Nga Panajot Barka
Sipas njoftimit të Ministrës së Arsimit dhe Sportit, zonjës Lindita Nikolla, këto ditë pritet që Parlamenti të votojë ligjin e ri për Arsimin e Lartë. Bëhet fjalë për ligjin që lidhet me një nga reformat më të rendësishme, jo thjeshtë të premtuara nga qeveria aktuale, por të imponuar nga realiteti kritik në arsimin e lartë. Në fakt realiteti që i parapriu këtij ligji është shumë domëthenëse për realitetin gri të vendit.
Së pari. Bëhet fjalë për një projekt ligj që pati një transparencë të gjerë ndaj publikut dhe faktorëve të interesuar. E renditëm të parin këtë anë pasi dihet që ka shumë ligje që votohen pa u bërë të njohura nga vet deputetet. Por më shumë tregon nivelin e përgjegjësisë së udhëheqjës politike të Ministrisë së Arsimit ndaj një problemi fontamental për terësinë e shoqërisë.
Së dyti. Pavarësisht kësaj u vu re se opinioni publik, politika, faktorët e interesit etj, në reagimet e tyre ishin nga apatik, të vakët dhe konfuz, deri në abuzues dhe mbrojtës interesash meskine. Në përgjithësi, politika e rendomtë e ditës dhe situata e provokuar prej saj, eklipsuan diskutimin e shëndosh në lidhje me këtë instrument juridik që merr përsipër rregullimin e njerës prej kollonave bazë të ardhmerisë së vendit, shoqërisë dhe kombit.
Së treti. Kategoritë e reagimeve mund t’i klasifikojmë në dy grupe kryesore. Nga njera anë janë reagimet që i kundërvihet rolit të shtetit në mbështetjen dhe përparimin e arsimit të lartë. Në ketegorinë e dytë përfshihen gjithë reagimet e llojeve të tjera.
Në këtë reagim dy planesh më këmbëngulës ishin të gjithë ata faktorë dhe aktorë që kishin dhe kanë interesa të ngushta me Arsimin e Lartë. Konstatimi mund të evidentohet qartazi në sulmet “parimore” ndaj rolit të shtetit në mbarëvajtjen e arsimit të lartë (publik). Në fakt bëhet fjalë për përpjekje për të minimizuar deri në eliminim rolin e shtetit në këtë fushë. Por, në emër të parimit zhurmëmadhë të pavarësisë universitare, synohet legalizimi i plotë i sistemit të deritanishëm të shthurrjës së arsimit të lartë, sidomos atij publik. Për këtë qellim ata bëjnë se nuk kuptojnë se Arsimi i Lartë dhe vëçanërisht ai publik është një aset i pazevëndësuashëm këmbëtar. E vërteton këtë përvoja e gjatë historike e shoqërisë njerëzore dhe realiteti i sotëm i shoqërive të civilizuara. Vende si Shqipëria në stade të tilla zhvillimi, ku çdo ind i shoqërisë dhe i shtetit ka renë pre e korrupsionit, arrogancës dhe krimit, e kanë shumë më të domosdoshëm investimin në asetin kombetar të arsimit e sidomos ne atë të arsimit të lartë. Nëse pranojmë se situata e krijuar në arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi, sidomos në djetëvjeçarin e fundit, do të ketë pasojat e veta të renda të paktën për dy brezat e ardhshëm (po qe se tatëpjetës i vihet fre sot), nëse pranojmë që shteti ka për detyrë parësore manaxhimin e vlerave që krijon shoqeria si trashegimi dhe si realitet për t’i siguruar asaj të ardhmën, atëherë shtetit duhet t’i njohim përparësinë primare në administrimin e vlerave universitare. Kjo domosdoshmëri tek ne buron nga fakti se, shoqëria jonë e asfiksuar nga një politikë që nuk duket se e ka të lehtë të fitojë betejën me krimin e organizuar, ka humbur drejtpeshimin dhe sensin e perspektivës.
Thamë se lufta që i bëhet rolit të shtetit në arsimin e lartë niset duke abuzuar me parimin e lirisë Universitare. Këtu ngatërrohen dy koncepte. I pari ka të bjë me pavarësinë akademike dhe i dyti me pavarësinë administrative universitare. Në themel ato janë në funksion të njera tjetrës. Por, sado e drejtë që të duket kërkesa për pavarësi akademike, duhet të dihet se kjo pavarësi ka vlerë për një shoqëri në të cilën janë kristalizuar vlerat civile dhe demokratike dhe shteti ligjor, ku korrupsioni dhe abuzimi janë koncepte të papranueshme, sidomos në arsimin e lartë dhe ndërgjegja akademike nuk pranon asnjë lloj kompromisi në dem të vlerave universitare, ku pavarësia akademike ka si pikë refërimi të funksionit të vet kërkesat themelore të shoqërisë për zgjidhje të problemeve që garantojnë ecjën e saj përpara.
Por për univeristetet tona ku konsiston liria akademike? Cilat janë sektorët e kërkimit shkencor? Cilat janë fushat e studimit që lidhen me zgjidhje të problemeve të ruajtjës së vlerave të familjës, të shoqërisë, të mjedisit? Cilat janë kontributet universitare për përspektivën e zhvillimit ekonomik? Cila është pesha e Universiteteve në jetën politike e në interesat strategjike të vendit? A nuk jemi në kushtet që liria akademike tek ne është kthyer në qëllim në vetevete, në prodhim të pakontrolluar të diplomuarish fiktiv, që s’kanë asnjë lidhje me kërkesat reale akademike e konkuruese me Evropën, të cilët mbushin parlamentin dhe administratën shtetërore si gjak perteritës të kurrupsionit, paditurisë dhe injorancës?
Kjo është fatkeqësi, për arsye se pikëtisht duke abuzuar me këtë parim themelor akademik, kërkohet të fshihet ajo që u intereson më shumë këtyre faktorëve,- liria administrative. Që do të thotë kthimin e universiteteve (publike) në pronë të disa “të zgjedhurve” dhe pastaj, në emër të pavarësisë së universiteteve të abuzojnë me fondet e shtetit, me vendet e punës, me titujt akademikë. E shprehur në mënyrë të thjeshtuar, kjo logjikë kërkon nga shteti financimin e universiteteve pa e lëjuar atë të kontrollojë hesap për efektivitetin e këtij financimi.
Shembull më të keq në këtë drejtim përbën rasti i fundit me rektorin e Universitetit të Durrësit. Polemizuesit kundër rolit të shtetit në mbarëvajtjën e universiteteve publike akuzuan ministren e Arsimit dhe Sportit se shkeli pavarësinë akademike universitare, sepse ajo ndërhyri, me kopetencën që i jep ligji si garante e zbatimit të ligjshmerisë në arsimin e lartë, për shkeljet e renda e flagrante administrative të autoritetit drejtues të këtij Universiteti (!!!) Ata u bezdisen nga operativiteti i ministrës, (do të kishin të drejtë nese thoshin qe këtë veprim ajo duhet ta bëjë me shpesh), ndërkohë që nuk vunë re arrogancën shqetesuese të rektorit ndaj ministres dhe njëkohësisht harruan se ishte po ky rektor që syrgjinosi 20 pedagogë të këtij universiteti të shpallur kundërshtarë të tij se nuk e votuan…
Sulmi që po i bëhet rolit të shtetit në mbarëvajtjen e universiteteve ka të bëjë shumë me përpjekjet, që po bëhen për të eliminuar konkurencën e universiteteve publike ndaj atyre private, që privatët të sigurojnë rolin absolut në tregun universitar dhe universitetet publike të kthehen totalisht në funksion e në shërbim të tyre. Kjo do të thotë që Arsimi i Lartë (Publik) të shndërrohet nga garant i interesave kombëtare arsimore, në garantë të fitimit që përfaqësojnë universitetet private. Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një kërkesë që shoqëria dhe shteti të heqin dorë nga arsimi i lartë dhe ta lenë edhe këtë vlerë kombëtare në duart e qarqeve që mundësojnë fitimin e tyre pikërisht në shfrytëzimin e privatizuar të vlerave shtetërore e kombëtare.
Dhe është fakt që në këtë amulli të krijuar enkas po përfitojnë faktorë të tillë, ashtu siç është fakt që shteti tregon se jipet para këtyre presionëve. Flet për këtë qoftë edhe një fakt i vetëm. Politikbërja për arsimin e lartë përqendrohet tek Universitetet e Tiranës apo dhe të qyteteve të tjera me interesa të njëjta. Ndërkohë që shumë shtete evropiane, si Franca, Italia, Greqia etj stimulojnë dhe mundësojnë fuqizimin e universiteteve periferikë, pasi i shikojnë si një mundësi zhvillimi e përparimi të vendit në terrësi. Edhe për shpërndarjen e studenteve nëpër universitete shteti atje ka përcaktuar kritere që përshtasin nivelin akademik të universitetit me kërkesat e studenteve. Dhe kjo shpërndarje siguron mbijetesën dhe të universiteteve periferikë edhe konkurencën akademike. Ndërsa tek ne studenti është kthyer në subjekt primar dhe me këtë privilegj ai zgjedh jo universitetin që i shkon përshtsat, por jetën e natës, detin, kushtet e jetesës.
Përfundimisht duhet thenë që te ne as shoqëria, as politika, as vet universitetet, as studentet nuk janë fortë të interesuar për një reformë reale e të thellë në Arsimin e Lartë. Në këtë realitet duhet pershendetur këmbëngulja e Ministrisë si përfaqësuese e shtetit, për t’i siguruar shtetit, qoftë edhe ligjerisht, rolin e garantuesit të reformimit e të zhvillimit të Arsimit të Lartë.
Ore vazhdon te funksionoje KIOSKARSIMI i Henri Cilit ?????
I boni ndere Lindita atij me duket , ja fali nja 2 milion e gjyesem EURO!!!
jaaaaa ka lezet, merakoset greku per arsimin dhe gjuhen shqipe. temen e semes, te vrasesh veten me bisht luge.
HAAAAAA TA FUTA OR TOM
Kam vene re dicka tek ata individe qe e mbajne veten per minoritare; duan te duken sikur perfaqesojne nje pjese te Europes kur na filozojne me fjalet e tyre boshe.
Por si poli-gjithperfshires qe eshte Z. Barka te na iluminoje ne dhe pse jo disa greke dhe te na thote se cfare rruge duhet te ndjeke Greqia per te shlyer borxhin me sa me pak dhimbje.
Po pse mo i ke dhene ndonje euro borxh ti Grekut, apo te dhimbset evropa, nuk dua te mbroj barken por me vjen inat me ne qe per te provuar se kemi nje vlere duhet te ballafaqohemi me grekun…. e pastaj na ka faj barka…
“Per te provuar se kemi vlere duhet te ballafaqohemi me Grekun”???????
Nga e nxorret kete konkluzion?
Thjesht duke pasur parasysh interesat e Z.Barka, me duket si me emergjenciale zgjidhja e situates aktuale ne Greqi sesa analiza e sistemit arsimor ne Shqiperi.
Por mqse artikulli flet per arsimin shqiptar, shkruar prej nje minoritari Grek, perseri per mendimin tim Greqia nuk eshte se e ka strukturen organizative se arsimit te saj ne nje nivel laik, ose e thene ndryshe Europian.
Ministria e Arsimit ne Greqi quhet: Ministria e Edukimit dhe e Puneve Fetare.
O le shteg per komente kjo lloj ministrie ne Greqi o nuk le ministri tjeter, sidomos per nje shtet modern te pos 1800-s; gati tre shekuj pas vdekjes se Risheljes.
Por megjithate une nuk ndyshoj mendim per komentin e meparshem, dhe bej te njejten pyetje:
“Cfare duhet te beje Greqia qe ta kaloj borxhin me sa me pak dhimbje”?
PS: Me interesojne taksat e mia dhe te aferme te mi qe punojne ne Europe dhe ku disa prej taksave qe paguhen shkojne ne Greqi per tu mbushur xhepat mongolave te tipit Venizelos Turkoglu dhe shume e shume te tjereve si puna e tij.
Ah re qirie Varkari..
Na e bere lemsh me keto Universitetet perfierike.
Thuaj dhe ti nje llaf o eliqiiri, se palikari jot e qare me lot.