Edhe 3 muaj deri në provimin e ardhshëm dhe…

22 Mars 2015, 19:04Blog TEMA
Edhe 3 muaj deri në provimin e ardhshëm dhe…

Nga Naum Mara

 

…Shoqëria shqiptare fle!

Duket përfundimisht e dorëzuar para politikës.

Shqiptarët, aq të interesuar për të përtypyr politikë televizionesh dhe gazetash, nuk janë në gjendje të gatiten për provimin e demokracisë, që ju vjen jo më shpesh se një herë në dy vjet. Të përdorin të vetmen pasuri të garantuar- votën e lirë.
Diçka e fuqishme, si një drogë qetësuese i ka mpirë të rriturit shqiptarë, të solidarizohen për të mbrojtur interesat e familjeve të tyre.

Mosbesimi në sistemi demokratik?

Frika në vjedhjen e votave?

Zhgënjimi nga politikanët?

Pritja e përhershme, që të mirat të na vijnë nga lart?

Mbase të gjitha bashkë dhe shumë të tjera mbi to.

Në një pankartë të një veprimtarie të fundit të “FoodbankAlbania” shkruhej, se 500 mië shqiptarë rrojnë nën nivelin kombëtar të varfërisë. Për ta mblidheshin ushqime për të shtyrë edhe disa vakte më shumë. Të paktën 250 mijë syresh janë në moshë, që kanë të drejtë vote. Nuk e shikon kush mund[sinë për t’i ndihmuar edhe duke përfituar nga votat e tyre? Nëse shifra është e vërtetë ata përbëjnë 20% të popullsisë.

Me mijra të tjerë kanë problem të punësimit, të arsimimit, të shërbmit shndetsor të pamjaftueshëm ose shumë të shtrenjtë. Mijra zëra ngrihen përditë kundër administratave lokale për abuzime me fondet e pastrimit dhe shërbimeve të tjera, apo kundër çrregullimev në lejat e ndërtimit. Dhe e vetmja rreze shprese për njerzit jashtë partive, të zhgënjyerve nga korrupsioni është lajmi se mund të kandidojë në Tiranë Gjergj Bojaxhiu. Asnjë lëvizje tjetër, që të nisë përpjekjen për t’ju kthyer qytetarëve administrimin e qyteteve dhe vendbanimeve të tyre.

Kanë mbetur vetëm 90 ditë, por edhe pse të pakta, njerëzit, që duan të ndryshojë shumë në politikën shqiptare mund të bëjnë shumë. Nuk është e thënë të fitojnë medoemos kreun e Bashkisë, por të shpien në këshillat bashkiakë njerëz, të cilët i besojnë.

Le të lëvizë Tirana dhe mediat qëndrore në mbështetje të Gjergj Bojaxhiut dhe në qytetet e mëdha të fillojnë lëvizje të ngjashme.

Vota është e vetmja gjë që ju ka mbetur!

Përdoreni për t’i rikthyer shpresën vetes!

Pasi të kaloni një provim, të tjerët do i kini më të lehtë!

4 komente në “Edhe 3 muaj deri në provimin e ardhshëm dhe…”

  1. Pelasgian says:

    Jo …nuk eshte e vertet qe nuk ka shoqeri civile , ajo egziston por eshte bo “pale” me politiqent te cilet ne kembim te votave u premtojne vende pune .

    SHIT-BLERJE PRA ……

    Nuk mendojne per te tjeret , mendojne vetem per gardhine e tyre.

    1. Skypion says:

      Partia Socialiste,per here te pare ne historine zgjedhjeve vendore,do te paraqitet me dy kandidate ne garen per Tiranen.
      Kandidatin e saj zyrtar,dhe kandidatin jozyrtar qe eshte zoti Gjergj Bojaxhi.
      Kandidati zyrtar nuk eshte percaktuar akoma.
      Eshte kjo arsyeja,se pse socialistet kane nisur fushaten per kandidaturen e zotit Gjergj Bojaxhiu.
      Kandidatura e Gjergj Bojaxhiut eshte ne funksion te kandidatures zyrtare te Partise Socialiste.Ajo eshte nje ndihmes-kandidature.
      Kandidatura e Gjergj Bojaxhiut,eshte kandidature surreale.
      Ajo sherben per te mbledhur sa me shume vota nga te gjitha anet,qe me pas keto ti shpraze ne thesin e madh te votave te kandidatit zyrtar te Partise Socialiste.
      Te shpresosh tek fitorja e Bojaxhiut,do te thote shpresosh tek fitorja e kandidatit socialist.
      Te deshirosh fitoren e Bojaxhiut ,do te thote te deshirosh fitoren e kandidatit socialist.
      Te enderrosh fitoren e Bojaxhiut,do te thote te enderrosh fitoren e kandidatit socialist.
      Te urosh fitoren e Bojaxhiut,do te thote te urosh fitoren e kandidatit socialist.
      Te votosh Bojaxhiun,do te thote te votosh per kandidatin socialist.
      Te votosh Bojaxhiun,do te thote te votosh per Partine Socialiste.
      Te gjithe ata qe votojne per Partine Socialiste,mund te votojne fare mire,dhe pa friken se po u shkon vota huq,edhe per Gjergj Bojaxhiun.
      Te gjithe ata qe votojne per Gjergj Bojaxhiun,te jene 300% te sigurte,qe vota e tyre do te shkoje per kandidatin socialist,keshtuqe kane edhe opsionin per ta votuar direkt kandidatin socialist,sepse keshtu kane votuar edhe Bojaxhiun e tyre.
      Kur themi Gjergj Bojaxhiu per Tiranen,nenkuptojme Tirana per socialistet.
      Kur themi Gjergji,nekuptojme Edi.
      Kur themi Rama,nenkuptojme Bojaxhiu.
      Gjergji,Edi,Bojaxhiu,Rama = te gjithe keta bashke,nenkuptojne Tirana per Partine Socialiste.
      Flm.

      1. MENTORES says:

        ne fakt me shume trembet PS per kandidimin e Bojaxhiut sesa PD. Elektorati gri dhe ai qe perdor trurin nga e majta, do mendohen shume mire para se ti japin perseri voten PS+LSI!!!! kjo eshte shume e sigurt dhe ne PS dalja e Bojaxhiut me vete i pavarur nga PD po shihet me alarmizem. Bojaxhiu nuk merr vota nga PD, ajo ka ato votat e stoikeve qe jane….nejse! Po PS e di shume mire qe ka nje pjese elektorati qe eshte te pakten ne nivelin mesatar te intelektit dhe qe ka nje vit e gjysem qe po e sheh se cfare eshte ne realitet Rilindja! nese nuk do dali nje kandidature e pavarur, nje pjese e madhe e tyre do rrijne thjesht ne shtepi. nese del Bojaxhiu me vete do shkojne ta votojne pa asnje pike medyshje, sepse ne fund te fundit ka treguar se mund te jete i konfliktueshem edhe me Berishen!
        Keshtu qe Skypion ja ke fut pak kot, nese eshte e sinqerte ajo qe thua!

  2. socialistilodhur says:

    E vertete.

    -Vota per Bojaxhiun, eshte
    -vote per dinjitet njerezor,
    -vote kunder pisave politikane,
    -vote kunder “kellires”mediatike,
    -vote kunder “h”analisteve legene,
    -vote kunder diktatit te “njeshit” megaloman dhe prepotent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje