe meqë rinia dhe gjithë populli i Kosovës qenka me krerët “politi*çarë” të Kosovës, atëherë, përse nuk dolën këta “burra” që t’i bindin masat se janë mashtruar dhe të “demaskonin” karakterin “ar*miqësor” dhe “kundërrevolucionar” të demon*stratave dhe parullave të tyre, por dhanë urdhër që të grihen me automatikë edhe nje*rëzit që paskan qenë “të mashtruar”? Si nuk u mjaftoi krerëve kosovarë gjithë ajo poli*ci, gjithë ai sigurim e gjithë ai sistem i “vetëmbrojtjes shoqërore”, për të qetësuar “një grusht demonstruesish” (aq më tepër kur populli, siç thonë ata, jo vetëm që nuk i paska përkrahur, por edhe i paska “pështy*rë” dhe iu paska “kundërvënë edhe fizik*isht” !? Si nuk u mjaftoi as gjithë ajo polici që sollën nga Serbia, por u detyruan të fusin në veprim edhe ushtrinë me tanke e a*vionë, të shpallin gjendjen e jashtëzakon*shme dhe të vendosin orën policore?! Si ndo*dhi që demonstruesit të shtien në njësitë e policisë dhe policia të mos shtjerë në demonstrues, e megjithatë nga demonstruesit të mbesin shumë të vrarë e të plagosur me ar*më të policisë?…

    Është e qartë se demonstratat ishin popu*llore, se me demonstruesit ishte i gjithë populli, se populli kishte dalë të kërkonte në mënyrë paqësore të drejtat e tij, ndryshe nuk do të ndaheshin aq lehtë armiqtë që gu*xuan ta sulmojnë me armë popullin e paarma*tosur. Gjithkush e sheh se me zhurmën e ma dhe që bëhet rreth gjoja brutalitetit dhe vandalizmit të demonstruesve, bëhen përpje*kje për të fshehur brutalitetin dhe vandalizmin më shumë se fashist të diktaturës revizioniste, për t’ua hedhur demonstruesve fa*jin e përgjegjësinë për dhunën e paparë që përdor, për gjakun që u derdh.

    Natyrisht, në demonstrata të tilla të më*dha popullore, ndodh të bëhet edhe ndonjë veprim i nxituar, i pamatur dhe i panevojshëm. Edhe në demonstratat e fundit, nuk përjashtohet të jetë bërë ndonjë veprim i ti*llë, por karakteristikë e përgjithshme e demonstratave të Kosovës ishte rregulli, durimi, pjekuria dhe gjakftohtësia shembullore. Populli kishte dalë në demonstratë dhe jo në kryengritje, ai kërkonte të drejta e li*ri, dhe jo gjakderdhje, prandaj ai edhe ngri ti parullën “PA DEMTIME!”, “PA INCIDENTE!”, dhe vërtet, pothuajse asnjë dëm, asnjë incident nuk u bë nga ana e demonstruesve para se të sulmoheshin nga policia. Nuk do të bëheshin kurrë dëmet që u bënë, nuk do të derdhej as gjaku që u derdh, sikur ndaj popu*llit demonstrues të mos përdorej që në fillim dhuna policore dhe, sidomos, sikur të mos ndërhynte policia e huaj, e cila me veprim*et e saj shoviniste të padëgjuara bëri që jo vetëm populli, por edhe policët kosovarë të përlesheshin me ta.

    Është e vërtetë se në demonstrata dhe si*domos në ato të fundit,kishin dalë edhe një numër i madh fëmijësh, por ky fakt nuk i pengoi aspak korbat gjakatarë që të derdhin mbi ta breshëri plumbash e bombash trullosë se dhe lotsjellëse. Këto veprime çnjerëzore e kriminale, të denja vetëm për fashistët gjakatarë, propaganda revizioniste, tani po mundohet t’i arsyetojë duke shpifur në mënyrë të poshtër sikur demonstruesit gjoja i paskan nxjerrë me dhunë fëmijët në demonst*rata, me qëllim që të fshihen pas tyre edhe kështu të mbrohen nga plumbat e policisë jugosllave! Edhe sikur kjo të ishte e vërtetë përsëri nuk mund të arsyetohet vrasja masi*ve e popullit, por, në të vërtetë, të gjitha ato që thuhen rreth mbrojtjes me fëmijë ja*në gënjeshtra, shpifje e trillime të udhëheqjes revizioniste në Jugosllavi e në Kosovë.

    Revizionistët dhe tradhtarët shpresuan se me këtë shpifje të ulët i ranë shejit, por, as kjo nuk u ndezi. Populli ynë e di mirë se demonstruesit, jo vetëm që nuk i nxorën fë*mijët me dhunë në demonstrata, por përkund*razi, ata ishin në hall se si t’i ndalnin fëmijët e tyre që u hidheshin në grykë mit*ralozëve dhe tankeve të armikut, që i gjua*nin ata me gurë dhe u ngritnin barrikada,e*dhe pse përreth tyre vërshëllenin plumbat. Bijtë e Kosovës trime jo vetëm nuk u mbroj*tën me trupa fëmijësh, po përkundrazi, u ha*pën gjoksin plumbave të armikut dhe ranë duke mbrojtur gratë, fëmijët, popullin me he*roizëm të paparë. Ata që e kanë parë këtë heroizëm dhe solidaritet të pashembullt të rinisë sonë të kuqe, nuk mund të mos kenë thënë: “Lumë Kosova ç’brez po rrit!”

    Vandalistë e brutal, mizor e kriminal, në të vërtetë, ishin veprimet e policisë fashiste dhe të UDB-së rankoviçiane, që usht*ruan mbi popullin tonë gjithë atë dhunë e terror të paparë. Përgjegjës për atë që ndodhi në Kosovë janë ata krerë revizionistë e tradhtarë, qofshin në Beograd apo në Kosovë qofshin shqiptarë ose joshqiptarë, që urdhëruan shuarjen me gjak të demonstratave, ata që sollën në Kosovë policinë e Serbisë e të Jugosllavisë për të gjakosur, rrahur e poshtëruar popullin tonë, ata armiq e tradhtarë që sollën në Kosovë ushtrinë, tanket dhe a*viacionin e luftës për të shtruar popullin tonë, për të tmerruar edhe foshnjat në djep për të shkretuar rrugët dhe arat tona ata që e bënë Salvador të dytë Kosovën tonë të bukur. Ata janë përgjegjës për të gjitha a*to që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Kosovë ata janë përgjegjës për gjakun që u derdh, dhe pa dyshim për këtë, një ditë, do të ja*pin llogari para popullit.

    Revizionistët titistë bënë shumë zhurmë kundër socialimperialistëve sovjetikë kur ata dërguan ushtri dhe tanke gjoja për “ndihmë internacionaliste”, në Çekosllovaki e Afganistan dhe po bëjnë edhe tani kundër p*laneve të tij për të ndërhyrë në Poloni, du*ke u çjerrë me të madhe për “të drejtën e secilit popull që t’i zgjidhë vetë problem*et e veta, pa asnjë ndërhyrje e përzierje të të tjerëve. Pse, tani, këta “njerëz të paqes” dhe “kundërshtarë të dhunës e agres*ionit” nuk e lanë popullin e Kosovës t’i zgjidhte vetë problemet e veta, por u shpejtuan të sjellin këtu tanket dhe ushtrinë e tyre? Përgjigjja është e thjeshtë: sepse e*dhe këta, si carët e Kremlinit, janë agresorë e hegjemonistë, kurse ajo që flasin ësh*të thjeshtë një demagogji. Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe, pikërisht këta gja*katarë e akuzojnë popullin dhe rininë koso*vare për brutalitet, dhunë e vandalizëm !!

    ZËRI I POPULLIT ZËRI I SË VËRTETËS

    Në kohën kur propaganda revizioniste dhe një pjesë e shtypit reaksionar botëror kishin shpërthyer një fushatë të paparë shpif*jesh, trillimesh e dezinformimesh të paskrupullta rreth Kosovës dhe demonstratave të saj, “Zëri i Popullit”, organ i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, botoi artikullin: “Pse u përdor dhuna polico*re e tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?”, i cili me argumente të shumta dhe të pakun*dërshtueshme, hidhte dritë mbi të vërtetën rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, rreth shkaqeve të vërteta që detyruan popullin tonë të robëruar të ngrihet në greva e demon*strata, rreth qëllimeve e kërkesave të vër*teta të tyre. Me anë të këtij artikulli, Shqipëria socialiste ngriti fuqishëm zërin në mbrojtje të popullit tonë të robëruar e të luftës së tij të drejtë, dënoi ashpër dhunën dhe terrorin barbar që u ushtrua mbi ne dhe riafirmoi edhe një herë qëndrimin e saj të drejtë marksist-leninist si ndaj popull*it shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, ashtu edhe ndaj popujve të Jugoslla*visë.

    Jehona që pati ky artikull në popullin tonë ishte e jashtëzakonshme dhe e paparë ndonjëherë. Pothuaj se s’ka mbetur shqiptar që të mos e ketë lexuar ose dëgjuar fjalën e ngrohtë të Nënës Shqipëri dhe të mos ketë thirrur nga zemra: “Të falemnderit, Nënë!”

    Populli ynë u bind edhe një herë se “Zëri i popullit” është vërtet zë i popullit, se ai është edhe zëri i tij, se zëri i Shqipë*risë Socialiste është zëri i së vërtetës.

    Revizionistët jugosllavë gjithmonë janë munduar që për luftën e drejtë që bën popu*lli shqiptar në Jugosllavi për të drejta e liri, ta fajsojnë, padrejtësisht, Shqipëri*në socialiste dhe Partinë e saj të Punës. Në se këtë ata nuk e thoshin drejtpërsëdrejti, publikisht, e kanë thënë vazhdimisht në më*nyrë të tërthortë dhe, sidomos, e thoshin hapur nëpër mbledhjet e shumta që organizo*nin në popull. Tani, pas grushtit dërmues, që u dha atyre artikulli i “Zërit të popullit”, revizionistët dhe tradhtarët dolën edhe hapur dhe publikisht. Gjithë makina propagandistike e Jugosllavisë u angazhua në fushatën kundër “Zërit të popullit” e nëpërmjet tij, kundër Shqipërisë dhe Partisë së Punës. Artikuj e komente të shumta janë botuar dhe emituar në mjetet revizioniste të informim*it, si “përgjigje” ndaj artikullit të “Zër*it të popullit”, kurse në mbledhjet e shum*ta të të gjitha niveleve, revizionistë dhe tradhtarë të ndryshëm po vazhdojnë të dërdëllisin e të lehin kundër tij.

    Në mënyrë që t’u kishte sukses propaganda telallët revizionistë e kanë shoqëruar atë edhe me shpifje e trillime të nxjerra nga arsenali i propagandës antishqiptare të ko*hës së Rankoviçit.

    Si duket, revizionistët dhe tradhtarët po mendojnë se janë ende në vitet pesëdhjetë, kur njerëzit, duke mos e njohur sa duhet as Shqipërinë socialiste dhe as klikën revizi*oniste të Beogradit, edhe mund të mashtroheshin dhe t’u besonin shpifjeve e trillimeve të poshtra të Titos e Rankoviçit dhe të kë*lyshëve të tyre. Esat Toptanët dhe Mustafë Merlikët e Kosovës, të mbyllur nëpër mbledhje, bare e sallone bixhozi, duke pirë, siç thonë edhe vetë, “ujë të Savës” janë larguar aq shumë nga populli sa nuk e njohin atë fare dhe prandaj e mendojnë popullin aq naiv, aq injorant, sa të luajnë me të ashtu si duan ata! Por, edhe këtu ata mashtrohen keq.

    Populli ynë e njeh sot fare mirë Shqipërinë kuqe të Enver Hoxhës, e njeh jetën e lum*tur socialiste që lulëzon atje, e njeh politikën e saj të kristaltë marksiste-leninis*te e i njeh edhe ata që dërdëllisin kundër saj. Prandaj nuk mashtrohet nga të lehurat e tyre. Gjithë ai që e ka lexuar apo dëgju*ar artikullin e “Zërit të popullit” ose që e njeh sadopak Shqipërinë socialiste dhe politikën e saj, nuk mund të mos shohë se ato që llomotisin armiqtë dhe tradhtarët kundër Shqipërisë, nuk janë tjetër veçse trillime shpifje të poshtra dhe naive.

    Vetëm renegatë si Fadil Hoxha, Xhavit Ni*mani, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu etj, mund ta quajnë ndihmën dhe përkrahjen e sinqertë të Shqipërisë socialiste për popullin tonë në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare si “sulm”, “ndërhyrje”, “shovinizëm” e “pater*nalizëm”, kurse ndërhyrjen me ushtri tanke e bajoneta të Serbisë, ta quajnë “ndihmë” e “përkrahje internacionaliste e vëllazërore” Vetëm plehëra si ata mund ta quajnë ideolo*gjinë marksiste-leniniste të Shqipërisë si “reaksionare”, “aventuriste” e “luftënxit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje